zoom

Day ArchiveMrekulli pas 160 orëve! Ekipet e FSK-së nxjerrin dy të gjallë nga rrënojat në Turqi

Forca e Sigurisë së Kosovës ka shpëtuar nga rrënojat dy persona në Turqi.

Në bashkëpunim me ushtrinë turke, 160 orë pas lëkundjeve shkatërruese, FKS-ja ka arritur të nxjerrë një 45-vjeçar dhe një vajzë 13-vjeçare, që ishin bllokuar nën një ndërtesë.

“Edhe pse kanë kaluar shumë orë kërkimi, ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë të motivuar dhe po japin të gjithë energjinë e tyre për të shpëtuar jetën e njerëzve që janë nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Ministri i Mbrojtjes të Kosovës, Armend Mehaj, e cilësoi si “lajm të mrekullueshëm” shpëtimin e dy personave nga pjesëtarët e FSK-së në Hataj.

“Shpresojmë se orëve në vijim pjesëtarët tanë të FSK-së të gjejnë edhe të tjerë të mbijetuar nën rrënojat e krijuara pas këtij tërmeti të tmerrshëm”, shkroi ai në Facebook.

Më 8 shkurt, në qytetin Hataj, pjesëtarët e FSK-së arritën të shpëtonin një fëmijë 2-vjeçar dhe të ëmën.

Identikit

Ai është 45 vjeç. Punon në x institucion shtetëror. Është i martuar dhe ka dy fëmijë dhe një kredi shtëpie që do shumë vite për t’u shlyer. Dy javë më parë është thirrur nga eprori i tij dhe nën sloganin

‘Po hani bukën tonë’ është urdhëruar të shkarkojë aplikacionin ‘ Aktivisti’. Në këtë aplikacion ai është i detyruar të pëlqejë, të komentojë dhe të shpërndajë çdo ‘‘ arritje’’ të qeverisë rilindase.

Në fillim ka menduar ta shkarkojë këtë aplikacion dhe të mos jetë shumë aktiv, por ka harruar se Vëllai i Madh po e vëzhgon dhe ai është i monitoruar 24 orë falë aplikacionit Aktivisti në të gjitha komunikimet që kryen dhe të gjitha të dhënat e tij i përkasin Vëllait të Madh.

Një mesazh mbërrin në telefonin e tij dhe Vëllai i Madh i tërheq vëmendjen duke i thënë se nuk ka kryer si duhet detyrën e përcaktuar prej Vëllait të Madh. Nuk ka pëlqyer, nuk ka komentuar dhe nuk ka shpërndarë postimet e kabinetit rilindas. Nuk ka arritur të grumbullojë pikët e duhura. Vëllai i Madh ia paraqet edhe pikët me data.

Në x datë ke marrë kaq pikë. Je dobët. Duhet të jesh më aktiv nëse do të mbash vendin e punës. Vendi i punës nuk mbahet me pikët e meritokracisë, por me pikët e Aktivistit.

Një burrë 45 vjeç me një familje për të mbajtur dhe një kredi shtëpie për t’u shlyer në këtë gjendje presioni sa i lirë është për të votuar në 14 maj?!

Çdo ditë deri në 14 maj këtij njeriu do t’i kujtohet çdo ditë nga eprori se po ha bukën e qeverisë. Çdo ditë duhet të plotësojë pikët te aplikacioni Aktivisti, në rast të kundërt Vëllai i Madh i dërgon mesazh duke i kujtuar numrin e pikëve.

Kjo ndodh çdo ditë. Deri më 14 maj a nuk do të kemi një njeri të rraskapitur psikologjikisht që do të ketë frikë se edhe në kutinë e votimit dikush po e vëzhgon?!

Duke qenë se fola gjatë me këtë njeri po sjell një copë të bisedës me të.

Ai tha: E zëmë se e denoncova. Ku do ta gjej drejtësinë?! Këtu po plasin skandale ditë pas dite dhe drejtësia nuk vë dorë. E imagjinon sa mund të vihet drejtësia në lëvizje se heqin një njeri si unë nga puna?!

Me taksat e shqiptarëve po krijohen aplikacione për t’i shtypur, dhunuar dhe për t’i mbajtur në presion shqiptarët. Kjo është e frikshme, e neveritshme dhe mbi të gjitha shkelen me të dyja këmbët të drejtat e njeriut.

Pas gjithë kësaj panorame lindin pyetjet: Sa i lirë është për të votuar ky njeri?!

A mund të ketë zgjedhje të lira në këtë situatë?!

Sa e sa njerëz përjetojnë të njëjtën gjë në administratën publike?!

Post Scriptum- Nuk mund të ketë zgjedhje të lira në diktaturë. Pluralizmi shqiptar është në gjendje kome.

Bastet, në duart e 5 kompanive. Si e përqendroi qeveria biznesin e dyshuar për pastrim parash

Në mars të vitit 2022 Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin vjetor, ngriti me shqetësim faktin se ndërtimi dhe bixhozi ishin dy sektorët kresorë të pastrimit të parave në Shqipëri.

Megjithëse bixhozi u ndalua nga viti 2019, DASH nënvizoi si problematike kazinotë në resortet me 5 yje dhe bastet e paligjshme.

Tani, përveç kazinove dhe lulëzimit të paligjshmërisë në bastet sportive pas operacionit të diskutueshëm “Fundi i Marrëzisë”, Shqipëria do t’i legalizojë sërish bastet, por këtë herë online.

Qeveria Rama e ka marrë tashmë vendimin dhe pritet që licensat t’u jepen 5 kompanive. Të paktën dy prej tyre operojnë aktualisht me kazinotë më të mëdha në Tiranë.

Si kriter për të marrë licensën, kompanitë duhet të kenë një bashkëortak ose aksioner me eksperiencë në 3 vende të zhvilluara dhe një kapital mbi 12 mijë milionë euro. Kriteret e tilla janë vënë për të minimizuar informalitetin.

Në të vërtetë, licensave, tenderave e PPP-ve nuk u kanë munguar ndonjëherë kriteret e forta. Por shpesh kriteret kanë qenë formale apo janë vënë për të përjashtuar nga gara kompani të papëlqyera nga pushteti.

Dy janë shembujt tipik që kriteret vihen vetëm sa për formë:

Ekspertët thonë se shtrëngimi i kritereve nuk do ta ulë informalitetin, përkundrazi, mund ta rrisë atë.
“Duke i shtrënguar kriteret kaq shumë frika ime është se informaliteti mund të vazhdojë të qëndrojë i lartë”, deklaroi sot në një media Artan Shyti.

Por veç kritereve, që ngrenë vazhdimisht dyshime për arsyen e vërtetë të vendosjes së tyre, drafti i qeverisë parashikon që vetëm një pjesë e vogël e fitimit do t’i kalojë sportit, ndryshe nga sa ishte premtuar gjatë diskutimeve për rikthimin e basteve.

Kryeministri Rama e mbrojti planin me kërkesat e presidentit të Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli dhe presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, sipas të cilëve, sporti kishte nevojë për fonde, që do të siguroheshin nga legalizimi i basteve.

Në fillim të vitit 2022, Fidel Ylli insistonte që një pjesë e mirë e miliona eurove që do të mblidheshin nga taksat ndaj basteve të ligjshme të shkonin për sportin.

“Të hapen bastet sportive, janë 50 milionë euro që mund të marrë sporti. Sikur vetëm bastet të merrte sporti nuk do duhej asnjë lek nga buxheti i shtetit. Ishin bërë si kërpudha, po atëherë t’i marrë në dorë shteti, sepse baste ka edhe në Itali dhe në Angli edhe kudo”, deklaronte Fidel Ylli në tetor të vitit 2020, teksa vendi vijonte betejën me pandeminë”– deklaronte ai.

Ministria e Financave ka parashikuar se do të grumbullojë rreth 17 milionë euro në buxhet. Pjesa tjetër do t’u shkojë kompanive të basteve. Një pjesë e papërfillshme do të përdoret për sportin.

KOMPANITË E KUMARIT PAS BASTEVE ONLINE?

Në Shqipëri, kompanitë e kumarit janë të pakta dhe ato operojnë kryesisht në Tiranë.

APEX, sipas bilanceve të QKB, ka fituar 44 milionë dollarë në periudhën 2015 – 2018, ose 11 milionë dollarë në vit. Kjo kompani, me emrin e ndryshuar tashmë në “Adria Entertainment”, pritet të jetë njëra prej përfituesve të licensave.

“MARRËZIA” S’KA PËRFUNDUAR

Në tetor të vitit 2018, në një takim me gratë socialiste, kryeministri Rama deklaronte se “mbyllja e lotove do të jetë një dhuratë për çdo familje për Vitin e Ri”.

Në fakt, çdo shqiptar që luajti lloto deri në mbylljen e tyre me ligj, vijoi të lunate pa u trazuar online, nëpërmjet celularit apo pikave të basteve që vetëm sa hoqën logot nga xhamat, por vijuan punën normalisht.
Operacioni “Fundi i marrëzisë” u komentua në fakt si marrëzia e fundit. Por askush nuk e kishte menduar në atë kohë që marrëzia do të vazhdonte 5 vite më vonë.

Sot, ndryshimi i vetëm është se bastet online do të kontrollohen nga pak duar. Dhe përzgjedhjen e këtyre duarve e ka në dorë qeveria, me licensat që do të shpërndajë vetë. /Zoom.al

1 milion dollarë! Gjeniu shkodran Kevin Sekniqi ndihmon të prekurit nga tërmeti në Turqi

Shqiptari nga Shkodra, Kevin Sekniqi, i cilësuar nga “Forbes” si një nga 30 personat nën 30 vjeç më të suksesshëm në botën financiare ka dhuruar 1 milion dollarë për të prekurit nga tërmeti në Turqi.

I riu kontribuoi për t’u ardhur në ndihmë familjeve që tanimë kanë mbetur në qiell të hapur.

Sekniqi u  pjesë e listës Forbes, “30 under 30”. Ai është bashkëthemelues i “Ava Labs”. Para se të bashkëthemelonte “Ava Labs”, Kevin ishte kandidat për doktoraturë në Shkenca Kompjuterike në Cornell duke kryer kërkime në sistemet e shpërndara, kriptografinë, sigurinë dhe ekonominë. Më herët, i riu ka bërë kërkime dhe inxhinieri softuerike në organizata të njohura, duke përfshirë Microsoft dhe NASA.

“Si bashkëthemeluesi më i ri i Ava Labs, Sekniqi luajti një rol kyç në krijimin e Avalanche, një blockchain me shpejtësi të lartë që numëron mbi tre milionë përdorues dhe AVAX, një kriptomonedhë me një vlerë tregu 4 miliardë dollarë. Në shtator, gjigandi i kapitalit privat KKR tha se do të shënonte një pjesë të Fondit të Rritjes Strategjike të Kujdesit Shëndetësor II në Ortekë, duke u dhënë investitorëve akses në kapitalin privat me një pjesë të kapitalit të kërkuar zakonisht,”- shkroi “Forbes”.

 

VOA: Ekspertët të shqetësuar për shkallën e gjerë të përhapjes së korrupsionit

Korrupsioni në Shqipëri vazhdon të jetë një dukuri shqetësuese me pasoja në funksionimin e institucioneve të shtetit. Shqipëria vijon të mbetet një ndër vendet me nivel të lartë korrupsioni dhë ndëshkueshmeri të ulët të zyrtarëve të lartë. Pavarësisht përpjekjeve në fushën e hetimit si pasojë e ngritjes së strukturës së posaçme të Prokurorisë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në fund të vitit 2019, si pjesë e reformës në drejtësi, sërish korrupsioni mbetet një fushë serioze shqetësimi.

Kohët e fundit disa skandale të njëpasnjëshme, si ajo e arrestimit të zyrtares Alda Klosi, që ka mbajtur funksione të rëndësishme publike, nën akuzën e pastrimit të parave, apo të punonjëses së Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Erisa Fero, për trafikim të lëndëve narkotike, ngrenë dyshime të forta për shkallën e gjerë të përhapjes së korrupsionit në institucionet shtetërore, mënyrën e rekrutimit të nëpunësve si dhe mbi punën e institucioneve përgjegjëse për parandalimin e tij.

Studiues dhe gazetarë thonë se përpjekjet e institucioneve të reja të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit, po gërryhen nga funksionimi i dobët i mekanizmave parandalues.

“Rastet e fundit, që ndodhën në Shqipëri, treguan që sistemi i sigurisë në administratën publike dhe i të emëruarve politikë, janë të përfshira në raste korruptive dhe treguan që nuk kishte një mekanizëm që ta parandalonte. U desh një skandal publik të kuptosh që në zyrat e shtetit lëvizin miliona lekë, të njëjtët individë qarkullojnë nga një post në tjetrin, nuk ka mekanizëm parandalues dhe për më tepër ka një arrogancë të madhe ndaj nevojës për transparencë dhe llogaridhënie”- tha për Zërin e Amerikës Afrim Krasniqi, Drejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve politike.

Në raportin e DASH thuhet, se ndërsa prokurorët bënë përparim të rëndësishëm në ndjekjen e rasteve të korrupsionit publik të nivelit të ulët dhe të mesëm, përfshirë ish-ministra, ish deputetë dhe kryetare bashkie, gjyqtarë dhe prokurorë në detyrë, si dhe ish-prokurorë dhe ish-gjyqtarë, shkalla e ndjekjes penale për zyrtarët e rangut të lartë mbeti e ulët.

Zyrtarët më të lartë të dënuar me heqje lirie deri tani, që prej fillimit të funksionimit të institucioneve të reja të drejtësisë, janë ish-Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, për shpërdorim detyre, ish-Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, ky i fundit në mungesë, për fshehje pasurie, dhe ish-kryetari i Bashkisë së Lushnjës, për shpërdorim detyre.

Prokuroria e posaçme i tha Zërit të Amerikës, se që prej dhjetorit të vitit 2019 kur nisi funksionin dhe deri tani janë hetuar gjithsej 84 proçedime penale me 257 persona nën hetim, ish funksionarë publikë dhe në drejtësi për veprat penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, dhe përkatësisht 77 dhe 74% e tyre janë dërguar për gjykim.

Ndërsa sipas të dhënave të siguruara nga Zëri i Amerikës në Gjykatën e Posaçme të shkallës së parë për këto vepra penale janë dënuar me heqje lirie rreth 180 ish-funksionarë publikë, dhe ish-funskionarë të sistemit të drejtësisë, ose rreth 95% e atyre të dërguar për gjykim.

Studuesit vërejnë se besimi i qytetarëve tek institucionet e reja të drejtësisë, është në rritje kryesisht për Prokurorinë e posaçme. Gjergji Vurmo, drejtor programi i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, thotë se kjo është konstatuar në një sondazh, realizuar së fundi nga ky institut.

“Spak ka performuar mirë, por sërish është e pamjaftueshme. Mungesa e shtyllave të tjera, e vendos të gjithë përpjekjen antikorrupsion, që tashmë bëhet vetëm nga një shtyllë, në një rrethim të plotë. Dhe nëse vazhdohet në këtë mënyrë, nuk duhet të çuditemi që dhe SPAK gjatë rrugës të fillojë të çedojë”- u shpreh për Zërin e Amerikës Gjergji Vurmo, drejtor programi në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

Zëri i Amerikës ju drejtua dhe Agjensisë për Media dhe Informim për një qëndrim zyrtar në lidhje me çëshjet e korrupsionit në Shqipëri, por nuk mori përgjigje.

Kryeministri Edi Rama në disa reagime publike së fundi, pas akuzave të drejtësisë për pastrim parash dhe trafik të lëndëve narkotike për dy zyrtaret Klosi dhe Fero, u shpreh se reforma në drejtësi dhe forcimi i institucioneve ligjzbatuese bëhen për të pastruar llumin. Por në pranverë të vitit të kaluar, duke folur në një forum partiak, ai kishte një qasje tjetër ndaj drejtësisë së re dhe konkretisht për Prokurorinë e Posaçme dhe e akuzoi atë se po godet vetëm soicalistët.

“Është realisht tallje e madhe që SPAK-u deri tani përdor vetëm një lloj grepi dhe vetëm për një lloj peshku”- u shpreh Kryeminstri Edi Rama në pranverë të vitit 2022.

Drejtues të qeverisë kanë deklaruar në vijimësi, se janë duke e luftuar korrupsionin, por studiues dhe analistë i vënë në dyshim përpjekjet antikorrupsion të qeverisë, kur konstatojnë se hetimet për rastet më të mëdha korruptive në vend, kanë nisur kryesisht pas operacioneve të rastësishme, publikimeve në media, hetimeve ndërkombëtare, apo denoncimeve të kundërshtarëve politikë. Sipas tyre, kjo do të thotë se mjaft institucione kanë dështuar jo vetëm në parandalimin e korrupsionit, por dhe në dërgimin e përgjegjësve para drejtësisë.

“Në kryeministri ka patur prej shumë vitesh një drejtori antikorrupsion e cila aktualisht ka kaluar në varësi të Ministrisë së Drejtësisë. Ajo ka qenë aktive me çdo kryeministër të majtë dhe të djathtë. Nuk kemi parë dhe dëgjuar që të ketë denoncime prej tyre, me përjashtim kur ka zyrtarë që lidhen me palën tjetër, apo zyrtarë kritikë brenda partisë politike. Ne kemi drejtorinë e pastrimit të parave, por ne nuk kemi parë asnjë raport, asnjë fakt nga kjo drejtori asnjë denoncim në lidhje me skandalet e mëdha që kanë ndodhur në Shqipëri. Ne kemi autoritete të tjera siç është Autoriteti i Konkurencës, apo inspektoriate të tjera që lidhen me ekonominë e vendit, që ndjekin zhvillimet dhe lidhjen e politikanëve me konfliktin e interesit. Asnjë prej tyre s’ka bërë denoncim të madh, pra s’ka hapa konkretë”- vijoi Afrim Krasniqi, Drejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve politike.

“ Fakti që operacionet kryesore antikorrupsion kanë si burim çdo gjë tjetër përvec ekzekutivit, është tregues që flet për gatishmërinë e maxhorancës për të luftuar korrupsionin”- vijoi Gjergji Vurmo, drejtor programi në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim..

Kryeredaktorja e revistës Monitor Ornela Liperi, thotë se në aferat më të mëdha korruptive, si konçensionet në shëndetësi apo ato të inceneratorëve, janë implikuar mjaft zyrtarë të lartë, ndërsa shton me keqardhje se nuk sheh përparime në hetime, për t’i vënë ata para përgjegjësisë. Të arrestuar në lidhje me inceneratorët janë ish-Ministri Lefter Koka, ish- deputeti socialist Alqi Bllako dhe dhjetra zyratarë të tjerë në nivel qëndror dhe lokal.

“Për dy inceneratorët atë të Fierit dhe Elbasanit hetimet nisën kur ata i morën paratë, ndërsa inceneratori i Tiranës vazhdon në mënyrë të turpshme vazhdon dhe paguhet akoma. Merr rreth 10 milionë euro në vit nga buxheti dhe nuk shohim që të kryhet punë”- u shpreh për Zërin e Amerikës Ornela Liperi.

Ekspertët vërjenë se në Shqipëri të ardhurat për frymë janë ndër më të ultat në Europë, diferenca e pagës masatare krahasar me vendet e rajonit është 40%, dhe se rritja ekonomike mbështetet kryesisht në projekte të mëdha dhe fryrja ekonomike sipas tyre vjen nga paraja e zezë e krimit dhe korrupsionit të lartë. Nga ana tjetër ata vërejnë se presioni i publikut ndaj përgjegjësve është i ulët.

“Janë paratë e taksapaguesve. Presioni i publikut për mënyrën se si shpenzohen paratë është i ulët. Nëse do kishte ndodhur në Gjermani, Francë apo diku tjetër, do kishte presion protesta, do detyronin qeverinë të jetë e kujdesshme, apo dhe të tërhiqej. Në Shqipëri ndërgjegjësimi i publikut është shumë i ulët”, thotë zonja Liperi.

Studiues dhe analistë si dhe raporte të ndryshme ndërkombëtare konstatojnë se korrupsioni në nivele të larta në Shqipëri pavarësisht disa përparimeve mbetet i pandëshkuar. Përpjekjet e institucioneve të reja të drejtësisë sipas tyre, për ta luftuar atë, në mjaft raste duken të izoluara dhe të pambështetura nga hallka të tjera shtetërore përgjegjëse.

(VIDEO) Pamje të frikshme nga Turqia, tërmeti thërrmoi rrugët copë e çikë

Pamje të frikshme vijnë nga Turqia, pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin.

Media turke “Sabah” ka publikuar një video tronditëse, ku shihen pasojat e lëkundjeve sizmike në Turqinë jugore, të cilat prekën edhe pjesën veriore të territorit sirian.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Numri i viktimave ka kapur shifrën 33 mijë, teksa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.

Sa shqisa ka në të vërtetë njeriu?

Ndërsa koncepti se njerëzit kanë pesë shqisa bazë, shpesh konsiderohet si një e vërtetë universale dhe mund të gjurmohet që te libri “De Anima” (Për shpirtin) e Aristotelit, shumë filozofë dhe neuroshkencëtarë po debatojnë nëse ne mund të kemi 22 deri në 33 shqisa të ndryshme.

Ndër këto shqisa, më pak të njohura janë: ekuilibri, i cili shoqërohet me ndjenjën tonë të ekuilibrit; proprioceptimi, që na jep mundësinë ta dimë se ku janë pjesët e trupit tonë edhe pa i parë ato dhe kronoceptimi, pra mënyra si ne e ndiejmë kalimin e kohës. Dhe këto janë vetëm te njerëzit.

“Ekzistojnë shqisa që i kanë speciet e tjera por jo ne, si shqisat e drejtimit dhe ato magnetike”- thotë Tok Tompson, profesor i antropologjisë. Për shembull, oksidi i hekurit në barkun e bletëve të mjaltit, mund të zbulojë ndryshime në fushën magnetike të Tokës, dhe kjo i lejon ato të gjejnë me saktësi kosheret e tyre.

Pastaj është ekzistenca shumë e debatuar, që njihet si “shqisa e gjashtë”.

“Ajo i referohet zakonisht një shqisë “të panjohur”, por tani që e dimë se kemi më shumë se pesë shqisa, ndoshta ajo mund të etiketohet saktë si “shqisa x”, ku “x” është e barabartë me të panjohurën, qoftë ndonjë shqisë natyrore ende e pazbuluar, apo diçka më shumë në linjën e aftësive psikike”– shton Tompson.

Në disa filozofi indiane, vetë mendja ose “manas” cilësohet si një shqisë e gjashtë që koordinon 5 shqisat kryesore me aftësitë e tjera mendore. Në përgjithësi shoqëritë perëndimore e barazojnë shqisën e gjashtë me perceptimin jashtë–shqisor, diçka që në kulturën kelte njihet tradicionalisht si një “sy i dytë”.

Ndër fuqitë e supozuara të atyre që e kishin këtë shqisë ishte aftësia për të parashikuar vdekjen, madje duke parë luspat e peshkut tek dikush që ata ndjenin se së shpejti do të mbytej. Nëse bëni një kërkim të vogël në internet mbi shqisën e gjashtë, do të gjeni një mori pretendimesh për parandjenjat që ndryshojnë jetën, dhe që duket se e sfidojnë idenë se 5 shqisat tona janë aftësitë tona të vetme të perceptimit.

Midis tyre është zëri i brendshëm, që kreu i Wall Street, Barret Nejlor pretendoi se ia shpëtoi jetën dy herë. Sipas një libri të vitit 2009 mbi parandjenjat nga mjeku Lerri Dosej, Nejlor po shkonte për të punuar në Qendrën Botërore të Tregtisë më 26 shkurt 1993, kur një zë i tha atij të mos hynte në ndërtesë.

Pak orë më vonë ajo u bombardua nga një sulm terrorist. I njëjti instinkt, pohoi Nejlor, shpëtoi atë nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001. Por besimi tek aftësitë mistike apopsikike, nuk është një kusht për të besuar se perceptimet tona mund të shtrihen përtej shqisave fizike.

“Mendja përmban shumë shtresëzime”- thotë Antonio Damazio, profesor i psikologjisë, filozofisë dhe neurologjisë. Ai thekson se mendja jonë e pavetëdijshme mund të na japë papritur një përgjigje, pikërisht kur ne e presim më pak atë.

“Intuita nuk është një mit; ajo na tërheq vëmendjen mbi pasurinë e madhe të mendjes sonë”– thotë ai.

Të shohësh atë që të tjerët nuk e shohin, mund të kërkojë një katalizator. Në shumë kultura indigjene, konsumoheshin bimët psikedelikë për të nxitur përvoja ekstazike që zbulonin të ardhmen. Kërpudha Psilocybe mexicana vlerësohej aq shumë nga komunitetet indigjene të Meksikës, saqë Aztekët e quajtën atë “teonanacatl”, ose “mishi i Zotit”.

Edhe vizionet e shkaktuara nga dietilamid i acidit lisergjik, ose LSD, kanë qenë gjithashtu nëfokusin e studimeve shkencore. Një përbërës kimik i shpikur aksidentalisht nga studiuesi zviceran Albert Hofman në vitin 1938, LSD shkakton halucinacione të fuqishme emocionale.

Sot studiuesit po vlerësojnë potencialin e mikrodozave të substancave të tjera halucinogjenesi kërpudhat Psilocybin për të ndihmuar njerëzit që vuajnë nga PTSD, depresioni dhe ankthi.Megjithatë, jo të gjitha vizionet kërkojnë një nxitje kimike.

Shenjtorët katolikë që pretendonin se kishin halucinacione vizuale ose dëgjimorembresëlënëse, jetonin shpesh me devotshmëri sipas rregullave fetare. Shën Katerina e Sienës,thuhet se ka pasur vizitën e saj të parë nga Krishti në moshën 5 ose 6 vjeçare. Ata që janë në gjendje të thellë medituese, tregojnë ndonjëherë për takime me qenie eterike ose dukuri të tjera të çuditshme vizuale.

Në ditët e sotme, disa mund të supozojnë se këto lloj vizionesh, nëse nuk nxiten nga substanca që ndryshojnë mendjen, janë produkt i një çrregullimi të rëndë të trurit si skizofrenia. Por edhe në kohët mesjetare, Kisha e vuri në dyshim vërtetësinë e vizioneve të tilla dhe vendosi rregulla strikte për të vlerësuar legjitimitetin e një vizioni.

Liza Bitel, profesoreshë e fesë dhe historisë, thotë se besimtarët e devotshëm e besojnë se një person që ka vizione shpirtërore ka fituar një qasje të veçantë në të vërtetën. Vizionet janë ende një fenomen që ndodh rregullisht, pavarësisht nga qasja jonë më racionale ndaj botës thotë ajo Bitel. Prezenca e raportuar sot e UFO-ve, mund të jetë thjesht pasardhëse e engjëjve të dikurshëm. “Termat kulturore mund të kenë ndryshuar, por shfaqjet e vizioneve vazhdojnë”–thotë ajo./ Bota.al

“Ata që u zhdukën si minj nga frika…”/ Berisha: Protesta jehoi në Shqipëri e botë

Ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim në selinë blu me kryetarët e degëve të Tiranës, ku foli mbi protestën e zhvilluar dje.

Berisha tha se protesta jehoi më shumë në botë se çdo protestë e zhvilluar nga Partia Demokratike, ku e cilësoi atë si nisjen më dinjitoze të revolucionit demokratik paqësor në vend.

Ai deklaroi se anëtarët e mazhorancës u fshehën “si minj” nga frika e tmerri i reagimit popullor.

”Protesta jehoi në Shqipëri e botë më shumë se çdo protestë që kemi organizuar. Ishte nisja me dinjitoze dhe e merituar e revolucionit tonë demokratik paqësor. Nëse ne dolëm me 6 dhjetor në protestën më të pazakontë që Shqipëria kishte njohur, ne në 6 dhjetor na nxorri e vërteta në shesh. ne kishim vetëm një mesazh, që mikpritësi juaj është turpi i vendit dhe i botës dhe se ju jeni të mirëseardhur në këtë vend. Nuk mund të pranonim kurrë që një samit të përdorej për kreun e një organizate kriminale. Por në një hark kohor të shkurtër u faktua para gjithë botës sa të drejtë kishim ne,”- tha Berisha.

Më tej vijoi:

”Në dhjetor mediat e botës e dhanë lajmin e protestës sonë por mbizotëroi lajmi i atentatit që ata bënë. Megjithatë në dhjetor pati dhe nga ata që thanë se ishin tensione të brendshme politike. Koha provoi se ne dolëm për të vërtetën në rrugë, dolëm për të thënë të vërtetën liderëve evropianë, se çfarë përfaqësonte Edi Rama. Koha provoi së bëmë një nga veprimet më të goditura në ekzistencën tonë.”

Berisha shtoi se zhvillimet e mëpasme faktuan se ky njeri dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushte nuk njohin asnjë kufi dhe asnjë normë e ligj.

“Nuk ndalen para asnjë veprimi për hir të pushtetit të tyre të krimit. Hapja dje e revolucionit tonë me një protest madhështore ka pushtuar mediat e botës. Protestën tonë e përcollën gjerësisht të gjitha agjencitë e mëdha të botës. ne treguam se ka një popull që nuk pajtohet me aktet kriminale të Edi Ramës. Ai rekruton kryezbuluesin e SHBA-ve për të luftuar opozitën.

Protesta ishte sipari i një revolucioni paqësor e demokratik. Ata të cilët para protestës u zhdukën si minjtë nga frika e tmerri, kur e panë se u larguam të qetë dhe panë njëri-tjetrin se nuk u ndodhi gjë dolën nga ishin futur dhe filluan të thonë ku është revolucioni. Ja ku është qeveria,”- u shpreh kreu i PD-së.

Protesta e djeshme u përcoll nga disa media ndërkombëtare si “Reuters” dhe “The Washington Post”.

Vllaznia mposht Tiranën në Shkodër dhe rihap garën për titull, Erzeni ndal Teutën në Durrës

Vllaznia mundi me rezultatin e ngushtë 1-0 Tiranën në stadiumin “Lor Boriçi” dhe rihap garën për titull.

Me këtë fitore shkodranët e drejtuar nga Mirel Josa, ngjiten në kuotën e 34 pikëve, 3 larg bardhebluve në krye.

45 minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura, ndërsa në pjesën e dytë Balaj fitoi një penallti, të cilën e ktheu në gol Marku. Në minutat e mbetura Vllaznia administroi avantazhin dhe në fund mori tri pikë të çmuara.

Atmosfera ishte elektrizuese, pasi në stadiumin ishin rreth 7000 tifozë. Të ardhurat nga biletat do të shkojnë për të dëmtuarit nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

Në ndeshjen tjetër të së dielës, Teuta barazoi 1-1 në Durrës kundër Erzenit. Mesfushori Kallaku, kaloi bregdetarët në avantazh me penallti dhe pjesa e parë u mbyll me bregdetarët në epërsi.

Në gjysmën e dytë, Teuta iu afrua edhe golit të dytë, por nuk e gjeti dhe në fund u ndëshkua nga brazilian Vitor Leao. /zoom.al/

Zhkarravinat e revolucionit! Rama nxjerr videon me pasojat e protestës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj protestës së djeshme, thirrur nga Sali Berisha.

Përmes një videoje në Twitter, Rama thumbon manifestimin e së shtunës, ku flakadanë të shumtë u hodhën në ambientet e jashtme të Kryeministrisë.

DJE zhgarravinat e revolucionit🤡
SOT dushi i regjimit🚿
NESËR nis një javë e re punësh të mira👌 pic.twitter.com/34UxIEPjGt

— Edi Rama (@ediramaal) February 12, 2023

DJE zhgarravinat e revolucionitSOT dushi i regjimitNESËR nis një javë e re punësh të mira,”- shkroi kryeministri në postimin e tij.

Protesta e djeshme mori vëmendje edhe të mediave ndërkombëtare, ku “Reuters” apo “The Washington Post” përcollën zhvillimet në shesh.

“Mijëra mbështetës të opozitës politike të Shqipërisë morën pjesë në një protestë antiqeveritare të shtunën, duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit për korrupsion dhe keqpërdorim të ekonomisë së kombit të vogël ballkanik,”- shkruajtën gazetat prestigjioze.

Opozita ka paralajmëruar zhvillimin e një tjetër proteste të hënën në orën 17:00, përpara parlamentit. /Zoom.al