Aplikacion
Debati mes Oltës, Luizit dhe Kristit zgjati rreth 1 orë në verandë. Olta i tha Kristit se ai nuk ka ndenjur asnjëherë vetëm në shtëpi dhe se ka ardhur deri në këtë pikë të lijës, duke luajtur në “kurriz” të të tjerëve.
Ajo tha se e ka mbajtur ajo në “shpatull” për dy muaj Kristin dhe se tani ai ka filluar të shoqërohet me Luizin. Sipas saj, Kristi nuk ka ndenjur asnjëherë vetëm në shtëpi.
Luizi i tha Kristit se ai ka dalë gjithmonë si djalë i butë dhe shembullor, pasi të gjithë “luftën” në shtëpi e ka bërë ai dhe Olta.
Pas këtij komenti, Kristi i tha Luizit se ai është i shëmtuar, banal dhe vulgar. Kristi shtoi se komentet e mira, i merr sepse i meriton dhe se ai është model. Ai shtoi se në krahasim me Luizin dhe Oltën, është model.
Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me kërkesën e depozituar sot për regjistrimin e koalicionit Meta-Berisha për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në një postim në Twitter, Alibeaj u shpreh se përfshirja e logon dhe siglës së PD në këtë kërkesë nga Berisha, është në kufijtë e një vepre penale.
Ai ka kërkuar nga kryekomisioneri i KQZ të marrë masa urgjente për të shmangur regjistrimin e një koalicioni që përdor në mënyrë të paligjshme logon dhe simbolet e PD.
Postimi i plotë:
Depozitimi në KQZ për regjistrimin e koalicionit “Bashkë fitojmë” përmban një shkelje të rëndë lidhur me përdorimin e siglës dhe emrit të PD. Ky përdorim, i shkruar në një dokument zyrtar që ndodhet aktualisht në KQZ, është në kufijtë e një vepre penale
PDSH nuk është regjistruar ende në KQZ, kjo falë tifozerisë politike të drejtuesit të saj. Në cilësinë si kryekomisioner, Celibashi duhet të marrë masa urgjente për të shmangur regjistrimin e një koalicioni që përdor në mënyrë të paligjshme logon dhe simbolet e PD.
Partia Demokratike mbetet në pritje të vendimit të nesërm të KAS. Çdo përdorim juridik në KQZ apo në institucione të tjera i emrit, siglës apo logos së saj është shkelje e Kodit Zgjedhor dhe mashtrim për zgjedhësit.
Mesditën e sotme portali në gjuhën angleze “Eu Reporter” publikoi një lajm sipas të cilit Monika Kryemadhi ka marrë një sërë pagesash nga një kompani ruse e naftës gjashtë vjet më parë.
Në shkrim thuhej se kalimi i parave është bërë përmes disa kompanive offshore.
“Dëshmitë tregojnë se Monika Kryemadhi, gruaja e ish-presidentit shqiptar që qeverisi në koalicion me PD-në, Ilir Meta, ka marrë një sërë pagesash në vitin 2017 nga kompani të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës me lidhje të ngushta me Kremlinin, përmes një sërë kompanish offshore”, thuhet në shkrimin e këtij portali me bazë në Bruksel.
Por pak orë më vonë portali e ka fshirë shkrimin dhe nëse klikon në linkun e artikullit, del një faqe “error”.
Deputetja e Partisë së Lirisë i ka dërguar një e-mail redaksisë së EuReporter ku i kërkonte vënien në dispozicion të provave dhe ndjekjen e çështjes në një gjykatë civile ndërkombëtare.
Pas këtij e-maili portali e ka fshirë shkrimin.
Real Madridi fiton edhe ndeshjen e kthimit me Liverpool, Napoli eliminon Frankfurtin
Napoli i Spallettit bëri histori duke u kualifikuar në çerekfinale të Champions League.
Pas fitores 2-0 në Frankfurt, të kaltërit mundën Eintracht me rezultatin 3-0 në ndeshjen e dytë dhe kualifikohen.
Ashtu si në ndeshjen e parë, Azzurri dominoi në fushë dhe takimi në stadiumin Maradona u vendos nga një dygolësh nga Osimhen mes dy pjesëve.
Në minutën e 47-të nigeriani goditi me kokë, më pas në minutën e 53-të dyfishoi rezultatin pas asisit nga Di Lorenzo. Në minutën e 63-të, Zielinski nga penalltia vulosi kualifikimin.
Në ndeshjen tjetër Real Madrid mundi 1-0 Liverpool dhe kualifikohet me rezultatin e përgjithshëm 6-2.
Golin e vetëm e shënoi Benzema në minutat e fundit të ndeshjes. /zoom.al/
Albano Bogdo flet për problemet mendore: Kam ikur nga shfaqjet prej sulmeve të panikutKëtë të mërkurë në studion e emisionit “Opinion” u fol për shëndetin mendor. I ftuar ishte aktori i njohur Albano Bogdo, i cili tregoi eksperiencën e tij.
Ai u shpreh se ka vuajtur nga ankthi në adoleshencë, por mjekët në Sarandë, atje ku është rritur, nuk e identifikonin dot se çfarë kishte.
Më pas, Bogdo tregoi se erdhi në Tiranë ku vuante nga sulmet e panikut. Ai tregoi se në disa shfaqje nuk ka marrë pjesë si pasojë e panikut.
“Unë kam vuajtur nga ankthi që në adoleshencën e hershme. Nuk e di, kisha ankth pa shkak, duke ndenjur në mësim ose në shtëpi. Më rriteshin të rrahurat e zemrës, mbushesha me djersë të ftohta. Më dukej sikur do vdisja. Nga mosdija si unë, si doktorët që kanë qenë në Sarandë, shkonim në spitale më bënin analiza zemre, tiroide. Më çonin në qorrsokak se nuk dinin çfarë të thonin. Më masnin të rrahurat e zemrës se i kisha 140-150 më thonin s’janë normale. Kur erdha në Tiranë prapë e njëjta gjë. Sëmuresha, shkoja tek doktori i zemrës. Derisa një ditë më çuan me zor në një psikolog. Me zor në kuptimin që i thosha nuk kam gjë nga mendja, e kam te zemra. Nuk kishte lidhje me turpin. Fola me atë psikologen ishte femër, më bëri më keq. Më dha ca kështu bimore… Unë në këtë kohë kisha kaluar në çrregullime paniku. Nuk kisha më ankth. Kishte filluar të më zinte paniku, bëhesha shumë keq. Punoja tek Apartamenti 2XL atëherë, 3-4 herë kam ikur nga shfaqja sa do fillonte shfaqja. Sa më anonçohej emri, unë isha Albano Bogdo, unë nuk dilja në skenë, dilja nga godina, ikja fare, ikja në spital. Aq shumë keq bëhesha. Shkoja në spital, i kisha të rrahurat e zemrës 160-170. Tensionin shumë të lartë. Vazhdonin prapë më vizitonin për zemrën… Nga zemra s’kam asgjë”, tha Bogdo.
Albano Bogdo u shpreh se sëmundjen ia zbuloi një farmaciste. Pas kësaj, tha se ka shkuar menjëherë për t’u vizituar, ku psikiatria i ka thënë se nga çfarë sëmundje vuante.
“Një farmaciste. Kam qenë në shtëpi, ka qenë verë. Një farmaciste padashje sepse kishte të bijën që vuante të njëjtën gjë. Më tha, ti ke panik, duhet të shkosh në një psikiatër. I kam hipur taksisë menjëherë, kam shkuar tek “Pesa”, nuk e vrisja mendjen. Kam qenë aq keq saqë nuk e vrisja mendjen. Le të thonin jo është i çmendur… Psikiatria më dha një kokërr sa të qetësohesha për atë natë. U qetësova, u vizitova. Mu duk sikur u shërova nja 3 muaj. Vazhdoi prapë, të rikthehet”, tha Bogdo.
Arrestimi i kryebashkiakut të Bulqizës, në shënjestër të SPAK edhe disa zyrtarë të tjerëDetaje të reja janë zbuluar nga operacioni i policisë i finalizuar mbrëmjen e sotme me urdhër të SPAK ku është vënë në pranga kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla.
Burime bëjnë me dije se bashkë me Allën janë shoqëruar edhe disa zyrtarë të Bashkisë së Bulqizës, që kanë qenë anëtarë të komisioneve për tendera publikë. Urdhër ndalimet për ta janë firmosur nga Prokuroria e Posaçme. Mësohet se hetimet në ngarkimet të tyre kanë zgjatur të paktën 6 muaj.
Alla akuzohet pikërisht për abuzim me tenderat publikë dhe korrupsion gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i bashkisë së Bulqizës. Arrestimi i tij vjen në një periudhë ku jemi 60 ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 Maj.
E dërgoi ai mesazhin për Jorin në “BBV?” Reagon Butrint ImeriNjë mesazh shumë i papritur ka shkuar sot në shtëpinë e famshme në Big Bfrother VIP. Sipas asaj që u shfaq në ekran Butrinti i ka dërguar një mesazh Jorit.
“Një bukuroshe si ti, mirë se të vish në Kosovë!”- shkruhej në mesazhin që mbante dërguesin: B…. Imeri KS.
Mirëpo, Butrinti ka reaguar indirekt rreth kësaj në Instagram duke e mohuar.
“Dikush do të prish emrin tim. Dikush do të bëj zhurmë (ta rënkojë). Kjo është jeta”- shkruhet në status. Më pas ka postuar edhe një video të Hasbullës, personazh viral në mediat sociale duke qeshur.
Jori në dhjetor para se BBV të niste ka deklaruar se do donte të hynte në reality-shoë me Butrintin se i pëlqen shumë dhe është i bukur.
Pas hyrjes ajo e përmendi atë para Luizit duke e provokuar dhe duke thënë se është ish-i Kiarës. Kjo gjë preku edhe Luizin i cili i tha Jorit se e ka prekur në pikën e dobët.
Arrestimi i kryebashkiakut, Artan Hoxha: I dola borxhit. Të kishte ikur që në atë kohëGazetari Artan Hoxha ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut socialist të Bulqizës, Lefter Alla.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale ai shkruan se Alla duhet të kishte ikur që atëherë kur e paralajmëroi ai dhe sot nuk do të përfundonte në burg.
“Edhe i pata dalë borxhit me kohë!!! Të kishte ikur që në atë kohë sot nuk do përfundonte në burg….
SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, i akuzuar për korrupsion dhe abuzime me tendera publik…”, shkruan Artan Hoxha.
Olta merr mesazhin nga bashkëshorti, Dori ka dy fjalë edhe për LuizinOlta Gixhari para pjesëmarrjes në “Big Brother VIP” ka qenë shumë hermetike për jetën e saj personale. Mirëpo, pas hyrjes në “Big Brother” ajo ka folur shpesh për të dhe ka shprehur gjithë dashurinë për partnerin, Dorin. Ky i fundit javë më parë i shkroi asaj një letër tepër romantike dhe të ndjerë.
Olta është surprizuar mbrëmjen e sotme me një mesazh nga bashkëshorti i saj Dori, me të cilin janë edhe prindër të një djali, Amarit.
Në rubrikën “Big Love” ai ka dërguar një mesazh për të shoqen, duke e cilësuar atë dhuratën e tij më të bukur, ndërkohë që dy fjalë i ka pasur edhe me Luizin.
“Je dhurata ime më e bukur! Të kam jetën time dhe vdes për ty! Dhe boll me ftesa për Valencia se s’kemi hotel. Dhe thuaji Luizit të nisi gocën se nuk dilni nga aty pa ardh dita të futet dhe Amari! Të puth shumë. Dori”– shkruan ai.
Olta u lumturua pafund nga kjo surprizë, duke mos i kursyer edhe ajo disa fjalë të ëmbla për Dorin.
Berisha me strategji për zgjedhjet? Tre deputetë demokrat firmosin për një tjetër koalicionAjo që u shfaq si një koalicion i dytë opozitar me emrin “Aleanca Liberale e Djathtë”, nuk është gje tjetër veçse një strategji e opozitës për të maksimizuar votën në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Pra koalicioni tre partiak: Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Bashkimi Demokrat është një strategji e Partisë Demokratike për të siguruar çdo votë të demokratëve apo opozitarëve që nuk duan të votojnë Partinë Demokrartike dhe Partinë e Lirisë.
Sipas vërtetimit të dorëzuar në KQZ partitë e mësipërme zotërojnë në Kuvend tre mandate përkatësisht të deputetëve Luan Baçi, Tritan Shehu dhe Edmond Spaho.
Sigla e koalicionit do të jetë ALD.
Këto tre parti, pra Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Bashkimi Demokrat, duke marre firmat e tre deputetëve, konsiderohen parti parlamentare dhe për pasojë nuk e kanë me detyrimin mbledhjen e firmave për të kandiduar me listat e tyre në zgjedhje.
Ndërkohë, listat e këtyre partive për këshilltarët bashkiake mund të përdoren nga Partia Demokratike për të futur kandidatët potencialë fitues, të cilët kanë mbetur jashtë nga lista kryesore e koalicionit opozitar, për shkak se ajo liste do të ketë në përbërjen e saj kandidatë nga grupimi i Berishës si dhe përfaqësues të Metës, Dules dhe Ndokës.