Aplikacion
Një foshnjë 2-muajshe është nxjerr e gjallë në qytetin e Hatajit, 29 orë nga rrënojat pas tërmetit katastrofik që goditi Turqinë. Video ka bërë xhiron e rrjetit, ndërsa përlot të madh e të vogël.
Në pamje shihet anëtari i ekipit i shpëtimit, që merr foshnjën dhe e fut në një ambulancë, ndërsa një prej tyre e fut foshnjën në xhupin e tij dhe më pas e mbulojnë me batanije.
Kështu u gjet edhe një fëmijë i identifikuar si Ahmed nën rrënojat e shtëpisë së tij në fshatin Qatma në veri të Alepos, Siri. Forcat e kërkim shpëtimit shkuan menjëherë atje dhe arritën ta shpëtonin.
Members of a family are taken out from under the rubbles of a building destroyed by this morning's deadly #earthquake. Pray for #Türkiye 🙏 #CaliberAz #video #deprem #depremde #depremdiyarbakır #depremgaziantep #depremgaziantep #depremadana #depremkahramanmaras pic.twitter.com/OfV6jhkSXI
— Caliber.Az English (@CaliberEnglish) February 6, 2023
Video të tjera në rrjetet sociale tregojnë ekipet e shpëtimit që nxitojnë të nxjerrin nga rrënojat fëmijë të shumtë që i kanë mbijetuar tërmetit katastrofik 7.8 ballë.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur gjendjen e emergjencës në zonat e prekura nga tërmeti. Erdogan tha se kjo gjendje do të qëndrojë në fuqi për 3 muaj, për 10 provincat.
Ndërkohë, presidenti turk tha se tërmeti që goditi Turqinë mëngjesin e së hënës, duke i marrë jetën më shumë se 3 mijë personave deri më tani, ishte “fatkeqësia më e madhe” që kishte goditur ndonjëherë më parë vendin.
Zbardhet DOSJA/ Specialistja e AKSHI-t për 2 vite bënte korrieren e drogës, si i shmangte policët“…Jam punonjëse, në një ministri…jam e ministrisë”. Me këtë fjali Erisa Fero, specialistja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, arrinte të shmangte patrullat policore, të cilat e ndalonin në rrugë.
Edhe pse në makinën tip “Golf 5”, Erisa Fero transportonte drogë, në asnjë rast nga ndalimi, ajo nuk është kontrolluar.
Sipas dosjes hetimore të siguruar nga “Ora News”, rezulton se zyrtarja e AKSHI-t nga viti 2020 e deri në dhjetor 2022, ka kryer rolin e transportimit të drogës, nga qyteti i Shkodrës ku blihej lënda narkotike në drejtit të Pogradecit dhe Korçës.
Dy pritësit e mallit që kishte dërguar grupi i Pogradecit, F.S., 30 vjeç dhe G.S., 28 vjeç, kanë mundur t’i shpëtojnë policisë.
Hetimet për këtë rast kishin nisur në vitin 2020, pasi është evidentuar se disa persona furnizojnë me lëndë narkotike subjekte kriminale në qytetet Pogradec dhe Korçë.
Në datën 8 dhjetor 2022 në aksin rrugor Shkodër-Tiranë, rreth orës 17:30 është konstatuar në drejtim lëvizje për në Tiranë një automjet. Pas kësaj makine vinte një tjetër mjet tip “Golf 5”, në posedim të Erisa Feros.
Erisa Fero është lidhje shoqërore me Lekë Basha dhe Endri Karaj. Ajo është e punësuar në A.K.SH.I dhe zakonisht kjo shtetase kryen transportimin e lëndës narkotike në ditët e pushimit me automjetin e saj “Golf 5”.
Nga dosja hetimore kuptohet se Erisa Fero, shkon me automjetin e saj në qytetin e Shkodrës, ku merr lëndën narkotike te personat e mësipërm dhe më pas niset për në drejtim të Pogradecit dhe Korçës.
Kur ndalohet nga policia, Erisa Fero prezantohet si punonjëse në ministri, me qëllim që të mos i nënshtrohet kontrollit. Për ti siguruar rrugën Erisa Feros dhe për të shkëmbyer lëndën narkotike cannabis sattiva me pritësit në F.S dhe G.S.
“…zakonisht personat që e mbulojnë me vëzhgim Lekë Basha dhe Endri Karaj, qëndrojnë 500 deri në 1000 metra para makinës që transporton lëndën narkotike, me qëllim për të kontrolluar rrugën dhe për të njoftuar Erisa Feron, nëse ka postbllok policie…” – thuhet në dosje.
Më tej në dosje thuhet se në 28 dhjetor 2022 shërbimet e policisë Korçë, kanë marrë informacion nga SPTIMSHI se Erisa Fero ishte nisur në drejtim të Pogradecit me automjetin e saj “Golf 5”.
Menjëherë shërbimet e policisë janë organizuar për të kryer verifikimin, ndjekjen dhe kontrollin e këtij automjeti. Në orën 17:25 në afërsi të Qafë-Thanë është konstatuar një automjet, në drejtimin e të cilit ka qenë shtetasi Lekë Basha dhe në vendin e pasagjerit, Maringlen Karaj.
Pak minuta më vonë vjen edhe automjeti “Golf 5” që drejtohej nga Erisa Fero. Në afërsi të një hoteli në zbritje të Qafë-Thanës, Erisa Fero, ka dalë nga automjeti “Golf 5” dhe hipën si pasagjere te automjeti tjetër që në timon qëndronte Mariglen Karaj.
Ndërkohë Lekë Basha merr drejtimin e automjetit “Golf 5” dhe hyn me të në parkimin e hotelt. Ndërsa automjeti tjetër, ku ndodhej Erisa Fero lëviz në drejtim të fshatit Lin. Menjëherë shërbimet e policisë kanë bërë të mundur ndalimin dhe kontrollin e të dy automjeteve. Në momentin që i janë afruar automjetit, policia ka konstatuar pakot me lëndë narkotike në një çantë të madhe të zezë.
Policia sekuestroi 58 kg drogë të llojit hashash, ndërsa në fillim të muajit Janar 2023 gjykata e Pogradecit caktoi masën e sigurimit “arrest në burg”, për Erisa Feron dhe dy bashkëpunëtorët e saj, Lekë Basha dhe Endri Karaj.
28-vjeçaria nga Korça, ka nisur punë në vitin 2017 pranë AZRT, (Agjencia për Zbatimin e Reformës Territoriale).
Nga atje, vajza që nuk dihet se çfarë shkollimi përkatës ka plotësuar si kriter kryesor, ka kaluar tek Inspektoriati Qendror, ku ka punuar nga vitit 2019 deri në vitin 2022 si Specialiste e Teknologjisë së Informacionit.
Nga atje, Fero ka nisur punë si shefe e Sektorit IT në muajin mars 2022 pranë AKSHI, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, ku ka punuar deri në momentin e arrestimit./OraNews
Proces gjyqësor në Vjenë për ekstradimin e Stela Gugalljës, flet avokati: U paraqit vetë…Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit bëri të ditur të martën se në Gjykatën e Vjenës në Austri, po zhvillohet një proces për ekstradimin e Stela Gugallës, ortake e vetme dhe administratore e shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k, e cila kishte fituar koncensionin për inceneratorin e Elbasanit.
Ndaj saj është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, që dhetorin e vitit 2021, kur u kryen dhe arrestimet e para, për çështjen e inceneratorëve, përfshirë ish ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.
Gugallja, sipas mediave është bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit, i konsideruar si truri që vuri në lëvizje të gjithë mekanizmin për ndërtimin e disa inceneratorëve në vend. Të dy, janë në arrati, sikundër dhe Klodian Zoto, ortak i vetëm dhe administrator i shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k e cila ndërtoi inceneratorin e Elbasanit dhe zotëronte dhe 70 përqind të aksioneve në inceneratorin e Fierit.
Ka qenë ky hap i saj, që sipas avokatit duhet jetë ndërmarrë diku nga pranvera e vitit të kaluar, që ka nxitur procedurat e ekstradimit nga Gjykata e Vjenës, e cila ka marrë dhe të gjithë dokumentacionin e përgatitur nga pala shqiptare.
Fakti që këto procedura kanë kohë që kanë nisur, duket se konfirmohet dhe nga formulimi i Prokurorisë së Posaçme, e cila për rastin shprehet se “deri në këtë moment nuk jemi njoftuar nga autoritetet austriake të drejtësisë për ecurinë e mëtejshme të procedurës së ekstradimit”. /VOA
VIDEO/ Vetëm 5 vjeç, momenti kur Sidra shpëtohet pas 35 orësh5-vjeçarja Sidra, i cila ndodhej nën rrënoja në Hatay, u shpëtua pas 35 orësh me përpjekjet e kërkim-shpëtimit të punonjësve të minierës.
Ekipet, që i panë ato momente, përjetuan një gëzim të madh, shkruan Hurriyet.
Tronditja e vogëlushes që iu dorëzua të atit iu pasqyrua në fytyrë.
Ndërkohë, bilanci i viktimave në Turqi dhe Siri ka shkuar në mbi 7 mijë pas tërmetit.
Kërkoi paradhënie për shitjen e bebes së palindur, babai: Do bëjmë lindje të parakohshme!Rasti i mbrëmshëm i denoncuar në Fiks Fare ku dy prindër bënin “biznes” me fëmijën e palindur duke e shituar për 5000 euro, të tjera detaje u publikuan mbrëmjen e së martës.
Babai i fëmijës, sapo ka mësuar se nusja e tij ishte 7- muajshe shtatzënë dhe kishte djalë është shprehur se bashkëshortja e tij do lindë brenda muajit. Kjo me pretekstin se gruaja e tij i lindë fëmijët shtatanik.
Ndërkohë që më parë ai i kishte kërkuar të infiltruarit të Fiksit një parapagesë. Gjë të cilën ky i fundit nuk ia dha, sepse që në fillim me Nuredinin kishin rënë dakord që pas lindjes së foshnjës do të kryhej edhe pagesa prej 5 mijë eurosh. Por i infiltruari i Fiksit kërkoi që foshnja të lindë 9- muajsh, duke mos ndërhyrë në barrën e të shoqes.
Dy ditë më vonë, Embrah Nuredini, ka kontaktuar sërish me të infiltruarin e “ Fiks Fare”. Këtë herë duke i kërkuar një takimin urgjent. Takim i cili është kryer në afërsi të Urës Dajlanit, ku dy bashkëshortët Nurdini jetonin me 5 fëmijët e tyre.
Embrah iu drejtua të infiltruarit të Fiksit se gruan do ta dërgonte në Rrapishtë të Elbasanit. Atje i kishte rekomanduar një i njohur i tij që është një grua e vjetër, që i bën gratë të lindin para kohe, saktësisht në muajin e shtatë.
Gazetarët kanë insistuar në një lindje normale të nënës në muajin e nëntë të shtatzënisë së saj. Gazetarë janë shprehur se “nëse fëmija nuk lindë nëntë muajsh ata do të tërhiqen për blerjen e fëmijës”.
Kjo ka bërë që babai i fëmijës të tërhiqej për momentin. Duke kërkuar gjysmën e shumës së parave që ai kishte rënë dakord për shitjen e fëmijës. Ndërsa pjesën tjetër pas lindjes së fëmijës.
Disa orë pas transmetimit të investigimit ka reaguar Policia e Durrësit. Duke proceduar penalisht për trafikim të të miturve çiftin Nuredini. Babai Embrah Nuredinit është arrestuar në flagrancë, ndërsa për nënën shtatzënë ka nisur procedimi në gjendje të lirë.
Mira Murati, shqiptaro-amerikania që menaxhon ChatGPTChatGPT është një teknologji relovucionare që u lejon kompjuterëve të kuptojnë dhe t’i përgjigjen gjuhës së folur.
Ky model gjuhe kompjuterike është në gjendje të krijojë biseda “njerëzore” me një robot, t’u përgjigjet pyetjeve, të ndihmojë në shkrimin e një teksti, email-i apo edhe të kodojë.
Mira Murati diskuton për rreziqet e Inteligjencës Artificiale (AI) dhe njëkohësisht ofron siguri për ndikimin e kësaj teknologjie në të ardhmen e njerëzimit.
Murati udhëheq ekipet e DALL-E, i cili përdor AI për të krijuar vepra arti bazuar në kërkesë, dhe ChatGPT, chatboti jashtëzakonisht i popullarizuar i AI, që mund t’u përgjigjet pyetjeve më të ndërlikuara me aftësi të frikshme njerëzore.
ChatGPT pushtoi imagjinatën e publikut pas publikimit të tij në fund të nëntorit. Ndërsa disa shkolla po e ndalojnë atë, Microsoft njoftoi për një investim prej 10 miliardë dollarësh në kompani, ndërsa Google ka shprehur shqetësimin se teknologjia mund të prishë biznesin e tij të kërkimit.
“Ashtu si me revolucionet e tjera nëpër të cilat kemi kaluar, do të ketë vende të reja pune si dhe shkurtime.” i tha Murati Trevor Noah vjeshtën e kaluar për ndikimin e AI, “por unë jam optimiste”.
Sipas Google Trends, ChatGPT e tejkaloi Bitcoin-in midis termave më të njohur të kërkimit në janar. Gjithë kjo vëmendje ka bërë që startup-i privat me bazë në San Francisko me 375 punonjës dhe të ardhura të pakta, të vlerësohet tani më rreth 30 miliardë dollarë. Murati foli për TIME rreth dobësisë më të madhe të ChatGPT, potencialin e pashfrytëzuar të softuerit dhe pse është koha për të bërë rregullime në AI.
ChatGPT mori një notë kaluese në një provim të liçensimit mjekësor në SHBA, një provim Shkollës së Biznesit Wharton dhe katër provime të rëndësishme universitare në shkollën juridike.
E pyetur për këto rezultate, Murati shprehet e emocionuar, por rrëfen se ka pasur edhe njëfarë frike. Ajo thekson se është kureshtare të shohë fushat ku ChatGPT do të bëhet i dobishëm për njerëzit, jo vetëm risi dhe kuriozitet.
Intervistuesi i ishte drejtuar ChatGPT për të formuluar një pyetje të mirë për krijuesen e tij. Ja cila ishte pyetja e gjeneruar nga roboti i chat-it: “Cilat janë disa nga kufizimet ose sfidat që keni hasur gjatë punës me ChatGPT dhe si i keni kapërcyer ato?”
Përgjigja e Muratit ishte e qartë. ChatGPT është në thelb një model i madh bisedimi – një rrjet i madh nervor që është trajnuar për të parashikuar fjalën tjetër – dhe sfidat me të janë sfida të ngjashme që shihen në modelet bazë të gjuhëve: mund të trillojë fakte të cilat mund të duken shumë bindëse. Kjo është një sfidë e madhe.
E pyetur se çfarë problemi zgjidh ChatGPT, duke patur parasysh se teknologjitë e reja krijohën pikërisht për këtë, Murati është shprehur se është ende herët për të folur me siguri. Megjithatë, programi ka potencialin për të revolucionarizuar me të vërtetë mënyrën e të mësuarit.
Në shkolla, klasat kanë rreth 30 studentë, secili prej tyre me prejardhje të ndryshme, mënyrë të ndryshme të të mësuarit, por programi mësimor dhe mënyra e mësimdhënies është e njëjtë. Me mjete si ChatGPT, mund të bisedohet pafund me një model për të kuptuar një koncept në mënyrë të përshtatshme menivelin e të kuptuarit të gjithësecilit.
Modeli ka potencial të jashtëzakonshëm për të ndihmuar me edukimin e personalizuar.
Ndërkohë, disa shkolla po e ndalojnë përfdorimin e ChatGPT. Kjo vjen si pasojë e një shqetësimi rreth mundësisë së keqpërdorimit të teknologjisë nga persona të ndryshëm.
Gjithashtu, shumë drejtues në fushën e AI po paralajmërojnë për rreziqet që vijnë prej saj. Mendimi i Muratit rreth këtyre shqetësimeve është se ekzistojnë vërtet shumë probleme të vështira për t’u kuptuar dhe për t’u zgjidhur.
Por, ky është një moment unik në kohë ku ekziston njëkohësisht edhe mundësia për të formësuar shoqërinë njerëzore. Kjo shkon në të dyja drejtimet: teknologjia na formëson dhe ne e formësojmë atë.
Si mund ta bëjmë programin të bëjë atë që dëshirojmë dhe si të sigurohemi që të jetë në përputhje me qëllimin njerëzor dhe në shërbim të njerëzimit?
Ekzistojnë gjithashtu një sërë pyetjesh rreth ndikimit shoqëror, dhe ka shumë pyetje etike dhe filozofike që duhet t’i shqyrtojmë. Dhe është e rëndësishme që të merret në konsideratë mendimi i zërave të ndryshëm, si filozofë, shkencëtarë, artistë dhe profesionstë nga shkencat shoqërore.
Arsyeja etike është pikërisht përdorimi i AI për qëllime të këqija. Kështu që vetvetiu lind pyetja se si mund të rregullohet përdorimi i AI në përputhje me vlerat njerëzore?
Këto pyetje dhe shqetësime duhet të zgjidhen dhe të rregullohen nga qeveritë në bashkëpunim me rregullatorët e tjerë, pasi vetë kontributi i inteligjencës artificiale shkon përtej teknologjisë.
Nga ana tjetër, ekziston frika se përfshirja e qeverisë mund të ngadalësojë inovacionin. Por, është shumë e rëndësishme që të gjithë të fillojnë të përfshihen, duke pasur parasysh ndikimin që do të kenë këto teknologji në të ardhmen e njerëzimit./Time
Zbulohet se kush është bashkëshorti i Olta GixharitNdonëse i panjohur për publikun dhe i mbajtur sekret nga vetë aktorja, partneri i Olta Gixharit është shndërruar tanimë në personazh showbiz-i.
Gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother Albania VIP”, Gixhari e ka përmendur të shoqin disa herë. Ajo çfarë ndjekësit dinë është emri i tij, Dori, me të cilin artistja ka një fëmijë.
Por së fundmi është zbuluar edhe shumë më shumë rreth tij. Bëhet fjalë për Dor Lushin nga Shijaku, biznesmen në Spanjë, aty ku Gixhari ishte zhvendosur prej kohësh.
Ditën e djeshme, Dori u shndërrua në kryefjalën e mediave rozë, pas një audioje të opinionistes Zhaklina Lekatarari, që qarkulloi në rrjet, në të cilën kjo e fundit pretendonte se ai kishte tentuar ta shantazhonte me para.
Më pas, po vetë Lekatari, në një video të shpërndarë në Instagram-in e saj hodhi poshtë çështjen e shantazhit, duke u shprehur se kishte përdorur termin e gabuar.
Bilanci i tërmeteve në Siri dhe Turqi/ Mbi 7200 viktima, rreth 35 mijë të plagosurËshtë rënduar më tej bilanci i tërmeteve që goditën Sirinë dhe Turqinë. CNN raporton se deri më tani, janë regjistruar të paktën 7266 viktima në të dy vendet.
termetiturqiaOrganizata humanitare në Siri, “White Helmets”, raporton se në total në të gjithë vendin janë shënuar 1832 viktima.
Prej tyre, 1020 janë shënuar në zonat që janë të pushtuara nga rebelët opozitarë. Ndërsa në zonat e kontrolluara nga qeveria zyrtare, janë raportuar për 812 viktima.
Për Turqinë ishte Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca i cili njoftoi bilancin e personave që kanë humbur jetën. Në një konferencë për mediat, ai u shpreh se në Turqi janë shënuar të paktën 5434 viktima.
Ai gjithashtu u shpreh se në Turqi janë afro 32 mijë qytetarë të plagosur që po marrin ndihmë mjekësore.
Ndërsa në Siri numërohen rreth 2400 qytetarë që kanë mbetur të plagosur.
Pas skandalit me deputetin që shihte video +18, një tjetër kapet mat me celular!Një tjetër deputete serbe, Marija Jevdic është fotografuar duke parë imazhe me fustane teksa në parlament zhvillohej debati i nxehtë për Kosovën.
Ajo u mundua të justifikohej duke thënë se ishte mesazh që ia kishte dërguar vajza dhe thjesht kishte klikuar linkun.
“Është një mesazh që ma ka dërguar vajza ime dhe ka qenë një link që e kam hapur. Prania ime në të dyja ditët e seancës në mbështetje të raportit nuk u vu asnjëherë në pikëpyetje”, tha ajo pas publikimit të skandalit.
Kujtojmë se, deputeti serb Zvonimir Steviç ishte në vëmendje të mediave pasi u filmua duke parë filma për të rritur në celularin e tij gjatë seancës në Kuvend ku po zhvillohej debati për Kosovën. Pas kritikave, ai dha dorëheqjen.
Deputeti i Partisë Socialiste të Serbisë, Zvonimir Steviç ka dhënë dorëheqjen disa orë pas publikimit të një videoje në rrjete sociale ku shfaqet ligjvënësi duke parë një video pornografike gjatë një seance parlamentare.
Sipas mediave vendase, Steviç është filmuar duke parë një video pornografike në celularin e tij gjatë seancës së zhvilluar javën e kaluar në Parlament, ku po diskutohej për çështjen e Kosovës.
Kjo nuk u ka shpëtuar mediave, të cilat e kanë filmuar e më pas e publikuan në rrjetin social Tëitter. Menjëherë pas këtij skandali, deputeti socialist dha dorëheqjen.
Stevic ka një karrierë të gjatë parlamentare. Nga viti 1996 deri në vitin 2000 ai ka qenë anëtar i Këshillit të Qytetarëve të Kuvendit Federativ të Republikës së Jugosllavisë.
Ndërsa nga viti 2004, ai ka marrë 6 mandate deputeti në Kuvendin e Serbisë. Ai tërhoqi vëmendjen e publikut si deputet në vitin 2008, kur shpenzoi më shumë se dy milionë e gjysmë dinarë për shpenzimet e udhëtimit nga thesari parlamentar.
Steviç ka mbajtur edhe poste në ekzekutiv. Në vitin 2008 ka qenë zëvendës ministër në Ministrinë për Kosovë e Metohi, e më pas sekretar shtetëror dhe në atë ministri ka qenë edhe kryetar i Qendrës Koordinuese.
Ai lindi më 17 mars 1957 në Prishtinë. Në vitet 1980, ai punoi si gazetar në NIP Jedinstvo dhe sekretar i Komisionit për Programin e JU-së. Nga viti 1991 deri në vitin 1999 ka qenë nënkryetar i Kuvendit të qytetit të Prishtinës.
Është anëtar i Kryesisë dhe Bordit Kryesor të Partisë Socialiste të Serbisë dhe për dy mandate kryetar i Bordit Krahinor të Partisë Socialiste të Serbisë për Kosovë e Metohi.
Në faqen e SPS-së thuhet se Stevic ka pasur rezultate të dukshme edhe në fushën e futbollit. Ai u zgjodh kryetar i FC Graçanica në vitin 1992, i cili në atë kohë kaloi nga Liga e dytë e Kosovës në Ligën e parë Krahinor, e më pas në Ligën e tretë të Lindjes Serbe.