Aplikacion
Banori i “Big Brother VIP Albania”, i kthyer në fenomen tashmë, Luiz Ejlli ditën e sotme ka marrë një përshëndetje të veçantë. Në videon e postuar në Gazetën Insajderi në rrjetin social TikTok, shihet një burrë duke dëgjuar këngën e Luizit kushtuar Kiarës.
Ai fillimisht përshëndet me fjalën “Mirëmengjes”, thënë në gjuhën shqipe, pastaj vazhdon duke thënë se është polak që jeton në Angli.
“Mirëmëngjes! Jam polak, jemi në Mbretërinë e Bashkuar. Unë jam duke e mbështetur Luizin në “Big Brother”, më të mirin e Shqipërisë.
Uroj që ti do të fitosh. Do të kesh vetura të mira, G63- CDS të zi, kur të vish në Angli”, ka thënë burri, i cili duket se Luizit i ka premtuar një veturë luksoze.
Luizi është bërë një fenomen i cili vazhdon të përfolet në masë të madhe në të gjithë shoqërinë duke e përgëzuar për strategjinë mahnitëse që po përdor në Big Brother duke bërë që gjithë banorët ta kenë frikë nga loja që ai bën.
Por, fansat e tij të zjarrt kanë arritur që ta mësojnë edhe anën e tij emocionale, ndjeshmërinë që ka dhe falenderimin për mbështetësit e tij që e di tashmë që ka shumë pasi është personi që i vijnë kaq shumë drona shpesh herë duke i dhënë informacione me shume rëndësi.
“Shikoje nga parakolpi”/ Zbulohet se kush është Ina, policja e komenteve seksisteNjë skandal është denoncuar ditën e sotme në media, ku efektivët e Policisë së Shtetit, bënin komente seksiste në një grup ËhatsApp-i, ku komentonin fotot e një 18-vjeçare, e cila ishte denoncuar e humbur nga familjarët e saj dhe fotot iu ishin dorëzuar bluve nga këta të fundit.
Mes efektivëve që komentonin fotot ishin dhe shefat e komisariatit nr.1 në Tiranë si dhe një efektive e quajtur Ina. Në lidhje me këtë të fundit, mësohet se bëhet fjalë për efektive Ina Nuka, e cila mori vëmendje publike kur u plagos rëndë në gishtat e dorës gjatë një proteste të banorëve të Astirit .
Ajo u takua edhe me ministrin e Brendshëm të asaj kohe i cili e vizitoi pas ndërhyrjes së kryer në dorë në një spital në Turqi.
Lidhur me këtë skandal policia njoftoi se ka pezulluar nga detyra shefin e Komisariatit 1 dhe po vijon hetimet për efektivët e tjerë.
Aksident në Fier/ Makinat përplasen “kokë më kokë”Një aksident është shënuar rreth orës 21:30 pranë vendit të njohur si pallatet e sharrës në Fier.
Dy automjete “Mercedes-Benz” janë përplasur me njeri tjetrin duke sjellë edhe lëndimin e drejtuesve të mjeteve.
Mësohet se si pasojë e plagëve të marra është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Fierit drejtuesja e njërit prej mjeteve e cila fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu e po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
“Shqiptarët kontrollojnë rrugën transatlantike të kokainës”, DailyMail: Furnizohen në AmerikëBandat shqiptare të trafikut të lëndëve narkotike kanë marrë kontrollin e furnizimit me kokainë në Amerikën e Jugut, me të cilën kanë “përmbytur” edhe Britaninë.
Ky konstatim u bë sot nga DailyMail pas një hetimi ku evidentohej se baza e trafikut është Ekuadori, ndërsa tregu përfundimtar Britania e madhe.
Hetimi nxjerr në pah koston e vërtetë të “epidemisë së kokainës” në Mbretërinë e Bashkuar .
Tregu i kokainës në Britani mendohet se kap një vlerë prej 2 miliardë paundësh, referuar këtu edhe faktin që janë rreth 976,000 përdorues.
Ndërkohë numri vjetor i vdekjeve të lidhura me kokainën është shtatëfishuar në vetëm një dekadë, duke arritur në 840.
Hulumtimi i Agjencisë Kombëtare të Krimit ka treguar se grupet shqiptare të krimit të organizuar kontrollojnë tregun e kokainës në të gjithë qytetet kryesore dhe zonat periferike të Britanisë (me përjashtim të Merseyside, ku gangsterët vendas mbeten në krye të grupeve kriminale).
Të njëjtët baronë droge kanë marrë kontrollin me dorë të hekurt të shpërndarjes së kokainës nga Ekuadori, gjë që i ka bërë të përfshihen edhe në luftime të përgjakshme me kartelet lokale në mënyrë që të marrin në zotërim zonat e influencës.
Sipas burimeve, një figurë misterioze e botës së krimit nga Shqipëria, e njohur vetëm me iniciale, thuhet se është një nga organizatorët e krimit në krye të një rrjeti tregtarësh droge që furnizonin me kokainë profesionistët e klasës së mesme, udhëtarët dhe studentët.
Në fillim të kësaj jave doli se prodhimi global i kokainës ka arritur nivele rekord me rikthimin e kërkesës pas bllokimeve të shkaktuara nga pandemia e Covid.
Muajin e kaluar një kongresmen kryesor ekuadorian zbuloi se si kërcënimi i mafies shqiptare e ka infektuar vendin e tij përmes dhunës dhe ryshfetit për të ndërtuar një biznes të paligjshëm miliona dollarësh që konsiston në blerjen e kokainës me një çmim më të ulët në Amerikën Latine dhe tregtimin e saj në Europë.
Fernando Villavicencio, president i komitetit të mbikëqyrjes së Kongresit, tha se rreth 4,000 shqiptarë jetojnë në Ekuador.
“Trafiku i drogës, korrupsioni dhe forma të tjera të krimit të organizuar kanë kontaminuar një pjesë të madhe të sistemit të shtetit ekuadorian, të klasës politike dhe partive, të institucioneve të drejtësisë, sistemit financiar dhe madje kanë depërtuare dhe deri tek vetë forcat e rendit përgjegjëse për luftimin e krimit të organizuar”, ka deklaruar ai.
Kokaina e kontrabanduar nga Ekuadori në Britani zakonisht fshihet në anije me kontejnerë dhe hyn përmes porteve të Roterdamit ose Antwerp-it, të cilat gjithashtu kanë parë një rritje të madhe të krimit të bandave të lidhura me drogën.
Siç zbulohet në dokumentarin e Dailymail, pjesë të Ekuadorit janë kthyer në “Perëndimin e Egër” teksa shqiptarët dhe kartelet e Amerikës së Jugut luftojnë njëri-tjetrin.
Gjatë gati një muaji në Ekuador, gazetarët e DailyMail u ftuan nga institucionet vendase në operacione kundër narkotikëve dhe panë dy peshkatarë që u arrestuan duke u përpjekur të kontrabandonin kokainë me vlerë 20 milionë dollarë në brigjet e Ekuadorit.
Në pjesën e dytë të hetimit të medias britanike, flitet për një bos ekuadorian që thyen kodin mafioz të heshtjes për të zbuluar se si banda e tij po punon me trafikantët shqiptarë për të transportuar drogën në Europë.
Në një rrëfim të jashtëzakonshëm, ai tregon se si e kreu sulmin e tij të parë vrasës në moshën 14-vjeçare.
DailyMail zbulon gjithashtu historinë e patreguar të një prej narkotrafikantëve më famëkeq të Shqipërisë, i cili është liruar para kohe në mënyrë të dyshimtë nga një burg në Ekuador.
Dritan Rexhepi është quajtur “mbreti i arratisjeve” për shkak të arratisjes nga burgjet në Belgjikë dhe Shqipëri; dhe “mbreti i kokainës” për ‘suksesin’ e tij në futjen e kokainës në Evropë.
Ai tani duket i vendosur të shfrytëzojë një boshllëk ligjor për të shmangur ekstradimin në Evropë, ku kërkohet për një sërë krimesh të lidhura me bandat, përfshirë edhe vrasje.
Rexhepi, i cili është paraqitur në listën e “Most Wanted” në Scotland Yard, është tipik i shumë narkotrafikantëve shqiptarë me bazë në Ekuador, të cilët, duke anashkaluar ndërmjetësit tradicionalë, negociojnë drejtpërdrejt me prodhuesit e kokainës në Amerikën e Jugut dhe komandojnë të gjithë zinxhirin e furnizimit për sjelljen e narkotikëve nga Amerika e Jugut në Evropë, në veçanti në Mbretërinë e Bashkuar.
“Unë s’e kam puthur ndonjëherë”/ Kriset çifti? Keisi: Kam harruar veten, po më shkatërron
Keisi ndjeu nevojën të fliste me Oltën për marrëdhënien me Kristin, që prej ditësh është komplikuar dhe asnjëri prej tyre, nuk po i jep dot zgjidhje.
Keisi tha se ajo ka harruar veten brenda në shtëpi, duke u marrë gjithë kohën me Kristin dhe kjo gjë po e “shkatërron” atë. Ajo u shpreh se ditët e para, pëlqimi mes tyre ishte shumë i lezetshëm, por më vonë çdo gjë u bë monotone.
Olta i tha Keisit se ajo ia kishte thënë këto fjalë që përpara se të hynte Sabiani në shtpëi, por ata të dy i morën për keq komentet e saj. Ajo shtoi se e ka parë Keisin që kujdeset gjithë kohën për Kristin dhe se thuajse kishte harruar të merrej me veten.
Olta u shpreh se mes Keisit dhe Kristit nuk ka kimi dhe në krahasim me raportin që është krijuar mes Luizit dhe Kiarës, ata në syrin e saj nuk duhen.
Ajo i tha Keisit se ka nevojë për përkëdhelje, gjë të cilën Kristi nuk ia ka ofruar në asnjë moment. Sipas saj, Kristi as që e ka bërë të lumtur Keisin.
SONDAZHI/ Zbulohet përgjigjet e qytetarëve të Tiranës, Belind Këlliçi rritet me 3.8%Numri i kryeqytetasve që në 14 maj do të zgjedhin Erion Veliajn për të drejtuar Bashkinë Tiranë është rritur me 0.2% dhe nga 45.6% që ishte në matjet e bëra nga Barometri në Euroneës Albania në shkurt ka shkuar në 45.8% në Mars.
Rritje me 3.8% ka pasur edhe numri i qytetarëve që do të votojnë Belind Këlliçin në 14 Maj nga 21% që ishte në shkurt në 23.8% në mars.
Në këto matje të bëra nga Barometri në një muaj është ulur numri i qytetarëve që nuk do të votojnë nga 9% që ishte në shkurt në 8.5% në mars.
Po ashtu është ulur edhe numri i kryeqytetasve që nuk e kanë vendosur ende kë do të votojnë në 14 maj nga 22.1% që ishte në shkurt në 19.8% në mars.
Rama konfirmon Ervin Demon për Bashkinë e BeratitErvin Demo do të jetë sërish kandidati i Partisë Socialiste për drejtimin e Beratit dhe për 4 vitet e ardhshme.
Mësohet se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS-së, është konfirmuar besimi i kreut të socialistëve për Demon dhe për një mandat tjetër në krye të Bashkisë.
Po ashtu mësohet se Demo ka marrë afirmimin e Ramës në mbledhjen e djeshme të drejtuesve të qarqeve.
Para se të bëhej kryebashkiak, gjatë viteve 2012-2016 Demo ka qenë Zv. Dekan i Universitetit të Tiranës dhe në periudhën 2017-2018 ka mbajtur detyrën e Zëvendësministrit të Arsimit, Rinisë dhe Sporteve.
Rama tallet me Presidentin, i nxjerr foton në këmbë dhe pastaj e ndryshonKryeministri Edi Rama ka shkaktuar një skandal protokollar në raport me kreun e Shtetit mesditën e sotme.
Në përfundim të takimin në presidence ku i propozon Presidentit emrin e kreut të ri të SHISH, Rama publikoi një foto ku Begaj ishte në pozicion gjysmë të ulur dhe që në pamje të parë krijonte një përshtypje jo të mirë në marrëdhënien mes numrit 1 dhe numrit 3 (kryeministri) të Piramidës shtetërore. Pas këtij momenti, për ti paraprirë komenteve negative, stafi i kreut të qeverise e ndryshoi me urgjencë foton, duke vendosur një tjetër ku Rama e Begaj ishin duke biseduar.
Në arkivën e fotografive janë të shumta fotot kur kryeministri mban një pozicion shpërfillës ndaj Presidentit, qe nga dita kur u takuan për herë të parë në zyrën e tij kur i ofron postin e kreut te shtetit deri ditën e sotme kur në shkallët e presidencën, teksa Begaj kishte dalë për ta përcjellë dhe e shihte në sy, vështrimi i Ramës ishte në drejtim te korpusit universitar.
Mesazhet seksiste për të renë e zhdukur, pezullohet nga detyra shefi i komisariatit
Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra për një muaj shefin e komisariatit numër 1 Rustem Dervishi në kryeqytet për komunikimin joetik me vartësen e tij police lidhur me zhdukjen e një 18-vjeçareje.
“Në lidhje me një postim në rrjetet sociale, në të cilin pasqyrohet komunikimi joetik në një grup komunikimi në platformën WhatsApp, midis disa punonjësve të Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë, ju bëjmë me dije se menjëherë pas marrjes dijeni, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka pezulluar nga detyra, për një periudhë 30-ditore, Shefin për Krimet në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në DVP Tiranë, Komisar R. D., për shkelje të rëndë disiplinore, të parashikuar nga neni 204 i rregullores së Policisë së Shtetit”.
Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e AMP-së, vijon punën për kryerjen e një hetimi të plotë administrativ për këtë rast.
Biseda në Whatsapp:
Rustem Dervishi: Kjo vajzë është larguar nga banesa dhe nëse konstatohet të shoqërohet në komisariatin më të afërt.
Ina: Çfarë viti prodhimi është shef?
Rustem Dervishi: Modeli i fundit duket.
Petrit Hala: Shikoje Ina nga parakolpi.
Ina: Si urdhëron shef. Fshati që duket s’ka nevojë për kallauz.
Petrit Hala: Fshati që duket nuk ka nevojë për dita
Rustem Dervishi: 24/02/2005
Petrit Hala: Do pyetur ato punëtorët e atij lokalit që kishit sot për kallëzim mbase e kanë parë.
Ina: Ah, jo shef subjekti në fjalë nuk lëviz nëpër ato zona. Ka direzione të sakta me objektiva të qarta për jetën!
U ndalua pasi lëvizte me 306 km/h me Ferrari, kush është shqiptari që tallej me policinë anglezeAleks Visha, që u ndalua ditën e sotme nga policia për drejtim automjeti me shpejtësi të lartë nuk është një emër i panjohur për autoritetet, jo vetëm shqiptare, por edhe ato britanike.
Në janar të vitit të shkuar ishte media britanike Daily Mail ajo që kushtoi një artikull shqiptarit, i cili duket se është i prirur të sfidojë rregullat.
Në atë kohë media britanike shkruante se edhe pse i burgosur në një burg të Britanisë së Madhe, shqiptari, Aleks Vishaj bënte video live në rrjetet sociale ku fyente autoritetet angleze.
Vishaj në atë kohë ishte arrestuar dhe akuzohej për vjedhje, ndërsa ndodhej i burgosur në burgun Wandëorth të Londrës, që nga marsi i vitit 2021.
Edhe pse ai kishte qenë ekstraduar në Shqipëri, sipas mediave britanike, Vishaj në atë kohë 32-vjeçar, ishte rikthyer sërish në Mbretërinë e Bashkuar, e tallej në rrjete sociale për këtë gjë.
Ai thoshte se ligji për ekstradim nuk është aq i fortë seç thuhet.
Sipas mediave britanike, Vishaj, ka përdorur një pasaportë false për t’u kthyer në Londër, e ka ardhur ose përmes transportit detar, ose linjës së fluturimeve.