Aplikacion
Fenomeni i këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP, Luiz Ejlli ka rrëmbyer dukshëm gjithë zemrat e shqiptarëve.
Së fundmi gjatë një bisede të zhvilluar në kuzhinë mes Oltës dhe Luizit, ku prezent ka qenë dhe banorja më e re, Kejsi Medini, këngëtari ka habitur me deklaratën e tij.
“Kejsi ka ardhur këtu me një porosi të veçantë, të acaroi Kiarën.”- ka thënë Luizi në kuzhinë.
Ndërkohë kujtojmë se që në hyrje të saj, Kejsi është shprehur se i pëlqen shumë Kiara. Gjatë një bisede që ka bërë me moderatoren e njohur, Kejsi nuk ka ngurruar të fus xixat mes çiftit duke i thënë Kiarës se sa e bindur ishte për lidhjen që kishte me Luizin dhe nëse ai kishte apo jo dikë tjetër jashtë.
Sa i përketë deklaratës së Luizit ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka dashur të thotë këngëtari, megjithse po bëhet shpejt viral në rrjet.
Berisha: Si vendoseshin gjobat nga Rama dhe ish-agjenti i FBI-së për politikanët shqiptarë!Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se kryeministri Edi Rama dhe ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal, vendosnin gjoba ndaj politikanëve shqiptarë.
Berisha tha se McGonigal shkonte nëpër tavolina dhe thoshte se do të arrestonte ish-presidentin amerikan Donald Trump dhe sipas tij politikanëve shqiptarë ish-agjenti i FBI-së ju dukej si Zot.
Ai shtoi gjithashtu se McGonigal premtonte se do të hiqte “non gratat” për disa politikanë, si për Vangjush Dakon dhe Tom Doshin dhe kërcënonte disa të tjerë me “non grata”.
“Marrja e pandehur është më e komplikuar, pasi hyn imuniteti diplomatik. Përshembull donin të merrnin të pandehur Princin, por nuk e morën sepse ishte kreu i një shteti tjetër. Ka korruptuar një zyrtar të një vendi aleat. Ai ka vazhduar me këtë zyrtar të lartë një seri takimesh dhe veprimesh. Një vend si Shqipëria, i rekruton me korruptim njeriun më të rëndësishëm të atij institucioni në fushën e spiunazhit. Sot një pjesë e gjykimit është bërë i mbyllur.
Po të lexosh Insajderin, do të besosh se Deripaska nuk ishte një mbështetës i Kremlinit. Deripaska ka qenë një çerdhe e spiunazhit të Kremlinit. Shiko si është puna tani. Ata që e kanë takuar dhe kanë gabuar, të vinte ai këtu dhe të thoshte që jam superspiun i SHBA-ve, çdokush do ta takonte. Por Rama e shndërroi atë në vrasës me pagesë.
Një nga njerëzit që rrinte më shumë me Agron Nezën dhe me të, kur i kërkova të më thoshte dy fjalë, ai pikërisht këtë më tha që “ata ishin gjobvënës”. Gjushit, Tomës, Tomën e kanë marrë me avion e kanë çuar në Vienë. Durim Bamit, etj, i kanë marrë para në sasi të mëdha për t’i hequr “non gratat”.
Pothuajse po, sepse Helidon Bendo mund të jetë vënë në dijeni të këtyre hetimeve. Ai shkonte nëpër tavolina dhe thoshte unë do të arrestoj Trumpin. Këta e shihnin si perëndi atë. Në ato tavolina, shefi i shërbimit e kishte një vesh. Dhe nuk ka mundësi të mos dinte gjë. Besoj se prandaj është dorëhequr nga kreu i SHISH”, është shprehur Berisha.
Luizi krijon një këngë për MaestronVëllai i Madh ftoi banorët të organizojnë një spektakël kabare të premten duke zgjedhur pjesët që do të performonin.
Secili mund të zgjedhë opera, këngë, koreografi, stand up, komedi, monolog apo skeç.
Ditën e sotme, banorët kanë filluar të zhvillojnë provat në dhomën e grimit.
Armaldo është një prej banorëve që ka zgjedhur të performojë një këngë për këtë spektakël.
Por gjatë zhvillimit të provës, Luizi i bashkohet duke krijuar dhe një këngë për të.
Më shumë se 21,000 njerëz kanë humbur jetën nga termetin që preku Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e së hënës.
Autoritet dhe mediat e huaja raportojnë se numri i viktimave është rritur ndjeshëm duke shkuar në total. Në Turqi , numri i të vdekurve është rritur në 17,674 dhe numri i të plagosurve është 72,879. Në Siri janë shënuar 3,377 viktima, përfshirë 2,030 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim, sipas grupit të mbrojtjes civile të Helmetave të Bardha – dhe 1,347 vdekje në pjesët e kontrolluara nga qeveria të Sirisë, sipas medias shtetërore siriane.
Numri i personave të plagosur në Siri në të gjitha territoret e prekura u rrit në 5245 në zonën e kontrolluar nga qeveria dhe 2950 në zonën e kontrolluar nga rebelët.
“Më vrisni, ja…”/ Me dhëmbë të thyer, 2 të rinj nga Elbasani kapen duke grabitur në shtëpi bariNjë grup të rinjsh nga Elbasani kishin hyrë për të vjedhur në një shtëpi bari në Angli, por janë kapur nga persona të tjerë shqiptarë, të cilët kishin në ruajtje shtëpinë. Pasi i kanë kapur, ata i kanë dhunuar, filmuar dhe më pas videot i kanë publikuar në Tik Tok.
Në videon, të cilën e ka siguruar Panorama TV, merret në pyetje një person i quajtur Igli, i cili tregon me detaje se kush e kishte orientuar për të grabitur.
Ndërsa grabitjen thotë se e kishte bërë pasi kishte para borxh.
Igli Fejzo shihet që është me sy të nxirë, ndërsa thotë se në atë shtëpi e kishte orientuar Mandi Çela.
Ky i fundit, shfaqet në video duke pranuar se është fajtor, ndërsa thotë “Më vrisni ja ku më keni”. Nga dhuna e ushtruar, Mandi Çelës, i kanë thyer edhe dhembet.
Po ashtu burime për Panorama TV bëjnë të ditur se për këtë video që qarkullon në rrjet prokuroria e Elbasanit ka nisur verifikimet.
BISEDA E PARE
Prezantohu, si e ke emrin?
Igli
Igli kush?
Igli Fejzo
Ça ke bërë ti?
Igli Fejzo: Kam ardhur për grabitje
Ku, ça do grabisje?
Igli Fejzo: Ke shtëpiat e juaja
Si është puna?
Igli Fejzo: Jam borxh o vlla
Kush ta tregoi ty që kemi shtëpi bari?
Igli Fejzo: Mandi Çela
Nga është ky?
Igli Fejzo: Nga Elbasani
Mban syze ky më duket?
Igli Fejzo: Po, po
Ok, daku thank
BISEDA E DYTE
O Mandi, pse ja thyeve shtëpinë çunave
Mandi Çela: Jam fajtor, pranoj cdo gjë.
Qysh është puna, si e bërë?
Mandi Çela: Ore jam fajtor
Kujt ja dhe punën?
Mandi Çela: Po më vrisni, a fole me Endrin ti?
Kujt ja dhe punën?
Mandi Çela: Nuk kam dhënë gjë
O ça b*th q*m, a tha qepare që jam kam dhënë
Mandi Çela: Fola një llaf në tavolinë, ja kam shpjeguar
Qysh i gjetën adresën e tij?
Mandi Çela: Nuk i kam dhënë as adresë asgjë, i kam thënë vetëm Dajmond Slau
Po numrin e adresën?
Mandi Çela: As numër asgjë
Qysh i gjetën ata?
Mandi Çela: Kanë dalë i kanë ruajtur
Nga e dinin që ishin pemët varur?
Mandi Çela: O vlla nuk i kam thënë, doni të më vrisni më vrisni ja ku më keni
Hape cik gojën? Të kanë thyer dhembet, gjynof.
Qëlluan me armë grupin e xhirimit të “Fiks Fare”! Shpallen në kërkim tre agresorëtTre personat që kërcënuan grupin e xhirimit të Top Channel në Nkël të Krujës janë shpallur në kërkim. Ata qëlluan me armë gjahu gazetaren dhe operatorin që po raportonin gërryerjen e paligjshme në shtratin e lumit.
Drejtoria Vendore e Policisë Vendore Durrës njofton se janë në kërkim shtetasit E. K. (drejtuesi i ekskavatorit), G. K., 30 vjeç dhe H. V., 30 vjeç. Të vendosur në pika të ndryshme në zonë, ata kanë qëluar fillimisht drejt dronit që po filmonte dhe më pas drejt grupit të xhirimit.
Nën hetim për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës” janë vënë dy drejtuesit e kamionëve, shtetasit me iniciale A.L. dhe E.Gj.
Procedimi penal ka nisur edhe ndaj dy punonjësve të IKM-së, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. E. B. dhe F. Sh. kanë qenë përgjegjës për monitorimin e zonës, detyrë që qartazi nuk e kanë bërë.
Dhuna fizike dhe verbale ndaj grupit të xhirimit është dënuar nga institucionet më të larta në vend.
Nëpërmjet një reagimi të postuar në rrjetet sociale, presidenti Bajram Begaj u kërkon organeve ligjzbatuese të ndjekin me përgjegjshmëri të lartë këtë rast të dhunimit të fjalës së lirë, sikurse e cilëson kreu i shtetit.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, është shprehur se nuk tolerohen në asnjë mënyrë ngjarjet shumë të rënda kriminale të dhunimit, kërcënimit e goditjes me armë zjarri, si dhe të pengmarrjes të gazetarëve kurajozë të emisionit investigativ “Fiks Fare” në Krujë.
Sulmin e ka dënuar Autoriteti i Mediave Audiovizive:
“AMA dënon ashpër ushtrimin e dhunës verbale dhe fizike që shkoi deri dhe përdorimin e armës së zjarrit për frikësimin e reporteres dhe kameramanit, si akte të papranueshme dhe goditëse për lirinë e fjalës.
Aq më tepër që ngjarja ndodhi në një pronë publike, buzë lumit, ku një grup personash kryenin aktivitet të paligjshëm me pretendimin se ishin në “pronën” e tyre. AMA pret me padurim hetimin e detajizuar të këtij rasti të rëndë, duke nxitur autoritetet ligjzbatuese që të zbardhin plotësisht dhe sa më parë rrethanat e ngjarjes, si dhe personat përgjegjës të dalin para drejtësisë”.
Si ndodhi ngjarja në Nikël të Krujës:
Pasi është faktuar gërryerja e paligjshme e lumit dhe marrja e materialeve inerte, gazetarët si fillim janë përballur me persona me armë të cilët qëllonin drejt dronit. Pamje të tre personave të armatosur u transmetuan në emisionin investigativ Fiks Fare. Ata duke drejtuar armët qëndronin vetëm pak metra larg grupit të xhirimit,të pozicionuar në një vend që mezi dalloheshin.
Por jo vetëm aq, ndërkohë që gazetarët xhironin kamionët me inerte që dilnin nga lumi dhe prisnin ardhjen e policisë pas telefonatës që kishin bërë me Shefin e Komisariatit të Policisë Krujë, drejtë gazetarëve shkuan dy personat e parë të cilët urdhëruan gazetarët të ikin nga aty, sepse lumi është i tyre. Është në pronë të tyre.
Pas tyre drejt gazetarëve vjen një person i maskuar, i cili tenton të marrë kamerën me xhirimet e bëra. Godet pjesëtar të grupit të xhirimit dhe i kërcënon ata me jetë. Kjo skenë ka zgjatur më shumë se 30 minuta, derisa në fund gazetarët arrijnë të largohen nga vendngjarja.
Dhe vetëm pasi janë larguar nga zona, kanë hasur patrullën e policisë, e cila është takuar me grupin e xhirimit 50 minuta nga telefonata, shumë larg vendit të ngjarjes.
“Dua ti bie Oltës, Maestros dhe Kristit”/ Luizi nis fushatën, firmos Bledi!Fushata e Luizit për të mbledhur firmat e banorëve ende vazhdon.
Ai tha se qëllimi i tij është të mbledhë firmat e të gjithë banorëve për të goditur Oltën, Armaldon dhe Kristin.
Luizi u shpreh se duke mbledhur firmat e të gjithë banorëve ai do të sulmojë lojtarët e fortë dhe jo ata të dobët.
Banorët e radhës që firmosën ishin Bledi dhe Keisi.
Për shkak të ndikimit mes lidhjes së Venusit me Uranin, disa shenja të zodiakut do të vazhdojnë të kenë një kohë të mirë edhe për disa ditë të tjera kryesisht në lidhjet e tyre të dashurisë. Për sa i përket financave, megjithatë, shenjat e mëposhtme kanë fatin në anën e tyre në ditët në vijim.
Binjakët
Në biznesin e Binjakëve parashikohen zhvillime pozitive për muajin shkurt. Mundësitë për avancim dhe fillime të reja që ofrojnë më shumë të ardhura janë përpara dhe shumë prej jush do të shohin rritjen e llogarive tuaja bankare.
Luani
Në gjysmën e dytë të muajit do të arrini të rregulloni më mirë financat, pasi pas datës 19 shkurt do të ndjeni rritje të kreativitetit dhe produktivitetit. Venusi në Peshqit në datën 20 gjithashtu ndihmon për të rritur të ardhurat tuaja.
Ujori
Financat janë mjaft shqetësuese për ju në shkurt dhe Afërdita dë të fillojë t’iu favorizojë deri në datën 19 të muajit. Më në fund, ekziston një ekuilibër midis të ardhurave dhe shpenzimeve dhe një burim i ri të ardhurash mund të lindë nga asetet tuaja, dhe kjo do t’ju japë një mundësi për të planifikuar më mirë të ardhmen tuaj të afërt.
“Passat-i” përplaset me “Benzin” dhe përfundon në kanal në Fier!Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e stome në Fier ku automjet “Passat” është përplasur me një makinë tip “Benz” dhe për pasoje ka humbur kontrollin duke rënë në kanal.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë ish-parkut të mallrave. Nga informacionet e para mësohet se kanë mbetur të lënduar dy persona të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit.
Në vendngjarje ndodhet policia e cila po kryhen ekspertizën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./zoom.al
450 vrasje në ”dosje”/ Kapet në Ekuador ”Gato Farfán” dhe bashkëpunëtori i tij shqiptar!Trafikanti më i madh i drogës në Ekuador është vënë në pranga. Kapoja i njohur me nofkat “Gato Farfán” ose “Jerry”, njihej si trafikanti më i madh referuar drogës që dërgohej në Europë dhe SHBA.
Bashkë me të në pranga ra edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për 37-vjeçarin Artur Rrapaj nga Fieri, i cili ishte pjesë e kartelit të vetëquajtur Nueva Generación Ecuador. Ky shtetas ka precedentë penale edhe në Shqipëri. Arrestimi i tyre u arrit pas 18 muajsh hetime, në një operacion të përbashkët mes policisë kolumbiane dhe ekuadoriane.
Si rezultat i bastisjeve në kuadër të operacionit ku u arrestua i shumëkërkuari, në Guayas është arrestuar një shtetas me kombësi shqiptare dhe janë sekuestruar 319 mijë dollarë, telefona satelitorë dhe pajisje GPS, ndërsa në Imbabura është bastisur një kala me dyer të blinduara ku u gjetën katër kasaforta me 90 mijë dollarë.
Ndërkohë ministri i Brendshëm siguroi se “Gato Farfán” koordinoi dërgimin e drogës në Shtetet e Bashkuara përmes modaliteteve të ndryshme përmes porteve kryesore të Ekuadorit dhe Meksikës, në bashkëpunim me kartelet Sinaloa dhe Jalisco Nueva Generación.
Gjithashtu, ai pohoi se i arrestuari është përgjegjës për disa nga masakrat e ndodhura në burgje në Ekuador vitet e fundit dhe që kanë lënë të vrarë më shumë se 450 të burgosur që nga viti 2020.
/zoom.al