zoom

Day ArchiveA duhet të urinoni gjithmonë pas seksit?

Me siguri e keni dëgjuar një milion herë nga miqtë, motra më e madhe dhe madje edhe mjekët: urinoni gjithmonë pas seksit, ose përndryshe jeni në rrezik për të marrë një infeksion urinar (UTI).

Por sipas Dr. Tanaka Dune, urogjinekologe, nuk ka asnjë provë konkrete shkencore se ekziston një lidhje domethënëse midis UTI-ve dhe nëse urinoni para ose pas marrëdhënies seksuale. Që do të thotë se ndërsa është krejtësisht në rregull nëse urinoni pas seksit, ka një shans të mirë që ky veprim të mos bëjë shumë, përveçse të lehtësojë fshikëzën tuaj.

Megjithatë, Dr. Dune thotë se ka disa gra që ndiejnë dëshirën për të urinuar pas seksit dhe duhet ta bëjnë këtë, ndërsa ka të tjera që mund të flenë rehat ose të rifillojnë çdo aktivitet pas seksit, pa urinuar. Nëse ndjeni dëshirën për urinim, duhet ta bëni patjetër.

Dr. Dune thotë se u sugjeron pacientëve të bëjnë atë që është më e rehatshme për to. Ajo këshillon gjithsesi që të gjithë të praktikojnë zakone të mira higjienike në përgjithësi pas marrëdhënieve seksuale. Dhe nëse për disa njerëz këtu përfshihet edhe urinimi, kjo është tërësisht e drejtë.

Ndërkohë, gjinekologë të tjerë vazhdojnë të këshillojnë urinimin pas seksit, duke shpjeguar se gjatë aktit seksual, mikrobet mund të vijnë në kontakt me traktin urinar, një vrimë e vogël pak mbi vaginë. Urinimi pas seksit ndihmon në largimin e këtyre mikrobeve. Ata thonë se “nëse nuk urinoni pas seksit, mund të merrni një infeksion të traktit urinar (UTI) – një gjendje lehtësisht e trajtueshme, por e dhimbshme.”

Dr. Tanaka Dune e kundërshton këtë të fundit.

Thënë këtë, ju mund të vazhdoni të urinoni direkt pas seksit, por nuk ka pse të ndiheni në faj edhe nëse ndonjëherë nuk e bëni.

Të paktën 29 emigrantë afrikanë mbyten në Mesdhe pasi dy varka u fundosën pranë Tunizisë

Të paktën 29 emigrantë nga Afrika Sub-Sahariane kanë humbur jetën kur dy varkat e tyre u mbytën në brigjet e Tunizisë ndërsa përpiqeshin të kalonin Mesdheun për në Itali. Në katër ditët e fundit, pesë varka me emigrantë janë mbytur në brigjet e qytetit jugor të Sfax-it, duke lënë 67 të zhdukur dhe nëntë të vdekur, pas një rritje të ndjeshme të numrit varkave që shkonin drejt Italisë.

Houssem Jebabli, një zyrtar i lartë i gardës kombëtare i tha Reuters se roja bregdetare tuniziane kishte shpëtuar gjithashtu 11 persona në brigjet e Mahdia, më në veri. Roja bregdetare tha se kishte ndaluar rreth 80 varka që shkonin drejt Italisë në katër ditët e fundit dhe arrestoi më shumë se 3,000 emigrantë, kryesisht nga vendet e Afrikës Sub-Sahariane.

Humbja e fundit e jetëve vjen në mes të një fushate arrestimesh nga autoritetet tuniziane të afrikanëve pa dokumente. Sipas të dhënave të OKB-së, të paktën 12,000 emigrantë që arritën në Itali këtë vit u nisën nga Tunizia, krahasuar me 1,300 në të njëjtën periudhë të vitit 2022. Sipas statistikave nga Forumi Tunizian për të Drejtat Sociale dhe Ekonomike, roja bregdetare e Tunizisë parandaloi më shumë se 14,000 emigrantë që të niseshin me varka gjatë tre muajve të parë të këtij viti, krahasuar me 2,900 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Roja bregdetare italiane tha të enjten se kishte shpëtuar rreth 750 emigrantë në dy operacione në brigjet jugore të Italisë. Europa rrezikon të shohë një valë të madhe emigrantësh që vijnë në brigjet e saj nga Afrika e Veriut nëse stabiliteti financiar në Tunizi nuk ruhet, tha të premten kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Meloni i bëri thirrje FMN-së dhe disa vendeve që të ndihmojnë Tunizinë shpejt për të shmangur kolapsin e saj.

Lorenci pranoi publikisht lidhjen me Keisin, reagojnë me “tone të forta” familjarët e Kristit

Lorenc Hasrama, i i pyetur në dhomën e rrëfimit, ka pranuar publikisht se ka patur një lidhje me Keisi Medinin jashtë “BBV.” Pavarësisht se kishte kërkuar që rrëfimi i tij të mos transmetohej, “Vëllai i Madh” vendosi ta ndajë dje me banorët e tjerë dhe gjithë publikun.

Shkak duket se është bërë fakti se Lorenci prej ditësh është përfshirë në debate me Kristin dhe vazhdimisht këto ditë është aluduar se shkaku i ndarjes së Keisit nga Kristi ka qenë pikërisht hyrja e Lorencit. Keisi e hodhi poshtë këtë gjë, por u shpreh mjaft e prekur nga deklarata e Lorencit në dhomën e rrëfimit për raportin mes tyre, por nuk e mohoi që ka patur një lidhje me Lorencin.

E gjithë kjo situatë ka sjellë edhe reagimin e familjarëve jashtë të Keisit dhe Kristit, me të cilin ajo pati një njohje të shkurtër brenda “BBV.” Babai i Keisit, Sabiani, është treguar i ashpër me Lorencin ndërsa kërkon nga e bija që ajo të dalë nga jashtë shtëpisë.

Një reagim ka ardhur edhe në llogarinë zyrtare të Kristit në Instagram, nga familjarët e tij që menaxhojnë faqen. Në një shkrim të shkruar në vetën e parë, ata theksojnë se Kristi nuk ka marrë asnjë kërkesë faljeje as nga banorët as nga Keisi.

“A ishte përgjegjësia morale e banorëve të më kërkonin ndjesë për akuzat e rënda që më kishin adresuar, dhe luftën që më shpallën me pretekstin që unë kisha bërë lojë me atë marrëdhënis, kur u konfrontuan me të vërtetën????? Po ju? A keni një përgjigje për këtë situatë të turpshme, ku ajo vajza as nuk tentoi të kërkojë ndjesë për mashtrimin që më bëri????”– shkruhet në Instastory-n e Kristit.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme Kristi u shpreh se ka respekt për Keisin dhe nuk ka asnjë hatërmbetje ndaj saj për gjithçka që ndodhi. “Kemi mbyllur ça kishim. Lorenci më duket garip dhe i lezetshëm. Nuk kam asnjë hatërmbetje. Kemi mbyllur çdo gjë me dinjitet”- tha mes të tjerash Kristi.

SKANDALI i radhës/ Publikohet biseda e Oltës me produksionin në dhomën e rrëfimit: Je e kënaqur?

Publiku shpesh herë ka aluduar se produksioni po mban anën e Oltës në lojë. Kjo përforcohet edhe më shumë me një video e cila po shpërndahet masivisht në rrjet. Në sfond dëgjohet zëri në dhomën e rrëfimit dhe Olta.

Zëri i thotë që të mendohet, ndërsa Olta thotë se ka menduar po nuk ka asgjë. Më tej, aktorja pyetet nëse është e lumtur e kjo e fundit pohon që po, duke shtuar pyetjen se kur do bëhet
publike.

Biseda:

Zëri: Më duhet gjë tjetër. Mendohu pak.

Olta: E mendova po sss.

Zëri: Je e kënaqur?

Olta: Po, deri tani po. Po pas 2 javësh jepet fiks?

https://

View this post on Instagram

A post shared by @luizkryefjala

Të shtëna me armë në Rrëshen pas një sherri

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Rrëshen, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shtetasit M. B. dhe E. B, babë e bir, pasi janë konfliktuar me shtetasin S.R, kanë qëlluar me armë në drejtim të automjetit të këtij të fundit.

Gjatë largimit, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën e rrugës.

Fillimisht janë konfliktuar dy të rinjtë me njëri-tjetrin dhe më pas shtetasi E. B. ka shkuar në banesë dhe së bashku me babanë e tij, shtetasin M. B., kanë marrë një armë zjarri pistoletë dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi S. R.

Fatmirësisht, nuk ka të lënduar teksa policia është vënë në ndjekje të babë e bir.

I shpërtheu lënda plasëse duke peshkuar, humb jetën 50-vjeçari në Fierzë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë-Arrëz. Mësohet se në fshatin Apripe Guri, një 50-vjeçar ka humbur jetën pas shpërthimit të një lënde plasëse.

50-vjeçari me iniciale P.J ka qenë duke peshkuar në liqenin e Fierzës kur lënda plasëse ka shpërthyer.

Njoftimi policisë:

Fushë Arrëz, Pukë/Informacion paraprak

Më datë 26.03.2023, rreth orës 18:20, në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, shtetasi P. J., 50 vjeç, banues në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, dyshohet se ka humbur jetën nga shpërthimi i lëndës plasëse me të cilën ai po peshkonte në liqenin e Fierzës. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Noizy ironizon Mozzik, pasi ai arriti mbi 2 milionë ndjekës në Instagram

Mozzik numëron 2.1 milion followers, ai është bërë reperi i parë shqiptar që arriti këtë numën ndjekësish në Instagram dhe “urimin” e parë e ka marrë nga Noizy.

Me anë të disa videove (që më pas u fshinë nga profili i tij në Ig) Noizy me të qeshura e ka akuzuar Mozzik se ka blerë followers.

Në rrjedhën e kësaj ai ka “këshilluar” edhe artistët e rinj të ndjekin shembullin e Mozzik, të mos harxhojnë lekë në këngë dhe videoklipe, por të blejnë ndjekës.

“Gjithsesi unë do e them se njerëzit nuk ma marrin për të madhe, nuk ma marrin për ters. Se fundja-fundit, të vërtetën thashë. Mozziku ka blerë nja 700,000 followers.” – thotë Noizy duke qeshur në video.

https://

@noizyy_baba Deri ne fund 😂 @Noizy #noizy #otr #alpha #fyp #viral ♬ original sound – ALPHA

Miqësia e tyre u kris vetëm pak muaj pasi sollën duetin e suksesshëm “Bonjour Madame”. Kjo përçarje u përfol se u zmadhua pas duetit të Noizyt me Loredanën “Heart attack” verën e kaluar.

Megjithatë, Noizy nga ana e tij sqaroi se arsyeja e prishjes së miqësisë ka të bëjë me biznes dhe moskorrektësi nga ana e Mozzik dhe se nuk kishte të bënte aspak me Loredanën.

“Heqja e këngës nuk ishte strategji marketingu. Nuk e di kush e ka bërë e ça ka bërë, por ndoshta ka të bëjë me marrëveshjet që nuk janë respektuar. Korrektësia, nga ana ime nuk ka patur asnjë lloj çalimi.

Kam qenë korrekt deri në fund dhe në momentin kur ti prish marrëveshjen, ndodhin këto pakënaqësitë. Loredana nuk ka të bëjë fare, është thjesht çështje biznesi ku pala tjetër nuk i ka qëndruar korrekte.”, u shpreh më herët Noizy për raportin me Mozzik.

Cikalleshi: Duhet të tregohemi dinakë! Ata do të kërkojnë golin, ne t’i godasim me kundërsulm

Sulmuesi Sokol Cikalleshi foli për eliminaotren kundër Polonisë, ku theksoi se kjo sfidë është shumë e rëndësishme, ndërsa shtoi se pavarësisht se polakët kanë një ekip shumë të fortë, Kombëtarja shqiptare do të luajë si një skuadër kompakte dhe e përqëndruar për të arritur një rezultat pozitiv.

Ndër të tjera, sulmuesi kuqezi u shpreh se objektivi kryesor është fitorja, ndërsa foli edhe për skemën e re me trajnerin Silvinjo, analizën e ekipit polak, mungesat në skuadrën shqiptare si edhe nënvizoi se stadiumi i mbushur me tifozë polakë është kënaqësi për ta.

Sa ka ndryshuar Shqipëria? – Sigurisht që Polonia është një ekip shumë i fortë dhe ne e dimë këtë. Para tre ditësh humbi kundër Çekisë, duke pësuar dy gola. Megjithatë është një ekip i fortë por ne jemi fokusuar te puna jonë, tek ekipi ynë. Edhe me trajnerin jemi munduar që të krijojmë një ekip kompakt dhe të kemi shpirtin e garës që mund të na çojë në arritjen e rezultateve.

Si na duket Polonia tani? – Polonia vjen pas një performance të mirë në Botëror. Në ndeshjen e fundit, duke pësuar dy gola të shpejtë, të bën ta humbësh pak balancën në fushën e lojës. Por sërish e morën veten. E dimë që është një ekip me lojtarë individualistë shumë të mirë dhe që luajnë nëpër ligat më të forta të Europës. Ne nuk duam të futemi në fushë me mendjen se përballë kemi një ekip të dobët. Përkundrazi, kemi një ekip të fortë, ku duhet të përqëndrohemi maksimalisht dhe të bëjmë një ndeshje kompakt të gjithë. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë një rezultat pozitiv.

Emra të rinj në skuadër, për çfarë luan Shqipëria nesër? – Në çdo ndeshje që hyjmë, sigurisht që mendojmë fitoren. Por duke parë që jemi në një grup, ku tre ekipe luftojmë për dy vende, çdo ndeshje ka specifikën e saj. Nesër jemi këtu për të bërë një ndeshje kompakte, ku do të kemi kujdes mos të pësojmë gol. Nuk duam të ndodhë nesër. Kryesorja është që mos të humbim. Ne kemi forcat tona, strategjitë tona për të arritur te fitorja dhe do t’ia lëmë fushës për të treguar çfarë kemi punuar gjithë këtë javë.

Stërvitjet dhe skema 4-3-3? – Është një skemë klasike në futboll ku çdo lojtar e ndjen veten komod, por është fusha ajo që tregon rezultatet, që tregon nëse një skemë është e mirë apo jo. Duke qenë se me skemën 3-5-2 nuk kemi arritur aty ku duam, me një skemë të re, ku edhe lojtarët ndihen më mirë, duke i shtuar edhe harmoninë në grup dhe shpirtin e garës, besoj se mund të bëjmë diçka më mirë për të bërë hapin që kërkojmë të gjithë.

Mungesat në disa reparte – Ne jemi një Kombëtare e vogël dhe shumë lojtarë janë të rëndësishëm, nuk kemi një duzinë lojtarësh ku trajneri ka luksin për të bërë zgjedhjet më të mira. Lojtarët këta janë. Nuk fokusohem shumë tek ajo që më mungon, por tek ajo që kemi. Dhe duke hedhur sytë nga e shkuara jonë, ne i kemi arritur gjërat duke qenë grup së bashku e duke qenë mbështetës me njëri-tjetrin dhe kësaj i jap më shumë zë. Duke qenë të gjithë bashkë, edhe ju si media, bashkë me tifozët tanë, me një harmoni të plotë në grup, edhe ne lojtarët, me shpirtin e garës dhe me dëshirën për t’i bërë të gjithë shqiptarët krenarë, të futemi në fushë dhe të zhvillojmë strategjinë tonë që kemi për ndeshjet.

Kundërshtari polak- Ne e dimë që përballë kemi një ekip shumë të fortë dhe duke qenë një ekip që të vë në vështirësi me lojtarët kualitativë që ka, ne, duke bërë analizën gjatë kësaj jave, kemi arritur në analizën që mos t’i japim hapësirë Polonisë, sepse është një ekip që luan vertikalisht dhe shumë i rrezikshëm kur të kundërsulmon, sidomos kundërsulmet në hapësirë. Dhe për këtë duhet të jemi një ekip kompakt, për mos t’i dhënë hapësira. Për më tepër, Polonia humbi para dy ditësh. Me patjetër do ta kërkojnë fitoren. Ne duhet të përfitojmë nga humbja e tyre dhe t’ia arrijmë që në momentet kur Polonia të ketë disbalancat e veta për të fituar, t’i godasim.

Stadiumi i mbushur me tifozë polakë – Që do të jetë stadiumi plot, kjo është kënaqësi për ne sepse ne tashmë jemi një ekip që kemi vite që luajmë me njëri-tjetrin dhe kemi karrierë të gjatë nëpër ekipet tona. Kështu që futbolli pa tifozë është i mangët. Për ne është kënaqësi. Sigurisht që tifozët janë në favor të Polonisë. Por ne jemi të gatshëm, së bashku me trajnerin, të bëjmë një performancë të mirë. Për t’i dhënë edhe përgjigje pyetjes, duke qenë se kjo është ndeshja e parë për trajnerin Silvinjo, na bie që të bëjmë dyfishin e punës për ta bërë trajnerin të lumtur pas ndeshjes. /zoom.al/

Sylvinho tregon formulën si mund të thyhet Polonia: Të gjithë jemi të uritur për të marrë 3 pikët

Në prag të ndeshjes që Shqipëria do të zhvillojë ditën e hënë ndaj Polonisë, e vlefshme për kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024”, që është planifikuar të nisë në ora 20:45 e që do të zhvillohet në stadiumin “PGE Narodowy” në Varshavë, foli trajneri Sylvinho dhe sulmuesi Cikalleshi.

Trajneri Sylvinho u shpreh se e njef kundërshtarin, e vlerëson forcën e tij por theksoi se skuadra e tij është gati dhe do të zbresë në fushën e lojës me përqendrrimin e duhur, shpirtin e duhur dhe grintën e duhur për të marrë rezultatin pozitiv duke ditur objektivin që kuqezinjtë kanë.

Përgatitjet – “Jemi gati për ndeshjen me Poloni. Pas dy muajsh e gjysmë punë, për të njohur të gjithë lojtarët shqiptarë, flasim praktikisht për 70 lojtarë të monitoruar nga stafi, kemi parë 240 ndeshje dhe zgjodhëm 23 për këtë ndeshje të parë kualifikuese. E dimë që është ndeshje e vështirë, por do të luhet, janë 90 minuta për t’u luajtur. Janë të fortë, por jemi të lumtur me punën me të gjithë dhe atmosferën që kemi filluar të krijojmë me ta. Kemi një shans gjithmonë por të gjithë së bashkë është më e lehtë.

Formacioni – “E kemi vendosur ekipin. Siç e thashë jemi gati të gjithë, jo vetëm 11, por jemi gati të 23 lojtarët që janë me ne. Ajo që duam është punë grupi, atmosferë dhe ambient i mirë dhe Cikalleshi është një prej tyre, i rëndësishëm, i fortë si të tjerët. E kemi formacionin titullar që do ta shikoni nesër. E rëndësishme për mua, pasi i njoha të gjithë, i stërvita, ishte të përçoja idenë e futbollit që kemi ne që mund të përforcojë të gjithë këta lojtarë. Pastaj të shkojmë në fushë mirë. Kjo është ajo që duam. Është një ndeshje e fortë, por jemi në gjendje ta përballojmë. Gjëja më e bukur që kam mësuar në karrierë janë 90 minutat, aty luhet. Duhet të ecim përpara, protagonistët janë lojtarët”.

Studimi i kundërshtarit – “Santos është shumë i fortë, e di që ai na ka vëzhguar por dhe ne i kemi parë. Punojmë shumë për një ndeshje. Jam i bindur që nesër do të jetë një ndeshje shumë e bukur dhe në fushë do të jenë më të mirët. Ajo që ndodhi me Poloninë është normale, vjen në këtë grup si favorite por unë nuk nxjerr konkluzione pas asaj që ndodhi me Çekinë. Ne duhet të zbresim në fushën e lojës të përqendrruar, të luajmë fort dhe të realizojmë mirë detyrat tona për të cilat kemi punuar këtë javë”.

Gjendja e ekipit – “Atmosfera është mjaft e mirë dhe kjo është shumë e rëndësishme në futboll. Kam punuar 6 ditë dhe jam shumë i kënaqur me angazhimin e futbollistëve. Futbolli është shumë i bukur, por unë nuk kam frikë. Polonia është shumë e fortë dhe vjen si favorite kryesore. Është shumë e rëndësishme që të shkojmë në fushën e lojës dhe të tregojmë diçka ndryshe. Përveç anës tekniko-taktike, duhet të nxjerrim në pah edhe shpirtin kuqezi, pasi edhe një pikë është shumë e rëndësishme në rrugëtimin tonë”.

Dëmtime – “Nuk kemi asnjë problem, jemi të gjithë gati. Të 23 futbollistët janë gati të zbresin në fushë. Edhe Abrashi që dy ditë më parë shfaqi një gjëndje gripale është gati. Kemi lojtarë shumë të fortë si Cikalleshi e Seferi, të cilët më kanë pëlqyer shumë. Kemi Mehmetin, Bajramin, Uzunin dhe të tjerë, që janë gati të “hanë barin në fushë” për të arritur objektivin tonë”. /zoom.al/

Kiara Tito merr në zotërim Instagramin e saj, bën postimin e parë pas daljes nga “BBV2”

Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e djeshme Kiara është eleminuar nga shtëpia e “BBV2” nga një televotim “kokë më kokë” me Oltën. Pasi ka mbaruar intervistën e saj të parë ditën e sotme pas daljes nga shtëpia në emisionin “Fan Club BBV2”, Kiara ka rimarrë vetë në zotërim Instagramin e saj, i cili deri më tani gjatë kohës që Kiara ishte brenda shtëpisë menaxhohej nga mikesha e saj. Vetëm pak më parë Kiara ka vendosur që postimi i saj i parë të ishte fotoja e puthjes së saj të parë me Luizin gjatë dasmës së tyre brenda shtëpisë, ku përveç falenderimeve për të gjithë ata që e kanë mbështetur deri më tani ka shkruar edhe disa fjalë për Luizin.

Faleminderit me shpirt. Dua ta nis pikërisht me mirënjohje reagimin tim të parë. Mirënjohje për të gjithë ata të cilët më kanë mbështetur dhe na kanë mbështetur në këto 90 ditë qendrimi e mbi të gjitha izolimi në shtëpinë e Big Brother Vip. Edhe pse nuk kanë kaluar as 24 orë që kam dalë e ende kam shumë gjëra për të mësuar, e kam ndjerë pafund dashurinë tuaj. Falenderuese për të gjithë ata që besuan tek unë, edhe kur gjuha e urrejtjes nuk e bënte aq të thjeshtë. Pavarësisht se nuk bëra lojë, jam e bindur që ata që më kuptuan e vlerësuan qendrimin tim dhe emocionet që kam dashur të përcjell. Unë kam qenë e para që e ndjeva pozitivitetin, mirësinë dhe dashurinë e Luizit edhe kur kisha kundër të gjithë dhe i kam qëndruar dhe do ti qëndroj besnike ndjenjës time, deri në fund! Shumë dashuri për ju dhe mos harroni, #meLuizin♥? @ina.ejlli