zoom

Day Archive“Ajo është xheloze”/ Kiara dhe Tea “sherr” për Luizin: Ajo e përqafon…

Tea dhe Kiara prej ditësh janë përplasur me njëra-tjetrën në distancë por dhe përballë, në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Thelbi i këtij debati është bërë pikërisht Luizi, pasi sipas Teas, Kiara është xheloze, ndërsa nga ana tjetër moderatorja tha se është gjithçka për mënyrën si ajo luan.

“Do doja shumë që Kiara dhe Efi të shohin darkën time. Nuk është aspak e vërtetë që unë e kam pasur ëndërr të isha në atë darkë. Luizi ka qenë duke parë kiarën dhe i bënte ato komente që të dëgjonte Kiarën. Nuk ishte për të më bërë mua të ndihesha mirë. Kiara ka reaguar ndaj meje pas performancës me Luizin. Mendova se ishte xhelozi. Ajo me tha ishte në kuadër të lojës.”- tha Tea.“Nuk kam ndjerë xhelozi. Nuk kam asgje personale. Nuk më pëlqen si po luan. Është ajo që ka dashur të prezantohet si pjesë e një trekëndëshi. Pjesa që më ka bezdisur është morali që më ka bërë duke më thënë si i ri afër një njeriu që të përqafon. Dhe nga ana tjetër Tea ka bërë të njëjtën gjë, ka vazhduar ka folur, ka qeshur, e ka përqafuar. Nuk më pëlqen kur bën moral kot.”- tha Kiara.

“Jo unë kam dashur që të qëndroj larg, nuk kam dashur fare t’i afrohem Luizit. I kam mbajtur shumë distancë këtij njeriu. Po thua sikur kam bërë gjëra që nuk i kam thënë dhe as bërë.”- u përgjigj Tea.

Tre shenjat e Horoskopit që do ta nisin mbarë muajin shkurt!

Lajmi i mirë është se për tre muajt e ardhshëm nuk do të kemi asnjë planet në lëvizje retrograde, kështu që javët e fundit të janarit dhe ditët e para të shkurtit konsiderohen pozitive. Megjithatë, jini të vetëdijshëm, sepse në fund të javës intensifikohen sjelljet egoiste dhe tensionet do të jenë të larta.

Gjithsesi, Dielli nga Ujori me Marsin që prek fillimin e javës dhe tribuna e Mërkurit me Uranin në të njëjtën ditë, i japin një dimension më dinamik përditshmërisë me shenjat e mëposhtme që ndikohen më pozitivisht.

Dashi
Me aspektet pozitive të Diellit me sundimtarin tuaj Marsin dhe Mërkurit me Uranin në fillim të javës, rikthehet shpirti i ekipit dhe gatishmëria për të bashkuar forcat me të tjerët për të arritur rezultatet më të mira. Kjo në biznes, për të cilën ju mendoni për shumë mënyra për të bërë më mirë. Jeni gati të vini në veprim planin tuaj dhe të shfrytëzoni mundësitë. Në të njëjtën kohë, do të ketë njohje për përpjekjet tuaja, ndërsa fundjava do të theksojë edhe emocionalitetin me pasionin dhe vetë-shprehjen duke qenë në qendër. Shijoni këto ditë dhe vëmendjen që po përjetoni, e meritoni.

Luani
Shumë gjëra kanë ndodhur në jetën tuaj kohët e fundit. Ju vetëm duhet t’i shijoni ato. Ju kërkoni shoqërinë e miqve dhe familjes dhe energjia që rrezatoni është freskuese. Mundohuni me çdo kusht të shmangni sjelljet ekstreme dhe dëgjoni atë që ju thonë të tjerët. Ju nuk keni gjithmonë të drejtë. Frymëzimi dhe idetë e bukura ju vërshojnë në mendje dhe do t’ju ndihmojnë të dalloheni profesionalisht, edhe pse mund të ketë presion. Megjithatë, përfitoni nga ndikimi pozitiv i planetëve për të festuar fitoret tuaja dhe vëmendjen që ju drejtohet, ju e dini se si ta bëni këtë më mirë se kushdo.

Shigjetari
Ju merrni drejtimin dhe krijoni jetën që dëshironi. Personalisht ose profesionalisht, një sërë mundësish paraqiten këtë javë dhe ju favorizojnë. Ju keni dhuntinë e komunikimit dhe mund t’i bindni të tjerët, të përfitoni prej saj. Takimet me kolegë apo miq të vjetër krijojnë mundësi dhe sa më i hapur të jeni, aq më shumë mundësi për ndryshim keni. Gjatë fundjavës me hënën në Luan, energjia juaj emocionale kalon nëpër shtëpinë tuaj të 9-të të vetëpromovimit dhe zbulimit të vetvetes. Ndiqni zemrën tuaj ndërsa filloni një udhëtim të ri.

Pallati i “Rozafës”/ Çfarë po ndodh në Elbasan, digjet për të dytën herë banesa në ndërtim

Digjet per te dyten here nje shtepi druri ne ndertim ne lagjen 5 maji ne Elbasan. Banesa ne pronesi te shtetases L.H. Zjarrfikesja beri te mundur shurjen e flakeve ndersa gjykon se zjarri eshte i qellimshem per shkak se eshte i perseritur dhe perderisa banesa eshte ne ndertim dhe ska asnje shkak tjeter te mundshem zjarri.

“E kalon dot oqeanin Rama?”, Salianji për skandalin “McGonigal”: Kryeministrin mund ta…

Deputeti i PD Ervin Salianji i ftuar në emisionin “Open” ka folur në lidhje me përfshirjen e kryeministrit Rama në skandalin McGonigal.

Ai ka ngritur pyetjen nëse në një situatë të tillë kreu i qeverisë mund të kalojë oqeanin dhe të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë amerikanë.

“Amerikanët nuk janë si SPAK-u apo sistemi gjyqësor këtu që shohin kë kanë përballë e kush vjen nga pas se ndryshe nuk do përmendej 14 herë, bëhet fjalë për kryeministrin e një vendi aleat në NATO.

Fakti që SHBA e përmendin 14 herë me emër kryeministrin në akuzat e Uashingtonit, nxjerr çështjes të veçantë dhe VOA e kishte zbardhur të plotë, pa diskutim që nuk shohin se kush përfiton se nuk është logjikë e drejtësisë kush përfiton politikisht. Jemi në kushtet e ka kryer apo jo shkeljen. Politikisht në këto kushte Rama mund të largohej. E përcakton PS, zgjedhjet apo një qeveri teknike është tjetër gjë. Jemi në një situatë që thuhet në aktakuzë se personat që kanë takuar Ramën e McGonigal kanë interesa financiare nga ndikimi që i kërkon Mcgonigal Ramës në zyrë në 9 shtator. Pas 9 shtatorit, në 5 tetor, 20 nëntor e në janar vijojnë takime pa fund të Ramës e këtyre dy personave me drejtorin e kundërzbulimi në FBI. Pa diskutim kemi të bëjmë me interesa të mëdha. Ç’interes ka drejtori i kundërzbulimit të FBI të rrijë me kryeministrin e Shqipërisë një herë në muaj?

Për shkak se Rama është përfshirë në këtë aferë, sot Shqipëria ka një dëm të madh në të gjithë mediat botërore.

Me këtë situatë e kalon dot oqeanin kryeministri e të takojë zyrtarë të lartë të SHBA se do kenë frikë të dalin në foto se do i thonë ky korrupton”, ka deklaruar ai.

Përplaset makina e prefektit të Korçës, vihet në pranga autori

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë.

Mësohet se një shtetas ka përplasur automjetin e prefektit të Korçës në unazën e qytetit.

Drejtuesi me iniciale D. Xh. pas përplasjes është larguar nga vendngjarja.

Pasi është larguar është fshehur në një lagje të qytetit, ku u gjet nga policia e qarkullimit rrugor.

Në testin e bërë ai rezultoi se ishte nën ndikimin e alkoolit.

Pas kësaj u bë menjëherë shoqërimi i tij. Ndërkohë çështja do ti kalojë prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Berisha lajmëron datën e Protestës Kombëtare: Më 11 shkurt Shqipëria vërshon drejt Tiranës

Mbrëmjen e sotme është mbledhur kryesia e Partisë Demokratike.

Në fjalën e tij në përfundim të mbledhjes, kreu i PD Sali Berisha ka bërë me dije hapat që do të ndiqen për organizimin e protestave si formë reagimi ndaj ngjarjeve politike, sidomos skandalit McGonigal, ku përmendet edhe emri i kryeministrit Rama.

“Koha që opozita të flasë deri në largimin e këtij turpi, i njeriut që s’ka normë, moral, nder. Në 11 shkurt Shqipëria vërshon drejt Tiranës, ndërsa Tirana vërshon në rrugë e sheshe në një protestë kombëtare.

Në orën 12:00 para Kryeministrisë Shqipëria do vërshojë drejt Tiranës”, tha ai.

Kontrolli fundos 31-vjeçarin shqiptar/ Kapet në shoqërinë e 3 grabitësve

Një 31- vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali. Mediat italiane raportojnë se arrestimi i të riut është bërë pasi blutë kanë zbuluar se ai jetonte në zonën e qutjaur Baranzate në Itali, pa dokumenatcionin përkatës dhe i papunë.

Siç raportojnë mediat vendase, ai është kapur në shoqërinë e 3 personave të tjerë gjatë mbrëmjes së djeshme të cilët dyshohet se ishin grabitës apartamentesh.

Ata janë kapur gjatë një aksioni policor në mbrëmje, pas një denoncimi të bërë nga disa qytetarë për praninë e hajdutëvë në zonën e lagjes Polo.

Shqiptari dhe 3 ‘shokët’ e tij u kapën në një makinë tip ‘Ford Focus’. Ata fillimisht tentuan t’ia mbathin pasi vunë re prezencën e karabinierëve por pas disa minutash ndjekje kanë rënë në prangat e policisë.

Eksperti i kriminalistikës: Hakerat mbërthejnë Air Albania. Ultimatum për…

Hakerat janë futur në sistemin e kompanisë Air Albania duke hakeruar të dhënat e ruajtura.

Kështu shprehet eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Ai shprehet se ata i kanë vendosur kompanisë së fluturimeve një afat deri në datë 14 shkurt për të paguar gjobën në kërkim të kthimit të të dhënave.

“Kisha kohë që paralajmëroja sulmet kibernetike ndaj kompanive të sektorit privat. Kompanisë AirAlbania i janë hakeruar të dhënat dhe i është vendosur afat deri në 14 Shkurt për të paguar gjobën në këmbim të kthimit të tyre nga hakersat”, shkruan ai.

Sulmoi ashpër shqiptarët! Zbulohet arsyeja pse Braverman i ka “halë në sy” emigrantët

Konservatorët nuk do të falen nëse nuk ndalojnë kalimet e emigrantëve në Kanal. Këtë paralajmërim ka bërë sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, duke zbuluar kështu edhe burimin e retorikës së saj anti-shqiptare, duke i cilësuar shpeshherë emigrantët që shkojnë me varka në Angli si “pushtues”. Në një intervistë për The Telegraph, Sekretarja e Brendshëm tha se Qeveria duhet të ndalojë kalimet me varka të vogla nëse konservatorët duan të fitojnë zgjedhjet e ardhshme. Ajo tha se reputacioni i partisë ishte “në fije të perit”, duke lëshuar një thirrje për deputetët që të bashkohen.

Ekzistojnë gjithashtu ndarje brenda konservatorëve midis atyre që duan që qeveria të shkojë më tej dhe të largohet nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe atyre që kanë frikë se planet mund të shkelin ligjin ndërkombëtar, duke përfshirë Konventën e Refugjatëve. Ministrat mund të kërkojnë të prezantojnë projekt-ligjin e ri për Imigracionin Ilegalë përpara pushimeve të deputetëve në fund të javës së ardhshme, duke kërkuar marrjen e masave për të ndaluar numrin rekord të emigrantëve që kalojnë Kanalin sa më shpejt të jetë e mundur.

Projektligji do t’i japë Sekretarit të Brendshëm, në këtë rast Braverman, kompetencat për të ndaluar emigrantët që të hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar duke i kthyer “me shpejtësi” në vendin e tyre ose në një vend të sigurt si Ruanda, ku do të shqyrtohet kërkesa e tyre për azil. E pyetur për pasojat nëse qeveria nuk do të ndalonte varkat me emigrantë, Braverman tha: Unë thjesht nuk mendoj se do të falemi. Ne duhet të fitojmë besimin e popullit britanik për të gjitha çështjet dhe çdo ditë që jemi në qeveri. Kjo çështje është një zhgënjim i madh për shumë e shumë njerëz që takoj, por edhe për popullin britanik në përgjithësi. Unë besoj se reputacioni im dhe reputacioni i Partisë Konservatore është në fije të perit. Ka të bëjë me kompetencën dhe ka të bëjë me të qenit besnik ndaj popullit britanik që na vendosi në detyrë për të zgjidhur këtë problem.

E pyetur nëse mund t’u kushtojë konservatorëve zgjedhjet e ardhshme, ajo tha: Unë mendoj se ne duhet të ndalojmë anijet për të fituar zgjedhjet. Nëse jo…Për këtë arsye kryeministri e ka bërë migrimin një nga pesë prioritetet e tij. Objektivi kryesor është që të mos ketë më justifikime. Qeveria duhet të përmbushë premtimin. Populli britanik me të drejtë është i ngopur me këtë problem që ka zgjatur tashmë prej vitesh, dhe unë me të vërtetë mendoj se është shansi i fundit për qeverinë që ta bëjë këtë të drejtë.

Projektligji ka të ngjarë të vendosë një detyrë ligjore mbi Sekretarin e Brendshëm për të larguar emigrantët që mbërrijnë ilegalisht ose hyjnë në Angli në mënyrë indirekte përmes një vendi të tretë të sigurt. Kjo është krijuar për të mbështetur Qeverinë kundër sfidave ligjore dhe për të mbrojtur në mënyrë efektive politikën e Ruandës në ligj pasi ajo u bllokua nga sfidat ligjore.

E pyetur nëse ajo ishte e bindur se projektligji do të përputhej me Konventën e Refugjatëve, Braverman tha: Unë isha gjithashtu Prokurore e Përgjithshme. Kështu që unë e di rëndësinë e kornizave ligjore, rëndësinë e legjislacionit dhe ligjshmërisë.

Ajo refuzoi të diskutohej nëse Qeveria do të tërhiqej nga KEDNJ, duke thënë vetëm se “pikëpamjet e mia për GJEDNJ janë shumë të qarta”. Por më para tha se Britania e Madhe duhet të përgatitej të largohet prej Konventës.

Por ajo pretendoi se do të kishte “forca të frikshme që do të punonin kundër tyre për të pasur sukses”.

Ndërkohë, një analizë e re sugjeroi se taksapaguesit mund të përballen me një faturë vjetore prej 1 miliard £ për të arrestuar rreth 47,000 emigrantë, të cilët nuk mund të largohen nga Britania e Madhe, sepse Britania nuk ka marrëveshje kthimi me vendet në të cilat ata mund të largohen. Nga 45,746 personat që kaluan Kanalin me varka të vogla vitin e kaluar, studimi llogariti se 32,247 nuk do të mund të ikin pasi hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar përmes rrugëve të paligjshme.

Ndërroi jetë pas abortit, del ekspertiza: Shkaktar mpiksja e gjakut

Pas vdekjes së 34-vjeçares Etleva Çullhaj e cila humbi jetën një ditë më parë pak orë pasi kishte abortuar një fëmijë në maternitetin e Elbasanit kanë dalë raportet e ekspertizës.

Sipas ekspertizës ka rezultuar se vdekja e 34-vjeçares është shkaktuar si pasojë e tromboemboli ose siç nijhet ndryshe, mpiksje gjaku.

Mjeku gjinekolog si dhe ai reanimator, Arben Paralloi dhe Behar Gjevori janë shoqëruar në 12 të natës në polici por janë lënë të lirë pas ekspertizës.

Nënë e dy fëmijëve prej kohesh punonte në Elbasan ku merrte lokale të vogla me qira.

Trupi i 34-vjeçares është çuar në Baldushk të Tiranës pasi aty banonin prindërit e saj, ku edhe do t’i kryhet përcjellja për në banesën e fundit.