zoom

Day ArchiveTradhtonte burrin, familjarët marrin peng dhe dhunojnë të dashurin e vajzës

Gentian Omeri është marrë peng dhe dhunuar rëndë nga 4 persona.

Shkak është bërë ngacmimi i vazhdueshëm dhe krijimi i një lidhjeje intime me një grua të martuar.

Omeri ishte duke udhëtuar nga Konispoli në drejtim të Tiranës, kur gjatë orëve të mesnatës është sulmuar me makinë, duke u rrëmbyer, futur në bagazh dhe dhunuar fizikisht nga 4 personat.

Shkak është bërë lidhja intime që Omeri kishte krijuar me vajzën e Astrit Ndoj nga Konispoli dhe motrën e 2 vëllezërve, Anton dhe Aleksandër Ndoj.

Omeri, kishte disa kohë që ngacmonte vajzën e tyre, e cila rezulton e martuar, por nga ana tjetër kishte krijuar një lidhje jashtë martesore.

Mes kësaj lidhje të jashtëligjshme, kishte hyrë dhe Gentian Omeri, i cili gjatë kësaj kohe ngacmonte pikërisht gruan, por kjo lidhje kohët e fundit ishte zbuluar nga babai, dy vëllezërit dhe xhaxhai i saj.

Si pasojë e konfliktit verbal mes tyre, në mesnatën e 19 janarit 2023, Gentian Omeri, teksa po udhëtonte më makinën e tij drejt Tiranës, është goditur me mjetin ku lëviznin 4 personat, Pjetër Ndoj, Anton Ndoj, Aleksandër Ndoj dhe Astrit Ndoj, duke i shkaktuar atij aksident dhe nxjerrë makinën nga rruga.

Mjeti është ndalur në një kanal. Ndërsa katër personat kanë zbritur nga makina e tyre, duke e rrëmbyer forcërisht Gentian Omerin dhe futur atë në bagazhin e makinës.

Omeri është çuar në një vend, në fshatin Xarë, ku e kanë lidhur dhe më pas rrahur për disa orë, duke i shkaktuar dëmtime serioze në trup.

Më tej 4 personat, e kanë marrë dhe hedhur në një kanal, pasi kishin menduar se Gentian Omeri, kishte ndërruar jetë si pasojë e dhunës së ushtruar prej tyre.

Katër autorët janë mundur të identifikohen nga kamerat e sigurisë të disa prej bizneseve në zonën e Konispolit dhe Sarandës, duke mundësuar dhe arrestimin e tyre mesnatën e djeshme nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Fier dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Gjatë momentit të arrestimit, asnjëri prej 4 personave nuk ka bërë rezistencë ndaj forcave të policisë, duke çuar duart lart.

Ndërsa në ditët në vijim dy vëllezërit Astrit Ndoj dhe Pjetër Ndoj së bashku me dy djemtë e Astritit, shtetasit Anton dhe Aleksandër Ndoj, pritet të dalin para gjykatës së Sarandës, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg” që do kërkojë prokuroria.

Ndaj tyre prokuroria ka ngritur akuzën e “Plagosjes së rëndë me dashje”, “Heqje e paligjshme të lirisë” dhe “Shkatërrimi i pronës” të kryer në bashkëpunim./

Njihuni me vendin më të izoluar dhe banorët më të dhunshëm në botë

Sentineli i Veriut është një ishull i vogël rreth 59,67 km² në sipërfaqe dhe rreth 8 km i gjerë. I përket Ishujve Andaman, të sunduar nga India, por aty ka ende fise për të cilët koha duket se ka ndalur.

Në Gjirin e Bengalit, Sentineli i Veriut është shtëpia e fisit më të izoluar në planet, të cilët njihen si jashtëzakonisht të dhunshëm dhe për faktin se ata jetojnë ende në Epokën e Gurit. Besohet se ky ishull është i banuar që përpara 60 000 vitesh.

Askush nuk këshillon që të shkohet atje. Thuhet se edhe aventurieri Marco Polo, i cili jetoi midis shekujve 13 dhe 14, i famshëm për historitë e udhëtimeve të tij, i referohej këtij ishulli kështu: “Nëse një i huaj vjen në vendin e tyre, ata menjëherë e vrasin dhe e hanë”.

Banorët e këtij ishulli rrallëherë e kanë lejuar veten të fotografohen nga afër dhe pothuajse nuk janë parë ndonjëherë në ndonjë video. Në fakt, shumica e imazheve atje janë me cilësi shumë të dobët dhe gjithmonë nga larg. Qeveria indiane ndali kontaktet me ta dekada më parë dhe aktualisht ekziston një zonë përjashtimi prej tre miljesh rreth Sentinelit.

Pas cunamit të vitit 2004 në Azinë Juglindore, banorët e Sentinelit të Veriut zmbrapsën me gurë dhe shigjeta helikopterët që mbërritën në ishull për të parë dëmet e cunamit. Besohet se në vitin 2018, një turist amerikan i mbërritur në ishull vdiq nga helmi i shigjetave që iu hodhën.

Në vitin 2001, regjistrimi indian numëronte 21 burra dhe 18 gra në Sentinelin e Veriut. Një dekadë më vonë, autoritetet panë vetëm 12 burra dhe 3 gra, megjithëse numri aktual besohet të jetë më i lartë, pasi është praktikisht e pamundur të afrohesh pa u sulmuar.

Sipas një studimi të kryer nga shkencëtarët në Qendrën e Hyderabad për Biologjinë Qelizore dhe Molekulare në Indinë jugore dhe të publikuar në revistën BMC Genomics, banorët e ishullit janë pasardhësit e drejtpërdrejtë të valës së parë që u largua nga Afrika dhe mbërriti atje 60 000 vjet më parë. Për shkak të izolimit, gjenomi i tyre është një nga më të vjetrit në botë.

FOTO/ Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoj, autorët hynë mes dy automjeteve dhe qëlluan

SPAK realizoi ditën e sotme operacionin e koduar “Komploti” në lidhje me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i 5 personave, ndërsa 4 të tjerë u shpallën në kërkim.

Aksioni top sekret u zhvillua në disa qytete, në kuadër të zbardhjes së atentatit ndaj, ku pati kontrolle në disa banesa.

SPAK ka identifikuar si autorë të atentatit shtetasit Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj, ndërsa personat e arrestuar sot cilësohen si bashkëpunëtorë.

Gjatë këtij operacioni janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për shtetasit:

– Bashkim Haxhija, 54 vjeç

– Marsel Decka, 38 vjeç;
– Endrit Sinani, 29 vjeç;
– Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku, 40 vjeç,
– Juljan Pjetri, 45 vjeç

Si ndodhi atentati?

Në fotot e siguruara nga Albeu.com shihet edhe momenti i kryerjes së atentatit të ndodhur më 1 nëntor 2019 tek mbikalimi i Shkozetit.

Në pamje duken automjetet që shoqëronin ish-prokurorin Ndoji. Bëhet fjalë për makinën e autorëve dhe makinën ku ishte edhe personi i njohur si Rrumi i Shijakut.

Makina e autorëve ka hyrë midis dy makinave të tjera dhe për rreth 50 metra ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të makinës së ish-prokurorit.

Njoftimi i SPAK për operacionin “Komploti”

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (mbi bazën e akteve të dërguara për kompetencë nga Prokuroria për Krime të Rënda), ka regjistruar procedimin penal Nr.184/2019, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja” e kryer më shumë se një herë” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 79/a-22; 79/dh-22; 278/1, 2; 134/2 dhe 333/a të Kodit Penal.

Ky procedim penal ka të bëjë me ngjarjen e ndodhur më datë 01.11.2019, ku rreth orës 16:00, në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, persona të armatosur të cilët po udhëtonin me një automjet benz, ngjyrë gri, që kishte të vendosura targat AA 342 LM, kanë qëlluar më armë zjarri në drejtim të automjetit me targa AA 333 ZD, me të cilin udhëtonin shtetasit Andi Maloku, Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho.

Nga të shtënat me armët e zjarrit, shtetasit të cilët udhëtonin në mjetin me targë AA 333 ZD kanë marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Si pasojë ka gjetur vdekjen në spital shtetasi Andi Maloku, kurse shtetasit Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho kanë marrë plagë me armë zjarri dhe i janë nënshtruar mjekimit në spital.

Nga veprimet hetimore të kryera për interesa të këtij procedimi penal janë identifikuar paraprakisht dy nga autorët që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje, konkretisht të pandehurit Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj, të cilët janë marrë të pandehur dhe ndaj tyre, aktualisht po vijon gjykimi pranë Gjykatës së Posaçme, ndërsa janë veçuar aktet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë që kanë marrë pjesë në këto ngjarje.

Në kuadër të hetimeve intensive të pandërprera, është bërë e mundur identifikimi i autorëve të tjerë që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje, e më konkretisht i shtetasve: P. D., J. M. dhe A. SH, si bashkëpunëtorë të të pandehurve Redian Rraja dhe Ariol Halilaj (të cilët po gjykohen për ngjarjen e datës 01.11.2019), ndaj të cilëve ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se kanë marrë pjesë në episodin e datës 01.11.2019, për kryerjen e veprave penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Arjan Ndoja; “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Maloku dhe mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi); “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe më tepër se një herë; “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 79/a-22; 79/dh-22; 278/1,2; 134/2; 28/4; 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

Hetimet e mëtejshme kanë bërë të mundur identifikimin edhe të disa subjekteve të tjerë, të cilët kanë kanë marrë pjesë si para ashtu dhe pas ngjarjes së datës 01.11.2019, periudha gjatë të cilave subjektet e dyshuar kanë ndërmarë një sërë veprimesh për konsumimin e veprave penale.

Më konkretisht, gjatë hetimit janë grumbulluar prova të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasit P. D., E. S.,  J. M. A. SH., R. RR. etj, kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 80, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal, në dëm të shtetasve Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi).

Gjithashtu, provat e mbledhura gjatë hetimit kanë krijuar dyshimin e arsyeshëm se shtetasit P. D., J. M., B. H., G. N. (alias K. N. dhe E. N.), R. RR., Ariol HALILAJ, J. P. dhe M. D, kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 80, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal, në dëm të shtetasve A.N dhe A.L, G.M dhe A.M, sipas episodeve respektive (episod i konsumuar pas ngjarjes së datës 01.11.2019).

Pas kryejes së shumë veprime hetimore me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për disa persona nën hetim si dhe ka lejuar kontrollin e 10 ambienteve në qytete të ndryshme të Shqipërisë (Tiranë, Durrës, Krujë).

Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë ekzekutuar 5 masa sigurimi personal për personat nën hetim: B.H., G.N., M.D., E.S., J.P.

Janë shpallur në kërkim shtetasit P.D., J.M., A.SH. (alias D. Sh) dhe R. RR., dhe po bashkëpunohet me autoritetet e huaja për kapjen dhe ekstradimin e tyre.

Ky hetim ka bërë të mundur që të evidentojë rolin e secilit prej të hetuarve në kryerjen e veprave penale, organizatorit, ekzekutorit, ndihmësit etj.

Hetimet e këtij procedimi penal janë drejtuar nga 2 prokurorët e çështjes dhe veprimet hetimore janë kryer në bashkëpunim të ngushtë me Byronë Kombëtare të Hetimit, strukturat e Policisë së Shtetit, si dhe në koordinim të vazhdueshëm me disa nga agjencitë e huaja të zbatimit të ligjit dhe administrimin e disa prej akteve nga autoritetet franceze të drejtësisë në kuadër të ndihmës gjyqësore ndërkombëtare në fushën penale.

Tronditet Juventus, klubi bardhezi dënohet me -15 pikë në klasifikim

Tronditet klubi i Juventusit. “Zonja” është  dënuar me -15 pikë në klasifikim për çështjen e plusvalencave për të përmirësuar bilancet financiare.

Gjykata Federale ka pranuar kërkesën për revokimin e procesit të fitimeve kapitale, të paraqitur nga prokuroria e FIGC-së, duke e sanksionuar Juventusin me një dënim prej 15 pikësh në renditje.

Një thumbim superior ndaj kërkesës së prokurorisë federale që kishte qenë 9 pikë dënimi.

Arsyet e dënimit do të bëhen të ditura pas 10 ditësh, më pas Juventusi do të mbrohet para Këshillit të Garancisë Coni për ankimimin, i cili do të vendosë për legjitimitetin e çështjes dhe jo për themelin e dënimit.

Kjo do të thotë se klubi i Juventusit nuk do të mund të synojë uljen e dënimit, por vetëm anulimin e dënimit.

Dokumentet e marra në zyrat e menaxherëve dhe të shkruara me dorë – siç raportohet nga ‘Repubblica’ – tregojnë se sistemi i zbatuar nga Juvja në shkëmbimin e lojtarëve është i paracaktuar vetëm ekskluzivisht me qëllimin e përfitimit të avantazheve ekonomike dhe për efekt kontabiliteti.

Në këto akorde nuk ka asgjë të natyrës teknike, duke pasur parasysh që lojtarët që do të shkëmbeheshin shënoheshin me një X.

Vlera e shkëmbimeve në bilanc vendosej përpara se të kishte emra konkretë lojtarësh. Praktikisht, Juvja bënte llogaritë sipas nevojës dhe më pas përfshinte futbollistë që mund të përshtateshin me akordet e paracaktuara.

E përditshmja ‘La Repubblica’ citon rastin e operacioneve Andersone Koter me Sionin dhe blerjen e një lojtari X për 2 milionë, teksa lista e bërë publike përfshin në total 43 lojtarë. /zoom.al/

”Gati për zjarr…!”, dalin bisedat në radio me Ndrea Prendin, kur u vranë protestuesit në 21 Janar

Pas 12 vitesh, zbulohet regjistrimi audio, i urdhërave të dhëna nga Garda e Republikës për ekzekutimin e 4 protestuesve në Bulevardin “Dëshmoret e Kombit”.

Nesër shënohen 12 vite nga 21 janari ku mbetën të vrarë katër protestues të opozitës asokohe PS gjatë protestave para kryeministrisë kundër qeverisë së PD. Për Aleks Nikën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Hekuran Dedën ende nuk ka asnjë drejtësi, ndërsa familjarët presin që kjo të ndodh sa më shpejt.

Një pjesë nga komunikimi në radio i drejtuesve të Gardes së Republikes në momentin e vrasjeve të protestuesve, pasditen e 21 janarit 2011….

Kaseta nr.1 A

Komandanti i Gardes Ndrea Prendi:

“Te mbahen armet ne dore gati per zjarr.
Te mbahen armet ne dore gati per zjarr ne ajer.
Pastaj kur te them une ne trup”.

Ndrea Prendi:

“Artan(Artan Hoxho, zv/komandanti i Gardes) degjon?
Artan degjon?

Artan Hoxha zv/komandanti i Gardes:

“Degjoj, degjoj”

Ndrea Prendi:

“Me te kaluar gardhi i telave do hapet zjarr luftarak”.

Artan Hoxha:

“Kuptova, kuptova”

Ndrea Prendi:

“Ky eshte urdheri.
Dashamir degjuat?!
Dy efektiva te njesise speciale, Alfred(Alfred Ahmetcenaj)
ta ta ta gjakos(urdheri per te vrare)”.

Audio:

“Menjehere degjohen te shtena tek e tek, serish degjohen 8 te shtena radhazi nje nga nje”.

Ndrea Prendi:

“Alfred?

Alfred Ahmetcenaj:

“Po degjoj(degjohen 2-3 te shtena tek e tek)”

Ndrea Prendi:

“Kujdes municionin!
Kujdes municionin!”

Ne vijim pauze e gjate ne radio.

Kaseta nr.1 B

Ndrea Prendi:

“Alfred degjon?”

Alfred Ahmetcenaj:

“Po degjoj”

Ndrea Prendi:

“Po afrohen shume.
Duhet te jeni gati per zjarr”.

Alfred Ahmetcenaj:

“Po te kuptova drejt”.

Ndrea Prendi:

“Alfred, grupi i njesise speciale, keta te porta numer 2”.

Alfred Ahmetcenaj:

“Po te kuptova”

Ndrea Prendi:

“Nje grup i vogel”.

Alfred Ahmetcenaj:

“Po ju kuptova”…..…..

Komunikimet (urdherat) jane dhene vetem me radio nga komandanti i Gardes per vartesit e tij.

Dalin pamjet e operacionit, si u kap 4.5 ton kokainë në anijen që transportonte kafe

Një ngarkesë prej 4.5 ton kokainë është kapur nga autoritetet policore pranë ishujve Kanarie në Spanjë. Sasia e kokainës ishte fshehur brenda një anije me emrin “Blume” e cila udhëtonte drejt bregdetit spanjoll.

Interceptado un carguero con 4.500 kilos de #cocaína al este de #Canarias y detenidos sus 15 tripulantes.https://t.co/7VdZOpDxFx pic.twitter.com/n39bmyR6JY

— Guardia Civil 🇪🇸 (@guardiacivil) January 20, 2023

Në pranga kanë rënë 15 persona, prej të cilëve dy shqiptarë dhe 13 pakistanezë. Ankorimi i anijes ishte shumë i vështirë për shkak të situatës së vështirë atmosferike.

Policia spanjolle kishte marrë informacion nga qendra e inteligjencës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar në lidhje me anijen ku po transportohej kokaina e cila vinte nga Amerika e Jugut drejt Spanjës.

Pas marrjes së informacionit zyra e mbikëqyrjes doganore ngriti një operacion ajror-detar për të bërë të mundur kapjen e saj. Anija e mallrave u konstatua të afrohej pranë brigjeve spanjolle mëngjesin e 18 Janarit.

Anëtarët e ekuipazhit i thanë policisë se po transportonin 200 tonë kafe, ngarkesë e cila ishte e deklaruar. Ajo përbënte një sasi shumë të vogël se sa mund të mbante anija në të vërtetë e cila kishte përmasa të mëdha. Kjo bëri që policia të dyshojë dhe të ushtrojë kontroll brenda saj.

Gjatë kontrollit u konstatuan një numër i madh paketimesh që përdoren për trafik kokaine. Mediat vendase kanë publikuar edhe pamjet nga operacioni në anijen e mallrave, e cila u transferua në portin e Santa Cruz de Tenerife.

U soll pa zemër në Tiranë, prokurorja: Janë dërguar 2 letërporosi në Spanjë. Asnjë masë…

Vijon të mbetet e veshur me mister vdekja e të riut Saimir Sula në Barcelonë, i cili humbi jetën në një spital pasi ishte paraqitur për të kryer një test anti-covid.

Testi i tij rezultoi negativ, ndërkohë që e motra priste që ai të dilte nga spitali por pas një telefonate humbi tërësisht kontaktet me të. Një ditë më pas spitali njoftoi vdekjen e të riut shqiptar duke thënë se i pushoi zemra për shkak të acarimit në momentin e neutralizimit nga rojet e spitalit.

Trupi i Saimir Sulës erdhi pas 3 javësh në Shqipëri. Familjarët kërkuan bërjen e një tjetër autopsie. Mjekët konstatuan mungesën e zemrës në trupin e pajetë të 31-vjeçarit, ndërsa autoritetet shqiptare regjistruan veprën penale për trafikim të organeve.

Prokurorja Suela Salavaci shpjegon për Tv Klan se janë dërguar 2 letra porosie në Spanjë për të bërë ADN-në e zemrës, që autoritetet spanjolle pretendojnë se e kanë në Spanjë. Ndërsa nga ana a e autoriteteve nuk është bërë asnjë veprim konkret për zbardhjen e çështjes.

Tv Klan shkruan se një rast i ngjashëm është ai i dhunimit së të resë keniane në Tiranë. zyrtarët e ambasadës së Kenias në Romë, erdhën në Tiranë dhe morën kontakt me autoritetet shqiptare për zbardhjen e kësaj ngjarje

Në një investigim të emisionit “Stop”, rezultoi se zemra e pretenduar e të riut ishte regjistruar në mjekësinë ligjore të këtij vendi disa ditë para se i riu Sula të ndërronte jetë.

Kometa e gjelbër po i afrohet Tokës për herë të parë në 50,000 vjet!

Kometa C/2022 E3 (ZTF), e cila u vërejt për herë të parë nga astronomët në mars të vitit 2022, po bën afrimin e saj më të afërt me Tokën në 50,000 vitet e mahnitshme. Kjo është sa kohë astronomët mendojnë se i duhet kometës për të bërë një orbitë të vetme rreth diellit – është ajo që njihet si një kometë me periudhë të gjatë, ose një kometë me një periudhë orbitale prej më shumë se 200 vjetësh.

Topi masiv i akullit dhe mbeturinave sapo u vërsul rreth diellit, duke arritur në perihelion (afrimi i tij më i afërt me yllin tonë) më 12 janar, dhe tani po shkon drejt Tokës. Por mos u shqetësoni, nuk është në një kurs përplasjeje me ne. Qasja e tij më e afërt do të ndodhë midis 1 shkurtit dhe 2 shkurtit, kur do të jetë më shumë se 26 milionë milje larg.

Por kometa tashmë duhet të jetë e dukshme përmes teleskopëve dhe potencialisht edhe dylbi, pjesërisht falë faktit se hëna e re po vjen më 23 janar – hëna po zbehet, kështu që po krijon më pak ndotje nga drita për vëzhguesit e yjeve. Dhe nëse kometa shkëlqen në ditët në vijim, ajo mund të jetë e dukshme edhe me sy të lirë. Për ta parë atë, do t’ju duhet të jeni larg ndotjes së dritës të krijuar nga njeriu.

Kometë e rrallë e gjelbër po i afrohet Tokës për

“Vëzhguesit në hemisferën veriore do ta gjejnë kometën në qiellin e mëngjesit, ndërsa ajo lëviz me shpejtësi drejt veriperëndimit gjatë janarit. (Ajo do të bëhet e dukshme në hemisferën jugore në fillim të shkurtit.)”, sipas një videoje nga NASA’s Jet. Laboratori i shtytjes.

Kjo kometë nuk pritet të jetë aq spektakli që kometa NEOWISE ishte në vitin 2020. Por është ende një mundësi e mrekullueshme për të krijuar një lidhje personale me një vizitor të akullt nga sistemi i largët i jashtëm diellor.

Ajo që e bën këtë kometë të veçantë të dukshme, përveç periudhës së saj të gjatë orbitale, është fakti se ajo shkëlqen jeshile, e cila është diçka e një ngjyre të rrallë në hapësirë. Për EarthSky, kjo mund të jetë për shkak të një reaksioni kimik specifik të molekulave diatomike të karbonit. Por ne dimë shumë pak për kometën C/2022 E3 (ZTF), kështu që astronomët po e shfrytëzojnë këtë mundësi një herë në jetë për ta studiuar atë.

Sipas Space.com, kometa C/2022 E3 (ZTF) ka të ngjarë të ketë origjinën në renë Oort, një rajon misterioz dhe i gjerë i hapësirës shumë përtej kufijve të jashtëm të sistemit tonë diellor. Dyshohet se strehon miliona, miliarda apo edhe triliona trupa të akullt, shumë prej të cilëve janë kometa. Pas rrumbullakosjes së diellit, kometa C/2022 E3 (ZTF) po kthehet në atë drejtim dhe astronomët nuk janë të sigurt se kometa do të kthehet ndonjëherë – ndryshimet në orbitën e saj mund ta dërgojnë atë të fluturojë në një drejtim tjetër, ose kometa mund të thyhet lart tërësisht. Edhe nëse do të kthehet, nuk do ta bënte këtë për 50,000 vjet të tjera, dhe shanset janë që ju nuk do të jeni aty për ta parë atëherë.

Kometë e rrallë e gjelbër po i afrohet Tokës për

Nëse nuk jeni në një vendndodhje optimale të shikimit, ose nuk keni pajisjet e duhura për të parë vetë kometën, mos u shqetësoni. Projekti Virtual Telescope do të presë një transmetim të drejtpërdrejtë duke filluar nga ora 23:00. EST më 1 shkurt, të cilin mund ta shikoni në faqen e saj të internetit ose në kanalin YouTube.

Propaganda vs Realiteti/ Çfarë po ndodh me pagat e mjekëve dhe infermierëve

Mëngjesin e djeshëm, Edi Rama e nisi me një postim në Facebook për bluzat e bardha, në të cilin shkruante se si gjenerata e re e mjekëve dhe infermierëve është shpërndarë kudo në qendra shëndetësore duke punuar me përkushtim.


Të gjithën këtë e shoqëroi me portrete të rinjsh që pozonin të qeshur përpara kamerës, si për të lënë të kuptohej se gjërat po shkojnë vërtet mirë, ndonëse e vërteta flet ndryshe. Kryeministri publikoi mbi 60 fotografi, një numër ky disi “i pazakontë” për postimet e përhershme të Ramës, që këtë herë duhej t’i shërbenin një kauze të nxehtë për vendin: gjendja e shëndetësisë në Shqipëri.

Si për ironi të fatit, po mëngjesin e djeshëm, Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë postoi mesazhin e një punonjësi të bluzave të bardha, duke treguar kështu situatën e vërtetë të punonjësve të QSUT-së dhe spitaleve të tjera shtetërore.


Dje, data shënonte 19 janar kur punonjësi denonconte se pagat ende nuk kishin dalë. Një realitet ky tërësisht i ndryshëm nga fasada që u serviret ndjekësve në rrjet.

Të vëna në rresht për një, portretet në postimin e Ramës vështirë se mund të largojnë nga vëmendja rrjedhjen e bluzave tona të bardha veçanërisht drejt Gjermanisë, problemet spitalore dhe pakënaqësitë e punonjësve me pagat apo kushtet e tjera të punës./ Zoom.al

Prokuroria nis hetimet për Akan Ismailit, për mosdeklarim të rreth 4 milionë frangave zvicerane

Pas publikimit të hulumtimit nga organizata Çohu se ish-ambasadori i Kosovës në ShBA Akan Ismailit kishte 3 milionë e 871 mijë e 746 franga zvicerane të fshehura në një llogari sekrete në “Credit Suisse”, të cilat ai nuk i deklaroi siç obligohet me ligj, prokuroria speciale e Kosovës ka iniciuar rast për këtë çështje.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka iniciuar rast sipas detyrës zyrtare, si dhe është në fazën e analizimit të përmbajtjes së lajmit, me qëllim të grumbullimit të informatave të nevojshme për dyshimet të cilat ndërlidhen me kryerjen e veprës penale”, thuhet ne përgjigjen e zëdhënësit të prokurorisë speciale, Ekrem Lutfiut.

Preportr që funksionon në kuadër të organizatës Çohu! është pjesë e projektit të OCCRP-së, ku përfshihet rrjedhja e të dhënave nga banka e madhe zvicerane “Credit Suisse”, aty ka mijëra të dhëna bankare nga shumë vende të botës, përfshirë edhe qytetarë nga Kosova. Ky hulumtim tregon se ish-ambasadori i Kosovës në SHBA, Akan Ismaili, kishte 3 milionë e 871 mijë e 746 franga zvicerane të fshehura në një llogari sekrete në Credit Suisse.

Sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe Dhuratave, Ismaili ka qenë i obliguar që t’i deklarojë këto para në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, duke përfshirë edhe prejardhjen e tyre.