zoom

Day Archive“Bardhi dhe Alibeaj rrinë nëpër kafene, kjo quhet parti lëvozhgë!”/ Debat mes Sejaminit dhe Çupit

Neritan Sejamini dhe deputetja Dhurata Çupi, kanë debatuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, lidhur me dy grupimet në Partinë Demokratike dhe mënyrën se si kjo parti do të hyjë në zgjedhje.

Deputetja Çupi deklaroi se partia duhet të bashkohet dhe se nuk është e qartë ende se kush e ka shumicën. Ndërs analisti Sejamini deklaroi se grupi parlamentar i PD është i ndarë por jo anëtarët e partisë, që mbështesin në shumicë Sali Berishën. Ai e quajti grupin Alibeaj-Bardhi, “një lëvozhgë, guackë” dhe jo një parti.

Pjesë nga debati:

Dhurata Çupi: Ne të gjithë e pranojmë se janë dy grupime në PD.

Neritan Sejamini: Grupi parlamentar është i ndarë. Por Alibeaj nuk ka anëtarë, ju nuk keni anëtarë!

Dhurata Çupi: Grupi parlamentar përfaqëson njerëz që i kanë votuar.

Neritan Sejamini: Partia është bashkim i anëtarëve që zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Kjo gjysma këtej, kur e ka mbledhur kryesinë, Kuvendin Kombëtar për herë të fundit?

Dhurata Çupi: Ne e dimë ngerçin. Shumicën e ka Berisha dhe një pjesë tjetër… Nuk e bën fituese asnjë grup.

Neritan Sejamini: Grupi parlamentar është i ndarë përgjysëm, jo anëtarët. Deputeti ikin nga një parti në tjetrën, deputeti është i pavarur. Por, zoti Alibeaj dhe zoti Bardhi, rrinë nëpër kafene dhe marrin mendime. Nuk ulen të bëjnë mbledhje me rregulla partiake. Kjo është parti lëvozhgë, parti guackë. Grupi parlamentar është i ndarë.
Unë nuk e kuptoj çfarë duan deputetët që të shkojnë në partinë e tyre? Çfarë do të thotë bashkim? Bashkimi është te anëtarët. Shkoni te Kuvendi. Mblidhni Këshillin Kombëtar.

Dhurata Çupi: Dikush ka marrë sot godinën, por ka edhe deputetë që kanë vota dhe përfaqësojnë qytetarët. Kjo është krenari e sëmurë.

Neritan Sejamini: I vetmi kriter janë zgjedhjet.

Dhurata Çupi: Të ulen në tavolinë të gjithë edhe me Berishën.

Neritan Sejamini: Të ulet zoti Bardhi me zotin Berisha? Pse? Unë te jem, nuk e pranoj kurrë. Demokratët janë me Berishën. Ndani problemin, anëtari i partisë, deputet, parti, qytetar. Ne nuk jemi në komunizëm ku partia dhe uniteti i saj… Bëni pra zgjedhje.

Dhurata Cupi: Duhet të bashkohemi të paktën për 14 majin, t’ju japim disa bashki demokratëve.

Yuri Kim tregon kur do të largohet nga Shqipëria

Në 22 janar të këtij viti ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim i përfundon mandate në Shqipëri, mirëpo ajo ka zbuluar në një intervistë në Report Tv se nuk e di se ku do të lërë Shqipërinë.

“Do doja ta dija. Shiko, normalisht nëse sheh mandatin e ambasadorëve të ndryshëm amerikanë që kanë qenë këtu, zakonisht jemi këtu për rreth tri vjet. Por në fund varet nga vendimi i Presidentit sepse një ambasador është përfaqësues personal i Presidentit Amerikan.

Dhe, varet edhe nga Senati ynë që duhet të konfirmojë atë që emërohet. Kështu që s’kam mënyrë për ta parashikuar. Gjithçka mund të them është se jam këtu për të bërë një detyrë në emër të vendit tim dhe do të vazhdoj ta bëj deri ditën e fundit. Dhe nuk e di se kur është ajo ditë e fundit”, tha Kim.

Inceneratorët/ Kryemadhi: Të vijë të më marrë dhe mua live policia për…

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi tregoi në emisionin “Opinion”, nëpërmjet disa pamjeve që mbetjet në Tiranë nuk trajtohen sipas kontratës nga inceneratori.

E pyetur në se pse nuk bën një padi për moszbatim të kontratës nga ana e kompanisë së incenerimit të mbetjeve në Inceneratorin e Tiranës, Monika Kryemadhi tha se e ka bërë më parë për atë të Elbasanit.

“Të vijë policia të më marrë live për këto. Siç më morën për Inceneratorin e Elbasanit dhe e ndanë çështjen pastaj”-u shpreh Kryemadhi.

Monika Kryemadhi: Kontrata,  bashkia Tiranë e ka 29 euro që në 2017-ën. Deri tani ke paguar 24 milionë euro zoti Fevzi.

Blendi Fevziu: Jo jo 29 euro për ton…Dhe ata kanë thënë që do i nxjerrin, t’i incenerojnë mbrapa.

Monika Kryemadhi: Po t’i nxjerrin, t’i shohim. Nxirret dot këtu me dhe?! Shihe si është dheu zoti Fevziu.

Blendi FevziuMbase e incenerojnë me dheun ata.

Monika KryemadhiKarrige, shkurre, goma makine, ça nuk ka!

Blendi Fevziu: Vitin e parë thoshte se do paguani 29 euro sepse landifilli ka nevojë të sistemohet. Edhe shteti nuk ka plotësuar disa nga dokumentet që i duhen kompanisë për të nisur incenerimin. Pra, është e vërtetë, nuk po incenerohet! Por ata thonë do i nxjerrim nga gropa dhe do i djegim më mbrapa.

Monika KryemadhiTë paktën për aq kohë sa e kam ndjekur është i njëjti process. Landfilli bën filtrimin e ujërave, ndërsa në venddepozitimin e vjetër nuk ka, shkon e gjitha në ujëra nëntokësorë. Për 8 muaj këtu është mbushur me plehra. Sa plastikë ka këtu, metal, qelq, karton ka shumë gjëra.

Blendi Fevziu: Zonja Kryemadhi ne nuk e zgjidhim dot, pse nuk bëni një padi ju, është shumë e thjeshtë. Për zbatimin e kontratës…

Monika Kryemadhi: E kam bërë mor zotëri. E mbani mend se si erdhi policia e ua mori Tan Hoxhën këtu live?

Blendi Fevziu: Ua çova vetë!

Monika Kryemadhi: Të vijë të më marri dhe mua live me këto. Siç më morën për Inceneratorin e Elbasanit dhe e ndanë çështjen pastaj.

Eugen Beci: Duhet të të marrë SPAKU por mos janë të zënë sot me operacionin e Fushë-Krujës.

”Thyhet akulli”/ Kiara përqafon Luizin në shtrat, ai…

Vendosmëria e Kiarës për të mbajtur qëndrim ndaj Luizit, nuk zgjati më shumë se një orë. Me shikimin dhe bisedat e ngrohta, Luizi arriti sërish të ‘thyejë’ akullin mes tij dhe Kiarës.

Ai i tha Kiarës se nuk ka asgjë personale me të, thjesht qëndroi për pak çaste i distancuar, sepse po mendonte për diçka që nuk kishte lidhje me atë.

Luizi i kërkoi Kiarës një puthje dhe i tha asaj se e ka marrë malli, pasi nuk e ka puthur sot gjithë ditën. Kjo e fundit refuzoi, por i dha një përqafim që zgjati për disa sekonda.

“Qesja e verdhë kishte sfungjer”, Kryemadhi: Makina e derdh në vendgrumbullimin e vjetër

E ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Monika Kryemadhi ka shpjeguar me detaje videon e kapur me dron që sipas saj tregon mashtrimin që po kryhet në Inceneratorin e Tiranës.

Kryemadhi tha se qesja e verdhë përmbante sfungjer me material të rickliueshëm dhe makina e ka derdhur në vendgrumbullimin e vjetër të mbetjeve dhe pa bërë diferencimin e tyre.

Monika Kryemadhi: Vajtëm në Sharrë, kam vajtur si çdo njeri tjetër, i kam vajtur vërdallë, që kur kemi bërë denoncimin e serës së famshme. Jo gazetarët nuk kanë vajtur, ata kanë shkuar vetëm kur i ftuar kryetari i Bashkisë. Ajo çfarë bëmë ne padinë juridine, më pas edhe me evazionin fiscal, erdhën në momentin që menjëherë pas kësaj ishte rasti i Korrikut që ka qenë indicia e parë. Mund të nxirrni videon që thotë është Korriku… Video me thesin e verdhë vjen si moment pas 3, 4 muajsh që ne kemi ndjekur gjithë procesin.

Blendi Fevziu: Ku e hodhe qesen, në çfarë zone të Tiranës?

Monika Kryemadhi: E kam hedhur diku në Laprakë, kjo makinë u ndodh në të gjitha pikat e grumbullimit, hyn në Incenerator, peshohet dhe më pas bëhet diferenccimi i mbetjeve. Ja momenti kur vijnë të gjitha makinat, pasi procesi i grumbullimit të mbetjeve bëhet nga 3 kompani. Kjo është qesja fosforeshente

Blendi Fevziu: E kapët me dron pamjen?

Monika Kryemadhi: Po patjetër, është sfungjer me material të riciklueshme, që në moemntin që futet në makinë shtypet dhe më pas rikthehet në formën e hapur. Makina e ka derdhdur në vend depozitimin e vjetër të Sharrës. Nuk e ka derdhur në landfill.

Blendi Fevziu: Po landfill shërben ai…

Monika Kryemadhi: Jo zoti Fevziu, këtu është problemi i lojërave. Ja, 50 metra katrorë ka mbjellë me lule e pemë. Patjetër që ka bërë landfill të ri./Tv Klan

Ronaldo & Messi kërcejnë valsin e fundit në Riad, PSG fiton 5-4. E zhbllokon “pleshti”, më pas CR7

Një miqësore me një shije të së shkuarës në Riad mes XI të Cristiano Ronaldos dhe PSG-së të Lionel Messit.

Në stadiumin King Fahd, francezët fituan 5-4, me dy yjet që vodhën sërish shfaqjen.

Argjentinasi zhbllokon ndeshjen (3′), më pas vjen dopieta e portugezit (34′, 51′).

Për parisienët shënuan edhe Marquinhos (43′), Ramos (53′), Mbappé (61′) dhe Ekitike (78′). Për vendasit shënuan edhe Jang (56′) dhe Talisca (94′).

Sigurisht që nuk mund të thuhet se ajo mes Riyad XI dhe Paris Saint-Germain ishte thjesht një “miqësore e mërzitshme”.

Ndeshja ishte gjithmonë Messi kundër Ronaldos, me dy kampionët që rikthehen përballë njëri-tjetrit për të disatën herë.

Argjentinasi bëhet menjëherë protagonist në minutën e tretë të lojës: Neymar nga e majta sheh futjen e “pleshtit” në zonë, i cili merr topin thellë nga braziliani dhe 1-0 për Parisin.

Megjithatë, skuadra All-Star e Al-Nassr dhe Al-Hilal nuk e la veten të dekurajohej dhe filloi ta luante ndeshjen hapur.

Vetë Ronaldo duket se ka një lustrim ndryshe nga versioni i parë në Kupën e Botës dhe barazimi nuk vonon.

Në minutën e 33-të sulmuesi portugez fitoi një penallti dhe realizoi për 1-1 në minutën e 34-të.

Loja ndryshoi në minutën e 43-të me përjashtimin e Bernatit, i cili e la PSG-në në 10 lojtarë pas një faulli.

Miqve nuk u mungoi cilësia, sidomos në front dhe në minutën e 43-të kryesuesit e Ligue 1 kaluan sërish në avantazh.

Këtë herë është Mbappé, i cili gjithmonë nga e majta kalon topin në zonë, duke gjetur Marquinhos që shënoi për 1-2.

Loja mbaroi? Sigurisht. Mysafirët mund ta mbyllnin në minutën e 48-të, por Neymar humbet penalltinë.

Në rikuperim të plotë (51′), i zgjatur pikërisht për penalltinë e humbur nga ish-Barcelona, ​​Cristiano Ronaldo e merr sërish karrigen.

Në një goditje dënimi nga e djathta, ai fillimisht goditi shtyllën me kokë, më pas përfundoi me këmbën e majtë në gjuajtje dhe bëri rezultatin 2-2.

Në pjesën e dytë spektakli vazhdoi: në minutën e 53-të PSG-ja doli sërish përpara me golin e Sergio Ramos, barazimi erdhi tre minuta më vonë me golin e Hyun Soo Jang.

Në minutën e 60′ Kylian Mbappé shënoi për 4-3.

Messi dhe Ronaldo e përfundojnë ndeshjen praktikisht në të njëjtën kohë, në raundin e madh të zëvendësimeve mes minutave 61 dhe 62, pas një pjese të parë me një shije si në të kaluarën kur luftonin për dy topat e artë.

Në minutën e 78-të, PSG u ngrit, me kundërsulmin e finalizuar nga zëvendësuesi Ekitike.

Në finale, lavdi edhe për Talisca, i cili në minutën e 94 shkurton distancën me një goditje të shkëlqyer nga jashtë kuadratit.

Përfundon 5-4 për PSG-në. Një miqësore e bukur, e cila pa edhe një herë si protagonistë (si kundërshtarë) Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon. /zoom.al/

Shqiptarët drejt SHBA-së pa viza? Ambasadorja Yuri Kim: Jemi në drejtimin e duhur, por…

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim thotë se Shqipëria është në drejtimin e duhur për të hyrë pa viza në SHBA.

Në një intervistë për Report TV, ajo u shpreh se nuk mund të japë saktësisht një kohë kur mund të realizohet.

Sipas saj, një tregues që mund të ndihmojë në këtë aspekt është “tregtia, biznesi midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”

“Varet nga çfarë ndodh në Shqipëri. Por mund të them këtë. Kur japim, kur vendosim të japim viza dhjetë-vjeçare, kuptimi është që jemi optimistë për dhjetë vitet e ardhshme. Nuk bëj dot parashikim se kur saktësisht do të mund të udhëtojmë pa viza fare, por mund të them se jemi në drejtimin e duhur. Një nga këta tregues është tregtia, biznesi midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, tha Kim.

VIDEO/ “Është e paaftë…”, vajzat flasin për Oltën: Nuk ka asnjëherë argumente

Një pjesë e banorëve komentuan sjelljen e Oltës brenda shtëpisë. Duke folur me ironi, Efi i tha Kiarës se ajo është fajtore për sjelljen e Luizit brenda shtëpisë.

Me komentin e saj, Efi po imitonte Oltën, pasi ajo shpesh herë ka sulmuar Kiarën me argumentin se ajo është fajtore për sjelljen e Luizit kundrejt vajzave.

Olta shpesh herë është përplasur me Kiarën, pasi kundërshton faktin që ajo e mbështet Luizin, pavarësisht se ai i ka ofenduar të gjitha vajzat e shtëpisë.

Si shkak i të gjitha këtyre sulmeve, Efi, Armaldo, Nita dhe Kiara po shkëmbinin batuta lidhur me reagimet e Oltës për raportin midis Luizit dhe Kiarës.

Korça në “terr”/ Moti i keq lë pa energji elektrike 8 fshatra, ja si paraqitet situata

Moti i keq në vend ka sjellë erëra të forta, përmbytje dhe mungesë energjie elektrike si pasojë e defekteve.

Sa i përket energjisë, më e prekura është Korça, ku kanë mbetur pa energji elektrike 8 fshatra.

“Dispeceria Rajonale Korce na njofton se aktualisht janë 205 abonente rurale pa energji ne fshateat Rehove, Kodras, Peshtan dhe zona Vithkuq, dhe Gjyres, Verlen, Cipan ne Devoll. Grupet po punojne per eliminimin e defekteve ne terren.”- njoftoi OSHEE.

Çfarë mendimi ka Kiara për puthjen në buzë që i dha Olta para disa ditësh?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Vetëm pak më parë në një bisedë me Efin, Kiara ka rikujtuar puthjen në buzë që i dha Olta para disa ditësh përpara Luizit. Për Kiarën ky nuk ishte një veprim normal, por thjesht nuk deshironte qe ta zmadhonte si gjest

Kur ma bëri që më bëri atë puthjen edhe ajo nuk mu duk normale fare,  pavarësisht se thash okej … po thash hajde ska gjë mos e bëj të madhe…

 

Vetëm pak më parë në një bisedë mes disa prej banorëve, ku tema ishte si gjithmonë Luizi dhe ofendimet e tij, Efi iu drejtua Kiarës duke i thënë se shkaktare për këtë dhe sjelljen e tij është ajo, pasi sipas saj Kiara e toleron dhe e mbështet Luizin.