Aplikacion
Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi thotë se ngjarja e ndodhur në ‘Don Bosko’ me një viktimë të pafajshme dhe 6 të tjerë të plagosur, do të zbardhet.
Rexhepi tha se ka rezultuar se sa herë ngjarjet kanë lidhje me Ervis Martinajn, zbardhen pasi policia ka të infiltruar në këtë grup kriminal.
“Kur ngjarjet lidhjen me Martinajt, ngjarjen zbulohen. Janë dosje, policia ka arritur që të ketë persona të infiltruar në grupin e Martinajt, mund të ketë mungesë vëmendje për kundërshtarët e tij, por një zell nga grupi i Ervis Martinajt, dhe jo aq për rivalët”, tha ai.
Zbardhet vrasja e Ari Papës/ Mediat greke: Ekzekutori, vrasës me pagesë i ardhur nga TiranaAutoritetet greke kanë zbardhur pas 2 vitesh hetime vrasjen e Ari Papës nga Saranda.
Policia greke ka arrestuar një taksist shqiptar me precedentë penale, i skeduar me 4 emra dhe 3 mbiemra dhe një shtetas grek me profesion barist.
Në kërkim është shpallur autori kryesor i vrasjes, një vrasës me pagesë i mbërritur nga Tirana me qëllim ekzekutimin e Papës dhe mendohet se ndodhet sërish në Shqipëri. Shkak i vrasjes janë përplasjet për trafikun e drogës dhe mendimi i taksistit shqiptar se Ari Papa ishte spiun i policisë greke.
Taksisti shqiptar rezulton me precedentë për trafik klandestinesh dhe është i skeduar, ndërkohë që edhe shtetasi grek rezulton me precedentë penale.
Ata akuzohen për organizimin e vrasjen dhe transportin e vrasësit me pagese. Në lidhje me vrasësin e dyshuar po bashkëpunohet me autoritetet ligjzbatuese shqiptare.
Ari Papa u vra në 30 maj 2021 në një lokal në Sepolia të Athinës.
Papa i ka shpëtuar 3 atentateve të mëparshme ndërkohë që rezulton i përfshirë në një grup kriminal në Greqi për trafik droge dhe vrasje.
Ari Papa konsiderohet një nga personazhet e rëndësishme të mafies shqiptare në Greqi.
Profili:
Ari Kosta Papa, i datëlindjes 02.10.1989, nga fshati Dhiver i Sarandës, i njohur me pseudonimin “Ari vogël”, nuk rezulton të ketë fotografi as në regjistrin e gjendjes civile të Sarandës e Finiqit, por as në sistemin TIMS. Në Shqipëri ai është një “fantazëm”, edhe pse një ish-oficer i policisë së Sarandës, i cili kërkon që identiteti i tij të mbetet i fshehtë, shprehet se: “Arin e vogël e njoh vetëm si emër, por të dhënat e mia e lidhin atë ndoshta me krime të ndodhura në Sarandë në vitet 2005-2006 ose me protagonistë banorë të Sarandës në Athinë në vitet e mëpasshme”.
Megjithatë në Greqi, Ari Papa është një person me background të pasur kriminal. Ai ishte i skeduar për trafik droge dhe grabitje, por ajo që e ngarkonte më tepër historinë e tij ishte tentativa për ta eliminuar fizikisht, edhe jo njëherë, por tre herë, aq sa ai lëvizte rrugëve të Athinës me anti-plumb. Herën e katërt, ata që e deshën të vdekur, ia arritën qëllimit. Pak minuta para se ora të shënonte 18.00, 32-vjeçari nga Saranda u qëllua pas shpine 8 herë me pistoletë, teksa pinte kafe në bar “Kayak” në rrugën “Dyrrahu 30” në Sepolia.
Drejtori që punon taksist i thotë të gjitha në kameran e fshehtë: Qeveria i zuri të tëra vetë
Në redaksinë e emisionit Stop ka mbërritur një denoncim për Ujësjellësin e Gjirokastrës. Sipas denoncimit Drejtori Rajonal, Genti Llogo, ka punësuar kushërinjtë në sektorë kyçë. Bëhet fjalë për dy përgjegjës dhe një sekretare. Anxhela, sekretarja, thuhet se është kushërira e dytë. Mariola, shefja e Burimeve Njerëzore është vajza e hallës. Klaudio, djali i tezes.
Stop shkoi atje për të verifikuar situatën.
Gazetari-Drejtori është? Genti?
Punonjësja-Jo nuk është për momentin…
Gazetari-Do vijë? E lajmëron dikush?
Punonjësja-Po t’i themi sekretares… Anxhela të kërkojnë…!
Gazetari-Si kalove? Si je? Drejtorin donim të takonim pak?
Sekretarja e Drejtorit, Anxhela Mustafaj-Drejtori është në terren, nuk është në drejtori është në njësi…
Gazetari-Ju keni ndonjë lidhje farefisnore me drejtorin?
Sekretarja e Drejtorit, Anxhela Mustafaj-Jo.
Sekretarja e Drejtorit, Anxhela Mustafaj-Sigurtë!
Gazetari-Sepse kemi informacione, ju jeni Anxhela…ëëë, ju jeni kushërira e dytë e drejtorit?
Anxhela Mustafaj-Jo, sepse e ka gjeneralitetet në një fshat tjetër. Unë jam nga Gjirokastra…
Gazetari-Nuk ke lidhje d.m.th…?!
Anxhela Mustafaj-Unë jam mbiemër tjetër, si nga mamaja si nga babai.
Gazetari-Po Mariola Xhemali, shefe e burimeve njerëzore?
Gazetari-Kemi një informacion, që ju keni një lidhje me drejtuesin UK, z.Llogo, s’e ke asgjë?
Mariola Xhemali-Jo, e kam administrator.
Mariola Xhemali-Nçukkk, jo…!
Bexheti-Ja u kanë dhënë informacionet gabim…
Gazetari-E di. Klaudio kush është? Mos jeni ju Klaudio? Nuk punon ndonjë Klaudio këtu?
Bexheti-Ka të bëjë, por jo djalë tezeje.
Vetë drejtori Genti Llogo tha se ishte në terren dhe e mohoi të kishte punësuar kushërinjtë, por në fund të bisedës pranoi se punonjësit janë të afërm të tij. Gazetari i Stop bisedoi me Llogon në telefon.
Gazetari-Në lidhje me Klaudio Lino…
Drejtori i Qarkut UKGJ, Gentian Llogo-Pra Klaudio Lino nuk është djali im i tezes, e para e punës. Mariola nuk është vajza ime e hallës dhe Anxhela nuk është fare kushërira e ime. Ndërsa këta dy personat, janë përtej kushërinj të dytë..
Gazetari-Keni lidhje farefisnore?
Drejtori i Qarkut UKGJ, Gentian Llogo-Jo unë nuk mund ta quaj lidhje farefisnore në bazë të Kodit të Punës dhe nepotizmit.
Gazetari-Domethënë, i keni apo jo kushërinj?
Drejtori i Qarkut UKGJ, Gentian Llogo-Po nuk i kam kushërinj, o burrë. Po nëse gjyshet tona janë kushërira të para, atëherë nëse ne i quajmë këta kushërinj, dakord!
Pas 3 përgjegjësve që kishin lidhje faresinore me drejtuesin e këtij institucioni, Stop u ndal tek drejtori rajonal, Iljaz Memushi. Ai ka 6 muaj në këtë detyrë, por thuhet që ai nuk ka shkollë të lartë dhe në orarin zyrtar, punon dhe si taksist në të zezë.
Me anë të kameras së fshehtë marrim Memushin për shërbim taksi dhe ai na çon në Kakavijë. Gjatë rrugës ai flet, sesi funksionin ujësjellësi dhe pret edhe telefonatat e punës në Ujësjellës për çështje faturash.
Qytetari – Ç’bën mo? Si je?
Qytetari – Po mirë! Shtyhemi. Deri në Kakavijë aty 5 minuta, të marr një gjë dhe kthehemi prapë!
Qytetari – Si të venë punët?
Qytetari – Mirë mo, mirë! Ta vë këtë rripin unë?
Drejtori – Lëre mo, v…ri k…in!
Drejtori – Po lëre mo, kush…
Qytetari – I do tani lekët, apo kur të kthehemi? Sa do?
Qytetari – Mbaji këto! (30 mijë lekë) Na dhe këtë!
Qytetari – Ti merresh me kështu.., ujësjellës?
Drejtori – Ujësjellësin, eh…
Qytetari – S’të lënë në telefon rehat!
Drejtori – Të çajnë veshët, punë e bezdisur q…i r…bt! E kanë lënë ujin pa paguar dhe tani ia presin, e marrin në telefon.
Drejtori Iljaz Memushi flet në telefon me vartës dhe banorë…
Drejtori – (Flet në telefon) O Blerta! Në ça emri e ke atë kontratën mo? Po ti ke hyrje, apo po më thua për punën, o vlla?
Drejtori – Alo! Po ty ça të kanë prerë? Ku ta kanë prerë ujin? Në ça emri e ke kontratën ti? Do shohësh çik këtë M…. Ç….! Sa e ka debinë ajo? Po aty, a ia lidhe gjë atija, që të thamë pardje, o vlla, që e le pa lidhur? Po atija në “Manalat”? Tatjana, ajo që erdhi këtu te puna, mo? Po i thashë “mo vlla, ik, se s’ta pret njeri ujin,-i thashë unë. Nuk e heq dot nga sistemi unë! E kupton? Se sistemi është i lidhur me Tiranën. Po i thashë mo, “ik mos e ça kokën, sa të jem unë!” I dhashë dhe numrin e telefonit, ia shkruajta.
Pas 2 telefonatave vijon biseda e drejtorit me të infitruarin e Stop në makinë.
Qytetari – Ti je përgjegjësi, që ju pret këtyre?
Qytetari – Keni noi çikë rroga atje?
Drejtori – Po rrogat e ujësjellësit, unë në fakt jam përgjegjës e kam, e kam nja 700 mijë. Ku do zbresësh?
Qytetari – Po Gjirokastra ka vetëm ujësjellësin e vet, apo përmbledh?
Drejtori – Tani është bërë rajonal, përmbledh të gjitha nga Kakavija deri në Memaliaj.
Qytetari – Po pse i kanë bërë kshu?
Drejtori – E bëri qeveria ja q… r..bt! I zuri për vete të tëra. Ka dhe kshu, siç kanë qenë domethënë ndërmarrjet, siç kanë qenë thjesht i menaxhon qendra.
Qytetari – Po pse i kanë mbledh në një dorë?
Drejtori – Epo duan lekun a derëbardhë! Nuk e shikon, se ç’bëhet? O Blerta! Në ça emri, se s’më del mua aty?
Gjatë kësaj kohe, gazetari i Stop Genci Angjellari e merr Drejtorin Memushi në telefon.
Gazetari-Gazetari i emisionit Stop jam, Genci Angjellari. Kam një problematikë që po ndjek, që ka mbërritur në redaksinë tonë. Ju jeni në zyrë?
Drejtori-Po për 5 minuta, 10 minuta, 5 minuta vij aty.
Gazetari-Mirë, po të pres këtu.
Pasi mbyll telefonatën, vijon bisedën në makinë.
Drejtori – Gazetari i “Stop”-it jam! Të dua çikë aty,- tha!
Drejtori – Ku di unë o i q… r…bt! Të q… r…bt!
Pas kësaj, Memushi merr në telefon drejtorin ‘e madh’, Genti Llogon…
Drejtori – (Flet në telefon) Alo! Hë vlla! Hë mo! Ç’bëre? Ku, mo? Ore më mori një nga këta, gazetar. Më thotë mua gazetar nga “Stop”-i jam, më thotë mua, kemi një problematikë, që po ndjekim thotë. Ta dërgoj te Bexheti? Ok! Ok! Të q… r…bt!
Gazetari Angjellari e kishte takuar Bexhetin…
Bexheti-(Çfarëdolloj informacioni që do të duhet) në rrugë zyrtare…!
Gazetari-Po si mund t’i marrim zyrtare ne këto? E ke kushëri këtë, s’e ke këtë …! Ne vijmë, i verifikojmë, nuk ju bezdisim, nuk themi gjëra të paqena. Ju kush jeni?
Bexheti-Unë jam përgjegjësi i zyrës…, Bexheti.
Ndërkohë, Memushi merr në telefon Bexhetin.
Drejtori – (Flet në telefon) Bexhet, ça bëre vlla? Ku je mo? Je te puna? Se kanë ardh.., ja do vijj dhe un aty. Po folën me ty?
Dhe biseda sërish në makinë….
Qytetari – Po mos e vrit mendjen, se s’do ketë noi gjë!
Drejtori – Jo ore, po të bëjnë lajm ata të q… r…bt, se ata edhe kur bën muhabet, të incizojnë. E kupton? Të bëjnë lajm kot, o burrë, se s’kemi bërë noi gjë…
Iljaz Memushi mbërrin tek zyrat e Ujësjellësit dhe takon gazetarin e Stop.
Gazetari-Iljaz çfarë bën, se na thanë, që je në terren?
Iljaz Memushi-Unë mbuloj Gjirokastrën…/tvklan.al
Në emisionin “Opinion”, deputeti i PD, Gazment Bardhi thotë se PD që drejtohet nga Alibeaj mirëpret kandidatët e dalë nga primaret e organizuara nga Sali Berisha.
Bardhi tha se demokratët nuk kanë pse të votojnë për Partinë e Lirisë, por për PD së bashku me deputet të unifikuar mes dy grupeve.
Deputeti i PD i bëri ftesë publike kandidatit të bashkisë për Tiranën , Belind Këlliçit që të kandidojë me PD dhe të mos strehohet në Partinë e Lirisë.
“Nuk bëhet fjalë se kush është shumicë apo pakicë. Ka qenë pala jonë që ka kërkuar zhvillimin e përbashkëta të proceseve në parti. Kemi prezantuar një platformë pas dorjes së Bashës. Është shumë herë më e madhe barra duke mos futur në zgjedhje PD. Është shumë më e madhe Barra duke i bërë thirrje demokratëve votoni Partinë e Ilir Metës. Nuk është barra ime që disa gjejnë strehë në partinë e Ilir Metës. Pse duhet Belind Këlliçi të strehohet në partinë e Ilir Metës kur ka në dispozicion partinë e tij. Cili është problemi i tij me partinë?”-tha Bardhi.
Mes Armaldos dhe Kristit, Luizi zgjedh se kë dëshiron që të eleminohetAjo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes.
Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Për shkak të rengut që Luizi u bëri, Armaldo, Kristi dhe vetë ai shkuan në nominim, ku njëri prej tyre do të largohet të shtunë. Teksa ka biseduar me Keisin në oborr Luizi është shprehur se nuk dëshiron që të largohet Kristi nga shtëpia.
Luizi: Po bëj aq sa mundem që ai të rri në shtëpi, e them unë Kristin e dua në shtëpi.
Ditën e sotme Luizi i ka kujtuar Deas nominim që ajo bëri, ku u eleminua Efi. Gjithashtu Luizi është shprehur se tani që mori hak ndaj Kristit rradhën e ka Dea, ku do t’ja kthejë në të njëjtën mënyrë si ka vepruar ajo.
Granit Xhaka i shënon Sportingut në Europa League, mesfushori shqiptar elektrizon stadiuminGranit Xhaka protagonist. Mesfushori shqiptar ka realizuar gol në ndeshjen e Arsenalit në Europa League ndaj Sporting. Lojtari është treguar i saktë në minutën e 19-të, duke mposhtur kështu portierin Adan dhe duke ndezur festën në Emirates.
Ky sezon ka qenë mjaft i mirë për Xhakën, pasi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Michel Arteta. Futbollisti me pasaportë zvicerane ka luajtur mbi 30 ndeshje këtë edicion në të gjitha kompeticionit, duke qenë një pikë kyçe e ekipit.
Xhaka luan për Arsenal që prej periudhës 2015-2016, kur u transferua nga skuadra e Borussias së Moenchegladbahut. Më parë, 30 vjeçari ka luajtur edhe për Basel.
E RËNDË/U përplas nga kamionçina, ndërron jetë në spitalin e Traumës 40-vjeçariKa ndërruar jetë mbrëmjen e sotme nëspitalin e Traumës, 40-vjeçari Arben Kanaçi, i cili u përplas mbrëmjen e 11 marsit nga një makinë në dalje të Beratit.
Kanaçi ishte duke kaluar rrugën, ndërsa u përplas nga mjeti kamionçinë i drejtuar nga Artan eskiu.
Pavarësisht ndihmës mjekësore, Kanaçi nuk mundi dot të mbijetojë, duke ndërruar jetë pas 5 ditësh në spitalin e Traumës.
E motra i vdiq në aksident në Greqi, e reja shqiptare kërkon drejtësi: Ishte një krim
Xheni Lata, motra e Klaudia Lata e cila humbi jetën në aksidentin tragjik në Greqi kërkon të vendoset drejtësia.
Studentja e Mjekësisë Ushtarake ndodhej me partnerin e saj në tren, por humbi jetën tragjikisht nga përplasja fatale që ndodhi në Larisa.
“Motra ime nuk erdhi në Athinë, por në Patra. Ne ishim bashkë për tre ditët e karnavaleve. Ne rezervuam biletat e autobusit dhe ajo donte të rezervonte një udhëtim kthimi, por ne nuk mundëm ta gjenim. Kështu përfunduam në tren. Kohët e fundit motra ime kishte provime dhe ajo erdhi në Patra për të më parë mua. Ajo donte të ishte vetëm në shtëpi se kishte mësimet e saj. Kështu donte të argëtohej dhe erdhi në Patra. Kaluam shumë mirë. Kur u nis me tren fola me të dhe më tha se ishte në Palaiofarsalos dhe se ishin vonuar. E dija saktësisht se ku ishte ulur. Dhe nëna ime kishte folur me kamerë me të. Ajo ishte ulur në mensë me të dashurin e saj”, shprehet Xheni Lata.
Shqiptarja thotë se motra e saj ndoshta e ndjeu se diçka do ndodhte prandaj i kërkoi të dashurit që të ndryshonin vendin.
“Në momentin e fundit sikur ndjeu diçka dhe i tha të dashurit të gjente një vend në vagonat e tjerë pasi treni ishte plot. Kishin orë të gjata në mensë dhe ajo ndihej e lodhur. I dashuri i saj iku dhe ajo qëndroi atje. I dashuri i saj bëri 10 hapa dhe aty ndodhi përplasja”, shprehet shqiptarja.
VIDEO/ Mediat greke jehonë Luizit, prezantuesi i emisionit mbetet “gojë hapur”E sikur të mos mjafonte buja në Shqipëri, ku Big Brother Vip po shfaqet kudo, si në rrjetet sociale po ashtu dhe në titujt e portaleve, banorët e shtëpisë më të famshme do të zënë hapësira televizive edhe në mediat e huaja.
Pas vëmendjes që Luizi i kishte tërhequr fituesit të Big Brother Vip Canada, Kevin Jacobs, ku ky i fundit nuk nguroi të shprehte mbështetjen për këngëtarin, ditën e sotme ka qenë radha e mediave greke.
Në një nga emisionet e vendit fqinj shohim se është shfaqur Luizi me Maestron teksa janë duke kënduar brenda në shtëpi, një nga këngët më të famshme greke “Zilevo”.
“Kënga e Giorgos Mazonakis në Big Brother Shqipëri”, dëgjohet të thotë prezantuesi i emisionit i cili ka mbetur jo pak i habitur.
Gjatë një takimi me kandidatët për Këshillin Bashkiak të Tiranës të forcës politike që drejton, Ilir Meta tha se nëse Berisha bashkëpunon me Ramën për çfarëdo lloj çështje, aty merr fund “martesa” mes tyre.
“Ka fjalë do prishet Berisha me Metën, nuk jam prishur kurrë me njeri për gjëra të tilla si kandidatë apo ministri e pozicione. Për kushtetutën prishem unë, për interesin kombëtar jam prishur, për gjëra të tilla nuk prishem.
Me Berishën prishem për dy gjëra, po bashkëpunoi me Edi Ramën, jo me PS-në, po me Ramën që ka mendjen të blejë e të korruptojë njerëz. Edhe nëse tërhiqet nga firma për referendumin, që ai nuk e bën se i qëndron marrëveshjeve dhe fjalës deri në fund”, tha Meta.
Një ditë më parë u zyrtarizuar aleanca Meta-Berisha.