Aplikacion
Ditën e sotme në shtëpinë e Big Brother Vip mbëriti një zarf i zi, i cili nisi të shqetësojë të gjithë banorët.
Por para pak momentesh është sqaruar gjithccka, pasi zarfi është hapur dhe prej tij janë të penalizuar tre banorë, Luizi, Kristi dhe Armaldo.
Të tre banorët kanë kaluar në televotim dhe njëri prej tyre do të dalë të shtunën e ardhshme.
Shkak për këtë është se gjatë javës të tre banorët janë futur së bashku në banjo, një veprim ky i dënueshëm.
Celibashi tregon mënyrën si mund të regjistrohet PD në zgjedhjeKomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ishte këtë të martë i ftuar në emisionin “Opinion” për të folur në lidhje me vendimin për të mos pranuar kërkesën e PD-së për regjistrim në zgjedhjet e 14 Majit.
Ai u pyet nga Blendi Fevziu se cila është zgjidhja e kësaj situate. Sipas Celibashit, përfaqësuesit e grupimit Alibeaj kishin edhe sot kohë për ta adresuar çështjen në gjykatë. Sipas tij një parti politike mund të vlerësojë që të udhëhiqet nga nënkryetari.
Por për Celibashin kjo duhet bërë menjë proces në gjykatë për t’i dhënë nënkryetarit legjitimitetin e plotë që të veprojë si kryetar.
Blendi Fevziu: Cila është zgjidhja? Çfarë do ndodhë?
Ilirjan Celibashi: Duhet që të ishte rregulluar. Edhe sot kishin kohë. Ia thashë përfaqësuesit të Partisë Demokratike me kryetar Lulzim Bashën, që nëse kanë interes për ta adresuar këtë çështje, mund të merrnin gjithë kohën dhe nuk rrezikonin asgjë.
Artan Hoxha: Duhet të çojnë emrin në gjykatë thoni ju?
Ilirjan Celibashi: Po patjetër.
Artan Hoxha: Që ju ta lexoni regjistri i partive.
Ergys Mërtiri: Nuk e njeh gjykata!
Ilirjan Celibashi: Tani e njeh, s’e njeh gjykata nuk mbaj përgjegjësi unë. Nuk ka asnjë detyrim, për asnjë parti politike që detyrimisht të zgjedhë kryetarin. Një parti politike mund të vlerësojë që të udhëhiqet nga nënkryetari. Por në këtë rast nënkryetari ka legjitimitetin e plotë që të veprojë si kryetar, por duke e bërë këtë proces në gjykatë.
Ergys Mërtiri: Por gjykata nuk e njeh pa bërë këta zgjedhje sepse statuti ua kërkon.
Sabiani largohet përfundimisht nga shtëpia e BBV, shpëton FotiniaMe shumicë votash nga publiku, Sabiani u eliminua përfundimisht nga shtëpia e Big Brother Vip.
Ai ishte në nominim këtë javë me Antonetën, Armaldon, Deamishel, Fotini, Nitën dhe Qetsorin.
Sabiani hoqi dorë përfundimisht nga çmimi i madh.
“E njoh personalisht”, ish-drejtori i policisë për atentatin ndaj Fatjon Muratit: Ishte mesazh!
Ish-drejtues i lartë i policisë shtetit Shemsi Prençi ka deklaruar se e njeh personalisht Fatjon Muratin, pronari i lokalit ku ndodhi masakra me 1 viktimë dhe 6 të plagosur në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.
Ai tha se babai i tij i ndjerë ka qenë një njeri punëtor por i biri lundroi në botën e krimit.
Edhe pse u përfol se objektiv i atentatit ka qenë xhaxhai i Fatjonit që mbeti i plagosur, Prençi ka bindjen se ishte vetë Fatjoni.
Ai ka deklaruar se porosia është bërë nga grupe të fuqishme kriminale, por personat që e ekzekutuan ishin amatorë.
“Fatjon Muratin unë e njoh personalisht. I kam njohur dhe të atin ndjesë pastë, një biznesmen i ndershëm i ardhur nga veriu i Shqipërisë, nga Kukësi, njeri punëtor. Djali ka lundruar në botën e sportit të rëndë, kriminalitetit. Ngjarja e tre ditëve më parë në “Don Bosko” tregon shumë.
Së pari është ngjarje terrori sepse personat e përdorur në ngjarje janë të grupeve kriminale të fuqishme që kanë mes tyre larje hesapesh por në këtë rast si duket profesionistët nuk janë gjetur dhe ata që kanë shkuar për të bërë ngjarjen kanë qenë amatorë. Nuk kanë identifikuar sa dhe si duhet objektin për të cilin kanë shkuar. Amatorë kanë filluar të shkrepin automatikun, njëri i bllokuar.
Edhe me një automatik,100 vete të kesh në lokal i vret.Por ata nuk kanë pasur të dhënë të sigurta për objektin të cilin janë nisur. Kjo ngjarje që është kthyer në ngjarje terrori ka pasur objekt Fatjonin. Absolutisht Fatjoni ka qenë objekti. Ka një histori shumë të gjatë Fatjoni me drogën në Tiranë dhe Dibër. Janë njerëz të humbur dhe zhdukur që nuk dihet ku kanë nam e nishan.
Problemi është se personat që e kanë organizuar janë persona të grupeve të fuqishme kriminale që kanë pasur për të dhënë një mesazh ose të kemi përballë dhe na ke përballë se na ke dëmtuar dhe nuk të lëmë, ose kanë angazhuar njerëz amatorë dhe kanë dështuar në realizimin e qëllimit për të cilin kanë shkuar.
Nuk e faqësoj policinë se e ka kapur Fatjonin. Një person që lirohet kaq shpejt do të thotë se drejtësia ose është nën presionin e politikës ose grupeve të fuqishme kriminale”, ka deklaruar ai.
Babain e ka zyrtar të lartë të PS-së, Anna Shkreli: Njerëzit janë të shqetësuar për TiranënAnna Shkreli, e fejuara e Belind Kelliçit dhe vajza e Drejtorit të Institutit të Ndërtimit, Artan Shkreli, u shpreh sonte në emisionin e Adi Krastës, se njerëzit janë të shqetësuar se si shkojnë punët në Tiranë, edhe pse jo të gjithë janë të zëshëm. Të shqetësuar për humbjen e identitetit dhe cënimin e trashëgimisë. Sipas saj, secili reagon dhe kryen një akt, me punën që bën.
E pyetur nga Krasta, nëse prej prejardhjes dhe familjes së saj, a e ndjen veten një dëm anësor, për Belindin, ajo u shprej se shpesh prej tensionit që prodhon politika, e ka provuar këtë, madje dhe është ndjerë në faj.
Anna ka lënë të kuptohet se një nga cilësitë që ka çmuar shumë tek Belindi, është kurajoja që ka, dhe pasioni për t’i shkuar gjërave deri në fund.
Kandidati i Opozitës tha se zhurma ose sulmet që mund ti jenë bërë apo do i behen për lidhjen me Ana Shkrelin, ai nuk i përfill. Pasi gjërat i bën me zemër, siç u shpreh, dhe me zemër eshte edhe ajo çfarë ka me Annën.
Anna Shkreli pohoi se sipas saj Belindi nuk duhet të shqetësohet për propagandën apo sulmet, politikën e keqe, por duhet të ketë prioritet qytetarët dhe marrdhëniet me ta.
E sidomos, duhet sipas saj të bëjë kujdes me premtimet, pasi e nesërmja vjen shpejt.
Me 307 km në orë/ Reperi me shpejtësi skëterrë në tunelin e Kalimashit
Numri i lartë i aksidenteve tragjike duket se nuk ka mundur të shërbejë si këmbanë alarmi për të rinjtë shqiptarë.
Videot me tejkalim të shpejtësisë dhe manovra të gabuara vijojnë të promovohen kudo në rrjetet sociale.
Në një video të postuar në rrjetin social TikTok, dy reperët Kleviol Ahmeti dhe Aleks Visha shfaqen duke ngarë makinën me 307 kilometra në orë.
Pamjet vijnë nga tuneli i rrugës së Kombit në Kukës, ku automjeti me të cilin reperët udhëtojnë rrezikoi të aksidentohej.
Video është publikuar nga vetë protagonistët, të cilët ndiqen masivisht nga grupmoshat e reja. Ky fenomen është kthyer në shqetësim në vendin tonë.
Të rinjtë kanë kthyer në sfidë publikimin e videove ku thyejnë rregullat e qarkullimit rrugor me synim marrjen e klikimeve.
Sahit Murati, njëri nga personat që mbeti i plagosur në ngjarjen e “Don Boskos” në Tiranë, është marë në pyetje nga oficerët e policisë kriminale, duke treguar se nuk kishte mundur të shikonte asgjë identifikuese nga silueta e dy personave që qëlluan drejt lokalit ku ndodhej.
I dëmtuari që dyshohet nga policia se ishte objektivi i këtij atentati, ka rrëfyer se ndodhej në lokal dhe teksa po shikonte një ndeshje futbolli, ka dëgjuar krisma të forta dhe thyerjen e xhamave.
Murati, ka rëfyer se është shtrirë në dyshime, duke mos pasur asnjë mundësi të shikonte personat që qëlluan por edhe të reagonte karshi tyre.
Xhaxhai i Fatjon Muratit, ka pohuar para policisë se ai dhe familja e tij nuk kanë asnjë konflikt me persona të ndryshëm dhe për shkak të kësaj situate, nuk ishte në gjëndje të tregonte emrin e një personi konkret, që ka kryer goditjen me armë.
Për shkak të sulmit me armë në lokalin e Fation Muratit, të cilin ai e kishte dhënë me qëra, humbi jetën Mimoza Paja, gjyshja që punonte si banakiere në këtë lokal.
Ndërsa plumbat, nuk kursyen dhe mbesën e saj 10 vjeçe, si dhe 4 persona të tjerë që ndodheshin në ambjentet e lokalit, duke para në televizur ndeshjet e futbollit.
Por kur po mbushen 48 orë nga krimi i rëndë, Policia Kriminale ende nuk ka arritur të identifikojë, lokalizojë dhe arrestojë asnjërin nga personat që realizuan këtë ngjarje të rëndë.
Incident i papritur në Big Brother VIP, çfarë ndodhi në nisje të spektaklitSonte po zhvillohet prime i radhës i Big Brother Vip Albania.
Një incident i vogël ka ndodhur pak para se të fillonte prime, ku divani në të cilin ishin ulur çifti Kejsi dhe Kristi i ka rrëzuar, duke shkaktuar të qeshura. Armaldo dhe Visi ishin ata të cilët e larguan menjëherë divanin.
Nuk është hera e parë, pasi kohë më parë ka ndodhur po rasti i njëjtë me ish banoren Tea, ku nga pesha e madhe ka rënë në tokë.
Me 8 kg kokainë në banesë dhe 60 mijë euro në kasafortë, arrestohet shqiptari në ItaliNjë 49-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët e Busto Arsizio, pasi ju gjetën të fshehura në një kasafortë në banesën e tij 8 kg kokainë dhe 60 mijë euro të fshehura në kasafortë.
Shqiptari u ndalua në Itali në zonën Castellanza gjatë një kontrolli të posaçëm për luftën ndaj trafikut të drogës.
Ai u kap në zonën e Castellanza-s teksa ishte në këmbë duke mbajtur një qese, brenda të cilës kishte një mbështjellës me 500 gramë lëndë narkotike të llojit kokainë.
Kontrolli i mëpasshëm në shtëpinë e tij bëri të mundur gjetjen e 7.5 kg shtesë kokainë, të cilat ishin fshehur mirë në vende të ndryshme të shtëpisë.
Më tej, në një kasafortë u gjet edhe shuma e parave prej 60 mijë eurosh, e cila iu nënshtrua sekuestrimit.
Pique tregon sesi korruptohen arbitrat në Spanjë: Telefonoje, takohesh dhe i jep zarfin me paraJavët e fundit Barcelona ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut për shkak të akuzave se paguante arbitra dhe “rasti Negreira” nisi një skandal të vërtetë në Spanjë.
Për të gjitha këto paraditen e sotme ka folur edhe Gerard Pique, i cili ka thënë qartë se çfarë mendon për akuzat ndaj katalansve.
“Asnjëherë në jetën time nuk e kam takuar zotin Negreira, as djalin e tij. Jam gati të betohem para një gjykate, ose para kujtdo që dëshironi, se Barcelona nuk i ka dhënë kurrë ryshfet gjyqtarëve.
Nëse doni të korruptoni një gjyqtar është shumë e thjeshtë, kontakto me të, takohesh me të në një vend sekret dhe jepi një zarf me para.
A nuk është më e lehtë sesa të thuash të kalosh përmes Zëvendës Presidentit të Komitetit të Arbitrave?”, tha Pique.