Aplikacion
Policia ka ofruar shpërblim 20 mijë euro për këdo që jep informacione mbi autorët e masakrës në Don Bosco.
“Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorët e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim prej 20 mijë euro, për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në identifkimin e autorëve. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të publikut numrin e telefonit 069 41 11 546,”-njofton Policia.
Të shtënat me kallashnikovë në lokalin e Fatjon Muratit lanë të pajetë banakieren dhe plagosën 6 persona (ndër ta, mbesa 10-vjeçare e viktimës, që i ranë copat e xhamave.)
Si ndodhi atentati?
Autorët janë afruar me automjetin tip BMW, me targa të huaja në rrugën “Anastas Shundi”, kanë ndaluar makinën përbri lokalit dhe dy nga autorët kanë zbritur nga makina duke hapur zjarr me breshëri në drejtim të lokalit.
Pas kësaj, autorët kanë hipur në automjet dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të spitalit ushtarak, kanë vazhduar në autostradën Tiranë – Durrës, kanë devijuar rrugën në mbikalimin e Vorës dhe kanë djegur automjetin në fshatin Likmetaj./ Zoom.al
“Fatjon Murati kishte përplasje të forta me Vis Martinajn”, gazetarja: Fatjoni iku në TurqiPrej mbrëmjes së djeshme detaje të shumta kanë dalë në dritë për aktivitetin kriminal të Fatjon Muratit, në lokalin e të cilit u vra një 58-vjeçare dhe u plagosën pesë persona të tjerë, pasi persona të armatosur hapën zjarr.
Referuar grupit hetimor, por edhe dosjeve të mëparshme, gazetarja Klodiana Lala deklaroi sot se Murati dhe miqtë e tij ruheshin, kjo pasi kishin përplasje të forta me ish-bosin e lojërave të fatit Ervis Martinaj.
“Vrasësit që kanë shkuar aty kishin mundësi të kuptonin që në momentin kur qëllon në një lokal rrezikohet jeta e të gjithë personave. Mimoza Paja është vërtetë një viktimë e pafajshme, por atentatorët i kishin të qarta qëllimet. Hetimet fillojnë dhe nuk mbarojmë. Kemi një grua të vrarë dhe asnjë zbardhje të plotë. Për të fortët ligji funksionon në mënyrë të njëanshme. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi përse u vra Mimoza Paja? Ka dyshime që Fation Murati është larguar përmes Prishtinës në drejtim të Turqisë. Ai lokal mund të ishte edhe më i populluar dhe mund të kishte edhe viktima të tjera. Bilanci mund të ishte edhe më i rëndë.
Fation Murati dhe miqtë e tij sigurisht që ruheshin, sepse grupi kishte përplasje të forta me Ervis Martinaj. E dimë që Ervis Martinaj humbi 13 miq të vrarë. Policia është duke hetuar këtë pistë të përplasjeve sepse kishte disa aleanca dhe grupime. Për sa kohë nuk është hetuar çfarë mund të pritet? Ishte një revansh ndaj grupit dhe vetë Ervis Martinaj. Por sa kohë një prokurori heton një ngjarje dhe njëra një tjetër atëherë do përballemi me situata të tilla”, tha Klodiana Lala.
Javën tjetër u skadon kontrata? Videoja bëhet VIRALE, banorët thuhet se hodhën në erë produksioninDy e nga dy, banorët e “Big Brother Vip” po zhvillojnë lojën “siameze”. Olta ndodhet në një bluzë me Luizin, ndërsa Kiara me Dean.
Së fundmi katërshja janë ulur së bashku në oborr, ku një bisedë me zë të ulët midis vajzave ka tërhequr shumë vëmendje.
Nga ajo çfarë bisedojnë, Olta dhe Kiara lënë të kuptojmë që javën e ardhshme atyre iu përfundon kontrata. Pra me fjalë të tjera, akoma pa hyrë, me produksionin kanë planifikuar edhe ditën kur do të lënë shtëpinë e “BBV”.
Pjesë nga biseda:
Kiara: Javën tjetër më tha
Olta: Çfarë të tha?
Kiara: Për të ikur
Olta: Kaq e kishim kontratën. Ka mbaruar kontrata
Nga ana tjetër Luizi që ndodhej aty pranë, thjesht ka qëndruar me kokën poshtë, pasi nuk ndjehet mirë.
Në këtë gjendje të tij ajo që i ka qëndruar pranë në fakt, ka qenë Olta e cilësuar si kundërshtarja e tij, ndërsa Kiara e dashura e tij, as që është shqetësuar fare.
BBC e pezulloi për mbështetjen e tij për emigrantët, Gary Lineker fiton betejën me televizionin@bbvalbania02 #viralvideo #tiktokvideo #videotiktok #viraaaaal #video #viral #tiktok #bigbrother #teamluizejlli #luizejlli #oltagixhari #oltabbv #luizejlli #kiaratitoejlli ♬ Funny – Gold-Tiger
Gazetari i mirënjohur anglez Gary Lineker doli në mbrojtje të emigrantëve duke kritikuar qeverinë për vendimet e tyre të ashpëra ndaj njerëzeve që synojnë të shkojnë në ishull për një jetë më të mirë.
Televizioni BBC, vendosi të pezulloj menjëherë ish-sulmuesin anglez Gary Lineker, i cili prej vitit 1999 prezanton programin sportiv të pasdites “Match of the Day”.
Alan Shearer dhe Ian Wright, ish-futbollistët, të cilët sot janë në rolin e opinionistit të programit, ishin dy të parët që nuk morën pjesë në program.
After a surreal few days, I’m delighted that we have navigated a way through this. I want to thank you all for the incredible support, particularly my colleagues at BBC Sport, for the remarkable show of solidarity. Football is a team game but their backing was overwhelming. 1/4
— Gary Lineker 💙💛 (@GaryLineker) March 13, 2023
Bojkotit të tyre iu shtuan edhe shumë emra të tjerë të rëndësishëm, duke vendosur në rrezik të gjithë programacionin e BBC-së në lidhje me futbollin.
Sot Gary Lineker ka reguar përmes një postimi në Twitter, duke zbuluar se do të kthehet në emision të shtunën për çerekfinalet e FA Cup, ndërsa falenderoi të gjithë mbështetësit për solidaritetin e treguar.
“Jam i kënaqur që ne kemi lundruar një rrugë përmes kësaj. Dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen e jashtëzakonshme, veçanërisht kolegët e mi në BBC Sport, për shfaqjen e jashtëzakonshme të solidaritetit. Futbolli është një lojë ekipore, por mbështetja e tyre ishte e madhe. Jam pa masë krenare që punoj me transmetuesin më të mirë dhe më të drejtë në botë. Mezi pres të kthehem në karrigen e MOTD të shtunën. Sado të vështira të kenë qenë ditët e fundit, thjesht nuk krahasohet me nevojën për të ikur nga shtëpia juaj nga persekutimi ose lufta për të kërkuar strehim në një vend të largët. Është emocionuese të kesh parë ndjeshmërinë ndaj gjendjes së tyre të vështirë nga shumë prej jush. Ne mbetemi një vend i njerëzve kryesisht tolerantë, mikpritës dhe bujarë. Faleminderit’, shkruan Lineker. /zoom.al/
Video/ Tritol banesës së kreut të PD në Ungrej të Lezhës, Pjetri në polici: Nuk kam asnjë konfliktNjë sasi lëndë plasëse ka shpërthyer gjatë natës në fshatin Ungrej, në Lezhë. Lënda plasëse e vendosur në banesën e kreut të PD në Ungrej të Lezhës, Preng Pjetri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme materiale. Ngjarja u regjistrua rreth orës 2:00 pas mesnate.
Videon e gjeni KËTU.
Në momentin e shpërthimin në banesë ndodheshin kryefamiljarë Preng Pjetri së bashku me bashkëshorten dhe nënën e moshuar.
Në polici, Pjetri vetë ka deklaruar para uniformave blu se nuk ka asnjë konflikt dhe nuk ka asnjë dijeni për motivet duke kërkuar zbardhjen e ngjarjes.
Nga miqësia me Indrit Doklen te masakra e Fushë-Krujës, profili i errët i Fation MuratitFation Murati, në lokalin e të cilit ndodhi masakra e mbrëmjes së të dielës në Don Bosko, me 1 grua të vrarë dhe gjashtë të plagosur, mes tyre një vajzë 10-vjeçare, është një emër i lakuar në botën e krimit.
Gruaja që u vra nga atentati në lokalin e Fation Muratit
Ai njihet si miku i Endrit Dokles, rivalit të Ervis Martinajt i cili rezulton i zhdukur prej muajsh.
Endrit Dokli dhe Fatjon Murati
Murati ishte arrestuar në tetor të 2023 pas zbulimit të një arsenali armësh në një apartament në zonën e Farkës, bashke me shtetasin Kristjan Gjini. 2 muaj pas arrestimit, atij iu ndryshua masa e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie.
Ka qenë prokuroria e Tiranës që ka rikualifikuar veprën penale, nga ajo e “mbajtës pa leje të armëve të kryer në bashkëpunim” në “armë mbajtje pa leje në banesë”. Kjo sepse sipas tyre, në një prej kutive ku mbaheshin armët u gjet vetëm një gjurmë gishti e Muratit dhe kaq ka mjaftuar për t’i lehtësuar pozitat. Pas kësaj, gjykata e shkallës se parë ka zëvendësuar masën e sigurisë nga ajo e “Arrestit në burg në “Arrest shtëpiak”. Me herët Apeli kishte refuzuar ndryshimin e masës “arrest në burg”.
Ndërkohë, Murati është dyshuar dhe për përfshirjen e tij në masakrën e Fushë-Krujës, për vrasjen e Brilant Martinajt dhe dy shokëve të tij, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha. Deri në këto momente ai rezulton i shpallur në kërkim, pasi gjatë kontrolleve të policisë, Murati nuk u gjet në banesën e tij.
Vrasja e Brilant Martinajt
Prej dy ditësh Luiz Ejlli nuk është mirë, pasi ka thënë se i dhemb koka. Pranë tij ka qëndruar Olta Gixhari, duke qenë se është partnerja e tij në lojën siameze.
Por fansat e Luizit kanë vënë re se gjatë gjithë kësaj kohe, Kiara Tito nuk është kujdesur për partnerin e saj. Ajo nuk ka shkuar që ta pyes se si është apo t’i thoshte nëse ai kishte nevojë për ndonjë gjë.
Një gjë të tillë e vuri re edhe Olta, e cila herë pas here e vinte në dukje këtë gjë. Ndërkohë në një moment Luizi, pyeti Kiarën se përse nuk është afruar për t’u kujdesur për të. Moderatorja, e ftohtë, i tha se kështu bën gjithmonë.
Ndërsa mëngjesin e kësaj të hëne, Gixhari pyeti Titon se çfarë do bëjë pasi loja të përfundojë, duke nënkuptuar se Ejlli do jetë prekur nga mungesa e vëmendjes.
Kiara u shpreh se thjesht do të përqafojë dhe puthë, duke sjellë marrëdhënien e tyre ashtu siç ka qenë më parë. Më pas, Luizi iu drejtua partneres së tij duke i thënë se me këto veprime, do i ulet audienca, duke shtuar se mund t’i përgjysmohen klikimet.
Pjesë nga biseda:
Kiara: Po të dhemb koka (qesh). Pse më shikon kështu? Ai thotë pse tallesh ti.
Luizi: Nga 1 miliard, kalon në 500 milionë me një fjalë. Të paktën mos u tall.
Kiara: E dija, e dija që do e thoshte. Ti i fut spicat atij, prandaj bën kështu ai.
Olta: Unë, unë kam dorë gjithandej.
Dea: Mos e ngacmoni, se është me migrenë.
VIDEO/ Zbulohet motivi përse Kumbulla goditi me shkelm BerardinMarash Kumbulla e mbylli ndeshjen përpara kohe mbrëmjen e djeshme.
Mbrojtësi i Romës u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit të pjesës së parë.
Kamerat kapën 23-vjeçarin duke goditur me shkelm Berardin dhe duke i bërtitur këtij të fundit.
Pas rishikimit të pamjeve me VAR, gjyqtari i ka treguar Kumbullës kartonin e kuq dhe ka drejtuar gishtin nga pika e bardhë e penalltisë.
Poi parleremo di tutto. Dei (tanti) nostri errori. Di cosa potevamo noi fare meglio.
Ma chiedo a @DAZN_IT l’onestà di ammettere che le immagini trasmesse al Var hanno tratto in inganno Fabbri nella decisione che sarebbe dovuta essere rosso per Kumbulla e Berardi e niente rigore. pic.twitter.com/B0XLsniINV— Suor Bakken (@erpitoneasr) March 12, 2023
Por, pas përfundimit të sfidës, në rrjet kanë nisur të qarkullojnë edhe imazhet që shpjegojnë arsyen përse lojtarin e verdhekuqve e lanë nervat dhe u detyrua të dilte jashtë normave sportive.
Në pamjet e publikuara shihet se Berardi ka goditur fillimisht Kumbullën në pjesën intime, çka ka sjellë edhe acarimin e mbrojtësit shqiptar që më pas ka reaguar në mënyrë agresive. /zoom.al/
Privatizimi i pronave të ushtrisë, Olta Xhaçka në SPAKMinistrja e Jashtme Olta Xhaçka është paraqitur në mesditë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pasi ndaj saj rëndon një kallëzim i dorëzuar nga ish/zv-komandanti i forcave detare, Artur Meçollari përsa i takon privatizimit të pronave të ushtrisë dhe më konkretisht bazës detare të Limionit në Sarandë.
Pas ballafaqimit 4 dite me pare në SPAk të Artur Meçollari, ish ushtaraku që ka bërë kallëzimin për abuzimet me pronat e ushtrisë, si dhe ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, tashmë deputet i Partisë Socialiste Bardhyl Kollçaku, radhën për te shpjeguar akuzat për tjetërsimin e pronave të ushtrisë e kishte ish-ministrja e Mbrojtjes.
Pasi u mor në pyetje nga prokurorët e SPAK, Xhaçka foli për mediat duke mohuar akuzat që janë ngritur në drejtim të saj.
“Nuk ka patur asnjëherë asnjë shkelje ligji”, tha Xhaçka.
Përse po ikin shqiptarët?Nga Ola Xama
Përse po ikin shqiptarët?
Mimoza Paja ishte një grua e vuajtuar e cila kishte rritur 4 fëmijë.
Së fundi (sipas asaj që thonë mediat), ajo po rriste dhe mbesën.
Mimoza punonte edhe dy turne në ditë si banakiere për të përballuar jetesën.
Jetonte me qira dhe nuk i dilte.
Si mund t’i dalë rroga dikujt që paguhet me 350 mijë lekë në muaj apo qoftë edhe me 500 mijë?
Sa shkojnë dritat, uji, qiraja/kredia, buka, veshja, fatura e telefonit, administrimi i shkallës, taksat e bashkisë dhe taksat e shtetit?
Sa na shkojnë ne të gjithëve taksat? A dini që çdo vit vetëm nga taksa e konsumit të mallrave që blejmë (TVSH) paguajmë 1.6 miliard euro në vit?
A duhet që këto para të shkonin për shërbime ndaj nesh? Për shëndetësi, për rrugë me standarde, për parqe dhe kushte në shkolla e kopshte?
A shkojnë një pjesë e taksave tona për strehimin social? Po atëherë përse një e varfër si Mimoza dhe shumë të tjerë si ajo, jetojnë me qira? Përse bonuset e strehimit i marrin të afërmit e pushtetarëve dhe ata që kanë nga dy tre shtëpi?
A duhet që këto para të shkonin për pension social për gratë kryefamiljare? A duhet që ky pension të justifikonte të paktën minimumin jetik?
Paratë e taksave tona, nuk shkojnë për të varfrit, por për një grusht biznesmenësh e politikanësh që duan të pasurohen çdo ditë e më shumë.
Pasuritë natyrore të vendit janë shpërndarë sa në duart e grupeve kriminale, sa në të familjarëve të ministrave e deputetëve, e sa të biznesmenëve afër pushtetit.
Shqipëria ka përfunduar në një vend ku sado të punosh, nuk të del muaji.
Shqipëria ka qënë dhe vazhdon të jetë një vend ku drejtësia nuk funksionon dhe çdo javë ka një bilanc me viktima të pafajshme sepse drejtësia nuk ka funksionuar.
Shqipëria ka qënë dhe është një vend që ata që udhëheqin mendojnë vetëm për rrethin e tyre dhe bizneseve afër tyre.
Ekonomia, jeta sociale dhe gjithçka po shkojnë drejt shkatërrimit. Sot po vidhet aq shumë sa rrezikohet që këta që po ndërtojnë biznese në kurriz të të varfërve të mos kenë nesër blerës dhe të falimentojnë dhe ata që po nxjerrin nga burgu kriminelet, rrezikojnë që nesër të hanë dhe ata ndonjë plumb.
Jemi bërë një vend i pashpresë! Prandaj po ikin njerzit, po lenë fëmijët vetëm nëpër botë të kërkojnë azil. Që të shpëtojnë nga ky vend. Nga ky vend ku dhe po të punosh nuk të del. Po edhe nëse arrin të mbash frymën gjallë, përfundon i vdekur nga padrejtësitë e sistemit.