zoom

Day ArchivePse shumë njerëz flasin në gjumë?

Gati të gjithë kanë një histori personale apo të familjarëve që flasin në gjumë. Megjithëse priret të jetë një dukuri më e zakonshme tek fëmijët, ajo mund të vërehet në çdo moshë. Një studim i vitit 2010 në revistën “Sleep Medicine”, zbuloi se rreth 2/3 e njerëzve përjetojnë të paktën një episod të të folurit në gjumë në moshën madhore.

Të folurit në gjumë nuk cilësohet një çrregullim i gjumit, por një variacion normal i sjelljes së njeriut në gjumë. Klasifikimi Ndërkombëtar i Çrregullimeve të Gjumit e klasifikon tëfolurit në gjumë si një simptomë të izoluar, së bashku me elementë të tjerë si gërhitja.

Edhe pse të folurit në gjumë nuk është një çrregullim, ai mund të ketë ndikime të padëshiruara në gjumin e një personi, sidomos tek ata që flenë në të njëjtën dhomë apo shtrat me të. Me të folurit në gjumë, ose somniloquy, kuptohen vokalizime të ndryshme ndërsa një njeri është në gjumë. Ato mund të jenë fjalë dhe fraza të plota, por edhe mund të jenë murmuritje, britma apo edhe të qeshura.

Zakonisht fëmijët flasin në gjumë. Sipas një studimi të vitit 1980, mbi gjysma e tyre flasin tëpaktën një herë në vit ose më shumë, ndërsa çereku flasin në gjumë të paktën një herë në javë. Rreth gjysma e të folurit në gjumë është e pakuptueshme sugjeron një studim i vitit 2017 që regjistroi të folurën në gjumë të subjekteve që iu nënshtruan studimit.

Ndër të tjera studimi zbuloi se nga 3.349 regjistrime të kuptueshme, fjala që thanë shumica e atyre që folën në gjumë ishte “Jo”. Nga ana tjetër, është një mit pretendimi se nëse njerëzit thonë të vërtetën gjatë të folurit në gjumë thotë Xhenifer Martin profesoreshë e mjekësisë në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë.

Ndërkaq një studim i vitit 2009 zbuloi se disa njerëz flasin gjatë ëndrrave të tyre, duke thënë fraza që përputhen me ato që më vonë kujtojnë se kishin ëndërruar. Por shumica e të folurit në gjumë nuk ka lidhje me ëndërrimin. “Të folurit në gjumë priret të ndodhë në një fazë të gjumit që ne e quajmë lëvizja jo e shpejtë të syve, ose gjumi jo REM. Gjatë kësaj faze truri ynë është relativisht i qetë, krahasuar me atë që shohim gjatë gjumit me lëvizjen e shpejtë të syve”- thekson Martin.

Gjatë gjumit REM, trupi paralizohet për të parandaluar shfaqjen e ëndrrave, thekson Martin, dhe kjo paralizë i ndalon njerëzit të flasin në gjumë. Nëse të folurit në gjumë ndodh gjatë gjumit REM, atëherë mund të jetë një shenjë e diçkaje më serioze.

“Çrregullimi i sjelljes gjatë gjumit REM evoluon shpesh në sjellje të dhunshme gjatë gjumit si ulërimat, bërtitjet, të cilat mund të çojnë në lëndim të pacientit ose partnerit të tyre në shtrat. Në këtë rast mund të kemi shenjat fillestare të sëmundjeve që janë tipike për tëmoshuarit, zakonisht sëmundja e Parkinsonit apo Demenca”– thotë dr.Erik St.Luis, kreu i Divizionit të Neurologjisë së Gjumit në Klinikën Majo në Minesota.

Po çfarë e shkakton të folurit në gjumë? Studiuesit nuk e dinë ende arsyen, por studimet që matin aktivitetin e trurit mund të ofrojnë disa të dhëna. Analizat e fundit tregojnë ngjashmëri midis të folurit në gjumë dhe të folurit normal gjatë qëndrimit zgjuar thotë St.Luis.

Studimet gjuhësore ai i vitit 2017 botuar në revistën “Sleep”, kanë treguar gjithashtu se vetitë e të folurit gjatë gjumit – gjuha, modelet, sintaksa dhe semantika – ndjekin të njëjtat rregulla si bisedat e përditshme të njerëzve dhe për këtë arsye janë të kuptueshme.

Të folurit në gjumë mund të lidhet me konsolidimin e kujtesës, kur truri i fjetur rishikon përvojat për t’i ruajtur më të rëndësishmet në kujtesën afatgjatë. Nga ana tjetër shkaku i të folurit në gjumë mund të jetë i ndryshëm tek fëmijët dhe të rriturit, thekson Martin. Të folurit në gjumë dhe sjellje të tjera të pazakonta të gjumit janë shumë më të zakonshme tek fëmijët dhe kjo sepse truri i fëmijës synon “të mësojë çfarë të mos bëjë” thekson Martin.

Po ashtu mund të lidhet me fazat e zhvillimit të trurit gjatë fëmijërisë. Ndërkaq tek të rriturit,disa kushte dhe rrethana të tjera e bëjnë më të mundshme të folurin në gjumë. Së pari kjo dukuri mund të ketë edhe një komponent gjenetik. Sipas një studimi të vitit 2001 të botuar në revistën “Psychiatric Genetics”, ajo mund të trashëgohet në familje.

Gjithashtu, të folurit në gjumë ka qenë i lidhur me apnean obstruktive të gjumit, një gjendje në të cilën njerëzit përjetojnë pauza në frymëmarrje, apo frymëmarrje të cekët gjatë gjumit.

A mund të ndalohet e folura në gjumë? Kjo dukuri konsiderohet zakonisht një tipar i padëmshëm.

Por mund të jetë i pakëndshëm për këdo që e dëgjon. Sepse në studimin e gjumit 2017, 10 për qind e të folurit në gjumë përmbante sharje dhe fyerje. Për të parandaluar që një person të flasë në gjumë, Martin këshillon që t’i jepni një shtyrje të vogël. Ajo ndërprerje e butë e gjumit, mund të ndalë atë sjellje thotë ajo./ Bota.al

Shkon në mbi 50 000 numri i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë më herët gjatë këtij muaji ka kaluar shifrën prej 50.000, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga të dy shtetet.

Tërmetet e 6 shkurtit-prej 7.8 dhe 7.5 ballësh- kanë marrë jetën e 44.218 personave në Turqi, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadolu, që ka cituar agjencinë shtetërore të fatkeqësive. Në Sirinë fqinje, numri i viktimave deri më tani është 5.900.

Që prej tërmeteve të 6 shkurtit, sipas agjencisë turke të fatkeqësive natyrore, janë regjistruar mbi 9.000 pasgoditje. Pothuajse 530.000 persona janë evakuuar vetëm nga zonat e prekura nga tërmetet në Turqi.

Turqia më 24 shkurt po ashtu bëri të ditur se ka nisur punën fillestare për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmetet, teksa Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), vlerësoi se 1.5 milion persona kanë mbetur të pastrehë.

Mbi 160.000 ndërtesa me 520.000 apartamente janë shembur ose janë dëmtuar rëndë nga tërmetet e 6 shkurtit. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është zotuar se do të rindërtojë të gjitha shtëpitë brenda një viti, edhe pse ekspertët kanë paralajmëruar se autoritetet duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi sigurisë së ndërtesave sesa shpejtësisë së ndërtimit të tyre.

Artan Fuga sfidon Skënder Gjinushin: Do të kandidoj për kreun e Akademisë së Shkencave

Akademiku Artan Fuga, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se do të kandidojë për kreun e Akademisë së Shkencave të Republikës të Shqipërisë.

Edhe pse shkruan se është ende shpejt për një kandidim zyrtar, ai theksoi se vendimi është i pakthyeshëm dhe për këtë rendit edhe tre objektivat.

Po, do të kandidoj!

Miq, gazetarë, dashamirës më kanë pyetur shpesh: Përse nuk kandidon për vendin e kryetarit të Akademisë të shkencave të Republikës të Shqipërisë?

Deri tani nuk u jam pergjigjur, për mirësjellje por edhe sepse as më parë nuk e kam pasur fare, po fare, si objektiv.

Jam përpjektur për një model tjetër pa asnjë interes personal!

Por, aktualisht them se ende është shpejt për kandidime të zyrtarizuara.

Ndërkaq për këto tre objektiva që kurrë nuk i braktis:

1. Për të rrezistuar kundër sipërmarrjes të papërgjegjshme dhe politikisht amorale të ndonjë deputeti të përdorur e konsumuar, prej vitesh, që kërkon shtyrë nga lobi të ndryshme të ndryshojë ligjin për akademinë duke i bërë drejtuesit e saj të përjetshëm, pa e kufizuar më me një mandat detyrën e tyre, edhe pas të 75 – vjetëve,

2. Për të vazhduar të promovoj modelin tim për një akademi shkencash të vërtetë, sipas modeleve perëndimore pa përjashtim, jo të kthyer në një institut kërkimesh pa aks e pa bosht, që duplikon Institute të tjera duke shpërdorur kështu paranë publike,

3. Për të treguar dështimet e modelit të tanishëm të imponuar me dhunë nga një grusht deputetësh që sot nuk dihet se ku janë, të imponuar nga politika,

po, për këto tre objektiva nuk përjashtoj fare kandidimin!

Dhe sot, edhe pse ndoshta është ende herët për ta konsideruar vendim të pakthyeshëm, kam bindjen se do ta bëj!

Aktualisht, kreu i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë është Skënder Gjinushi, figurë e cila është bërë shpesh objekt kritikash.

Multimilionerja: Nuk kam bërë kurrë operacione plastike

Jocelyn Wildenstein e cilësuar si gruaja silikon e cila u bë e famshme për shkak të pamjes së saj të çuditshme pasi kreu operacione të shumta plastike, tepër të kushtueshme dhe për shkak të skandalit të vitit 1999 me miliarderin e artit, Alec Wildenstein, së fundmi ka deklaruar se në jetën e saj nuk ka bërë kurrë operacione plastike.

E konsideruar si një nga gratë më të pasura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jocelyn Wildenstein, nga Zvicra ka thënë se njerëzit i kanë ndryshuar fotot e saj me Photoshop dhe për të vërtetuar këtë gjë, ka postuar një foto kur ishte 15 vjeç.

“Këtu jam unë, në një kurs baleti në Zvicër, kur isha 15 vjeç, kështu që boll spekuluat me imazhin tim. I them mediave që të ndalen! Dhe i them që të mos i ndryshojnë fotot e mia me Photoshop. Mjaft postuat foto të rreme të miat. Së shpejti, do të shikoni fytyrën time të vërtetë në televizor”, shkruan Ëildenstein në rrjetet sociale.

Shqipërisë po i ikën truri, arrin ritmin më të lartë të shpërngulies së të arsimuarve në Evropë

“Shpërngulja e trurit” nga Shqipëria bëhet më e larta në Evropë dhe kalon vendet me konflikte luftash.

Shqipëria ka arritur ritmin më të lartë të largimit të trurit, duke kaluar edhe vende në konflikt si Siria dhe Afganistani, sipas ‘Indeksit të Ikjes së Njerëzve dhe Largimit të Trurit’. Indeksi mat numrin e individeve të arsimuar që largohen nga një vend krahasuar me ata që vijnë, duke zbuluar sfidat që vendet përballen në ruajtjen e pasurisë së tyre më të vlefshme – kapitalit të tyre njerëzor.

Në vitin 2022, mesatarja e indeksit për 41 vende europiane ishte 3.66 pikë, ndërsa Shqipëria kishte 8.3, më e larta në kontinentin Evropian. Globalisht, Shqipëria tani renditet e 8-a, ne renditjen me te ulet ndonjehere mes 177 vendeve. Rezultatet konfirmojnë shqetësimin kryesor të ngritur nga AmCham – pamundësia e bizneseve për të gjetur punëtorë të kualifikuar. Kjo situatë prek zhvillimin ekonomik, duke ulur aftësinë e vendit për të inovuar, krijuar vende të reja të punës, dhe penguar rritjen ekonomike.

Në dy vitet e fundit, AmCham ka propozuar reforma të rëndësishme për të adresuar këtë çështje, por ende nuk është ndërmarë asnjë veprim. Pa këto masa, problemi i shpërnguljes së trurit në Shqipëri mund të përkeqësohet, duke veshtiresuar pozicionin e saj për të hyrë në BE.

•Marrë nga Facebook-u personal i Enio Jaços, kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë.

20 tatuazhe dedikim për bashkëshorten e tij, Brooklyn Beckham më i dashuruar se kurrë

Në një intervistë të fundit me Erin Lim Rhodes në “The Rundown”, djali i ish-yllit të futbollit David Beckham, Brooklyn Beckham tregoi tatuazhin e tij të fundit, një portret të gruas së tij Nicola Peltz në krahun e djathtë. Brooklyn, 23 vjeç, zbuloi se ai tani ka 20 tatuazhe kushtuar gruas së tij dhe tha:

Unë jam gjysmë i mbuluar me tatuazhe për të. Ato janë shumë fiksuese, veçanërisht kur dashuron dikë. Thjesht dëshiron të mbulosh veten.

Mesa duket kjo është një mënyrë majft e veçantë e Brooklyn për të shprehur dashurinë e tij për partneren Nicola Peltz. Kujtojmë gjithashtu se ai para disa muajsh vendosi që të bënte tatuazh sytë e saj në pjesën e pasme të qafës.

Megjithatë, ky tatuazh i ri vjen në mes të një periudhe të ndërlikuar për çiftin, pasi një padi u bë publike së fundmi duke ekspozuar çështjet pas dasmës së tyre të prillit 2022. Organizatorët e dasmave Nicole Braghin dhe Arianna Grijalba kundërshtuan babanë miliarder të Nicola-s, Nelson Peltz, dhe mesazhe e tij shpërthyese dhe detaje të çrregullta rreth ngjarjes prej 3 milionë dollarësh u zbuluan.

Në një publikim nga Page Six, të dy zbuluan se Nelson Peltz – babai i Nicola – gati sa nuk e anuloi dasmën dhe se nëna e saj, Claudia Peltz, u përpoq të fshihte koston e lartë të dasmës së burrit të saj me ndihmën e planifikuesve. Gjithashtu pretendohet se Nicola nuk donte që Brooklyn të përfshihej në procesin e planifikimit, dhe se organizatorët u përpoqën t’i fshehin gabimet nga vjehërrit e rinj të Nicola-s, David dhe Victoria Beckham, në një përpjekje për të mos përkeqësuar marrëdhënien e tyre tashmë të komplikuar.

“Dikush la një çantë të zezë e u largua me vrap”, objekt i dyshimtë para ambasadës ruse në Selanik

Një objekt i dyshimtë është gjetur para konsullatës ruse në Selanik të Greqisë. Sipas mediave greke, një person i paidentifikuar ka lënë një çantë të zezë para konsullatës dhe më pas është larguar me vrap.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka ndaluar qarkullimin për këmbësorët dhe automjetet në zonën rreth ambasadës ruse. Banorët zyrtarët që ndodheshin në konsullatë u evakuuan dhe më pas u bë kontrolli i objektit të dyshimtë në çantën e zezë.

Ngjarja ka shkaktuar panik tek banorët, ndërkohë që vijojnë kërkimet për të kapur personin që la çantën dhe u largua me vrap.

Forcat speciale rrethojnë zonën

Shakira nuk e lë me kaq/Publikon këngë të re për Pique, i bashkohet edhe Carol G

Shakira e bën sërish! Këngëtarja kolumbiane i ka kushtuar një këngë Gerard Piqué. Këtë radhë ajo vjen me një bashkëpunim me artisten Carol G.

Shakira dhe Karol G thonë se nuk do të përsërisin gabimet që kanë bërë në jetën e tyre të dashurisë, duke shtuar se janë bërë më të forta duke kaluar kohë me dikë që nuk ishte i duhuri për ta. Mesazhet që çifti po u dërgojnë ish-ve janë të qarta.

Pjesë nga teksti:

“Zemër, çfarë ndodhi? A nuk duhet të ishe i dashuruar? Pse më kërkon akoma nëse e di që nuk i përsëris gabimet. Kushdo që ju thotë se një boshllëk është mbushur me një person tjetër, ju gënjen. Është si të mbulosh një plagë me grim. Ju nuk mund ta shihni, por ju mund ta ndjeni atë. Ti u largove duke thënë se më ke kaluar. Keni gjetur një të dashur të re. Ajo që ajo nuk di është se ju ende i shihni të gjitha Story-t e mia.Të shoh ty me vajzën tënde të re më lëndoi , por tani po fokusohem tek unë. Kam harruar atë që kemi jetuar dhe kjo është ajo që ju ka ofenduar. Jeta ime është bërë edhe më e mirë, të betohem që nuk je më i mirëpritur. Dhe ajo që më bëri e dashura jote nuk më shqetëson”

Nga ana tjetër edhe për artisten Carol G kënga është shkruar në një moment mjaft emocional.
Këtë artistja e ka shpjeguar në një intervistë me ‘Rolling Stone’ ku ajo rrëfen se kishte kohë që dëshironte të bashkëpunonte me Shakirën, por nuk kishte menduar t’i kërkonte të bashkëpunonte për këtë projekt.

Por pasi ajo dëgjoi këngën “Monotonía”, bashkëpunimin me Ozuna-n ajo kuptoi se kënga do ti përshtatej mjaft mirë asaj.

Kënga është pjesë e albumit të artistes të titulluar Mañana Será Bonito që sipas vetë këngëtares është mjaft domethënës sepse është realizuar në një periudhë mjaft të vështirë e që në fakt vjen pas ndarjes nga arstisti Anuel A.

Robotët fitojnë shqisën e të prekurit, shpiket lëkura elektronike

Shkencëtarët kanë krijuar lëkurën elektronike, e cila do të bëjë që robotët të fitojnë shqisën e të prekurit. Me këtë mënyrë, pajisjet robotike do të jenë më fleksibël për të ndihmuar në ndërhyrjet kirurgjikale apo në lëvizjen e personave që kanë nevojë.

Shkencëtarët e Edinburgut krijuan këtë lëkurë që i jep për të parën herë robotëve një nivel të vetëdijes fizike të ngjashme me atë të njerëzve e kafshëve. Lëkura përbëhet nga një shtresë e hollë silikoni e ‘qëndisur’ me tela dhe sensorë.

Shpikja do të sjellë një sfidë të madhe për të zhvilluar sisteme ndijimi të cilat janë thelbësore për robotët që të kryejnë detyra dhe të ndërveprojnë në mënyrë të sigurt me njerëzit dhe ambientin rrethues. Ekipi e testoi lëkurën elektronike duke e vendosur në krahun e një roboti të butë. Me këtë, ata zbuluan se roboti mund të ndiente një varietet lëvizjesh komplekse si përkulja, zgjatja dhe përdredhja.

Amir e tepron, Erzeni e pëson! Laçi ndëshkon në fund shijaksit

Është mbyllur në barazim 1-1 dueli midis Erzenit dhe Laçit, zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”.

45 minutat e para u mbyllën në ekulibër të plotë 0-0. Në pjesën e dytë, Ilirid Ademi kaloi skuadrën nga Shijaku në avantazh në minutën e 65’. 27-vjeçari shfrytëzoi një krosim të Florian Kadriut dhe mposhti me kokë Gentian Selmanin.

Në fund Amir kishte një shans të artë për të dyfishuar shifrat, por gaboi përballë portierit.

Në aksionin e radhës kurbinasit evituan humbjen nëpërmjet Serxho Ujkës, që shënoi në minutën e fundit.

Mesfushori tundi rrjetën kundërshtare me një goditje potente brenda zonës kundërshtare, duke i dhuruar një pikë të rëndësishme skuadrës së tij.

Kjo ishte ndeshja e katërt që Erzenit nuk merr tri pikët, ndërkohë që Laçi rikthehet të marrë pikë pas dy humbjeve radhazi në Kurbin përballë Egnatias e Bylisit. /zoom.al/