zoom

Day Archive“Gjobat” e medias/ Prokuroria regjistron hetimin për 2 vepra penale. Fletëthirrje për Doçin

Audiopërgjimi i publikuar në media ku gazetari Adriatik Doçi flet në një bar kafe me një vajzë për mënyrën se si u vendoste gjoba biznemsenëve, politikanëve,  gjyqtarëve dhe prokurorëve përfundon në prokurori.

Audiopergjimet e publikuara në media kanë bindur Prokurorinë e Tiranës të nis një hetim nga seksioni i posaçëm.

Mësohet se hetimi është nisur kryesisht për dy vepra penale: ajo sipas nenit 190-b I Kodit Penal “shtrëngim me kanosje për dhënie pasurie” si dhe ajo e fshehjes së të ardhurave sipas nenit 180 të Kodit Penal.

Ky hetim nuk është regjistruar në emër të gazetarit Adriartik Doçi pasi sëpari prokuroria do verifikojë element të veprës penale.

Në rast të pretendimeve për orgijinalitetin e audios, prokuroria do të bëj edhe një krahasim zëri të gazetarit me materialin tashmë të sekuestruar.

Ndërsa pritet që Doçi ditët në vijim të marrë edhe flet-thirrjen nga prokuroria për të dhënë versionin e tij.

Regjistrimi i këtij hetimi është bërë mesditën e të hënës, ndërsa policia gjyqësore ka bërë dhe sekuestrimet e para të disa provave materiale.

Del videoja kur banorët e “BBV” dëgjuan të shtëna me armë disa ditë më parë

Në orët e para të së hënës ndodhi një vrasje në ambientet e “Top Chanel”, ku për pasojë ndërroi jetë roja e institucionit.

Të shtënat e armëve i dëgjuan edhe disa nga banorët e “Big Brother Vip”, të cilët nodheshin në oborr.

Por duket se ngjarja e sotme nuk ka qenë një shkreptimë në qill të pastër, pasi në media po qarkullon edhe një video e cila dyshohet se është e datës 24 mars dhe ku dëgjohen të tjera të shtëna afër Top Channel.

Gjatë kohës që ishin duke biseduar në oborr, dy banorët Kristi dhe Elvisi u dëgjuan të shtënat.

VIDEO KËTU

Pas të shtënave, Kristi thotë: “Ishte ktu afër… Por nuk ishte shumë, automatike ishte?”

Për këtë ngjarje nuk ka patur ndonjë raportim nga policia.

 

“7 minutat e fatit”/ Karamuço tregon si shpëtuan 10 gazetarët e Top Channel

Nata e mbrëmshme mund të ishte akoma më tragjike nëse autorët do sulmonin disa minuta më parë godinën e Top Channel.

“Po kthehesha nga aeroporti kisha marrë nënë time dhe më erdhi një mesazh ku më thanë se ishte vrarë roja, kam lënë nënën në shtëpi dhe kam ardhur menjëherë kam gjetur të gjithë zonën e rrethuar nga policia, i kam gjetur policinë të angazhuar, e gjithë elita e lartë ka qenë e angazhuar.
Top Channel për disa orë është bërë një qendër e komandimit të këtij operacioni. Ata më thanë nëse nuk e zbulojmë dot këtë punë do të jemi kokëulur ndaj medias dhe opinionit publik. Janë bërë këqyrje jashtëzakonisht profesionale dhe mendoj se janë në një rrugë të drejtë. Erdha sepse Top Channel është një media që i ka hapur derën të gjithëve që duan të flasin troç dhe erdha të mbështes këtë institucion e të jem solidar me policinë e shtetit.
Ky është momenti që të gjithë ne të jemi bashkë për t ju kundërvënë kësaj pakice që po vret njerëz të pafajshëm, askush nuk mund ta shantazhojë këtë media ky është një akt i një shantazhimi të pafajshëm. Nëse do të kishte koençiduar shtatë minuta më para do të ishin vrarë 10 veta të stafit që ndërronin turnin. Kam menduar që objektivi kryesor ka qenë kupola në hyrje, ka një vonesë të tyre në momentin e parë, tre plumbat e parë kanë goditur fugonin që ndodhej pranë TCH ndërsa plumbat e tjerë vinin në formë zig-zage.
Në dy plumbat e parafundit njëri ka kaluar në rikoshet dhe ka goditur rojen e sigurisë ndërsa i fundit ka goditur autobusin. Në mënyrë kategorike nuk kishte objektiv personal, nuk mund të quhet që këto bëhen për shkaqe të mospëlqimit të një gazetari, është një akt terrorist ndaj televizionit shqiptar.“- tha Karamuço.

Cikalleshi: Ishim një kombëtare ndryshe, na ndali portieri polak

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Sokol Cikalleshi është shprehur i zhgënjyer nga humbja e sotme në Varashavë.

Ai ka theksuar se kuqezinjtë bën një ndjeshje shumë të mirë duke shfaqur një shpirt te madh gare.

Por sipas tij ishte portiere polak heroi i kësaj ndeshje duke i mohuar golin Shqipërisë.

“Sot pamë një skuadër krejt tjetër. Bëmë një lojë të mirë, por ne ishim koshient se para kishim një skuadër shumë të fortë sic është Polonia që ka lojtar shumë të mëdhenj, sicc është edhe portieri Szczesny”, tha Cikalleshi.

Shqipëria e pafat në Poloni, Swiderski ndëshkon kuqezinjtë në debutim të Sylvinhos

Shqipërisa e nis me humbje rrugëtimin drejt Euro 2024, duke u mposhtur në Varshavë nga Polonia 1-0.

Në tërësi ndeshja ishte e balancuar dhe kuqezinjtë patën disa raste të rrezikshme, ku me pak fat mund të kishin marrë dhe një barazim.

45’ minutat e para u mbyllën me shifrat 1-0 për ekipin e trajnerit Santos.

Polakët e nisën në sulm duke rrezikuar me disa aksione të shpejta, por rastin më të pastër e pati Shqipëria me Cikalleshin.

Në minutën e 22’, Cikalleshi lëshoi një silur nga distanca, por gjeti reagimin e portierit Tomasz Szczęsny.

Polonia u pëgjigj me futbollistin Swiderski, që gjeti golin në zhvillimet e një goditje dënimi dhe kjo pjesë u mbyll 1-0.

Në fraksionin e dytë loja foli për Shqipërinë duke rrezikuar në minutën e 59’ me Uzunin dhe më pas me Asllanin, por Szczęsny i tha sërish jo golit.

Në minutat në vazhdim Sylvinho futi në fushë Mehmetin, Seferin dhe Bajramin, por mungojnë rastet e rrezikshme dhe gjithçka u mbyll 1-0 për polakët. /zoom.al/

Sulmi ndaj Top Channel, Rama përplaset me Klodiana Lalën live 

Kryeministri Edi Rama gjatë një lidhje live për “Top Story” pati përplasje me gazetaren Klodiana Lala për sulmet e tij ndaj medias.

“Unë nuk jam klasa politike dhe as nuk flas për klasën, nuk marr as përsipër. Me fjalën kazan unë herën e fundit e kam përdorur kur ende nuk kisha fituar dy zgjedhjet më pas e kam hequr dorë për arsye të cilat nuk po i përmendim sot. Duke qenë se janë perceptuar si të tilla kam hequr dorë dhe kam pranuar se media në Shqipëri është një xhungël që siç ka pjesët e admirueshme ka edhe pjesët e neveritshme. Ky është një agresion kriminal që i shkon shumë një shprehje frystrimi. Nuk dua të jap opinione, madje dua të ju përgëzoj, në fakt Top Channel që ka qenë i përmbajtur në atë që mund të jetë i natyrshëm prirja për ti drejtuar gishtin, për shkaqe të një sërë aktesh shumë kurajoze por edhe të dokumentuara kohët e fundit”.

Përplasje mes Edi Ramës dhe Klodiana Lalës: 

Klodiana Lala: Jetën politike ta mbajë politike. Krimi i organizuar në një farë mënyre po imitoin arrogancën e pushtet.

Edi Rama: Ma bëtë këtë pyetje dhe më keni ndërhyrë tre herë. Nuk mund të bëni pyetjen dhe të merrni përgjigjen që doni Kjo është jeta e neverithsme mediatike që unë flas

Edi Rama: Unë nuk e negocioj dot ate që është edukata. Pse nuk më lë të flas nuk e kuptoj pse acaron.

Klodiana Lala: Nuk po shkon tek thelbi i pyetjes që unë bëra.

Edi Rama: Në cilin thelb që ti ke thënë katër fjalie nuk po bëj lidhjen. Nëse juve më krijoni mundësinë. Më lini të flas

Edi Rama: Nuk kam ndryshuar mendim për kazanin, kam përdorur një shprehje për raste flagrante të dy gazetarëve paedukatë. E treta është që unë nuk vë gjoba ndaj mediave.

DETAJE/ Njëri eci më këmbë drejt Top Channel dhe pastaj njoftoi atentatorët

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me sulmin me armë drejt Top Channel, ku mbeti i vrarë punonjësi i sigurisë.

Ka dyshime që kanë qenë 5 persona që kanë marrë pjesë në sulmin e rëndë, ku për pasojë ndërroi jetë 60-vjeçari Pal Kola.

Duke iu referuar burimeve, mwsohet se mjeti që u përdor nga atentatorët, ka ardhur drejt godinës së këtij televizioni nga rruga e Mëzezit, ndërsa thuhet se ka marrë sinjalizim nga një person që mendohet se ka ecur në këmbë pak para ngjarjes.

Ky i fundit dyshohet se ka studiuar terrenin dhe pasi ka parë që rreth orës 12:30 kanë dalë shumë punonjës të televizionit që kanë lënë turnin, ka sinjalizuar atentatorët. Më pas ai është larguar me mjetin e tij që e kishte parkuar pranë vendngjarjes.

Ndërkohë, në automjetin që kreu sulmin udhëtonin 3 persona, ku 2 prej tyre hapën zjarr në drejtim të godinës së Top Channel dhe më pas u larguan drejt autostradës Tiranë-Durrës, dhe dogjën mjetin në Golem, ndërsa priteshin aty nga dy automjete të tjera, një BMW dhe një Audi.

Pasi dogjën mjetin, autorët mendohet se kanë udhëtuar drejt Vlorës. Po ashtu bëhet e ditur se dy të rinj në Vlorë janë shoqëruar në polici, pasi dyshohet se kanë ndjekur të njëjtin itinerar që përkon dhe me atë të autorëve. Ndërkohë, policia në vendngjarje sekuestroi 30 gëzhoja.

Rama reagon serish për sulmin e armatosur ndaj Top Channel: Policia i është afruar autorëve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas statusit të bërë në rrjetet sociale për sulmin me armë ndaj Top Channel, sonte në emisionin e Grida Dumës, Top Story.

“Një agresion i lidhur me një media, me një institucion kombëtar të lirisë së shtypit dhe lirisë së shprehjes në tërësi. Pavarësisht se ne nuk i dime motivet ekzakte. Mund të them që policia i është afruar autorëve, por ende nuk ka rezultat në aspektin e motiveve të tyre dhe kapjes së tyre.

Dua të them që liria e medias në Shqipëri nuk ka qenë kurrë në situatën ku është sot në aspektin pozitiv, nëse bazohemi në historik. Kurrë më parë si sot media nuk ka pasur lirinë të thotë çfarë të dojë, madje edhe në një aspekt të abuzojë pafundësisht me lirinë e saj. Këtu nuk kam parasysh të gjithë mekanizimin mediatik në Shqipëri, që sot është në një fushë totalisht të lirë.

Ka një shfaqje të agresivitetit, që i bën shumë të bujshme dhe shumë të dukshme,” tha Rama.

 

Polonia e mbyll në avantazh pjesën e parë, loja e kuqezinjve jep shpresë

Mbyllen 45’ minutat e para mes Polonisë dhe Shqipërisë me shifrat 1-0 për ekipin e trajnerit Santos.

Polakët e nisën në sulm duke rrezikuar me disa aksione të shpejta, por rastin më të pastër e pati Shqipëria me Cikalleshin.

Në minutën e 22’, Cikalleshi lëshoi një silur nga distanca, por gjeti reagimin e portierit Tomasz Szczęsny.

Polonia u pëgjigj me futbollistin Swiderski, që gjeti golin në zhvillimet e një goditje dënimi dhe kjo pjesë u mbyll 1-0. /zoom.al/

VIDEO/ Mbyllet pjesa e parë, Polonia kryeson me gol të Swiderwskit

Atëherë kur dukej se pjesa e parë po shkonte drejt barazimit, polakët kanë kaluar në avantazh.

Polonia zhbllokoi ndeshjen në minutën e 41 dhe autor i golit është Swiderwski, i cili shfrytëzoi një top të kthyer në lojë pas gjuajtjes së Kaminskit.