zoom

Day ArchiveTë shtëna me armë në Shkup, dy të vdekur dhe një i plagosur

Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri në Shkup.

Vrasja e dyfishtë ka ndodhur pranë një hoteli në Çarshi të Shkupit. Sipas Ministrisë së Brendshme maqedonase, dy viktimat kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital.

“Më 06.03.2023 në ora 20:11 në SPB-Shkup është denoncuar se në një objekt hotelierik në Shkup disa persona kanë shtënë me armë ndaj J.K. dhe E.I. të cilët kanë nderuar jetë në vendngjarje si dhe ndaj A.T. i cili ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital për t’i dhënë ndihmën mjekësore,”- njofton MPB.

Kush ka planifikuar udhëtim drejt Greqisë apo anasjelltas do ketë nesër vonesa/ Kjo është arsyeja

Ditën e nesërme pala greke do të ndërpresë punën në pikat kufitare me Shqipërinë, kjo për shkak të punimeve që do të kryhen me qëllim instalimin e sistemit të ri SIS.

“Njoftojmë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Greqisë apo anasjelltas, se nga ora 09:00 deri në orën 18:00 të datës 07.03.2023, në pikat e kalimit kufitar në palën greke, për shkak se do të kryen punime në sistemin e përpunimit të të dhënave, me qëllim instalimin e sistemit të ri SIS, do të ketë vonesa dhe ndërprerje të herëpashershme të punës.

Nuk do të kenë pengesa për të kaluar vetëm shtetasit grekë dhe shtetasit që kanë leje qëndrimi në Greqi.

Për të mos krijuar radhë, pritje të gjata dhe konfuzion në pikat e kalimit kufitar, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe të drejtuesve të automjeteve që të shmangin lëvizjet drejt pikave të kalimit kufitar me Greqinë, në harkun kohor 09:00 – 18:00, të datës 07.03.2023”, thuhet ne njoftimin e policise.

“Do i thoja ik moj”/ Shoku i Luizit: Unë nuk do e duroja dot Kiarën

Miqtë e Luizit nuk ndajnë të njëjtin mendim me të kur bëhet fjalë për Kiarën. Joni dhe Mario, miqtë që surprizuan Luizin brenda “Big Brother VIP” kanë dyshime mbi dashurinë e Kiarës.

Teksa ishin të ftuar në “Ftesë në 5”, ata deklaruan se ka gjëra që nuk pëlqejnë te Kiara, ndërsa Joni tregoi se nëse do ishte në vendin e Luizit, nuk do e duronte dot.

Biseda:

Joni: Të shoh Luizin duke qarë për një femër nuk e kam parë. Dua ta besoj se është e vërtetë. Kiara ka momentet e veta ku nuk është e sigurtë, ka gjëra që mua nuk më pëlqejnë, e largon në një mënyrë, që të jem unë, them ik moj 1 jetë kam. Nuk do e duroja. Luizi është shumë i përfshirë, po e duron shumë, ndaj them është shumë i përfshirë me Kiarën.

Mario: Luizi është shumë i dashur, mundohet të japë gjithçka. Ndikon edhe shtëpia. Sjellja ndaj të tjerëve.

Joni: Për Kiarën ndikon shtëpia.

Aksident te Medreseja. Përplasen 2 makina, 5 të plagosur

Një aksident me pesë të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë tregut te Medreseja në Tiranë.

Mësohet se janë përplasur dy automjete, ndërsa ekipet e ambulancës kanë mbërritur në vendngjarje.

Të lënduarit nga ky aksident janë dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë shëndetësore./Zoom.al

A vuan Luizi nga ndonjë sëmundje? Për herë të parë flasin miqtë e tij

Miqtë e Luiz Ejllit kanë zbuluar diçka më shumë për jetën jashtë të banorit të “Big Brother VIP Albania”.

Sot në “Ftesë në 5” Joni dhe Mario, të cilët surprizuan Luizin në spektaklin e kaluar, e përshkruajnë këngëtarin si një djalë energjik dhe plot humor.

Të pyetur për historinë e sëmundjes ata thanë se mesa e njohin nga jashtë, Luizi nuk vuan nga asnjë sëmundje. Mario tregoi se historia që u tregua nga miku i tij mund të jetë bërë për shkak të presionit të madh, ndërsa Joni nënvizoi faktin e javët e para për Luizin nuk ishin aspak të lehta.

“Nuk mund ta komentojmë se ajo është gjyq i kryer publikisht. Besoj se ka ndikuar edhe pjesa që ka nevojë njeriu që gjen mjete rrethanore për të qënë i brishtë ose për t’u futur në konfidencë me dikë. Ndoshta edhe nësë ka pasur diçka më minore e ka zmadhuar që të afrohet shpejt me dikë. Për aq sa unë e njoh, jo nuk është i sëmurë. Luizi fle në 2 të mëngjesit dhe çohet në 6 të mëngjesit. Ka presion, sigurisht. Ndoshta ka provuar duke matur pulsin, duke bërë dhe viktimën se ka parë po të bëj kështu jam gabim, po të bëj ashtu jam gabim. Se e ka parë se javët e para nuk kanë qënë të mira.”

Joni dhe Mario zbuluan gjithashtu se kanë folur me të ëmën e Luizit, që e ndjek dhe është në merak veçse për shëndetin e tij. Si moment të vështirë të Luizit jashtë shtëpisë së “BBV”, ata cilësuan ndarjen nga lidhja disavjeçare dhe humbjen e të atit./ Zoom.al

S’ka paqe për derbin! Kaos me tifozët, por në fund triumfun Partizani

45’ e para të megaderbit u mbyllën me Partizanin në avantazh, pasi Mba shënoi me kokë pas krosimit tē Hadrojt.

Vlen të përmendet fakti se takimi u ndërpre për disa minuta, pasi tifozët hodhën flakadanë në fushë.

E njëjta tablo edhe në gjysmën e dytë. Me të nisur pjesa e dytë Partizani-Tirana u ndërpre sërish. Shkak janë bërë fishekzjarret e hedhura në fushë prej tifozerisë.

Tymi dhe shkëndijat e kanë kthyer në mision të pamundur vazhdimin e lojës, duke sjellë aktualisht pezullimin e saj.

Zoom.al ju sjell pamje live nga stadiumi “Air Albania”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Megjithatë pas afro 20’ minutash loja rifilloj dhe Partizani shënoi edhe golin e dytë dhe të qetësisë me sulmuesin Cara, teksa më parë Telushi humbi një penallti.

Përfundimisht 2-0 dhe feston Partizani, që merr kreun e klasifikimit me 40 pikë.  /zoom.al.

VIDEO/ Momenti kur shoferi humb ndjenjat dhe shkatërron çdo që gjen përpara

Një kamion gjigant jashtë kontrolli del në trotuarin e një qyteze rurale në Australi dhe shkatërron çdo gjë që gjen përpara pas humbjes së papritur të ndjenjave të shoferit. Pamjet tregojnë mjetin gjigant që thyen pemë, mure e tabela sinjalistike, teksa shoferi është pa ndjenja në timon.

Paul Brackley, një shofer që regjistroi tmerrin me kameran e makinës tha për rrjetin vendas 9News: “Ai kishte humbur krejt kontrollin dhe po vinte drejt meje, kështu që shkela gazin për të shpëtuar”.

Shoferi 31-vjecar i mjetit të aksidentit ishte me kokë të rënë në timon, kur Brackley shkoi për ta ndihmuar.

“Kishte pak gjak në fytyrë por nuk ishte plagosur rëndë. Ai më tha se i kishin rënë të fikët gjatë drejtimit të makinës”.

Brackley shton: “Zhurma që bënin përplasjet e kamionit ishte e tmerrshme”.

Mrekullisht asnjë nuk u vra në incidentin në zonën rezidencaile. Policia tha se po heton shkaqet e aksidentit dhe gjendjen shëndetësore të shoferit.

“Më shpejt i kam thënë Jorit të dua se Kiarës”, Luizi bën deklaratën e papritur në BBV

Jori Delli, banorja më e re e shtëpisë së “Big Brother Vip”si duket ka fituar jo vetëm zemrën e publikut, por edhe atë të banorëve.

Një afrimitet që prej ditës së parë kemi parë mes saj dhe Luizit, gjë e cila ka bërë që fansat të fillojnë kalkulimet e tyre dhe të mendojnë se këngëtair shkon më shumë me modelen.

Edhe pse Luizi është i lidhur me Kiarën, fansat dëshirojnë që ta shikojnë atë në një romancë me Jorin.

Por ditën e sotme, bukuroshja brune ka bërë një deklaratë që askush nuk e priste. Teksa po bisedonte jashtë në oborr, ajo tha se Luizin e ka vëlla të madh, ndërkohë ky i fundit tha se më parë i ka thënë të dua Jorit se sa Kiarës.

Pjesë nga biseda:

Jori: Luizin e kam… (bën shenjën e zemrës me duar)

Antoneta: Ça e kishe çun xhaxhai?

Jori: Luizin e kam vëlla të madh

Luizi: Ma shpejt i kam thënë Jorit ‘ti amo’ (të dua) se Kiarës, imagjino. Unë nuk i kam dhënë kujt cigare në këtë shtëpi, kësaj i thashë ‘hap gojën ça do’.

Jori: Sa hyra unë, super, super mirëpritje, më i miri ka qenë. Më dha edhe rroba, më dha edhe gardërobë

Antoneta: Pse është çështja? Ti nuk ia bëre pyetje, ose vetes ose atij?

Luizi: Ja thashë. Tre banorë kanë ardhur këtu që nga fillimi deri tani, që kur i kam parë kam thënë ‘këta kanë ardhur me e shiju dhe mua s’do më kenë për asnjë pengesë’. Kejvina, Jori dhe Jona
që iku.

(VIDEO) Kaos në stadium/ Ultrasit e Tiranës dëmtojnë portierin e Partizanit

Problematike paraqitet situata në stadiumin “Air Albania”, gjatë ndeshjes Partizani-Tirana.

Tifozët ultras të Tiranës kanë dëmtuar portierin e Partizanit, Rexhepi, me flakadanë.

Më pas ultras guerrilsat kanë hedhur menjëherë flakadanë drejt portierit të Tiranës Visar Bekajt.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Derbi Partizani-Tirana, plas lufta e banderolave

Derbi i kryeqytetit ka nisur dhe tashmë tifozët e Partizanit dhe Tiranës kanë shpalosur banderolat e tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Lojtari i 12-të i bardhebluve ka goditur me koreografinë, teksa është tallur me stadiumin e ri të Partizanit, duke zgjedhur varrezat e duke shkruar “Tufinë”.


Mesazh i bukur ka ardhur edhe nga tifozët e Partizanit. Mbështetësit e kuq shkruajnë :”Partizanin nuk e ndërroj”.