zoom

Day Archive“Qentë le të lehin”, Kiara Tito publikon mesazhin “e koduar”

Kiara Tito tashmë mbështet nga jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”, Luizin.

Me postime të shpeshta, ajo ka treguar se është krenare për rrugëtimin e partnerit të saj.

Mbrëmjen e sotme, ajo ka ndarë një mesazh që duket më shumë për komentet negative që ka marrë se fundmi, si për të treguar se lidhja e saj dhe e Luizit është më e fortë se kurrë.

“Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”-shkruan Kiara në foton e postuar në Instastory, ku në të është ajo dhe Luizi.

Kiara Tito ishte e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania.

Në përballej me aktoren Olta Gixhari, Kiara doli më pak e votuar nga publiku dhe u largua përfundimisht nga shtëpia e famshme të shtunën që lamë pas.

Por, pas kësaj Kiara ka nisur postimit në llogarinë e saj të Instagramit duke treguar mbështetjen për partnerin e saj, Luiz Ejlli që po vazhdon rrugëtimin në BBVA.

 

Artan Hoxha: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Gazetari Artan Hoxha ka folur në studion e emisionit “Opinion” lidhur me sulmin me armë ndaj Top Channel, ku humbi jetën edhe roja i godinës.

Ndërsa ka analizuar ngjarjen, gazetari tha se qëllimi i autorëve nuk ka qenë të shkaktojnë dëme në njerëz, por përcjellja e një mesazhi të fortë.

Ndër të tjera, Hoxha tha se pronarët e Top Channel prej kohësh kanë lëvizur të shoqëruar, sepse sipas tij kanë ndjerë rrezik. “Ata e dinë, unë nuk besoj se ata nuk e dinë nga ju vjen”, tha Hoxha ndër të tjera.

“Autorët nuk kanë dashur të shkaktojnë dëme në njerëz. Për mua kanë përcjellë një mesazh të fortë. Zakonisht në media ne i marrim mesazhet ose me telefonatë, ose dikush të takon, ose dikush të kërcënon verbalisht dhe në fund vijnë predhat. Dhe ky është kërcënimi më i rëndë që mund të bëhet.

Fakti që kanë goditur në lartësi, tregon se nuk kanë dashur të vrasin njeri. Ata nuk kanë synuar të dëmtojnë as gazetarë dhe as drejtues.

Është e njëjta situata me ngjarjen ku ndodhi e vrarë banakierja. Kjo lloj breshërie në këtë nivel është një ngjarje e tillë. Pronarët e Top Channel kanë qenë të shoqëruar, sepse kanë ndjerë rrezik, nuk lëvizin vetëm. Ata e dinë, unë nuk besoj se ata nuk e dinë nga ju vjen”, tha Hoxha.

 

Goli i tij nuk mjaftoi, Zhegrova kritikon shokët e ekipit: Gaboi portieri dhe mbrojtja!

Edon Zhegrova shënoi golin e avantazhit për Kosovën dhe të parin e “Dardanëve” në këto eliminatore, megjithatë skuadra nuk ia doli të marrë tri pikët ndaj Andorrës duke barazuar 1-1.

Sulmuesi që luan për Lille në Francë, deklaroi se është momenti që të shohin përpara, pasi sot nuk ishte dita e Kosovës.

Një barazim që ndihet si humbje – “Shumë e vërtetë dhe jemi të zhgënjyer, pasi të gjithë prisnim fitoren. Ndoshta dëshira e madhe për fitore ka ndikuar në lojën tonë. Ata luajtën gjithë kohës në mbrojtje, por ishim edhe pa fat, pasi duhej të bënim më mirë në rastin e golit të pësuar. Megjithatë tani nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të shohim përpara”.

Shumë pak raste – “Kur kundërshtari mbrohet me 11 lojtarë, bëhet e vështirë. Sot nuk ishte dita jonë, ndaj duhet të mendojmë për ndeshjet e ardhshme. Duhet të fokusohemi te e ardhmja, për të korrigjuar gabimet që kemi bërë”. /zoom.al/

Kosova zhgënjen pritshmëritë në Prishtinë, e ndal Andorra

Tjetër barazim për Kosovën në grupin I të eliminatoreve të Euro 2024.

Sërish me rezultatin 1-1 si në Izrael. Dardanët gabuan në “Fadil Vokrri” përballë Andorrës, sfidë që duhej fituar me çdo kusht.

Djemtë e Alain Giresse bënë pak për të mbërritur te fitorja, pavarësisht dëshirës.

Kosova zhvilloi një lojë të vakët dhe mori vetëm një pikë. Edon Zhegrova zhbllokoi takimin pas një “shpërthimi” në minutën e 59’.

Asist i bukur i Milot Rashicës dhe finalizim i sulmuesit të Lille. Festa në stadium zgjati vetëm dy minuta, pasi Berto Rosas përfitoi nga pasiguria e lojtarëve vendas dhe barazoi takimin.

Kosova u hodh në sulm, pretendoi në 3 raste për penallti, por nuk ia doli të gjente golin e fitores. /zoom.al/

Ish-prokurorja: Sulmi ndaj Top Channel, i organizuar në detaje. Nuk e kanë vënë ujin në zjarr

Ish-prokurorja Elisabeta Imeraj e ka quajtur sulmin e të Hënës ndaj ambienteve të Top Channel, një akt të krimit të organizuar.

Mbrëmjen e sotme në “Opinion” në Tv Klan, Imeraj tha se duke marrë parasysh rrethanat e ngjarjes dhe shumë elementë të tjerë, veprimet ishin të mirë organizuara dhe se autorët nuk i kanë marrë fare në konsideratë pasojat.

“Duke gjykuar nga rrethanat në të cilat ngjarja ka ndodhur, nga mënyra se si është organizuar, mjeti i përdorur, nga itinerari i lëvizjes, plumbat e hedhur e nga personat e përfshirë në të, jemi në kuadratin e organizimit të mirëfilltë. Veprime të cilat mund të bëhen vetëm nga krimi i organizuar. Është i mirëorganizuar me detaje.

Krimi i organizuar ka goditur në një mënyrë të tilë që nuk ka marrë fare në konsideratë nëse shkakton apo jo pasoja. Goditja ka ardhur e tillë në një moment kohor kur gazetarët janë larguar, por ama nuk kanë marrë masa që të parandalojnë ardhjen e një pasoje të mundshme, ose me një plumb të drejtëpërdrejtë apo rikoshet. Ata, e shprehur në rang popullor dhe jo juridik, nuk e kanë vënë ujin në zjarr fare nëse do ndodhnin apo jo pasoja”, u shpreh Imeraj.

“Ty të rruajnë leshtë”, burri i noteres merr 550 Euro për leje kalimi false

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” është ndalur në zyrën e noteres Anila Haxhiu.

Një qytetar ka shkuar atje, për të bërë një leje kalimi për fëmijën për ta shoqëruar jashtë shtetit, pasi e ëma ndodhet në Rimini në Itali.

Fillimisht sekretarja e saj tregoi rrugën ligjore, për një leje kalimi për fëmijën. Pasi qytetari shpjegoi se e ëma e fëmijës nuk ndodhet në Shqipëri, sekretarja na drejtoi tek noterja Anila Haxhiu.

Qytetari: Si kalove?

Sekretarja: Mirë! Si jeni? Ça kishe djali?

Qytetari: Doja të pyesja për një noteri!

Sekretarja: Çfarë noterie?

Qytetari: Për të nxjerrë fëmijën jashtë shtetit.

Sekretarja: Atëherë, duhet një.. fëmija me kë do udhëtojë?

Qytetari: Me mua, se e kam nusen andej.

Sekretarja: E ke prokurën nga nusja?

Qytetari: Po prandaj erdha, të pyes ç’a duhet, që të më orientosh.

Sekretarja: Ku e ke nusen?

Qytetari: Në Itali.

Sekretarja: Thuaj të bëjë një prokurë përpara noterit! Të nisi prokurën dhe në bazë të asaj bëhet deklarata.

Qytetari: Po tjetër ça duhet?

Sekretarja: Kaq! Mjet identifikimi i juaj edhe pasaporta e fëmijës. Ti do përcaktosh datën, duhet të kesh prokurë nga bashkëshortja jote, e cila do përkthehet në gjuhën shqipe dhe më pas pastaj, ti përcakton datën, se kur udhëton me fëmijën.

Qytetari: Po ajo është pa letra atje, apo s’ka nevojë,  s’ka lidhje?

Sekretarja: Pa letra?

Qytetari: Hë..!

Sekretarja: Atë s’e di unë, ku e di unë.

Qytetari: Të sjell ndonjë problem?

Sekretarja: Megjithatë eja, kur të jetë vetë noterja, të të sqarojë vetë noterja, mbase të….

Kjo e fundit, e drejtoi qytetarin tek bashkëshorti i saj, Ilirjan Ymeri.

Qytetari: Unë kam djalin, për të kaluar për leje kalimi, po nuk dija ça dokumentesh duheshin e situate kështu…

Anila Haxhiu: Po ku e ke gruan?

Qytetari: E kam në Itali.

Anila Haxhiu: Po s’e bën dot, do ta bëjë që andej ajo patjetër.

Qytetari: S’e bën , se është pa letra ajo.

Anila Haxhiu: S’e bën dot (ncuq) me kufirin në asnjë mënyrë.

Qytetari: Po ajo po erdhi këtu, s’ikën dot më pastaj.

Anila Haxhiu: Pse do ikni të tërë bashkë?

Qytetari: S’ikën dot, se e ka thyer (Ditët) ajo.

Anila Haxhiu: S’i bën dot, po e ke sjellë djalin këtu ti?

Qytetari: Po djalin e kisha unë andej dhe e solla.

Anila Haxhiu: Në ça qyteti është ajo?

Qytetari: Në Rimini.

Anila Haxhiu: Vetëm të vejë Ilirjani, ndryshe nuk mund me kufirin, është bërë…

Qytetari: Po si do ta , se e kam këtu…

Anila Haxhiu: Po ja fol me Ilirjani (bashkëshorti i noteres)! Unë kështu gjallë vetëm pu, pu, pu…

Qytetari: Se dhe unë nuk dua të vë në siklet.

Anila Haxhiu: Po nuk e bën dot jo, se dua edhe ta bëra unë, do të bllokojë kufiri. Nuk bëhet jo!

Qytetari: Unë erdha se…

Anila Haxhiu: Vetëm fol me Ilirjani. E di motra e di, shumë gabim, që e ke sjellë këtej djalin. Më lër numrin atje mua ju edhe të them unë!

Qytetari: Po s’i bëhet andej?

Anila Haxhiu: Jo se s’dua, nuk e bëj dot se jemi në monitorim online veprimet, që bëjmë.

Ilirjani kërkon 550 Euro nën dorë për leje kalimin e fëmijës, por personi në Itali duhet të firmosë në 4 fleta bosh në mënyrë, që prokura të bëhet.

Anila Haxhiu: O Ilir! Të do ky çuni.

Qytetari: Si kalove?

Anila Haxhiu: S’e bëj dot unë.

Qytetari: Si je?

Anila Haxhiu: Do çuni një fletë kalimi, që të vesh ti në Rimini.

Ilirjani, bashkëshorti i noteres: Në Rimini? Për ça i ke ti?

Qytetari: Ore unë dua të çoj çunin andej, se kam nusen atje! Ulemi pimë një kafe aty! Më sqaro si, qysh, tek…

Ilirjani, bashkëshorti i noteres: Do ta bëjmë kështu ne, të më kthejë përgjigje mua njëri, po kaloi ai. Më bëj një zile në telefon mua! Po kaloi ai nga Bari, do japësh vetëm ndonjë lek të vogël! Do të marr unë sot unë në telefon, se s’bën pasdite. Ik! Rri i qetë!

Qytetari: Ok! Faleminderit! Shumë faleminderit!

Ilirjani flet me një person dhe udhëzon qytetarin, se në cilin sportel të hyjë nën emrin e tij, të gjithçka të kalojë qetë.

Ilirjani, bashkëshorti i noteres: Hë, si quhet ai vendi?

Qytetari: Pesaro, Urbino!

Ilirjani, bashkëshorti i noteres: Pesara, Urbin, ku di unë, Pesara, Rubin…

Qytetari: Pesaro Urbino!

Ilirjani, bashkëshorti i noteres: Pesara Rubin! E kështu e quajnë, di unë me atë…

Qytetari: Në Rimini!

Ilirjani, bashkëshorti i noteres: Rimini!  (Flet në telefon) Të kam njësh të kam, për ty do thyejmë traun e Doganës. Ta lëmë pasnesër! Jepi numrin!

Qytetari: Po, ky është avokat ky?

Ilirjani, bashkëshorti i noteres: Ore ça është, s’të duhet ty ça është!

Qytetari: Ok, ok!

Ilirjani, bashkëshorti i noteres: Mos e vrit mendjen! Jepi numrin ta marri dhe t’i thojë “jam porosi e Ilirjani”!

Qytetari: Po!

Ilirjani, bashkëshorti i noteres: Dhe do t’i thosh, “afrohu këtu tek mua, të marri, se s’dihet, a ka, a s’ka ky me vete! Të marri 4 fleta të bardha A4”!

Qytetari: Po!

Ilirjani, bashkëshorti i noteres: Fotokopjen e pasaportës! Fotokopje jo me celular, me foto! Fotokopjo, ta bëjë në kancelari fotokopjo! Rezervë blu e kur të jetë, që të jetë me atë, do firmosi në fund! E di vetë ai po, që t’ia thuash dhe ti!

Qytetari: Eh.., sa i vete?

Ilirjani, bashkëshorti i noteres: Një minutë! Një minutë e bëjmë këtu ne pastaj! Ajo do firmosi në kështu.., më kupton? Do firmosi në fletë të bardhë dhe e mbushim këtu ne pastaj dhe datën dhe orën, kur do ikësh! Mu këtu në fund! Ja një gisht lart nga fundi! Mu këtu, në krah të majtë gjithmonë! Emër mbiemër, firmë, emër, mbiemër, firmë! 4 copë! Dakord?

Qytetari: Më jep një çmim, sa vete e gjitha kjo?

Ilirjani, bashkëshorti i noteres: Sa thua ti?

Qytetari: Po!

Ilirjani, bashkëshorti i noteres: Ja, po e lë në dorë tënde!

Qytetari: Unë edhe 200 Euro të jap! Mirë më duket, hë burrë!

Ilirjani, bashkëshorti i noteres: Ne do ta lëmë 550-të!

Qytetari: 550 mijë lekë?

Ilirjani, bashkëshorti i noteres: Euro!

Qytetari: 550 euro!

Ilirjani, bashkëshorti i noteres: Të jesh shumë i kënaqur! Të thuash shumë faleminderit! Me gjithë taksat, me gjithë përkthim, me gjithë noterizim, të tëra!

Qytetari: Dhe unë pastaj kaloj e çoj pa problem, se nuk më thonë gjë pastaj?

Ilirjani, bashkëshorti i noteres: Ty të rruajnë leshtë!/ Tv Klan

Të shtënat me armë në Shkodër, policia del me njoftim zyrtar

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për të shtënat me armë zjarri që u regjistruan mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Uniformat blu bëjnë të ditur se rreth orës 20:05, në lagjen “Guerrile”, afër livadheve, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Operacion antidrogë në Malësi të Madhe, sekuestrohen rreth 5 mijë rrënjë kanabis në Koplik

Një operacion kundër lëndëve narkotike po zhvillohet në Malësinë e Madhe. Operacioni është kryer nga policia e zonës në bashkëpunim me DVP Shkodër.

Mësohet se në një zonë të Koplikut janë evidentuar disa sera ku brenda kishte fidanë narkotike, bëhet fjalë për rreth 5 mijë fidanë kanabis.

Sakaq operacioni është vijim dhe po punohet për të identifikuar dhe shoqëruar autorët.

Përfundon Big Brother, Arbana i vë banorët para zgjedhjes së vështirë

Ka zgjatur vetëm 40 minuta emisioni i Big Brother VIP për ditën e sotme.

Ashtu sic bëri të ditur që në nisje të emisionit Arbana Osmani, gjatë ditës së sotme nuk ka patur spektakët në shenjë respekti viktimën e sulmit me armë që ndodhi mëngjesin e së hënës ndaj Top Channel.

Drejtuesja e emisionit i vuri banorët para një zgjidhje, nëse duan apo jo të vijojë spektali.

Arbana i tha se do të jenë ata që do të vendosin për këtë gjë.

Ndonëse një pjesë e mirë e banorëve e dhanë pëlqimin që sot për të vazhduar, Arbana bëri të se vendimi do të merret në ditët në vijim.

Me kaq ajo e ka mbyllur emisionin, duke u bërë të ditur se Top Channel ishte në ditë zie.

 

LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë në Shkodër, detajet e para nga ngjarja

Regjistrohen të shtëna me armë zjarri në Shkodër.

Sipas të dhënave të para raportohet se është qëlluar në drejtim të një banese.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të bypasit në lagjen Guerrile.