Aplikacion
Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, ish-kryeministri Berisha ka hedhur hapin e radhës në drejtim të zgjedhjeve të 14 majit.
Zyra e shtypit e Berishës bëri të ditur se dy juristë do të depozitojnë në KQZ dokumentacionin për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje.
“Përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike në KQZ, Ledio Nuraj dhe Franc Nuri pas pak do të depozitojnë dokumentacionin për regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor në zgjedhjet lokale të datës 14.05.2023 në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Berishës.
Të njëjtën gjë pritet të bëjë nesër edhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, i cili do të depozitojë kërkesën për regjistrimin e PD dhe në fund do të jetë kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi, i cili do të vendosë se cilën kërkesë do të pranojë./ Zoom.al
Degjeneron situata, grushte në mbledhjen e PS-së në MirditëMbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste në Mirditë, në lidhje me zgjedhjet vendore të 14-majit është shoqëruar me debate të forta, e deri ne përplasje fizike.
Burime për Panorama TV bëjnë të ditur se një pjesë e kryetarëve të kësaj force politike në Njësitë Administrative kanë kundërshtuar kandidaturën e Ndrec Dedës, për një mandat të tretë.
Ata e kanë konsideruar si një figurë të konsumuar dhe pa mbështetje elektorale, kjo sipas tyre e vërtetuar edhe përmes sondazheve.
Por këto pretendime janë kundërshtuar nga pjesa tjetër e socialisteve qe mbështesin kryetarin aktual te Bashkise Ndrec Dedaj dhe njeri prej tyre ka goditur me grusht njërin prej përfaqësuesve socialistë qe ishte kundër kandidaturës se Dedes.
Ne këto kushte takimi është ndërprerë dhe është dashur ndërhyrja e policisë. Ndërkohë Partia Socialiste ne qendër ende nuk e ka konfirmuar emrin e kandidatit te Partisë Socialiste për Bashkinë Mirdite, ne zgjedhjet e 14 majit./ Zoom.al
40-vjeçarja hidhet nga ura në Pogradec, për fat shpëtohet në kohë/ Historia e jetës së sajNjë 40-vjeçare është hedhur nga ura në liqenin e Pogradecit, por falë ndërhyrje së shpejtë të banorëve dhe policisë është nxjerrë në kohë nga uji.
S.K. u dërgua me shpejtësi në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se 40-vjeçarja është e divorcuar dhe ka një fëmijë, ndërsa ish-bashkëshorti edhe 2 fëmijë të tjerë nga martesa e parë e tij. Të tre fëmijët, me vendim gjykate i janë lënë atij për t’u kujdesur.
40-vjeçarja punon në bashki, në sektorin e pastrim-gjelbërimit. Situata në familje ka bërë që gruaja të tentojë të mbytet në liqen.
Prej kohësh ajo shfaqte probleme të shëndetit mendor dhe ka qenë kjo arsyeja që gjykata nuk ia caktoi asaj kujdestarinë. Fatmirësisht u parandalua një tragjedi e mundshme, ndërsa në pyetje po merret edhe ish-bashkëshorti i saj.
Trump-i: Vetëm po fitova unë shmanget Lufta e Tretë BotëroreIsh-presidenti amerikan, Donald Trump, në një intervistë ka folur për zgjedhjet presidenciale në SHBA, duke u ndalur edhe te lufta në Ukrainë.
Trump është shprehur i bindur se Lufta e Tretë Botërore mund të shmanget vetëm nëse ai fiton zgjedhjet. Duket se miliarderi 76-vjeçar ka ndezur motorët e fushatës si kandidat republikan në zgjedhjet presidenciale.
“Do të mbyll konfliktin në Ukrainë dhe do të shkojmë mirë me Putin,”- ishte një prej premtimeve të tij.
Trump deklaroi se me të Rusia nuk do të kishte sulmuar kurrë Ukrainën dhe paralajmëroi votuesit republikanë se ai është kandidati i vetëm i partisë që mund të shmangë Luftën e Tretë Botërore./ Zoom.al
“The Guardian”: Varfëria dhe korrupsioni i detyron të rinjtë shqiptarë të largohen nga vendi“The Guardian”, në një artikull të publikuar së fundmi është ndalur sërish tek emigrantët shqiptarë. Në artikull shkruhet se të rinjtë shqiptarëve, pasi mbërrijnë në mënyrë ilegale në Britani, shfrytëzohen. Ndërsa shton se ata udhëtojnë drejt Britanisë për shkak të varfërisë e korrupsionit.
Statistikat e imigracionit tregojnë se shqiptarët përbënin 28% të mbërritjeve në Britaninë e Madhe me varka të vogla në vitin 2022, përqindja më e madhe e çdo kombësie, të ndjekur nga afganët (20%). Nga të ardhurit shqiptarë, 85% aplikuan për azil dhe rreth 12% thanë se ishin viktima të skllavërisë moderne.
Rreth 53% e kërkesave për azil nga shqiptarët janë pranuar në periudhën janar-qershor të vitit të kaluar.
Ardur (jo emri i tij i vërtetë), 25 vjeç tregoi se nuk kishte dëshirë të linte prindërit dhe vëllezërit e motrat tetë vjet më parë kur mbushi 17 vjeç, por një mosmarrëveshje mes familjes së tij dhe një familjeje tjetër në fshatin e veriut shqiptar, ku ai u rrit ishte kthyer në dhunë dhe nga frika se ai do të vihej në shënjestër, babai i tij pagoi që ai të kontrabandohej në MB.
“Ne shihemi si azilkërkues jo të besueshëm. Njerëzit supozojnë se ne kemi ardhur për një jetë më të mirë. Kjo është e vërtetë për disa – njerëzit janë të varfër, vendi është i korruptuar dhe plot krime dhe urrejtje, dhe nuk ka të ardhme për të rinjtë. Por erdha sepse jeta ime ishte në rrezik”, tha ai.
Gjithashtu ai ka treguar se ka bërë punë nga më të ndryshmet, por edhe shumë të rënda.
“Kam marrë punët më të rënda, duke çuar tulla në katin e tretë, duke prishur ndërtesa; ndonjëherë nuk na paguanin në fund të javës, sepse e dinin që nuk mund të ankoheshim apo të shkonim në polici.”
Në vitin 2020 ai apeloi kundër vendimit të tij për azil, por ende është në pritje të një vendimi. Rasti i tij është një nga 166,000 dosjet në dosjet e prapambetura të azilit të Home Office./ Zoom.al
“Si të jetoj pa ty?”/ Çiftet që i ndau vdekja në përplasjen e tmerrshme të trenaveGreqia vajton viktimat e përplasjes së dy trenave, ku mbetën të vdekur të paktën 57 persona, mes të cilëve edhe 6 shqiptarë.
“Treni i vdekje” që udhëtonte nga Athina në Selanik u preu në mes pabesisht jetën pasagjerëve, duke lënë te familjarët dhimbje të papërshkrueshme.
Mediat greke kanë publikuar emrat dhe fotot e disa prej viktimave, bashkangjitur dhe pak nga historia e jetës që sapo e kishin nisur apo po jetonim me partnerët e tyre.
Athina Katsara
Athina Katsara dhe bashkëshorti i saj, prindër të një fëmijë 2 vjeç, ishin një nga çiftet pasagjere në tren. Ajo humbi jetën, ndërsa ai mbeti i plagosur.
Dimitris Massalis
Dimitris Massalis ishte një tjetër viktimë e këtij aksidenti.
“Ti do të jesh gjithmonë drejtuesi i zemrës sime. Të dua shumë. Udhë të mbarë Dimitri im…”, ka shkruar partnerja e 32-vjeçarit në rrjetet sociale, bashkangjitur një fotoje ku shfaqen në krahët e njëri-tjetrit.
Anastasia Adamidou
Anastasia 24 vjeçe, sapo kishte përfunduar studimet për stomatologji dhe vazhdonte masterin.
“Kemi shkuar në shumë udhëtime bashkë, por te më i rëndësishmi nuk më more me vete, më ke lënë vetëm dhe tani nuk di çfarë të bëj e si të jetoj pa ty. Ne kishim shumë ëndrra. Kur do të shoh sërish? Ma kthe puthjen që të dhashë. Shpresoj të të kem bërë të lumtur, sepse unë kam qenë i lumtur me ty…”, ka shkruar partneri i saj.
28-vjeçari Nikos Nalbantis, drejtues treni, ishte po ashtu viktimë në këtë aksident të frikshëm. Partnerja e tij Sonia, ka zgjedhur t’i japë lamtumirën në rrjetet sociale duke postuar një foto nga ditëlindja e tij, e si për ironi të fatit torta e tij ishte me figurën e një treni.”O shpirt, po pres këtu të kthehesh. Për të realizuar ëndrrat tona. Unë jam këtu duke pritur… Më shiko nga atje lart. Të dua përgjithmonë!”
Vaia Bleka
Infermierja 42-vjeçare dhe nënë e dy fëmijëve jetonte në Tyrnavos me familjen e saj dhe ditën e tragjedisë kishte marrë trenin për të shkuar te bashkëshorti që ndodhej në SHBA. Por ky takim nuk u bë kurrë.
Kanë frikë nga hakmarrja, familjarët e Dan Hutrës kërkojnë mbrojtjeVrasja e tre grave dhe plagosja e tre të tjerave nga Dan Hutra mund të shkaktojë një histori hakmarrjeje. Të paktën kësaj i druhen familjarët e tij.
Motra 53-vjeçare e Dan Hutrës, e cila banon në Sauk së bashku me djalin 29-vjeçar kanë shprehur në polici pasigurinë e tyre për jetën, pas vrasjeve të kryera nga i vëllai. Ata i tremben hakmarrjes për shkak të lidhjes së gjakut.
Përpara togave të zeza, ku u njoh me masën e sigurisë “burg pa afat”, një ditë më parë, Hutra nuk shprehu asnjë pendesë për krimet e kryera.
Hutra tregoi në gjykatë se skenarin e përgatiti teksa ishte në burg së fundmi, për dhunë në familje ndaj ish-bashkëjetueses, akuzë të cilën nuk e pranoi./ Zoom.al
Italia ndalon cigaret elektrike ne vendet publike, parqe e stacioneSë shpejti, Italia do të ndalojë pirjen e cigareve elektrike në bare dhe restorante të hapura në natyrë, por edhe në stacionet e metrosë, autobusëve, trenave dhe trageteve, si dhe në parqe publike. Teknikët e qeverisë po studiojnë dispozitën në fjalë, e cila pritet të dalë brenda vitit, si një përditësim i ligjit “Sirchia”, botuar 20 vite më parë.
Ministri Orazio Schillaci kishte njoftuar që në shkurt planet për të ndaluar pirjen e çfarëdolloj cigareje, edhe në vendet jo të mbyllura. Qeveria ka vënë në zbatim një fushatë të rëndësishme parandaluese, që mund të ndryshojë zakonet e shumë italianëve. Risia përfshin edhe produktet vape, Iqos apo të tjera të ngjashme të kësaj natyre.
Gjoba për shkelësit
Lamtumirë zonave të duhanit në aeroporte dhe ambiente të tjera të brendshme. Është gjithashtu rreptësisht e ndaluar reklamimi i cigareve elektrike, direkt ose indirekt. Gjoba për shkeljen e kufizimeve të reja është 275 euro, e ulur me 50% nëse paguhet brenda 60 ditëve.
Sanksionet do të vendosen nga policia rrugore ose oficerët e zbatimit të ligjit, të cilët do të thirren në rast të shkeljeve.
Reagimet
“E-cigaret po ndihmojnë shumë njerëz që të braktisin cigaret e zakonshme. Si një ish-duhanpirës që e la duhanin 4 vjet më parë, ndalimi i pirjes së duhanit në natyrë duket i tepërt. Çfarë po thoni?”- shkroi në Twitter ministri i Infrastrukturës, Matteo Salvini.
Po kështu, edhe shumë përdorues të tjerë të Twitter-it e jo vetëm shprehen se ndalimi i cigareve elektrike edhe në zona të hapura është vendim ekstrem./ Zoom.al
Dhuna rikthehet në Superiore, plas grushti në fundin e ndeshjes Bylis-Erzeni
Bylis-Erzeni u mbyll me shifrat 1-1. Duhej të ishte mbyllur në paqe kjo ndeshje, ashtu si vetë rezultati, por nuk rezultoi e tillë. Përkundrazi, në fundin e takimit, fusha e futbollit u kthye në një arenë boksi.
Disa tifozë kanë zbritur në fushën e blertë dhe ka pasur përleshje të madhe mes stafit dhe lojtarëve.
Asgjë nuk kuptohej sa i përket personave të përfshirë, pasi dukeshin jo pak ata që e kthyen të gjithë situatën në një përleshje fizike. Pamje që nuk i kishim parë në futbollin shqiptar prej kohësh, të paktën jo në elitë. /zoom.al/
Kaos në Athinë/ Qytetarët sulmojnë forcat e policisë me molotov, shkatërrojnë biznesetTensione kanë shpërthyer sot gjatë protestës në qendër të Athinës për tragjedinë e ndodhur të martën në afërsi të Larisës, ku si pasojë e përplasjes së trenave, humbën jetën të paktën 57 persona, mes tyre 6 shqiptarë.
Qytetarët u mblodhën në orën 10:00, por vetëm pak më vonë kanë nisur episodet e para të incidenteve.
Grupe personash që ishin në protestë, sulmuan policët e armatosur me bomba molotovi. Po ashtu ata kanë shkatërruar edhe karrige dhe tavolina të lokaleve që ndodheshin pranë, si dhe objekte të tjera./ Zoom.al