zoom

Day ArchiveDonald Trump çel fushatën për zgjedhjet presidenciale 2024

KOLUMBIA, Karolina e Jugut – Ish-Presidenti Donald Trump filloi fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 me një ndalesë të shtunën në Nju Hempshër, përpara se të vazhdonte drejt Karolinës së Jugut. Vizitat e tij në këto dy shtete, që organizojnë votimet më të hershme, shënojnë aktivitetet e para të fushatës elektorale që kur ai njoftoi kandidimin mbi dy muaj më parë.

“Po fillojmë. Po ia fillojmë nga këtu si kandidat për president”, u tha ai drejtuesve të Partisë Republikane të mbledhur në takimin vjetor në Nju Hempshër, përpara se të ndalej në orët e vona të pasdites në Kolumbia, për të prezantuar ekipin e tij drejtues në shtetin e Karolinës së Jugut. “Jam më i zemëruar tashmë dhe jam më i përkushtuar tani se ç’kam qenë ndonjëherë”.

Në këto dy shtete zhvillohen dy nga tre garat e para për emërimin brenda partisë, duke u dhënë atyre fuqi të jashtëzakonshme në përzgjedhjen e kandidatit.

Ish-Presidenti Trump dhe aleatët e tij shpresojnë se zhvillimet do të ofrojnë një demonstrim force në mbështetje të ish-presidentit, pas një nisjeje të vakët në fillimet e fushatës që krijoi pikëpyetje për angazhimin e tij për të rikandiduar. Gjatë javëve të fundit, mbështetësit e tij kanë kontaktuar zyrtarët politikë dhe ata të zgjedhur për të siguruar mbështetje për zotin Trump në një moment jetik kur republikanë të tjerë po përgatiten për të kandiduar.

“Starti u dha dhe sezoni i fushatës ka filluar”, tha Stephen Stepanek, kryetari në largim i Partisë Republikane në Nju Hempshër. Ish-Presidenti Trump njoftoi se zoti Stepanek do të shërbejë si këshilltari i tij i lartë për fushatën në këtë shtet.

Megjithëse ish-Presidenti Trump mbetet kandidati i vetëm i deklaruar për zgjedhjet presidenciale 2024, sfidantë të tjerë të mundshëm, ndër ta Guvernatori i Floridas Ron DeSantis, ish-Nënpresidenti Mike Pence dhe ish-Guvernatorja e Karolinës së Jugut Nikki Haley që shërbeu si ambasadore në OKB gjatë administratës së ish-Presidentit Trump, pritet të fillojnë fushatat e tyre elektorale gjatë muajve të ardhshëm.

Ish-Presidenti Trump duke folur gjatë takimit në Nju Hempshër (28 janar 2023)
Ish-Presidenti Trump duke folur gjatë takimit në Nju Hempshër (28 janar 2023)
Në Karolinën e Jugut, Guvernatori Henry McMaster, Senatori Lindsey Graham dhe disa ligjvënës nga ky shtet pritet të marrin pjesë në aktivitetin e së shtunës. Por ekipi i fushatës së zotit Trump ka hasur në vështirësi në sigurimin e mbështetjes së anëtarëve të legjislativit të këtij shteti, madje edhe nga disa prej tyre që e mbështetën atë me zell gjatë kandidimeve të mëparshme.

Disa thonë se me mbi një vit deri në votimet paraprake, është tepër herët për të shprehur mbështetjen, apo se disa po presin të shohin se kush tjetër do të hyjë në garë. Të tjerë kanë thënë se është koha që partia ta tejkalojë zotin Trump, duke u orientuar drejt një gjenerate të re drejtuesish.

Përfaqësuesi republikan në legjislativin e këtij shteti, RJ May, nënkryetar i Grupit të Lirisë në Dhomën e Përfaqësuesve të shtetit Karolina e Jugut, tha se nuk do të marrë pjesë në aktivitetin e zotit Trump, pasi është përqëndruar në betejën legjislative të grupit të tij brenda grupit të Partisë Republikane. Ai sinjalizoi se është i hapur ndaj kandidatëve të tjerë në garën presidenciale 2024.

“Mendoj se do të kemi një listë shumë të fortë kandidatësh këtu në Karolinën e Jugut”, tha zoti May, i cili votoi për ish-Presidentin Trump në vitin 2016 dhe 2020. Ai shtoi se “me 100% do të pranoja një Donald Trump përkundër një Joe Biden-i”.

Dave Wilson, president i OJQ-së konservatore të krishterë “Palmetto Family”, tha se disa votues konservatorë mund të kenë shqetësime për komentet rishtazi të ish-Presidentit Trump se republikanët që kundërshtojnë të drejtën e abortit mund t’i kenë kushtuar partisë humbjen në zgjedhjet e nëntorit.

“I bën të mendohen disa njerëz brenda radhëve konservatore të Partisë Republikane nëse duhet ta lënë procesin të marrë rrjedhë vetë, apo jo”, tha zoti Wilson. Organizata e tij bëri një aktivitet në vitin 2021 ku foli ish-Nënpresidenti Pence. Ai shtoi se “duhet të vazhdojnë ta fitojnë votën vetë. Asgjë nuk duhet marrë si e mirëqenë”.

Duke pranuar se zoti Trump “bëri disa gjëra fenomenale kur ishte president”, si p.sh. sigurimin e një shumice konservatore në Gjykatën e Lartë, zoti Wilson tha se votuesit republikanë në Karolinën e Jugut mund të duan “një kandidat që mund të jetë flamurtari jo vetëm për tani, por që do të krijonte inercinë e vazhdueshme në mbarë Amerikën për konservatorizmin gjatë disa dekadave të ardhshme”.

Por, Gerri McDaniel, e cila punoi për fushatën elektorale Trump 2016 dhe e cila do të marrë pjesë në aktivitetin e së shtunës, e hedh poshtë idenë se votuesit janë të gatshëm të shohin përtej ish-presidentit.

“Disa nga mediat thonë se ai po vazhdon të humbasë mbështetje. Jo, ai nuk po e humbet”, tha ajo. “Do të jetë thjesht më e madhe se ç’ishte më parë, pasi ka kaq shumë njerëz që janë të zemëruar me ato që po ndodhin në Uashington”.

Aktiviteti që do të mbahet në një godinë qeveritare në Karolinën e Jugut, me praninë e zyrtarëve të zgjedhur, është në shumë mënyra jo në përputhje me imazhin e një ish-protagonisti të shfaqjeve televizive që zakonisht parapëlqen tubimet e mëdha dhe që është përpjekur të kultivojë imazhin e një të ardhuri nga jashtë politikës. Por, realiteti është se zoti Trump është një ish-president që kërkon të rizgjidhet në Shtëpinë e Bardhë duke nxjerrë në pah dallimet mes periudhës kur ai ishte në detyrë dhe administratës së tanishme.

Tubimet janë gjithashtu me kosto të lartë, dhe ish-Presidenti Trump i shtoi sfidat financiare kur vendosi ta fillonte fushatën e tij në nëntor – shumë më herët nga ç’kishin sugjeruar shumë nga aleatët e tij. Kjo e vendosi atë nën detyrimin për të zbatuar rregullat e rrepta për mbledhjen e fondeve dhe ia ndaloi vënien në përdorim të organizatës së tij të mirëfinancuar politike për aktivitete të tilla, që mund të arrijnë kosto prej disa miliona dollarësh.

Ish-Presidenti Trump gjatë njoftimit në nëntor të rikandidimit të tij
Ish-Presidenti Trump gjatë njoftimit në nëntor të rikandidimit të tij
Zyrtarët mendojnë se zoti Trump do të flasë në sallën e katit të dytë të godinës qeveritare, një zonë kjo pompoze ceremoniale e gjendur mes sallës së Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit.

Në këtë vend janë shpalosur disa nga momentet më të dukshme politike të Karolinës së Jugut, përfshirë nënshkrimin nga zonja Haley në vitin 2015 të një ligji për të hequr flamurin e Konfederatës nga territori i godinës qeveritare, si dhe nënshkrimin nga zoti McMaster në vitin 2021 të ligjit për ndalimin e abortit në këtë shtet pas gjashtë javëve të para të shtatëzanisë. Gjykata e Lartë e këtij shteti e shpalli rishtazi anti-kushtetues këtë ligj, dhe zoti McMaster është zotuar të përpiqet për një rishqyrtim.

Fushata fillestare e ish-Presidentit Trump ka ngjallur tashmë debate, në veçanti pasi ai darkoi me nacionalistin e bardhë, që mohon ekzistencën e Holokaustit, Nick Fuentes, si dhe reperin e njohur më parë me emrin Kanye West, i cili pati bërë një seri komentesh anti-semite. U shndërruan gjithashtu në objekt humori një seri kartash tregtimi dixhital që zoti Trump pati nxjerrë në shitje, ku ai paraqitej ndër të tjera si një superhero, si kaubojs dhe si astronaut.

Njëkohësisht ai vazhdon të jetë objekt i disa hetimeve penale, përshirë për zbulimin e qindra dokumentave të klasifikuara në pronën e tij në Florida, si dhe nëse pengoi drejtësinë duke refuzuar t’i dorëzojë ato. Ai gjithashtu po hetohet në nivel federal dhe shtetëror për përpjekjet për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, kur ai humbi përballë demokratit Joe Biden.

Sidoqoftë, ish-Presidenti Trump mbetet i vetmi kandidat i shpallur për vitin 2024, dhe anketimet fillestare tregojnë se ai është favoriti për të fituar nominimin e partisë së tij për të kandiduar për president.

Zoti Stepanek, i cili ishte i detyruar të qëndronte neutral deri në përfundimin e mandatit të tij si kryetar i partisë në Nju Hempshër, që përfundoi gjatë takimit të së shtunës, minimizoi rëndësinë e një fillimi të ngadaltë për zotin Trump, për të cilën zyrtarët e fushatës elektorale thonë se përkon me kohën e harxhuar për krijimin e një infrastrukture për fushatën në nivel kombëtar.

Në Nju Hempshër, tha ai, “nuk ka patur shumë pritshmëri, apo ngazëllim” për rizgjedhjen e zotit Trump. Ai tha se ndjekësit më besnikë të zotit Trump vazhdojnë ta mbështesin.

“Ka shumë njerëz që nuk ishin me të në 2015, në 2016, dhe që pastaj u bënë mbështetës dhe në vazhdim kundërshtarë”, tha zoti Stepanek. “Por njerëzit që e mbështetën në Nju Hempshër, që e shtynë drejt fitores së tij në vitin 2016 në zgjedhjet paraprake në Nju Hempshër, ata janë ende aty, duke pritur presidentin”./ VOA

Skafi me turistë bllokohet në mes të detit në Vlorë, policia i ndihmoi dhe i nxori në breg

Policia kufitare e Vlorës ka marrë një thirrje për ndihmë ditën e sotme nga një skaf.

Skafi “Ertion” me 4 persona në bord ka pësuar avari në momentin që ndodhej në det të hapur. nxori

Turistët i ka kapur paniku dhe menjëherë kanë njoftuar policinë kufitare.

Personi i cili kërkoi ndihmë ishte drejtuesi i skafit me inicialet XH. K.

Efektivët janë afruar me një tjetër skaf pranë vendit të quajtur “Shën Vasil” ku turistët ndodheshin dhe i kanë ndihmuar ata të afrohen pranë bregut.

Sipas njoftimit të policisë asnjë person nuk ka pësuar lëndime dhe se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

 

400 euro bileta, Balla merr edhe djalin në koncertin e këngëtarit grek

Mbrëmjen  e 26 Janarit, në Pallatin e Kongreseve pati një koncert me këngëtarin grek, Konstantinos Argiros, i cili erdhi për herë të parë në Tiranë.

Ajo që u vu re në këtë koncert, ishte çmimi i lartë i biletës, pra 400 euro një biletë.

Por çmimi i kripur i biletës duket se nuk ka qenë aspak problem për kreun e grupit socialist, Taulant Balla.
Ai ka marrë me vete edhe të birin dhe nëse i është dashur të paguajë si të tjerët, ka nxjerrë nga xhepi rreth 800 euro, një shumë sa gjysma e pagës së tij mujore.
Nëse i ka marrë falas, do të duhet t’i deklarojë, pasi ligji nuk i lejon dhurata mbi 50 euro. /Zoom.al

 

Sherr me kaçavida dhe çekan mes 2 personave në qendër të Fierit, 1 përfundon në polici

Një sherr ka ndodhur në qendër të Fierit mes dy personave.

Sipas policisë sherri ka ndodhur në rrugën “Jakova Xoxa” rreth orës 19:00 mes 29-vjeçarit me inicialet R. Ç dhe 40-vjeçarit me iniciale F. SH.

Sherri ka filluar pas një konflikti të çastit ku janë goditur me sende të forta.

40-vjeçari raportohet se ka dëmtuar dorën.

Ndërkohë në komisariat u shoqërua 29-vjeçari dhe po kryhen veprimet procedurale hetimore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Skandali/ Shqipëria shet energjinë disa herë më lirë se çmimi i bursës

Në sektorin energjitik në Shqipëri është krijuar një situatë e paprecedentë.

Zoom.al, nga këqyrja e rezultateve të tenderit për shitjen e energji elektrike për periudhën 27-29 Janar 2023, vëren se 900 MwH, janë shitur me një çmim tepër të ulët, saktësisht me çmim 25.50 €.

Në të dhënat e mëposhtme bie në sy çmimi tepër i ulët me të cilin Koorporata Elektronergjitike shet energjinë, vetëm pak muaj pasi në treg e blinte me çmime deri në 400 € /Mwh për të përballur krizën energjitike gjatë verës dhe vjeshtës.

Katër rastet kur sipas ekspertit KESH ka shitur energji me çmim më të ulët se bursa:

Në Lotin 1 janë shitur 7200 MwH me çmim 97.33 €.

Në Lotin 2 janë shitur 3300 MwH me çmim 45.15 €.

Në Lotin 3 janë shitur 2700 MwH me çmim 32 €.

Në Lotin 4 janë shitur 900 MwH me çmim 25.50 €.

Në një kohë që e gjithë vëmendja e opinionit publik është përqendruar te çështja e korruptimit të zyrtarit të FBI-së, Charles McGanigal dhe dyshimet bien mbi kryeministrin Edi Rama për pagesën 225 mijë euro, KESH gjen momentin për të shitur 900 MwH me çmim 25.50 €.

KLIKO KETU PER TE PARE TE PLOTE TE DHENAT: Rezultatet-e-Tenderit-per-shitje-e-energji-elektrike-per-periudhen-27-29-Janar-2023

Mbaroi dënimin prej 14 vitesh për vrasje, Italia dëbon 42-vjeçarin shqiptar: Është i rrezikshëm

Policia italiane ka dëbuar nga vendi një 42-vjeçar shqiptar pasi ka mbaruar dënimin prej 14 vitesh për vrasje.

Shqiptari ishte i burgosur për 14 vite në nurgun Mario Gozzini në Firenze.

Pas përfundimit të dënimit, Italia ka nisur procedurat dhe ka bërë të mundur largimin e 42-vjeçarit nga territori italian duke e ndaluar të futet në vend për 10 vite.

Shqiptari nuk është identifikuar por theksohet se është i rrezikshëm.

Ai është shoqëruar për në aeroportin e Pizës dhe ka hipur në avion nga personeli i specializuar i Zyrës së Emigracionit drejt vendlindjes.

Vrasja për të cilën u dënua 42-vjeçari ndodhi në vitin 2008 në Grosseto.

Ai vrau një bashkë atdhetar pas një sherri duke e goditur me thikë në fyt.

Goditje e cila i mori jetën në moshën 24-vjeçare.

Ndërron jetë i dyshuari i plagosjes së 2 grave në Kosovë, mjeku: Erdhi me 2 plagë

I dyshuari për plagosjen me armë zjarri i dy grave, nënë e bijë në Fushë-Kosovë ka ndërruar jetë në QKUK.

Lajmi është konfirmuar nga mjeku Emergjencës, Ejup Govori.

Ai u shpreh se i dyshuari është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

“Po, pacienti i dyshuar për plagosjen e dy grave ka vdekur”, tha Govori.

“Gjendja e tij kur është pranuar në QKUK ka qenë e rëndë, pra ka pasur shenja jete por ka qenë me parametra vital të komprometuar. Ka pasur dy plagë nga arma e zjarrit”, shtoi ai.

Gjatë ditës u raportua se nënë e bijë u plagosën në Fushë Kosovë me armë zjarri por që janë jashtë rrezikut për jetë edhe pse kanë lëndime serioze.

I tha se ka frikë se do ta shfrytëzojë/ Kiara trondit Luizin, por më pas…

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito bisedojnë herë pas here natën vonë, ku nuk mungojnë as komentet për raportin që kanë krijuar ata brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”.

Mbrëmë këngëtari i thotë se “ka frikë se duke e ditur se sa shumë ndjen ai për të, ajo do ta përdorë atë shumë bukur, jo në mënyrë shfrytëzuese”.

Menjëherë reagon moderatorja, e cila thotë “nuk je as i pari dhe as i fundit”. Këto fjalë duket se nuk i pëlqyen këngëtarit, pasi i ndryshoi edhe mimika e fytyrës.

Por Kiara i thotë se e tha gabimisht, u shpreh gabim. Ajo shtoi se nëse do e thoshte Luizi, do e merrte me sportivitet.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Unë kam frikë këtë, se duke e ditur se sa ndjej për ty e sa të dua, ti ke për ta përdorur këtë në mënyrë shumë të bukur. Jo në mënyrë shfrytëzuese

Kiara: Nuk je as i pari e as i fundit që… As i pari domethënë që bën, nuk ka lidhje. Se krah vetes gjithmonë kam dashur njerëz që bëjnë për mua

Luizi: S’je as i pari as i fundit, shumë e bukur kjo

Kiara: I fundit domethënë…

Luizi: Në ça sensi

Kiara: Nuk është hera e parë që dikush bën shumë për mua, kështu që është normale, nuk të shfrytëzoj. Nuk ka lidhje, e vlerësoj madje. Hë u mërzite tani?

Luizi: Jo

Kiara: U pre fare. Pse mërzitesh direkt si bebe, si çun i vogël 2 vjeç

Luizi: Ja këtë desha me thënë, se duke e ditur se sa të dua, ia fut një përkëdhelje, i bën gjitha me mua, edhe thua ‘kaloi, e harroi’.

Kiara: Ti je kampion në ngelje hatri. Njeri që të ngel qejfi në çdo moment

Luizi: Nuk duhet?

Kiara: Nuk duhet në çdo moment se bëhesh i lodhshëm.

Luizi: S’duhet me të thënë unë ‘O Kiarë nuk je as e para as e fundit’

Një prej anëtarëve me një krah e një këmbë/ Shkatërrohet grupi i shqiptarëve në Greqi

Katër shqiptarë, pjesë e një grupi hajdutësh janë prangosur nga autoritetet greke si pasojë e një operacioni të nisur që prej gushtit të vitit 2022.

Bëhet me dije nga mediat greke shkruajnë se më 27 janar në Korinthi dhe Atika u arrestuan katër shqiptarë, të moshave nga 26 deri në 44 vjeç. Një prej anëtarëve të grupit rezultin se është me aftësi të kufizuara, me një krah e një këmbë.

Ata operonin në fushën e vjedhjeve, të pastrimit të parave, në trafikun e narkotikëve dhe në dhunimin e punonjësve të drejtësisë dhe qytetarëve të ndryshëm. Shqiptarët kanë marrë pjesë të paktën në 21 raste vjedhjesh prej të cilave kanë siguruar të paktën 200 mijë euro. Dobësia e shqiptarëve ishin bizhuteritë, florinjtë dhe orët e shtrenjta Rolex.

Granada shpërthen me Uzunin në fushë, sulmuesi rikthehet me 2 gola në 3 minuta

Myrto Uzuni ka lënë pas dëmtimin e fundit që kaloi te Granada dhe është kthyer në fushën e blertë nga minuta e parë.

Sulmuesi shqiptar ka arritur të shënojë dy gola në vetëm tre minuta kundër Andorrës.

Golin e parë e shënoi në minutën e 10, ndërsa tre minuta më vonë do të vinte edhe dyfishimi i rezultatit.

Myrto Uzuni është kthyer frikshëm dhe po tregon te Granada të gjithë potencialin e tij.

Me rezultatin 2-0 Granada fitoi takimin ndaj ekipit të Andorra dhe ngjitet përkohësisht në vendin e katërt me 41 pikë.

Menjëherë pas këtyre realizimeve ka ardhur edhe një postim nga Granada: “Ndalojeni Myrto Uzunin, nëse guxoni”. /zoom.al/