Aplikacion
28-vjeçarja Abby Cho, modele e famshme nga Hong Kongu, është vrarë brutalisht nga ish-bashkëshorti i saj. Publiku u trondit kur trupi i saj u gjet i copëtuar dhe i lënë në të gjithë shtëpinë. Mediat e Hong Kongut raportuan se i dyshuari është arrestuar, por jo vetëm ai por edhe të afërmit e tij që morën pjesë në këtë krim brutal.
Abby Cho u pa e gjallë për herë të fundit të martën, më 21 shkurt. Policia e bëri zbulimin e tmerrshëm në një shtëpi në fshatin Lung Mei, një fshat buzë plazhit rreth gjysmë ore me makinë nga qendra e qytetit.
Pasi u futën në një shtëpi të marrë me qira nga ish-vjehrri i saj, oficerët zbuluan dy këmbë në një frigorifer, si dhe identitetin e viktimës, kartat e kreditit dhe sende të tjera, tha mbikëqyrësi i policisë Alan Chung.
Në tenxhere me supë janë gjetur inde njerëzore, ndërsa koka, busti dhe duart e viktimës nuk ishin në vendngjarje. Pas një kontrolli në të gjithë qytetin, oficerët arrestuan ish-burrin e Abby-t dhe prindërit dhe vëllai i tij u morën në paraburgim.
Në banesë u gjetën mjete të përdorura për copëtimin e trupave të njeriut, duke përfshirë sharrë elektrike me motor, mushama të gjata, doreza dhe maska. Chung tha se shtëpia ishte marrë me qira nga ish-vjehrri i Abby vetëm disa javë më parë.
Policia tha se gruaja ishte një modele 28-vjeçare me mbiemrin “Choi”, por që atëherë ajo është identifikuar nga ‘South China Morning Post’ si Abby.
A paguhen banorët në “Big Brother VIP”/ Shuhet kureshtja e madheReality show “Big Brother Albania VIP” momentalisht është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët kanë transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Krahas dinamikave, Big Brother është shoqëruar me shumë teori konspirative.
Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës.
Ndërkohë shpesh është spekuluar se banorët që qëndrojnë brenda paguhen. Por sa e vërtetë është kjo?
Sipas The Sun, Women’s Health e shumë burimeve të tjera online, po, konkurrentët paguhen.
Sipas Reel Runddown, në vitin 2021, anëtarëve të Big Brother (SHBA) iu dha një pagë prej $1000 në javë.
Sipas TMZ, në janar të vitit 2022 konkurrentë si Lamar Odom, Carson Kressley, Cynthia Bailey dhe Chris Kattan fituan $100,000 vetëm për qëndrimin në shtëpi, pa përfshirë çmimin e madh prej $250,000 për të cilin garonin.
Megjithatë, nga burime zyrtare nuk ka thuajse asnjë informacion për pagat e konkurrentëve të Big Brother. E njëjta gjë edhe për Big Brother Albania.
Thuhet se pagat ndryshojnë nga sezoni në sezon dhe në varësi të faktorëve të ndryshëm, si përvoja, prania në media dhe populariteti. Pagesat dhe kushtet e kontratave me konkurrentët nuk bëhen thuajse asnjëherë publike.
Bizneset në krizë për punëtorë, ja profesionet pa diplomë që kërkon tregu në ShqipëriMungesa e fuqisë punëtore po kthehet gjithmonë e më tepër në një sfidë për ekonominë shqiptare, aq sa shumë biznese, kryesisht të vogla e të mesme, duket se janë në emergjencë për mbajtjen në këmbë të aktivitetit të tyre.
Tkurrja e popullsisë dhe plakja çdo vit e më shumë, por edhe emigracioni masiv i të rinjve në 10-vjeçarin e fundit ka krijuar një situatë të pamenduar më parë në tregun e punës.
Zona të tëra në vend po boshatisen, ndërsa Tt gjithë anëtarët e shoqatës së prodhuesve kanë mangësi për të gjetur fuqi punëtore, jo në anën administrative por në pjesën operative të punës.
As “importi” i punonjësve nga vendet e treta si Bangladeshi apo Pakistani nuk ka rezultuar efikas, pasi përveç kostove të larta, këta punëtorë më tepër e përdorin Shqipërinë si vend tranzit për të emigruar në Europë.
Më parë tregu kërkonte më së shumti punonjës të kualifikuar, ndërsa tashmë kërkesa është në rritje për plotësimin e vendeve vakante që nuk kërkojnë një diplomë, apo që i përshtaten më së miri punëkërkuesve të papunë që nuk kanë formimin e duhur.
Në faqen e saj zyrtare, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka të listuara 1577 vende të lira pune nga biznese private, por edhe institucione shtetërore në të gjithë vendin.
Ajo çka merr vëmendje kur i hedh një sy listës së vendeve vakante, është fakti se shumica e pozicioneve nuk kërkojnë një diplomë apo kualifikim të posaçëm.
“Punëtor lavanderie; shitës në dyqan; punëtor pastrimi; sistemues malli; roje; picajol; punëtor lavanderie punëtor ambalazhimi; punëtor krahu; punëtor paketimi; punëtor i vendosjes së etiketave me makineri; magazinier; shofer autobusi; recepsionist; sanitar; punëtor krahu pyjesh; fermer blegtorie; rrobaqepës; kamarier; banakier; hidraulik; marangoz; punëtor në baxho qumështi; motorist; tapicier”, janë kategoritë ku tregu vuan më shumë mungesën e punonjësve.
Kjo listë reflekton atë çka shohim thuajse çdo ditë në Tiranë ku shumica e kafeneve, dyqaneve të vogla, picerive e madje lavazhove, kanë në dyert e tyre të ngjitura njoftime ku kërkojnë punëtorë.
Madje shumica e punëdhënësve i kanë ulur edhe pritshmëritë duke mos kërkuar as eksperiencë tek aplikantët, duke marrë përsipër në një farë mënyrë edhe trajnimin e tyre në vendin e punës.
Gjithashtu, në këtë faqe janë të listuar edhe pozicione që kërkojnë arsim të lartë dhe eksperiencë, siç janë infermierë, mjek, inxhinierë kompjuterësh; specialist i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit; kontabilist; inxhinier druri, etj.
VIDEO/ Dyshohet së është vendosur nga barinjtë, merr përmasa të mëdha zjarri në DukatNjë tjetër vatër aktive zjarri regjistruar brenda 24 orëve në Vlorë . Mësohet se është përfshirë nga flakët një kodër në fshatin Dukat.
Flakët mendohet të jenë vendosur nga barinj në zonë teksa po favorizohen nga era duke marr përmasa të mëdha. Ende asnjë ndërhyrje nga forcat zjarrfikëse për shkak të terrenit të vështirë.
Teuta mposht Tiranën dhe sheh nga Europa, Kastrioti shokon Vllazninë në ShkodërTeuta e Martinit është kthyer në “mace të zezë” për Tiranën. Ekipi durrsak arriti të fitonte në kryeqytet me shifrat 2-0 dhe me një penallti të humbur nga Sherif Kallaku.
Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Emiljano Vila në minutën e 10. Kallaku kishte shansin e artë të dyfishonte shifrat në fundin e pjesës së parë, por Bekaj i priti penalltinë.
Tirana nuk kishte forcë reagimi, ndërsa Gruda e la Teutën me 10 lojtarë në minutën e 70 pas kartonit të dytë të verdhë.
Kjo nuk e ndaloi Teutën për të shënuar sërish dhe përsëri me Emiljano Vilën në minutën e 80 pas pasimit brilant të Kallakut.
Në këtë sezon Emiljano Vila nuk kishte shënuar asnjë gol, ndërsa vjet vetëm 1 gol.
Në sezonin 2020-2021 Vila kishte realizuar vetëm dy gola, pra në total 3 rrjeta në dy sezone e gjysmë të Superiores.Por sot ndaj Tiranës realizoi 2 gola në 90 minuta.
Nga ndeshjen tjetër, Kastrioti i Celës vazhdon të tregojë muskujt duke mund Vllazninë me shifrat 1-0 në “Loro Boriçi”.
Goli i vetëm do të shënohej nga ana e Mihanës në minutën e 30 që shtangu në vend Zogovic për të shënuar me portën e boshatisur. /zoom.al/
“Do të vij për kokën tënde”/ Kërcënohet me jetë DEPUTETI SHQIPTARDeputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka publikuar këtë të shtunë një mesazh ku është kërcënuar me jetë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kamberi bëri të qartë se prej muajsh, Serbia po mundohet të krijojë idenë se jeta e serbëve në Kosovë është e rrezikuar, ndërkohë që e kundërta është e vërteta, se ajo që është e rrezikuar është liria dhe jeta e shqiptarëve në Serbi.
“Mjaft me rrëmbime, ndërsa sa të përket ty personalisht, ruaje gjithmonë shpinën kur të shkosh dikund. Nuk do të kuptosh asnjëherë kur do të vij për kokën tënde”, është mesazhi që Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë ka marrë nga një person i panjohur për të, por me emrin Danijell Millkoviç.
Një gjë të tillë, deputeti Kamberi e ka cilësuar si klimë antishqiptare ku punojnë, veprojnë dhe jetojnë shqiptarët, në Serbinë autoritare të Aleksandar Vuçiçit.
Njoftimi i plotë i Kamberit:
Për muaj me radhë, Serbia po mundohet për të ndërtuar një realitet virtual të gjoja rrezikimit të jetës së Serbëve në Kosovë.
Ndërkohë, sa është e rrezikuar liria dhe jeta e shqiptarëve në Serbi flasin rastet e shumta të diskriminimit.
Dënimi i para disa ditëve i kryetarit të Këshillit Kombëtar, Ragmi Mustafi, për përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar me 28 nëntor të vitit të kaluar, paraqet vetëm një nga rastet e këtilla .
Ndërkohë, sot, përmes rrjetit social Facebook, nga një person i panjohur kam pranuar kërcënime të drejtpërdrejat për jetën time.
„Mjaft me rrëmbime, ndërsa sa të përket ty personalisht, ruaje gjithmonë shpinën kur të shkosh dikund. Nuk do të kuptosh asnjëherë kur do të vij për kokën tënde“ është teksti i mesazhit që kam marrë, përmes mesenger, nga përsoni Danijell Millkoviq.
Kjo është atmosfera në të cilën punojnë, veprojnë dhe jetojnë shqiptarët, në Serbinë autoritare të Aleksandar Vuçiqit.
Kjo klimë antishqiptare, për vite me radhë po stimulohet nga mediat proqeveriatare dhe deklaratat e shpeshta fyese të qeveritarëve serb.
Kjo atmosferë diskriminuese e kërcënuese është arsyeja kryesore e kërkesës tonë për zgjidhje simetrike të të drejtave të komuniteteve.
Puna jonë vazhdon, ajo nuk do të ndalet, as për shkak të kërcënimeve apstrakte e as atyre konkrete që mund të vijnë.
Të vërtetën do ta themi, pavarësisht se të tjerëve nuk i pëlqen.
Vdekja e 22-vjeçares nga Kenia, shoqërohet në polici shoferi i kazinosëShoqërohet në polici shoferi i kazinosë në të cilën punonte 22-vjeçarja nga Kenia, e cila humbi jetën pak ditë më parë.
Bëhet me dije se shoferi është identifikuar si Rodi Barçi, teksa ky i fundit u shoqërua në komisariatin nr.1 në Tiranë.
22-vjeçarja kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino. Pas hetimeve të kryera që prej gushtit, Prokuroria e Tiranës e cila e ka regjistruar çështjen për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje e ka rikthyer hetimin sërish në polici ku i janë lënë detyra të veçanta oficerëve të komisariatit nr. 1 në kryeqytet.
Oficerët e policisë kanë ripyetur disa persona për të sqaruar paqartësi apo mospërputhje mes deklarimeve të tyre dhe pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë.
E para që u ripyet ishte shoqja e dhomës se 22-vjeçares e cila është nga Gana. Po ashtu janë pyetur edhe stafi i kazinosë dhe shoferi që e transportoi 22-vjeçaren në rezidencë pak orë para se të gjendej nga banorët jashtë rezidencës në gjendje të rëndë.
Në ndihmë të hetimit priten të jenë dhe akte nga policia shkencore të marra nga dhoma e 22-vjeçares po ashtu edhe nga trupi i saj për të identifikuar personat që ajo ka takuar para ngjarjes që i rrezikoi jetën.
Nisur nga ekspertiza mjekoligjore dëmtimet më të mëdha në trupin e të resë janë shkaktuar nga rënia nga lartësia, prandaj policia ka dyshime se atë mund ta ketë shtyrë dikush nga dhoma ku qëndronte.
Janë apo jo bashkë nuk po e kuptojmë/Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio fotografohen sërishLeonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid janë parë së bashku në Milano, teksa festonin një nga darkat e ditëlindjes së mikes së tyre.
Menjëherë gjëja e parë që të gjithë po pyesin është nëse janë bashkë, megjithëse janë parë duke kaluar një kohë të mirë dhe e kanë mbajtur miqësisht këtë raport, ata nuk dukej se ishin bashkë, sipas një burimi që foli për PageSix.
Fotot e bëra nga paparacët tregojnë si DiCaprio ashtu edhe Hadid duke u larguar nga Casa Cipriani në Milano dhe kanë qëndruar aty vetëm për rreth një orë.
Burimi tha se ata të dy ishin pjesë e një grupi të madh njerëzish që iu bashkuan festës së Edward Enninful. Një burim pohoi se:
DiCaprio dhe modelja u ulën së bashku në një lokal privat ku u ulën “afër” njëri-tjetrit para vaktit.
Leonardo DiCaprio and Gigi Hadid were spotted leaving Casa Cipriani in Milan, Italy yesterday ! pic.twitter.com/PCuPVq0tvG
— ʟᴏɪ (@LDCOSTIGAN) February 25, 2023
Ata po qeshnin me njëri-tjetrin brenda.
Sapo të dy yjet u njoftuan në lidhje me praninë e paparacëve, ata u dukën disi si të stresuar dhe u larguan pas një kohe shumë të shkurtër. DiCaprio e vazhdoi festimin në një lloj forme edhe gjatë natën ndërsa Hadid shkoi në shtëpi për t’u përgatitur për Javën e Modës në Milano. Burimet shpjeguan gjithashtu se:
DiCaprio nuk është dikush që është brenda dhe jashtë marrëdhënieve. Ai nuk nxiton për të pasur apo për të krijuar një lidhje. Ata po e marrin ngadalë.
Sipas njerëzve të afërt me Hadid, ata kanë qenë në takime të ndryshme dhe po e marrin ngadalë dhe po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit, por asgjë “serioze” sepse Gigi po fokusohen te mëmësia.
Gigi nuk ka energji për të vrapuar pas DiCaprios. Rutina e tij është e tepërt për të./ Zoom.al
Njihuni me hotelin luksoz të David Beckham që sjell një frymë britanike në KinëIsh-futbollisti David Beckam tashmë është bërë imazhi i një hoteli luksoz në Macau, një vend i njohur gjerësisht si ‘Las Vegasi i Azisë’. Institucioni me të cilin ish-lojtari i Real Madridit është bashkuar quhet The Londoner.
Ajo u hap në shkurt dhe synon të sjellë frymën britanike në ish-koloninë portugeze me detaje të shumta të frymëzuara nga monumentet e Londrës si kopshtet, një reflektim i atyre të Pallatit Kensington.
368 suitat e hotelit, 14 prej tyre të dizajnuara nga Beckham, sjellin edhe atë frymën e të gjitha gjërave britanike, nga një rekreacion i Big Ben-it deri te taksitë e Londrës, të stolisura me flamurin britanik që përshëndet mysafirët pas mbërritjes në qytetin gjysmë autonom kinez.
Dhomat në të cilat sportisti ka bashkëpunuar janë të zbukuruara me portrete të tij dhe me pjesë të frymëzuara nga karriera e tij legjendare e futbollit, si dhe me shtretër të personalizuar me krevatë të veshur me susta, divane Chester dhe vaska të stilit viktorian. Marrëveshja e dizajnit të brendshëm është lëvizja më e fundit e madh e futbollistit në Kinë, ku ai është quajtur “Xiao Bei”. Plus, muzika e ‘Top of the Pops’ po luhet kudo nga Elton John te The Beatles te Spice Girls.
Riprodhimet e monumenteve të Londrës përhapen gjithashtu në të gjithë pjesën tjetër të hotelit, duke përfshirë një shatërvan memorial Shaftesbury në shkallë të plotë.
Një shërbim shkëlqyes këpucësh dhe skulptura të ikonave britanike si një zotëri me një kapelë bowler, një shishe xhin Beefeater dhe një bust i William Shakespeare kompletojnë të gjithë ndërtesën, ku mund të shijoni gjithashtu ushqime tipike angleze në një pijetore në një restorant me emrin e ish-kryeministrit britanik. Winston Churchill.
Chelsea në krizë, Potter dhe familja e tij kërcënohet me vdekje nga tifozët e bluveTrajneri Graham Potter, është duke kaluar një moment tepër të vështirë te Chelsea.
Për shkak të mungesës së rezultateve, e ardhmja e tij është në pikëpyetje, teksa tifozët kërkojnë largimin nga klubi.
Situata ka agravuar aq sa ai dhë fëmijët e tij janë kërcënuar për vdekje nga disa tifozë.
“Disa më mbështetin, por kam marrë edhe e-mail jo aq të bukura, në të cilat kërcënohem me vdekje ose urojnë vdekjen e fëmijëve të mi. Është një situatë e vështirë, por i thash vetes sa më lart të shkosh aq më shumë rritet presioni edhe në këtë pikëpamje mund të them që nuk më intereson se çfarë mendojnë njerëzit”, deklaroi Potter. /zoom.al/