Aplikacion
Cozman edhe Tuna…janë rikthyer sërish bashkë, por këtë herë vetëm në një këngë. Ish-çifti njoftuan bashkëpunimin e tyre të radhës që,ishte surprizë për të gjithë.
Tuna postoi një foto me mbishkrimin “I HUJ”, ku ra në sy komenti i Cozman – dy emoji: një bombë dhe një tornado.
Pas kësaj, Cozman postoi foto në Instagramin e tij me mbishkrimin “E HUJ”.
Tuna dhe Cozman i dhanë fund lidhjes 3-vjeçare rreth pesë vite më parë. Lidhja e tyre fitoi famë fill pas bashkëpunimit të suksesshëm, “Fenix”.
Kohë pas ndarjes, Cozman u tërhoq disi nga muzika, ndërsa Tuna iu përkushtua familjes që krijoi me ish-bashkëshortin, Patris Berisha. Ata kanë bashkë dy djem, Tian dhe Zen.
7 shenjat që tregojnë se dikush është i mirë në shtrat, pa e provuar endeNuk mund ta dimë kurrë me siguri nëse dikush është apo jo i mirë në shtrat pa e ~testuar~, por megjithatë, ka disa shenja që mund të jenë tregues pozitivë dhe ne jemi gati t’ua zbulojmë të gjitha.
Nëse disa nga cilësitë e mëposhtme ju kujtojnë atë, gjasat janë që ai djalë të di se çfarë bën në shtrat:
Pi shumë verë
Një studim i 2009- s në Universitetin e Fierenzës në Itali doli në përfundimin se ata që pinë 2 gota verë në ditë janë shumë më mirë në krevat dhe më të kënaqur seksualisht se ata që pinë 1 apo asnjë gotë. Sipas studimit, historikisht seksi dhe vera janë lidhur ngushtësisht bashkë që në periudhën antike greke.
Ka humor
Dikush që i merr gjërat lehtë- lehtë, gjithë humor, qesh (çka është gjithashtu fort seksi), s’do t’ju zhgënjejë në shtrat. Ai e di shumë mirë si të bëjë qejf në ato momente. Me dikë që do të qeshni pafund dhe do të arrini orgazmën është sikur t’ju ketë rënë jackpot- i.
Ha ngadalë
Kur njerëzit hanë ngadalë do të thotë se po shijojnë çdo kafshim të mundshëm dhe gjithë procesin. Siç ta merr mendja, kjo do të ndodhë dhe gjatë momenteve intime.
E di çfarë i hahet
Nëse sheh se ai e di fare mirë çfarë do, çfarë i hahet, është i bindur dhe nuk lëkundet, shikojeni si një potencial të mundshëm në seks.
Kërcen shumë mirë
Është përfolur përherë rreth një lidhjeje të kërcimit dhe seksit. Në fakt është e vërtetë dhe jo për arsyen që ju mendoni. Më shumë se te lëvizjet, një kërcim i mirë ka të bëjë me vetëbesimin, vetëbesim që do të pasqyrohet edhe në shtrat.
Nuk ka turp të bëjë pyetje dhe të komunikojë hapur
Njerëzit që janë të mirë në shtrat janë të hapur dhe të sinqertë në komunikimin me partnerin e tyre ose me dikë me të cilin po dalin. Ata s’e kanë problem të flasin për nevojat dhe dëshirat e tyre.
Tregon interes dhe pasion për të eksploruar (kudo)
Një tip aventurier, me siguri është i hapur edhe për aventura të këndshme në dhomën e gjumit.
Fotot që po çmendin rrjetin/ Si do dukej Donald Trump nëse do të arrestohej?Arrestimi i mundshëm i Donald Trump për çështjen e blerjes së heshtjes së pornostares Stormy Daniels ka nxitur imagjinatën e dhjetëra blogerëve, të cilët përmes Inteligjencës Artificiale kanë prodhuar disa foto, ku shfaqet ish-presidenti, ndërsa prangoset apo pas hekurave duke u stërvitur.
E gjithë puna i përket Eliot Higgins, themelues i platformës së gazetarisë investigative Bellingcat, i cili donte të vizualizonte momentet e ndryshme të arrestimit të Trump duke u mbështetur në versionin 5 të Midjourney, një gjenerues i artit të imazheve me vlerë 30 dollarë në muaj.
Fotot kanë gabime të mëdha në editim që janë të dukshme, por ato u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale për t’u bërë virale.
Në imazhet e publikuara në internet manjati shihet duke u përpjekur të ikë nga policia ose pas hekurave të një qelie me veshjen e zakonshme portokalli ose në bankën e të akuzuarve ndërsa qan.
Rreth 25 mijë shqiptarë kërkuan azil në Europë në 2022-shin, njësoj sa ukrainasit që i ikin luftës10.255 shqiptarë aplikuan për herë të parë për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian gjatë vitit të shkuar. (Sipas Eurostat “për herë të parë” janë aplikantët që nuk kanë tentuar kurrë më parë të kërkojnë azil në një vend të huaj dhe nuk kanë kaluar asnjë proces të tillë më parë.)
Ndonëse Shqipëria listohet në vend të pestë për numrin e lartë të azilkërkuesëve pas Ukrainës dhe Rusisë, ajo është në fakt në nivele me to që janë në gjendje lufte, ndoshta edhe më shumë.
Statistikat e Eurostat përfshijnë vetëm BE-në dhe jo Anglinë, ku vitin e shkuar ka qenë destinacioni primar i shqiptarëve të larguar.
Sipas shifrave të mediave angleze, 14.223 shqiptarë kanë aplikuar atje për azil, duke kapur në total një numër prej rreth 24.500 aplikantë. Ukraina, ku njerëzit janë larguar nga agresioni rus ka parë të largohen 24.720 njerëz nga vendi, diferencë shumë e vogël me vendin tonë.
Ndërkohë, të gjitha vendet europiane kanë përjetuar lëvizje mazive vitin e shkuar, me rritje 64% nga 2021-shi, shifër e pa parë që nga kriza e emigracionit në 2014-2016 nga luftërat në lindjen e Mesme.
Nga 881 mijë azilkërkues në 2022-shin, 132 mijë ishin vetëm nga Siria, që mban vendin e parë, ndjekur nga afganët, turqit dhe venezuelasit.
Gjermania është rikthyer përsëri në pozicionin e parë dhe më të preferuar të azilkërkuesve, me rreth 218 mijë aplikues gjatë 2022-shit, 25% e totalit. Ajo u pasua nga Franca me 137 mijë ose 16% e totalit, Spanja, me 116 mijë dhe 13.2%.
Pothuajse 80% e azilkërkuesve për herë të parë në BE në 2022 ishin nën 35 vjeç.
Luiz Ejlli i tregon Kiarës çfarë do të bëjë sapo të dalë nga shtëpia e Big BrotherKëngëtari Luiz Ejlli e ka synimin e qartë. Sapo të dalë nga shtëpia, ai tha se do të gjejë punë. Në një bisedë me Kiarën, teksa ishin të shtrirë në krevat u shpreh se do arrijë ta fitojë këtë edicion të Big Brother.
“Ti do rrish me mua sa të dal unë. Duhet me prit të gjej punë unë. Megjithatë do ta fitoj, nuk rri kot unë. Duro sa ta fitoj unë”, tha Ejlli.
Kujtojmë se Luizi ka zbuluar kohë më parë brenda shtëpisë se ka qenë i punësuar në KESH deri në momentin që vendosi të bëhej pjesë e emisionit.
Aksident në rrugën Tiranë-Lezhë, dyshohet se njëra nga makinat u qëllua me plumbaNë aksin rrugor Tiranë-Lezhë janë aksidentuar dy makina që dyshohet se është shkaktuar nga të shtënat me armë drejt njërës nga makinat.
Sipas policisë ka vetëm dëme materiale, por mendohet se nga të shtënat e armës makina ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar tjetrën.
“Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Tiranë-Lezhë, në Ishull Lezhë, janë aksidentuar automjeti tip “Audi A6” me drejtues shtetasin M. K., 36 vjeç, banues në Lezhë me automjetin tip “Audi Q5″me drejtues shtetasin K. Gj., 24 vjeç, banues në Lezhë, me pasoja vetëm dëme materiale”,-thotë policia në njoftime.
Të dy drejtuesit e automjeteve, së bashku me pasagjerët në këto automjete, ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Video/Macron heq orën e shtrenjtë gjatë intervistësPresidenti francez Emmanuel Macron, i cili duhet të merret me qytetarët që protestojnë për rritjen e moshës së pensionit, bëri një veprim që tërhoqi vëmendjen. Gabimi mund të kishte kaluar pa u vënë re nëse vetë Macron nuk do të ishte përpjekur ta korrigjonte menjëherë dhe madje edhe në televizion.
Presidenti francez u shfaq në një intervistë televizive duke bërë gjeste, ndërsa mbante një orë luksoze në kyçin e dorës së majtë. Pak më vonë ora u zhduk, ndërsa ai vazhdoi të fliste me të njëjtin ton. Ora që mbante presidenti ishte e markës franceze Bell&Ross dhe që kap vlerën e rreth 2,500 eurove.
Ora u hoq kur Macron vuri dorën e majtë nën tavolinë ndërsa vazhdonte t’u përgjigjej pyetjeve. Kur e ktheu dorën në tavolinë, ora ishte zhdukur. Megjithatë, ekipi i tij pretendoi se Macron e hoqi orën sepse po kërciste shumë në tavolinë ndërsa lëvizte duart./Telegraph
PD dërgon “Aktivistin” në SPAK, por nuk pranohet. KQZ po e vlerëson për shkelje të kodit zgjedhorMe argumentin se përbën një krim të rëndë zgjedhor, demokratët iu drejtuan SPAK-ut për të kallëzuar aplikacionin “Aktivisti”, duke e cilësuar si dhunim të vullnetit të zgjedhësve, ndonëse nuk është pranuar.
Nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi tha se SPAK-u nuk e pranoi denoncimin, që sipas tij evidenton shkeljen e ligjit dhe rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it nga Kryeministri Rama dhe i gjithë kabineti i tij.
Pas padisë së bërë nga Partia Demokratike në KQZ ka nisur vlerësimin duke mbledhur informacione nëse ky aplikacion përbën shkelje të kodit zgjedhor.
“Presim pas asnjë humbje kohe dhe pa burokracitë që ndeshëm sot, ku SPAK nuk pranoi që ta merrte në dorëzim drejtpërdrejt. Do e depozitojmë me postë që askush të mos ketë më alibi dhe SKAP të veprojë me shpejtësi. Detyra e SPAK është t’i vërë përpara përgjegjësisë të gjithë ata jo vetëm për të ndëshkuar por edhe për të dhënë një mesash të qartë që zgjedhjet mbrohen, që jo më kot legjislatori ka dhënë rregulla kaq të ashpra dhe dënime të rënda për cenimin e të drejtave të zgjedhësve.” -tha deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashki
Aplikacioni i “Aktivistit” është bërë burim kritikash dhe akuzash për qeverinë, si nga opozita edhe nga aktorë të tjerë të shoqërisë.
Franca në buzë të humnerës…E enjtja ishte një ditë anarkie për Francën. Në Lorient u sulmua një rajon policie, në Bordeaux u plaçkit bashkia, ndërsa në Nantes u vandalizma një gjykatë. Dhuna më e ashpër ishte në Paris. Qindra persona të veshur me të zeza u përleshën me policinë, duke plagosur 149, si dhe thyen e plaçkitën dyqane, banka e restorante. Gérald Darmanin, ministri i brendshëm, ua atribuoi dhunën ekstremistëve të majtë, të cilëve iu përcolli një mesazh të enjten në mbrëmje: “Dua t’ju them se ne jemi jashtëzakonisht të vendosur, se dhuna nuk do të ketë sukses”.
Kjo është një sfidë që me shumë gjasa do të pranohet nga ekstremistët, 1500 prej të cilëve ishin në Paris të enjten. Ndryshe nga qindra mijëra demonstrues paqësorë që ecën përmes qytetit duke bërë të ditur kundërshtimin ndaj reformës së pensioneve të nisur nga Presidenti Macron, ekstremistët e majtë ishin atje – sipas Darmanin – “për të goditur policinë dhe ndërtesat publike”.
Protesta tjetër e organizuar do të jetë të martën, ndonëse do të ishte befasuese sikur fundjava të kalonte pa shqetësime të tjera, sidomos në mbrëmje, kur agresorët dalin rrugëve. Policia në Paris nuk ka pasur asnjë natë të qetë që kur qeveria përdori një masë polemizuese për të kaluar ligjin për reformën e pensioneve tetë ditë më parë.
Njerëzit janë të zemëruar dhe ia kanë nxjerrë dufin policisë, duke plagosur mbi 350 gjithsej. Fatmirësisht për Macron. “vija e tij e hollë blu” është forcuar vitet e fundit, si pasojë e dhunës që karakterizoi protestat e jelekverdhëve më 2018-19. Një lëvizje rekrutimi filloi vitin e kaluar, u blenë automjete të reja të blinduara dhe u formua një njësi elitare në vitin 2021, e specializuar në luftërat urbane. Disa nga policia japin aq sa marrin; këtë javë ka qarkulluar një video në të cilën një polic shihet duke goditur me grusht një protestues të cilin e lë pa ndjenja.
Oficeri që mendohet se e goditi me grusht ishte anëtar i ‘Brav-M’, një njësi e motorizuar e ndërhyrjes së shpejtë e krijuar më 2019 për t’iu përgjigjur dhunës në mënyrë më efektive. Të mërkurën, tre deputetë të të majtës ekstreme La France Insoumise (LFI) i shkruan ministrit Darmanin duke i kërkuar shpërbërjen e Brav-M.
Kërkesa u injorua. Që nga fillimi i protestave në janar, Darmanin ka akuzuar elementë të së majtës se po përpiqen të “bordelizojnë” Francën, pra po inkurajojnë anarkinë përmes retorikës nxitëse.
Lideri i LFI, Jean-Luc Melenchon, duket se mban brenda vetes një armiqësi të veçantë për policinë. Vitin e kaluar shkroi në Twitter se “policia vret”, duke akuzuar për abuzim pushteti pas goditjes për vdekje të një pasagjeri në një makinë e cila nuk iu bind urdhrit për të ndaluar në një postbllok.
Politikanët e krahut të majtë në Francë e dinë se shumica e policëve votojnë për Rassemblement National të Marine Le Pen, por pakënaqësia e tyre është mbledhur prej dekadash.
Njësia speciale e policisë CRS, e cila ka qenë e shquar në Paris këtë javë, u krijua në dhjetor 1944 për të mbrojtur Republikën kundër mundësisë së një kryengritjeje komuniste. Në vitin 1948 ata u vendosën si grevëthyes kundër minatorëve, një konfrontim që la disa protestues të vdekur.
Në atë periudhë lindi një këngë: ‘CRS = SS’, duke e krahasuar njësinë e policisë me korpusin elitar nazist. Ka kaluar brez pas brezi, nga kryengritja studentore e majit 1968 deri te protestat e jelekverdhëve të 2018-ës.
Vitin e kaluar, një sondazh në Francë raportoi se 50 për qind e njerëzve kishin besim te policia. Kjo gjysmë e vendit do të tmerrohet nga dhuna që po shikojnë në ekranet televizive. Simpatia e tyre nuk është me protestuesit e goditur me grusht në tokë apo të arrestuar në mënyrë arbitrare, por me policinë që ata e konsiderojnë si të gjithë ata që qëndrojnë midis Republikës dhe revolucionit.
Franca po vuan nivele rekord të krimit të dhunshëm dhe kjo gjysmë e Francës më mirë do të kishte një forcë policie që vepron me forcë sesa një forcë që lëshon terren. Siç tha kreu i një sindikate policie në vitin 2021: “Policia përshtatet me publikun e saj. Nëse askush nuk është i dhunshëm, ne nuk jemi të dhunshëm”.
Deputetët më të zgjuar të krahut të majtë besojnë se dhuna është në duart e presidentit. “Sa më shumë kaos të ketë në vend, aq më shumë i përshtatet atij”, tha François Ruffin të mërkurën. “Ai do të paraqitet si garantuesi i rendit”.
Macron e bëri këtë të mërkurën në një intervistë televizive, kur më në fund iu drejtua protestave dhe kauzës së tyre. Kishte një arsye pse ai zgjodhi transmetimin të transmetohej në orën 13:00. në vend të mbrëmjes. Kush i shikon lajmet e drekës? Pensionisti, demografia kryesore e Macron, grupmosha që ishte vendimtare për kthimin e tij në pushtet vitin e kaluar.
Ne jetojmë në kohë të trazuara, pranoi presidenti, dhe njerëzit kanë të drejtë të jenë të shqetësuar. Ata gjithashtu kanë të drejtë të protestojnë, shtoi ai, por paralajmëroi se “ai nuk do të tolerojë asnjë sjellje ekstreme”. Kjo përfshin bllokimin e rafinerive të naftës dhe veprime të tjera industriale që synojnë, me fjalët e një sindikate të ekstremit të majtë, “të gjunjëzojnë ekonominë”.
Macron nuk do të tërhiqet. Nuk mundet, jo tani. Do të shihej si një rënie në turmë dhe reputacioni i tij nuk do të rikuperohej kurrë, në vend ose, më e rëndësishmja për të, jashtë vendit.
Sa më gjatë të zgjasë dhuna dhe sa më shkatërruese të bëhen grevat, aq më e madhe është mundësia që Macron të luajë rolin e tij të favorizuar si mbrojtës i popullit. Terroristët islamikë, jelekët e verdhë dhe tani ekstremistët e majtë, mesazhi nga Macron është gjithmonë i njëjtë: qetësohuni, unë do të ruaj Rendin Republikan.
Por nën pamjen e jashtme sfiduese të Macron do të ketë një shqetësim të bezdisshëm: se çrregullimi është ngjitës, duke u përhapur nga pakica e ekstremistëve të dhunshëm tek shumica e demonstruesve paqësorë. Këta janë burrat dhe gratë e zakonshme që kanë arritur në fund të lidhjes së tyre me krizën e kostos së jetesës. Nga instinkti, shumë do të jenë pro-policisë, por ata janë në rrugë sepse janë kundër Macron.
Sa larg janë të përgatitur të shkojnë për të përcjellë zemërimin dhe padrejtësinë që ndjejnë? Kjo është një pyetje që nuk mund t’i përgjigjet as Macron i sigurt./Spectator
Berisha prezanton kandidatin e Kamzës për 14 majin: Do të ndreqim gabimin e zgjedhjeve të 2017-s
Arjan Hoxha është kandidati i kampit demokrat të Berishës për Kamzën në zgjedhjet e 14 majit.
Gjatë prezantimit të kandidati, Sali Berisha u shpreh se PD bëri gabim kur nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale të kaluara, por se ky “gabim” do të ndreqet këtë vit ndërsa shto se pretendojnë fitore.
Në fjalën e tij Berisha u shpreh se politikat e ndjekur nga qeveria në pushtet janë ato që po shpopullojnë vendin.
“Rama 10 përqind më shumë pushtet se Ramiz Alia. Monizmi është tragjedi për çdo komb.
Sekti i Rilindjes po largon shqiptarët çdo ditë më shumë se çdo pushtues e luftë. në 8 vite kemi humbur më shumë se 1 milion banorë,1.3 e popullatës. Të gjithë ne jemi 1/3 më pak se njerëzit tanë janë larguar nga ky vend sepse nuk ndërtojnë dot jetën e tyre.
Jemi rropatur në varfëri në shekuj por me djersë e reforma rritëm të bëhemi në 2008 njerëzit më të paguar në Ballkan.
Sot çdo qytetar blen naftën me çmimin që blihet në Berlin, blen ushqimet me të njëjtin çmim që blihen në vendet me rroga 6 herë më të larta.
Rrija e rrogave e pensioneve u ndaluan vetëm se qeveria vjedh.
Kjo qeveri në 8 vite ka marrë borxh në bankat europiane 5 mld euro., me kaq mund të kishte rritur 6 herë rrogat e shqiptarëve.
Ku shkuan, pa llogaritur të ardhurat e tjera.
Të gjitha vidhen sepse kjo qeveri ndërton një km rrugë në autostradë që kudo ndërtohet me 2-3 mln euro, e ndërton me 24 mln euro. Sepse në një km autostradë vjedhin 20-21 mln euro.
Duhet të bëjmë gjithçka që me 14 maj të rivendosim pluralizmin. PD bëri një gabim që të mos merrte pjesë në zgjedhjet lokale. Por ne i rregullojmë gabimet. Ne do marrim pjesë, ne do fitojmë.
Sot çdo qytetar duhet të bashkohet, të bashkohemi me çdo njeri të ndershëm për të shpëtuar e për t’i dalë zot vendit. Koha do na ndëshkojë nëse nuk përdorim votën ndaj hajdutëve dhe armiqve të shqiptarëve”, tha ai.