Aplikacion
Banorët kanë nisur të diskutojnë sot në shtëpi për nominimet e kësaj jave duke mos kursyer batutat.
Ishte Luizi ai që nisi të ngacmonte Antonetën, njëra prej banoreve që është në televotim këtë javë, duke i thënë se e vetmja gjë që mund ta shpëtojë atë të shtunën, është të lidhet me një djalë në shtëpi.
Duke qenë se opsionet janë shumë të pakta, Luizi i tha Antonetës që të lidhet me Shpatin dhe se kjo gjë do e mbajë më gjatë në shtëpi.
Komenti i tij u shoqërua me batuata dhe të qeshura mes të gjithë banorëve. Antoneta është në nominim me Shpatin, Luizin dhe Elvisin.
Të shtunën njëri prej tyre lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother.
Vula që i ka humbur kryetari
KQZ është përpara një zgjedhje:
1- të pranojë formalisht një fallsitet juridik duke u bërë një padrejtësi dhjetëra mijëra shtetasve;
2- të verë në vend të drejtën e dhjetëra mijëra shtetasve duke refuzuar fallsitetin juridik.
Po cili është fallsiteti juridik? Është vërtetimi i lëshuar nga Regjistri i Partive Politike pranë Gjykatës së Tiranës se kryetar i PD është Lulzim Basha.
Ky vërtetim pasqyron zgjedhjen e Lulzim Bashës në qershor 2021. Por ky regjistrim ka tre probleme juridike që e bëjnë së paku të papërdorshëm, së shumti të pavlefshëm.
1- zgjedhja e Lulzim Bashës është ankuar në gjykatë që në qershor 2021 nga rivalja në garë z. Edith Harxhi. Pra nuk është finale.
2- Lulzim Basha u shkarkua nga Kuvendi i PD i 11 dhjetorit 2021. Gjykata e Apelit nuk rrëzoi Kuvendin e 11 dhjetorit por vendimin e gjykatës që urdhëroi regjistrimin e tij në Regjistrin e Partive dhe urdhëroi rishqyrtimin e tij, përfshirë shkarkimin e Lulzim Bashës.
3- Lulzim Basha dha dorëheqjen më 21 mars 2022.
Po trajtoj vetëm dorëheqjen. Kushtetuta dhe ligji e njohin dorëheqjen si mekanizëm kryesor për përfundimin e parakohshëm të një mandati kushtetues (presidenti, deputeti, kryeministri, etj) apo ligjor. Kur jepet dorëheqja nuk ka diskutim sepse është akt individual vullneti. Pasoja është përfundimi i menjëhershëm i mandatit. Për t’u rikthyer në mandat duhet që personi të rizgjidhet apo riemërohet.
Statuti i PD ka të njëjtat parashikime. Kur një kryetar dorëhiqet, duhet zgjedhur një i ri. Në periudhën e ndërmjetme, Këshilli Kombëtar duhet të zgjedhë një nga nënkryetarët që të ushtrojë përkohësisht detyrën e kryetarit, deri sa të zgjidhet i riu (jo deri sa të zgjohet i vjetri).
Pra, pa llogaritur që demokratët e shkarkuan edhe me referendum më 18 dhjetor 2021, Lulzim Bashës i ka mbaruar mandati edhe me statutin e tij të korrikut 2021. Meqenëse Këshilli Kombëtar nuk është mbledhur të zgjedhë një nënkryetar të përkohshëm, nuk ka një kryetar në detyrë as sipas atij statuti të Bashës që më pas u shfuqizua më 11 dhjetor 2021.
E drejta e votës ka dy aspekte:
1- të drejtën për të zgjedhur (zgjedhësi);
2- të drejtën për tu zgjedhur (kandidati).
Zgjedhësi ka të drejtë që të votojë sa kohë është i gjallë ose ka shtetësi shqiptare. Nëse vdes ose heq dorë nga shtetësia shqiptare, humbet edhe të drejtën e votës.
Po trajtoj dorëheqjen nga shtetësia për barazi akti, dorëheqje për dorëheqje. Pra zgjedhësi që heq dorë nga shtetësia humbet të drejtën e votës. Kryetari i partisë që dorëhiqet humbet të drejtën të përfaqësojë partinë në zgjedhje.
Kur zgjedhësi humbet të drejtën e votës, ai çregjistrohet nga regjistri i zgjedhësve. Por nëse dekreti i Presidentit për lënien e shtetësisë nga zgjedhësi nuk është regjistruar nga gjendja civile, personi që nuk ka më të drejtë vote do të shfaqet në listën e zgjedhësve.
Pra Regjistri i Gjendjes Civile ka të njëjtën vlerë me Regjistrin e Partive Politike.
Shfaqja e personit në listën e zgjedhësve edhe pse nuk ka të drejtë vote është e “ligjshme” në lexim strikt të ligjit, sepse nuk mund të hiqet nga lista e zgjedhësve pa u çregjistruar personi nga regjistri i gjendjes civile. Por kjo është e PADREJTË sepse personi nuk është më shtetas shqiptar, duhej çregjistruar nga gjendja civile dhe nga lista e zgjedhësve.
Ditën e votimit ky person shkon dhe voton edhe pse nuk ka të drejtë.
Por kjo votë është nul, e pavlefshme. Por KQZ mer dijeni me prova se pavarësisht se shtetasi ka dhënë dorëheqje nga shtetësia, pra nuk ka të drejtë vote, ai ka votuar.
Çdo të bëje KQZ? Do të thotë se vota vlen se emri i personit ishte në listë meqë ligji thotë që zgjedhësi voton kur ka emrin në listë sspse ende figuron ne gjendje civile? Ky do të ishte lexim i verbër i ligjit me pasojë padrejtësinë.
Kodi zgjedhor detyron KQZ që informacioni në fletën e votimit të jetë i vërtetë dhe i drejtë sepse zgjedhësi nuk duhet as të mashtrohet, as të keqdrejtohet kur bën zgjedhjen.
Të vesh në fletën e votimit emrin e Lulzim Bashën si kryetar të PD, pavarësisht se PD ka zgjedhur kryetarin e saj, është konfuzionim, keqdrejtim dhe mashtrim i qëllimshëm i zgjedhësve. Është po aq e paligjëshme sa Lulzim Basha të linte shtetësinë shqiptate, ky fakt të mos regjistrohej, ai të dilte në listën e zgjedhësve, dhe më 14 maj vijte e të votonte me buzëqeshjen e tij prej kopertine para kamerave, pa u skuqur.
Kushtetuta, në nenin 4 thotë që “e drejta” është baza dhe kufiri i veprimit të shtetit. Pra “e drejta”, jo thjesht ligji. Gjykata Kushtetuese ka përpunuar këtë koncept mbi bazën e parimit të “Ekite – Equite’”, apo gjykimit të drejtë, jo thjesht strikt.
Ndaj KQZ është para sprovës më të madhe në 32 vite: Do të bëjë drejtësi duke regjistruar PD që ka përcaktuar vota e antarëve, apo do të regjistrojë një vulë që i ka humbur kryetari?
Nga Oerd Bylykbashi
Dan Hutra i vrau bashkëshorten shtatzënë dhe motrën, Erion Hysa: Çfarë kuptimi ka 8 Marsi?Dyert e mortit janë hapur me 2 mars në familjen Hysa në Kodër-Kamëz. Familjarët zgjedhin të mos flasin pasi janë ende të shokuar nga kjo ngjarje e rëndë që ju ka ndodhur.
Vdekjet e grave janë njoftuar tashmë në shtyllë dhe të afërm e fqinjë shkojnë e vijnë nga shtëpia ku ndodhi masakra e parë me autor Dan Hutrën.
Të dëshpëruar nga ngjarja që ju ka ndodhur por edhe të frikësuar se ndoshta vrasësi është pjesë e grupeve kriminale ata shprehen se nuk jetojnë më dot në këtë shtëpi.
Ndihma që kërkojnë nga shteti të dy vëllezërit lidhet me fatin e fëmijëve të mitur që gjenden në dyert e institucioneve shtetërore. Erjoni pyet me dëshpërim se çfarë kuptimi ka 8 marsi për gratë kur ato vriten barbarisht.
Elena me urdhër mbrojtje ndaj Hutrës, vëllezërit: Nuk dinim asgjë për konfliktet
Ngjarja në Paskuqan ndodhi ekzaktësisht në orën 12:39 minuta. 5 minuta e 30 sekonda ishte koha që iu desh Dan Hutrës që nga ardhja e tij me veturë, dhe deri kur tregoi forcën e tij me gratë e familjes Hysa.
Kjo dukej të ishte një ngjarje e paralajmëruar. Në 16 qershor të vitit 2022, Hutra ishte arrestuar nga Policia për dhunë në familje ushtruar ndaj ish-bashkëjetueses Elena Hysa. kishte dalë nga burgu në 16 shkurt të vitit 2023 për të çuar deri në fund një seri krimesh që I mendonte prej kohësh.
Absurdi i kësaj historie është se Elena Hysa ishte pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata që në 24 qershor të vitit të shkuar me afat deri në 24 qershor të këtij viti.
Nga audioja e videos së dalë nga kamera e sigurisë në Paskuqan dëgjohet se Hutra ka bërë si fillim dy të shtëna teke me kallashnikov. Më pas ai ka lëshuar disa breshëri ndaj grave që gjeti në banesë, dy prej të cilave mësohet se ishin duke larë makinën në oborr. Jashtë gardhit të banesës shihen fëmijë të sapo ardhur nga shkolla që vrapojnë të tmerruar.
“Jam nisur për në banesën e Elenës. Doja ta vrisja sepse unë i kërkova disa herë që të bënte ADN-në e fëmijës, edhe nga burgu i kisha dërguar mesazhe, por ata nuk pranuan. Pasi shkova në banesë kam qëlluar me thikë dhe me armën që kisha me vete”.
Ai kishte dyshime mbi atësinë e fëmijës së lindur vetëm pak muaj më parë. Në këtë familje, Hutra kishte pasur si objektiv primar edhe ish-vjehrrin.
Por, duke qenë se nuk e kishte gjetur në shtëpi, ka qëlluar ndaj grave. Referuar dinamikës në vendngjarje, atij i është bllokuar kallashnikovi pasi ka ekzekutuar motrën e ish gruas dhe bashkëshorten e ish kunatit. Më pas, ka nxjerrë thikën duke plagosur Elenën dhe ish-vjehrrën.
Paksa gjatë mbi BBV-në si “fenomen”Disa nga miqtë këtu në Facebook, sidomos ata që më njohin rishtaz, më kanë shprehur habinë e tyre në lidhje me përfshirjen time me postime rreth BBV2, sidomos në kohën e transmetimit “prime”!
Sipas tyre dhe shumë të tjerëve, ky projekt i përket shtresave të caktuara të teleshikuesve, nuk është për këdo.
Unë e kam ndjekur këtë edicion. Kam nevojë të reflektoj dhe të mbërrij në konkluzione të vlefshme sipas sistemit tim të vlerave.
BBV2 është një produksion gjigand, “frut” i pashmangshëm i vlerave të debatueshme të gjithçkaje që aktualiteti ynë prodhon dhe promovon në kohën e tanishme.
Ta ndjekësh është një gjë, ta pëlqesh është një gjë, të çmendesh pas tij është një gjë tjetër por ta injorosh është e pamundur! Është njësoj sikur ta kesh shtëpinë në një lagje historike ku kanë ndërtuar një “grataçiel” dyzet katësh dhe ti që u thua të tjerëve “unë mbyll sytë dhe kthej kokën, kur shkoj në shtëpi, që të mos e shoh”!
E rithem që BBV2 është një produksion i bërë jo ashtu siç duhet, është parë nën dritën unike të një superbiznesi që e siguron superaudienca e garantuar. Është kjo mënyrë trajtimi në thelb të çdo “produkti” negativ që ky produksion servir. Këtu duhet të ndalem pak. A ka përgjegjësi ligjore produksioni për efektet negative të produktit të tij? Aspak. Zero. Biznesmeni mendon vetëm për paratë dhe në një sistem të tregut të lirë, kjo është legjitime. Është njësoj si ta kapësh me oligarkët për kullat e tmerrshme që kanë pushtuar Tiranën. Ata nuk kanë asnjë faj. Madje ëndrra e tyre e madhe është të ndërtojnë një superkompleks kullash në sheshin “Skënderbej”, por për momentin kjo nuk u lejohet.
Gjithkush është i lirë të mbajë qëndrimin e tij ndaj Big Brother. E vetmja mënyrë për të mos e pasur fare, është të bësh diçka më të ndjekur dhe më me vlera. Për kohën që jetojmë, kjo është e pamundur, sepse kemi pranuar një sistem ku dikton shumica, dhe shumica këto kërkesa ka dhe këtë produkt krijon e konsumon. Njerëzit e ditur dhe elitarë, në këtë sistem janë jashtë loje. E vetmja mënyrë që ata të shpalosin dhe të zbatojnë idetë e tyre, është diktati, i përcaktuar nga sistemi qeverisës, i cili nga ana e tij qëndron në këmbë prej po asaj shumice që kërkon “bigbradhër”!
A nuk është i dukshëm rrethi vicioz, me spiralen me kah nga poshtë?!
Mendoj se jemi diku nga fundi i rrugës drejt “katastrofës së madhe”, e prekjes së fundit. Dikur pendulumi dialektik i lëvizjeve shoqërore do të ndryshojë kahje (na mëson Hegel) dhe në paçim fat, gjërat do të fillojnë të lëvivizin të paktën kah e pranueshmja, me shpresë tek e pëlqyeshmja, sepse e përkora i përket vetëm krijuesit.
*(A e vutë re se është e mundur të flasësh gjatë për BBV2 edhe pa përmendur asnjë emër konkurenti?!)
Shkruar nga Edi Oga, marrë nga Facebook-u i autorit
“Jeni të kalbur”/ Shpërthen miku i ngushtë i Kiara Titos: Na keni lodhur me muhabetin e ButrintitKiara Tito është një nga personazhet më të komentuara dhe të përfolura në rrjet. Romanca e saj me Luizin e ka vendosur në qendër të vëmendjes së medave rozë.
Mirëpo shpesh në rrjet është diskutuar edhe lidhja e saj e dikurshme me këngëtarin e njohur, Butrint Imeri.
Së fundmi ka qënë Niko Komani, ai i cili ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit ku është përfshirë mikesha e tij dhe ka shpërthyer i revoluar për përmendjen e ish-lidhjes së saj.
“E konsideroj veten me fat që kam shoqe të ngushtë Kiarën dhe çdo ditë kemi mësuar nga njëri-tjetri për të arritur këtu ku jemi sot. Unë besoj te çdo ndjenjë e jotja dhe do jem gjithmonë pro ndjenjës tënde dhe kjo përkthehet pro Luizit. Ju vjen mirë apo keq ai tipi po e trajton atë shoqen time si mbretëreshë aty. Dhe boll me atë muhabetin me këngëtarin tjetër se na lodhët. Siç thotë dhe një shoqja ime: Muhabet i mbyllur pa nisur. Fiks ama! Na keni lodhur me një muhabet të lodhur! Sa turp që një femër që ka dikë në krahë dhe është e lumtur dhe ju tregoni kë ka pasur dikur? Seriozisht?! Sa të kalbur jeni ore? Ju zgjoni dhe të vdekurin nga varri,”- është shprehur Niko.
Fundi i një ‘tabuje’: vajzat që shkruan historinë e futbollit shqiptar!
Agence France Presse (AFP) i ka kushtuar një artikull futbollit të vajzave në Shqipëri, një nga priorietet absolute të Federatës Shqiptare të Futbollit për tre vitet e ardhshme.
Emanuela Rusta i ka sfiduar të gjitha tabutë për t’u bërë e para arbitre vajzë në kampionatin shqiptarë falë vendosmërisë së saj, një gjë e paimagjinueshme në vendet Ballkanike, ku patriarkia stërgjyshore ka filluar të lërë vend. ‘Duhet të luftosh për të qenë e pranuar’ – i thotë AFP arbitrja 29-vjeçare, gjyqtare ndërkombëtare e FIFA-s që prej vitit 2019. ‘Duhet ta thyejmë tabutë’.
Në Shqipëri, futbolli është pasion kombëtar, por futbolli i vajzave është në fillimet e tij, me gati dy dekada ekzistencë: Federata Shqiptare e Futbollit numëron rreth 2000 futbolliste vajza të licencuara, nga 22 mijë që janë djem.
Në mëngjes, Emanuela Rusta punon si mësuese fiskulture në një gjimnaz në qendër të Elbasanit, qytetit të saj të lindjes, ku është e vështirë të jetosh vetëm duke u marrë me sport. Pasdite, ajo stërvitet me kolegët e saj djem. “Për të marrë vendime të drejta, duhet të njohësh rregullat në mënyrë perfekte, por gjithashtu duhet të kesh edhe një gjendje të shkëlqyer fizike dhe aftësi për t’u përqëndruar’ – tregon e reja, e cila jeton me të ëmën në një apartament të vogël të mbushur me medalje që dëshmojnë suksesin e saj. ‘Nuk është e lehtë ‘të thyesh barrierat e stereotipeve gjinore kur mediat lokale bëjnë tituj ‘arbitrja seksi rrit temperaturat’.
Në këtë vend me 2.8 milionë banorë, që ka qenë e veçuar nga bota për shumë kohë për shkak të diktaturës komuniste, shumë gra janë ende të nënshtruara dhe të varura ekonomikisht.
‘Kam vuajtur’ – Por prej shumë vitesh, të drejtat e grave kanë shënuar progres, kryesisht të drejtat e grave të arsimuara. Ato janë më të shumta në poste me përgjegjësi, në magjistratë, në universitet, në ministri: qeveria shqiptare përbëhet nga 70% gra. Arbitrimi ‘nuk është një çështje gjinie, por aftësie’, nënvizon më tej Emanuela Rusta, e cila ka arbitruar një sërë ndeshjesh ndërkombëtare në Europë.
Ambicia e saj është që të arbitrojë ndeshjet e Kipës së Botës për djem, ashtu sikurse bëri së fundmi edhe francezja Stéphanie Frappart, e para për një gjyqtare në Katar. E ndërkohë, ajo shpreson të drejtojë një ditë derbin e futbollit shqiptar mes Tiranës e Partizanit. Disa besojnë se vajzat janë më të mira për ta mbajtur të qetë situatën. ‘Një arbitre vajzë zbut tensionet’ – thotë Andi Verçani, ndjekës i futbollit shqiptar. ‘Ajo krijon një klimë besimi sepse krijon distancë.
Edhe pse e themeluar në vitin 2009, ekipi i vajzave të Vllaznisë së Shkodrës ka fituar tashmë titullin kampion të Shqipërisë dhe ka luajtur kundër Chelsea, Real Madrid-it dhe PSG në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve për vajza për sezonin 2022-2023. “Çelësi i suksesit qëndron te këro vajza, që ia kanë dalë të mposhtin paragjykimet që futbolli nuk është vetëm një sport burrash” – nënvizon Presidenti i klubit të Vllaznisë, Lazër Matija.
Mes lojtareve të Vllaznisë është edhe Megi Doçi, me origjinë nga një fshat i varfër në veri të Shqipërisë. Sulmuesja 26-vjeçare nisi të luajë futboll kundër dëshirës së të ëmës, përpara se të nisej në moshën 12 vjeçare drejt Tiranës për të ndjekur pasionin e saj. Gjërat nuk kanë qenë aspak të thjeshta thotë Megi: “Jam rrëzuar, kam vuajtur, kam qarë, kam ‘gëlltitur’ lotët e mi, por çdo herë jam ngritur dhe kam luftuar. Çështje zemre”. Ambicia e saj nuk ndalet këtu: Ajo ëndërron të luajë për Bayern Munich ose Real Madrid. Ajo stërvitet katër orë në ditë me djemtë. ‘Është një sfidë, peshën e këtij mentaliteti e ndjejmë gjithmonë prezent, pasi këtu nuk janë mësuar ende që t’i shohin vajzat të luajnë futboll’ – vijon Megi.
Të rrallë janë njerëzit që besojnë se një lojtare mund të jetë edhe nënë, siç është edhe rasti i Ardiola Raxhimit, portieres 24-vjeçare të Vllaznisë, që drejton edhe një salon bukurie për burra.
Presidenti Armand Duka siguron që ‘futbolli i vajzave është prioritet’ i Federatës Shqiptare të Futbollit. ‘Për shumë vite, futbolli i vajzave ishte një tabu, pasi futbolli konsiderohej si një sport burrëror. Por ne e kemi fituar këtë betejë’ Por, Presidenti Duka e pranon që barazia nuk është arritur ende: futbollistet vajza marrin një pagesë rreth 400 euro, më pak se gjysma që marrin djemtë. Ndërkaq, 3.4 milionë euro nga 17 milionë euro që është buxheti i Federatës së Futbollit shkojnë për ekipet e vajzave
‘Nuk kam dashur asnjëherë të zgjedh mes karrierës dhe jetës personale. Kam dashur gjithmonë të jem e lumtur me të dyja’ – shpjegon Ardiola, që ka një djalë dy vjeç me Muhametin, një ish-futbollist. /zoom.al/
BIRN: Eksodi anglez është real, popullsia pakësohet me 36 mijë vetëPopullsia në Shqipëri ra me mbi 36 mijë vetë ose 1.3% e totalit gjatë vitit 2022, rënia më e madhe e shënuar ndonjëherë që nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Të dhënat e publikuara së fundmi nga Instituti i Statistikave tregojnë se populsia rezidente në vitin 2022 vlerësohet të jetë 2.79 milionë banorë, nga 2.83 milionë që vlerësohej në vitin 2021.
Popullsia e Shqipërisë ka qenë në rënie të vogël që prej vitesh, por ritmi i rënies, sipas vetë vlerësimeve të INSTAT, është përshpejtuar në mënyrë dramatike gjatë vitit të fundit. Në vitet 2018 e 2019, ritmi i rënies vjetore ishte respektivisht 0.2 dhe 0.3% por ai u përshpejtua në 0.6% në vitet 2020 dhe 2021 për të shpërthyer në 1.3% në vitin e kaluar. Instituti i Statistikave vlerëson popullsinë vjetore duke marrë parasysh numrin e lindjeve dhe të vdekjeve, si dhe një vlerësim mbi migrimin e popullsisë. Gjatë vitit të kaluar, lindjet në Shqipëri ishin lehtësisht më të larta se sa vdekjet dhe kjo do të thotë se rënia e popullsisë ka ardhur tërësisht si pasojë e emigrimit.
Edhe struktura e rënies së popullsisë tregon se moshat e reja janë ata që janë pakësuar më shumë. Sipas të dhënave, brezi i shqiptarëve të moshës 20-24 vjeç u pakësua me 7.1% ose mbi 15 mijë vetë ndërsa brezi 25-29 vjeç u pakësua me 6,300 vetë dhe ai 15-19 vjeç me 5,900 vetë. Rënie të konsiderueshme pësuan edhe grupmoshat e foshnjave. Fëmijët 0 deri në 4 vjeç u pakësuan me 5 mijë vetë ose 3.5% ndërsa dy grupmoshat e tjera të fëmijëve, 5-9 dhe 10-14 vjeç u pakësuan me 1.9%. Me rritje ishin grupmoshat 60-74 vjeç si dhe grupmoshat 30-44, ku këto të dytat patën rritje më të vogël. Në tërësi, numri i shqiptarëve nën 20 vjeç ra me 17 mijë ndërsa numri i shqiptarëve mbi 60 vjeç u rrit me 12 mijë. Popullsia ekonomikisht aktive, e cila përfshin si konvencion popullsinë mbi 16 dhe nën 64 vjeç, ra me 32 mijë vetë.
Emigrimi anglez
Shkaku kryesor i rënies së popullsisë në Shqipëri gjatë vitit të kaluar duket se lidhet me një rrugë të re trafiku për emigrim të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar përmes kapërcimit të ngushticës së La Manche me gomone për të kaluar nga Franca për në Angli. Autoritetet britanike kanë numëruar së paku 15 mijë shqiptarë, kryesisht të rinj, të cilët kaluan detin për të Angli në këtë mënyrë.
Qeveria shqiptare ka injoruar problemin duke e konsideruar atë të parëndësishëm ndërsa opozita ka akuzuar keqqeverisjen si shkak. Edhe Kisha Katolike, e cila zakonisht nuk ndërhyn në debatet politike të vendit, kreu vitin e kaluar atë që e cilësoi si “akt denoncues” ku theksonte se vendi po shpopullohej për shkak të mungesës së shpresës për një jetë më të mirë.
Në të gjitha rastet, vlerësimi i INSTAT për shkallën e emigrimit dhe popullsinë rezidente besohet se është i nënvlerësuar. Të dy censuset, më 2001 dhe 2011 nxorrën një popullsi rezidente më të ulët nga sa ishte vlerësimi i atyre viteve ndërsa censusi i radhës është shtyrë për në shtator të këtij viti. Brezat e rinj të shqiptarëve janë gjithashtu në mënyrë dramatike me më shumë meshkuj se sa femra, gjë që sugjeron një shkallë anormale pabarazie në lindje. Për moshën 0 deri në 4 vjeç ka 94 goca për çdo 100 çuna. Pabarazia ngushtohet në gjeneratat më të rritura ndërsa nga mosha 45 vjeç e më sipër, gratë bëhen ndjeshëm më të numërta se sa burrat, pasojë kjo e emigrimit të meshkujve gjatë gjeneratave të mëparshme.
Shqipëria ka njohur fenomenin e abortit selektiv prej dekadash. Në mënyrë natyrale meshkujt lindin pak më shumë se sa femrat, zakonisht në raportin 100 femra për 105 meshkuj, ndërsa nën kushtet e abortit selektiv, në Shqipëri pabarazia ka arritur deri në 114 meshkuj për 100 femra në 2006. Emigrimi masiv i vitit të kaluar duket se ka ndihmuar në mënyrë indirekte në zbutjen e kësaj pabarazie pasi emigrimi merr zakonisht më shumë meshkuj. Për shembull, nëse supozojmë se emigrantët e sotëm janë të moshës 16-20 vjeç dhe kanë lindur mes viteve 2001 dhe 2006, atëherë ajo që vërehet është se në ato vite pabarazia në lindje ka qenë mesatarisht 112 meshkuj për femra. Në vitin 2022, numri i meshkujve të moshës 15-24 vjeç ishte i barabartë me numrin e femrave, gjë që do të thotë se pabarazia në lindje është fshirë nga emigrimi i meshkujve.
Rënie në të gjithë vendin
Popullsia ka pësuar rënie në të gjitha qarqet e vendit me përjashtim të Tiranës, ku rritja ka qenë modeste, 0.8%. Popullsia në Gjirokastër ra me 4.7%, pjesërisht si pasojë e rënies natyrore dhe njëkohësisht si pasojë e emigrimit ndërsa rënie të konsiderueshme shënojnë edhe qarqet Berat, 3.7% dhe Dibër, 3.6%. Edhe Durrësi, një qark që përgjatë viteve të fundit ka njohur rritje të popullsisë falë ekonomisë krahasimisht më të mirë, gjatë vitit të kaluar shënoi një rënie të vogël prej 0.2%. Pjesa tjetër e qarqeve, nga jugu në veri, nga bregdeti në male, kanë pësuar rënie. Popullsia në Vlorë ra me 1.4%. Nëse marrim parasysh se ky qark që përfshin të gjithë bregdetin nga Vlora deri në kufi me Greqinë, ka resurse ekoonomike natyrore jo të pakta në bujqësi, peshkim e turizëm, braktisja e vendit duket se nuk lidhet ngushtësisht me kushtet natyrore. Edhe supozimi që emigrimi është kryesisht fenomen i zonave malore në Shqipërinë qendrore dhe veriore duket se nuk mbështetet në statistikat e popullsisë. Qarku me rënien më të madhe neto, rreth 7,600 banorë, është Fieri, një zonë fushore.
Pensionet në pikëpyetje
Largimi masiv i të rinjve ka gjasa do të dëmtojë edhe më shumë aftësinë e vendit për të paguar pensione apo për të mbuluar shërbim shëndetësor cilësor për moshën e tretë. Të dhënat e popullsisë sugjerojnë se shqiptarët në moshën 0 deri në 20 vjeç janë 640 mijë vetë. Ndërsa këto 20 gjenerata rriten për të hyrë në punë dhe për të paguar sigurime shoqërore, ata do të zëvendësojnë në tregun e punës popullsinë që sot është 45 deri ne 65 vjeç. Në këtë fashë të popullsisë ka 735 mijë shqiptarë. Nëse supozojmë se të gjithë fëmijët e sotëm do të jenë të punësuar në masën 100%, gjë që është e pamundur, do të ketë 87 të punësuar pë 100 pensionistë./BIRN
Berisha: Lulzim Bravën dhe AliBashën i ka kapur si skllevër Edi RamaIsh-kryeministri, Sali Berisha në një takim të zhvilluar me demokratët e Mallakastrës deklaroi se Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj janë të kapur si skllevër nga Edi Rama.
Berisha iu drejtua edhe kandidatit të Alibeajt në Mallakastër, Agron Kapllanajt, duke i kujtuar se po të ndjehej demokrat si gjithë të tjerët, do të hynte në primaret e PD.
Lideri i opozitës tha se “Kapllanaj është kandidat i Lulzim Bravës dhe Alibashës, të cilët kanë thyer çdo rekord vetëposhtërimi në politikë deri më sot”.
Berisha: “Ju keni dëgjuar për problemet që kemi brenda PD-së. Por tani gjithçka doli në dritën e diellit. U them një gjë këtu me sinqeritet. Duke parë veprimet e Lulzim Bravës dhe AliBashës, i kam thënë qindra herë vetes time; ku do shkonim ne dhe Shqipëria me këta njerëz. Por labirintet e shpirtit njerëzor askush nuk mund ti njoh. Personalisht unë jam njeri i besimit, i besoj njeriut dhe unë mendoj se nga besimi duhet të udhëhiqemi, por ai që shkel besimin shkel mbi veten e tij.
Çfarë ndodh? Edi Rama i ka kapur si skllevër ata. Ata mendojnë se ju nuk i shihni, se qytetarët shqiptarë nuk i shohin. Në historinë 32 vjeçare politike nuk ka patur kurrë, pengje, pengje siç janë Brava dhe Alibasha. Nuk kanë asgjë në moralin e tyre. I them dy fjalë këtij Kapllanpallatit, ja them këtu. E para njëherë Kapllan, po të ishe burrë dhe po të ndjeheshe i njëjtë me këta burra e gra që janë këtu dhe tjerë, vije dhe hyje në primare. Asnjë njeri nuk e pengoi. Hajde në primare, matu me Resmiun, matu me tjetrin e tjetrin me radhë. Ti nënshtrohemi vlerësimit dhe besimit tuaj.
Kjo ka marrë fund, kurrë më kryetari dhe kryesia nuk do të ju caktojë më ju, as deputetin as kryetarin e partisë, as kryetarin e bashkisë. Ua thashë, PD ka bërë gabime, por merita e saj është se i njeh gabimet, edhe nuk thotë nuk gaboj, ajo thotë gaboj do i korrigjoj. Kështu që ti Kapllan nuk erdhe, nuk të pengoi Sali Berisha, por të pengoi pallati ty. Se kur ti demokrat vjen e merr tender në pallatet që ua prishin me buldozerë qytetarëve, i nxjerrin me banda nga shtëpitë e tyre qytetarët, nga Erion Veliaj me shokë, ti bëhesh me ta, ti nuk ke punë me demokratët.
Ke 97 tendera nga qeveria. Absolutisht kjo qeveri nuk jep tender pa ryshfet. Shko më mirë rri me ta, mos hajde këtu as me kërku votë, asgjë. Hajde por këta demokratë, socialistë, pa parti, do të të japin atë që ti meriton. Kandidati i tyre është Resmi Shano.
Je kandidat i Lulzim Bravës dhe Alibashës, të cilët kanë thyer çdo rekord vetëposhtërimi në politikë deri më sot. Nuk kanë asgjë të përbashkët me as Mallakastrën, Tropojën, Dibrën e askërkënd, janë një sekt sikur të kishin lindur në Rilindjen e Edi Ramës. ndaj dhe ne të bashkohemi, në idealet tona, në moralin tonë, në besimin tonë, të sigurtë në një fitore të shkëlqyer.
Ne jemi forcë politike e vokacionit perëndimorë të kombit shqiptar. Ne jemi dhe do të jemi partnerë të palëkundur të SHBA-së dhe BE-së. Ne jemi dhe do jemi avoketër të pamposhtur të interesit kombëtar të Shqipërisë dhe kombit shqiptar, të shqiptarëve kudo që janë. Ndaj dhe u ftoj ju, ftoj të gjithë banorët e Mallakastrës, ta shndërrojnë këtë pranverë, në pranverën e triumfit të idealeve tona, vyrtiteve tona, vendosmërisë tonë për ndryshim, dashurisë tonë për Shqipërinë, për të ardhmen e fëmijëve tanë.
Ti dalim zot këtij vendi që po rrokulliset më shumë se çdo vend tjetër në luftë civile apo luftëra të tjera. Ti dalim zot këtij vendi, që fëmijët e tij të mos marrin rrugët e botës. Në Mallakastër, kjo rrugë është vota për Resmi Shanajn, përfaqësuesi juaj i shkëlqyer, pasardhëri i një familje të shkëlqyer, i cili ju garanton ju se do të shënojë ndryshimin që ju prisni”.
Motrën ia vrau Dan Hutra, vëllai kërkon ndihmë për mbesën jetimeDan Hutra, një javë më parë vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera në Paskuqan dhe Kodër-Kamëz, por këto nuk ishin dëmi i vetëm që shkaktoi. Pas la edhe një fëmijë jetim. Mevlute Hysa, motra e ish-bashkëjetueses së tij, kishte pak kohë që ishte bërë mama, vetëm 4 muaj më parë, por tanimë nuk e ka më nënën pranë saj.
Erjon Hysa, vëllai i Mevlutes ka kërkuar ndihmë nga “JOQ” dhe kërkon para për të rritur mbesën e tij. Ai thotë se mbesa e tij 4 muajshe tani është jetime pasi mamaja iu vra në mënyrë të pafajshme, ndërsa i ati ka probleme të shëndetit mendor dhe nuk mund të kujdeset për të. Hysa thotë se motra e tij para se të ndodhte ngjarja e rëndë ka jetuar te prindërit në Paskuqan. Por tani që ajo humbi jetën askush nuk mund të kujdeset për foshnjen 4 muajshe, pasi nëna dhe motra janë ende në spital.
Për këtë arsye ai kërkon ndihmë nga shqiptarët për ta ndihmuar sado pak mbesën e tij dhe për këtë ka vendosur në dispozicion një kod bankar për të grumbulluar të ardhura sa më shumë për të ndihmuar të voglën që të mos i mungojë asgjë.
Apeli i Erjon Hysës:
Pershendetje jam pjestar i familjes hysa Pikerisht me i prekuri ne kete ngjarje se humba nusen shtatezane dhe motren dhe nena dhe motra ne spital. Desha me bo nje apel per femijen e motres Mevlutes. Nese mundeni. Vajza e ka babain po ai se njeh eshte i semure mendor, Ai nuk eshte interesu fare. Para se te vritej Mevlutja jetonte te ne, prinderit. Vajza esht 4 muajsh me dhimbset ne jete.
Dhe ju lutem se Nuk jan njohur ne clab Po ne nje kafe sipas adetit me shkusi Po baba im i thot club dhe kafes ju lutem mos i deformoni gjerat
Arjan Konomi shpërthen ndaj Zhaklinës dhe Arbrit pas situatës në “BBVA”: Çfarë CV kanë?‘Prime’ i kaluar solli debate shumë të ashpra mes opinionistëve dhe ish-konkurrentëve të ‘BBV’. Zhaklina u përplas me Efin e më pas Arbri me këtë të fundit dhe me Ronaldon. I gjithë spektakli i kaluar, u fokusua tek klipi me të cilin u përball Kiara dhe tek debatet në studio. Për sjelljen e opinionistëve, Arian Konomi, i cili ka qënë opinionist i Big Brother 15 vite më parë, e ka një koment.
Duke i quajtur ‘pseudo-opinionistë’, Ariani kritikon sjelljen e tyre në ekran, madje ai kërkon të dijë se çfarë kanë arrirë ata të dy në karrierë, që ndodhen të ulur në ato pozicione, në një program që ka super audienc.
“15 vite më parë. Opinionisti zgjidhej në bazë të një përvojë profesionale në media dhe jo rastësisht. Po opinionistët që shohim sot ekraneve televizive nga vijnë? Çfarë kanë bërë në media? Cila është CV e tyre? Çfarë eksperience të mëparshme kanë? Si mund të lihen programe me audiencë rekord në dorën e pseudo-opinionistëve anonimë? Impakti i madh publik kërkon tepër profesionalizëm…sa keq që ndodh e kundërta!!!”
Më pas ai e editon tekstin duke vendosur të shkruajë:
“15 vjet më parë !!! Përvoja profesionale në media të bën opinionist ! Sa keq u ndjeva me atë çfarë pashë dje!!|
Mbrëmjen e djeshme Efi u përplas ashpër me opinionisten Zhaklin Lekatari. Teksa opinionistja e cilësoi si “dhunë” veprimin e Luizit ndaj Kiarës disa ditë më parë (skena te lavamani), Efi tha se ajo nuk e sheh si të tillë.
Zhaklina insistoi në mendimin e saj dhe i tha Efit se nuk lejon askënd që ta komentojë ndryshe e sidomos me datë 8 Mars, në ditën e gruas. Nisur nga kjo, Efi i tha: Nëse të drejtat e gruas duhet respektuar, pse nuk u përmend aspak tradhtia e Kristit? Pse nuk u komentua?