Aplikacion
Milani u mund nga Udinese 1-3 në javën e 27-të të Serie A dhe tani rrezikon seriozisht vendin e katërt dhe një pozitë në Champions.
Kuqezinjtë e filluan keq lojën dhe në minutën e 10-të e panë veten në disavantazh pas një gjuajtje të saktë me këmbën e djathtë nga Pereyra.
Në fund të pjesës së parë ndodh gjithçka: Doveri jep një penallti falë Varit, Ibra humbet nga pika e bardhë, por arbitri e përsërit sepse Beto hyri i pari në zonë dhe mori pjesë në aksion.
Në ripërsëritje, suedezi nuk gaboi (49′), duke u bërë golashënuesi më i vjetër në Serie A.
Megjithatë, në minutën e 51-të, Beto parashikoi Thiaw dhe e çoi përsëri Udinesen në avantazh.
Në minutën e 70-të Ehizibue shënoi golin e tretë dhe mbylli ndeshjen.
Për Piolin vetëm një pikë në tre ndeshjet e fundit në kampionat. /zoom.al/
Uzuni çmend edhe komentatorin e ndeshjes pas golit kundër Albacete | VIDEOMyrto Uzuni është i papërmbajtshëm te Granada. Sulmuesi i kombëtares ka realizuar një tjetër gol në kampionat në fitoren 2-1 kundër Albacete në transfertë.
Uzuni arriti të tund rrjetën në minutën e 30 pas një zbritje të shpejt në sulm duke mahnitur edhe komentatorin.
M. Uzuni en forme plus que jamais (21ème ⚽️)
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) March 18, 2023
Më pas ndërkombëtari shqiptar dhuroi edhe një asist për Sanchez, që golin e dytë në minutën e 54’.
Ky ishte goli i 20 sezonal në La Liga II në Spanjë, ndërsa ka dhënë edhe 4 asiste. /zoom.al/
GAFË e rëndë/ Deputeti i PS-së, Toni Gogu: Hajredin Pasha është heroi i DibrësDeputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu mendon se Hajredin Pasha është heroi i Dibrës. Të paktën, kështu shkroi në një postim të sotëm në Facebook:
“170 vite këngë e lavdi, dedikuar Hajredin Pashës, heroit të gjithë dibranëve. Një prej dedikimeve që ndër breza është trashëguar e vijon të ngjallë njësoj emocione. #hajredinpasha #hero #song #dibra #history.”
Rreth 1 orë e 20 minuta më pas, Gogu ndryshoi postimin, duke hequr emrin e gjeneralit osman që dërgoi Porta e Lartë kundër kryengritjes shqiptare. Shkak duket se u bënë komentet e shumta, ku deputetit iu tërhoq me shpejtësi veshi nga komentuesit. Duhet thënë se heroi i Dibrës është Iljaz Pashë Dibra, i cili luftoi kundër osmanëve gjatë betejave të Gjoricës në 1844.
Nisur nga kjo, kush ishte Hajredin Pasha, një nga gjeneralët famëkeq të osmanëve?
Vendet e pushtuara nga Perandoria Osmane, mes të cilave edhe Shqipëria ngritën krye kundër reformave të Tanzimatit apo rregullave të reja të Portës së Lartë.
Për të shtypur me forcë kryengritjen e shqiptarëve dhe të dibranëve, në vitin 1844, Porta e Lartë nisi gjeneralin famëkeq Hajredin Pasha në krye të një ushtrie me 12 mijë forca dhe me armatim të rëndë e topa.
Ushtria turke marshoi në itinerarin Selanik, Shkup, Gostivar, Grykë e Radikës, Gjoricë. Qëndresën e parë kundër ushtrisë turke e bënë banorët e Rekës në malet e Vllajnicës, të cilët i shkaktuan armikut 3000 të vrarë e të plagosur. Qëndresa e dytë u bë në Fushën e thatë, në Gjoricë të Dibrës, buzë Drinit të Zi më 25 korrik 1844.
Dibranët ishin betuar, ashtu siç në këngë thuhet, “dibrën turkut mos me ia lënë”. Pra, Hajredin Pasha ishte pushtues dhe jo heroi i Dibrës./ Zoom.al
Covidi rriti infarktet, pas pandemisë më shumë pacientë me probleme kardiovaskularePandemia e koronavirusit ka rritur numrin e pacientëve me probleme të zemrës. Mjekët kardiologë konstatojnë rritje të infarkteve tek individët që kanë kaluar Covidin.
Trompozat dhe embolitë pas sëmundjes janë shkaku kryesor i infarkteve tek këta persona. Zemra nuk po kursen as të rinjtë.
Mjekët e qendrës spitalore “Nënë Tereza” thonë se sëmundjet kardiovaskulare dhe vdekjet prej tyre po ndodhin edhe në moshat nën 40 vjeç.
Gjatë një konferencë shkencore në Indi për sëmundjet kardiovaskulare u theksua se 52% e vdekjeve në botë kanë shkak zemrën.
Ndërkohë mjekët shqiptare pritet të aplikojnë teknika të reja për trajtimin e këtyre sëmundjeve siç është implantimi i valvulës së aortës pa hapje kraharori.
As Noizy nuk shpëton dot/ Këngëtari bën veprimin e papritur, poston videon e Luizit (VIDEO)Luiz Ejlli është emri më i komentuar për momentin që pas hyrjes së tij në “Big Brother Vip.”
Këngëtari nga Shkodra ka arritur të fitojë zemrat e mijëra shqiptarëve.
Gjithashtu mjaft VIP-a kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre kundrejt Luizit.
Së fundmi, reperi i njohur Noizy duke performuar në skenë këngën e tij të re “Jena mbretër 2”, që pritet të lansojë së shpejti, ka publikuar edhe një video të Ejllit brenda shtëpisë duke kërcyer.
Në këtë mënyë duket se reperi ka shprehur mbështetjen e tij për Luizin.
Kujtojmë se mbrëmjen e sotme Luizi, Armaldo dhe Kristi janë në nominim dhe njëri prej tyre do të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Një tërmet i përmasave të paimagjinueshme do të ndodhë në Stamboll? Çfarë thonë shkencëtarëtPër më shumë se pesë javë, Turqia është përballur me pasojat e një tërmeti shkatërrues me magnitudë 7.8 në juglindje të vendit.
Por presioni po rritet mbi autoritetet për t’u përgatitur për mundësinë e një fatkeqësie tjetër natyrore me përmasa të paimagjinueshme në Stamboll.
“Perspektiva për Stambollin nuk është e ndritshme. Nuk është aspak e ndritshme”, thotë profesor Celal Sengor, një nga gjeoshkencëtarët më të shquar të Turqisë.
“Nëse një tërmet i madh nuk do të ndodhë në njëzet vitet e ardhshme në Stamboll, atëherë të gjithë do të habiteshim shumë. Është vetëm një probabilitet, por probabiliteti është i lartë”, thotë profesori i Universitetit Teknik të Stambollit për CNN.
Me dy linja kryesore të thyerjes në afërsi të saj, atë të Anadollit të Veriut dhe atë të Anadollit Lindor, Turqia është një nga rajonet sizmikisht më aktive në botë. Është një realitet gjeologjik që ka rritur shqetësimin për gatishmërinë e Stambollit ndaj tërmeteve.
Dikur kryeqyteti i Perandorisë Bizantine dhe i Perandorisë Osmane, qyteti me popullsi të dendur është shtëpia e rreth 16 milionë njerëzve. Ai shtrihet në mënyrë të pasigurt pranë Gabimit të Anadollit të Veriut, (është një çarje aktive e rrëshqitjes djathtas në Anadollin verior dhe është kufiri i transformimit midis Pllakës Euroaziatike dhe Pllakës Anadollit) i cili kalon brenda 20 kilometrave (12.4 milje) nga Stambolli dhe përmes Detit Marmara, sipas Shoqërisë Gjeologjike të Londrës.
Historikisht, Gabimit i Anadollit të Veriut ka çuar në disa tërmete katastrofike, duke përfshirë një tërmet me magnitudë 7.6 që goditi qytetin e afërt të Izmit në vitin 1999, duke vrarë mbi 17,000 njerëz dhe duke zhvendosur rreth 500,000 të tjerë.
Sot, ekspertët vlerësojnë se një tjetër tërmet në të gjithë Gabimin e Anadollit të Veriut mund të arrijë një magnitudë prej 7.2 dhe 7.8 ballë, me pasoja shkatërruese për qendrën tregtare dhe industriale të Turqisë. Megjithatë, koha e një tërmeti të tillë është e pamundur të parashikohet.
Një studim i kryer nga Observatori Kandilli dhe Instituti i Kërkimeve të Tërmeteve vlerëson një numër të vdekjeve prej më shumë se 14,000 nëse një tërmet me magnitudë 7.5 në Stamboll do të ndodhte natën. Megjithatë, disa ekspertë besojnë se numri do të jetë shumë më i madh.
“Përllogaritja ime është rreth 100,000. Do të jetë kërdi. Ju nuk mund të mendoni vetëm për ndikimin e drejtpërdrejtë të lëkundjes, duhet të mendoni edhe për atë që do të pasojë lëkundjen. Do të ketë plaçkitje, zjarre, epidemi. Do të jetë e tmerrshme”, thotë Sengor.
Parashikimet aktuale nga Bashkia Metropolitane e Stambollit tregojnë se një tërmet me magnitudë 7.5 ballë përgjatë Gabimit të Anadollit të Veriut mund të çojë në shkatërrimin e rreth 90,000 ndërtesave në qytet, me 260,000 ndërtesa të tjera që mund të përballen me dëme të konsiderueshme. Është një parashikim i kthjellët që mund të lërë rreth 4.5 milionë njerëz të pastrehë, sipas zyrtarëve të qytetit – kjo është më shumë se një e katërta e popullsisë së Stambollit.
Tani, pasi më shumë se 48,000 njerëz u vranë në Turqi nga tërmeti i muajit të kaluar, Stambolli po garon për të forcuar mbrojtjen e tij kundër një fatkeqësie natyrore që ekspertët thonë se mund të godasë në çdo moment.
Pak para “Prime”, zbulohet supriza e Kiarës për LuizinModeratorja Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli kanë treguar se gjenden bashkë edhe pas çdo vështirësië brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Gjatë një bisede me Luizin, Kiara është shprehur se këngëtari do të suprizohet nga një gjë e bukur pasi ai të kalojë nominimin.
Edhe pse këngëtari ka insistuar Kiara nuk ia ka treguar vëtëm i ka lënë të nënkuptohet se ajo ka përgatitur një surprizë për Luizin gjë, e cila pritet të ndodhë brenda shtëpisë.
“Do të kënaqesh ti nga një gjë e bukur, kaq të them nuk të them më shumë, do të ndodhë këtu, është një gjë e bukur por nuk e them dot, nuk flas më e kam bërë unë për ty nëse do e kalosh nominimin”, është shprehur Kiara.
Përfundon “BBVK”, Fifi thumbon hapur Lori HoxhënMbrëmjen e djeshme (17 mars) përfundoi edicioni i parë i “Big Brother Vip Kosova”, ku fitues u shpall Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.
Pas fitores së tij reagimet kanë qenë të shumta dhe një i tillë nuk ka munguar as nga Filloreta Raçi-Fifi. Në komentin e saj këngëtarja ka përgëzuar gjithë produksionin për realizimin e një ‘reality show’ të këtij lloji.
Stresi, e fitove vëlla”, shkroi fillimisht ajo.
“Big Brother VIP Kosova” hallall për këtë edicion njerëzor, hallall. Me shumë kujdes ruajtët edhe imazhet e këtyre personazheve”, shtoi mes të tjerash Fifi.
Ky reagim i artistes mori një vëmendje të veçantë, për shkak se qartazi ishte një thumb për produksionin e “BBV Albania”, ku pjesëmarrëse edicionin e parë ishte vetë Fifi. Këngëtarja pas eksperiencës së saj, të cilën e la në gjysmë ka pasur disa mosmarrveshje me produksionin e reality-show-t.
Më herët ajo reagoi për promon e BBVA2, të publikuar nga “Top Channel”, ku produksioni kishte përfshirë edhe momentin kur asaj i kishte rënë të fikët.
Asokohe Fifi u shpreh ashpër duke thënë se “Top Channel”, po i shkatërron jetën.
“Pseudo opinionistë”/Zhaklin Lekatari i përgjigjet ‘dhembë për dhembë’ deklaratave të Arjan KonomitZhaklin Lekatari ka qenë këto javë pjesë e debateve online për shkak të rolit të saj si opinioniste në shtepinë e “Big Brother VIP”. E ftuar në programin e Ermal Peçit në RTSH “Më prit në fundjavë” ajo tregoi se për shkak të impenjimit të saj ajo ka ndryshuar stilin e jëtëses, për të qënë më e sigurtë ndaj kërcënimeve.
“Ka ndryshuar gjithçka, kam mesazhe kërcënuese. Më kanë ndalur, shkulur pasqyrat e makinës. Tani jam shumë e kujdesshme për çdo lëvizje”, tha Zhaklina.
Mesazhet e Zhakut kanë ndarë opinionin pro dhe kundër, madje edhe figura si Arjan Konomi kanë kritikuar qëndrimet e saj.
Konomi pak ditë më parë shkruante: “15 vite më parë. Opinionisti zgjidhej në bazë të një përvojë profesionale në media dhe jo rastësisht. Po opinionistët që shohim sot ekraneve televizive nga vijnë? Çfarë kanë bërë në media? Cila është CV e tyre? Çfarë eksperience të mëparshme kanë? Si mund të lihen programe me audiencë rekord në dorën e pseudo-opinionistëve anonimë? Impakti i madh publik kërkon tepër profesionalizëm…sa keq që ndodh e kundërta!!!”.
Përgjigja e Zhakut është: “Unë kam qenë prej kohësh gazetare. Nuk e kuptoj çlidhje ka diploma. Më habiti. Nuk di që ka shkollë për opinioniste, nësë ka do shkoj.Ndoshta këta që kritiktojnë do donin të ishin në vendin tim dhe kaq”.
Kush i rrit pagat?Një nga shtyllat kryesore të programit ekonomik ku po bazohet fushata zgjedhore e këtij viti është nisma e rritjes së pagës minimale në 40 mijë lekë të rinj, nga 34 mijë lekë që është sot, pra një rritje me 6 mijë lekë ose 15%.
Edhe pse zgjedhjet vendore nuk kanë lidhje me politikat e qeverisë qëndrore dhe përdorimi i kësaj fuqie të partisë në pushtet në mes të fushatës bie ndesh me parimet e një gare të ndershme duke vendosur kandidatët në kushte të pabarabarta, kjo mbetet për t’u gjykuar nga autoritetet që janë ngritur për këtë qëllim. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve mund të shqyrtojë këtë politikë bashkë me dhjetra shkelje në hapjen e tenderave që po bëjnë bashkitë duke shkelur Kodin Zgjedhor.
Më shumë se sa një karamele elektorale, debatin për rritjen e pagave doja të shihja në aspektin logjik dhe ekonomik duke shtruar pyetjen se kush i rrit pagat?
Koncepti i pagës minimale lidhet më shumë me mbrojtjen sociale që politikat ekonomike ofrojnë për kategori të caktuara, punëtorët, gratë apo shtresa në nevojë e që diskriminohen. Më tej ky koncept është zgjeruar dhe përdoret po ashtu edhe nga autoritetet fiskale si një kufi që shërben për të rritur të ardhurat që paguhen nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Të dyja këto dy funksione në konstekstin shqiptar bien. Nëse rritja e pagës minimale po bëhet për të mbrojtur shtresat në nevojë, atëherë kjo duhej shoqëruar edhe me rritjen e ndihmës ekonomike, pensionet sociale dhe të invaliditetit, pagesën e papunësisë dhe vendosjen e minimumit jetik. Asnjëherë këto pagesa që bën buxheti i shtetit nuk kanë patur korrelacion logjik me njëra-tjetrën. Për shembull, ndihma mesatare ekonomike për një familje është 7 mijë lekë, pagesa e papunësisë 16 mijë lekë, pensioni mesatar në qytet 17 mijë lekë dhe në fshat 10 mijë lekë.
Aspekti tjetër i mbledhjes së kontributeve shoqërore dhe shëndetësore për efekte fiskale, pra rritjen e të ardhurave nga taksat në buxhet duket se është përmbushur. Megjithatë kjo është bërë duke rënduar kostot për sektorin privat, duke qënë se biznesi mban numrin më të lartë të të punësuarve. Edhe në këtë rast politika është e paplotë, pasi fondet e rritura nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore duhet të sillnin përmirësim të shërbimeve shëndetësore dhe akses më të mirë për qytetarët, gjë që nuk ka ndodhur. Duhet të përktheheshin në masa parandaluese për të frenuar largimin e bluzave të bardha nga vendi, gjë e cila sërish nuk ka ndodhur me vite, përvec një rritje të një kategorie të vogël që u njoftua disa javë më parë. Rritja e kontributeve nga të ardhurat e pagës minimale, nuk ka rritur në masën e duhur as pensionet e as të ketë zbutur deficitin e skemës së pensioneve, i cili përkundrazi cdo vit është thelluar.
Kryeministri nga ana tjetër e lidh rritjen e pagës minimale me largimin e shqiptarëve. Ana e mirë e kësaj është pranimi i faktit se shqiptarët po largohen dhe ana e keqe është se kjo nuk është zgjidhja. Rritja e pagës me 6 mijë lekë në muaj nuk do të mbajë askënd që do të ikë nga Shqipëria, as ia zgjidh problemet ekonomike, ndërsa shkaqet ekonomike nuk janë arsyet e vetme pse po largohen shqiptarët.
Tani të dalim te pyetja që u shtrua në fillim: kush i rrit pagat? Pagat në të gjitha ekonomitë e lira i rrit sektori privat. Produktiviteti i punës, zhvillimi i biznesit, rritja e konkurrencës, shtimi i shitjeve dhe fuqia e tij në një të ardhme për të eksportuar rrit të ardhurat, cka reflektohet edhe në shtimin e pagës, fuqisë punëtore, rritjen e trajnimit profesional të stafit etj. Në momentin që sektori privat rrit pagat, atëherë presioni shtohet edhe mbi administratën publike, të cilët mund të rrezikojnë që t’iu ikin specialistët dhe rritin pagat. Por këtu tek ne kjo nuk ndodh. Madje sot akoma vendet e punës në shtet janë më të kërkuarat.
Gjatë viteve të fundit qeveria ka rritur disa herë pagën minimale, por kjo nisëm nuk ka ushtruar presion në rritjen e pagave të tjera mbi këtë kufi. Nëse në vitin 2014 paga minimale ishte 22 mijë lekë, në fund të vitit 2020 u rrit në 34 mijë, rritje me 35%, ndërsa paga mesatare u rrit me më pak se 30%. Nga 2020-a dhe deri në fund të vitit 2022, paga minimale u rrit me 23%, por paga mesatare me vetëm 16%. Në të gjitha vendimet e kaluara, rritja e pagës minimale nuk ka ndikuar në rritjen e pagave të tjera, cka e bën të palogjikshme nismën e fundit dhe rrëzon mitin se pagat i rrit shteti. Tashmë në rastin e rritjes së pagës 40 mijë lekë muajin e ardhshëm, do të dalin një sërë problemesh të tjerash ku paga e një specialisti në administratë do të barazohet me atë të një sanitare apo roje, dhe po kështu edhe në sektorin privat.
Fakti se në 10 vitet e fundit pagat janë rritur me shtysën e shtetit, tregon se ekonomia vendase ndodhet në një cikël të mbyllur që nuk ka vizion zhvillimi (ky fakt ilustrohet më së miri që në 30 vjet rritja ekonomike është mbështetur te sektori i ndërtimit cka nga pikëpamja ekonomike do të ishte utopi). Kjo mund të ndihmojë disa shtresa dhe mund të përtypet si thërrime elektorale për disa që do t’u vijë mirë nga kjo rritje, por nuk është zgjidhje e problemit. M.q.s kryeministri në takimin me sipërmarrësit e krahasoi rastin e largimit të punëtorëve me barsoletën e pronarit të gomarit që tha se gomari më ngordhi në momentin që e mësova pa ngrënë, për mua anekdodë me e bukur është ajo e gomarit që pa ujkun dhe dhe në vend që të ikte me vrap e të shpëtonte, nisi t’ia mbushte mendjen vetes që nuk është ujk që të largonte frikën. Dhe si përfundoi ngjarja dhe kush është në këtë rast gomari kuptohet!
Nga Ola Xama