zoom

Day ArchiveSuper emocione/ Barcelona jashtë Europa League, Roma përmbys Salzburgun

Manchester United ka “fluturuar” për në 1/8 të Europa League. Ndeshja e parë në katalonjë ndaj Barcelonës kishte përfunduar 2-2, ndërsa sot në Angli, të besuarit e Ten Hag triumfuan 2-1. Lewa shënoi i pari për mysafirët, por “Djajtë e kuq” përmbysën me Fred dhe Antony.

Roma është kualifikuar për në raundin tjetër të Europa League, pasi mundi 2-0 Salzburg.

Ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho vendosi ndeshjen në shinat e duhura që në pjesën e parë. Dy gola, njëri i Belottit dhe tjetri i Dybalas bënë që romakët të prejnë biletën për në fazën tjetër, pasi kishin humbur 1-0 në Austri.

Aksident i rëndë në Tiranë/Përplasen 4 makina, plagosen 5 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të “Vasil Shantos” në kryeqytet.

Një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur tre automjete të tjera.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i njërës prej makinave dhe 4 pasagjerë, të cilët janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe kapjen e drejtuesit që është larguar.

“I hyra detit me këmbë”/ A ka frikë Olta nga nominimi “kokë më kokë” me Luizin?

Sipas rregullave të theksuara në zarfin që dërgoi “Vëllai i Madh” në shtëpi për lojën me litar, banorët që hiqnin dorë nga loja, duke hequr rripin, do të shkonin automatikisht në nominim. Që prej ditës së djeshme, Luizi ishte i pari që hoqi rripin duke çuar veten në nominim, ndërsa ditën e sotme edhe Olta bëri të nëjtin veprim.

Teorikisht, Luizi dhe Olta duhet të jenë “kokë më kokë” në nominim, megjithatë nuk ka ende asnjë komunikim zyrtar nga produksioni. Kjo situatë është diskutuar edhe nga banorët, ku konkretisht ishte Ermiona ajo që i tha Oltës se ka frikë nga ky nominim. Kjo gjë u mohua nga aktorja.

Biseda:

Olta: I hyra detit me këmbë dhe i thashë Luizit, “ty nuk të kam frikë fare, faree”. Kaq!

Ermiona: Po ti nuk e ke frikë, sepse keni edhe një person tjetër. Po të ishit dyshe taman, nuk e di se sa nuk do kishe frikë! Ju e dini që do keni edhe një person tjetër që do nominohet.

Asnjë banor nuk iu bashkua Luizit dhe Oltës dhe loja përfundoi, me një zarf që mbërriti në shtëpi për të komunikuar këtë gjë. Duke pasur parasysh rregullat që u lexuan në zarfin e parë, Luizi dhe Olta mund të dalin kokë më kokë në nominim, nëse gjatë Prime-it të së shtunës nuk do të ketë një komunimim tjetër.

Grupi që u shpall fitues i lojës, është grupi i Evës, i përbërë nga Armaldo, Kristi, Keisi Tani dhe Nita, të cilët do të kenë imunitet në lojë.

Nga ana tjetër, grupi i Ermionës do të ketë gjithashtu një avantazh në lojë, i cili nuk është bërë i ditur. Avantazhi do të jetë për Ermionën, Kiarën, Dean ose  Beatin.

Miratohet rezoluta, OKB dënon agresionin rus dhe bën thirrje për paqe

OKB ka dënuar agresioni rus të ushtruar ën Ukrainë që prej vitit të kaluar dhe ka bërë thirrje për paqe.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar me shumicë dërrmuese për të miratuar një rezolutë që dënon pushtimin e Rusisë dhe bën thirrje për tërheqjen e trupave nga Ukraina dhe ndalimin e luftimeve.

Rezoluta u miratua me 141 vende që votuan pro, 32 abstenuan dhe shtatë votuan kundër, një rezultat i ngjashëm me rezolutat e mëparshme për Ukrainën.

Rusia filloi të ashtuquajturën “operacion special ushtarak” në Ukrainë, pikërisht një vit më parë, më 24 shkurt 2022. Edhe pse ka kaluar një vit nga ofensiva ruse, lufta nuk ka përfunduar, edhe ose shumë vende të botës dhe institucione ndërkombëtare kanë kërkuar ndaljen e pushtimit. Rusët po përballen me trupat ukrainase të cilat janë duke mbrojtur atdheun e tyre.

Duka “i tradhtuar” nga Berisha: Ne nuk na konsideron, vetëm Metën

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka shprehu haptas zhgënjimin e tij ndaj ish kryeministrit, Sali Berisha duke deklaruar se ky i fundit nuk e kishte telefonuar asnjëherë për të tentuar që të sjellë bashkim në opozitë.

Ai tha se Berisha nuk i merr aspak në konsideratë krerët e partive të tjera opozitare, ndryshe nga konsiderata që ka për Metën.

“Një sms nuk ma ka sjellë. Nuk duhet të na çudisë kjo që Berisha nuk na thirr neve. Po këta që thonë se janë PD zyrtare, si nuk na thonë njëherë si do ja bëjmë me këto kandidatë. Situata është shumë kaotike.

Ne jemi vetëofruar për të qenë korrektë. Neve nuk na konsideron, Metën e konsideron, mund të ketë të drejtë po le ta provojmë njëherë sesa do arrijmë në zgjedhje. Berisha është gjigand në politikë, por si ka mundësi, një njeri që merr vesh kaq shumë në zgjedhje, që ka shumë eksperiencë, sot nuk e bën dot t’i bashkojë. Dalim tek përgjigjia që ka probleme brenda PD-së më me rëndësi se bashkimi opozitar”-tha Duka.

Ahmetaj tregon marrëdhënien me Alda Klosin: I thashë ndiq procedurën ligjore

Në intervistën përballë gazetarit Blendi Fevziu në studion e emisionit Opinion, ArbenA Ahmetaj është pyetur për arrestimin e Alda Klosit dhe marrëdhënies që ka patur me të.

Ish-zv/Kryeministri tregoi se cilat kanë qenë lëvizjet nëpër institucione të Alda Klosit.

Blendi Fevziu: Në arrest, ju ka telefonuar dhe ju ka kërkuar ndihmë. Është e vertetë apo s’është e vërtetë?

Arben Ahmetaj: Jo, s’është e vërtetë. Sa i përket personit në fjalë Alda Klosi, unë nuk jam te historia përgjegjësia është personale se ajo është fjali e fundit nuk është fjali e parë. Alda Klosi ka ardhur nga Ujësjellësi i Tiranës tek Ministria e Ekonomisë. Ka ikur nga Ministria e Ekonomisë, e kam gjetur në Ministri të Financave, e kam lënë në Ministri të Financave dhe ka qenë vetëm 9 muaj shefe kabineti. Në sytë e mi, ka qenë punonjës korrekt. Lidhja ime ka qenë vetëm zyrtare.

Blendi Fevziu: S’keni pasur asnjë kontakt tjetër fare me të? Mbrapa, jo kohën që keni qenë?

Arben Ahmetaj: Unë kam folur vetëm një herë në telefon diku nga fillimi i Tetorit për të ditur çfarë bëni, se i merrja të gjithë si jeni, ku keni filluar punë etj. Dhe sugjerimi im për të ka qenë ndiq procedurën ligjore, denonco.

“Finale e parakohshme”/ Olta dhe Luizi shkojnë në nominim

Loja me litar ka sjellë shumë dinamika në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Sipas rregullave të theksuara në zarfin që dërgoi “Vëllai i Madh”, banorët që heqin dorë nga loja, duke hequr rripin, shkojnë automatikisht në nominim.

Luizi ishte i pari që hoqi rripin duke çuar veten në nominim, ndërsa ditën e sotme edhe Olta bëri të njëjtin veprim nxitur nga fjalët e Luizit.

Ishte këngëtari ai që i kërkoi aktores ta hiqte litarin, duke i thënë që të bëjnë një “finale të parakohshme”.

“Tregoje veten, hajde të japim një finale të parakohshme. Hiqe litarin, unë e ti në nominim dhe e ndajmë mendjen. Hiqe, hiqe dhe mbyllja gojën të gjithëve. Hiqe dhe mi bëj gati valixhet më përcill. Hiqe se të enjte, të premte jemi në nominim bashkë. Shqipëria mban frymën. O ti o unë në këtë shtëpi”, i tha Luizi Oltës.

Ahmetaj i përgjigjet Ramës: Bëri rolin e gjykatësit, të bëjë kryeministrin. Nuk dua ndihmë

Ish-zv/Kryeministri Arben Ahmetaj i është përgjigjur deklaratës së Kryeministrit Edi Rama 1 javë më parë në emisionin Opinion në Tv Klan, kur tha nëse “akuzat janë të vërteta më vjen shumë keq, por nuk e ndihmoj dot”.

Nga e njëta studio, sonte 1 javë më pas, Ahmetaj thotë se Kryeministri bëri rolin e gjykatësit.

Ai u shpreh se “nuk ka nevojë për ndihmë”, teksa Ramës i sugjeroi të bëjë detyrën e Kryeministrit.

Arben Ahmetaj: Unë Edi Ramës nuk i kam kërkuar ndonjëherë ndihmë. Po them vetëm kaq. Nuk do desha të isha në vendin e Kryeministrit që të pretendoja të bëja gjykatësin. Ai për mua, sugjerim, të bëjë atë që bën më mirë, Kryeministrin. Gjykatësi është çik i sikletshëm, duhet të njohësh procedurat me detaje.

Blendi Fevziu: Kur dëgjove Kryeministrin që tha ato fjalë për ty, t’u kujtua Saimir Tahiri, Lefter Koka, Alqi Bllako?

Arben Ahmetaj: Kam një rekord, kur ka qenë dhe Bashkim Fino prezent, dhe mua më kujtohen këta ish-kolegë me shumë dhimbje dhe shumë shpesh unë me Saimir Tahirin s’kam shkuar fare. Por dhimbja që të shoh një ish-koleg në atë situatë është shumë e madhe. Burrat kur lindin dhe bëhen burra, i marrim parasysh të gjitha. Ajo që tha kryeministri, bëri rolin e gjykatësit, nuk kam nevojë për ndihmë. Ai e ka zakon të drejtë që thotë se përgjegjësia është personale.

Por çfarë tha 1 javë më parë Kryeministri Edi Rama?

Blendi Fevziu: Çfarë po ndodh me Arben Ahmetajn? U zhduk nga zv/kryeministër. U zhduk nga drejtimi i qarqeve në parti, nuk po figuron askund? Ndërkohë shtypi po nxjerr disa materiale që e akuzon për lidhje me personat e inceneratorëve, qëndrim në hotele bashkë me ta, shiko kam një pjesë që kanë dalë në media. Ka akuza të tjera që në fakt ai duhet të japë përgjigje dhe s’e di pse nuk jep përgjigje. Çfarë raporti keni ju me Arben Ahmetajn për momentin?

Edi Rama: Tani për të dhënë një përgjigje që është edhe e përgjithshme edhe e përveçme.

Blendi Fevziu: E dua konkrete.

Edi Rama: Edhe e përgjithshme edhe e përveçme pra. Kur unë kam filluar luftën për Reformën në Drejtësi e kam filluar sepse unë e besoj atë gjë dhe e kam ditur shumë mirë që ajo luftë do të thotë ndër shumë gjëra të tjera që të hapësh rrugën që drejtësia pak nga pak të ketë në dorë armë që nuk i kontrollon dot dhe të godasë, majtas-djathtas. E kam ditur, kam qenë plotësisht i vetëdijshëm, e kam thënë dhe i qëndroj asaj, që të jemi shumë të qartë. Kur ky shoku i shokëve që pikërisht se nuk ka ditur të zgjedhë shokët është kaq dobët se nuk di ku ka veten e vet thotë shoku ky, shoku ai, i duket sikur thotë ndonjë gjë të zgjuar…

Blendi Fevziu: Të ngeli te Shkullaku tani?

Edi Rama: Prit të jap përgjigjen se nga ai e morëm spunton pra. Spunto filozofike shumë.

Blendi Fevziu: Ja faturat e hoteleve.

Edi Rama: Gjyshja ime nuk kishte shkollë, por në gjithë jetën e vet nuk ka thënë 1 nga 1000 banalitetet që thotë ky në ditë, në kuptimin e gjërave të rëndomta. Çka po ju thosha është kjo. Kur numërohen këto raste mua nuk më vjen mirë natyrisht sepse në aspektin njerëzor unë me gjithë këta njerëz kam pasur marrëdhënie. Por nga ana tjetër kjo është gjëja që unë kam kërkuar, që kush shkel aty ku nuk duhet, përgjigjet. Kjo është gjëja që kam kërkuar unë. Dhe gjëja që unë kam thënë janë në analet e kryeministrisë kur ju të studioni arkivat se jeni më i ri se unë. Kam thënë një gjë: Këtu jemi një skuadër. Luftojmë të gjithë për qëllimet e shpallura. Kush në ndërkohë gabon rrugë ose i merr koka erë dhe bashkë me qëllimet e shpallura kërkon të realizojë edhe qëllime të tjera, do t’i dalë për Zot vetë pastaj. E kam thënë publikisht qysh në kohën kur filloi çështja e Saimir Tahirit që PS nuk është studio avokatie. Kush hyn në këto rrugë merr avokatë, shkon atje dhe përballet. Sa i përket çështjes së Arben Ahmetajt, ai ka qenë bashkëpunëtori im, kam punuar me të për një periudhë kohe të gjatë dhe këto gjëra që dalin, në qofshin të vërteta, gjë që do ta thotë prokuroria, më vjen shumë keq.

Blendi Fevziu: Të vjen keq?

Edi Rama: Më vjen shumë keq, por nuk e ndihmoj dot. Në qofshin të vërteta.

Blendi Fevziu: Po përgjegjësi morale ka kryeministri që një ministër Tahiri shkon në burg, ministri Koka shkon në burg, deputeti Bllako është në burg pavarësisht se për këta të dy nuk ka vendim të formës së prerë? Ka përgjegjësi morale në politikë se për penalen, dakord shkon tek avokati?

Edi Rama: Përgjegjësi morale kryeministri ka kur gjykata çon në arrest shtëpie Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve dhe kryeministri del në konferencë shtypi dhe thotë prezumimi i pafajësisë është i shenjtë. Ai do të vazhdojë t’i drejtojë tatimet nga shtëpia. Ky i vdekuri që kujton se është gjallë, kur ishte kryeministër…

Blendi Fevziu: Ai është prezumimi i pafajësisë…

Edi Rama: Ndërsa unë mendoj se nuk është prezumim pafajësie, por ky është pikërisht përgjegjësia morale e kryeministrit. Që do të thotë, kryeministri nuk mban përgjegjësi nëse Drejtori i Tatimeve ose ministri çmendet dhe del nga shinat pas shpinës së tij, por mban përgjegjësi për mënyrën si reagon në momentin kur gjëja merr formën e një akuze. Ky është dallim i madh. Kjo është përgjegjësia morale sepse çfarë përgjegjësie morale mor zotëri… Jetojmë në një sistem ku përgjegjësia morale është përgjegjësi politike dhe përgjegjësi personale karshi gjithë opinionit publik për qëllimet e shpallura. Ata që futen në veprimtari paralele për qëllime të pashpallura dhe që nuk janë në gjendje të përbashkëta marrin përsipër të shkelin ligjin dhe kush shkel ligjin përgjigjet para ligjit.

Shehi: Nëse opozita do ishte e bashkuar, do garoja për Bashkinë e Tiranës

Nëse opozita do të ishte e bashkuar, Dashamir Shehi është shprehur se do të garonte për Bashkinë e Tiranës, me besimin se gëzon mbështetjen dhe simpatinë e kryeqytetasve. Mirëpo në këto kushte ku palët janë në pole diametralisht të kundërta, kreu i LZHK-së, tha se as nuk e mendon një gjë të tillë. Në një intervistë në Report Tv , në emisionin ‘Kontrast’, në Report Tv, me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Shehi konfirmoi se nëse 2 palët e opozitës do dalin më kandidat të tyre, atëherë edhe koalicioni i tij parazgjedhor me Astrit Patozin, do dalin me një emër në garën e 14 majit.

“Nuk është punë për mua, kjo mund të vlente nëse do kishte një marrëveshje të opozitës për një kandidat, por në kushtet e sotme është pas e vështirësi, simpati kam pasur në qytet, kam garuar dhe kam fituar vota, kam qenë ndër më të votuarit, por kjo kërkon një plan në prespektive. Nëse do dilet me më shumë se kandidat, do kemi dhe një kandidatin tonë. Kemi nevojë për një hark të madh opozitar. Duhet një kandidat dhe një hark opozitar, kjo na bashkon kundër Edi Ramës”, tha Shehi.

Edhe analisti Lorenc Vangjeli, e shesh Shehin si kandidatin që do mund të bashkonte opozitën.

“Në politik nuk funksionon logjika, por politika në Tiranë karakterizohet nga emocionet dhe këtë këtë rast janë edhe negative. Opozita hyn e disavantazuar për përballë uniticitetit të PS, opozita rrudh shanset e saj, Bashkia e Tiranës është e rëndësishme, sa nëse opozita do fitonte do vite në dyshim legjitimitetin e qeverisë. Oferta që do vinte nga opozita, do kishim një parti pa kandidat, në rastin tjetër një kandidat pa parti. Shehi si kandidat do të bashkonte opozitë”, tha Vangjeli.

“Ke fjetur në hotelin e paguar nga Zoto”, Ahmetaj: Janë spekulime të pastra

Arben Ahmetaj ka hedhur poshtë edhe akuzat publike se ai ka udhëtuar dhe fjetur në hotele luksoze të paguara nga Klodian Zoto, një nga pronarët e inceneratorëve.

Ai tha se nuk ka udhëtuar asnjëherë me Zoton dhe se ai nuk i ka paguar asnjë udhëtim apo hotel.

“I je referuar një lajmi të pavërtetë. Janë spekulime të pastra. Nuk kam udhëtuar unë me Zoton, nuk kam paguar unë me kartën e Zotos, janë të gjitha të pavërteta”, tha Ahmetaj.