zoom

Day ArchiveAkuzohet se ka tradhtuar Georginën me blogeren, vjen reagimi i Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo i ka mohuar pretendimet e një influencueseje nga Venezuela se ajo ka pasur marrëdhënie seksuale me futbollistin vitin e kaluar.

Blogerja, identiteti i së cilës është vetëm Georgilaya, pretendon portugezi e ka tradhtuar të dashurën e tij prej kohësh, Georgina Rodriguez, me të cilën ka dy fëmijë.

Ajo ka deklaruar se Ronaldo i ka dërguar një mesazh me të cilin e ka ftuar atë në një dhomë hoteli në Portugali, më 25 mars të vitit 2022. Kjo kishte ndodhur pasi që ajo kishte pozuar për një selfie me futbollistin dhe bashkëlojtarët e tij portugezë, raportoi The Sun.

“Kur lexova mesazhin, mendova se nëse shkoja atje thjesht do të bisedonim, do të njiheshim më mirë, ndoshta mund të bëja disa foto të tjera. Nuk e mendoja se në atë situatë do të kishte seks. Fakti është se ka ndodhur. U miratua nga ana ime, por pavarësisht kësaj u ndjeva e manipuluar, nga fama dhe fuqia e Kristiano Ronaldos”, ka deklaruar blogerja.

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka postuar foto me CR7-ën teksa të dy shfaqen të buzëqeshur.

Zbardhet dinamika minutë pas minute e masakrarës me 2 gra të vrara dhe 2 të plagosura

Bazuar në videon e publikuar në emisionin “Opinion” është ndërtuar edhe dinamika e plotë e masakrës që kreu Dan Hutra në Paskuqan ku vrau dy grad he plagosi dy të tjera.

Sic shihet edhe në video gjithcka ai e kreu brenda 5 minuta e 30 sekondave.

Fillimisht dëgjohen dy të shtëna teke dhe më pas një breshëri e gjatë automatiku.

 

Dinamika e ngjarjes, minutë pas minute

Ora 12:34:13 sekonda – Pranë makinës së Dan Hutrës afrohet një automjet tjetër, i cili ndalon për disa sekonda. Mbetet e paqartë nëse kanë biseduar.

Kjo makinë kthehet mbrapsht me indietro dhe largohet.

Ora 12:35:16 – Dan Hutra del për herë të parë nga makina.

Ora 12:35:27 – Pranë makinës së Dan Hutrës kalojnë disa fëmijë të vegjël.

Ora 12:36:52 – Futet tek shtëpia e familjes Hysa.

Ora 12:37:09 – Futet brenda.

Ora 12:39:03 – Qëllon për herë të parë.

Ora 12:39:17 Qëllon për herë të dytë.

Pas një pauze të shkurtër dëgjohen 4 breshëri.

Ora 12:39:43 – Del nga shtëpia.

Ora 12:59:54 – Dëgjohen për herë të parë fenelinat e policisë.

 

Publikohet video e masakrës, momenti kur Dan Hutra ekzekuton 2 gratë në familjen Hysa

Në studion e emisionit Opinion janë publikuar pamjet e vrasjes së dy grave dhe plagosjes së dy të tjerave të regjistruara nga një kamera sigurie pranë shtëpisë së familjes Hysa në Paskuqan.

E gjithë ngjarja siç mund të shihet edhe në video, ndodh në 5 minuta e 30 sekonda.

Pasi ndalon makinën pranë shtëpisë, Hutra heziton për pak çaste, pasi pranë kalojnë fëmijë të shoqëruar nga prindërit. Më pas, me kallashnikov në dorë futet brenda shtëpisë.

Pas 2 minutave, Dan Hutra hap zjarr. Breshëria e plumbave dëgjohet në të gjithë lagjen, ndërsa kalimtarët, mes të cilëve edhe fëmijë, largohen me shpejtësi.

Petrit Vasili: Italia heton ish-kyeministrin, SPAK-u në Shqipëri i bën fresk Ramës!

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar rreth lajmit se prokurorët italianë po hetojnë ish-kryeministrin Giuseppe Conte, ish-ministrin e Shëndetësisë Roberto Speranca dhe 17 persona të tjerë, nën dyshimin për reagim jo të mirë ndaj pandemisë së koronavirusit.

Vasili paralelizon situatën përtej kufirit me atë në vendin tonë, ku sipas tij, SPAK-u këtu i bën fresk Ramës.

Reagimi i plotë:

Italia heton Ish Kryeministrin, ndersa SPAK-u ne Shqiperi i ben fresk Rames!

Ish Kryeministri italian Conte dhe ish Ministri i Shendetesise Speranza nen hetim per Pandemine!

Akuzohen per keqmenaxhimin e Pandemise dhe vdekjet e ndodhura.

Po te punonte nje dite te vetme SPAK-u ne Shqiperi bazuar ne ligj dhe tek interesat e popullit Edi Rama do te ishte me kohe ne burg per Pandemine.

Edi Rama me gjithe palacot e tij ne qeveri menaxhuan ne menyre kriminale, propagandistike dhe antishkencore Pandemine e Covid, qe mori jeten e mijra njerezve te lene pa ndihme shendetesore, pa mbeshtetje financiare dhe pa asnje perkrahje.

Mijra mjeke dhe infermiere u lane vetem, te tradhetuar ,te shfrytezuar e te keqperdorur nga Edi Rama dhe sharlatanet perqark tij.

SPAK-u rendohet perdite me rreshtimin e tij ne krah te se keqes dhe kryeministrit si misherim i kesaj te keqeje.

Cfare mjerimi kjo reforme ne drejtesi dhe sa te mjere ata qe me duar te pista duatrokasin akoma per te.

Çështja e PD-së në gjykatë, Berisha: Nuk komentoj vendimin e 3 gjykatësve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh gjatë një lidhjeje live për emisionin “Opinion” në Tv Klan se protesta që pritet të mbahet nesër nuk ka asnjë lidhje me vendimin që gjykata do të japë për çështjen e PD-së.

Kryedemokrati tha se nuk bën asnjë koment për vendimin e gjykatësve.

Ai u shpreh më tej se nuk ka pse të bëjë asnjë supozim për vendimin e nesërm të gjykatësve dhe se “nuk i shkon e as nuk ka ndërmend që të bëjë asnjë formë presioni ndaj gjykatës”.

Blendi Fevziu: Partia e Lirisë ka çuar sot kërkesën për t’u regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me emrin Partia e Lirisë. Nesër pritet të ketë një vendim gjykate nëse do të ketë për të ndarë çështjen e PD-së. Nëse ky vendim gjykate shtyhet, ose i jepet zotit Alibeaj, çfarë do të bëni ju me PD, si do të hyni në zgjedhje?

Sali Berisha: Tani nuk më shkon mua dhe nuk e kam ndërmend që të bëj asnjë formë presioni gjykatës.

Blendi Fevziu: Po u bëj pyetjen nëse?

Sali Berisha: Nuk bëj unë asnjë koment për vendimin e 3 gjykatësve. Kam bindjen më absolute siç e kam shprehur që në asnjë kod të botës, ai që nuk është palë në proces gjyqësor nuk mund të legjitimohet. Unë më tutje dhe komente të tjera për vendimin e gjykatësve pasi protesta nuk ka asnjë lidhje me vendimin…

Blendi Fevziu: Ju thashë Partia e Lirisë ka çuar sot regjistrimin. N.q.s ju nuk e merrni  këtë nga gjykata. Vendosi gjykata nuk mori vendim, e shtyn në muajin Maj vendimin, çfarë do bëni?

Sali Berisha: Nuk kam pse të bëj asnjë supozim për vendimin e nesërm të 3 gjykatësve.

Blendi Fevziu: Si do shkoni se rrezikoni të mos hyni në zgjedhje?

Sali Berisha: Gjithçka kemi me Edi Ramën. Është Edi Rama, s’është gjykata.

Blendi Fevziu: Është Edi Rama, shkoni tek Rama sa të doni ai shkon bën poçe atje sipër, dhe problemi është si do hyni ju në zgjedhje?

Sali Berisha: Kështu mendonte dhe Ramiz Alia në ’91. Ky është revolucion që synon të përmbysë një monizëm.

Kujtojmë që ditën e nesërme do të zhvillohet protesta kombëtare e opozitës. Në të njëjtën kohë pritet që të zhvillohet seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit për të vendosur se kush do të drejtojë selinë blu.

E rëndë në veri të Kosovës! Goditen me thikë dy persona

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen sotme në Mitrovicën e Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe, ku dy qytetarë të nacionalitetit serbë kanë mbetur të plagosur, dhe të dy ndodhen në Qendrën Spitalore në veri, njëri në gjendje më të rëndë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili shkroi në rrjetin social Facebook se për këtë është njoftuar nga Policia, tha se “njësitet relevante policore tashmë kanë dyshime të bazuara mbi dorasin e këtij akti, i nacionalitetit serb, është pjestar i strukturave paralele kriminale të Serbisë”.

“Sapo jam njoftuar nga Policia e Kosovës se në Mitrovicën e Veriut ka ndodhur një incident me ç’rast dy qytetar të nacionalitetit serb kanë mbetur të plagosur dhe njëri nga ta ndodhet nën tretman mjekësor. Njësitet relevante policore tashmë kanë dyshime të bazuara mbi dorasin e këtij akti i cili është po ashtu i nacionalitetit serb, pjestarë i strukturave paralele kriminale të Serbisë.  Njësitet policore do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në bazë të kompetencave që kanë në mënyrë që dorasi apo dorasit e këtij sulmi të sillen sa më parë para drejtësisë”- shkroi Svelça.

“Je një mashtrues”/ Balla braktis lidhjen live pas debatit me Nokën

Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla, përmes një lidhje live me “Top Story”, ka folur për debatet e zhvilluara sot në Parlament.

Pas një debati me Flamur Nokën, ai ka braktisur lidhjen duke u larguar nga emisioni.

Taulant Balla: Partitë në Maqedoninë e Veriut apo në Malin e Zi apo vende të tjera janë përfituese e një fondi 300 mln dollarë që Klemini ka shpërndarë për parti të caktuara në përpjekje për minimin e demokracisë. Më lejoni të bëj konkluzionin. Kemi Putinin në një krahë që ka paguar para për të minuar demokracitë në vendet si Shqipëria, ndërkohë që kemi këtu Sali Berishën i shpallur Non-Grata nga SHBA pikërisht për minimin e demokracisë. I kë në gjumë këta (opozitën).

Flamur Noka: E ndoqa nga fillimi deri në fund. Në politikë të jesh mashtrues, të gënjesh nga mëngjesi në darkë…

Balla: Zonja Duma unë nuk marr pjesë në debat me ata që shkojnë mbrapa…më duhet të kthehem në sallën e Kuvendit për të vijuar punën. Personi duhet të jetë në gjumë. Mirupafshin”

Noka: Ikën ai. E di pse iku ai, se gënjeu dhe tani do përballet me të vërtetën. A e patë ju sot si erdhi Edi Rama pas një muaji presioni nga ana e opozitës. Erdhi dhe çfarë. Do jepte përgjigje, do zhvillonte seancën me debat, po kur qënka kaq i pafajshëm pse ishte sot i zverdhur me hije vdekje dhe nuk iu përgjigj asnjë pyetje që kishim bërë në deputetët e opozitës?

Një tjetër politikan “non grata”? Berisha reagon pas paralajmërimit të Ramës

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Parlament mëngjesin e sotëm, paralajmroi përmes metaforave se një tjetër politikan nga ana e opozitës do të shpallet “non-grata”.

Për këtë çështje ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha, i cili u shpreh se kreu i qeverisë ka “degraduar dhe është futur në një vorbull nga e cila nuk mund të dalë”.

Degradimi i një njeriu që është futur në një vorbull nga i cili politikisht është totalisht i pakallur. U përpoq të mohojë, duke lexuar sipas tij aktpadinë, por e vërteta është se siç ia bëri të qartë mbrëmë prokurori i përgjthshëm i SHBA-së, ata që paguajnë punonjësit e administratës amerikane, punojnë kundër interesave të SHBA-së.

Paratë ia ka dhënë Dorian Duçka Agron Nezës. Duçka është personi që me fondet e kompanisë kineze që ka Presidentin në burg në Kinë dhe kryetarin e fondacionit në burg në SHBA, ka qenë sponsor kryesor në jetën e një kryeministri, udhëtimin në Hong Kong. Sponsorizim që mund të ketë shkuar të paktën 500 mijë euro. Duçka është personi që transportoi dëshmitarët e përgatitur nga Europa dhe SHBA për angazhimin privat të McGonigalit për llogari të Edi Ramës.”- tha Berisha.

U akuza se “ndau” çiftin Kiara dhe Luiz, reagon Zhaklina Lekatari

Opinionistja e Big Brother Vip, Zhaklin Lekatari u ka dhënë përgjigje të gjitha reagimeve në rrjet nga fansat e Luiz Ejllit se komentet e saj për Kiara Titon dhe lidhjen e tyre bëri që çifti të ketë një krizë dhe të ndahet.

Sipas saj, Zhaklin ka dhënë opinionin që ka dhe sugjerimi është që secili të zgjedhë veten e tij në një marrëdhënie, e jo personin tjetër.

Zhaklin Lekatari: Po çfarë përgjigje do jap unë, se po dhashë për këtë do jap përgjigje dhe për shumë gjëra të tjera që më akuzojnë dhe që nuk janë të vërteta. Dhe në jetën time të përditshme nuk ndaj çifte, kur dikush më kërkon një këshillë unë jap një këshillë, vendimi i përket personit që është në çift. Unë i nxis njerëzit të reflektojnë në marrëdhëniet e tyre e të zgjedhin veten e tyre në vend që të zgjedhin një person tjetër, të kenë besim te vetja e tyre dhe tek projeksioni që kanë për veten e tyre.

U largua nga kombëtarja shqiptare, Edy Reja firmos me skuadrën e re

Ish-trajneri i Kombëtares, Edi Reja është ulur në stolin e  ND Gorica. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, teksa italiani do të pasojë Miran Srebrni, i shkarkuar për rezultate negative.

Bashkë me Rejën te skuadra sllovene janë afruar dhe asistentët Serxhio Porrini dhe Luixhi Febrari, që kanë qenë ndihmesa të tij edhe në Kombëtaren shqiptare.

Gjatë karrierës së tij të gjatë si trajner,  Reja drejtoi shumë klube italiane. Ka fituar kampionatin e Serisë B me Breshan dhe Vicencën dhe titullin nënkampion me Kaljarin dhe Napolin. Gjithashtu 77-vjeçari drejtoi edhe Lacion, Atalantën dhe Hajdukun e Splitit, teksa në rang kombëtaresh ka drejtuar vetëm Shqipërinë.