Aplikacion
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku e konsideroi të domosdoshme nismën e saj për të luftuar pastrimin e parave
“E pabesueshme që 6 në 10 kompani ndërtimi nuk kanë burime financimi për të ndërtuar, dyshohen që kanë janë kompani që kryejnë pastrimin e parave.
Një problem që është relatuar me shqetësim edhe nga Prokurori I Përgjithshëm Olsian Çela pikërisht në Komisionin e Ligjeve.
Për vit sipërfaqja e ndërtimeve në Tiranë rriten me 17% për çdo vit dhe vetëm për vitin e fundit janë rritur me 1.46 mln metra katrorë leja e ndërtimit.
Guvernatori, në një përgjigje ndaj meje, është shprehur se financimi vjen nga burime alternative. Kjo në gjuhën popullore do të thotë që financimi është nga para jashtë sistemit bankar.
Pikërisht, kjo duhet frenuar. Projektligji që propozoj angazhohet në këtë pikë.
Parlamenti duhet të shprehet për këtë situatë dhe duke të ngrejë disa mekanizma që janë të nevojshëm. Ne nuk mund të tolerojmë që 60% e kompanive të mos kenë të verifikueshme të ardhurat që justifikojnë ndërtimin”, tha ajo.
Një shtetas spanjoll gjendet i vdekur në Karavasta, dyshohet se dëmtoi veten me thikëNë fshatin Karavasta, Divjakë, në një hotel, është gjendur i vdekur, shtetasi spanjoll F. C., 47 vjeç, i cili dyshohet se ka dëmtuar veten me mjet prerës (thikë).
Sipas deklarimeve të para të shokut të tij të dhomës, shtetasit spanjoll O. V., 41 vjeç, rezulton se 47-vjeçari është dëmtuar me mjet prerës gjatë kohës që ka qenë duke bërë dush.
Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprime të thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, për të përcaktuar shkakun e kryerjes së vetëvrasjes.
Ndërkohë, është shoqëruar në ambientet e Policisë, shoku i dhomës, shtetasi O. V., për sqarimin e të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore në vendngjarje do ketë njoftim të detajuar për këtë rast.
Gjatë janarit, buxheti i shtetit rezultoi me 15 mld lekë suficit, investime vetëm 1 mldNë janar të vitit 2023, buxheti i shtetit arkëtoi 50.3 mld lekë nga të ardhurat doganore dhe tatimet, me rritje 10% nga janari 2022. Ndonëse rritja është pozitive, niveli i saj është më i ulët se ai i një viti më parë. Sipas ministrisë së Financave, vlera e arkëtuar është vetëm 2% më pak se ajo e planifikuar. Njësoj si pothuajse i gjithë viti i shkuar, edhe 2023-shi ka nisur me suficit për arkën e shtetit, 14.9 mld lekë vetëm për janarin 2023, me rritje 14% nga janari i shkuar.
Të ardhurat më të larta në vlerë janë kontribut i tatimit mbi vlerën e shtuar, rreth 17 mld lekë në janar, me rritje 12.6% nga janari 2022 dhe 0.4% më shumë nga plani.
Ndërsa rritjen më të madhe vjetore e kanë pasur të ardhurat nga tatim fitimi, me 45.2% më të larta se janarin e vitit të shkuar, me vlerë 2.4 mld lekë, por 0.5% më pak nga plani.
Tatimi nga të ardhurat personale ka arkëtuar 5.3 mld lekë, me rritje 30.5% në raport vjetor dhe 0.2% më pak nga plani.
Të ardhurat nga akciza janë rritur me 17.4% në raport vjetor, 4.1 mld lekë, dhe 0.8% më pak se plani.
Nga ana tjetër, edhe shpenzimet rezultuan më pak se plani, por më të larta se një vit më parë. Vlera e tyre raportohet 35.4 mld lekë, nga të cilat 34.3 janë shpenzime korrente. Ato janë rritur me 7.6% nga janari 2022 në janarin 2023, por 4.4% më pak se plani.
Pjesa më e madhe e tyre kanë shkuar për paga, 6.2 mld dhe sigurime, 12.6 mld.
Për shpenzime kapitale janë harxhuar vetëm 1.03 mld lekë, 42% më pak nga plani, por rritje me 46% nga janari i vitit të shkuar. Sipas tabelës së MFE, kjo shumë është financim i huaj tërësisht.
Sipas ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, ky është një efekt zinxhir; i ndikuar nga çmimet e larta që kanë rritur të ardhurat nga TVSH përtej parashikimeve si edhe reduktimin e shpenzimeve kapitale për shkak të situatës financiare.
Qeveria është kritikuar shpeshherë nga ekspertë dhe autoritete për centralizimin e shpenzimeve kapitale vetëm në muajt e fundit të vitit dhe jo për gjatë 12 muajve. Suficiti i krijuar deri në nëntor 2022, i rezervoi qeverisë edhe një kritikë nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko . Ai u tha përfaqësuesve të Ministrisë së Financave në komisioni i Ekonomisë, duke se “kjo praktikë e vjetër e qeverisë (që përqëndron investimet kapitale në fund të vitit), duhet zhdukur pasi krijon luhatje të panevojshme në tregun e brendshëm financiar dhe redukton efektivitetin e shpenzimeve publike.
Xi Jinping në Rusi, Putin: Plani kinez mund të ndalojë luftën. Perëndimi dhe Kievi kundërshtojnëPresidenti Vladimir Putin shprehet i bindur se plani me 12 pika i paraqitur nga Kina, do t’i japë fund luftës në Ukrainë.
Por, shtoi Putini, kjo mund të realizohet vetëm nëse Ukraina dhe shtetet perëndimore janë të gatshme të zbatojnë këtë plan.
“Shumë prej pikave të planit kinez për paqen mund të merren parasysh për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë, por vetëm nëse Perëndimi dhe Kievi do të jenë të gatshme t’i zbatojnë” – tha Putin.
Këto komente, Putin i ka bërë në një konferencë për përbashkët me homologun e tij kinez, Xi Jingping. Ky i fundit zhvilloi një vizitë zyrtare në Rusi për të biseduar mbi konfliktin në Ukrainë dhe marrëdhëniet e Kinës me Moskën.
Plani kinez, i publikuar muajin e kaluar, nuk e cilëson që Rusia duhet të largohet nga territori i Ukrainës. 12 pikat e propozuara nuk kanë asnjë hap konkret, por vetëm thirrje për dy vendet që të ulen në tryezë dhe të negociojnë për paqe dhe sovranitet.
Nga ana e saj, Ukraina i qëndron sërish vendimit të saj se nuk do të ketë asnjë bisedë paqe me Putin, derisa Rusia të tërhiqet plotësisht nga territori i pushtuar.
Avokati tregon sa vite burg rrezikon Arben Ahmetaj: 400 mln euro dëm shtetit shqiptarAvokati Arben Llangozi i ftuar në një nga mediat vendase, tha se referuar 4 akuzave që rëndojnë mbi të, ish-zv.kryeministri rrezikon të dënohet me të paktën 15 vjet burg.
Avokati shtoi dhe se arrestimi i Arben Ahmetajt është çështje ditësh.
“Ai akuzohet për 4 akuza. Minimalisht sipas kodit penal duhet të dënohet me 15 vjet burg. Dhe vepra penale që është shumë e rënd dhe dëmi që i është shkaktuar shtetit shqiptar, që nuk është vetëm se ka përfituar 1 mln euro, por dëmi i shkaktuar shtetit shqiptar është 400 mln euro. Çështje ditësh dhe prokuroria do kërkojë arrestimin e tij”, tha avokati.
Kush është Stormy Daniels, pornstar-ja që futi presidentin Trump në telashe me drejtësinëStormy Daniels rikthehet në qendër të vëmendjes, si gruaja e lidhur me arrestimin e mundshëm të Donald Trump.
U fol shumë për të në vitin 2018, kur tha se ishte kërcënuar të mos tregonte për marrëdhënien e saj seksuale që kishte 12 vjet më parë me manjatin që më vonë u bë president.
Stormy Daniels, 44 vjeçe, e lindur në 17 mars 1979, me emrin e artit si Stephanie Clifford, u bë e famshme në të gjithë botën, duke rrëfyer se kishte pasur një marrëdhënie seksuale me presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara dhe kishte marrë në tetor 2016 (një muaj para zgjedhjeve) 130 mijë dollarë nga Michael Cohen, avokati i atëhershëm i “The Donald”, për të mos bërë të ditur marrëdhënien.
Por si u bë Stephanie Clifford, një gazetare aspiruese nga Luiziana, Stormy Daniels, aktorja e fortë e filmave porno, që e futi Trumpin në telashe dhe dërgoi në burg ish-avokatin e saj, Michael Cohen?
Dihet për të se është rritur me nënën e saj, e divorcuar, me probleme të rënda ekonomike – ndonjëherë kanë mbetur edhe pa energji elektrike, sepse nuk kanë mundur të paguajnë faturat, thotë ajo në biografinë e saj “Zbulimi i plotë”.
Si një vajzë e vogël në shkollë, drejtonte gazetën e institutit, një ëndërr që u ndërpre shpejt. Debutimi në botën e pornos ndodh kur ajo ishte ende e mitur: në moshën 17-vjeçare një mikeshë striptiste e bindi atë të bënte një skenë me të në një klub nate në Baton Rouge, Luiziana.
Por asaj i pëlqen aq shumë sa firmos menjëherë. Nga praktika në klube, kalon në kinemanë e filmave me “drita të kuqe”.
Stephanie /Stormy ka qenë ylli i mbi 150 filmave për të rritur. E pajisur me aftësi sipërmarrëseje, ajo u bë edhe regjisore, skenariste, producente.
Nga viti 2003 deri në vitin 2010, martohet me tre kolegë aktorë, njëri pas tjetrit. Me të tretin, Brandon Millerin, ajo lind një vajzë në vitin 2011. Dy vjet më parë, ishte përpjekur të linte botën e vështirë të pornos, duke u hedhur në politikë: ishte kandidate për senatin në Luiziana me republikanët, por u tërhoq në momentin e fundit.
Në atë kohë, afera me Trump tashmë kishte përfunduar: dyshohet se të dy u takuan në vitin 2006, kur miliarderi i Nju Jorkut ishte tashmë i martuar me Melanian dhe Zonja e Parë e ardhshme, sapo kishte sjellë në jetë djalin e tyre Barron.
Historia u shfaq në vitin 2018, kur gazeta “Wall Street Journal” raportoi se avokati personal i presidentit, do t’i kishte paguar Stormy-t 130,000 dollarë për të mos treguar kurrë historinë e tyre.
Por tashmë aktorja po ndiqej nga gazetat e tjera për shkak se thashethemet qarkullonin prej disa kohësh mes kolegëve të saj.
Stormy Daniels vendos të flasë, edhe sepse marrëveshja e paguar për të mbajtur gojën mbyllur nuk do të ishte nënshkruar kurrë nga Trump, kështu që nuk do të ishte e vlefshme, ishte linja mbrojtëse e avokatit të saj, Mike Avenatti.
Rasti u bë edhe më i nxehtë kur, pavarësisht përpjekjeve të presidentit për të bllokuar transmetimin, Stormy pranoi të intervistohej në rrjeti televiziv CBS, duke zbuluar gjithashtu se asaj iu afrua një i panjohur në një parking në Las Vegas, të cilin e kërcënoi se do të lëndonte nënën e saj nëse nuk do ta fute në telashe Trumpin.
Pasi arriti të “gozhdonte” Donldin dhe ta dërgonte avokatin e tij në burg, “viktima” e fundit e Stormy Daniels, është avokati i saj (tani ish), Mike Avenatti, një avokat kontrovers nga Kalifornia.
Gruaja e akuzoi atë se e mashtroi, duke vjedhur pothuajse 300,000 dollarë të paguar nga një shtëpi botuese si paradhënie për 800,000 dollarë për librin e saj me kujtime, “Full Disclosure”.
Bëhet fjalë për para të përdorura nga Avenatti për të marrë me qira një makinë “Ferrari” dhe për shpenzime që sipas aktakuzës ishin personale. Vitin e kaluar – ndërsa ishte tashmë në burg për një tjetër dënim për mashtrim – ai u dënua me 4 vjet.
Fotolajm/ Aksidentohen dy mjete në bulevardin “Gjergj Fishta”Dy automjete, janë aksidentuar pranë bulevardit “Gjergj Fishta” në Tiranë, me dëme vetëm materiale.
Makinat “Benz” dhe tjetra “Lancia” janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje./Zoom.al
Zv.kryeministri i Kosovës goditet në fytyrë me një tortë ku shkruhej “Përhajër Zajdenicën”Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është goditur me tortë në fytyrë nga aktivistët e PSD-së atje, për shkak të narrëveshjes së Ohërit, disa ditë më parë me qeverinë serbe.
“Përhajër Zajdenicën”, shkruhej në tortën që aktivistët i hodhën në fytyrë zv.kryeministrit.
PSD-ja ka njoftuar edhe një protestë të shtunën e 25 marsit në Kosovë, si revoltë kundër marrëveshjes./Zoom.al
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për ish-anëtarin e KPA, Luan DaciGjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin e formës së prerë për ish-anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci.
Megjithëse Gjykata Kushtetuese e riktheu për rishqyrtim rekursin e tij, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila e dënoi me 6 muaj burg të konvertuar në 1 vit shërbim prove.
Daci u akuzua nga SPAK dhe u shpall fajtor për akuzën e falsifikimit të dokumenteve pasi kishte fshehur gjatë zgjedhjeve në organet e vetingut, shkarkimin nga detyra në vitin 2007 nga ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Dilemat për pankinën… Brazili “flirton” me Ancelotti-n, Reali me legjendën e klubitHumbja në El Clasio ka lënë pas një zhgënjim të madh për Real Madridin dhe ai që rrezikon më tepër është trajneri italian.
Në Spanjë, është shtuar numri i përgjithshëm i emrave për zëvendësuesin e Carlo Ancelottit në pankinën e Real Madridit për sezonin e ardhshëm.
Në fakt, nuk është mister që trajneri italian mund të largohet nga Spanja në kërkim të stimujve të rinj.
Në muajt e fundit trajneri është afruar me Brazilin, i cili, jo çuditërisht, ka zgjedhur Ramon Menezes trajner të përkohshëm në pritje të vendimeve nga Ancelotti.
Në Madrid tashmë kanë ecur përpara dhe kandidaturat e para po qarkullojnë mes të rinjve në zhvillim dhe atyre me eksperiencë.
“Mondo Deportivo” hartoi një listë me “kandidatët e përshtatshëm” për të drejtuar Real Madridin dhe për gazetën sportive në krye të preferencave do të ishte një lavdi e vjetër si Raul, aktualisht trajner i Castillas.
Ish-sulmuesi deri më tani ka drejtuar vetëm ekipet e moshave të los blancos.
Ashtu siç ka ndodhur prej vitesh, ka qarkulluar emri i kandidatit të përjetshëm Pochettino. Argjentinasi aktualisht është pa skuadër.
Nuk përjashtohet as gjermani Thomas Tuchel, i cili ka plot suksese me Dortmundin, Paris Saint Germain dhe Chelsean.
Më pas janë opsionet e rikthimit. Zinedine Zidane i cili është pa ekip dhe Josè Mourinho. Portugezi është i fokusuar në përvojën e tij me Romën, por asgjë nuk mund të merret si e mirëqenë me të. /zoom.al/