zoom

Day Archive“Krisu ti dhe ajo pu*ana jote”/ Si degradoi debati mes Amosit dhe Luizit: Ik kris b*thën

Amosi dhe Luizi kanë debatuar me njëri-tjetrin duke arritur deri në përdorimin e fjalëve të rënda.

Në një debat të zhvilluar pak para prime-it teksa kishin provën për mbajtjen e llambës ndezur me pulsantët e tyre, dyshja është përballur me fjalor të rënduar.

Në një moment dëgjohet që Amosi i thotë Luizit: “Krisu ti dhe ajo pu*ana jote” teksa gjysmën e fjalisë ia thotë nëpër dhëmbë.

Ndërsa Luizi ndërkohë që futet brenda shtëpisë nga oborri po ashtu i thotë “krisu ti, ik kris b*thën”.

“E kam puthur boll, ka fillu të më mërzitet”/ Kiara i përgjigjet Luizit: Ou? Ik e mos m’u afro më..

Romanca mes Kiarës dhe Luizit duket tashmë e konsoliduar dhe pas puthjes së parë të dhënë gjatë dasmës së zhvilluar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, dyshja rrallë shihet larg njëri tjetrit.

Puthjet e tyre nuk mungojnë dhe po ashtu edhe batutat e Luizit.

“O Bona, më ka thënë Kiara mos ta puth më në sy teje dhe të Maestros se i vjen zorr nga ju,” tha Luizi.

“Ou, ashtu?,” përgjigjet Valbona e cila çohet nga tavolina dhe i thotë Armaldos që të largohen dhe ta lënë çiftin në intimitetin e tyre.

Por në këtë moment Luizi ndërhyn me shaka: “Jo, jo s’ka gjë, se e kam puthur boll, ka filluar të më mërzitet”.Kiara reagon: “Ou, e po ik pra mos më puth më, mos m’u afro”

Prindërit në Durrës shesin 5000 € fëmijën ende në bark! Babai bën pazaret: Bëj ç’të duash me të

Shitja e fëmijëve,duket se është kthyer në një “biznes” fitimprurës tek një familje në Durrës.

Një baba 27 vjeçar së bashku me bashkëshorten e tij, kanë nxjerrë në shitje fëmijën e gjashtë edhe pse ai nuk ka ardhur akoma në jetë dhe i duhen dy muaj për të lindur.Ngjarja tragjike është denoncuar mbrëmjen e së hënës nga gazetarët e emisionit “Fiks fare” të cilët pasi kanë mësuar se Emre Nuredini, kërkonte të shiste fëmijën që bashkëshortja e tij mbante, kanë kontaktuar menjëherë me të. Fiksi ka realizuar bisedat me bashkëshortët dhe denoncuar skandalin e radhës me shitjen e fëmijëve. Emre Nuredini, është 27 vjeç me origjinë nga Elbasani. Pas martesës ai ka qëndruar disa vite në Tiranë, ku edhe është dënuar me burg për vepra penale të ndryshme. Aktualisht ai sëbashku me bashkëshorten e tij Rexhina Nuredini banon në Shkozet Durrës. Familja Nuredini kanë pesë fëmijë dhe presin fëmijën e gjashtë të cilin e kanë nxjerr në shitje.

Në takimin e parë me gazetarët e “Fiks Fare “ Emre dhe Rexhina janë takuar në një lokal në hyrje të Durrësit. Gjatë bisedës Emre Nuredini shprehet se “ kam gruan 5 muajshe shtatëzën, por akoma nuk e dimë gjininë e fëmijës”. Madje sipas tij ai ishte nisur ditën që takoi gazetarët për të bërë edhe Eko-n për të mësuar gjininë e fëmijës. Por edhe pse nuk ka asnjë informacion mbi gjendjen dhe gjininë e fëmijës në barkun e nënës, ata janë të gatshëm ta shesin. Në prani edhe të bashkëshortes Emre bën pazar me gazetarët e Fiksit duke i kërkuar 5000 euro për fëmijën e palindur ende. “Nëse bini dakord çdo vizitë që do kryhet do jeni të pranishëm” shprehet babai shitës.

Emre gjithashtu sqaron gjithë procedurën që do ndiqej derisa të lindë fëmija. ” Në momentin që gruaja do lindë ti do jesh në spital i pranishëm dhe gruaja ime do thojë që këtë fëmi ia fal motrës, edhe unë do them që ia fal kunatës dhe pastaj ti bën regjistrimin mbi vete të fëmijës” sqaron Emre. ” Pasi të bëj ekon se ça e ka djalë a vajzë, në momentin që gruaja ime do ketë dhimbje unë do të njoftoj po është keq. Gjatë kësaj kohe do rrimë në kontakt një herë në javë o do më marrësh o do të marr në telefon” i drejtohet ai gazetarëve.

Në këto kushte gazetarët e Fiksit të shtirur si blerës të mundshëm i kërkojnë të dinë edhe mendimin e nënës biologjike që e mban në bark nëse është dakord me shitjen e fëmijës, ajo pohon pa hezituar.” Në maternitet pasi të lindi ne nuk kemi më punë, gruaja ime as gji nuk do i japi do t’i dilni vetë për zot. Mua do më paguani 5000 euro dhe asnjë fjalë lart e poshtë. Se çfarë bëni ju pastaj është puna juaj bashkë të mos kemi më llafe” shpjegon Emre.

Pas takimit të parë Emre Nuredini, bëhet dhe takimi i dytë. Kësaj radhe Emre fillimisht u afron gazetarëve fëmijën që kushërira e tij e kishte lindur një javë më parë dhe e kishte lënë në maternitet në Tiranë. Por gazetarët insistuan për të parë gjendjen e fëmijës që priste gruaja e tij dhe gjininë në eko. Por Emre gjithnjë kërkonte një sasi lekësh për t’i dhënë para se bashkëshortja e tij të linde si paradhënie për të krijuar më shumë besim tek ‘blerësit’. Gjatë bisedës ai tregon se në rrethin e tij familjarë këtë gjë e kanë bërë edhe njerëz të tjerë, pra shitjen e fëmijevë.

Një kushëri i tij kishte shitur dy fëmijë në Durrës, ndërsa teza e tij që ishte me banim në Korçë kishte shitur tre fëmijë, dy në Tiranë dhe një në Greqi. Gazetarët së bashku me Emren dhe Rexhinën kanë vajtur tek një klinikë private gjinekologjike në Durrës, ku edhe kanë bërë kontrollin. Sipas mjekut gjinekolog Rexhina ishte 39 javëshe, pra 7 muajshe shtatzënë. Fëmija kishte zhvillim normal, pa probleme dhe i gjinisë mashkullore.

Takimim i parë

Babai i fëmijës – Unë me orgjinë jam nga Elbasani. Kam qëndruar në Tiranë 17 vjet. Kisha ca probleme në Tiranë jo në burgjeve jo kështu. Erdha këtu në Durrës kam nja shtatë vjet këtu në Durrës.

Fiksi – Unë ka kohë që kërkoj një fëmijë. Nuk e di se sa muajsh është …

Babai i fëmijës –Pesë muajsh është. Unë s’e kam parë të them të drejtën. Unë ta them të vërteten.

Fiksi – Do të kujdesem unë deri sa të lindë, janë gjërat e mia si i thonë asaj.

Babai i fëmijës – Po

Fiksi – Nëse ti je dakord?

Babai i fëmijës – Unë rashë dakord që dje.

Fiksi – Unë dua me ditë kur i doni lekët, sa lekë bën?

Babai i fëmijës – Mos e vrit mendjen. Vetëm nuk dua që të kem debate mbrapa.

Fiksi – Pse do kesh debate?

Babai i fëmijës –Kanë bërë ca të tjerë dhe i kanë hyrë nëpër gjyqe jo kështu nëpër shtete…

Fiksi- Tani

Babai i fëmijës – I kemi hequr.

Fiksi – Me mua ke dy gjëra, më thuaj kaq, kam këto kushte

Babai i fëmijës – Dëgjo mua, unë nuk kërkoj as shtëpi, as pallate, as biznese, as kështu vëlla me mua e ke këtu. Je ti këtu, është ky këtu

Fiksi – Po

Babai i fëmijës – Ky nuk njihet i imi ( fëmija që do të shesë). Njihet i joti. Se ça bën ti mua nuk më intereson fare.

Fiksi – Më thuaj sa është pazari?

Babai i fëmijës – As dua 20 000 euro, as 50 000 euro, të thashë 5000 euro.

Fiksi – Do t’i jap në momentin që marrë fëmijën?

Babai i fëmijës – Kur të duash ti nuk e kam problem.

Fiksi – Janë kushtet tuaja, unë do të marrë ça të jetë kismet, vajza, djalë.

Babai i fëmijës – Është kismet i Allahut.

Fiksi – Në momentin që do të lindë nusja, kur të dali nga spitali do e regjistroja a nuk do e regjistrojë, ça do bëjë?

Babai i fëmijës –Jo, jo atje do ta regjistrosh ti. Atje shihe ti, do marrësh nusen tënde, do të thotë nusja ime unë ja fal motrës. Edhe unë ja fal kunatës.

Fiksi – Po

Babai i fëmijës – Mundet të vij kjo dëshmitare, unë mundet të marrë kushëririn tim. Po jam dakord firmos kaq.Atje e regjistron vetë.

Fiksi – Do të dërgojmë nusen të lindi. Pasi të lindë kemi më punë bashkë pasi të jap lekët?

Babai i fëmijës – S’ke punë më me mua ti. Edhe tek spitali kur do vish ti do e marrësh në dorë vëlla, nuk e marrë unë, as nusja ime. Ti thjesht o vëlla do shkosh ta marrësh vetë.

Fiksi – Sa fëmijë ke?

Babai i fëmijës – Unë pesë.

Fiksi – Nuk dua debate apo llafe mbrapa, këtë dua prej teje.

Babai i fëmijës –O vëlla jam unë, s’ke probleme me njeri. Këtë shok, as njihemi, as bëhemi. S’ke lidhje, se ku rri se ku bën është puna jote, nuk më intereson se ku rri unë e ça bëj, ai iki jashtë shtetit a vdes, varet nuk ke lidhje fare.

Fiksi – Lekët kam për t’i dhenë pasi të marrë vajzën apo djalin si të jetë kismet. Je dakord edhe ti nuk dua me pasur llafe mbrapa.

Nëna e fëmijës – Po

Fiksi – E lamë marrë fëmijën të jap 5000 euroshin. Në momentin që do të lindë nusja.

Babai i fëmijës –Unë ta thashë edhe një herë në atë moment që do marrësh fëmijën o vëlla as të njoh as më njeh.

…………………………………………………………………………

Takimi i dytë

Babai i fëmijës – Unë gjeta tek kushërira ime, ka një javë e ca që kishte lënë fëmijën tek spitali. Dhe nuk e di tani a e ka tek spitali a e kanë dërguar tek shtëpia e fëmijës. Ka një javë që ka lindur dhe e kshte lënë tek spitali dhe kishte ikur.

Fiksi – Unë kam ardhur për të parë gjininë e fëmijës?

Babai i fëmijës – Për mua hajde e shkojmë sot në spital, shihe.

Fiksi – Unë ja thashë edhe historinë e tezes që ma bëre muhabet.

Babai i fëmijës – Po, kushëriri im i dytë e ka shitur një këtu e një në Greqi.

Fiksi – Jeton në Durrës?

Babai i fëmijës – Po, po këtu rrinë. Tezja prapë në Korçë

Fiksi – Sa ka shitur tezja?

Babai i fëmijës – Tre copë, tre.

Fiksi – Në Greqi?

Babai i fëmijës – Jo në Shqipëri.

Fiksi – E kemi lënë ta shohim sot, kur të lindë përsëri do më thuash. Në momentin që do lindësh fëmijën, do e marrësh, do të jap lekët e unë në punën time, ti në punën tënde.

Babai i fëmijës – Po sikur të më ndihmosh një çikë?

Fiksi – Më thuaj.

Babai i fëmijës – Nuk do bëje keq, për një çikë lekë që unë të jemi i sigurt për çdo gjë. Që të më jepje pak lekë.

Fiksi – E kemi lënë, në momentin që del nga materniteti ti me gjithë gruan, do të jap lekët, unë në punën time ti në punën tënde.

Babai i fëmijës – Ta thashë që në fillim as më njeh e as të njoh.

Vizita tek gjinekologu

Fiksi – Kemi këtë shoqen për t’i bërë një eko. Duam të dimë sa muajsh është?

Doktori – Kush e ka ndjekur deri tani apo s’ka bërë…

Fiksi – Nuk ka bërë asnjë herë.

Doktori – I sati fëmijë është ?

Nëna_ Pesë.

Fiksi – Ky është i gjashti.

Doktori – 29 javësh, 7 muajshe, data e përafërt e lindjes 17.04.2023. Çun. Mirë është , gjinia mashkullore. Në kohë është, me peshë normale, zhvillimi i rregullt. Atëherë je 29 javë e 2 ditë

Fiksi – Doktor faleminderit shumë.

Doktori – Faleminderit juve./TCH

Këputet ashensori i një pallati në Tiranë, çfti i bashkëshortëve bie nga kati i pestë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Ashensori i një pallati në zonën e Astirit ka pësuar defekt duke rënë nga kati i 5.

Më datë 06.02.2023, në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Madh”, ka pësuar defekt ashensori i një pallati dhe ka rënë nga kati i pestë në katin zero. Në të ndodheshin shtetasi S. K., 56 vjeç, dhe shtetasja S. K., 55 vjeçe (çift bashkëshortësh).

Në ndihmë të tyre kanë vajtur shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të ambulancës.

Si pasojë, shtetasit e lartpërmendur janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Të lutem kujdesu për veten”, turqit në garë me kohën për të shpëtuar sa më shumë njerëz

Në Turqi dhe Siri numërohet çdo minutë që kalon për të shpëtuar çdo jetë që munden e që kanë mbetur nën rrënoja.

Reuters ka publikuar videon e një personi në një qytet në Turqi, i cili i flet një të mbijetuareje të bllokuar nga një ndërtesë e shkatërruar.

Siç duket në pamje, ai është shtrirë tërësisht për të arritur tek e mbijetuara, por nuk arrin dot që ta shohë tamam.

“Çfarë ngjyre ke veshur? Ke veshur ngjyrë rozë? Të lutem kujdesu për veten për momentin, nuk mund të shoh asgjë tjetër”, shprehet ai.

Tërmeti me epiqendër në Gaziantep zgjati rreth 1 minutë dhe ishte i magnitudës 7.8 të shkallës Rihter. Për pasojë kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri mbi 2700 persona.

Dëmet e tjera janë të pallogaritshme. Ndërtesa të tëra janë shkatërruar plotësisht si pasojë e dridhjeve të tokës.

“Më trego dorën, do të të shpëtojmë”, thirrja dëshpëruese e një babai drejtuar të birit nën rrënoja

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.8 që goditi Sirinë Jugore ka qenë fatal për mijëra vetë.
Njerëz të bllokuar nën rrënoja që thërrasin për ndihmë, kanë qenë këto disa nga pamjet tronditëse të cilat kanë ardhur nga Siria dhe Turqia ditën e sotme.

Prestigjiozia “Al Jazzera” ka publikuar videon e një gruaje që filmoi veten të bllokuar nën rrënojat e tërmetit, të cilën ia dërgoi motrës së saj.

“Motër, ne jemi në një situatë shumë të keqe. Shiko tavanin sipër nesh. Tubacionet janë sipër nesh, çdo gjë është sipër nesh”, dëgjohet të thotë ajo në video.

“Al Jazzera” ka publikuar po ashtu edhe videon e një babai që i thërriste djalit të tij nën rrënoja.

“Më trego dorën, ne do të të shpëtojmë ty. Rri aty bir. A je mirë? Qëndro aty bir, ne do të të nxjerrim nga aty”, i thotë babai të birit.

 

 

Turkey’s defence ministry says the country’s armed forces have established an air corridor to enable medical and rescue teams to reach the earthquake-hit areas.

🔴 LIVE updates: https://t.co/FRLf9rE4t6 pic.twitter.com/OeSUTAW4IU

— Al Jazeera English (@AJEnglish) February 6, 2023

Tërmeti në Turqi, OBSH ngre alarmin: Numri i viktimave mund të 8-fishohet!

Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm në Turqinë juglindore, afër kufirit të Sirisë, mund të 8-fishohet, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë. Numri, i cili aktualisht është në më shumë se 2,700 njerëz, është rritur me shpejtësi që nga tërmeti i parë që goditi herët në mëngjesin e së hënës.

Rreth 12 orë më vonë, një lëkundje e dytë e fuqishme goditi veriun. Ekipet e shpëtimit po krehin malet me rrënoja në kushte ngrirjeje dhe dëbore për të gjetur të mbijetuar. Vendet në mbarë botën po dërgojnë mbështetje për të ndihmuar përpjekjet e shpëtimit, duke përfshirë ekipet e specializuara, qentë snifer dhe pajisjet.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën 04:17 me orën lokale (01:17 GMT) në një thellësi prej 17.9 km (11 milje) pranë qytetit të Gaziantep. Sizmologët thanë se tërmeti i parë ishte një nga më të mëdhenjtë e regjistruar ndonjëherë në Turqi. Të mbijetuarit thanë se u deshën dy minuta që lëkundjet të ndalonin.

Tërmeti i dytë ishte me magnitudë 7.5 ballë dhe epiqendra e tij ishte në rrethin Elbistan të provincës Kahramanmaras. Një zyrtar nga Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë tha se ishte i pavarur nga lëkundjet e mëparshme dhe jo një pasgoditje. OBSH ka paralajmëruar se këto shifra ka të ngjarë të rriten deri në tetë herë, pasi shpëtimtarët gjejnë më shumë viktima në rrënoja.

“Gjithmonë shohim të njëjtën gjë me tërmetet, për fat të keq, që është se raportet fillestare të numrit të njerëzve që kanë vdekur ose që janë plagosur do të rriten mjaft ndjeshëm në javën në vijim”, tha zyrtarja e lartë e urgjencës së OBSH-së për Evropën, Catherine Smallwood.

Tjetër protestë, Berisha thirrje qytetarëve: Të mërkurën mblidhuni…

Duket se protesta e 11 Shkurtit nuk do të jetë e vetmja e organizuar nga opozita. Kreu i PD-së Sali Berisha iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen që ditën e mërkurë në orën 10:00 rreth Kuvendit ku do të mbahet seanca plenare.

Këtë deklaratë Berisha e bëri gjatë një takimi me me Lidhjen Demokratike të Gruas së Shqipërisë. Lideri demokrat tha se nuk mund t’i lihet parlamenti në dorë një krimineli si Rama.

“Përballja me të është kushti që shqiptarët të votojnë të lirë. Ne kemi deklaruar, nuk vijmë në pushtet me mjete të tjera, veç se me votën e lirë. Ne kemi për detyrë të bëjmë që shqiptarët të votojnë të lirë. Ai flet për tërmet, ne duhet të ja bëjmë cunam. Jo zgjedhjet, qeverisjen. Ne jemi për zgjedhje të lira, nuk i prekim kujt votën dhe e respektojmë secilin. Por nëse ai do të bëjë votën tërmet, ne do të ja bëjmë qeverisjen cunam atij.
Data 11 është sipari i një revolucioni i cili ndalet vetëm me përmbysjen e Edi Ramës. Pasnesër në ora 10:00 se detyrat janë të shumta, opozita sakrificë është. Kjo është e vërteta. Nëse do të kishte një emër të dytë, opozitë-sakrificë do të thotë. Pasnesër ne e kemi thirrur atë në parlament. Ftoj qytetarët e Tiranës, ska nevojë nga rrethet që të vijnë aty rreth parlamentit, të jenë aty. Të thonë edhe ata zërin e tyre jashtë parlamentit. Nuk mund ti lihet parlamenti një krimineli si ai. A e vinit re ju, ai vinte në parlament dhe shante në mënyrë më të shpërfytyruar. Asgjë sepse e dinte që ishte më kriminel se çdo kriminel tjetër në këtë vend. Një njeri që porosit për të vrarë opozitën, për të asgjësuar opozitën ai është krimineli më i madh i këtij vendi. Prandaj dhe i shpërfytyruar vinte dhe sillet ndaj opozitës në mënyrën më armiqësore. Ne na mohojnë çdo të drejtë aty, e bëjnë që të ikim nga parlamenti, por jo jo nuk do të ikim nga parlamenti. Ne do të flasim aty, ju do të flisni aty jashtë parlamenti. Parlamenti është i juaji, është i qytetarëve, është tempulli i demokracisë dhe ne nuk ja lëshojmë një grushti kriminelësh parlamentin. Të mërkurën në ora 10:00 ka urdhëruar Lindën e parlamentit që të përjashtojë 8 deputetë. E dëgjoni ju, të mërkurën në orën 10 kemi seancën e pyetjeve në parlament për Edi Ramën, tu shpjegojmë shqiptarëve për McGonigal, Marko Rossin, Duçkën, Nezën. Të ju shpjegojmë shqiptarëve të gjitha këto.”-tha Berisha.

kujtojmë se opozita ka kërkuar sërish interpelancë me kryeministrin Edi Rama në lidhje me skandalin “McGonigal”.

Zhaklina reagon pas publikimit të audios ku tregon shantazhin e burrit të Oltës: Është e vërtetë…

Opinionistja e “Big Brother Vip”, Zhaklin Lekatari, ka reaguar pas publikimit të një bisede të saj, ku ajo shprehej se “burri i Olta Gixharit e ka shantazhuar.”

Zhaklina thotë në fillim të videos “po, është e vërtetë”, por më pas shton se ka përdorur termin e gabuar (i referohet fjalës shantazh) dhe mohon se është shantazhuar nga partneri i Oltës. Zhaku thotë se është kontaktuar nga burri i Oltës dhe ka vënë në dijeni produksionin për këtë gjë, por mohoi të jetë shantazhuar. (REAGIMI I ZHAKLINËS KËTU)

Një audio e opinionistes së “Big Brother Vip”, Zhaklin Lekatari, në një bisedë në rrjetin social ‘Whatsapp’, tregon se kjo e fundit është shantazhuar nga partneri i Olta Goxhari. Teksa e pohon me gojën e saj, Zhaklin Lekatari shton se burri i Oltës ka tentuar “ta blejë me para”, duke shprehur se këtë gjë ia ka thënë edhe produksionit.

Unë ia thashë produksionit sot, burri i Oltës do të më shantazhojë. Ndjehem e ofenduar që burri i Oltës mendon që mund të më blejë mua me lekë. Unë nuk jam Olta, nuk blihem, i thashë Sara Hoxhës”– thotë Zhaklin Lekatari në audio-n (DËGJO KËTU).

Zhaklin Lekatari është njohur gjithnjë për mendimet pafiltra, të drejtpërdrejta dhe përkrahjen e kauzave të ndryshme.

Por, muajin e fundit është përfolur kryesisht për rolin e ri që ka marrë si opinioniste në “Big Brother VIP”. Krah Arbër Hajdarit, ajo ndan me të gjithë mendimet e saj rreth dinamikave në lojën e famshme dy herë në javë.

Perla nga Da Silva nuk mjafton, Laçi fiton me përmbysje dhe zhyt në krizë Partizanin

Laçi trondit Partizanin në kryeqytet duke mundur me përmbysje 2-1 Partizanin në një ndeshje të ekulibruar.

Fillimi ishte më i mirë për kurbinasit, që rrezikuan me Shkurtajn, por Hadroji bëri një ndërhyrje shpëtimtare duke larguar topin nga porta.

Partizani reagoi dhe zhbllokoi takimin me brazilianin Da Silva, që mahniti tifozët duke shënuar një gol fantastik në minutën e 28’.

Në disavnatazh Laçi insiston më tepër dhe në shtesë vendosi ekulibrin me mbrojtësin Turkaj, i cili zëvendësoi futbollistin Nikolin Duka në minutën e 43’ për shkak dëmtimi.

Në pjesën e dytë loja bëhet më interesante, por në fund i buzëqesh Laçit, që shënoi me sulmuesin Shkurtaj në minutën e 66’.

Partizani, insiston më tepër në minutat e mbetura, por Laçi mbrohet me forca të shumta dhe në fund kthehen në Kurbin me tri pikë në xhep. /zoom.al/