Aplikacion
Ceremonia e filmit e 76-ta BAFTA-t starton sot me aktori Richard E. Grant në Royal Festival Hall të Londrës për herë të parë.
Kjo ceremoni konsiderohet si shfaqja më të mirë e vitit në ekran dhe është një pjesë e paharrueshme e sezonit të çmimeve. Dhe si zakonisht, parakalimi në tapetin e kuq para ceremonisë madhështore ishte po aq spektakël sa edhe ngjarja aktuale.
Në BAFTA fustanet e mrekullueshme, sigurisht, përbënin një pjesë të konsiderueshme të veshjeve të pjesëmarrëseve. Por këto nuk ishin veshje tradicionale; siluetat e tyre ishin të freskëta dhe novatore.
Fustani Prada pa rripa të Sheila Atim, me doreza të ngjashme, kishte një fund të rrudhosur në argjend; Fustani prej tyli me rrudhosje portokalli i Florence Pugh, nga Nina Ricci, gjithashtu bëri që t’i kthejë kokën me volumin e tij ekstrem. Sigurisht, askush nuk tërhoqi më shumë vëmendje sesa Kate Middleton, Princesha e Uellsit, kur mbërriti me një fustan të bardhë, me një sup, Alexander McQueen. Middleton e kombinoi atë me doreza të zeza opere dhe vathë Zara të përballueshëm.
Të tjerë zgjodhën kostume të mrekullueshme. Dy pjesët e Dior rozë të kuqe të Michelle Yeoh u kompletuan me një kapele në pjesën e pasme, një detaj i papritur ky.
Meshkujt e mbrëmjes në përgjithësi preferonin smoking më klasikë, por pamja e tyre gjithsesi rrezikonte delikate. Austin Butler dukej më i butë në veshjen e tij elegante të kompletuar me xhaketë të gjerë. Eddie Redmayne zgjodhi një siluetë me këmbë më të gjera në kostumin e tij të zi.
Atentati i dështuar,Erion Alibej: I druhesha një sulmi, kontrolloja territorin me kamera e dronëErion Alibej i druhej seriozisht një hakmarje të mundshme dhe kjo nisur nga vrasjet e shumta në seri, që prej 29 dhjetorit të vitit 2018, natën që humbi të vëllanë, Endrit Alibej, në atentatin e ndodhur në Bradashesh. Burime thonë se përpara prokurorëve të SPAK, ai ka treguar një moment kur ndodhej në shtëpinë e tij, në takim me shefin e sektorit të Krimeve, Leonard Palushi, i cili ndodhet pas hekurave. Alibej ka sqaruar se si ai kontrollonte lëvizjet e personave të dyshimtë rreth lagjes së tij, ndërkohë që mbante pa lëshuar nga duart një tablet “IPAD”, të cilin e merte me vete kudo që shkonte.
Madje veç instalimit të një numri të madh kamerash me cilësi të lartë filmimi, Erjon Alibej, kontrollonte hapësirat edhe përmes tre dronëve që herë pas here i ngrinte në fluturim. Aktualisht tashmë tre dronët e tij janë sekuestruar nga SPAK dhe së bashku me dy “Hard Disqe”, janë çuar për ekspertim komjuterik në policinë shkencore.
“…më ka ardhur Leonard Palushi, në banesë dhe jemi takuar. Në këtë takim isha me IPAD në dorë, sepse nga rrethanat që më kishin ndodhur, isha i detyruar bashkë me familjarët e mi, të ruheshim gjatë gjithë kohës. Përmes IPAD-it unë vëzhgoja, kamerat e sigurisë që kisha në aprtament dhe në rrugë afër pallatit ku banoja. Mbaj mend që Leonard Palushi, më thotë se kamerat ishin shumë ta qarta dhe shumë të pastra si kamera…”- ka treguar në prokurori Erion Alibej.
Ndaj, heqja e kamerave të sigurisë nga policia e Elbasanit, në zonën ku banon familja e Erion Alibejt, duket se ka sjellë depërtimin e kundërshtarëve të tij. kjo gjë bazuar dhe në zbulimin e makinës që ishte bërë gati për atentat, pasi brenda kishte dy kallashnikovë, një pistoletë “Glock” dhe dy shishe benzinë.
Kjo gjë ka vënë në alarm njerëzit e afërm të Erjon Alibej dhe kunatin e tij, që ndodhet në të njëjtin pallat, Arben Spahiu. Ky i fundit është vëllai i Arjan Spahiut i vrarë në Belgjikë, ku autor i kësaj ngjarje dyshohet se është Mikel Kamami alias “Keli i Kicit”. Njëherësh Arbeni, është vëllai i Rigers Spahiut, të arrestuar për arsenalin e armëve të zbuluara në muajin Tetor 2022.
Por versioni se pikërisht ky mjet dhe armatimi, mund të përdoreshin për goditjen e njerëzve të Alibejt, nuk është i vetmi që qëndron në tavolinën e hetuesve.
Një version i dytë, i ngritur prej tyre është se makina dhe armatimi, mund të jenë bërë gati nga vetë njerëzit e Erjon Alibej, për të goditur Talo Çelën dhe Elton Kilën (Oti). Ky version vjen në një kohë, pasi në muajin Tetor 2022, policia kriminale e Elbasanit, zbuloi në çatinë e një banese një arsenal të madh armësh, që i përkisnin grupit të Erion Alibejt.
Për këtë ngjarje, Luis Gaxhit alias Isai dhe miku i tij Rigers Spahiut me profesion elektroaut, u arrestuan nga policia.
Ish-zyrtarja Alda Klosi merret në pyetje në burg: Vetëm 120 mijë eurot janë të miatAlda Klosi, ish-zyrtarja që është vënë në pranga dhe po hetohet për pastrim parash, fshehje pasurie dhe deklarimit të rremë para oficerit të policisë gjyqësore, këmbëngul se nuk ka asnjë lidhje me paratë që iu gjetën në tubin e aspiratorit të pastrueses Rozeta Dobi.
Klodiana Lala shkruan se të enjten e 16 shkurtit, oficerët e policisë gjyqësore zbarkuan në ambientet e burgut 325 në Ali Demi për të marrë dëshminë e parë pas arrestimit të Alda Klosit.
Por, ish-zyrtarja e lartë e kryeministrisë ka vendosur t’i qëndrojë besnike versionit të saj të mëhershëm, se në shtëpinë e saj janë vjedhur 120 mijë euro 30 mijë dollarë e disa bizhuteri, ndërsa dyshimet thotë se i kishte të pastruesja Rozeta Dobi.
“Burimet thanë se ajo iu tha hetuesve se paratë janë të xhaxhait të saj, përkundër kontradiktave që ka me rrëfimin e të vëllait. Ndërsa, këmbëngul se shuma prej 404 mijë eurosh dhe 8500 dollarë që u zbuluan në tubin e aspirimit në shtëpinë e pastrueses nuk i përket asaj, pasi nuk ka disponuar asnjëherë shuma të tilla,”- thuhet në raportimin e Lalës.
Ndërkohë, pastruesja ka rrëfyer se paratë janë të ish zyrtares së lartë dhe se ajo ia la t’i ruante e në bashkëpunim me të inskenuan vjedhjen, me qëllim që Alda Klosi të akuzonte ish-burrin e saj, me të cilin kishte përplasje.
Dëshmitë e dy grave janë tërësisht të kundërta ndaj prokuroria ka thelluar hetimet. Klosi pritet të përballet të hënën me gjykatën e Apelit të Juridiksionit të përgjithshëm, ku synon një masë më te lehtë sigurie.
Të veshur si zana dhe superheronj/ Qentë “pushtojnë” rrugët me paradën e veçantë (FOTO)Ka nisur në Rio de Zhaneiro të shtunën parada e rreth 100 qenve që lehnin dhe tundnin bishtin nën melodinë e muzikës samba.
Qentë parakalojnë përpara adhuruesve të kafshëve shtëpiake, teksa organizohet gjithashtu edhe një konkurs me kostumet që ata mbajnë veshur.
“Blocao”, një përzierje e “bloco” që i referohet festave në rrugë të karnavaleve dhe “cao”, ose qen në portugalisht, solli rreth 300 njerëz në Barra da Tijuca të Rios. Kostumet e qenve varionin nga zanat dhe superheronjtë deri te kllounët dhe personazhet e filmave vizatimorë.
Edson Chianca, 36 vjeç, solli Saorin e tij 12-vjeçar në paradë me një kostum Minnie Mouse. Edson ishte veshur në të njëjtën mënyrë që dyshja të përputheshin.
“Është një iniciativë e shkëlqyer, ky është një moment i mirë për shoqërimin e kafshëve shtëpiake,” tha Chianca.
Mari Jordão, 52 vjeç, ka marrë pjesë në Blocao që nga viti 2014.
“Nënat duhet të jenë të kujdesshme, të sjellin ujë, të mbajnë qenin e tyre nëse trotuari është shumë i nxehtë,” tha ajo.
Marco Antonio Vieira, organizatori i Blocao, tha se nuk ka ndërmend të humanizojë kafshët shtëpiake me paradën e kafshëve shtëpiake që është duke bërë dhe sipas tij konkursi zgjedh pesë qentë e veshur më mirë.
“Tridhjetë vjet më parë ata jetonin në oborrin tonë, tani jetojnë në shtretërit tanë. Është mirë që ata të jenë me pronarin. Kur qeni e sheh pronarin të lumtur, edhe ai është i lumtur”, tha Vieira.
“Disa njerëz kanë punuar me kostumet e tyre, të qenve për tre muaj,” tha Vieira. “Nuk ka asgjë tjetër përveç njerëzve të lumtur këtu.”
Facebook dhe Instagram fillojnë me rregulla të reja: me 11 euro në muaj mund ta verifikosh faqenThashethemet që qarkullonin më herët për pagesë mujore për të verifikuar faqet në Facebook, ishin të vërteta: kompania mëmë e Facebook-ut, Meta po përgatitet të lançojë një abonim të ngjashëm me Twitter-in blue të quajtur Meta Verified.
Të dielën në mëngjes, Mark Zuckerberg shkoi në kanalin e tij të transmetimit të sapolançuar për të ndarë lajmin. Ai tha se shërbimi i abonimit do t’u jepte përdoruesve një distinktiv blu, mbrojtje shtesë nga imitimi dhe akses të drejtpërdrejtë në mbështetjen e klientit.
“Kjo veçori ka të bëjë me rritjen e autenticitetit dhe sigurisë në të gjitha shërbimet tona”, tha Zuckerberg, duke shtuar se Meta do ta testonte abonimin fillimisht në Australi dhe Zelandën e Re përpara se ta shpërndante atë në vende të tjera.
Meta Verified do të kushtojë 15 dollarë në muaj kur përdoruesit abonohen përmes aplikacioneve të kompanisë në iOS dhe Android. Në ueb, ku komisionet e dyqaneve të aplikacioneve nuk aplikohen, shërbimi do të kushtojë 12 dollarë në muaj. Abonimi do të mbulojë llogaritë në Instagram dhe Facebook.
12 bucks a month to be verified on Facebook… I wonder if people will keep that same Twitter Blue outrage energy 😅 pic.twitter.com/ZPJsIHBerO
— Marques Brownlee (@MKBHD) February 19, 2023
Përdoruesit do të duhet të plotësojnë disa kërkesa të përshtatshmërisë përpara se të mund të regjistrohen për Meta Verified. Në mënyrë të veçantë, kompania i tha Engadget se abonimi do të jetë i disponueshëm vetëm për përdoruesit 18 vjeç ose më të vjetër. Meta do të kërkojë gjithashtu që abonentët e mundshëm të ndajnë një ID të lëshuar nga qeveria që përputhet me emrin dhe foton e profilit në llogarinë e tyre në Facebook ose Instagram.
Thashethemet se Meta po përgatitej të provonte një shërbim verifikimi me pagesë filluan të qarkullonin në fillim të shkurtit kur inxhinieri i kundërt Alessandro Paluzzi zbuloi kodin që referonte “distinktivin blu të paguar” dhe “verifikimin e identitetit”.
Të dielën herët në mëngjes, konsulenti i mediave sociale dhe ish- raporteri i Next Web, Matt Navarra zbuloi se Meta kishte publikuar një faqe mbështetëse në Instagram ku detajohej abonimi, vetëm për ta hequr atë më vonë përpara postimit të Zuckerberg në Instagram.
“Ka tentuar të ndajë një çift…”, Kiara flet në “BBV Radio” për zgjedhjen e OltësBrother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.
Pas Luzit dhe Kiarës, Keisi dhe Beati kanë vazhduar drejtimin e programit dhe të ftuar kanë qenë Kristi dhe Kiara. Beati i ka drejtuar pyetje Kiarës se si i duket zgjedhja që Olta bëri në ‘Prime-in’ e djeshëm, ku dërgoi në nominim Luizin, Kiarën dhe Bledin.
“E pritshme dhe logjike deri diku… e prisja se përveç faktit që e degjoj Oltën në shtëpi dhe ma ka thënë 2 ditë rresht që do më nominoj, nuk është gjë bukur, por mund të them që ka tentuar të ndajë një çift duke u bazuar në konfliktin e lojës që ajo ka me Luizin drejtpërdrejtë… më ka përfshirë dhe mua për konfilikin kundër Luzit… Olta në mendimin tim nuk ka bërë mirë, nuk është gabim se është zgjedhja e saj, por nuk ka bërë mirë.”
Defekimizimi i TikTok, ja si VDESIN platformat…Ja se si vdesin platformat!
Së pari, ato janë ‘të mira’ me përdoruesit e tyre, më pas ata abuzojnë me përdoruesit për t’i përmirësuar gjërat për klientët e tyre të biznesit, në fund, ata abuzojnë me këta klientë biznesi për të tërhequr të gjithë vlerën për veten e tyre. Pastaj… ata vdesin.
Kjo mund të quhet enshittification, dhe është një pasojë në dukje e pashmangshme që lind nga kombinimi i lehtësisë së ndryshimit të mënyrës se si një platformë shpërndan vlerën, e kombinuar me natyrën e një “tregu të dyanshëm”, ku një platformë ulet midis blerësve dhe shitësve, secili peng i tjetrit, duke rrëmbyer një pjesë gjithnjë e më të madhe të vlerës që kalon mes tyre.
Kur një platformë fillon, ajo ka nevojë për përdorues, kështu që e bën veten të vlefshme për përdoruesit.
Përshembull Amazon: Për shumë vite, ajo operoi me humbje, duke përdorur aksesin e saj në tregjet e kapitalit për të subvencionuar gjithçka që keni blerë. Ajo shiste mallra nën kosto dhe i dërgonte ato nën kosto. Nëse keni kërkuar për një produkt, Amazon u përpoq më së miri për ta vendosur atë në krye të rezultateve të kërkimit.
Kjo ishte një marrëveshje e mirë për klientët e Amazon.
Amazon shiti libra elektronikë dhe audiolibra që ishin të kyçur përgjithmonë në platformën e saj me DRM, kështu që çdo dollar që shpenzonim në media ishte një dollar që do të duhej të hiqnim dorë nëse fshinim Amazon dhe aplikacionet. Ajo gjithashtu shiti Prime, duke na bërë të parapaguajmë për transportin e një viti. Klientët kryesorë fillojnë blerjet e tyre në Amazon, dhe 90 për qind të kohës, ata nuk kërkojnë askund tjetër.
Kjo tundoi shumë klientë biznesi, shitës tregu që e kthyen Amazon në “dyqanin e gjithçkaje” që kishte premtuar që në fillim.
Kjo strategji nënkuptonte se u bë gjithnjë e më e vështirë për blerësit që të gjenin gjëra kudo përveç Amazon, që do të thoshte se ata kërkonin vetëm në Amazon, që do të thoshte se shitësit duhej të shisnin në Amazon. Kjo është kur Amazon filloi të mbledhë tepricën nga klientët e saj të biznesit dhe t’ua dërgojë atë aksionerëve të Amazon.
Programi “reklamues” i kompanisë prej 31 miliardë dollarësh është në të vërtetë një skemë paguese që vë në ballë shitësit kundër njëri-tjetrit, duke i detyruar ata të bëjnë ofertë për mundësinë për të qenë në krye të kërkimit tuaj.
Kërkimi në Amazon nuk prodhon një listë të produkteve që përputhen më shumë me kërkimin tuaj, ai sjell një listë të produkteve, shitësit e të cilëve kanë paguar më shumë për të qenë në krye të atij kërkimi. Këto tarifa janë të integruara në koston që paguani për produktin, dhe kërkesa e “Kombit më të Favorizuar” të Amazon për shitësit do të thotë se ata nuk mund të shesin më lirë diku tjetër, kështu që Amazon ka nxitur çmimet në çdo shitës me pakicë.
Kërkoni në Amazon për “shtretër mace” dhe i gjithë ekrani i parë është reklama, duke përfshirë reklama për produkte të klonuara nga Amazon nga shitësit e vet, duke i lënë jashtë biznesit. Gjithsesi, pesë imazhdet e para të rezultateve për “krevatin e maceve” janë 50 për qind reklama.
Ky është defektizim: Tepricat fillimisht u drejtohen përdoruesve; më pas, pasi mbyllen brenda, tepricat shkojnë te furnitorët; më pas teprica u dorëzohet aksionerëve dhe platforma bëhet një grumbull i padobishëm m*ti.
Nga dyqanet e aplikacioneve celulare te Steam, nga Facebook në Tëitter, ky është cikli i jetës së defektizimit.
Kjo është arsyeja pse platformat si Prodigy u transformuan brenda natës, nga një vend ku mund të krijonit lidhje sociale në një vend ku pritej të “ndaloni së foluri me njëri-tjetrin dhe të filloni të blini gjëra. .”
Kjo lojë është po ajo që ndodhi me Facebook. Së pari, Facebook-u ishte i mirë me ju: ju tregoi gjërat që njerëzit që i donit dhe që ju interesonin. Kjo krijoi një lloj pengmarrjeje reciproke: sapo disa njerëz që ju interesonte ishin në Facebook, u bë praktikisht e pamundur të largoheshit, sepse ju duhet t’i bindni të gjithë ata që të largoheshin gjithashtu dhe të bini dakord se ku të shkonin.
Ju mund t’i doni miqtë tuaj, por gjysmën e kohës nuk mund të bini dakord se çfarë filmi të shikoni dhe ku të shkoni për darkë. Harroje.
Më pas, ai filloi të mbushë faqen tuaj kryesore plot me postime nga llogaritë që nuk i keni ndjekur. Në fillim, ishin kompanitë e medias, të cilat Facebook preferoi të mbyste përdoruesit e tij në mënyrë që ata të klikonin mbi artikuj dhe të dërgonin trafik në gazeta, revista dhe blogje. Më pas, sapo ato botime ishin të varura nga Facebook, ai e reduktoi trafikun e tyre.
Por TikTok është shumë ndryshme nga të gjithë këto platforma, duke përfshirë “një Adobe Premiere falas për adoleshentët që jetojnë në telefonat e tyre”. Por ajo që e bëri atë një sukses kaq të hershëm ishte fuqia e sistemit të rekomandimeve.
Që në fillim, TikTok ishte vërtet, shumë i mirë në rekomandimin e gjërave për përdoruesit e tij. E çuditshme, por e mirë.
Duke bërë rekomandime me besim të mirë për gjërat që mendonte se përdoruesit e tij do të donin, TikTok ndërtoi një audiencë masive, më të madhe nga sa mendohej, duke pasur parasysh vdekjen e konkurrentëve të tij, si YouTube dhe Instagram. Tani që TikTok ka audiencën, ai po konsolidon përfitimet e tij dhe po kërkon të joshë kompanitë e mediave dhe krijuesit që janë ende të lidhur me kokëfortësi me YouTube dhe Insta.
Emily Baker-Ëhite e Forbes së fundmi ka treguar një histori fantastike rreth asaj se si funksionon në të vërtetë brenda ByteDance, kompania mëmë e TikTok, duke përmendur burime të shumta të brendshme, duke zbuluar ekzistencën e një “mjeti” që punonjësit e TikTok përdorin për të shtyrë videot nga llogari të zgjedhura në miliona shikime.
Këto video hyjnë në burimet “For You” të përdoruesve të TikTok, të cilat TikTok në mënyrë mashtruese i përshkruan si të mbushura me video “të renditura nga një algoritëm që parashikon interesat tuaja bazuar në sjelljen tuaj në aplikacion”.
Në realitet, “For You” përbëhet vetëm nganjëherë nga video që TikTok mendon se do t’i shtojnë vlerë përvojës suaj – pjesën tjetër të kohës.
Kjo hapësirë është plot me video që TikTok ka futur në mënyrë që t’i bëjë krijuesit të mendojnë se TikTok është një vend i mrekullueshëm për të arritur një audiencë.
“Burimet i thanë Forbes se TikTok ka përdorur shpesh ngrohjen për influencuesit dhe markat e gjykatave, duke i tërhequr ata në partneritete duke rritur numrin e shikimeve të videove të tyre. Kjo sugjeron që ‘ngrohja’ ka përfituar potencialisht disa ndikues dhe marka, ata me të cilët TikTok ka kërkuar marrëdhënie biznesi, në shpenzimet e të tjerëve me të cilët nuk ka”.
Tollumbace të kuqe mbi rrënojat në Turqi, do të prekeni kur të mësoni çfarë simbolizojnëVullnetarët të shumtë në Turqi kanë vendosur tollumbace të kuqe mbi rrënojat e ndërtesave të shkatërruara, për të kujtuar kështu fëmijët që ndërruan jetë gjatë tërmeteve të fundit.
Të udhëhequr nga fotografi Ogun Sever Okur, ata u ngjitën mbi rrënojave në Hatay dhe bashkangjitën balona në tela metalikë që dilnin nga grumbujt e mbeturinave.
Ndërkohë që bëjmë me dije se dhjetëra mijëra njerëz mbetën të vdekur në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore pas tërmeteve shkatërrimtarë.
Bëjmë me dije se ditën e sotme, pas 14 ditësh nga tërmeti fatal Turqia ka urdhëruar ndalimin e misionit të kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga lëkundjet.
Me tubin e gazit në gojë, shqiptari gjendet i vdekur në një “shtëpi bari” në SpanjëNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë ku një shqiptar është gjendur i vdekur brenda një ‘shtëpie bari’.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave policia vendase beson se viktima ishte një nga kopshtarët e plantacionit, të cilët janë përgjegjës për mbikëqyrjen dhe kujdesin e bimëve narkotike.
Ai u gjet i vdekur me një tub gazi të lidhur me gojën e tij dhe i rrethuar nga një pellg gjaku. Në mungesë të autopsisë dhe duke pasur parasysh se nuk ka shfaqur shenja të dukshme dhune, policia po e trajton ngjarjen si një vetëvrasje, por provat mjeko-ligjore do të jenë kyçe për të sqaruar nëse ka diçka tjetër.
Policia beson se ai ishte përgjegjës për plantacionin e marijuanës që ndodhej në këtë shtëpi në Casalot Park, një urbanizim pranë Mont-roig del Camp. Banorët e zonës panë agjentë të Mossos d’Esquadra, ambulanca të Sistemit të Emergjencave Mjekësore ( SEM ) dhe zjarrfikësit, të cilët u vendosën në rrugën Secalló gjatë gjithë pasdites.
HERO! Fshatrat nuk kanë infermierë, gjilpërat ua bën veterineri i lopëveFshati Gumen është vetëm 8 km larg nga qyteti i Beratit, por banorët jetojnë si në mesjetë. Përveç mungesës së rrugës dhe kushteve normale për të jetuar, në fshat nuk ka as infermierë.
Banorët e fshatit nëse sëmurën, duhet të thërrasin veterinerin e fshatit për t’u bërë gjilpërat.
Për më shumë se një vit, shërbimi shëndetësor mungon në disa prej këtyre fshatrave. Në këto kushte banorët pranojnë rrezikun për t’u mjekuar nga veterineri i bagëtive, pasi thonë se shteti i ka harruar.
Terreni dhe rrugët e vështira e bëjnë të pamundur lëvizjen e tyre.