Aplikacion
Kontrollorët e trafikut ajror ndaluan një avion privat në nisje të përplasej me avion të kompanisë JetBlue, teksa po ulej të hënën në mbrëmje në Boston, sipas Administratës Federale të Aviacionit.
FAA thotë se po heton incidentin, ndërsa thekson se kjo ishte thirrja e pestë e afërt që përfshin një aeroplan komercial.
“Sipas një rishikimi paraprak, piloti i një Learjet 60 u ngrit pa leje ndërsa JetBlue Flight 206 po përgatitej të ulej në një pistë të kryqëzuar”, ka njoftuar sot, disa orë pas ngjarjes Administrata Federale e Aviacionit.
“JetBlue 206, shkoni përreth,” tha kontrollori në kullën e Aeroportit Ndërkombëtar të Boston Logan, sipas regjistrimeve të arkivuara.
FAA thotë se kontrollori i saj i trafikut ajror i tha ekuipazhit të avionit privat Learjet që të “rreshtohej dhe të priste” në pistën 9 ndërsa JetBlue Embraer 190 iu afrua Pistës 4 Djathtas.
“Piloti Learjet i lexoi qartë udhëzimet, por në vend të kësaj filloi një ngritje”, tha FAA në një deklaratë. “Piloti i avionit JetBlue ndërmori veprime evazive dhe nisi një ngjitje teksa Learjet kaloi kryqëzimin.”
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit i thotë CNN se nuk ka nisur një hetim mbi incidentin në Boston Logan, megjithëse ka hetuar katër inkursione të tjera në pistë që përfshijnë avionë komercialë në aeroportet kryesore të SHBA këtë vit.
LAJM I FUNDIT/ Gjendet i vdekur një turist francez në Skrapar, policia jep informacionet e paraNjë turist francez ka humbur jetën në Skrapar.
Policia njofton se në një bujtin në fshatin Gjerbës, Skrapar, është gjetur pa shenja jete shtetasi francez C.F, 49 vjeç, i cili kishte disa ditë që ishte akomoduar në këtë bujtinë.
Policia është njoftuar nga pronari i bujtinës dhe nga kqyrja paraprake e trupit të turistit francez nuk janë konstatuar shenja dhune.
Gjithësesi policia po heton për zbulimin e shkaqeve të kësaj vdekje.
A do e njohë Serbia Kosovën? Vuçiç: Mund të diskutojmë gjithçka përveç njohjen reciproke“Serbia është e gatshme të punojë në zbatimin e shumë gjërave nga plani, por ne kemi shprehur një kundërshtim të qartë të madh. Kjo është ajo që i thashë Macron-it dhe Scholz-it në Mynih, dhe të gjithë liderëve të mëdhenj. Bëhet fjalë për atë se nuk mund të flasim për njohje reciproke, njohje, dhe hyrje të Kosovës në OKB”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë një dalje publike.
Presidenti Vuçiç tha se qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve është shëruese, që ne të jetojmë të qetë dhe askush të mos qëllojë mbi fëmijët tanë në Kosovë.
“Por çështjet kyçe që kanë të bëjnë me Kushtetutën e Serbisë i kam thënë pa mëdyshje dhe në çdo vend publikisht dhe qartë. Forca e qëndrimit të Serbisë është pikërisht në këtë. Dhe pse mendoni se nuk kam nënshkruar asgjë, për të cilën kanë thënë se do të nënshkruaj. Ke një deklaratë mendova, mendoja se njeriu ishte i ndershëm dhe u befasova në parlament, shtetasi francez Millosh Jovanoviç publikoi në Instagram se jam tradhtar që dua të firmos ndarjen e Kosovës. Dy ditë më vonë, ja asgjë nuk është nënshkruar në Bruksel”, theksoi Vuçiç.
“Luftëtarët e tastierës duan të shkojnë në luftë me fëmijët e të tjerëve, le të bëjmë kompromise racionale”
Vuçiç theksoi se është e rëndësishme që Serbia të mbrojë paqen, fëmijët e saj dhe interesat kombëtare.
“Luftëtarët e tastierës”, siç tha ai, duan të luftojnë fëmijët e të tjerëve dhe kur shkojnë në Kosovë thonë se nuk i lejuan për shkak të testit p-si-ar.
Ai ka thënë se 99.99 për qind e shqiptarëve janë për Kosovën e pavarur dhe ka theksuar se kjo nuk do të ndryshojë.
“Hajde të bëjmë kompromise racionale që kanë të bëjnë me jetën reale,” tha Vuçiç.
Ai ka shtuar se gjasat që propozimi të ndryshojë janë zero, ne jemi gati të negociojmë planin e zbatimit”
I pyetur se cilat janë shanset që propozimi evropian të ndryshojë, ai u përgjigj: “Kurrfare”.
Ai shpjegoi se udhërrëfyesi ka të bëjë me marrëveshjen për atë që do të zbatohet, por se “nuk do të zbatojë pranimin në OKB.
Ne, thotë, po bëjmë një plan implementues, prandaj Lajçak do të vijë në Prishtinë. “Ne jemi të gatshëm të negociojmë për planin e zbatimit, por këtë nuk do ta nënshkruaj”, tha Vuçiç.
“Ka një vend në ferr për këto femra”, Shakira nuk kursen partneren e re të Pique-sëKëngëtarja me famë botërore, Shakira, ka dhënë intervistën e saj të parë që prej ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, Zherard Pike.
Sipas mediave të huaja, ish-çifti dhe Clara Kia, partnerja e re e futbollistit, kanë pushtuar mediat e huaja gjatë kohëve të fundit.
Ylli 46-vjeçar foli për kanalin meksikan Canal Estrellas dhe nuk mbajti të njëjtin qëndrim me atë që ka mbajtur në këngët e saj.
Shakira i hodhi edhe një herë “benzinë zjarrit” për marrëdhënien e Pike me partneren e tij të re.
“Ka një vend të rezervuar në ferr për gratë që nuk mbështesin gratë e tjera,” tha Shakira. Në veçanti, e pyetur nga gazetarja se sa personale janë tekstet e këngëve të saj, Shakira tha:
“Nëpërmjet këngëve të mia kam ndjerë gjithmonë se kam për detyrë të përdor zërin tim dhe t’ua jap hua atyre që nuk mund të flasin”, tha Shakira.
Kujtojmë se në këngët e saj të reja, Shakira “thumbon” Kia-n, por edhe Pikenë, përmes teksteve hakmarrëse. Ajo ka theksuar gjithashtu se tashmë ka “më shumë besim” te vetja dhe është bërë “luaneshë” për dy fëmijët e saj, Sasha 7-vjeçare dhe Milan 10-vjeçar.
Dhunë dhe kërcënime në shtëpi, Big Brother nuk përjashton dot LuizinPas dy orë gjyq public, Big Brother ka vendosur të hap zarfin e zi që dërgoi pasditen e sotme në shtëpi.
Por ndryshe nga sa pritej dhe nga sa banorët e shtëpisë, opinionistët dhe vetë Arbana tha gjatë spektaklit, Big Brother nuk mori asnjë masë ndaj Luziti. Big Brother u mjaftua vetëm me një paralajmërim për banorët.
“Ky është një komunikim zyratar, disa prej jush kanë thyer rregullat, duke bllokuar fizikisht lojtarin në kuadër të lojës.
Kjo lojë nuk luhet kështu, nëse ju nuk e ndaloni, atëherë ju do të eleminoheni kategorikisht.
Ky është paralajmërimi i fundit” – tha Arbana duke lexuar zarfin.
Të premten protestë, Monika Kryemadhi zbulon detajet se çfarë do të ndodhëDeputetja e PL, Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me protestën që do të zhvillohet ditën e premte 3 mars nga opozita.
Ajo tha në emisionin “Ora e Betit”, në Ora News, se opozita synon të ketë sa më shumë mbështetës, ndonëse shqiptarët janë larguar nga vendi nga politikat e qeverisë Rama.
Gazetarja: Çfarë proteste do të jetë ajo e së premtes?
Monika Kryemadhi: Ne nesër do të jemi në koordinimet përfundimtare. E rëndësishme është pjesëmarrja e njerëzve. Me aq shqiptarë sa kanë mbetur, me shpopullimin në mënyrë dramatike të Shqipërisë mendoj që janë disa hapa që do të shkojnë drejt një ndërgjegjësimi të opinionit publik. Politika e Edi Ramës ka qenë demotivo, vrit shpresën në mënyrë që njerëzit të ikin dhe vijnë pastaj nga Bangladeshi.
“Kush të rreh të do”/ Debati Luiz-Kiara, vajzat: Jetojmë në shoqëri maskiliste, tejkaloi limitin!
Vëllai i Madh i dha një mision Ermionës gjatë javës. Ajo duhet të bindte vajzat që të mos kishin fare komunikim me djemtë dhe nëse do arrinte ta bëntë një gjë të tillë, ajo do surprizohej nga vajza e saj.
Ajo u tha vajzave se nëse ato do rezistonin duke mos u kominikuar djemëve, do kishin një avantazh në lojë.
Në fakt, avantazhi ishte vetëm për Ermionën, por ajo e tha këtë, si një mënyrë që vajzat të përqëndroheshin në lojë, pasi vetëm në atë mënyrë mund të takonte vajzën e saj.
Ndonëse misioni nisi si një lojë në fillim dhe u shoqërua me batuta të shumta dhe të qeshura pafund, në fakt nuk përfundoi ashtu.
Djemtë e kuptuan që vajzat kishin si mision të mos flisnin fare me to. Ishte Luizi ai i cili bllokoi në lavamanin e tualetit Kiarën, duke mos i dhënë kësaj të fundit fare hapësirë për të lëvizur.
Kiara u shpreh se po i merrej fryma dhe kërkoi nga Luizi që ai ta linte të kalonte, por ai nuk e bëri një gjë të tillë. Për më tepër, edhe kur Kiara nisi të qante pasi kishte probleme me frymëmarrjen, ai vijoi ta mbante atë të bllokuar.
Kjo situatë u kthye në “kaos” në shtëpi dhe krijoi debate dhe përplasje të forta mes Kiarës dhe Luizit, por jo vetëm. Pjesë e debatit u bënë edhe banorët.
Situata u komentua nga vajzat në dhomën e surprizave.
Kiara: Për momentin jam pak si e mpirë, për shkak se nuk kanë qenë ditë të lehta edhe për marrëdhënien që unë kam me Luizin, dhe për situatat që krijohen mes nesh. Përpara këtij misioni, ne patën një diskutim lidhur me mungesën e komunimimit mes nesh. Ajo ditë ishte si çlirim për mua, pasi komunikimin e kam shumë të rëndësishëm me partnerin. Pastaj ndodh ajo situatë, që unë nuk doja kurrë që të ndodhte. Mua më bllokuan hapësirën. Luizi dhe Armaldo e vunë re që unë nuk doja të rrija më gjatë dhe u bëra nervoze. Kërkova ndihmë pasi djemtë nuk po më kuptonin që unë po ndihesha keq në ato momente. Më thirri Vëllai i Madh dhe unë nuk munda të shkoja, pasi nuk ma lejuan djemtë. Luizi dhe Maestro më konkretisht.
Dea: Jam e ngarkuar pak tani sepse e pash Kiarën në një situatë shumë të vështirë. E respektoj Kiarën që po e përballon mirë këtë situatë. E kuptoj që ndodhta kamerat dhe ia vështirojnë pak situatën, pasi mund të ketë gjëra që do t’i thotë dhe nuk i thotë dot. Nuk është në rregull sjellja e Luizit, vetëm për një lojë. Në momentin që një person përdor forcë fizike për ta bllokuar, për mendimin tim është gabim dhe është një formë dhune. Mendoj se Luizi nuk e ka menduar që ai po e bënte, por ai duhet ta harronte lojën për një moment dhe të bënte një hap pas.
Nita: Për mua nuk është rastësi që e kam parë Luizin që i tejkalon limitet e lojës. Këtë herë e pash sëish me një njeri që e do. E pash që i tejkaloi limitet dhe i hodha parfum, që ai dhe Armaldo të largoheshin. Akoma më shqetësuese ishte reagimi i banorëve që e cilësuan këtë gjë si normale. E kam fjaën për Kristin. Ne në këtë lojë, përfundimisht dështuam.
Eva: Unë mendoj që jam në anën e Luizit. Megjithëse ne kemi disa ngacmime, Luizi është lojtar pasionant dhe ai ishte i futur në atë gjë për momentin. Ishte e tepruar, por unë mendoj se nëse Luizi kërkon falje, Kiara duhet ta falë, nëse vërtetë e do aq shumë. Do kisha reaguar si Kiara nëse do isha në atë situatë.
Olta: Diferenca e madhe mes Kiarës dhe Luizit, është që Kiara tregoi veten e saj dhe u tregua në mënyrë shumë fisnike. Nga ana tjetër, Luizi thotë që ai do luftojë pa kursmin për të bërë lojë. Jetojmë në një shoqëri maskiliste, dhe ecim me shprehjen “Kush të rreh të do”. Ai e bëri Kiarën të qajë dhe nuk jam dakord me sjelljen e tij. Unë i thash kur e thirri Vëllai i Madh, pse nuk ia hape rrugë? Ai më tha që nëse do isha në vendin e Kiarës, do shkoja, se unë nuk jam budalla. Ai nuk ia hapi rrugën Kiarës të shkonte te Vëllai i Madh.
Ermiona: Luizi mbase nuk e ka kuptuar që Kiara ka lojën e saj dhe duke qenë e tillë situata, ai nuk e lejoi të bënte lojë të pastër. Kiara është e brishtë. Të ja bëntë Nitës përshembull që merret me sport, do ishte më ndryshe. Nuk e kisha parë nga fillimi këtë situatë. Të betohem që kam pesë orë që jam shumë e ngarkuar. Jo vetëm që jetojmë në një sistem maskilist, por jetojmë në një vend burrash. Kur i do të dy, thua sa e trishtë. Ishte gjë e dukshme që nuk mundesh të zhbllokosh forcën e një mashkulli. Forca e tij, nuk krahasohet me forcën e femrës. Nga ana tjetër, është dhe lidhja që ata kanë të dy.
VOA: Pse po ndalohet aplikacioni Tik-Tok tek punonjësit e agjencive federaleShtëpia e Bardhë u ka dhënë agjencive federale të SHBA-së 30 ditë kohë për të fshirë aplikacionin e njohur të mediave sociale me pronësi kineze TikTok nga të gjitha pajisjet celulare të dhëna prej qeverisë, mes rritjes së shqetësimeve për sigurinë. Kanadaja njoftoi një ndalim të ngjashëm.
Kongresi, vetë Shtëpia e Bardhë dhe më shumë se gjysma e shteteve të Shteteve të Bashkura e kishin ndaluar tashmë median sociale TikTok mes shqetësimeve se Kina mund të përdorë fuqitë e saj ligjore dhe rregullatore për të marrë të dhëna private të përdoruesve ose për të tentuar të përhapë dezinformimin ose narrativat që favorizojnë Kinën. Forcat e armatosura të SHBA-së e kanë ndaluar aplikacionin në pajisjet ushtarake dhe Bashkimi Evropian ka ndaluar përkohësisht aplikacionin TikTok në telefonat e punonjësve.
Më shumë se dy të tretat e adoleshentëve amerikanë përdorin TikTok, i cili është në pronësi të ByteDance, një kompani kineze që e zhvendosi selinë e saj në Singapor në vitin 2020. Media sociale është vënë në shënjestër nga kritikët që thonë se qeveria kineze mund të ketë qasje në të dhënat e përdoruesve si mateiralet që ata kanë shlfetuar apo vendodhjen e tyre.
Kina thotë se ndalimet dëshmojnë pasiguritë e vetë Uashingtonit dhe përbëjnë abuzim të pushtetit.
SHQETËSIMET RRETH TIKTOK
Si FBI ashtu edhe Komisioni Federal i Komunikimeve kanë paralajmëruar se ByteDance mund të ndajë të dhënat e përdoruesve të TikTok me qeverinë autoritare të Kinës.
Ekzistojnë gjithashtu shqetësime se kompania po dërgon të dhëna të përdoruesve në Kinë, në shkelje të rregullave të rrepta evropiane mbi privatësinë.
Për më tepër, ka pasur shqetësime mbi përmbajtjen e TikTok dhe nëse aplikacioni dëmton shëndetin mendor të adoleshentëve.
KUSH I KA NXITUR KUFIZIMET NDAJ TIK-TOK?
Në vitin 2020, presidenti Donald Trump dhe administrata e tij u përpoqën të ndalonin marrëdhëniet me pronarin e aplikacionit TikTok, ta detyronin atë të shiste pronat e tij në SHBA dhe të hiqte atë nga menuja e aplikacioneve ne telefona. Gjykatat bllokuan përpjekjet e zotit Trump për të ndaluar TikTok-un dhe Presidenti Joe Biden, pasi mori detyrën, shfuqizoi urdhrat e zotit Trump, por urdhëroi një studim të thelluar të çështjes. Një shitje e planifikuar e pronave të TikTok-ut në SHBA u anulua.
Në Kongres, të dyja partitë kanë shprehur shqetësim për aplikacionin. Në dhjetor, Kongresi miratoi “Aktin Jo TikTok për pajisjet qeveritare” si pjesë e një pakete gjithëpërfshirëse të financimit të qeverisë. Legjislacioni lejon përdorimin e TikTok për raste të veçanta që lidhen me sigurinë kombëtare, forcimin e ligjit dhe qëllime kërkimore.
Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve pritet çojnë përpara të martën një projekt-ligj që do t’i japë Presidentit Biden fuqinë për të ndaluar TikTokn në mbarë vendin. Legjislacioni, i propozuar nga republikani Mike McCaul, synon të shmangë sfidat me të cilat do të përballej administrata në gjykatë nëse do të vendoste sanksione kundër kompanisë së medias sociale.
ÇFARË THOTË KOMPANIA TIKTOK?
TikTok ka vënë në pikëpyetje ndalimet, duke thënë se nuk i është dhënë mundësia për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe se qeveritë po shkëputen nga një platformë e dashur nga miliona njerëz.
Duke iu përgjigjur njoftimit të SHBA-së, zëdhënësja e TikTok-ut, Brooke Oberwetter tha të hënën se “Ndalimi i TikTok-ut në pajisjet federale kaloi në dhjetor pa asnjë diskutim dhe për fat të keq kjo qasje po shërben si plan për qeveritë e tjera botërore. Këto ndalime janë asgjë më shumë se teatër politik.”/VOA
SPAK shpall moskompetencë për kallëzimin e dytë të familjarëve të 21 janaritProkuroria e Posaçme (SPAK) ka shpallur moskompetencën për kallëzimin e dytë të depozituar nga familjarët e viktimave të 21 janarit, duke ia kaluar Prokurorisë së Tiranës.
Ka qenë vetë kreu i SPAK-ut, Altin Dumani që u ka dërguar letër familjarëve ku u shpjegon edhe arsyet.
Ndërkaq, lidhur me audio-regjistrimin e ri, Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, një prej katër viktimave, ka deklaruar që atë mund t’ia vërë në dispozicion vetëm SPAK-ut.
Familjarët e 4 viktimave të “21 janarit” dorëzuan disa ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme një kallëzim të ri në lidhje me vrasjen në bulevard të familjarëve të tyre.
Euronews Albania mundi të sigurojë kallëzimin e bërë kundrejt ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Basha, drejtuesit të Gardës Ndrea Prendin, dhe gardistit Agim llupo në rolin e ekzekutorit.
Tensione në Moldavi, pro-rusët përpoqen të hyjnë në selinë e qeverisë! Përleshen me policinëPolicia moldave u përlesh me qindra protestues nga partia pro-ruse Sor, të cilët po përpiqeshin të bastisnin selinë e qeverisë.
Disa persona janë arrestuar. Pas përleshjeve, një pjesë e procesionit u drejtua për në bashkinë e Kishinaut , kryeqyteti i Moldavisë. Këtu guvernatori i rajonit Orhei, Dinu Turcanu, i partisë Sor, iu drejtua turmës duke kërkuar që qeveria të ndihmojë popullatën përballë rritjes së çmimeve të energjisë.
Protesta, me demonstrues të ardhur nga i gjithë vendi, u organizua nga Lëvizja Popullore, e cila bashkon organizata të ndryshme, përfshirë partinë Sor. Qeveria akuzon lëvizjen, dhe në veçanti SOR, se duan të “destabilizojnë” Moldavinë.