Aplikacion
Ekspertët në Turqi paralajmërojnë se tërmeti mund të shkaktojë lindje të parakohshme.
Hüseyin Erhan Cömert, ekspert në departamentin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Spitalin Ndërkombëtar të Stambollit thotë se gratë shtatzënë dhe që përjetuan tërmetin duhet të jenë të kujdesshme pasi disa reagime negative mund të ndodhin tek ato.
Ndërsa situatat negative, veçanërisht në rajonet e prekura nga tërmeti, krijojnë stres dhe ankth, gjatë tërmetit, disa reagime negative mund të shfaqen tek nënat në pritje, shtatzënia e të cilave vazhdon. Ndërsa rreziku i abortit mund të rritet me ankthin dhe stresin intensiv, mund të ketë edhe gjakderdhje dhe lindje të parakohshme. Për këtë arsye, është jashtëzakonisht e rëndësishme që nënat në pritje të bëjnë kontrollet e tyre nëse është e mundur. Mbështetja psikologjike që do të merret gjatë këtij procesi do të ndihmojë edhe nënën e ardhshme gjatë shtatzënisë.
Duke deklaruar se rreziku i infektimit mund të jetë i lartë gjatë fatkeqësive natyrore siç janë tërmetet, ai tha:
Duhet të merren masa paraprake kundër epidemive. Gratë shtatzëna gjithashtu duhet t’i kushtojnë më shumë kujdes higjienës. Në këtë pikë, është e rëndësishme të përdorni dezinfektues në zonat ku uji i pastër nuk është i disponueshëm për të siguruar higjienën e trupit. Përveç kësaj, përdorimi i maskave është gjithashtu ndër masat që gratë shtatzëna mund të marrin kundër sëmundjeve.
Ai thotë se gratë shtatzëna duhet të jenë të kujdesshme edhe me ushqimin që konsumojnë gjatë kësaj fatkeqësie me të cilën po përballen pasi rreziku i helmimit është tepër i madh.
Thahen kanalet e Venecias, gondolat mbeten të zhytura në baltëJavët e motit të thatë të dimrit kanë ngritur shqetësimet se Italia mund të përballet me një thatësirë tjetër pas urgjencës së verës së kaluar pasi Alpet kanë parë më pak se gjysmën e reshjeve të zakonshme të borës, sipas shkencëtarëve dhe grupeve mjedisore.
Paralajmërimet vijnë në një kohë kur Venecia, ku përmbytjet janë shpesh shqetësimi kryesor, po përballet me baticë jashtëzakonisht të ulët duke e bërë të pamundur që gondolat, taksitë e ujit dhe ambulancat të lundrojnë në disa nga kanalet e saj të famshme.
Problemet në Venecia i atribuohen një kombinimi faktorësh, duke përfshirë mungesën e shiut, një sistem me presion të lartë, një hënë të plotë dhe rryma oqeanike.
Lumenjtë dhe liqenet e Italisë vuajnë nga një mungesë e madhe uji, tha të hënën grupi mjedisor Legambiente dhe vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet veriut të vendit.
Po, lumi më i gjatë i Italisë që rrjedh nga Alpet në veriperëndim në Adriatik, ka 61 për qind më pak ujë se normalja në këtë kohë të vitit, shtoi në një deklaratë.
Korrikun e kaluar, Italia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për zonat përreth Po, të cilat përbëjnë rreth një të tretën e prodhimit bujqësor të vendit, duke pësuar thatësirën më të keqe në 70 vjet. Klimatologu Massimiliano Pasqui, i Institutit Italian për Kërkime Shkencore CNR, tha:
Ne jemi në një situatë deficiti uji që është akumuluar që nga dimri 2020-2021. Shumë gondola nuk mund të qarkullojnë për shkak të mungesës së ujit në kanalet e Venecias. Ne duhet të rikuperojmë 500 mm në rajonet veriperëndimore: nevojiten 50 ditë me shi.
Niveli i ujit në liqenin Garda në veri të Italisë ka rënë në nivelet më të ulëta historike, duke bërë të mundur arritjen e ishullit të vogël San Biagio në liqen nëpërmjet një rruge tokësore.
Një ciklon i fortë ka goditur Evropën Perëndimore gjatë 15 ditëve të fundit, duke sjellë temperatura të buta që zakonisht shihen vetëm në fund të pranverës. Megjithatë, parashikimet e fundit të motit flasin për ardhjen e reshjeve dhe borës shumë të nevojshme në Alpe në ditët në vijim.
Komentet bullizuese dhe kërcënuese, Arbana Osmani zbulon vendimin që merr ‘Big Brother VIP’Top Channel ka marrë një vendim të papritur. Duke marrë parasysh komentet bullizuese dhe kërcënuese, Arbana Osmani bëri të ditur se nga sot do bllokohen komentet në videot zyrtare të ‘Big Brother Vip Albania’.
‘Top Channel do të bllokojë komentet në videot zyrtare të Big Brother. Në këtë mënyrë do ndalohen komentet bullizuese dhe kërcënuese. Top channel do ti ndalojë për gra shtatzënë, familjarë dhe ata që preken.’
Ndoshta duhet te ishte bërë shumë kohë më para por nuk është kurrë vonë.’
Kujtojmë se nga komentet kërcënuese është prekur familja e Armaldos. Bashkëshortja e tij ka bërë të ditur se fansat e Luizit i dërgojnë mesazhe në orët e ditës dhe natës, të cilat i krijojnë shqetësim duke qënë se është më e ndjeshme në këtë fazë të shtatzanisë.
Një iPhone i prodhuar në vitin 2007 u shit në ankand për 63,000 dollarëNdryshe nga shumica dërrmuese e njerëzve, Karen Green nuk e hapi kurrë kutinë për iPhone-in e ri që mori si dhuratë në 2007.
Ky model i gjeneratës së parë iPhone u shit në ankand për një vlerë mbresëlënëse prej 63,356 dollarë, gati 15,000 dollarë më shumë se vlerësimi origjinal.
Telefoni celular, identik me pajisjen e mbajtur nga Steve Jobs në prezantimin e tij të paharrueshëm të Apple, i ishte dhënë nga miqtë e saj për punën e saj të parë. Megjithatë, duke qenë se sapo kishte blerë një celular të ri, ajo e mbajti të paprekur dhuratën, pa e hequr as nga paketimi.
Green e kishte dërguar celularin në vitin 2019 në një ankand, për faktin se ai ishte ende i mbyllur në paketimin e tij dhe nuk ishte 4, por 8 GB, u vlerësua me 5000 dollarë. Megjithatë, pritja prej gati katër vitesh e shumëfishoi vlerën.
iPhone të tjerë të gjeneratës së parë në gjendje dhe paketim të ngjashëm janë shitur kohët e fundit, një për 35,414 dollarë në gusht dhe një tjetër për 39,339 dollarë në tetor.
Kur Green mësoi se një tjetër iPhone i gjeneratës së parë nga viti 2007 ishte shitur në ankand për 39,339 dollarë, artistja e tatuazheve kontaktoi shtëpinë e ankandeve LCG..
“Na telefonojnë të gjithë, por 99% e tyre nuk kanë të njëjtën gjë. Karen kishte ende një artikull vërtet unik me një histori të mrekullueshme”, tha Mark Montero i LCG.
Siç tha Green për Business Insider, ajo do ta kishte mbajtur iPhone-in e saj të vjetër më gjatë për të rritur vlerën e tij, por asaj i duheshin paratë për të ndërtuar biznesin e saj në New Jersey.
Vihet re se iPhone i parë i lëshuar në 2007 kushtoi 499 dollarë për versionin 4 GB dhe 599 dollarë për versionin 8 GB.
Në dekadën që nga ai debutim historik, Apple ka shitur 1.2 miliardë iPhone, duke dominuar tregun e smartfonëve.
Zbulohet çfarë ndodhi në BBV që i ka bërë banorët të mendojnë largimin nga shtëpiaLideri i shtëpisë u zgjodh ndryshe këtë herë. Dy zarfe u futën në shtëpi, ku banorët u ndanë në dy grupe, djemtë qënduan në dhomën e ndjenjes dhe vajzat në dhomën e grimit.
Djemtë dhe vajzat votuan më vete për liderin e shtëpisë. Me shumicë votash fitoi Valbona, e cila edhe këtë javë do jetë në krye të shtëpisë dhe do të ndajë të gjitha punët.
Zgjedhja e liderit krijoi “përplasje” mes saj dhe Luizit. Ky i fundit i tha Valbonës që ai votoi për të, ndërsa nga grupi i vajzave nuk kishte asnjë votë për Luizin.
Valbona tha se ajo dhe vajzat e tjera e kishin kuptuar sikur duhet të zgjidhnin një vajzë si lidere. Luizi u shpreh se zarfi nuk e përcaktonte diçka të tillë, ndaj po diskutonte me Valbonën.
Kjo e fundit i tha Luizit që ajo vërtetë nuk e kishte kuptuar ashtu zarfin dhe i tha Luizit se nuk e ka “shitur” atë.
Ky debat i ka shkaktuar të gjithë banorëve ankth e mërzi,ku disa prej tyre kanë qënë gati për ta lënë garën.
UNESCO: Deri në fund të shekullit rrezikojnë të zhduken 3000 gjuhëSipas UNESCO-s 3000 gjuhë që fliten aktualisht në botë rrezikojnë të zhduken deri në fund të këtij shekulli.
“Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare” u ratifikua në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s në vitin 1999 me iniciativën e Bangladeshit dhe festohet çdo vit më 21 shkurt që nga viti 2000.
Sipas të dhënave të UNESCO-s, aktualisht në botë fliten mbi 7000 gjuhë, nga të cilat 6700 janë gjuhët e popujve vendas, duke i bërë ato gjuhët “më të kërcënuara” në botë. Sipas projekt-rezolutës së miratuar si pjesë e Vitit Ndërkombëtar të Gjuhëve Indigjene të OKB-së të festuar në 2019, UNESCO u bën thirrje shteteve të krijojnë fonde dhe mekanizma për ruajtjen e gjuhëve indigjene.
Sipas UNESCO-s, megjithëse popullsia autoktone përbën një pjesë të vogël të popullsisë së vendit, këto komunitete janë pjesa më e madhe e diversitetit kulturor dhe gjuhësor dhe duhet të kujdesen ta ruajnë gjuhën e tyre. Sipas OKB-së, humbja e diversitetit gjuhësor ndikon në gjithçka, nga jeta biologjike në atë kulturore. Gjuhët që nuk janë folur nga askush që nga viti 1950 konsiderohen gjuhë të “zhdukura” , sipas Atlasit Botëror të Gjuhëve të Rrezikuara të UNESCO-s.
Gjuhët që nuk fliten shumë shpesh, me gjyshërit ose të moshuarit konsiderohen “të rrezikuara në mënyrë kritike” . Gjuhët e folura nga këto grupmosha, por që nuk u kalohen brezave të ardhshëm përshkruhen si “të kërcënuara rëndë”. 10 për qind e gjuhëve që fliten sot klasifikohen si “të rrezikuara në mënyrë kritike”, 9 për qind “të rrezikuara rëndë”, 11 për qind “të kërcënuara përfundimisht” dhe 10 për qind “të rrezikuara”. UNESCO është e shqetësuar se këto gjuhë mund të zhduken deri në fund të këtij shekulli.
Dhuna ndaj Petraq Milos, reagon ministri Gjeka: Fajtorët të dënohenMinistri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave në Qeverinë e Malit të Zi, Fatmir Gjeka, ka reaguar pas përhapjes së videos në të cilin polici malazez ushtron dhunë fizikë dhe verbale ndaj një shtetasi të Shqipërisë në pikëkalimin kufitarë Sukubinë-Muriqan.
Gjeka për Ul-info deklaroi që shpreson që fajtorët të vihen sa më parë përpara drejtësisë dhe të dënohen për veprimet e tyre duke shpresuar që këto pamje të mos përsëriten më kurrë.
Ministri ndër të tjera tha që është gjithmonë pro ligjit e drejtësisë por kundër dhunës.
Me vullnet të plotë, Bledi Mane kërkon të lërë shtëpinë e Big Brother VIPMbrëmjen e sotme, në hyrje të spektaklit, Bledi Mane ka deklaruar se dëshiron të ndërpresë rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP Albania”.
Si një prej tre të nominuarve, Mane u pyet rreth përjetimit të këtyre ditëve.
Përgjigjja e tij befasoi publikun, kur u shpreh se nuk ka për qëllim kurrsesi të ndajë një çift (Luiz-Kiara), duke qenë se kjo e fundit, në parashikimet e deritanishme dhe në perceptimin brenda shtëpisë duket më e rrezikuara nga të nominuarit.
Për këtë arsye, ai kërkoi të largohej nga formati, me argumentin e “hapjes së rrugës” për dashurinë./ Zoom.al
Shpërthejnë fishekzjarret në Anfield, Real Madridi fiton ndeshjen e çmendur kundër Liverpool-itKa nisur me spektakël supersfida mes Liverpool dhe Real Madrid.
Të besuarit e Klopp kanë kaluar në epërsi me sulmuesin Nunez në minutën 4′ i cili realizoi një gol spektakolar me finte.
Në minutën e 14 Salah, dyfishoi shifrat pas gafës së portierit Thibaut Courtois.
Gjithsesi festa nuk zgjati shumë sepse në aksionin e radhës të rrezikshëm Vinicusi ngushtoi shifrat në 2-1 me një super gol.
Pak para fundit sulmuesi brazilian, vendosi ekulibrin pas gafës së Alison.
Në pjesën e dytë Reali dominon në fushë dhe kaloi në avantazh me Militao. Më pas Benzema, me dopietë mbylli llogaritë në 2-5 dhe hipotekon kualifikimin.
Në ndeshjen tjetër Napoli mundi 2-0 Frankfurt në transfertë në një ndeshje emocionuese. /zoom.al/
FORMACIONI ZYRTAR:
Liverpool: Allisson, Alexander-Arnold, Van Dijk, Gomez, Robertson, Fabinho, Henderson, Bajcetic, Salah, Gakpo, Darwin.
Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Rudiger, Alaba, Camavinga, Modric, Valverde, Rodrygo, Vinicius, Benzema.
Pyeta studentët e gazetarisë, por nuk e njihnin fare ÇajupinLexim apo rrjete sociale? Arsimin apo emigracion duke lakmuar paranë e shpejtë? Rinia shqiptare po ecën mes këtyre dilemave, aq sa formimi i saj është gjithnjë e më shumë në pikëpyetje.
Ish- gazetari i BBC, Ilir Kadia, e ka treguar në pak rreshta këtë realitet, duke bërë publike një ndodhi të tij me një grup studentësh të gazetarisë.
“I pyeta ca studentë të gazetarisë se kush e ka shkruajtur “14 vjeç dhëndër” por nuk e dinin!Çajupin nuk e njihnin fare!
Nuk e keni patur në provim të maturës?!-i pyeta.
Më thanë jo!
Nuk e zgjata se pata frikë mos më pyesnin ata se kush është Luisi i “Big Bradhër” dhe …as unë nuk e di!” – shkruan Kadia. /Zoom.al