Aplikacion
Situata mes Luzit dhe Kiarës duket se është krisur dhe çifti po shkon drejt “divorcit”. Gjatë ditës së sotme Luizi i kërkoi Kiarës të thyente rregullat e lojës.
Kjo kërkesë e çudtishme e Luizit e tensionoi shumë Kiarën, e cila gjatë gjithë ditës ka qarë dhe hera herës edhe ka shpërthyer ndaj Luizit.
Lionel Messi u shpall nga FIFA futbollisti më i mirë mashkull për vitin 2022 në një ceremoni të zhvilluar në Paris pas triumfit të tij në Kupën e Botës me Argjentinën.
Messi mundi shokun e tij të skuadrës në Paris Saint-Germain dhe rivalin e finales së Kupës së Botës, Kylian Mbappe për çmimin me fituesin e Topit të Artë, Karim Benzema, pretendentin tjetër për të fituar trofeun.
🤩 Introducing the FIFA FIFPRO Men’s World 11!
🤔 Would you make any changes to this side…?#TheBest pic.twitter.com/PifR6sNaSn
— beIN SPORTS (@beINSPORTS_EN) February 27, 2023
Më posht lista e plotë e fituesve nga ceremonia e sotme:
Lojtarja më e mirë për femra: Alexia Putellas
Portieria më e mirë për femra: Mary Earps
Portieri më i mirë për meshkuj: Emiliano Martinez
Çmimi i FIFA Puskas: Marcin Oleksy
Trajnerja më e mirë e FIFA-s për femra: Sarina Wiegman
Trajneri më i mirë i FIFA-s për meshkuj: Lionel Scaloni
Çmimi i FIFA Fair Play: Luka Lochoshvili
Çmimi i tifozëve të FIFA-s: Tifozët argjentinas /zoom.al/
VIDEO/ Momente intime mes Kristit dhe Keisit në shtratKristi dhe Keisi thuajse qëndrojnë gjithë kohën së bashku në shtëpi. Ata qëndrojnë bashkë kur hanë mëngjes, kur hanë drekë, në verandë, madje edhe kur shtrihen në shtrat qëndrojnë bashkë.
Hyrja e Keisit thuajse e ka distancuar komplet Kristin nga debatet dhe diskutimet që bëhen në shtëpi mes banorëve.
Mesditën e sotme ata po qëndronin të shtrirë bashkë, ndërsa mes tyre u shkëmbyen batuta të shumta, të qeshura dhe përqafime.
Aksidenti masiv në Tiranë, arrestohet shoferi i autobusitDrejtuesi i autobusit që shkaktoi aksidentin e sotëm masiv në Tiranë është arrestuar.
Lajmin e bëri të ditur shefi i trafikut urban në Tiranë, Taulant Gjoka, në studion e Opinion.
Bëhet fjalë për 63-vjeçarin Agron Xhafa.
Gjoka tha se nga hetimet paraprake, rezulton se kemi të bëjmë me shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e shoferit të autobusit. Arsyet që çuan në këto shkelje janë aktualisht nën hetim.
“E kemi versionin, për ne është shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesi i autobusit, i cili është arrestuar nga policia. Është vendosur masa e arrestit në kushtet e flagrancës për drejtuesin e autobusit. Pra aktualisht që flasim, ai është i dyshuar si shkaktar i aksidentit rrugor. Dhe ka dyshime të arsyeshme për shkelje që janë të dukshme. Pastaj, hipotezat se shkelja e rregullave ka ardhur si pasojë e patologjisë fizike që ai pretendon, apo amnezës mjekësore për të cilën ne nuk kemi dijeni, apo si rezultat i një gabimi tjetër…”, tha Gjoka.
10 automjete u përfshinë në një aksident të pazakontë paraditen e kësaj në Tiranë. Për shkaqe ende të paqarta, shoferi i linjës së autobusit doli nga korsia e tij, duke marrë para disa automjete. Vetë shoferi është shprehur se nuk ka qenë i vetëdijshëm dhe se nuk e mban mend sesi ka ndodhur ngjarja.
Kur do tërhiqesh nga politika? Ilir Meta habit me përgjigjenKryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur se kur ka menduar të tërhiqet nga politika. I ftuar në emisionin “Now”, Meta tha se do e mendojë tërheqjen nga politika kur të konsolidohet sistemi i referendumit në Shqipëri.
Gjithashtu ish-Presidenti foli edhe për qarkullimin e elitave politike. Sipas tij, kandidatët e opozitës për zgjedhjet vendore, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi dhe Igli Cara përbëjnë një elitë të shkëlqyer.
Pyetje: Kur e keni menduar të dilni nga politika?
Meta: Kur të konsolidohet sistemi i referendumit në Shqipëri do ta mendoj këtë gjë. Kemi shumë punë deri atëherë. Përsa i përket elitave, ja ku e keni elitën e re, Belind Këlliçi në Tiranë, Igli Cara në Durrës, Luçiano Boçi në Elbasan. Mendoj se është një elitë e shkëlqyer. Do i bashkojnë të gjithë qytetarët.
Pyetje: Shpesh i asocioni situatat politike me këngë apo vargje. A keni një të preferuar për situatën aktuale politike?
Meta: Këtu më gjete pak të papërgatitur. Të jesh e sigurt që do ta gjejmë këngën më të bukur më 14 maj. Deri atëherë është “The final countdown”.
Media kineze: Kompania ku punonte Dorian Duçka sponsorizoi ekspozitën e Edi Ramës në Hong KongKonglomerati kinez i energjisë CEFC ku punonte këshilltari i Kryeminisrit Edi Rama, Dorian Ducka apo i njohur ne dosjen “Mc Gonigal” me emrin “Personi B” sponsorizoi çeljen e ekspozitës personale te kryeministrit ne Hong Kong.
China Energy Company Limited sponsorizoi ekspozitën e quajtur “Calendar Blossoms” e cila u çel ne Hong Kong nga data 26 tetor deri ne 6 nëntor 2015. Siç shihet edhe në ketë fotografi, në krye të banerit janë renditur logot e sponsorave gjeneralë. Dallon logoja e kuqe e kompanisë China Energy Company Limited konglomeratit kinez te energjisë dhe institutit te akademisë kineze.
Ne atë kohë, Kryeministri i Shqipërisë, piktori Edi Rama, vizitën diplomatike në 36 orëshe ne Hong Kong e shfrytëzoi edhe për të hapur ekspozitën e tij ne galerinë JaoTsung. Vetë kryeministri Rama në vitin 2015 shkruajti ne rrjetet sociale se interesi i mediave për ekspozitën e tij ka qenë i madh.
Mediat në atë kohë shkuajtën për organizatoret e ekspozitës ku përmenden se ishte pikërisht kjo kompani që bëri të mundur hapjen e ekspozitës në fjalë.
Lidhja jo e rastësishme e kryeministrit me sponsorin gjeneral të ekspozitës së tij personale vë edhe njëherë në pikëpyetje raportin e tij me këshilltarin e tij ne ate kohe Dorian Duçka. Fakti është se pranë kompanisë kineze të energjisë CEFC u punësua Dorian Duçka i cili rezulton në akt akuzën e departamentit te drejtësisë amerikane si personi B qe ndërhyri tek ndërhyrjes te ish-shefi i kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal për të nisur një hetim ndaj opozitës me informacione që vinin nga Shqipëria.
Vetë kryeministri Edi Rama ka thënë ne media se Duçka punonte si këshilltar i jashtëm por pa pagesë, ndërsa ka mohuar që ai të ketë paguar në emër të qeverisë shqiptare agjentin e FBI Mc Gonigal./Balkanweb
U aksidentua nga autobusi, reagon drejtuesi i Porsche-s: Gjyqin publik nuk ma bën dot njeriAutobusi i Unazës mori përpara sot edhe një makinë Porsche, e cila duket se ka pësuar edhe dëmtimet më të mëdha.
Në fillim u duk se ishte pikërisht ai fajtori i këtij aksidenti, pasi ishte futur në korsinë e autobusit.
Por më pas me publikimin e videove të tjera u duk qartë se makina Porsche kishte qenë një viktimë në këtë aksident.
Pas këtij aksidenti ka reaguar drejtuesi i Porsches, i cili në një postim në rrjetet sociale thotë se nuk mund ta gjykojë askush pse ka një blerë një makinë luksoze, pasi këtë gjë e ka bërë duke punuar ndershmërisht.
“Para se të hidhni vrerë tek të fortët me “Prosche” që futen në korsinë e autobusit shikoni videon që të kuptoni se si mund ik jeta nga momenti në moment duke qenë në punën tënde”, shkruan i riu.
Tik Tok-u dërgon të dhënat në Kinë? Pas BE-së, e ndalon edhe KanadajaOtava njoftoi sot se po ndalon përdorimin e aplikacionit kinez TikTok, produkt i kompanisë kineze ByteDance, nga të gjitha pajisjet zyrtare të qeverisë kanadeze, me arsyetimin se paraqet rrezik për privatësinë e komunikimit dhe sigurinë kombëtare.
Kujtohet se vetëm pak ditë më parë Komisioni Evropian kishte shpallur një vendim të ngjashëm ndaj TikTok, ndërkohë që ndalime të ngjashme tashmë janë në fuqi edhe në SHBA jo vetëm në nivel shtetëror por edhe në nivel federal.
Me këtë vendim, një tjetër mosmarrëveshje i shtohet marrëdhënieve kino-kanadeze që po kalojnë një periudhë tensioni.
TikTok thotë, nga ana e tij, se është “i zhgënjyer” nga ky vendim i cili, siç ankohet një përfaqësues i kompanisë kineze, është marrë pa përmendur shqetësimet specifike të sigurisë në lidhje me TikTok dhe pa komunikim paraprak nga Qeveria Kanadeze me kompaninë për të diskutuar çdo shqetësim.
Krim makabër brenda familjes, 16-vjeçari i pret kokën babaitPolicia amerikane ka akuzuar një djalë 16-vjeçar si autor të vrasjes së babait të tij në një dyqan në Fort Wayne, Indiana.
Ahmed al Malahi u dërgua në Qendrën e Paraburgimit për të Mitur të Qarkut Allen pasi ai pranoi para detektivëve atë që ndodhi mëngjesin e 7 shkurtit. Policia e Fort Wayne gjeti një burrë të vdekur brenda një dyqani Craigton Avenue pak para orës 17:00 të asaj dite. Ai më vonë u identifikua si Tofika al Malahi.
Kur policia e mori në pyetje Ahmedin për herë të parë mbrëmjen pas vdekjes së babait të tij, ai tha se shkoi në shkollë në orën 8:00 të mëngjesit dhe nuk ishte në dyqan. Sipas dokumenteve të gjykatës, policia beson se ai kishte “mashtruar haptazi” se ku ishte në kohën e vrasjes. Por detektivët e sollën atë për ta marrë në pyetje të nesërmen dhe dëshmia e tij ndryshoi, raportojnë mediat.
Ahmedi pranoi plotësisht para detektivëve se ai mbylli dyqanin e babait të tij natën e 6 shkurtit dhe e la derën të hapur “që të mund të hynte dhe ta vriste babait të tij ditën tjetër”. Djali tha se u kthye në dyqan më 7 shkurt dhe u fsheh pas tavolinës për të pritur të atin. Kur ky i fundit ka mbërritur rreth orës 9:00 të mëngjesit, Ahmedi, është ngritur dhe e ka kapur duke e goditur disa herë me thikë në qafë. Ai tha se e kishte marrë thikën nga shtëpia dhe se ishte e nënës së tij.
Ahmedi tha se ai e goditi babanë e tij në pjesën e pasme të kokës me një copë metali dhe kur i ati ra në tokë, ai e goditi përsëri disa herë me thikë para se t’i prente fytin. Mjeku ligjor tha në raport se babai i Ahmed kishte 45 plagë me thikë në trupin e tij, si dhe një plagë të thellë në qafë dhe një frakturë të madhe të kafkës që dukej se ishte shkaktuar pasi ai tashmë kishte vdekur.
Nuk dihet ende motivi i vrasjes. Detektivët thanë se i vetmi artikull i vjedhur nga dyqani ishte një videoregjistrues dixhital që kontrollon sistemin e kamerës. Ahmedi i tha policisë se pasi vrau babain e tij, ai mori magnetofonin, ndërroi rrobat dhe i hodhi provat në një qese plehrash pasi kishte pastruar vendin e krimit me zbardhues. Ai pranoi se kishte marrë paratë sepse donte që të dukej si një grabitje. Më pas ai hipi me biçikletë në stacionin e autobusit dhe shkoi në shkollë atë ditë.
Në koshin e mbeturinave të shkollës, hetuesit gjetën një çantë me një magnetofon, dy thika me njolla gjaku, doreza plastike, një shishe zbardhues të zbrazët, një pajisje metalike dhe sende të tjera që ata besojnë se kanë lidhje me vrasjen.
Kurti reagon pas takimit: Jemi në rrugë të mbarë për normalizimin e marrëdhënieveLidhur me negociatat e zhvilluara në Bruksel ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili ka thënë se takimi ishte pozitiv dhe konstruktiv.
“Edhe më herët pata thënë se plani evropian është bazë solide për të ecur përpara”, u shpreh Kurti, ndërsa tha se fokusi i palëve do jetë në zbatimin e këtij plani.
Kurti deklaroi se do të ketë takime të nivelit të lartë nga mesi i muajit mars me ndërmjetësimin e bashkimit evropian. “Jemi në rrugë të mbarë, dhe njëkahëshe të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe për fqinjësi të mirë”, ka deklaruar Kurti.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takuan sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Kurti dhe Vuçiç takuan edhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përpara takimit të përbashkët.
Propozimi evropian nuk e përmend në mënyrë specifike Asociacionin, por përfshin zotimin e të dyja palëve për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, e ku bën pjesë edhe ajo për Asociacionin.