Aplikacion
“Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra”, është një nga thëniet e popullit. Disa persona e kanë pjesë të personalitetit dhe nuk e shmangin dot. Kjo gjë ka lidhje edhe me shenjën e tyre të horoskopit. Më poshtë po ju tregojmë shenjat më gënjeshtare të horoskopit e në këtë mënyrë ju mësoni se nga cilat duhet të bëni kujdes.
Binjakët
Ata që lindin nën këtë shenjë janë zakonisht shumë gënjeshtarë. Binjakët kanë dy fytyra dhe në shumë raste ata nuk mund ta kuptojnë njëri-tjetrin dhe përfundojnë duke gënjyer. Jini shumë të kujdesshëm me njerëzit e kësaj shenje.
Peshorja
Peshorja gënjen për të mos lënduar njerëzit. Ajo është pa dyshim një nga shenjat më të mira të zodiakut dhe urren mendimin për të lënduar ndjenjat e njerëzve. Kjo shenjë shkon deri në skajshmëri për të shmangur mërzitjen e njerëzve aq sa arrin të gënjejë.
Akrepi
Nuk ka dyshim se bëjnë gënjeshtra profesionale. Zakonisht ndërtojnë gënjeshtra mjeshtërore për jetën personale, studime ose punë sepse e duan mashtrimin dhe misterin.
Peshqit
Në përgjithësi, ata mund të mos gënjejnë aq bindshëm sa Binjakët apo Akrepi, por është e sigurt që nuk do ta kenë problem ta mashtrojnë bashkëbiseduesin, sidomos nëse kjo është në interesin e tyre. Ata udhëhiqen më së shumti nga disa interesa të tyre, të cilat i arrijnë me gënjeshtra. Ata nuk i shmangen gënjeshtrave në sferën emocionale, ndaj partnerit do t’i duhet shumë eksperiencë emocionale me ta në mënyrë që t’i çmitizojë plotësisht nga personi me të cilin u mashtruan fillimisht.
Gaforrja
Personaliteti i Gaforres është shumë imagjinativ dhe kreativ, gjë që është e shkëlqyeshme, megjithëse ndonjëherë mund të sajojnë informacione. Gaforrja ndjen nevojën për ta bërë veten të tingëllojë interesant dhe nuk mund t’i rezistojë vënies së një vështrimi të vogël fiktive mbi situatat. Kjo është një shenjë e zodiakut që duhet të argëtojë dhe të bëjë përshtypje.
Ujori
Ujori ka një mendje aventureske. Nëse jeni miq me këtë shenjë të zodiakut, do ta dini se tiparet e Ujorit përfshijnë të qenit krijues dhe inovativ. Kur një Ujor mërzitet, ata kalojnë kohën e tyre duke krijuar histori dhe duke krijuar një univers krejtësisht të ndryshëm. Është e drejtë të thuhet se kjo shenjë shpesh ngatërron realitetin me fantazinë.
Pak ditë më parë Visar Dakrama alias Julian Kosova, u ekzekutua me plumb në kokë në një lokal nate në Mykonos, pas një sherri me një shtetas grek.
Ditën e sotme, mes lotësh, është rrëfyer e dashura e 34-vjeçarit, me të cilën ishte në lidhje prej dy vitesh.
Në gjendje të rënduar psikologjike, ajo është shprehur se Jani, (siç njihej në Greqi), kishte planifikuar që të largohej nga ishulli dhe të zhvendosej në Selanik, por planet iu ndërprenë në mes.
“Ai kishte zemër si një fëmijë, ishte ‘fëmija im’, kështu e quaja. Reagonte si fëmijë, ishte kokëfortë, por ishte i mrekullueshëm… Folëm për herë të fundit të premten, më tha të dua dhe nuk folëm më, sepse ishte mërzitur për diçka.
Natën e ngjarjes më thanë se ishte zënë me një vajzë, nuk e di pse, thjeshtë nuk donte që të më bezdiste njeri. E njihja atë vajzën. Me autorin kanë qenë miq, e dija që njiheshin dhe nuk kishte konflikte mes tyre.
Atë natë Jani kishte shkuar vetëm në klub. Kishte shkuar për të pirë një gotë. Më thanë që ka pasur një sherr mes tyre, për arsye banale.
Më morën në telefon, isha duke fjetur, dhe më thanë zgjohu se kanë vrarë Janin… mendova se ishte shaka, se Jani po më bënte shaka”, tregon ajo më zërin që i dridhej.
Më herët, në rrjetet sociale, ajo bashkangjitur fotos së tij, shkruante: Të dua sot, tani dhe përgjithmonë… Më le me një unazë dhe me një të dua. Të dua grindaveci im, më prit!
Lukaku i jep fitoren Interit mes vuajtjesh, Leipzig frenon Manchester City-nNë ndeshjen e parë të fazës së 1/16-të të Ligës së Kampionëve, Interi i Simone Inzaghit mundi 1-0 Porton në San Siro.
Lojë shumë e ekuilibruar deri në çerekun e fundit, me protagonistë absolut dy portierët Onana dhe Diogo Costa.
Në minutën e 78-të, përjashtimi i Otavios me karton të kuq ndryshoi lojën, me njëmbëdhjetëshen e Inzaghit që shtynë dhe shënuan golin e fitores.
Lukakut tundi rrjetën në minutën e 86-të për ti dhënë fitoren Interit. Ndeshja e kthimit është caktuar për 14 mars.
Gjithçka është hapur mes Leipzigut dhe Manchester Cityt pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve.
Në Red Bull Arena pjesa e parë u dominua nga djemtë e Guardiolës, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 26-të nga Mahrez.
Por në pjesën e dytë ishte një Lajpcig krejt ndryshe, i cili barazoi në minutën e 68-të: Gvardiol përfitoi nga gabimi i Ederson dhe shënoi me kokë për 1-1. Tani mbetet gjithçka e hapur për në Etihad. /zoom.al/
Aksident i rëndë me katër të vdekur në Kosovë/ Kush janë viktimat(FOTO)Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë. Mësohet se në qytetin e Ferizajit 4 persona kanë humbur jetën pas përplasjes së tre automjeteve.
Në mediat lokale thuhet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes. Automjetet e përfshira në aksident janë me targa të Kosovës.
Vikimat e këtij aksidenti tragjik janë shtetasit Arlind Isufaj, 21-vjeç, Mergim Behluli, 23-vjeç dhe Armend Muhadini, 39-vjeç. Identiteti dhe mosha e viktimës së katërt ende nuk është bërë e ditur.
Në lidhje me aksidentin tragjik kanë reaguar edhe miqtë dhe të njohurit e viktimave të cilët shprehin ngushëllimet e tyre për tragjedinë e ndodhur.
Mergim Behluli
Mergim Behluli, 23-vjeç dhe Armend Muhadini, 39-vjeç
Arlind Isufaj 21-vjeç
Armend Muhadini
Balonë spiune, UFO apo Dragon Ball? Japonia e habitur nga topi i hekurt që u shfaq në bregdetPolicia dhe banorët në një qytet bregdetar japonez kanë mbetur të shokuar nga një top i madh hekuri që është shfaqur në një plazh lokal, me autoritetet që pranojnë se nuk e kanë idenë se çfarë është – vetëm se nuk do të shpërthejë.
Sfera, me përmasa rreth 1.5 metra në diametër, ka qenë në qendër të spekulimeve të ethshme që kur u shpërnda në plazhin Enshu në qytetin Hamamatsu në bregun e Paqësorit të vendit, thanë mediat lokale.
Frika se mund të ishte një minierë e humbur u hodh poshtë pasi ekspertët përdorën teknologjinë e rrezeve X për të ekzaminuar brendësinë e objektit dhe zbuluan se ishte bosh.
Nuk ka as indikacione se ajo ishte e përfshirë në spiunazh nga Koreja e Veriut apo Kina e afërt.
Prania e dy dorezave të ngritura në sipërfaqen e sferës – që tregon se ajo mund të lidhet me diçka tjetër – nxiti një shpjegim më prozaik: se është një bozë ankorimi që thjesht kishte punuar lirshëm dhe kishte dalë jashtë.
Policia filloi të inspektojë topin, i cili ka ngjyrë portokalli-kafe me ato që duken të jenë njolla më të errëta ndryshku, pasi një grua vendase e vuri re atë të mbështetur në rërë vetëm disa metra larg bregut, ndërsa ishte jashtë për një shëtitje në fillim të kësaj jave, raportoi Asahi TV.
Oficerët rrethuan zonën dhe thirrën ekspertët e eksplozivëve të veshur me veshje mbrojtëse për të hetuar më tej, por raportet thonë se autoritetet ende nuk e dinë se çfarë është sfera ose nga erdhi.
Fotografitë i janë dërguar forcave japoneze të vetëmbrojtjes dhe rojes bregdetare për ekzaminim të mëtejshëm.
Një vendas që vrapon rregullisht në plazh tha se nuk e kuptonte pse topi ishte vënë papritur në qendër të vëmendjes.
“Ka një muaj”, tha ai për transmetuesin publik NHK. “Unë u përpoqa ta shtyja atë, por nuk lëvizi.”
Në një moment, policia bllokoi një rreze prej 200 metrash rreth topit, ndërsa ekspertët u përpoqën, pa sukses, për të zgjidhur misterin.
Kishte sugjerime se i ngjante diçkaje nga seriali i njohur manga Dragon Ball, ndërsa të tjerë besonin se ishte një UFO që kishte rënë nga qielli.
Pamjet televizive të objektit nxitën spekulime në mediat sociale, pasi Japonia tha se “dyshonte fuqishëm” disa balona spiunësh kinezë ishin pikasur mbi territorin e saj vitet e fundit.
A mysterious metal ball spotted on a beach in Hamamatsu City this week prompted local police to scramble the bomb squad. A careful examination revealed it is not a threat — but shed no light on what it actually is. pic.twitter.com/ytClWsP0bw
— NHK WORLD News (@NHKWORLD_News) February 21, 2023
Ironia e fatit/ Çfarë i ka bashkuar Luizin dhe Butrintin vite më parë
Luiz Ejlli dhe Butrint Imeri me siguri nuk do duan të shihen me njëri-tjetrin, e kjo për shkak të Kiarës. Lidhja e tanishme e moderatores me Luizin, ka sjellë në memorie të njerëzve romancën e saj me Butrintin. Madje emri i këtij të fundit është përmendur disa herë brenda ‘Big Brother VIP’, nga banorët e në një rast nga Luizi. Luizi është shprehur se nëse ai do të vinte në shtëpinë e BBV2, nuk do dinte çfarë të bënte.
‘Mu më qet jashtë loje, nëse vjen një person që ishalla nuk vjen’.
Butrinti nuk erdhi asnjëherë brenda Big-ut e Luizi nuk ka pse të shqetësohet më. Mirëpo, fati ka dashur që dy këngëtarët, të ishin në të njëjtin vend, por pa Kiarën.
Shumë vite para, bëhet fjalë para 15 viteve, Luiz Ejlli xhiroi klipin e këngës ‘Zjarr e ftohtë’ në një vilë që ndodhet në Pezë. Deri këtu nuk ka asgjë do thoni ju. Por prisni edhe pak.
Pas 11 vitesh, në të njëjtën vilë ku Luizi filmoi klipin për këngën që e dërgoi në ‘Eurovizion’, Butrinti ka realizuar klipin ‘Ma cherie’.
Pavarësisht se në fillim të klipit lexohet vendndodhja Kolumbi, syri vëzhgues i ‘Iconstyle’ ka zbuluar se bëhet fjalë për vilën ku ka xhiruar edhe Luizi.
Koinçidencë apo jo? Epo Kiara, duket se nuk është e vetmja gjë që i ka bërë bashkë dy çunat.
Këta janë dy policët malazezë që dhunuan Petraq Milon në kufiJanë arrestuar së fundmi, dy efektivët e policisë malazeze, të cilët dhunuan profesorin e njohur Petraq Milo, në doganën e Muriqanit.
Mediat malazeze bëjnë me dije se dy policët, Nikolla Boljeviç dhe Dragan Shqekiç, që në pamjet e paprecedenta shfaqen duke dhunuar Milon në pikën kufitare Sukubinë – Muriqan janë arrestuar.
Në foton më poshtë shohim edhe identitetin e tyre.
Zoom.al transmetoi videon e rëndë, ku shihej se situata ishte tepër e tensionuar mes Milos dhe njërit prej efektivëve të policisë, i cili i mbyll derën e makinës me forcë.
”Ai po na gjuan dhe po na detyron me forcë,”- dëgjohet të thotë një familjar i Milos, i cili regjistroi videon.
Më pas, krejt papritur dhe pa asnjë motiv, ish-zyrtari shqiptar goditet me shuplakë në fytyrë. Nuk mbyllet me kaq; ai nxirret me forcë nga makina, duke u dhunuar vazhdimisht.
Ngjarja e rëndë ndodhi me 15 janar, por pamjet u publikuan disa ditë më vonë, si për të dokumentuar dhunën e turpshme.
BE: Kërkesat e shqiptarëve për azil në 2022, më të lartat e 3 viteve të funditKërkesat për azil të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Evropian ishin në vitin 2022 më të lartat e tre viteve të fundit, sipas raportit vjetor të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin (EUAA), publikuar të mërkurën.
Sipas raportit në vitin 2022 u shënuan 13.043 aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë nga 11,210 që ishin shënuar në vitin 2021 dhe 6.498 në vitin 2020.
“Edhe pse jo në nivele rekord, kishte dukshëm më shumë aplikantë nga Ballkani Perëndimor, veçanërisht Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova,” pohon raporti.
Këto vende, si dhe Gjeorgjia, India, Maroku, Tunizia dhe Moldavia konsiderohen të sigurta nga shumë vende të Bashkimit Evropian, thuhet në raport.
Por ndërsa kërkesat për azil të shqiptarëve mbeten të larta njohja e statusit të refugjatit është në nivele tejet të ulta.
Sipas raportit të Agjencisë evropiane për Azilin në vitin 2022 u dhanë 12.011 vendime nga të cilat 11.234 ishin negative dhe vetëm 219 persona e përfituan statusin e refugjatit dhe 558 morën statusin e mbrojtjes plotësuese.
Në vitin 2022 rreth 4.352 aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e Bashkimit Evropian janë ende në pritje për t`u shqyrtuar dhe përbëjnë rreth 6% të aplikimeve totale.
Edhe në vitin 2021 niveli i refuzimit të azilit për shqiptarët ishte shumë i lartë në raport me kërkesat.
Nga 8165 vendime të dhëna në vitin 2021 rrreth 7715 ishin negative, 137 kishin të bënin me njohjen e statusit të refugjatit dhe 313 persona kishin marrë mbrojtje plotësuese.
Raporti i Agjencisë Evropiane për Azilin vlerëson se në vitin 2022 vendet e Bashkimti Evropain morën rnë total rreth 966 000 kërkesa për azil.
Sipas raportit rreth 4 milion persona që u larguan nga Ukraina pas agresionit rus përfituan nga mbrojtja e përkohshme në fund të vitit 2022, ndërsa 966 000 persona të tjerë kërkuan azil gjatë vitit.
Grupet më të mëdha të aplikantëve për azil në vendet e Bashkimit Evropian sipas raportit ishin sirianë, afganë, turq, venezuelianë dhe kolumbianë.
Raporti vlerëson se rreth 43 000 aplikantë pretenduan se ishin të mitur të pashoqëruar.
Autoritetet e azilit të Bashkimit Evropian lëshuan rreth 632 000 vendime të shkallës së parë në vitin 2022 ndërsa hendeku midis vendimeve të nxjerra dhe kërkesave të paraqitura ishte më i madhi që nga viti 2015.
Shkalla e njohjes së statusit të refugjatit në Bashkimit Evropian ishte 40 % në vitin 2022 me pesë pikë përqindjeje më shumë nga viti 2021 dhe më e larta në pesë vitet e fundit.
Sipas raportit për vitin 2022 të Agjencisë evropaine të Azilit normat e njohjes ishin veçanërisht të larta për sirianët, bjellorusët, ukrainasit, eritreasit, jemenasit dhe malianët. /Zeri i Amerikës
Vijojnë kërkimet në Turqi/ 1 lopë dhe 2 dele nxirren nga rrënojat pas 17 ditësh(VIDEO)Edhe pse shpresat për të gjetur njerëz të mbijetuar pas tërmetit në Turqi janë shuar, për kafshët nuk mund të thuhet e njëjta gjë. Në mediat turke thuhet se një lopë u nxorr e gjallë nga rrënojat në ditën e 17-të pas tërmetit bashkë me dy dele.
Lopa është gjetur nga ekipet e kërkim shpëtimit në lagjen Antakya të Hatay. Menjëherë pasi u sinjalizuan për vendndodhjen e lopës, ekipet filluan punën për të hequr kafshët nga rrënojat. Lopa kishte mbetur e gjallë në rrënojat e një hambari në rrethin Aşağıoba.
Veterinerët që kanë kontrolluar lopën thonë se ajo ishte në gjendje të mirë shëndetësore edhe pse kishte qendruar 17 ditë e bllokuar nën rrënoja.
Temu, platforma e blerjeve online që “po kërcënon” Amazon-in dhe Walmart-inHatay’da depremin 17. gününde enkaz altından bir inek canlı çıkarıldı.
— Diriliş Postası (@dirilispostasi) February 22, 2023
Një platformë e re e blerjeve në internet po regjistron aplikacionin më të shkarkuar në Shtetet e Bashkuara, duke tejkaluar Amazon-in dhe Walmart-in.
Temu, një kompani shitjesh me pakicë në internet, me bazë në Boston, që ndan të njëjtin pronar me atë të kompanisë kineze të tregtisë sociale Pinduoduo bëri debutimin e saj në Super Bowl, ditën e diel.
E gjitha funksionon si një dyqan online – nga mallrat e shtëpisë, veshjet apo pajisjet elektronike.
“Ndjehuni sikur po shpenzoni duke blerë shumë gjëra, por me çmim të ulët”- është filozofia e kompanisë.
Rrobat e banjës së një gruaje në Temu kushtojnë përgjithësisht 6,50 dollarë, ndërsa një palë kufje me valë 8,50 dollarë.
Këto çmime çuditërisht të ulëta – të paktën sipas standardeve perëndimore – kanë sfiduar Shein-in, që ofron gjithashtu një përzgjedhje të gjerë veshjesh dhe mallrash shtëpiake të lira dhe ka bërë një depërtim të rëndësishëm në tregje, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara.
Sipas Coresight Research, Shein konsiderohet si një nga konkurrentët e Temu-s, së bashku me Wish dhe Alibaba’s AliExpress./ Zoom.al