Aplikacion
Korporata e Investimeve
Nga viti 2019 qeveria u kujtua se nuk kishte arritur të zhvillojë si duhet ekonominë shqiptare e se duhej një kompani në pronësi të saj që të çonte investimet në sektorët ekonomikë të cilët kishin potenciale dhe do hapnin vende të reja pune.
Me debate mes të vetëve dhe kundërshtarëve, pasi i jepte kompetenca të mëdha në administrimin e pronave shtetërore por dhe në marrjen e huave, u miratua ligji për “Korporatën e Investimeve”.
Ligji u kthye edhe nga presidenti Meta në atë kohë, por sërish qeveria mbrojti idenë e saj për të themeluar këtë kompani. Madje nga fundi i vitit 2021, Ministria e Financave çoi edhe 17 milion euro për këtë Korporatën, që të kishte kapital të fortë. (1.8 milion i kishin dhënë ca muaj më parë)
Që kur nisi e deri më sot, të ardhurat që raporton Korporata janë zero. E vetmja gjë që gjen është një raport që ka bërë administrimi, i cili shpalos vizionin në 3 pika: të ndërtojë një ekip të mirë dhe koheziv, të zhvillojë në letër projektet dhe të sigurojë kapitalet për aktivitetet që do të bëjë. Më pas thuhet se ka shqyrtuar dhjetra projekte potenciale në turizëm, energji, bujqësi që të identifikojë se “cili prej tyre ushqen potencialin transformues nga këndvështrimi i qëndrueshmërisë tregtare”.
Ekipi koheziv i ekspertëve është një staf prej 4 vetash, ndërsa e gjithë puna e projekteve që ka bërë kjo ndërmarrje shtetërore shtrihet vetëm në gjetjen e një zyre. Për këtë, punonjësit kanë marrë 2 milion lekë rrogë, ndërsa drejtori përveç rrogës ka marrë dhe 20 mijë euro honorare, ndërsa bordi ka shpërblyer veten me 80 mijë euro për punën e bërë. Nga antarët e bordit njëra është drejtore e rëndësishme dhe tjetra ministre.
Si dikush që jeton në një vend të varfër, nuk mund të rri pa më bërë përshtypje se si shpërdorhen paratë publike, pasi më shumë se pagat dhe shpërblimet e derdhura kot, të dhimbsen paratë e ngrira në një kompani që nuk kryen asnjë aktivitet. 20 milion euro për një zyrë që nuk bën asgjë, kurse këtej dilet në fushatë që qytetarët të blenë borxhin e qeverisë!
Sa herë del ndonjë i varfër të kërkojë strehim nuk kemi, sa herë del ndonjë fatkeq të kërkojë kurim nuk kemi, sa herë duhet bërë ndonjë urë apo thelluar ndonjë lumë nuk kemi, por për Korporata dhe Koncesione kemi gjithmonë.
Tre vajza nga Maqellara humbën kontaktet me familjet, gjenden pas disa orësh në TiranëTre minorene në Maqellar të Dibrës kanë humbur kontaktin me familjet e tyre ditën e sotme.
Bëhet fjalë për Xhesika e Andeta Hamzaj dhe Orgesa Piku.
Vajzat pasi janë larguar nga banesat nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për familjet e tyre, duke nisur kështu kërkimet e menjëhershme.
Bëhet me dije se tre minorenet janë gjetur në Tiranë pas disa orësh kërkime.
Tragjike në Tiranë/ Bie nga kati i pestë i pallatit, ndërron jetë i moshuariNjë 80-vjeçar ka ndërruar jetë në kryeqytet pasi ka rënë nga kati i pestë i pallatit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si ish-Parku në Tiranë.
Rrethanat e ngjarjes tragjike janë ende të paqarta dhe grupi hetimor po punon në vendngjarje për sqarimin e tyre.
“Më datë 22.01.2023, rreth orës 19:55, te Ish-Parku, ka rënë nga kati i pestë i pallatit, shtetasi P. K., 80 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, njoftojnë uniformat blu.
Ç’po ndodh? Vuçiç do t’i drejtohet popullit serb me një fjalim për Kosovën, dalin detajetPresidenti serb, Aleksandar Vuçiç do t’i drejtohet popullit të hënën në orën 20:00, njoftoi kabineti i tij dhe tema qendrore pritet të jetë propozimi evropian për Kosovën.
Të premten, pas bisedimeve me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në Beograd, Vuçiç tha se Serbia është e gatshme të pranojë konceptin e planit evropian dhe të punojë në zbatimin e marrëveshjes së propozuar për dialogun me Kosovën.
Këtë e ka konfirmuar për gazetarët edhe përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, diplomati sllovak Miroslav Lajçak.
Me ftesë të kryeministres Ana Brnabiç, Vuçiç do të marrë pjesë në seancën e Qeverisë së Serbisë nesër në ora 11:00.
Sipas njoftimeve në media, ai duhet t’i informojë anëtarët e Qeverisë së Serbisë për diskutimet me të dërguarit ndërkombëtarë për propozimin evropian për Kosovën dhe më pas t’i drejtohet publikut në mbrëmje.
Çmenduri/ Mes acarit 10 gomone me 380 emigrantë kaluan sot Kanalin AnglezLigji i ri për emigracionin dhe azilkërkuesit që qeveria e Rishi Sunak ka nisur të aplikojë në Britaninë e Madhe duket se nuk do t’i garantojë vendit “frymëmarrjen” që pritej në lidhje me problematikën e emigrantëve që kalojnë Kanalin Anglez me gomone.
Të paktën këtë të lë të kuptosh shifra prej 380 personash që kanë kaluar sot Kanalin Anglez me 10 gomone, në atë që sipas zyrtarëve britanike parashikohet të jetë dita më e ngarkuar e kalimeve të paligjshme të emigrantëve për vitin 2023.
Një burim i GB News tha se disa gomone të tjera raportohet se janë nisur këtë mëngjes, por nuk kanë arritur ende në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar.
Moti i keq i vazhdueshëm ka penguar kryesisht këto mjete lundruese që të bëjnë udhëtimin e rrezikshëm për më shumë se një muaj, por ngrohja e motit që nisi prej të shtunës mbrëma i lejoi bandat kriminale të kontrabandës së njerëzve në Francë të nisnin valën e parë të emigrantëve me gomone.
Sipas GB Neës shumica e gomoneve janë nisur nga një zonë rreth Gravelines, pranë Dunkirk, rajon ky që u kthye në verë në një kamp gjigand emigrantësh, mes të cilëve qëndruan edhe mijëra shqiptarë që ndërmorën realizimin e kalimit të rrezikshëm të “La Mansh-it”.
Gomonet kanë qenë të monitoruara nga anije të marinës franceze, të cilat kanë një politikë për të mos ndërhyrë për të kapur inflatablet sapo të futen në ujë. Autoritetet franceze ndërhyjnë vetëm nëse varkat e vogla hasin në vështirësi përpara se të arrijnë në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar.
Një burim i GB News tha se gomonia e parë hyri në ujë në Gravelines rreth orës 19:30 të së shtunës dhe arriti në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar rreth mesnatës.
Anija Vullnetare e Forcave Kufitare mori grupin e parë prej rreth 40 personash në qendrën e përpunimit në Dover, duke mbërritur pak pas orës 1 të mëngjesit.
Ata ishin emigrantët e parë që kaluan Kanalin që nga e marta e kaluar, kur 106 persona u shpëtuan nga dy gomone në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar.
Autoritetet janë të përgatitura për mundësinë që mijëra njerëz mund të tentojnë kalimin në ditët në vijim, pasi moti më i qetë pritet të zgjasë deri të mërkurën.
Operacionet e sotme në Kanal kanë përfshirë tre catamaran të Forcave Kufitare, dy varka shpëtimi RNLI dhe një aeroplan të rojes bregdetare, së bashku me një tjetër avion mbikëqyrës ushtarak britanik.
Tre anije detare franceze janë përfshirë gjithashtu në shoqërimin e gomoneve teksa ato ishin nisur për në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar.
Mbërritja e rreth 300 personave me 10 varka të vogla deri më tani sot e çon numrin total të atyre që kanë kaluar që nga nisja e vitit të ri në rreth 450, ndërsa vitin e kaluar, një numër rekord prej 45,756 emigrantësh kaluan Kanalin Anglez.
Burimet i kanë thënë GB Neës se zyrtarët e Home Office po planifikojnë mundësinë që numri i kalimeve të dyfishohet këtë vit.
E rëndë/ Vetëm 22 vjeç, futbollisti shqiptar humb jetën tragjikisht në ItaliNjë i ri shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në një aksident në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Cagli, ndërsa viktima është identifikuar si Petrit Jashari 22 vjeç, i cili ka qenë edhe futbollist pasi ka luajtur me të rinjtë e Gubbio, Siena dhe Arezzo.
Mediat italiane raportojnë se për arsye ende të paqarta, i riu shqiptar ka humbur kontrollin e kamionit, me të cilin ai po udhëtonte drejt Cantianos.
Nga përplasja me barrierat mbrojtëse, i riu ka dalë nga kabina e makinës duke përfunduar në lumin Burano dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Jashari, me origjinë shqiptare, jetonte në Magione me familjen e tij. Ai njihej edhe si futbollist, pasi kishte luajtur si portier në radhët e të rinjve të Gubbio, Siena dhe Arezzo.
Policia po punon për zbardhjen e plote te rrethanave te aksidentit.
Del FOTO, ja kush është polici që futi drogë në burgun e DrenovësPersoni që shihni në foto është Nevis Ibrahimi, polici që tentoi të fuste drogë në burgun e Drenovës.
Mësohet se Ibrahimit iu gjet një sasi cannabis në trup gjatë kontrollit.Sasia e drogës mësohet të ketë qenë rreth 30 gram dhe ishte ndarë në doza dhe e kishte futur në rrobat e brendshme.
Sasia e lëndës narkotike do t’i jepej një të burgosuri, por deri më tani i arrestuar nuk ka treguar se për cilin të burgosur bëhet fjalë. Gjatë marrjes në pyetje ai ka vendosur të heshtë.
Pritet sektori i antidrogës për ta peshuar dhe për të vijuar me veprimet si edhe SHKB e burgjeve.
Çfarë po ndodh në vend? Ministria del me njoftimin e rëndësishëm dhe zbardh detajetMinistria e Shëndetësisë ka bërë bilancin lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Në një njoftim zyrtar nga MSH bëhet me dije se nga 224 teste të kryera për COVID-19, vetëm 4 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. Fatmirësisht në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 224 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 4 qytetarë, në Bashkitë:
2 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër.
Janë 171 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po merr trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 30 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,406 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 22 Janar 2023)
Raste të reja ditore 4
Të shëruar në 24 orë 30
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 224
Testime totale 2,027,850
Raste pozitive 333,173
Raste të shëruara 329,406
Raste Aktive 171
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 118
Fier 18
Vlorë 15
Berat 6
Shkodër 3
Durrës. 3
Gjirokastër 3
Lezhë 2
Korçë 2
Elbasan 1
E BUJSHME! Dalin detajet tronditëse, si e ka përdorur sëmundjen për para edhe më parë Luizi i BBVDeklarata e Luizit, që pranoi se gënjeu për sëmundjen në “BBV”, duket se ka ngjallur pakënaqësi në komunitetin e noterëve.
Dy noterë shumë të njohur, Artan Treska, ish-kryetar i Dhomës së Noterëve të Tiranës dhe Fatmir Laçej, nënkryetar i Dhomës Kombëtare të Noterëve, kanë reaguar ekskluzivisht për “Fan Club”, duke treguar arsyen se pse Luiz Ejllit i është hequr licenca e noterit në vitin 2021 dhe hedhin dritë për herë të parë për mënyrën se si Luizi e ka përdorur kartën e sëmundjes edhe më herët.
Sipas avokatëve, përmes një kërkese zyrtare, Luizi ka kërkuar lekë nga Dhoma e noterisë dhe ka përfituar një fond prej 2 milion lekësh të vjetra.
LAJM I FUNDIT/ Gjendet e mbytur 55-vjeçarja në Skrapar, dyshohet se…Një 55-vjeçare nga fshati Gjerbës i Skraparit është gjetur e pajetë në ujërat e lumit që përshkon zonën.
Shtetësja me inicialet Sh.Ll ishte denoncuar e zhdukur nga bashkëshorti i saj dhe policia kishte nisur kërkimet, ndërsa dyshohet se i ka dhënë vetë fund jetës.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.01.2023, në fshatin Gjerbës, Skrapar, në ujërat e lumit në fshatin Rehovë, Skrapar, dyshohet se është vetëmbytur në ujë, shtetasja Sh.Ll., 55 vjeçe, banuese në fshatin Rehovë, Skrapar.
Trupi i pajetë i 55-vjeçares është nxjerrë nga uji, dhe nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Për shtetasen Sh.Ll., më datë 21.01.2023, ka njoftuar bashkëshorti i saj se është larguar nga banesa. Nga deklarimet e familjarëve shtetasja Sh.Ll., prej disa kohësh kishte shfaqur shenja depresioni, dhe në vazhdimësi ishte shprehur se do të mbytej në lumë.