zoom

Day ArchiveJo vetëm verës, pse preferohet ngrënia e akullores edhe gjatë dimrit

Shumë njerëz besojnë se akullorja është kënaqësi që shijohet vetëm për ditët e nxehta të verës. Kjo nuk është e vërtetë.

Veç pse moti është i ftohtë gjatë dimrit, nuk do të thotë që nuk mund të shijoni një ëmbëlsirë të këndshme siç është akullorja, shkruan blogu “glazedpb”.

Nuk do të shqetësoheni për shkrirjen e akullores

Një nga problemet më të mëdha të të ngrënit të akullores gjatë stinës së nxehtë është shkrirja. Akullorja shpejt nis të shkrihet dhe përlyen duart apo rrobat. Gjatë dimrit, nuk ekziston ky shqetësim, pasi temperaturat e ftohta do ta mbajnë akulloren optimale

Qetëson dhimbjet e fytit

Akullorja është opsion i mirë për t’i trajtuar dhimbjet e fytit. Kjo pasi freskia e saj ndikon në qetësimin dhe mpirjen e fytit të irrituar. Ajo ndihmon gjithashtu në marrjen e kalorive si kalciumi.

Përshtatet me pijet e nxehta

Nëse jeni adhurues i kafesë, akullorja është kombinim perfekt. Bashkë me akullore, pirja e një kafeje do të ishte e mirëseardhur gjatë stinës së dimrit.

“Fshiu se je bërë me kokainë”/ Komenti i Bled Manes nxeh tonet në BBVip

Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri diskutuan për tema të ndryshme ditën e sotme.

Në një moment teksa Dea fliste, një koment i Bledi Manes shkaktoi debat mes tyre.

“Fshihu te hunda se je bërë me kokakinë,” i tha Bledi Deas.

“Hë mor ti se kujtova se isha bërë me buzëkuq, ti thua kokainë, çfarë i ke këto komente,” iu kthye Dea.

Fjalët e Bledit duket se nuk i pëlqyen as Oltës e cila e konsideroi “të shëmtuar”.

Yjet e telenovelave turke në aksion për të mbledhur fonde për tërmetin

Yjet e kinematografise turke janë vënë të gjithë në sherbim të nismës për të mbledhur fonde për t’i ardhur në ndihmë rimëkëmbjes së zonave të goditura nga tërmeti.

Figurat më të njohura të telenovelave të njohura edhe në vendin tonë, janë bërë pjesë e një emisioni në televizionin turk ATV duke u bërë thirrje qytetarqëve që të kontribuojnë me të ardhura për fondin për tërmetin.

Deri më tani nga kjo fushatë janë mbledhur 6 MILIARD dollare.

Napoli “marshon” drejt titullit, mposht Sassuolon

Napoli është në rrugë të mbarë drejt titullit të tretë të ligës në historinë e tyre dhe vazhdon ecurinë pozitive në Serie A, duke festuar një fitore 0-2 jashtë fushe ndaj Sassuolos për ndeshjen e 23-të.

Zgjidhjen e dha sërish dyshja Kvaratshelia 12 dhe Osimen 33′, duke shënuar dy golat e takimit.

Pas 23 javësh Napoli “blindon” kreun me 62 pikë 18 pikë më shumë nga ndjekësi më i afërt Interi.

Rishfaqet Lulzim Basha, flet për herë të parë për “McGonigal”: Janë paguar para për …

Pas një heshtje të gjatë Lulzim basha, gati një vit pasi u largua nga drejtimi i Partisë Demokratike është shfaqur në intervista televizive.

Në dy dalje të ndryshme televizive, një në TVSH dhe një në Report TV, Basha ka folur për pavarësinë e Kosovës dhe dosjen “McGonigal”.

E sa i përket kësaj të fundit, për Lulzim Bashën përfshirja e Ramës në këtë histori tregon edhe një herë se si segmente të politikës shqiptare paguajnë për të përbaltur kundërshtarin politik për të çimentuar pushtetin e tyre politik, duke iu bashkuar akuzave të opozitës drejt Kryeministrit Rama.

“Kjo është një pikë e sqaruar. Njësoj si në rastin ‘McGonigal’ balta e hedhur ndaj meje ka pasur vetëm një funksion: çimentimin e një pushteti që kurrë nuk e ka pasur interesin kombëtar dhe interesin publik si gjëja më e çmuar për t’u mbrojtur por përkundrazi është treguar i gatshëm të përbaltë kundërshtarët politikë interesat e veta personale. Kjo është një shpifje i bashkohet shpifjeve që bota mbarë i ka marrë vesh se janë paguar për qëllime të ngushta politike vetë protagonistët e ngjarjeve i kanë hedhur poshtë”, tha Basha.

Ai u shpreh se raporti i Dick Marty është hedhur poshtë pas hetimeve dhe në këto hetime është bërë e qartë se personazheve kryesorë që i është hedhur emri im kanë thënë që jo.

“Shpifjen e fundit e ka hedhur poshtë vetë Dashamir Peza në lidhje me këtë çështje. Janë provuar si gënjeshtra me këmbë shumë të shkurtra.  Unë nuk e përjetoj personalisht këtë çështje. Asgjë nga lojërat e vogla, meskine të autoktratëve të Ballkanit nuk më bën përshtypje. Pas kaq e kaq vitesh nga rënia e diktaturës disa figura kryesore nuk heqin dorë nga skemat e diktaturës, siç është edhe rasti i fundit që e ka marrë vesh e gjithë bota dhe çdo shqiptar”, tha ish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kërkimet për të mbijetuar, zjarrfikësit zbulojnë “thesarin” nën rrënoja

Zjarrfikësit, të cilët po kryejnë aktivitetet e kërkim-shpëtimit në Gaziantep, Turqi kanë gjetur 2 milionë dollarë nën rrënoja.

Ekipet e Departamentit të Zjarrfikësve të Bashkisë Metropolitane të Gaziantepit, duke kryer aktivitete të kërkim-shpëtimit në vendin e shembur Aye-Mehmet Polat në Gaziantep, gjetën disa para pranë një personi që nxorrën nga rrënojat. Që në momentin që nisën të nxirrnin paratë, skuadrat regjistruan gjithçka me celularët e tyre dhe i futën tufat e parave në një valixhe të zezë.

Zjarrfikësit, të shoqëruar nga skuadrat e operacioneve speciale, i kanë dorëzuar në polici të gjitha paratë e gjetura. Shefi i Zjarrfikësve Cafer Ylmaz, tha për Anadolu Agency (AA) se ata hasin shpesh në situata të tilla.

Ne fillimisht u përpoqëm të shpëtonim jetën e qytetarëve në rrënoja, ndërkohë malli mbeti në rrënoja, u gjetën sende me vlerë si automjete, bizhuteri, para. Miqtë tanë zjarrfikës fillimisht shpëtuan jetë dhe më pas dorëzuan sendet me vlerë që u gjetën te pronaret e tyre.

Zjarrfikësi Derde Bozgeyik tha se gjatë kontrollit kanë gjetur një dhomë dhe kanë nxjerrë një person prej saj. Duke thënë se kanë parë para me këtë person, Bozgeyik tha:

Personi kishte dollarë me vete. Ne i morëm dhe ia dërguam shefit të ekipit tonë. Më pas ekipet e operacioneve speciale të policisë erdhën në vendngjarje, i dorëzuam me procesverbal.

 

Ra në vorbullën e bixhozit, avokatja humb 8 mln paund në kazino

Një avokate amerikane është akuzuar se ka shpenzuar 8 milionë paund nga paratë e kompanisë në të cilën punonte, pas disa muajsh “zbavitjeje” në kazinotë e Las Vegasit.

Sara Jacqueline King, akuzohet se ka marrë para nga kompania për të luajtur në kazino, por duket se kjo eksperiencë e saj nuk ka rezultuar aspak siç ajo e kishte planifikuar.

Kompania pretendon se avokatja kaloi gjashtë muaj në Las Vegas, gjatë të cilëve ajo luante kumar 24 orë në ditë.

King ngriti dyshimet për herë të parë në janar 2022 dhe transaksionet e saj vazhduan deri në tetor të vitit të kaluar.

Nga dentist në kriminel, si Redjan Rraja u lidh me bosët e krimit në Shqipëri

Gazetarja Klodiana Lala komentoi në studion e Euronews , aksionin e SPAK për arrestimin e personave të përfshirë në atentatin ndodhur ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, i njohur si Rrumi, ngjarje ku humbi jetën shoferi Andi Maloku.

Lala tha se të dyshuarit kryesor për ngjarjen janë Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj, ndërkohë që në pranga kanë përfunduar dhe shtetasit Akil Nerjaku, Marsel Deçka, E. Sinani, Julian Pjetri dhe  Bashkim Haxhija. Ndërsa në kërkim janë shpallur Ramazan Rraja, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj.

Lala tha se njohjet mes Redjan Rrajës dhe bosëve të krimit ndodhën në burgun e Fushë Krujës, ku ai punonte si dentit.

“Në aplikcaionin Sky, i cili u thye nga SPAK, pjestarët e tjerë të grupit kriminal e thërrisnin Redjan Rrajën si doktori, kjo dhe për shkak të së kaluarës së tij. Njerëzit e botës së krimit ai i njohu në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, ku shkonte për t’i mbushur apo rregulluar dhëmbët.

Aty filloi të lëvizte dhe me “OK” e tij, shumë bosë të krimit dilnin me leje dhe shkonin të rregullonin dhëmbët në klinikën e Redjan Rrajës. Aty filloi të krijonte lidhjet e para dhe më pas mori përsipër kryerjen e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji”, tha Lala.

 

Kokainë dhe mijëra euro/Arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Itali, ja ku e kishte fshehur drogën

Karabinierët e Perugias kanë arrestuar një 27-vjeçar shqiptar të akuzuar për trafik droge.

I riu u ndalua nga policia në parkingun e ish-spitalit të Silvestrinit, ku iu sekuestrua kokainë.

Në kontrollin e mëpasshëm në shtëpinë e tij, policia gjeti doza të tjera kokaine tashmë gati për shitje dhe rreth 9200 euro, kryesisht në kartëmonedha 20 dhe 50 euro, prerje që përdoret përgjithësisht për pagesën e dozave.

Paratë u gjetën në pjesë të ndryshme të shtëpisë dhe gjithashtu brenda një dysheku.

Dasmë kosovare në “Big Brother VIP”, martohen Nita dhe Bledi Mane 

Mbrëmjen e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP” është mbajtur dasma kosovare dhe “u martuan” Nita me Bledin.

Në dasmë shkuan të gjithë banorët, përpos Ermionës e cila qëndroi e distancuar. Luizi dhe Valbona krijuan goxha atmosferë duke kënduar për “çiftin”.

Më poshtë mund të shikoni disa pamje nga ky moment:

Kujtojmë se dasma kosovare është organizuar në kuadër të 17 Shkurtit, dita e Pavarësisë së Kosovës.