zoom

Day ArchiveJuventus zhgënjen me Nanten, Lazio fiton edhe me karton të kuq

Conference League luajti këtë mbrëmë ndeshjet e para të fazës së 1/16-ave. Lazio vuajti ndaj CFR Cluj, por në fund ia doli të fitojë 1-0.

Ekipi italian e nis keq ndeshjen. Patric del me karton të kuq, pas një ndërhyerje ndaj lojtarit shqiptar Krasniqi. Skuadra e Sarrit ia del të kontrollojë mirë situatën, madje merr epërsinë në fundin e fraksionit falë një lëvizje akrobatike spektakolare të Immobile.

Elseid Hysaj luajti titullar, duke zhvilluar një ndeshje të mirë. Fokusi tanimë është te ndeshja kthimit, pas pak ditësh.

Në Europa League, Juventus zhgënjen në shtëpi ndaj Nantes, teksa në ndeshjen e parë të fazës 1/16 nuk shkon më shumë se barazimi 1-1.

Në pjesën e parë bardhezinjtë i shpërblen i zakonshmi. Dusan Vlahovic dërgon në festë tifozërinë torineze, pas një asisti të Chiesa.

Francezët do mund të ndëshkonin kundërshtarët në të 60-tën, me Ludovic Blas. Pas golit që vendosi ekuilibrat, ndeshja u bë edhe më interesante, me sulme sa në njërin krah në tjetrin.

Në ndeshjet e tjera, Sevilla triumfoi 4-0 me PSV, ndërsa 2-3 përfundoi Leverkusen-Monaco.

Rama lëshon Arben Ahmetajn: Nëse akuzat janë të vërteta, nuk e ndihmoj dot

Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me akuzat për korrupsion të publikuara në media për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj.

Rama tha në emisionin “Opinion” se nëse këto akuza rezultojnë të vërteta, Ahmetaj duhet të mbajë përgjegjësi personale dhe se ai nuk e ndihmon dot.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë përsëriti edhe njëherë se PS nuk mbron asnjë zyrtar të përfshirë në korrupsion.

Fevziu: Çfarë po ndodh me Arben Ahmetajn? Çfarë raporti keni ju?

Rama: “Kur unë kam filluar luftën për reformën në drejtësi e besoja atë gjë dhe e kam ditur shumë mirë që do të thotë të hapësh rrugën që drejtësia të ketë në dorë armë dhe të godasi majtas dhe djathtas. E kam ditur e kam thënë dhe i qëndroj asaj. Kur numërohen këto raste mua nuk më vjen mirë se në aspektin njerëzor unë me këtë njerëz kam patur marrëdhënie. Por kjo është gjëja që kam kërkuar. Kush shkel aty ku nuk duhet përgjigjet, kjo është gjëja që kam kërkuar unë. Kam thënë gjithmonë se jemi një skuadër, kush gabon se i merr koka erë do i dali për zot vetë pastaj.. Ai ka qenë bashkëpunëtori im, kam punuar me të për një periudhë të gjatë. Nëse këto që dalin nëse janë të vërteta më vjen shumë keq, por nuk e ndihmoj dot.

 

Turqia goditet sërish nga një tërmet i forte

Turqia nuk gjen qetësi, pasi mbrëmjen e sotme është goditur sërish nga një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter, raporton EMSC.

Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit Antakya, në një thellësi prej 19 kilometrave.

Deri më tani nuk ka informacione nëse ky tërmet ka shkaktuar dëme materiale apo viktima.

Dhjetë ditë më parë vendi u godit nga dy tërmete shkatërruese, me fuqi prej 7.8 dhe 7.6 magnitudë.

Si pasojë e këtyre tërmeteve që gjithashtu prekën edhe Sirinë, kanë humbur jetën mbi 41 mijë persona dhe qindra mijëra tjerë u lënduan.

Zarfi i kuq nervozon Luizin, reagon Efi: Sërish në dorë të Oltës

Edhe pse jashtë “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes vijon të ndjekë formatin dhe të jap mendimet e saj. Sikurse ka bërë sot.

Për ata që nuk e dinë, dy të preferuarve të publikut Luizit dhe Oltës iu dha mundësia të krijonin dy grupe me banorët e tjerë me të cilët do qëndronin të lidhur me litarë. Mirëpo, Emiriona e cila ishte në grupin e Luizit u dorëzua menjëherë duke prishur lojën.

Kryetarja e grupit fitues Olta ka fituar një avantazh në lojë dhe në shtëpinë e BBVA ka mbërritur një zarf i kuq që do hapet të shtunën. Ajo që hamendësohet të jetë brenda tij është avantazhi që asaj do i jepet për të çuar tre banorë në nominim, siç kanë bërë Dea dhe Kiara. Olta disa herë është shprehur se nëse i jepet kjo mundësi do çojë Luizin, Kiarën dhe Maestron.

Në reagimin e saj Efi shprehet e zhgënjyer që zarfi i kuq ka rënë në duart e Oltës. “Përsëri një zarf i kuq. Në dorë të Oltës. Nuk e di më thoni ju se unë nuk kam koment.”- shprehet Efi.

Përveç saj i mërzitur dhe zhgënjyer nga situata është edhe Luizi. Ai është agravuar në debatet me Emirionin dhe është shprehur se nëse Kiara del do e bëjë Emirionën të pendohet.

 

Rama quan mediat amerikane kazanë: Sikur Amerika të lobojë kështu, do ishte bërë …

Kryeministri Edi Rama nuk ka ngurruar t’i cilësojë mediat amerikane ‘kazan’, ashtu si më herët ka quajtur mediat shqiptare.

Duke folur për shkrimet që kanë mbushur mediat në SHBA mbi çështjen “McGonigal” dhe lidhjen e ish-zyrtarit të FBI-së me të, Rama tha se ka edhe Amerika kazanë. Megjithatë nga ana tjetër, ai theksoi në “Opinion” se nuk ka Zot në tokë që e blen Amerikën.

Biseda

Rama: Është tabloid New York Post. Unë merrem me aktakuzën, ke gjë për aktakuzën.

Fevziu: A keni gisht te shpallja non grata e Berishës?

Rama: Deri dje unë e bëja këtë nëpërmjet Sorosit. Tani iku Sorosi. Tani doli ky, nëpërmjet këtij unë kam kapur sekretarin e shtetit. Sikur SHBA-të të bliheshin dhe të shiteshin do ishin prej kohësh leckat e fuqive të naftës. Do i kishin blerë, do i kishin shitur dhe do i kishin bërë leckë, gjithë ata trilionerë që janë në shkretëtirat e naftës. Si mund kryeministri i Shqipërisë, një vend i vogël të fusë nën kontroll SHBA-të dhe për çfarë për t’i vënë vulën non-grata një të vdekur që kujton se është gjallë.

Sikur Amerika të lobojë kështu, po të them që do ishte bërë leckë për të fshirë këmbët planeti.

Po mo influenca, po me çfarë, me piktura apo me video erotike. Shqipëria paska potencial që me para, me eros, me piktura ta marrë Amerikën për hunde dhe DASH, CIA, FBI të punojnë për të.

Ku ka Zot në tokë që e blen Amerikën, nuk ekziston.

Fevziu: Sipas mediave, iu ka marrë para biznesmenëve? Ikën andej ha pilaf, merr titullin qytetar nderi në Tropojë…

Rama: E para e punës ai ishte shefi i kundërzbulimit për New Yorkun dhe bën pikërisht këtë gjë, ha pilaf, bën punën e tij.

Ato janë kazanë të llojit të tyre. Kujton se Amerika nuk ka kazanët e vetë. Ndërkohë që gazeta serioze e referojnë me shumë korrektësi duke u bazuar te aktakuza. Jam kryeministri i Shqipërisë dhe patjetër do më përmendin emrin. Sepse emri im figuron në gjithë narrativën e aktakuzës.

Fevziu: Ta garantoj dhe unë, ka takuar njerëz të biznesit.

Agron Neza i ftuar në pritjen e OKB ku mbante fjalim Rama, kryeministri: Ja e vërteta

Kryeministri Rama është pyetur në studion e emisionit “Opinion” lidhur me praninë e Agron Nezës në pritjen e mbajtur në OKB, me rastin e fillimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, në Shkurt të vitit 2022. Është pikërisht ky momenti, kur Kryeministri ka mbajtur edhe fjalimin e tij në këtë event.

“Ka patur 300 të ftuar shqiptarë dhe të ftuar që kishin të tjerë me vete. Kanë qene njerëz nga komuniteti shqiptaro-amerikan ka patur pafund të ftuar. Nuk mbaj mend nëse e kam takuar ose jo këtu, nëse i kam dhënë dorën apo jo”, u shpreh Rama.

Kunata e Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalles, ONM kërkon shkarkimin e prokurores Mariola Mërtirit

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, (ONM) kërkon shkarkimin e prokurores Mariola Mërtiri, e cila është kunata e Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalles, të dy në kërkim si të përfshirë me aferën e inceneratorëve.

Mariola Mërtiri, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë, është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), por ONM nuk ka qenë dakord me këtë vendim prandaj rekomandon ankimimin.

Në argumentin e dhënë, ONM thotë se ka gjetur kontakte të Mërtirit me një person të dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik narkotikësh. Sipas KPK-së, Mërtiri nuk e kishte deklaruar këtë kontakt. Madje, ky person i dënuar thuhet se i kishte shitur Mërtirit dhe bashkëshortit të saj apartamentin në Fier për 4.5 milionë lekë në vitin 2011.

Ndërkohë, ONM përmend edhe lidhjen e prokurores  me Klodian Zoton, Stela Gugalljan dhe Arenc Myrtezanin, dy të parët të shpallur në kërkim dhe i treti i arrestuar në atë që njihet si afera e inceneratorëve.  Prokurorja Mariola Mërtiri, kunata e Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalljes, ka mohuar se kishte kontakte të papërshtatshme.  Ajo ka deklaruar se njohjet e saj me kunatën kishin qenë të përcipta dhe lidheshin vetëm prej faktit se ajo ishte bashkëjetuese e vëllait të bashkëshortit të saj. Gjithashtu ajo ka mohuar se njihte Klodian Zoton dhe personat e tjerë të përmendur në aferë.

“Përmendem 14 herë në dosjen “McGonigal” se jam më i gjati”, Rama tregon bisedat me zyrtarin e FBI

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për takimet me McGonigal, Agron Nezën dhe Dorian Duçkën, tre persona që bashkë me të janë në aktakuzën e drejtësisë amerikane për ish-zyrtarin e lartë të FBI-së.

Rama tha në “Opinion” se në fund akuza thotë se ish-zyrtari i lartë i FBI-së nuk ka raportuar udhëtimet dhe ka marrë para borxh dhe se nuk ka akuzë për korrupsion.

Ai theksoi se nuk ka kërkuar asgjë nga unë, asgjë nga qeveria, asgjë nga askush.

I pyetur se si erdhi zyrtari i FBI në zyrën e tij, Rama tha se ashtu siç gjenden gjithë zyrtarët në zyrën e tij dhe se takimin e kërkoi ai. “Ambasada Amerikane përfaqëson shtetin e jo FBI. Nuk është detyra ime t’u them që të kalojnë përmes ambasadës.
Ai personalisht. Neza u prezantua si miku dhe bashkëpunëtori i tij (i McGonigal). Neza ka qenë prezent dhe kur kam qenë më McGonigal”, tha Rama.

Sa takon temes se bisedes me McGonigal Rama tha se ka folur me te per ndikimin rus.

“Ai ka ardhur dhe me mua ka folur pikërisht këtë, influencën ruse në rajon, këtu dhe atje…dhe në Shqipëri duhet bërë kujdes e kështu me radhë. Asnjëherë nuk më ka folur për x apo y. Vetëm në parim. Janë pretendime të cilat nuk kanë sjellë në ngritje të një akuze as për njërin dhe as për tjetrin”, tha Rama.

Pse duhet ta përmendë 14 herë kryeministrin e Shqipërisë?

Në aktakuzë përmendet dhe dhënia e një shume parash në një vendparkim. Ç’domethenë 14 apo 20 herë, është çështje e narrativës. Në fund akuza thotë se ish-zyrtari i lartë i FBI-së nuk ka raportuar udhëtimet dhe ka marrë para borxh.

Nuk ka kërkuar asgjë nga unë, asgjë nga qeveria, asgjë nga askush. Jo dëshmi, por as pyetje, as interesim, fare-fare. Shiko konkluzionin e aktakuzës. Nuk ka as korrupsion, nuk ka as blerje, as shitje, vetëm se nuk ka deklaruar disa udhëtime dhe që ky njeriu ka marrë para borxh në konflikt interesi me atë tjetrin. Në këtë aferë jam unë më i gjati, ndaj përmendem unë.

Kur kam vajtur në Neë York më ka ftuar në zyrën e FBI-së së Neë York-ut dhe kanë qenë takime miqësore. Mikpritjen këtu ai ma kthente atje. Unë kam pasur me të një raport shumë miqësor. Po mor po, mik, a e do mik.

 

Barcelona-United mbyllet me spektakël, por pa fitues, Roma e pëson nga Salzburg

Barazimi spektakolar në Camp Nou mes Barcelonës dhe Manchester United, është 2-2 për llogari të Europa League.

Një pjesë e parë mjaft e bllokuar, ku skuadrat studiojnë njëra-tjetrën dhe nuk synojnë të sulmojnë me ngulm.

Skuadra e Ten Hag është më proaktive, por ata nuk janë në gjendje të ndezin shpejtësinë e Rashford dhe pjesa e parë u mbyll 0-0.

Në fillim të pjesës së dytë, ndeshja u zhbllokua dhe u ndez papritur, me katalanasit që kaluan në avantazh në minutën e 50-të falë një goditjeje me kokë nga Marcos Alonso pas një goditje nga këndi.

Reagim i menjëhershëm nga Djajtë e Kuq, të cilët e gjejnë golin e barazimit dy minuta më vonë falë Rashfordit.

Numri 10 i United rikthehet gjithashtu në qendër të vëmendjes në minutën e 58-të, kur detyroi Koundé të shkaktonte autogol.

Barça nuk u dorëzua dhe shënoi golin e barazimit në minutën e 76-të, me futbollistin Raphinha.

Ritmi shumë i lartë dhe shanse të shkëlqyera nga të dyja palët në finale (madje edhe një shtyll e goditur nga Casemiro), por ndeshja përfundon 2-2.

Për kualifikimin në fazën tjetër, gjithçka u shty për ndeshjen e Old Trafford të 23 shkurtit.

Salzburg tronditi ekipin e AS Roma në Gjermani duke fituar me shifrat 1-0.

Fitore e rëndësishme për Shakhtar Donetsk, i cili fitoi 2-1 ndaj Rennes, ndërsa ndeshja e parë mes Ajax-it dhe Union Berlin përfundoi 0-0.  /zoom.al/

Pse nuk e lejon komisionin hetimor? Rama: Nuk ka shans! Ata kanë të drejtë të besojnë që jam …

Në vijim të intervistës së tij kreu i qeverisë Edi Rama foli edhe për ccështjen McGonigal.

Ai tha se nuk mund të pranojë që të ngrihet një komision hetimor për këtë cështje, pasi është I pafajshëm. Sipas tij të gjitha akuzuat ndaj tij janë abuzim i pastër.

Rama: Jo i pafajshëm, po s’kam lidhje fare. Nuk keni arritur në pikën që unë të pretendoj që ju merreni me trafik droge dhe unë dua t’ju hetoj. Nuk jemi në këtë pikë. Kjo ndodhte në kohën e diktaturës. Që ngrihej akuza dhe pastaj mblidheshin provat. Kjo nuk ka për të ndodhur sepse ky është një abuzim ekstrem me gjithçka, me çdo normë etike, me çdo normë të lirisë dhe të drejtave të njeriut, me çdo normë të bashkëjetesës institucionale. Të marrësh zvarrë njerëzit duke tundur atë dhe duke u thënë që këtu ka një skandal të madh…Ata kanë të drejtë që të besojnë që unë jam djali jo i Kristaq Ramës, por i Satanait, por nuk kanë asnjë shans që të përdorin parlamentin për ta kthyer atë hapësirë në hapësirë manipulimi dhe propagande pa asnjë bazë.