zoom

Day ArchivePërgjaken rrugët e vendit/ Pesë aksidente vetëm këtë të premte

Tre viktima dhe dy të plagosur nga pesë aksidente të ndryshme në Durrës, Kavajë, Korçë, Fier dhe Lezhë ka patur vetëm këtë të premte.

Në mesditë, një betoniere përplasi në një nga rrugët e Durrësit 71-vjeçarin Neshit Lufta, i cili po lëvizte në rrugë me biçikletë. Aksidenti ndodhi pak metra larg spitalit rajonal, por përplasja ka qenë fatale dhe i aksidentuari humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa policia ndaloi drejtuesin e betonierës, 58-vjeçarin Petrit Pasha nga Durrësi.

Një tjetër aksident rrugor me pasojë vdekjen u regjistrua në vendin e quajtur Përroi i Rikajt, pranë varrezave në qytetin e Kavajës, ku një 30-vjeçare humbi kontrollin mbi automjetin tip “Volksvagen Golf” që drejtonte dhe përfundoi në kanal.

Ndërkohë në Korçë, një aksident ndodhi në aksin Korçë – Pogradec afërsi të fshatit Lumalas. Mjeti përplasi një këmbësor rreth të 50-tave që po kalonte ne anë të rrugës. I plagosuri humbi jetën rrugës për në spitalin e Korçës, ndërsa autori i aksidentit u largua nga vendngjarja.

Ndërkohë një aksident tjetër ndodhi në Shëngjin, ku një vajzë e mitur afgane u përplas nga një automjet duke ecur në rrugë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Autori gjithashtu u largua nga vendngjarja. Gjithashtu në Fier në lagjen “Sheq i Madh”, një automjet goditi një 60-vjeçar që po ecte me biçikletë. Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë një ditë më parë, tre të rinj mbetën viktima të një aksidenti në mbikalimin e Saukut.

Mjeti “Audi” që drejtohej nga 20-vjeçari Klevis Ruçaj hyn në rrethrrotullim me shpejtësi mbi 200 km në orë. Përplasja rezultoi fatale për 23-vjeçaren Sikela Përroi dhe për 22-vjeçaren Erisilda Abedinin. Pak orë më vonë në spital ndërroi jetë dhe 20-vjeçari./ Zoom.al

Rafael Leao ka vetëm një kusht për të zgjatur kontratën me “Djallin”, Milan mediton…

Rafael Leao ka kërkuar një rritje të madhe të pagës për rinovimin e kontratës me Milanin. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi portugez ka kërkuar një pagë vjetore prej 7.5 milionë eurosh, si dhe një bonus nënshkrimi prej 2 milionë eurosh.

Kushtet e kërkuara do të shihnin një rritje të fitimeve vjetore prej mbi 5 milionë euro, pasi aktualisht Leao fiton afërsisht 1.8 milionë euro.

Media italian gjithashtu raporton se drejtorët e Milanit, Paolo Maldini dhe Frederic Massara, kanë zhvilluar bisedimet e fundit me lojtarin dhe familjen e tij, megjithëse nuk kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me agjentin.

Kontrata aktuale e 23-vjeçarit me kampionët në fuqi të Italisë skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Bisedimet për rinovim të kontratës mes palëve nisën në fillimit të vitit. Një pengesë e mundshme në negociata është ulja e kërkuar e klauzolës së lirimit të Leaos, e cila aktualisht është 150 milionë euro, aktive për disa javë në verë.

Më herët është raportuar se përfaqësuesit e yllit portugez kanë kërkuar që kjo shifër të ulet në 80 milionë euro, gjë që do ta bënte largimin e nga “San Siro” shumë më të mundur.

Chelsea dhe Manchester City janë dy klubet që thuhet vazhdimisht se janë të interesuara për Rafael Leaon. /zoom.al/

 

Arratiset Robinho, i shmanget arrestimit për përdhunim. U dënua me 9 vite burg

Ish-sulmuesi brazilian Robinho (38), një ish-yll i madh i futbollit botëror me 100 paraqitje për kombëtaren, u dënua me nëntë vjet burg në Itali për përdhunim pasi apeli i tij u refuzua.

Aktualisht ndodhet në Brazil, ose më saktë, kështu mendohet. Përkatësisht, Robinho u zhduk pasi u urdhërua arrestimi i tij.

Së bashku me Robinho-n, u dënua edhe miku i tij Ricardo Falco, i cili në vitin 2013 mori pjesë edhe në përdhunimin në grup të një gruaje në klubin e natës në Milano, Sio Cafe.

Robinho u dënua pesë vjet më parë dhe pas apelit të tij, gjyqi përfundoi vetëm në tetor të vitit të kaluar.

Vendimi aktual është i formës së prerë dhe nuk ka më mundësi apelimi dhe sipas Kodit Penal Italian, vuajtja e dënimit me burg duhet të fillojë menjëherë.

Brazili pothuajse kurrë nuk i ekstradon qytetarët e tij, ndaj u mor vendimi që Robinho të mund të lihej, por të mos lejohej të largohej nga kufijtë e vendit.

Avokati i gruas së përdhunuar, Jacopo Gnocchi, deklaroi në atë kohë.

“Për klientin tim nuk ka rëndësi nëse dënimi do të kryhet në Brazil apo Itali. Është e rëndësishme që drejtësia të zbatohet dhe dënimi të zbatohet plotësisht”.

Robinhos nuk i intereson, ndaj sapo mori vesh se mund të arrestohej, u zhduk dhe pyetja është nëse është ende në Brazil.

Ai e mori gruan në shtëpinë e tij dhe u kthye në klubin e natës, ku bashkë me pesë të tjerë u dehën dhe përdhunuan vajzën.

Përdhunimi për të cilin akuzohet ish-ylli i futbollit ka ndodhur në vitin 2013 në një klub nate të famshme të Milanos, në të kanë marrë pjesë gjithsej gjashtë përdhunues, por vetëm Robinho dhe një tjetër janë dënuar.

Robinho ka qenë në një ditëlindje me bashkëshorten dhe miqtë e tij, ndërsa viktima që i njihte që më parë, me dy shokë.

Kur miqtë u larguan, Robinho mori gruan e tij në shtëpi dhe u kthye në festë, ku së bashku me miqtë i dhanë alkool viktimës derisa “ajo u bë e pafuqishme për t’i rezistuar”.

Ai gjithashtu u akuzua për përdhunim gjatë kohës që luante për Cityn.

Në mbrojtje të tij, Robinho pretendoi se nuk kishte asnjë provë që viktima nuk pranonte seksin dhe se ajo kishte konsumuar alkool vullnetarisht.

Besueshmëria e fjalëve të tij humbet ndjeshëm vlerën e saj sepse dihet se në vitin 2009, ndërsa luante për Manchester Cityn, Robinho ishte akuzuar edhe për përdhunim, por akuzat u hodhën poshtë në atë kohë.

Robinho e filloi karrierën e tij në Santos, nga i cili kaloi në Real Madrid, e më pas në Manchester City dhe Milan.

Vitet e fundit ka luajtur në Kinë, Turqi dhe Brazil dhe klubi i fundit për të cilin ka luajtur para se të kthehej në vendlindje ishte Basaksehir nga Stambolli. /zoom.al/

“Nëna e Luizit ka ndërruar jetë”/ Familjarët e artistit reagojnë të shqetësuar ndaj lajmit viral

Lajme të shumta po qarkullojnë nëpër rrjete të ndryshme sociale rreth familjes së Luizit, kryesisht nënës së tij. Është shkruar shpesh se kjo e fundit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa së fundmi një lajm tjetër i rremë dhe i rëndë është përhapur në rrjet.

Për këtë lajm, në të cilin thuhet se nëna e Luizit ka ndërruar jetë, është bërë një reagim publik në llogarinë zyrtare në Instagram të këngëtarit.

“Ju Lutem tregohuni të kujdesshëm! Nuk e kuptoj arsyen e këtyre lajmeve të rënda dhe të rrema. Mami i Luizit gëzon shëndet të plotë. Kjo që bëni nuk është NJERËZORE!”-shkruhet në postim.

Pak ditë më parë, në një intervistë të dhënë për mediat, dy shokët e Luizit kanë treguar lidhur me komunikimin që kanë pasur me nënën e tij dhe shqetësimin që u ka shprehur.

“Me mamanë e vet flas shpesh, është njeri shumë i ftohtë. Ajo do vetëm shëndetin e Luizit, pjesa e garës nuk i intereson. Të dali mirë e shëndosh thotë, mi thuaj nona të ndjek, ka mbesat që e ndjekin. Unë mundohem t’i them që tani Luizi ka marrë të tjera përmasa, nuk i bën përshtypje, vetëm thotë të dali mirë me shëndet,”- tha njëri prej tyre teksa ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”./ Zoom.al

I përfundon kontrata me Juventusin, Angel Di Maria zbulon të ardhmen

Sulmuesit të krahut Angel Di Maria do t’i skadojë kontrata me Juventusin në fund të këtij sezoni.

Ylli argjentinas iu bashkua “Zonjës së Vjetër” si futbollist i lirë, pasi i mbaroi kontrata me Paris Saint-Germain.

Në fillim kishte skepticizëm për të ardhmen e tij, por tani ish-futbollisti i Real Madridit thotë se është në rrugë të mbarë për ta vazhduar bashkëpunimin me bardhezinjtë.

“Po flasim me Juventusin për rinovimin e kontratës. Unë jam i lumtur këtu, e ndiej dashurinë e njerëzve, ata po e shfaqin këtë ndaj meje. Ata janë të lumtur dhe unë jam i lumtur, kjo është e rëndësishme”, u shpreh kampioni i botës me Argjentinën.

Edhe nëse Juve nuk do të marrë pjesë në Champions League në sezonin e ardhshëm, veterani i mesfushës nuk e ka problem të qëndrojë dhe të luajë në Torino edhe një vit. /zoom.al/

Mozziku, në gjendje jo të mirë shëndetësore: S’paska qenë gjë Covid-i

Reperi Mozzik është në qendër të vëmendjes pas publikimit të këngës më të re “Fatkeqësi”, ku pjesë të saj kishte ish-banoren e “Big Brother VIP”, Efin.

Mirëpo, duket se jo çdo gjë po shkon vaj për të. Themi këtë pasi artisti nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Reperi doli publikisht në rrjete sociale dhe tregoi simptomat të cilat aktualisht po i përjeton. Sipas asaj që ka shkruar, virusi që ka qenka më i rëndë se COVID-19.

“Nuk e di a është ren a osht virus a grip.. vec un që dy ditë po më thojnë që osht ren e virus…diarreja e të vjellura e plogështi! Kurgjoskokakoncovidi.”

U përplas nga makina, humb jetën këmbësori në Korçë

Ka humbur jetën këmbësori, i cili u përplas nga makina në Korçë, pasditën e sotme.

Rreth orës 18:30,  një automjet goditi këmbësorin, që po kalonte në anësore të rrugës.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Lumalas. I plagosuri u transportua në spitalin e Korçës, por nuk u mbijetoi dot plagëve.

Viktima në fjalë është e treta brenda ditës së sotme, pas rastit të Durrësit, ku një betoniere i mori jetën një personi dhe Kavajës, ku humbi jetën një shofere, pasi devijoi nga rruga./ Zoom.al

 

Colella skanon Partizanin pas derbit dhe tregon “frikën” e madhe përpara ndeshjes me Vllazninë

Trajneri i Partizanit, Giovanni Colella, doli sot në një konerencë shtypi ku foli për rëndësinë e ndeshjes me Vllazninë dhe analizoi situatën në kampin e kuq.

Diferencat në Superiore – “Diferenca mes Vllaznisë dhe Partizanit është vetëm 3 pikë, nuk ka as avantazhe dhe as disavantazhe. Janë 7 skuadra në 6 pikë. Vllaznia është një skuadër e mirë me shumë cilësi, ndaj nuk ka pikë të dobëta. Nuk është se kemi vuajtur vetëm kundër Vllaznisë, edhe ndaj Laçit. Është një problem që kemi pyetur veten disa herë dhe që jemi munduar të përmirësohemi, por nuk ka një arsye të vetme që bën mirë apo bën keq”.

Pikët e lëna me skuadrat e dobëta – “Cilat janë skuadrat e forta dhe të dobëta?! Të gjithë po vuajnë me to. Meqë jemi brenda 6 pikësh pak a shumë, do të thotë të gjithë pak a shumë kanë pasur rrugëtimin tonë. Jemi të gjithë aty. Ndaj do të thotë që në këtë kampionat të gjithë kanë ecur në të njëjtën mënyrë. Tirana për shembull ka humbur 2-3 herë me të fundit në klasifikim. Janë gjëra që ndodhin dhe pikë, ndërsa ka momente që bën mirë. Pastaj kjo puna e skuadrave më të forta e të dobëta, në këtë kampionat nuk pranohet kjo shprehje. Kukësi fitoi sot dhe është 6 pikë pas nesh. Ecuria ka qenë e njëjtë për të gjitha skuadrat. Teuta ishte e fundit përpara 10 javësh dhe ne humbëm ndaj tyre ndërsa tani po ngjitet ndjeshëm në renditje.

Vazhdimësia pas fitores në derbi – “Për momentin shpresoj vetëm që të bëjmë një ndeshje të mirë ndaj Vllaznisë, të tjerat nuk më interesojnë. Unë mendoj se lojtarët paguhen për të luajtur. Janë profesionistë dhe gjithmonë duhet të japin 100% të asaj që i kërkohet dhe unë jam ai që vendos çfarë i kërkohet. Secili bën punën e tij. Absolutisht është e drejt që një lojtar i cili nuk e nis ndeshjen titullar mund të mos jetë i kënaqur. Do të preokupohesha më shumë po të ishte i kënaqur. Pastaj nëse bëjnë siç bëri Cara në derbi ,apo edhe të tjerët në situata të tjera, hyjnë dhe japin 150% të tyre edhe në 5 minuta, unë jam i lumtur. Kjo është e vetmja mënyrë për të bindur trajnerin që ka gabuar”. /zoom.al/

Tjetër aksident i rëndë/ Makina përplas këmbësorin në Korçë

Vazhdojnë përgjaken rrugët në Shqipëri.

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë – Pogradec. Rreth orës 18:30 të mbrëmjes se sotme një automjet ka përplasur këmbësorin i cili po kalonte në anësore të rrugës.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Lumalas. I plagosuri është transportuar në spitalin e Korçës në gjendje kritike për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit.

Aksidenti tragjik në Tiranë, eksperti: 20 vjeçari dyshohet se ishte nën efektin e drogës

Eksperti i sigurisë rrugore, Islam Qibini ngriti dyshime se 20 vjeçari që shkaktoi aksidentin e rëndë mbrëmë në Tiranë, ishte nën efektin e drogës. Gjatë intervistës për media nga vendi i ngjarjes, eksperti shtoi se priten hetimet për të dalë në konkluzionin përfundimtar.

“Kemi të bëjmë me një tërheqje vëmendje të drejtuesit të mjetit, e cila nuk është e përqendruar gjatë drejtimit të lëvizjes së mjetit, gjë që na lë për të dyshuar se drejtuesi mund të ketë përdorur drogë ose alkool por kjo i përket grupit hetimor. Mënyra se si ka vepruar dhe trajektorja që ka lëvizur nga planimetria e rrugës nga Farka në drejtim të Saukut, duke kaluar dy korsitë e rrugës nga Elbasani në drejtim të Tiranës dhe duke u përplasur në faqen e e betonit. Është një shpejtësi marramendëse ku mund të ketë qenë rreth 200 km/ orë.”, tha ai.

Eksperti shtoi se është i nevojshëm ashpërsimi i Kodit Rrugor, sidomos për të rinjtë.

“Duhet të ashpërsohen masat ndaj këtyre drejtuesve të moshave nga 18-35 vjeç, ku për shkak të moshës që kanë janë të prirur për shpejtësi të theksuara dhe që shpërfillin jo vetëm semaforët por edhe kufizimet e shpejtësisë që nuk duhet të kalojmë mbi 40 km në orë në qendrat e banuara. Duhen ashpërsuar masat sidomos ndaj atyre që përdorin lëndë narkotike dhe pije alkoolike, qarkullojnë disa herë me shpejtësi të theksuara. Jo vetëm që të ketë masë administrative me gjobë, duhet të shoqërohet me pezullim të lejes së drejtimit por edhe me bllokim të automjetit.”, tha eksperti.

Nga përplasja dje humbi jetën Klevis Ruçaj, 20 vjeç, banues në Fier, ishte në timonin e “Audit” dhe dy pasagjeret në mjet, Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë.