zoom

Day Archive“Me ty”/ Luizi i këndon Kiarës këngën e dedikuar për të! Puthje pafund mes çiftit

Me rastin e festës së “Shën Valentinit”, Luizi kërkoi nga Vëllai i Madh që t’i bëjë një surprizë Kiarës.

Gjatë këtyre ditëve ai shkroi një këngë për të, duke shpalosur dhe shprehur të gjitha ndjenjat që ka për Kiarën.

Kënga titullohet “Me ty” dhe muzika është bërë nga Elgid Doda.

Surpriza I ka pëlqyer shumë edhe Kiarës e cila I ka dhuaruar Luizit shumë puthje.

Gjithashtu Luizi i dhuroi Kiarës edhe një byzylyk floriri.

Kiara flet e bindur: Luizi mund të jetë një baba shembullor për fëmijët e mi

Arbana thirri Kiarën në prime-in e sotëm për të folur më shumë me të në ditën e Shën Valentinit për ndjenjat që ka për Luizin.

Ndërkohë ky i fundit po përgatitej për t’i bërë dhuratën e kësaj dite të veçantë.

Kiara tha se në fillim ishte e paqartë për ndjenjat e saj për Luizin por se çdo gjë ndryshoi pas puthjes së dasmës.

“Në fillim isha e paqartë po tek puthja tek dasma ndryshoi çdo gjë. Luizi më fal siguri dhe e di se mund të jetë baba shembullor për fëmijët e mi,” tha Kiara.

 

Zjarr masiv në Shkodër, vdes një 50-vjeçar

Një zjarr masiv ka rënë mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Mësohet se flakët kanë përfshirë barakat përtej urës së Bunës, ku qendrojnë banorë të komunitetit rom.

Nga të dhënat paraprake mësohet se si pasojë e flakëve ka ndërruar jetë një person rreth vjeç.

 

Gjendet një çantë me 3 kg tritol dhe granata në Vlorë!

Një sasi tritoli, rreth 3 kg dhe disa granata janë gjetur mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin e Vlorës.

Mësohet se tritoli dhe granata ishte vendosur në një çantë, në një shtëpi të pabanuar në Vlorë.

Është e paqartë se kush është poseduesi i tyre, e ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po kryen veprimet për të zbardhur të plotë të gjithë ngjarjen.

Bayern mposht yjet e PSG-së, Milan buzëqesh me Diaz | VIDEO

Bayern arriti një fitore emocionuese 1-0 ndaj Paris SG në “Parc des Princes”, në xhiron e parë të 1/16 të Champions.

Ashtu si në finalen e 2019/2020, Kingsley Coman ishte vendimtar: ish-lojtari i Juventusit shënoi me këmbën e djathtë pas asistit të Davies dhe mposhti fajtorin Donnarumma në minutën e 53-të.

Mbappé erdhi nga stoli dhe barazoi, por ishte jashtë loje dhe goli u anulua.

Përfundimisht 0-1 dhe gjermanët e Nagelsmann siguruan kështu avantazhin minimal. Ndedhja e kthimit është në Allianz Arena më 8 mars.

Milani mundi 1-0 Tottenham në ndeshjen e parë të fazës së 1/16-të të Champions dhe do të paraqitet me një avantazh të rëndësishëm në ndeshjen e dytë në Londër të planifikuar për 8 mars.

Një ndeshje jospektakolare zhvillohet në San Siro mes dy skuadrave që nuk po kalojnë një moment të mirë, por në fund të fituar me meritë nga Djalli.

Kuqezinjtë kaluan në avantazh në aksionin e parë falë Brahim Diaz, i zoti për t’u zhytur pas Forsterit, pasi portieri kishte bërë një pritje të shkëlqyer të dyfishtë ndaj Theo dhe në goditjen e parë të spanjollit.

Spurs krijojnë disa dhimbje koke për kuqezinjtë, por Milan reziston mirë dhe në finale gati dyfishoj shifrat me De Ketelaere dhe Thiaw. /zoom.al/

“I keqtrajtuan babanë duke ia treguar live”, si nisi përplasja e vëllezërve Duka me Vis Martinajn

I arrestuar ditën e sotme në Belgjikë, Leonard Duka është një nga dy vëllezërit Duka, të cilët u përfshinë në një përplasje të përgjakshme me disa viktima, me Ervis Martinajn.

Gazetarja Glidona Daci thotë se fillimisht Martinaj dhe Duka ishin miq qe bashkepunonin me njeri-tjetrin ne fushen e lojerave te fatit.

Miqesia do te vazhdonte deri ne momentin kur Martinaj do te dyshonte se vellezerit Duka i kishin marre Martinajt nje sasi droge.

Per kete pjesëtarë të grupit të Ervis Martinajt rrëmbyen babanë e Leonard Dukës dhe e keqtrajtuan duke ia treguar live. Ky, sipas gazetares, ishte momenti që vëllezërit Duka u betuan për hakmarrje.

“Leonard Duka lëvizte mes Shqipërisë e Belgjikës dhe vende të tjera në BE, por kohët e fundit pas zhdukjes së Martinajt, kishte lëvizur jashtë vendit edhe për të zhbërë atë që mendohej se ishte një nga njerëzit më të dyshuar për atentatet për njerëzit afër Martinaj.

Pas krisjes së marrëdhënieve, njerëz pranë Martianj rrëmbyen babanë e Dukës dhe e keqtrajtuan duke ia treguar live, ky ishte edhe momenti ku ai u betua për hakmarrje.

Kishte një punonjës IT që i jepte të dhëna në lidhje me lëvizjet e Martinaj.

Dukët janë marrë me lojëra fati dhe trafik narkotikësh, por bashkëpunimi për lojërat e fatit ishte njohja me Martinaj.

Duka ka qenë truri për vrasjen e Santiago Malkos dhe ekzekutime të tjera,”- ka deklaruar ajo./ Zoom.al

Arrestimi i Leonard Dukës në Belgjikë, gazetarja: Mund të shënojë fundin e klanit “Duka”

Leonard Duka, kreu i “Klanit Duka” u arrestua nga policia belge. Kundërshtarë të Ervis Martnajt, Leonard Duka akuzohet për vrasjen e Santiago Malkos.

Gazetarja Klodiana Lala tha se Duka arriti të rekrutonte edhe punonjës policie, ndërsa shtoi se rënia e Leonard Dukës në prangat e policisë mund të shënojë edhe fundit e klanit “Duka”.

“Fatmir Hyseni nga Vlora, një personazh që përplasjet e para i ka pasur me Edison Harizaj që u vra më pas në Durrës. Me Ervis Martinaj kanë qenë shumë miq, filluan biznesin me lojërat e fatit, u përplasën shumë keq. Ka pasur të përfshirë edhe efektivëve të Policisë. Ka disa pamje filmike të lokalit La Famiglia, Blendi Teta sipas të dhënave ka hyrë në një burg të sigurisë së lartë dhe ka takuar një ndër personazhe të botës së krimit. Përpara se të vriste Santiago Malkon. Duka me klanin e tij tentoi të vriste Ervis Martinaj. Arriti të rekrutonte një punonjës policie dhe mendohej se krimi do kryhej në Turqi, por që nuk u krye. Në momentin që dështoi për të eliminuar Ervis Martinaj u hakmor ndaj një njeriu të tij të besuar, Santiago Malko. Mendoj që rënia e Leonard Dukës në prangat e policisë belge dhe fakti që kanë një revansh shumë të thelluar, pasi ajo është e interesuar dhe po interesohet për njerëzit e krimit në Shqipëri, dhe rënia e Leonard Dukës në pranga do të shënoi edhe fundit e klanit Duka. Ka pasur kërkime nga ana e policisë për lidhje me ngjarje të tjera. Në këndvështrimit tim, Ervis Martinaj sot konsiderohet i zhdukur. Fakti që grupi i Martinajt kishte marrë goditje të njëpasnjëshme dhe fakti që vetë Leonard Duka që u arrestuar, pjesa që nga mbetur nuk janë shumë të fortë ta çojnë përpara. Ekspozimi i këtyre dy grupeve kriminale, bëri që këta grupe sikurse u vunë në qendër të vëmendjes , ashtu edhe përfunduar në veprimtarinë e tyre”, tha gazetarja Lala.

Eugen Beçi: Ngjarjet kanë lidhje dhe janë zinxhir. Mendoj që hetimi për kreun e klanit Duka është në një fazë shumë konsistente. I gjithë ky rezultat nënkupton që policia shqiptareve , prokuroria kanë arritur në intensitet të këtyre hetimeve. Por duhet të ketë reagime të forta për të parandaluar këto ngjarje kriminale.

Olta Gixhari: Rashë pre e provokimit të Luizit, Kiara nuk vlen 2 lekë

Olta dhe Luiz kanë pasur një debat shumë të ashpër me njëri-tjetrin në dhomën e “burgut” pas provokimit të tij se po negocionte me Vëllain e Madh, për një shkëmbim me banorët.

Vetë Olta e pranoi se gjatë këtij debati kishte rënë pre e provokimit të Luisit, por ajo hodhi dyshime se Luisin e përkrah produksioni.

Ndërsa ka qenë në dhomën e rrëfimit, Olta foli edhe në lidhje me Kiarën, ku tha: “Si njeri e dua, ama Kiara si lojtare dy lekë nuk e bën”.

Gazetarja: Autori qe hodhi hotelin erë largoi pastruesen dhe preu 3 bileta për Angli

Gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Open” foli për shpërthimin me tritol të hotelit në Sarandë. Duke e cilësuar një ngjarje të rëndë, gazetarja Lala teksa pasqyroi itinerarit e ndjekur nga i arrestuari si autori i dyshuar për shembjen tha se Sotir Çabiri mund të ketë pasur bashkëpunëtorë.

Gjithashtu theksoi në kolonat e katit të parë të hotelit janë vendosur 50 kg tritol te cilin e kanë vendosur ekspertë.

“Në vendin tona shumë ngjarje kriminale, duket se ngjarje të tilla kanë kaluar pa vëmendje. Por është një ngjaje në kufijtë e aktit terrorist, duhet të jemi mirënjohës që nuk ka viktima, sidomos me atë sasi tritoli që është përdorur. Mendoj që policia e Vlorës duhet të shkojë më tej për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. Përse dyshohet Sotir Çabiri. Rezulton që sasia minimale ka qenë 50 kg jo as sa është thënë në fillim. Në të gjitha kolonat e katit të parë janë vendosur 50 kg tritol. Sotir Çabiri dyshohet se është një nga autorët sepse në javët e fundit ka qëndruar vetëm në hotel dhe i ka thënë pastruese se nuk ka përse të qëndrojë në punë sepse nuk ka njerëz duke e përzënë në këtë mënyrë. Një ditë para ngjarjes ka prerë tri bileta drejt Britanisë së madhe. Diku rreth orës 5 të mëngjesit ai ka dalë dhe ka nxjerrë nga atje disa sende, përfshirë edhe një tv të shtrenjtë, është rikthyer sërish dhe në vetë, dy minuta përpara se të ndodhte shpërthimi ai është larguar nga hoteli. Kanë qenë ekspertë personat që kanë vendosur eksplozivin, kjo është arsyeja përse dyshohet se është edhe një tjetër person. Ka punuar në mënyrë të tillë si të ishte ekspert. Në pjesën pas dyshohet që në atë mënyrë të kenë hyrë edhe bashkëpunëtorë. Deri në afërsi të Portit ka pasur dëmtime të fasadave të hoteleve dhe ka qenë një fat i madh që nuk ka pasur njerëz duke lëvizur”, ka thënë gazetarja Lala.

Gjithashtu theksoi se ngjarje duhet hetuar se kush ka bashkëpunuar me Sotir Çabiri.

“Është dëshmia e pastrueses që nuk ka qenë në punë gjatë gjithë javës. Por për të montuar 50 kg tritol në kolona që janë beton, nuk është konstatuar asgjë. Si ka mundësi që Sotir që ka qenë gjithë javën në hotel nuk ka konstatuar asnjë mjet për hapjen e vrimave. Pamjet filmike, dhe të dhënat e siguruara përmes dëshmitarëve, ka të dhëna,. Fakti që ka qëndruar një javë dhe shkonte në orën dy dhe dilte të nesërmen në orët e para të mëngjesit. Si ka mundësi që nuk është konstatuar në asnjë moment që ka pasur tentativa për të hapur vrima për tritoli. Pra çështja është a do të arrijë grupi hetimit t’i japë përgjigje”, tha ajo.

Tentoi të vriste të dashurin e ish-gruas, dënohet me burg shqiptari në Gjermani

Autoritet gjermane kanë dënuar me burg një shqiptar pasi tentoi të vrasë të dashurin e ish-gruas.

Sipas mediave të huaja, shqiptari u dënua me 4.9 vite burg nga Gjykata e Kiel-it në Gjermani. 45-vjeçari akuzohet për vrasje në tentativë, vepër kjo që e kishte bërë më 9 shtator të vitit 2021.

Sipas Gjykatës, Mehmet K. u fut në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij, e cila është ndarë prej tij, në lagjen Gaarden të Kielit.

Ai u fsheh në korridorin e pallatit dhe priti të dashurin e ri të ish-gruas për t’u përballur me të.

Kur i riu refuzoi që t’i hapte derën e banesës, 45-vjeçari i drejton armën në kokë dhe e qëlloi.

23-vjeçari u qëllua përmes derës dhe mori plumba në këmbë dhe ijë. Megjithatë, shqiptari pretendoi se nuk donte ta vriste, por donte vetëm t’i jepte një mësim partnerit të ri të gruas së tij dhe “qëllimisht ndaloi të shtënat”.