zoom

Day ArchiveEmigrimi masiv, VOA: Shqipëria në vështirësi për fuqi punëtore të kualifikuar

Në Shqipëri, zhvillimi me shpejtësi vitet e fundit i sektorit të turizmit dhe atij të ndërtimit ka nxjerrë në pah nevojën për më shumë specialistë dhe punonjës të kualifikuar, që t’i përgjigjen këtyre ritmeve. Aktualisht, në 11 qendra të vendit funksionojnë 37 shkolla profesionale publike me 23 drejtime mësimore, ku marrin pjesë rreth 18 mijë e 300 nxënës. Drejtoresha e shkollës profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër, Merita Zeneli, thotë se nga viti në vit shkolla ka ardhur duke ju përshtatur nevojave të tregut të punës.

“Drejtimet që janë zgjedh, janë sjellë në vartësi të kërkesave që ka pasë tregu. Drejtimet më të kërkuara sot janë hoteleri-turizmi dhe ekonomi-biznesi. Hoteleri-turizmi sepse është shumë më e gjërë dhe janë shërbime që janë në mënyrë të vazhdueshme më të kërkuara. Por edhe ekonomi-biznesi nuk ngelet pas, sepse nxënësit, pasi mbarojnë shkollën e mesme, kanë mundësi të mira për të vazhduar edhe shkollën e lartë”, thotë ajo.

Në shkollën e mesme profesionale “Hamdi Bushati’ mësojnë rreth 700 nxënës në degët hoteleri-turizëm, ekonomi-biznes dhe tekstil-konfeksione. Përveç praktikave brenda shkollës, ata kryejnë rregullisht praktikat mësimore edhe pranë bizneseve të zonës. Çdo vit, nga kjo shkollë diplomohen, në të tre degët e saj si teknikë të mesëm, rreth 150 nxënës, por jo të gjithë përfshihen në tregun vendas të punës pasi një pjesë prej tyre largohen duke kërkuar punë në Europë, ku edhe njihet diploma e tyre.

“Shikojmë që çdo ditë e më tepër ka nevojë për fuqi punëtore, por, në momentin që kemi një nxënës të kualifikuar, pra një punëtor të kualifikuar dhe një pagesë të mirë, atëherë edhe punësimet do të vijnë. Kemi vërejtur se rreth 73% e nxënësve janë punësuar pas përfundimit të shkollës dhe ky është një tregues i mirë. Ndërsa më pak se 10% janë larguar jashtë shtetit”, thotë drejtoresha e shkollës profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër, Merita Zeneli.

Në Shqipëri sektori i turizmit ka ecur me hapa më të shpejtë se sa përgatitja e specialistëve dhe punonjësve të kualifikuar. Profesoreshë Mirjam Dibra, e cila drejton departamentin e turizmit në Universitetin e Shkodrës, thotë se ka qenë kjo arsyeja për të hapur degën e turizmit, ku studentët, edhe përmes praktikave profesionale brenda dhe jashtë vendit, aftësohen për të punuar dhe drejtuar sektorin turistik.

“Përveç praktikës, si pjesë e kurikulave, studentët kanë mundësi që të zhvillojnë edhe praktika në Gjermani, Itali. Po kështu, vazhdojmë të punojmë për praktikë një vjeçare në Amerikë, ku janë dërgu tre grupe studentësh, 14 gjithsejt, dhe shpresojmë që puna e mirë që po bëjnë të hapë rrugë për studentët e tjerë. Por, kërkoj nga bizneset turistike të vlerësojnë shumë këtë kontigjent që vjen aq i përgatitur nga puna në resortet prestigjoze amerikane”, thotë profesoreshë Mirjam Dibra.

Vitet e fundit, nga Shqipëria largohen drejt emigracionit rreth 40 mijë persona në vit, pjesa më e madhe në moshë të re, disa të sapodiplomuar për mjekësi, infermieri, apo në degën e turizmit. Profesoreshë Dibra thotë se, është e nevojshme që biznesi turistik, në kushtet kur është i etur për punonjës të kualifikuar, t’i motivojë specialistët e rinj të sapodiplomuar dhe t’i vlerësojë me pagë dinjitoze, që ata të shërbejnë brenda vendit.

“Në këtë moment, kur paga minimale e punës është rritur dhe bizneset turistike janë të etur për fuqi punëtore, them se të rinjtë mund ta gjejnë shumë më mirë veten e tyre në industrinë turistike tonën, e cila tashmë ka filluar të pjeket dhe të kuptojë se sa e rëndësishme është fuqia punëtore e kualifikuar. Kështu që, mendoj se është një etapë kthese në historinë e zhvillimit të industrisë turistike në Shqipëri përsa i përket vlerësimit të fuqisë punëtore”, thotë ajo.

Ndërkohë që në Shqipëri, nga viti në vit po vjen në rritje të shpejtë kërkesa për shërbime turistike, një anketë e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, PNUD, zhvilluar vjeshtën e vitit 2022 në bizneset e hotelerisë, ka arritur në përfundimin se 56% e tyre kanë ndjerë mungesën e fuqisë punëtore dhe se, në pikun e sezonit turistik veror, pjesa më e madhe punuan me mangësi në stafet e tyre./VOA

Lista e plotë me 61 emra. PS-ja zyrtarizon kandidatët për “14 majin”

Kryesia e Partisë Socialiste ka zyrtarizuar sot 61 kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit. Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, drejtuesit politikë para mediave prezantuan ekipin garues.

Kandidatët e PS për zgjedhjet vendore të 14 majit:

TIRANË

Bashkia Tiranë – Erion Veliaj
Bashkia Kamëz – Rakip Suli
Bashkia Kavajë – Redjan Krali
Bashkia Vorë – Blerim Shera
Bashkia Rrogozhinë – Edison Memolla

ELBASAN

Bashkia Elbasan- Gledian Llatja
Bashkia Belsh – Arif Tafani
Bashkia Cërrik – Andis Salla
Bashkia Gramsh – Besjan Ajazi
Bashkia Librazhd – Mariglen Disha
Bashkia Prrenjas – Nuri Belba
Bashkia Peqin-Bukurosh Maçi

BERAT

Bashkia Berat – Ervin Demo
Bashkia Kuçovë – Kreshnik Hajdari
Bashkia Poliçan- Adriatik Zotkaj
Bashkia Skrapar – Adriatik Mema
Bashkia Dimal- Juliana Mema

DIBËR

Bashkia Bulqizë – Festime Mjeshtri
Bashkia Peshkipi – Rrahim Spahiu
Bashkia Klos – Valbona Kola
Bashkia Mat – Agron Malaj

KORÇË

Bashkia Korçë – Sotiraq Filo
Bashkia Kolonjë – Erion Isai
Bashkia Devoll – Eduard Duro
Bashkia Maliq – Gëzim Topçiu
Bashkia Pogradec – Ilir Xhakolli
Bashkia Pustec – Pali Kolefski

GJIROKASTËR

Bashkia Gjirokastër – Flamur Golemi
Bashkia Tepelenë – Tërmet Peçi
Bashkia Dropull – Dhimitraq Toli
Bashkia Këlcyrë – Klement Ndoni
Bashkia Libohovë – Leonard Hide
Bashkia Memaliaj – Gjolek Guci
Bashkia Përmet – Alma Hoxha

DURRËS

Bashkia Durrës – Emiriana Sako
Bashkia Krujë – Artur Bushi
Bashkia Shijak – Elton Arban

SHKODËR

Bashkia Shkodër – Benet Beci
Bashkia Fushë-Arrëz – Franc Tuci
Malësi e Madhe – Tonin Marinaj
Bashkia Pukë – Gjon Gjonaj
Bashkia Vau i Dejës – Kristjan Shkreli

KUKËS

Bashkia Has – Halit Mulaj
Bashkia Kukës – Safet Gjici
Bashkia Tropojë – Rexhe Byberi

LEZHË

Bashkia Kurbin – Majlinda Cara
Bashkia Lezhë – Pjerin Ndreu
Bashkia Mirditë – Ndrec Deda.

FIER

Bashkia Fier – Armando Subashi
Bashkia Divjakë -Josif Gorrea
Bashkia Lushnje – Eriselda Sefa
Bashkia Mallakastër – Qerim Ismaili
Bashkia Patos -Fatjon Duraj
Bashkia Roskovec – Majlinda Bufi.

VLORË

Bashkia Vlorë – Ermal Dredha
Bashkia Selenicë – Nertil Bellaj
Bashkia Delvinë – Besmir Veliz
Bashkia Finiq – Romeo Çakulli
Bashkia Himarë – Jorgo Goro
Bashkia Konispol – Erges Dule
Bashkia Sarandë – Olti Çaci

Kush është Elvira Vikhareva, kundërshtarja e Putinit që e kanë helmuar

Dhimbje stomaku, rritje të rrahjeve të zemrës, mpirje në gjymtyrë, spazma muskulore, të fikët dhe rënie të flokëve. Këto janë simptomat që e shtynë Elvira Vikhareva, një anëtare e opozitës politike të Putinit, të shkojë te mjeku shkurtin e kaluar. Vendimi ishte i rëndë – helmim me kripëra të metaleve të rënda. Në rezultatet e disa prej analizave të gjakut të Vikhareva-s u gjetën gjurmë të dikromatit të kaliumit , një substancë kancerogjene dhe shumë toksike. Jo e re për Kremlinin, i mësuar të heshtë opozitën me metoda të ngjashme, siç dëshmohet nga rasti i Alexei Navalny.

Vikhareva filloi të ndihej e sëmurë në fund të nëntorit dhe në fillim të dhjetorit, më pas një rikthim në shkurt. Në atë moment e reja, 32 vjeçe, vendosi të shkonte te mjeku dhe zbuloi të vërtetën. Me sa duket për regjimin ajo ishte kthyer në një rrezik dhe kështu u vendos që të eliminohej. Mirëpo, ajo duket se nuk trembet dhe në një postim të gjatë në Telegram thekson se asgjë nuk e step.
Është koha të thyej heshtjen dhe të qetësoj pak vrullin e diskutimeve lidhur me lajmet për shëndetin tim. E para dhe ndoshta më e rëndësishmja, mos më varrosni para kohe. Vdekja nuk është absolutisht në planet e mia. Mos shpresoni, nuk do të heq dorë nga pozicioni im, nuk do të fshihem në një cep duke pritur vdekjen dhe nuk do ta mbyll gojën. Nëse duam të marrim frymë duhet të vazhdojmë të rezistojmë. Indiferenca është bija e luftës dhe e kaosit dhe sot po i korrim frytet e saj. Vendi qeveriset nga vrasës dhe frikacakë – tani e di më mirë se kushdo tjetër. Fuqia e tyre bazohet në frikë. Duhet të jemi të fortë përballë armikut”, ka shkruar ajo.

Me origjinë nga Irkutsk, Siberi, Vikhareva punoi për një kohë në TV dhe u diplomua në gazetari. Në 2019 ajo doli në protestë kundër përjashtimit të dhjetëra kandidatëve nga zgjedhjet. Edhe ajo pësoi të njëjtin fat në vitin 2022. Vikhareva synonte të kandidonte për këshillin e qytetit në rrethin e saj të Moskës, por një gjykatë e pengoi, duke përmendur parregullsi në dokumentet e saj të regjistrimit. Një vit më parë, Vikhareva kishte tentuar të hynte në Dumën e Shtetit, por humbi në përballjen kundër prezantuesit televiziv dhe kandidatit të Rusisë së Bashkuar Timofey Bazhenov.

Vikhareva i dinte rreziqet, “nga burgosja në helmin” , por thekson se ka një përgjegjësi morale për të bërë rezistencë.

Zbulohet data e finales së madhe të “Big Brother VIP Albania”

Banorët e “Big Brother VIP Albania” do të duhet të qëndrojnë edhe për me shume se nje muaj e gjysme brenda shtëpisë. Kjo gjë është konfirmuar në spektaklin e sotëm nga zarfi i kuq që erdhi këtë pasdite në shtëpi.

Më 6 Maj, do marrë fund kjo eksperiencë për banorët finalistë që janë bërë pjesë e saj që nga data 24 dhjetor apo më vonë. Nuk dihet se kush do jenë 4 finalistët, mirëpo deri atëherë është rrugë e gjatë. Banorët e morën me sportivitet këtë lajm ndërsa pjesa më e madhe e tyre në atë moment ishin dakord me datën e finales.

Arbana u shpreh se ata kanë kohë deri të martën për të dhënë vendimin e tyre, nëse do të qëndrojnë ende në shtëpi apo do të largohen. Moderatorja shtoi gjithashtu se çdo finalist i “BBV” do të fitojë 10 mijë euro.

FOTO/ Qytetarët zbarkojnë në Top Channel, mblidhen në protestë për Luizin

Mesa duket konkurrenti i Big Brother Vip, Luiz Ejlli është “halli” më i madh i qytetarëve të vendit tonë.

Këtë e tregojnë pamjet më poshtë, ku duken një grumbull njerëzish që janë bërë gati të protestojnë për “padrejtësitë” që produksioni i Big Brother Vip po i bën Luizit.

Kjo është hera e dytë që mbështetësit e Luzit mblidhen në protestë pranë Top Channel, duke thirrur “O Luiz o hero, gjithë Shqipëria ty të do”.

Inteligjenca artificiale ri-imagjinon Tiranën, nëse do të ishte qytet i gjelbër

Portali online Mjedisi.al i ka kërkuar inteligjencës artificiale, të imagjinojë Tiranën si qytet i gjelbër.

Sipas fotove të krijura nga Inteligjenca Artificiale vihet re bukuria që do të kishte qyteti nëse do të ruhej gjelbërimi i saj.

Ndërtesa sipas një rendi të caktuar, parqe e pemë mbizotërojnë në pamjet e krijuara nga IA.

Ndërsa në realitet Tirana është tepër larg këtyre pamjeve, ka humbur pjesën më të madhe të gjelbërimit të saj, po ashtu një mori pallatesh e ndërtesash kanë zënë vend në kryeqytet pa asnjë rend, të ndërtuara paligjshmërit duke zaptuar cdo hapsirë të gjelbër dhe duke betonizuar cdo cep të kryeqyetit.

Më poshtë janë disa foto që tregojnë se si do të dukej Tirana si qytet i gjelbër e ri-imagjinuar nga inteligjenca artificiale.



Ora e Tokës/ Pse njerëzit në mbarë botën do i fikin dritat sot në darkë

Çdo vit, miliona njerëz nga mbi 190 vende në botë koordinohen për të fikur dritat për vetëm një orë. Ngjarja është pjesë e një tradite vjetore për të rritur ndërgjegjësimin për ndryshimet klimatike.

Çfarë është Ora e Tokës?
Ora e Tokës u lançua në vitin 2007 nga Fondi Botëror i Kafshëve të Egra dhe partnerët e tij në Sydney, Australi. Organizata jofitimprurëse e përshkruan Orën e Tokës si “lëvizjen më të madhe globale bazë për mjedisin”.

Ora e Tokës synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të ndezë diskutime globale për mbrojtjen e natyrës, trajtimin e krizës klimatike dhe punën së bashku për të formuar një të ardhme më të ndritshme për të gjithë.

Sa është Ora e Tokës?
Për të marrë pjesë, gjithçka që duhet të bëni është të fikni dritat në shtëpinë tuaj nga ora 20:30 deri në 21:30 në zonën tuaj kohore lokale të shtunën. Pika referimi ikonike si Empire State Building në Nju Jork, Space Needle në Seattle dhe Willis Tower në Çikago i janë bashkuar nismës.

Si e ndihmon mjedisin fikja e dritave
Fikja e dritave është një mënyrë “simbolike” për të rritur ndërgjegjësimin për ndryshimet klimatike.

“Përballë humbjes së përshpejtuar të biodiversitetit dhe ndryshimeve klimatike, nuk ka pasur kurrë një kohë më të rëndësishme për t’u bashkuar dhe për të ndërmarrë veprime për të ardhmen tonë kolektive.”

Organizata inkurajon pjesëmarrësit të fikin dritat “duke bërë diçka pozitive për planetin tonë”.

Të shtëna me armë në Mamurras, shpallen në kërkim dy autorët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Mamurrasit ku mësohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri drejt një banese.

Dy djem janë konfliktuar me një tjetër person dhe më pas kanë gjuajtur në drejtim të banesës së tij me armë.

Sakaq, mësohet se dy autorët 18-vjeçarë Pulor Noka dhe Romario Gjoni janë shpallur në kërkim nga policia.

Konflikti mësohet se ka nisur për shkak se dy të rinjtë kanë kaluar me makinën e tyre pranë banesës së shtetasit Shtjefen Ndreka, i cili është konfliktuar verbalisht me ta duke u thënë të mos xhirojnë gomat e makinës, konflikt pas të cilit dy adoleshentët janë kthyer dhe kanë qëlluar me armë drejt banesës së tij.

Kosova barazon në Izrael në premier të kualifikueseve të Europianit, shpërthen Zvicra

Kosova e ka nisur me një barazim 1-1 në Tel Aviv kundër Izraelit, fushatën kualifikuese të Euro 2024.

”Dardanët”, kaluan të parët në avantazh në minutën e 36’ me Dasa, që e devijoi në rrjetën e tij gjuajtjen e sulmuesit Rashcia dhe kjo pjesë u mbyll 0-1.

Në fillim të pjesës së dytë Kosova shënoi edhe golin e dytë me autor Rashicën, por rrjeta e tij u anulua për perekje të sferës me dorë.

Në minutën e 56’, Peretz vendosi ekulibrin duke shënuar pas një aksioni interesant dhe gjithçka u mbyll 1-1 pavarësisht disa aksioneve të rrezikshme.

Në ndeshjen tjetër Zvicra shkatërroi 5-1 Bjellorusinë në Serbi, ku protagonist ishte dhe Granit Xhaka me gol dhe asist.

Me këtë fitore Zvicra udhëheq Grupin I, ndjekur nga Kosova e Izraeli. /zoom.al/

Turisti “i çmendur” hidhet nga 12 metra në kanalin ujor në Venecia vetëm me të mbathura (Video)

Një djalë i ri në dukje ‘normal’ është ngjitur dje në çatinë e një ndertese karakteristike në Venecia dhe i veshur vetëm në të mbathura, u filmua duke u hedhur në ujin poshtë saj me një stil të frikshëm të përplasjes me bark

Turisti anormal që u hodh në ujë nga ndërtesa 4-katëshe e Venecias ka tërbuar kryebashkiakun e qytetit qe eshte pjesë e trashëgimisë kulturore botërore.

“Këtij duhet t’i japim një çertifikatë budallai, madje edhe disa shkelma nga prapa”, shkruante kryebashkiaku Luigi Brugnaro në lidhje me incidentin pa shije.

Ai vijonte më tej: “Po përpiqemi ta identifikojnë dhe ta ndalojmë për të ngritur akuzat, si atë, dhe idiotin që regjistronte videon për rrjetet sociale”.

“Njerëz që rrezikojnë jetën për disa ‘like’ dhe mësojnë dhe të tjerët të bëjnë. Imagjinoni sikur një barkë të kishte kaluar aty poshtë”.

Pak para se njeriu të hidhej, vendas që kalojnë aty dëgjohet që i thotë: “Jo, mos e bëj!”.

Burri ishte me fat që shpëtoi shëndoshë pasi niveli i ujit në kanalet e Venecias ka rënë ndjeshëm.

Por sjellje të tilla të padenja për qytetin e famshëm kulturor, janë vërejtur dhe më parë nga njerëz të paditur e të etur për vëmendje, siç ndodhi vjet me dy turistë amerikanë që u zhveshën dhe u futën në ujë në zonën rezidenciale të Castello.