zoom

Day ArchiveZhdukja e Ervis Martinajt, Klodiana Lala: Një mesazh i ardhur nga Kolumbia…

Gazetarja Klodiana Lala, duke komentuar në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinaj, ndërsa ka deklaruar se është e dyzuar në lidhje me fatin e tij, ka zbuluar edhe një mesazh që hedh dritë në një nga pistat mbi atë që ka ndodhur me mbretin e lojërave të fatit.

Aty thuhet se Martinaj është mbajtur në një resort në Kolumbi.

“Jam përpjekur të mos jap kakofoni informacioni, por të qëndroj më shumë në habitatin tim për të qenë korrekte dhe për të mos e cenuar këtë çështje. A kam të drejtë si gazetare të dyshoj që fill pas zhdukjes së Vis Martinajt po diskutohen lojërat e fatit? A kam të drejtë të dyshoj kur bëhen bashkë disa aleanca grupesh që ta godasin atë? Kam shkruar edhe kur ai kaq qenë autor, por kam shkruar edhe kur ai ka qenë “viktimë”, pra i akuzuar.

Unë kam qenë e balacuar edhe kur ai ka qenë në aleancë me grupe dhe godiste kundërshtarët, por edhe kur kundërshtarët e godisnin atë. Është ndër rastet më interesante, kam patur dhjetëra telefonata, qindra mesazhe nga mënyra të ndryshme, shkruajnë në email, Instagram, Facebook, shkruajnë shumë gjëra. Nuk mund të them se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Kjo ka lidhje me etikën profesionale, jo me trimërinë. Sikur të ekzistojë 1% rreziku për të ma rrëzuar atë që them do të ishte një kosto shumë e madhje për mua si gazetare por edhe për gjithë pjesën tjetër.

Nëse unë dal dhe deklaroj që fati i Martinajt është ky, është familja përballë, unë kam biseduar me ata, s’i kanë pritur mirë shumë lajme, kanë patur pretendimet e tyre, edhe jam “sulmuar” pak, por nuk ka rëndësi, në fund fare nuk ka të bëjë me trimërinë, por me etikën dhe profesionalizmin. Nëse them është gjallë, duhet ta provoj. Nëse është i vdekur, duhet ta provoj. Njëri më dërgonte mesazh me numër nga Kolumbia se fati është kështu, se është mbajtur në këtë resort, se ka ndodhur kjo, por nuk mund të jap më shumë detaje, janë autoritetet që duhet ta thonë fjalën e tyre të fundit”, u shpreh Lala në Syri TV.

Chelsea përmbys Dortmundin dhe avancon në çerekfinale, kualifikohet edhe Benfica

Chelsea avancon në çerekfinale të Champions League, pasi mposhti Dortmundin 2-0 në Stamford Bridge, duke përmbysur disfatën 0-1 në ndeshjen e parë.

Në Londër, skuadra e Potterit luajti një pjesë të parë agresive plot me raste duke përfshirë një shtyllë dhe golin e anuluar të Havertz.

Megjithatë blutë e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 43-të me Sterling.

Në fillim të pjesës së dytë, Havertz dyfishoi shifrat nga penalltia, fillimisht gaboi, por u përsëritur nga VAR dhe më gjermani e realizoi.

Në sezonin më të keq në vite, Chelsea u kthye në tetë skuadrat më të mira në Evropë.

Në momentin më të rëndësishëm të sezonit, blutë mundën të hidhnin zemrën përtej mungesave të rëndësishme, duke shfrytëzuar mundësitë e shumta që patën me Sterling dhe Havertz, duke vuajtur aq sa duhet.

Për Dortmundin, dominues në Bundesligë në vitin 2023 që ndan kreun me Bayernin, humbja 0-2 në Londër është një dush i ftohtë.

Në ndeshjen tjetër Benfica, fitoi 5-1 me Club Brugge në Portugali dhe kualifikohet me rezultatin e përgjithshëm 7-1. /zoom.al/

“Do vriste 8 veta”/ Eksperti i kriminalistikës për Dan Hutrën: Dyshohet si vrasës me pagesë

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tregoi detaje të reja në lidhje me Dan Hutrën, autorin e vrasjes së tre grave. Referuar informacioneve kriminale, ky person dyshohet edhe si vrasës me pagesë. Po ashtu ai u shpreh se Hutra punon për një organizatë transnacionale kriminale.

Karamuço tregoi gjithashtu se autori i masakrës nuk do ishte arrestuar nga policia nëse nuk do kishte shkuar në dyqan në zonën e Kombinatit.

“Ka një skedë shumë të zgjeruar në sistemet tona të informacionit kriminal. E para ky person ka dy tentativa për arratisjen nga burgjet, në njërin prej tyre ka organizuar bashkë me disa të tjerë dhe nga informacionet e policisë ky është pjesëtar i një organizate kriminel që një pjesë ndodhet në burg dhe një pjesë tjetër është jashtë burgut. Tjetër, dyshohet se është vrasës me pagesë dhe është pjesë ose punon për një organizatë transnacionale në Evropë. Këto janë nga sistemet, janë të rezervuar.

Nëse ky do kishte siguruar në makinë ushqim, ujë ky nuk do ishte kapur, nuk do kishte pasur kontakt me dyqanet në Kombinat. Policia me një ore e gjysmë vonesë nga momenti i ngjarjes së dytë dhe të tretë kur ka mbledhur pamjet filmike ka kuptuar se ishte i njëjti person sepse ka parë të njëjtën makinë, sepse deri atëherë mendohej se ngjarjet ishin të ndara.

Ky person nëse nuk do kishte kontaktuar me një dyqan per te blere kroasant nuk do ishte zbuluar vendndodhja e tij, do kishte pritur të ekzekutonte edhe personin e katër, do kishte djegur makinën , do ishte larguar me automjete të transportit publik në drejtim të veriut dhe do ishte hedhur matanë në Kosovë. Ky ishte plani për tu larguar”, u shpreh Karamuco për emisionin “Log”.

Një tjetër detaj që dha Karamuço është fakti që ai kishte planifikuar të vriste 8 persona nëse nuk do të ishte arrestuar.

“Ka pasur një fat të madh policia, sepse kur është arrestuar armën nuk e kishte me vetë, e kishte lënë në makinë, sepse edhe mund të reagonte. Edhe një element që nuk e kemi thënë, nëse ky do ta planifikonte sulmin natën ku do ishte me e lehtë do kishte gjetur më shumë persona në banesë, edhe meshkuj ata që kërkonte më shumë. Rezulton se nga të gjitha planet që mund të bënte ky person mund të kishte vrarë 8 veta, është e llogaritur të vriste 8 veta dhe frika e vetme ka qenë RENEA”, tha Karamuço./ Zoom.al

“Me shkollimin që po ofrojmë, po shkatërrojmë një brez të tërë”

Ndërsa nderoj me respekt të thellë të gjithë ata edukatorë e mësues, që ndezën dëshira dhe kultivuan vlera njerëzore tek unë, ky 7-Mars ngacmoi një tjetër reflektim, të cilin kam dëshirë ta ndaj, ashtu si më vjen, me ju mësuesit e mi të respektuar, studentët e mi të dashur, miq e kolegë.

Kultivimin tek kushdo i përdorimit gjatë gjithë jetës, të aftësisë për kreativitet dhe imagjinatë, e konsideroj si recetën më të mirë për suksesin, mirëqenien, por dhe lumturinë.

Unë ia kam dedikuar jetën mësimit dhe kërkimit, gjë që e bëj me shumë dashuri.

Mësimdhënien e kam përqafuar si mision, që nuk kufizohet thjesht në transmetim të njohurive, por mbi të gjitha, të formojë qenie njerëzore vitale, të denja, e dinamike, që zhvillojnë dhe jetojnë në harmoni me natyrën.

Të gjithë ne duhet të ndihmojmë të rinjtë, të kultivojnë jetë të lumtur dhe të përmbushur, por  dhe të bëjnë të lumtur ata që kanë pranë.

Fëmijët dhe nxënësit e sotëm, po jetojnë në një kohë të trazuar. Dramat familjare janë shtuar  Prindërit nuk komunikojnë me njëri-tjetrin dhe nuk e kanë të lehtë të komunikojnë me fëmijët e tyre. Ka një lloj vetmie, një lloj vakumi tek fëmijët, të cilët përpiqen ta mbushin me videolojëra, filma, televizion, ushqim, drogë e plot si këto.

Kjo gjendje e rënduar psikoemocionale e të rinjve e bën dhe punën tonë si mësimdhënës të vështirë.

Sado të përpiqesh të bësh më të mirën,  ambienti, familja dhe kolegët me të cilët punojmë, kanë po ashtu vështirësitë e tyre.Nëse ne si mësues, bashkë me kolegët tanë, nuk jemi të lumtur, si mund të presim që fëmijët të jenë të lumtur?

Studimet mbi arsimin përqendrohen zakonisht në mbledhjen e provave, për të vërtetuar ose hedhur poshtë përfitimet ose efektet e synuara të programeve, politikave dhe praktikave. Vetëm kaq!

Suksesin e nxënies sot, masivisht e përcaktojnë rezultatet e testimit sasior, i cili po korrupton në mënyrë alarmante vetëarsimin.

N edukim i orientuar tek testet, shkakton dëme në mirëqenien fizike dhe psikologjike të nxënësve, prindërve dhe mësuesve. Nedukim i tillë, nuk krijon qytetarë që mund të mbrojnë demokracinë e as nuk prodhon individë krijues dhe novatorë, të nevojshëm në ekonominë moderne. Ai po ashtu, nuk e redukton pabarazinë dhe në fakt, veç se e përjetëson atë.

Një arsimim i tillë, jo vetëm shpërfill dimensionet sociale, morale dhe estetike të mësimdhënies dhe të të nxënit, por bën edhe të humbasin arritje të konsiderueshme intelektuale, që nuk janë lehtësisht të matshme.

Prirja që po karakterizon dhe vetë kurrikulat nëpër shkolla, ka bërë që ato të shihen  si vendi që të certifikon mundësinë për t’u përfshirë në tregun e punës, duke të ofruar në një farë mënyre ‘një të ashtuquajtur vlerë, që të mundëson nesër para. Njëprirje e tillë, tregon shkallën e madhe të shndërrimit të mësuesve dhe nxënësve thjesht në mall!

Ky kuptim mbi efektivitetin e shkollës, po e shndërron atë  nënjë industri të gjerë, që po legjitimohet çdo ditë nga politikat publike, financimet e ç’është më e keqja dhe nga studime e kërkime mbi arsimimin! duke u bërë kështu dhe gjuha qëartikulohet në praktikën dhe menaxhimin e shkollave.

Politika dhe praktika të tilla godasin thelbin e vlerës së edukimit, që në qendër të tij, duhet të ketë fëmijën, pasi nuk mund të ketëçmim që mat nevojat sociale, shpirtërore dhe psikologjike të një fëmije.

Pra, ajo që mungon dhe do duhet të zhvillohet, ështëdimensioni njerëzor i shkollimit.

Fatkeqësia është se dhe vetë prindërit nuk i dërgojnë  fëmijët  në shkollë nga dëshira që ata të dinë e të mësojnë, por sepse dëshirojnë që ata të zënë një punë e të sigurojnë një mundësi për jetesë. Ideja e prindit për arsimin, duket se po bëhet sigurimi istatusit social dhe parasë. Atyre sikur nuk po ju intereson mëmësimi, por më së shumti karriera dhe mirëqenia  ekonomike e fëmijës së tyre!

Nëse prindi e dërgon fëmijën në shkollë, sepse dëshiron që ata të dinë e të mbeten të etur për dije, pavarësisht nëse do të fitojnë  apo jo para nesër dhe vetë fokusi i edukimit do të ndryshojë – sepse shkolla dhe mësuesit presupozohet se plotësojnë kërkesën që kanë prindërit për fëmijën e tyre.

Me këtë shkollim, që po ofrohet sot, fëmijët në moshën e haresëdhe gëzimit të jetës, po bëhen të trishtuar, sepse prindi po i çorienton me detyrime të panevojshme, ndërtuar nga ambicia e tyre. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh me fëmijën. Ata duan që fëmija t’ju dalë i pari!!

Konkurrenca nuk është mënyra e duhur dhe e shëndetshme për të shfaqur aftësitë e vërteta njerëzore. Kur konkurron, fokus është tjetri dhe jo zbulimi dhe arritja e kapaciteteve  vetjake.

Me  llojin e shkollimit që po ofrojmë, ne po shkatërrojmë njëbrez të tërë!

Të edukosh do të thotë të zgjerosh horizontet. Shkollimi  i ditëve të sotme, në vend të zgjerimit të horizonteve, po i ngushton ato! Shkolla sot ofron vetëm informacion, por aspak frymëzim, ndërkohë që në epokën e teknologjisë së informacionit, mësuesi  nuk mundet kurrsesi, të jetë mjeti më i mirë i transmetimit. Këtë, tashmë e dimë të gjithë. Mësuesi duhet të jetë mjeti më i mirë  frymëzimit.

Një proces mësimor monoton dhe përsëritës i asaj që ka ndodhur, është gjëja më e keqe që po i bëhet fëmijëve sot. Fëmijët paraqiten të çorientuar, nuk dinë çfarë të bëjnë, por edhe nëse mendojnë e kanë afatshkurtër.

Ajo që duhet kuptuar nga të gjithë, por sidomos nga prindërit, por edhe nga mësuesit, është që suksesin nuk ta jep diploma, por aftësia.

Studiues në mbarë botën deklarojnë se në 20-vite arsimimi formal, shtatëdhjetë për qind (70%) e inteligjencës së fëmijës shkatërrohet në mënyrë të pakthyeshme. Përpos kësaj, ajo që shohim tek fëmijët e sotëm, është ankthi, impulsiviteti, çrregullime të vëmendjes dhe depresion!

Kjo është ajo që duam ne si mësues dhe prindër?

Bota po ndryshon aq shpejt sa ne nuk e dimë, se cilat baza dhe aftësi intelektuale janë më të rëndësishmet për t’ju ofruar brezit për të ardhmen.

Pandemia COVID-19, duket se çori maskën dhe shfaqi njëshoqëri të dobësuar, me  tensione politike dhe racore që u rizgjuan dhe përshkallëzuan, zbuloi një botë mbushur me përçarje, dhunë dhe urrejtje.

Pra, ajo  që mbizotëronte, nuk paskësh qenë detyrimisht e duhura.

Ne duhet të zgjohemi.

Pavarësisht, unë mbetem shpresëplotë se shkollat dhe sistemet tona arsimore mund të jenë pjesë e rëndësishme e zgjidhjes, porduke u kujdesur që sloganet për arsim më të mirë, të shoqërohen me zgjidhje të shëndetshme dhe që kanë në konsideratë dhe marrin masa mbrojtje  ndaj efekteve të mundshme anësore/negative tek nxënës- studentët.

Gëzuar vlerës së dijes dhe shpirtit njerëzor!

Nga PROF.MIMOZA MANXHARI, UNIVERSITETI I TIRANËS

 

“E do Luizin për vete”, Gazetari: Nëse luan agresivisht kjo vajzë, e nxjerr Kiarën për dy javë

Modelja dhe gazetarja Jori Delli është kthyer në një nga banoret më të komentuara të Big Brother VIP, për shkak të afrimitetit të saj me Luizin. Ky afrimitet po komentohet shumë nga publiku jashtë dhe si një flirt.

Situata në fjalë është komentuar së fundmi në emisionin “Shqipëria Live”, ku sipas moderatorit Flavio Qarri, nëse Jori tregohet më e guximshme, ajo mund ta nxjerrë Kiarën jashtë brenda dy javësh, sepse e do Luizin për vete.

“Nëse Jori do të jetë e gatshme për pak më shumë guxim, flirt, nëse luan agresivisht kjo vajzë, brenda javës mbaron filmi për Kiarën dhe brenda dy javësh del,”- ka thënë ai./ Zoom.al

Mes lotësh, vëllai i Dan Hutrës u kërkon falje familjarëve të viktimave: Ai njeri s’ka gjak

Vëllai i Dan Hutrës, autorit të masakrës me tre gra të vrarë dhe tre të tjera të plagosura mes lotëve u ka kërkuar falje familjarëve të viktimave.

Në një intervistë për News24, ai sqaron se me të vëllanë ka shumë vite që nuk flet as ai dhe asnjë nga familja e tij.

Ai thotë se vëllanë e kanë mohuar që ditën kur ka kryer vrasjen e parë, ndërsa shprehet se “meriton dënimin më të rëndë”, madje shprehet se “duhet të digjet me benzinë”.

“Kjo ishte një masakër, që masakra të tilla unë 45 vjeç kam përjetuar vetëm në vitet kur serbi ka bërë mbi kosovarët. E dyta ai kriminel ai është vëllai, por më nuk është vëllai im edhe kush më njeh, e di që prej vrasjes së parë që ka bërë ne e kemi mohuar si vëlla”, thotë ai.

Ndër të tjera, ai u shpreh se komunikimi i tij i fundit me Dan Hutrën ka qenë në vitin 2006, teksa kujton se i ka kërkuar ose të ndryshojë rrugë, ose ta harrojë familjen e tij.

Sipas tij, arsyeja që ka ikur të jetojë jashtë Shqipërisë dhe ka marrë dhe vëllanë tjetër ka qenë frika se mos Dan Hutra i eliminonte edhe ata, sepse kurrë nuk i kishin shkuar në burg apo sepse nuk ishin interesuar.

Po ashtu, ai i bën apel drejtësisë që t’i japë atij dënimin më maksimal, ndërsa shton se “me këta gjykatës të korruptuar kam frikë se do dalë prapë nga burgu”.

Intervista e plotë:

Ju jeni vëllai i Dan Hutrës, pse kërkuat të flisnit, çfarë doni të thoni?

Vëllai i Dan Hutrës: Në radhë të parë dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella që dalin nga zemra e një njeriu familjarëve të viktimave, që humbën jetën krejt kot tre vajza në lule të jetës. Kjo ishte një masakër, që masakra të tilla unë 45 vjeç kam përjetuar vetëm në vitet kur serbi ka bërë mbi kosovarët. E dyta ai kriminel ai është vëllai, por më nuk është vëllai im edhe kush më njeh, e di që prej vrasjes së parë që ka bërë ne e kemi mohuar si vëlla

Pra në vitin 2007 kur Dan Hutra vrau gruan e parë, ju keni shkëputur kontaktet me vëllain tuaj?

Vëllai i Dan Hutrës: Unë edhe vëllai tjetër. Edhe kur kam biseduar me familjarët e viktimës së parë, i kam thënë që ai nuk është më vëllai im, për mua të veprojë drejtësia, të veprojë kush të dojë për mua nuk më intereson se çfarë bëhet me atë njeri, se jetën ta ka dhënë Zoti dhe ta merr vetëm Zoti dhe jo njeriu.

Dan Hutra është dënuar për herë të parë në vitin 2003, me dy vite burgim, çfarë di për këtë rast dhe pse u dënua?

Vëllai i Dan Hutrës: Këtu dua të ndalem sepse edhe mediat, më vjen shumë keq ka edhe gazetarë që për të mbushur emisionin e vet hedh shumë baltë. Në vitin 2003 Dan Hutra është dënuar se ka mbyllur nënën dhe njërën prej kunatave në dhomë që të mos lajmërojnë policinë. Për dhunim dhe jo për përdhunim, sepse përdhunim është marrëdhënie seksuale, është dënuar për dhunim

Pra në vitin 2003 është dënuar për dhunim?

Vëllai i Dan Hutrës: Jo për përdhunim, për dhunë.

Për dhunë, po e kuptoj.

Vëllai i Dan Hutrës: Për dhunë dhe atij i është vënë si përdhunim dhe nëse është përdhunim kapni atë gjykatës çojeni në vend të atij kriminelit sepse për përdhunim duhet të marrë nga 7 deri 15 vite burg siç e thotë ligji shqiptar dhe jo dy vite sa është dënuar ai.

Pas këtij krimi që është dënuar me dy vite burg, ai është dënuar në vitin 2007 kur vrau gruan e parë në mënyrë mizore, çfarë di, çfarë konflikti kishte Dan Hutra me gruan e parë? Përse e kreu krimin makabër?

Vëllai i Dan Hutrës: Unë dhe vëllai tjetër as nuk jemi marrë, as nuk kemi pasur qenë takuar me familjarët e saj, as nuk kam fol kurrë, vetëm pas ngjarjes i kam marrë për ngushëllime familjarët edhe i kam thënë për ne jeni të lirë, të veprojë drejtësia.

Si e njihni vëllain tuaj Dan Hutrën, si ishte në familje, a ishte i dhunshëm?

Vëllai i Dan Hutrës: Kurrë nuk bëri familje ai, për atë punë e mohova se njeriu kur nuk krijon familje dhe nuk i nënshtrohet rregullave të familjes, të gjithë vuajmë për një familje, të gjithë punojmë për të ndërtuar një familje, ai kurrë nuk u përkushtua dhe i thashë ti nuk je vëllai im sepse nuk je në gjendje të mbash një familje, nuk je në gjendje të krijosh një familje. Nuk jam interesuar kurrë, kurrë, as kur ka rënë në burg, as se si ka shkuar burgu, as se si ka shkuar gjyqi, kurrë nuk kam marrë asnjë informacion dhe nuk jam interesuar të marr një informacion.

Kur e keni takuar për herë të fundit vëllain tuaj?

Vëllai i Dan Hutrës: Vëllain tim për herë të fundit e kam takuar në vitin 2006.

Cili ka qenë komunikimi juaj i fundit me vëllain tuaj, çfarë i keni thënë?

Vëllai i Dan Hutrës: Komunikimi i fundit ka qenë, ose ndrysho rrugë, ose harromë mua. Ndrysho rrugë dhe kthehu jetës ose harromë mua se nuk më ke asgjë.
Çfarë jete ka bërë Dan Hutra, a kishte probleme ai, a kishte lidhje me grupe kriminale?

Vëllai i Dan Hutrës: Nuk jam në dijeni, atë ta gjejë drejtësia. Ato rroba firmato, ato lekë që ai jepte, ato gjykatës që për t’u pasuruar ato nxjerrin kriminela nga burgu. Prokurori për t’u pasuruar nxjerr kriminelin nga burgu. Një fukara vjedh energji se nuk ka ta paguajë, shkon e bën tre vjet burg, një që nxjerr një ndërtim pa leje për të mbuluar kokën e kalamajve, shkon në burg dhe ngelet në burg i shkreti se nuk ka lekë për t’i dhënë prokurorit dhe gjykatësit, kurse krimineli vret, masakron dhe del nga burgu, kjo është fatkeqësia e shqiptarit, se është gjynah për një Shqipëri që është aq e vogël dhe të vuajmë të tilla gjëra. Ai kriminel me të vërtetë vrau tre bija nënash dhe thau katër zemra se katër ka vrarë ai, katër zemra nënash i thau, por ama ka vrarë edhe 12 të tjerë që janë pa varrosur. Ne jemi të vrarë, por jemi të pavarrosur, nuk na fut kush në dhe, ka vrarë edhe 12 të tjerë, jemi të pavarrosur.

Nga informacionet që keni ju, pas daljes nga burgu për vrasjen e gruas së parë, me çfarë merrej Dan Hutra, çfarë jete bënte ai, a kishte kontakt me familjarë të tjerë?

Vëllai i Dan Hutrës: Unë të them me gjithë sinqeritetin më të madh me gjithë vëllain tjetër që kemi ikur, vëllain tjetër e kam marrë nga frika, kur doli nga burgi Dan Hutra, e kam transferuar nga Shqipëria sepse po të na shikonte neve ai do na linte ai? Të parët kemi qenë ne në listë se pse nuk e kemi ndihmuar dhe ndjekur në burg, të parët kemi qenë ne në listë për atë, do na eleminonte të parin.

Ju thoni, ju vetë familja kishit konflikte me Dan Hutrën?

Vëllai i Dan Hutrës: Jo konflikte, por ngaqë nuk e kishim distancuar dhe arsye e vetme që kam tërhequr vëllain tjetër me gjithë familje vetëm nga frika që një ditë do ta pësonte siç e pësuan viktimat e pafajshme.

Në gjykatë Dan Hutra ka deklaruar se nuk është penduar për krimet që ka bërë, madje ka dhënë edhe detaje të rënda se si i ka kryer këto krime, si e gjykoni deklartatën e tij?

Vëllai i Dan Hutrës: Ai vetëm njeri nuk është ai, vetëm gjak nuk ka. Ka ndjerë keqardhje gjithë Shqipëria për atë që bëri, nuk ka gjak ai njeri. Për t’u larë ato viktima, ai kriminel me gjithë gjykatësin duhet të paraqiten para familjarëve, po qajnë katër nëna (përlotet)

Ju kuptoj, e di që është një moment shumë i vështirë për ju dhe familjen tuaj, pasi është një ngjarje shumë e rëndë që ka tronditur gjithë Shqipërinë?

Vëllai i Dan Hutrës: Nuk mendon kush për ata nëna, kam fëmijë vetë (përlotet) imagjinoj fëmijët e mi, të më ndodhë në fëmijën tim, por nuk kemi drejtësi, gjykatësi për të mbushur xhepin e vet, nuk i intereson se çfarë do bëjë ai kriminel, i gjen arsyet dhe i thotë me sill këtë letër vetëm për t’i ulur dënimin dhe për ta nxjerrë jashtë nga burgu. Lodhet polici i shkretë që merr 500 mijë lekë rrogë dhe vë jetën në rrezik për ta kapur kriminelin dhe pas dy javësh e sheh sërish të lirë nëpër qytet.

Çfarë di në lidhje me konfliktin që kishte familja Hysa dhe vajza e tyre Elena Hysa lidhur me vëllain tuaj Dan Hutra, keni dijeni?

Vëllai i Dan Hutrës: Nuk kam asnjë lidhje, asnjë informacion. Më vjen shumë keq, shpirtërisht me dhimbjen më të madhe, nuk kam fjalë që ta shpreh, jam me to, me dhimbjen e tyre, e di çfarë dhimbje kanë se të thashë kam fëmijë vetë.

Pra ju keni shkëputur çdo lloj marrëdhënie me vëllain tuaj, Dan Hutra dhe siç e thatë edhe më parë nuk e quani më vëllain tuaj?

Vëllai i Dan Hutrës: Kush më njeh mua e dinë të gjithë se unë që në 2007 nuk e quaj vëllanë tim, që në momentin e fundit që i kam thënë ose ndrysho rrugë ose për mua harromë. Dan Hutra kur ka bërë vrasjen e parë të vajzës së pafajshme, unë kam qarë tërë ditën dhe kanë ardhur njerëzit më ka thënë “çfarë ke?”, më ka vdekur i kam thënë vëllai, por jo më thoshin e ka kapur policia është në burg, për mua ka vdekur sot.

Ti si vëllai i Dan Hutrës, çfarë apeli i bën drejtësisë shqiptare, për një person që në 20 vite i ka marrë jetën 4 grave dhe ka plagosur 3 të tjera?

Vëllai i Dan Hutrës: Drejtësisë i bëj thirrje në rast se kanë kalamaj dhe e dinë çfarë do të thotë të humbësh një fëmijë, të gjykojnë me ligjin dhe jo me xhepin. Të gjykojnë siç e meriton krimineli, po na çojnë 40 vite mbrapa të kërkojmë Enver Hoxhën, ngrehu Enver dhe vari siç i varte edhe nuk kishte as gjakmarrje, as hakmarrje dhe nuk u shtonin vrasjet.

Çfarë dënimi mendoni se duhet të marrë vëllai juaj?

Vëllai i Dan Hutrës: Nuk mund ta përshkruaj, atë po ta djegësh, po ta shohësh në zjarr dhe t’i hedhësh edhe një çik benzinë më shumë që të digjet më shpejt. Ku ka dënim, më vjen keq, ishalla nuk ndodh dhe e lirojnë prapë, por me këto gjykatësa që kemi, ai një ditë do jetë jashtë, unë kam shumë frikë që një ditë do dalë prapë jashtë ai kriminel. Me këto gjykatësa që marrin lekë, unë kam shumë frikë që ai një ditë do të arrijë të dalë jashtë. Kur ai sot duhet të ishte i varrosur bashkë me ato që i ka vrarë pa faj. I bëj apel drejtësisë të mos merren me punë të kota, në radhë të parë të vendosin drejtësinë, krimineli ndëshkohet, jo vetëm dënohet, ndëshkohet, ndëshkim maksimal. Jetën ta ka dhënë vetëm Zoti dhe ta merr vetëm Zoti.

Ju e njihni Rrahman Selën?

Vëllai i Dan Hutrës: Po si nuk e njoh, nuk ka edhe nuk ekzistuar asgjë. Ai ka familjen e vet, i kërkoj falje publikisht Rrahman Selës që i ka dalë emri në televizor. Nuk kam asnjë gjë me atë, po te kisha do e kisha sqaruar me Rrahmanin këtu e 23 vite më parë, kaq kisha për të thënë. Edhe njëherë ngushëllimet më të sinqerta dhe një falje publike unë dhe vëllai im tjetër, për familjarët e viktimave të pafajshme. O Zot do Zoti ishalla nuk shohim dhe nuk dëgjojmë gjëra të tilla më.

Një mesazh shumë domethënës për një ngjarje shumë shumë të rëndë që ka tronditur gjithë vendin. Të falenderoj për intervistën.

Vëllai i Dan Hutrës: Një detyrim familjar, asgjë më tepër.

Gafë në “Big Brother VIP”, konkurrentja thotë se babai i saj ka pasur në klasë Azem Galicën

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuliana Nura tha se babai i saj ka pasur në klasë Azem Galicën.

Ajo ka treguar se e njeh mirë rëndësinë e “odave”, pasi ka një familje patriarkale. Gjatë këtij momenti, në bisedë e sipër, banorja ka bërë edhe një gafë.

“E di prej babit, se babi e ka pasë në klasë burrin e Shotës, Azemin,”- ka thënë Xhuli.

Fill pas kësaj deklarate, ishte Stresi ai i cili kthehet dhe e pyet Xhulin se sa vjeç e ka të atin.

“Babi i ka 64 vjeç”,”- ka thënë Xhuli, duke dëshmuar kështu me një llogari të thjeshtë se babai i saj ka lindur në vitin 1959.

Është e pamundur që babai i Xhulit të ketë qënë në klasë me Azem Galicën, i cili ka lindur në vitin 1889 dhe ka vdekur më 15 korrik të vitit 1924./ Zoom.al

Përplasja e trenave në Greqi, rrëqeth 19-vjeçarja: Mora babin dhe i thashë se po digjeshim

Një tjetër histori njerëzore del në pah nga tragjedia e përplasjes së trenave në Greqi. 19-vjeçarja Vasiliki ndodhej me shokun e saj në trenin, që u përplas në Tempe të Greqisë, por fatmirësisht arritën që të mbijetonin.

Në një intervistë për mediat greke, ajo ka përshkruar momentet e tmerrit, teksa thotë se mendoi se do të vdiste. E reja tregon se kanë arritur të dalin, pasi panë një çarje në dyshemenë e vagonit.


“Në momentin e përplasjes ishim në tavolinën e parë në mensë… U bë një zhurmë dhe gjithçka u nxi. Ka marrë flakë direkt. Shpejt erdhëm në vete. I telefonova Stelios dhe më tha që edhe ai ishte gjallë. Para nesh kishte një vrimë në dysheme. Dolëm që andej, dolëm jashtë dhe ecëm disa metra. Ne nuk kishim celularë, gjetëm një telefon të shkyçur. Mora babin dhe i thashë se po digjem…”, rrëfen ajo.

“Gjithçka po digjej, menduam se këto ishin momentet tona të fundit”, shprehet e reja.

“Njerëzit digjeshin, binin nga vagonët. Dolën edhe njerëz që ishin mirë, me valixhe. Stelios ishte zbathur. Menduam se do të vdisnim, se këto ishin momentet tona të fundit”, thotë Vasiliki./ Zoom.al

Dilema moralo-politike kundrejt “McGonigal-it” si minues i demokracisë

1. Sinjali Lumas

Në vitet e para të opozitës mbas v. 2013, në kujtesë më ka mbetur një vizitë e imja, asokohe deputet i qarkut Berat, në komunën Lumas; ajo shtrihet në veri të malit Tomor e në kufi me qarkun Elbasan. Duke folur para banorëve të mbledhur, kryesisht demokratë, goja më mori si me marsh automatik temat e debatit parlamentar dhe fillova të shpjegoj sa problem ishte droga e ministri Tahiri. Lumasakët më kujtuan me mirësjellje se fatmirësisht droga nuk ishte problem në komunë, por shqetësim madhor ata kishin ujësjellësin, vaditjen dhe çmimet e plehut kimik. Mungesa e vaditjes, që ndër të tjera e mban larg kanabisin, u acarua pesë vite më vonë nga një projekt problematik i bashkisë Berat, i cili devijonte e u hiqte përroin e vetëm dhe që solli edhe përplasje mes banorëve dhe policisë.

Ky episod në dukje flet për të shumëdebatuarin hendek midis fokusit të politikanëve në kryeqytet (apo “elitave”) e popullit të thjeshtë. Nuk është krejt ashtu! Ndoshta lumasakët e mi donin që në kohën e takimit të trajtonin çështjet lokale se të tjerat i ndiqnin edhe në televizion; ndoshta tema u jepte siklet se nuk ishin të mbrojtur nga narkobanditët krahasuar me një deputet. Ndoshta ndonjë hileqar bënte plane kanabisi për vitin tjetër nëse rregullohej vaditja. Ndoshta ndonjë shpjegim tjetër.

Gjithsesi reagimi i tyre ngre dy çështje:

Së pari, një përfaqësues politik, duke mbetur parimor, lipset të përzgjedhë sipas kriterit “si vendi edhe kuvendi” se çfarë thotë në takimet publike.

Së dyti, dhe më e rëndësishme është çështja nëse PD veproi mirë apo jo ato vite me denoncimin e kanabizimit si aksion qeveritar.

Në kulmin e këtij aksioni në v. 2016, sipas vrojtimeve, industria e kanabisit gjatë sezonit kishte punësuar pa dallim partie afro 20 mijë vetë, nga të cilët diçka më pak se gjysma mund të ishin votues të PD; prej kësaj industrie ushqeheshin afro 100 mijë gojë ose 6,3% e pjesëmarrësve në votim në zgjedhjet parlamentare vitin në vijim; pra këtyre politika antikanabis e opozitës u kishte kërcënuar bukën e gojës. Më tej koha e energjia që PD shpenzoi kundër kanabizimit, mund të ishin investuar në tema e politika më me impakt për popullin e thjeshtë në Lumas e në të tërë vendin.

Por çfarë do të ndodhte nëse PD nuk do të denonconte kanabizimin? Ndërgjegjësimi brenda e jashtë vendit për problemin do të ishte minimal; nuk do të kishte trysni mbi Ramën për të shkarkuar “me dorëheqje” Tahirin (mars 2017) dhe ky i fundit do të vazhdonte të quhej “më i suksesshmi ndër ministrat e mi”, do të pritej në kancelaritë e Perëndimit për turpin e Republikës tonë e jo vetëm të saj; dhe nëse ai nuk e prishte pazarin me shefin do të tentonte me sira të kapte drejtimin e partisë. Nuk do të kishte as aktakuzë ndaj Tahirit, produkt i drejtësisë italiane dhe e ndonjë prokurori kurajoz (tashmë të spastruar nga vetingu). Por më keq akoma, pa luftën kundër drogës do të kalonim butë butë nga kanabizimi në kokainizim me laboratore si Xibraka të instaluar anembanë atdheut. Tahirizmi mori forma të tjera më subtile por, fatmirësisht për Shqipërinë, skenari më i keq u evitua. Për këtë, PD pagoi një çmim. Siç na mëson Dhiata e Re shpëtimi vjen nga sakrifica.

2. Pyetja Aron

Në një mbledhje të demokratëve të lagjes 5, Tiranë, – ku unë mora pjesë – të thirrur për organizimin e mitingut të 3 marsit, kryetari i partisë denoncoi “lakenjtë e Edi Ramës” të cilët shfaqen në çdo ekran tv, për të relativizuar çështjen McGonigal e për të shpifur për ish-të dashurën e tij dhe analistët amerikanë që kishin zbuluar informacionet e tjera të papërfshira në akt-akuzë. Duke qenë se prej 10 vjetësh nuk shoh TV, përveçse kalimthi në kafene (interneti më rezulton më i dobishëm), gugllova pak ; gjeta se “lakenjtë” në fjalë, nismat parlamentare të opozitës për hetimin e skandalit i shihnin si jo si çështje politike, por me motive personale dhe i shpjegonin me teorira psikologjike e psikoanalitike. Të tjerë e shikonin këtë si sulm, madje edhe si hakmarrje ndaj Amerikës (edhe pse sulmi bazohet në dokumente amerikane pjesërisht zyrtare e pjesërisht profesionale dhe është në frymën e tyre). Ata “lakej” do të duhej t’i përgjigjeshin “pyetjes Aron”.

Dy fjalë për këtë të fundit: në rininë e tij, filozofi francez Raymond Aron angazhohej me pasion për një çështje komplekse e sensitive të politikës së ditës. Atij iu dha mundësia për t’u takuar me ministrin përgjegjës, të cilit filloi t’i fliste me teorira disi konfuze. Mbas pak ministri me politesë e ndërpreu duke e pyetur: Ju lutem, çfarë vendimi do të merrnit ju po të ishit në postin tim?

Që atëherë “pyetja Aron” shërben për të diferencuar jo vetëm personat me përgjegjësi vendimmarrëse nga të tjerët, por edhe ata, ndër intelektualët publikë e opinionistët, që guxojnë të pozicionohen qartë e pa ambivalencë morale në debatet e rëndësishme.

E përshtatur, pyetja Aron do të ishte: Çfarë do të bënit ju po të ishit drejtuesit e opozitës dhe të plaste një skandal i tillë? Dhe jo skandal dosido, si të shumtit e këtyre viteve; por me kryeministrin i cili dora vetë dhe me pak persona të besuar e josh drejtorin njujorkez të FBI duke i shfrytëzuar lakminë dhe e përdor atë si: 1) minues të demokracisë duke trysnuar e damkosur titullarët e opozitës parlamentare; 2) bandit me kollare duke zhvatur mega-zengjinët e Tiranës.

Ose e thënë ndryshe: çfarë mendoni ju “lakej” se do të bënte Edi Rama si shef opozite po t’i plaste një skandal i tillë? Ai që mobilizoi turmat dhe në 21 janar 2011 mësyu “kokëpalarët” e dhunshëm me pasojat që dihen! Për çfarë? Për një video “ordinere”  me licenca e pará megjithëse të përfshirët u dorëhoqën, megjithëse dosja po hetohej nga një prokurori më agresive se e sotmja dhe megjithëse çështja ishte ku e ku më banale krahasuar me atë “McGonigal”.

Ose e riformuluar, çfarë do të bënit ju o “lakej” sikur të ishit drejtuesit e opozitës dhe t’ju mohohej një e drejtë themelore parlamentare si komisioni hetimor? Sepse në rastin konkret e sipas ligjit ngritja e komisionit duhej të ishte pothuaj automatike. Sidomos kur kundërshtimi mbështetet me justifikime ngjethëse si të llojit “nuk e zbatojmë ligjin sepse synojmë ta amendojmë” apo qesharake se “po verifikojmë nënshkrimet e kërkesës” kur prej një muaji 44 firmëtarët e përsërisin përditë kërkesën në plenare, Facebook si dhe në sheshin e protestës. Apo kur pastaj Rama e thotë açik se nuk do të bëhet, se nuk dua unë!

Pyetjet Aron po ju a lë në derë “lakenjve” pa e vrarë mendjen nëse do të gjegjen e do të flasin sipas ndërgjegjes.

3. Në javët e muajt në vijim

Çështja McGonigal do të piqet në zjarr të ngadaltë: komisioni hetimor do të dojë kohë të ngrihet: kur Gjykata Kushtetuese të urdhërojë. Edhe punimet e tij do të marrin muaj. Po kështu edhe hetimet e Kongresit të ShBA; me të cilin deputetët e Kuvendit duhet të kërkojnë bashkëpunim në hetim. Pa folur për procesin penal atje e këtu. Ashtu siç mori kohë edhe afera e inceneratorëve e ngjizur në dhjetor 2014 dhe aktuale sot e gjithë ditën.

Por përvoja e Lumasit na këshillon që këto muaj fushate deri në 14 maj të flasim pak më shumë për tema si ujësjellësi, vaditja e shërbimet bashkiake. Opozita duhet të lundrojë midis problemeve lokale e atyre qendrore, si dikur i shkathëti Odise midis Shilës e Karibdit.

P.S. Një bravo këtu për reagimin politik të Fatmir Xhafës në debatin plenar për McGonigal-in. E dalloi veten nga bagëtia parlamentare soc-rilindiste. Nuk më duhen fare motivet e tij personale, psikologjike e psikoanalitike. Dhe lexuesi të më falë për këtë post scriptum pa shumë lidhje me shënimin. Por mejtova më mirë këtu se në Facebook.

Nga Genc Pollo

Transformimi i Zajednicës, si po shkon Kurti drejt pranimit të Asociacionit

Asociacioni i ka në bilancin e vet tetë vjet kundërshtim, protesta masive, tensione, gaz lotsjellës. Prej 2015-s, kur e kishte nënshkruar Isa Mustafa, formimi i Asociacionit kurrë nuk ka qenë më afër. Si për ironi, pikën e finishit, kjo marrëveshje duket se po e arrin me Kurtin Kryeministër. Duke e pranuar propozimin evropian, ai veçse është dakorduar për zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit, ndonëse këtë herë e eviton e herë e mohon. Zëvendësi i tij, Besnik Bislimi, të cilit s’i ka rënë ta kundërshtojë në rrugë dhe në Kuvend, flet më lehtë për formimin e Asociacionit.

Për Albin Kurtin si opozitar, Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk mund të quhej ‘bashkësi’, se ai do të ndante Kosovën dhe nuk e pasqyronte kuptimin e asaj fjale. Prandaj, ai dhe Lëvizja Vetëvendojse do ta pagëzonin atë “të keqe” si ‘Zajednicë’.

Në këto tetë vjet, është bërë e është parë shumë rreth formimit të Asociacionit. Për LV-në nuk kishte rrugë të ndërmjetme. “Zajednica”, thjesht, s’duhej të bëhej dhe s’do të bëhej kurrsesi.

Si u tranformua “Zajednica” që “do të sillte Serbinë në Kosovë”, në një marrëveshje të cilën Kurti Kryeministër është dakorduar ta zbatojë?

Në vitin 2015, pas nënshkrimit të marrëveshjes për formimin e Asociacionit, opozita, që atëherë përbëhej nga Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma e kishin defunksionalizuar Kuvendin e Kosovës. Ata e kishin thënë se do ta pamundësonin miratimin e marrëveshjes për Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe Demarkacionit me Malin e Zi, qoftë edhe fizikisht. Dhe, kështu kishin bërë.

Në Kuvend ishte hedhur disa herë gaz lotsjellës, duke sjell opozitarizëm të një niveli tjetër, të pa parë deri atëherë në Kosovë. Deputetët, të cilët, herë shiheshin e herë jo duke hedhur gaz lotsjellës, po kërkoheshin nga Policia. Në mesin e tyre Kryeministri i tanishëm, Albin Kurti, që përfaqëson Kosovën në negociatat me Serbinë.

Pas pengesave që po i bëheshin prej dy muajsh punës në Kuvend, në nëntor të 2015-s, opozita vendosi të dalë edhe në rrugë për ta kundërshtuar formimin e Asociacionit, që për ta, nuk mund të kishte një opsion tjetër pos anulimit të asaj marrëveshjeje.

Protestat e 18 nëntorit ishin të dhunshme. Ishin arrestuar dhjetëra persona, ishin lënduar protestues dhe zyrtarë policorë, e ishin djegur dhe dëmtuar veturat zyrtare.

Në protestë ishte shfaqur edhe deputeti Albin Kurti, i cili ishte në kërkim nga Policia, për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend. Aty ishte arrestuar ish-deputetja Donika Kadaj, që po ashtu ishte në arrati. Lëvizja Vetëvendosje, kishte treguar se banesa e Kurtit dhe ajo e Albulena Haxhiut janë bastisur nga Policia e Kosovës në mëngjes.

Ky ishte vetëm fillimi i kundërshtimit të “Zajednicës”. Pushtetarët s’kishin parë gjë akoma.

Dy ditë pas tensioneve në rrugët e Prishtinës, partitë opozitare, LVV, AAK, Nisma mbajtën një tubim, ku po thërrisnin qytetarët që masivisht të protestonin më 28 nëntor kundër Demarkacionit me Malin e Zi dhe formimit të Asociacionit.

Kryetari i atëhershëm i LV-së, Visar Ymeri, thoshte se pushteti po e ndante Kosovën, përmes Zajednicës, po e kthente Serbinë në Kosovë.

“Ne nuk mund të pranojmë dhe do të vazhdojmë deri në fund betejën kundër një pushteti që betonon ndarjen e Kosovës përmes ‘Zajednicës’, e rikthen Serbinë në Kosovë, dhe i formalizon dhe i veshë në uniformë strukturat ilegale e kriminale të saj”, kishte thënë Ymeri në atë tubim.

28 nëntori i 2015-s erdhi me protestën, ku Lëvizja Vetëvendosje thoshte se kishin marrë pjesë 35 mijë veta.

Në atë protestë u ngjit në skenë Kurti i arratisur, të cilin qytetarët e pritën me ovacione disaminutëshe.

Në pjesën e mbetur të 2015-s, opozita kishte organizuar tubime kundër Asociacionit dhe Demarkacionit në qytetet tjera më të mëdha të Kosovës.

Në vitin e ri kishin vazhduar, në përmasa edhe më të mëdha, tensionet për shkak të Asociacionit.

Pushteti i atëhershëm, i përbërë prej LDK-së dhe PDK-së i bënin thirrje opozitës për dialog. Opozita s’e shihte këtë si opsion.

Në fillim të janarit pati protesta të tjera në Prishtinë, në të cilat ishin përplasur protestuesit me Policinë. Ishin hedhur gurë dhe koktej molotovi në drejtim të kordonit të Policisë, që po e ruanin ndërtesën e Qeverisë.

Në atë protestë, sipas LV-së, kishin marrë pjesë 100 mijë veta. Policia jepte shifra disafish më të vogla.

Kryeministri i atëhershëm Isa Mustafa thoshte se nëse ka gabime në marrëveshjen e nënshkruar për formimin e Asociacionit, do të korrigjoheshin, porse nuk frikësohej nga opozita dhe aksionet e saj.

““Në qoftë se ka pasur ndonjë gabim, ai korrigjohet dhe duhet të lihet mundësia që gabimi të korrigjohet prej ekspertëve dhe jo prej rrugës, sepse rruga nuk korrigjon, por krijon gabime, krijon rrënim e pakënaqësi. Nuk mund të jenë dy marrëveshje arsye që të ushtrohet dhunë mbi institucionet e Republikës së Kosovës”, kishte deklaruar Mustafa.

Protestat, gazi lotsjellës në Kuvend, ultimatumet ndaj Mustafës dhe Thaçit për ta dorëzuar pushtetin kishin vazhduar edhe në shkurt.

Përveç Asociacionit, LV-ja po kundërshtonte me të njëjtat mjete edhe zgjedhjen e Hashim Thaçit President.

Transformimi i Zajednicës, si po shkon Kurti drejt pranimit të Asociacionit

Asociacioni i ka në bilancin e vet tetë vjet kundërshtim, protesta masive, tensione, gaz lotsjellës. Prej 2015-s, kur e kishte nënshkruar Isa Mustafa, formimi i Asociacionit kurrë nuk ka qenë më afër. Si për ironi, pikën e finishit, kjo marrëveshje duket se po e arrin me Kurtin Kryeministër. Duke e pranuar propozimin evropian, ai veçse është dakorduar për zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit, ndonëse këtë herë e eviton e herë e mohon. Zëvendësi i tij, Besnik Bislimi, të cilit s’i ka rënë ta kundërshtojë në rrugë dhe në Kuvend, flet më lehtë për formimin e Asociacionit.

Për Albin Kurtin si opozitar, Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk mund të quhej ‘bashkësi’, se ai do të ndante Kosovën dhe nuk e pasqyronte kuptimin e asaj fjale. Prandaj, ai dhe Lëvizja Vetëvendojse do ta pagëzonin atë “të keqe” si ‘Zajednicë’.

Në këto tetë vjet, është bërë e është parë shumë rreth formimit të Asociacionit. Për LV-në nuk kishte rrugë të ndërmjetme. “Zajednica”, thjesht, s’duhej të bëhej dhe s’do të bëhej kurrsesi.

Si u tranformua “Zajednica” që “do të sillte Serbinë në Kosovë”, në një marrëveshje të cilën Kurti Kryeministër është dakorduar ta zbatojë?

Në vitin 2015, pas nënshkrimit të marrëveshjes për formimin e Asociacionit, opozita, që atëherë përbëhej nga Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma e kishin defunksionalizuar Kuvendin e Kosovës. Ata e kishin thënë se do ta pamundësonin miratimin e marrëveshjes për Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe Demarkacionit me Malin e Zi, qoftë edhe fizikisht. Dhe, kështu kishin bërë.

Në Kuvend ishte hedhur disa herë gaz lotsjellës, duke sjell opozitarizëm të një niveli tjetër, të pa parë deri atëherë në Kosovë. Deputetët, të cilët, herë shiheshin e herë jo duke hedhur gaz lotsjellës, po kërkoheshin nga Policia. Në mesin e tyre Kryeministri i tanishëm, Albin Kurti, që përfaqëson Kosovën në negociatat me Serbinë.

Pas pengesave që po i bëheshin prej dy muajsh punës në Kuvend, në nëntor të 2015-s, opozita vendosi të dalë edhe në rrugë për ta kundërshtuar formimin e Asociacionit, që për ta, nuk mund të kishte një opsion tjetër pos anulimit të asaj marrëveshjeje.

Protestat e 18 nëntorit ishin të dhunshme. Ishin arrestuar dhjetëra persona, ishin lënduar protestues dhe zyrtarë policorë, e ishin djegur dhe dëmtuar veturat zyrtare.

Në protestë ishte shfaqur edhe deputeti Albin Kurti, i cili ishte në kërkim nga Policia, për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend. Aty ishte arrestuar ish-deputetja Donika Kadaj, që po ashtu ishte në arrati. Lëvizja Vetëvendosje, kishte treguar se banesa e Kurtit dhe ajo e Albulena Haxhiut janë bastisur nga Policia e Kosovës në mëngjes.

Ky ishte vetëm fillimi i kundërshtimit të “Zajednicës”. Pushtetarët s’kishin parë gjë akoma.

Dy ditë pas tensioneve në rrugët e Prishtinës, partitë opozitare, LVV, AAK, Nisma mbajtën një tubim, ku po thërrisnin qytetarët që masivisht të protestonin më 28 nëntor kundër Demarkacionit me Malin e Zi dhe formimit të Asociacionit.

Kryetari i atëhershëm i LV-së, Visar Ymeri, thoshte se pushteti po e ndante Kosovën, përmes Zajednicës, po e kthente Serbinë në Kosovë.

“Ne nuk mund të pranojmë dhe do të vazhdojmë deri në fund betejën kundër një pushteti që betonon ndarjen e Kosovës përmes ‘Zajednicës’, e rikthen Serbinë në Kosovë, dhe i formalizon dhe i veshë në uniformë strukturat ilegale e kriminale të saj”, kishte thënë Ymeri në atë tubim.

28 nëntori i 2015-s erdhi me protestën, ku Lëvizja Vetëvendosje thoshte se kishin marrë pjesë 35 mijë veta.

Në atë protestë u ngjit në skenë Kurti i arratisur, të cilin qytetarët e pritën me ovacione disaminutëshe.

Në pjesën e mbetur të 2015-s, opozita kishte organizuar tubime kundër Asociacionit dhe Demarkacionit në qytetet tjera më të mëdha të Kosovës.

Në vitin e ri kishin vazhduar, në përmasa edhe më të mëdha, tensionet për shkak të Asociacionit.

Pushteti i atëhershëm, i përbërë prej LDK-së dhe PDK-së i bënin thirrje opozitës për dialog. Opozita s’e shihte këtë si opsion.

Në fillim të janarit pati protesta të tjera në Prishtinë, në të cilat ishin përplasur protestuesit me Policinë. Ishin hedhur gurë dhe koktej molotovi në drejtim të kordonit të Policisë, që po e ruanin ndërtesën e Qeverisë.

Në atë protestë, sipas LV-së, kishin marrë pjesë 100 mijë veta. Policia jepte shifra disafish më të vogla.

Kryeministri i atëhershëm Isa Mustafa thoshte se nëse ka gabime në marrëveshjen e nënshkruar për formimin e Asociacionit, do të korrigjoheshin, porse nuk frikësohej nga opozita dhe aksionet e saj.

““Në qoftë se ka pasur ndonjë gabim, ai korrigjohet dhe duhet të lihet mundësia që gabimi të korrigjohet prej ekspertëve dhe jo prej rrugës, sepse rruga nuk korrigjon, por krijon gabime, krijon rrënim e pakënaqësi. Nuk mund të jenë dy marrëveshje arsye që të ushtrohet dhunë mbi institucionet e Republikës së Kosovës”, kishte deklaruar Mustafa.

Protestat, gazi lotsjellës në Kuvend, ultimatumet ndaj Mustafës dhe Thaçit për ta dorëzuar pushtetin kishin vazhduar edhe në shkurt.

Përveç Asociacionit, LV-ja po kundërshtonte me të njëjtat mjete edhe zgjedhjen e Hashim Thaçit President.

Pas një gjysmëviti të tensionuar, skena politike kishte rënë përkohësisht në qetësi. Më 4 gusht u sulmua ndërtesa e Kuvendit të Kosovës. Nën dyshimet për kryerjen e sulmit që u cilësua si terrorist, policia arrestoi më 30 gusht gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në vitet që do të vinin, vëmendja do të zhvendosej te kundërshtimi i Demarkacionit, ratifikimin e së cilit e kishin kthyer në prioritet ndërkombëtarët.

Në ndërkohë kishte një vendim të Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen që e kishte nënshkruar Kosova për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ishin gjetur shkelje kushtetuese në marrëveshje dhe përgjegjësit që e kishin nënshkruar këtë marrëveshje thoshin se do t’i merrnin parasysh rekomandimet e Kushtetueses për formimin e Asociacionit.

Asociacioni u rikthye në skenë paralelisht me marrjen e pushtetit nga Lëvizja Vetëvendosje, sidomos në mandatin e dytë me Kurtin Kryeministër.

Perëndimi ka shkuar duke e rritur presionin ndaj Qeverisë së re për formimin e Asociacionit. Vitin e fundit zbatimi i kësaj marrëveshjeje është kthyer në kërkesën më të rëndësishme, në top-prioritetin e ndërkombëtarëve.

Kryeministri Kurti e ka kundërshtuar formimin e Asociacionit, por nuk ka arritur t’i bind zyrtarët e BE-së dhe SHBA-së se Asociacioni s’duhet bërë. Në diskursin e tij të ri ai përsërit kundërshtimin kundër një Asociacioni monoetnik.

Kurti la të kuptohej se ka lëvizur nga qëndrimi i tij, në shkurt, duke zbuluar në Kuvend gjashtë kushtet e tij në këmbim të themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe. Tanimë, për Lëvizjen Vetëvendosje, meqë ndërkombëtarët nuk po bindeshin, kishte një “rrugë të ndërmjetme”.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Kurti si kryeministër kishin hequr nga përdorimi shprehjen “Zajednicë” dhe po e quanin në termin e përgjithshëm “Asociacion”.

Kushtet e Kurtit mbijetuan rreth dy javë, deri kur Kryeministri Kurti, pas një rezistence dhe pakënaqësie të shprehur ndaj ndërkombëtarëve, megjithatë, pranoi propozimin evropian.

Me këtë propozim, i bie që palët janë pajtuar të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë, që i bie edhe atë për formimin e Asociacionit. Nuk është dhënë ndonjë sinjal se janë pranuar gjashtë kushtet e Kurtit, ose ndonjë prej tyre.

Përgjatë këtyre muajve, LDK-ja dhe PDK-ja, tani si opozitare, ia rikujtojnë Kurtit ndryshimin e qëndrimit rreth Asociacionit.

Edhe pas kthimit nga Brukseli, ku ishte dakorduar për propozimin evropian, Kurti tha në Kuvend, në një seancë të mesnatës se “Zajednica nuk kalon”.

Zyrtarët e LV-së dhe përkrahësit publikë të Kurtit besojnë se Kurti nuk është dakorduar për Asociacion.

Zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, i cili nuk ka qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje në fillet e kundërshtimit me cdo kusht të Asociacionit, thotë se Kosova do t’i përmbahet zotimit dhe se ai do të formohet, pa kompetenca ekzekutive.

“Ka një harmoni mes qëndrimeve edhe të Bashkimit Evropian, edhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, që Kosova nuk mund të krijojë asnjë Asociacion me kompetenca ekzekutive dhe mendoj se kjo është e qartë edhe për Vuçiqin”, ka thënë Bislimi.

“Në fakt ai është një obligim që është pranuar nga një ish-qeveri në të kaluarën, rrjedhimisht është negociuar. Ne për Asociacionin nuk negociojmë, ajo që ne po themi është që ka dakordim mes palës tonë dhe asaj ndërkombëtare dhe kjo është dokumentuar me një letër të Mogerinit në vitin 2015 që i ka dërguar institucioneve të Republikës së Kosovës, ku thuhet se nuk ka Asociacion me kompetenca ekzekutive”, ka thënë ai.

Ndërkaq, me 18 mars ai takohet sërish me Vuçiqin – kësaj radhe në Ohër. Siç kanë paralajmëruar ndërmjetësit, tash çdo gjë që e përmban propozimi nuk ndryshohet dhe në takimet e ardhshme flitet vetëm se si do të zbatohet plani i pranuar.

Kurti pret që së paku Asociacioni të trajtohet, sipas renditjes në propozim, sepse është pika e fundit e tij, por Perëndimi vazhdojë ta mbajë të parin në listën e gjërave që duhen bërë mes Kosovës dhe Serbisë. /Express/