zoom

Day ArchiveDhunë verbale dhe bullizëm në BBV, pas kërcënimit të Amosit ndaj Luizit, reagon AMA

Autoriteti i Medieve Audiovizive i ka tërhequr vëmendjen Top Channel për dhunën verbale dhe zhvillimet e paprecedenta në shtëpinë e Big Brother Vip Albania.

Burime për Vip-magazine bëjnë me dije se reagimi nga AMA ka ardhur pas episodit të Amos-it, pasi është e ndaluar që në televizione të transmetohen emisione që nxisin ose justifikojnë dhunën.

Amosi bëri deklarata të forta ndaj Luizit. Teksa bisedonte me banorët e tjerë Amosi tha se nëse do ishte jashtë shtëpisë do e çonte Luizin në mal dhe do ta zhvishte lakuriq.

Por nuk mbaron me kaq Amos Zaharias ka kërcënuar sërish Luizin dhe kësaj radhe drejtpërsëdrejti gjatë një bisede me të.

Amos: Mo Luiz, po do dalësh pas 3 muajsh nga kjo shtëpi.

Luizi: Edhe? Çfarë ndodh?

Amos: Si dihet.

Ronaldo: Çfarë ka ngelur për t’i bërë mo?

Amos: Ka njerëz që e zgjasin lojën përtej mureve të kësaj shtëpie.

Luizi: Asgjë s’më bën mua.

Amos: Do bëhet problematike.

Luzi: Shumë

Banorët i janë kundërvënë Luizit pas gënjeshtrës që ai tha atyre për shëndetin, në fillim të gjthë besuan se ai vuante nga një sëmundje e pashërueshme, por rezultatet e analizave që ai bëri përgjigjet e të cilave dolën për 20 minuta treguan se këngëtari gëzon shëndet të mirë.

Reshjet e dendura të shiut, hapen portat e shkarkimit në hidrocentralin e Fierzës

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka njoftuar se ka hapur portat e shkarkimit në hidorentralin e Fierzëz për shkak të reshjeve të dendura.

Mësohet se niveli i ujit ka arritur në kuotën maksimale, 288 metra, ndërsa në orët në vazhdim pritet që reshjet e shiut bëhen edhe më të dendura.

Sipas parashikimit të meteorologëve, e gjithë java pritet të jetë nën sundimin e motit të keq.

Njoftimi:

“Të dhënat e orës 18:00 tregojnë se Fierza ka arritur në kuotën 288.81 m, me prurjet 160 m3/sek, P=500 MË, ne pune 4 Ag, Shkarkimet nga Porta 200m3/s; KOMAN; Kuota 166.31m, prurjet 760/60 m3/sek. P=544MË, ne pune 4 Ag, Shkarkimet nga Porta 200 m3/s; V.Dejës; Kuota 72.38 m, prurjet 905/30 m3/s. P=230 MË, në punë 5 Ag, shkarkimet nga Porta 200m3/s”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar përmbytje në qarqet e veriut dhe në veri-perëndim. Sipas tij, Shkodra, Kukësi, Dibra dhe Lezha do regjistrojnë reshje të dendura, të cilat mund të shoqërohen me prurje masive ujërash dhe për pasojë përmbytje.

Kiara “e mbytur” në lot në dhomën e gjumit: Nëse merrem me Kejvinën…(VIDEO)

Kiara Tito nuk po e përballon edhe aq mirë presionin brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Ndonëse banorët ngacmohen gjithë kohën dhe mes tyre me raste ka edhe ofendime, Kiara mendon se me këtë situatë po i prishet imazhi.

Ajo shpërtheu në lot në dhomën e gjumit dhe tha se nuk do të merret fare me Kejvinën, pasi i ndyhet imazhi dhe nuk mund ta ulë veten në atë nivel, sa të dalë nga vetja.

“E thirrën për t’u sqaruar”/ Dhunohet mësuesi në Tepelenë, autorët ende të paidentifikuar

Mësuesi i edukimit fizik në Tepelenë, Kleanth Laçi është dhunuar fizikisht nga tre persona.

59-vjeçari është thirrur nga autorët për t’u sqaruar për një ngjarje, e më pas e kanë dhunuar duke përdorur mjete të forta në pjesën e kokës, fytyrës dhe pjesëve të sipërme të trupit.

Familjarët e mësuesit kanë njoftuar policinë, e më pas e shoqëruan Laçin për në Spitalin e Gjirokastrës, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Pavarësisht plagëve të marra, spitali i Gjirokastrës konfirmoi se gjendja fizike e mësuesit është jashtë rrezikut për jetën.

Policia është vënë në kërkim të autorëve, të cilët mbeten ende të paidentifikuar.

Lajmi i madh për shqiptarët, ambasadori britanik: Vizat drejt Britanisë së Madhe do lehtësohen

A ka ndonje mundesi qe procedurat e vizave, pra për të marrë një vizen per ne MB, te jenë le te themi më të lehta, me normale dhe me të aksesueshme për qytetarët shqiptarë? Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar: Pra, një nga mesazhet tona është t’u themi njerëzve, mos shkoni ilegalisht. Nëse jeni të vendosur të udhëtoni për në Mbretërinë e Bashkuar, shkoni në mënyrë ligjore, dhe se ka opsione vizash për qytetarët. Kemi mungesa në profesione të caktuara që do të thotë se ka opsione për viza për të cilat njerëzit mund të aplikojnë. Kjo është pjesë e asaj që do të diskutojmë me qeverinë e Shqipërisë, për të parë se si mund t’i promovojmë këto mundësi më mirë. Por gjithashtu ne nuk duam që thjesht të marrim të rinj nga Shqipëria dhe për këtë arsye po investojmë në veri. Nisëm siç mund ta keni parë një program të ri, “Perspektiva të reja për rajonin e Kukësit” do të shqyrtojë se çfarë mund të bëjmë në Kukës, Dibër dhe gjetkë për t’u dhënë realisht të rinjve profesione, aftësi dhe punë dhe konkretisht për të sjellim zhvillim të ri ekonomik në rajon, që të tërheqë njerëzit, si ata që duan të qëndrojnë ashtu edhe të tjerët, që të mendojnë se realisht ata mund të punojnë dhe jetojnë atje. Tani, kjo është diçka që do të bëjnë dy qeveritë, por është edhe për sektorin privat. Dhe kështu ne po u bëjmë thirrje bizneseve dhe të tjerëve që të mendojnë se çfarë mund të bëjnë për të ndihmuar në ofrimin e këtyre aftësimeve dhe mundësive për punë për të rinjtë.

TOP CHANNEL: Ky është një projekt 10 milionë euro apo paund, apo jo?

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar: Në fakt është 8.4 milionë pound, për tre vite e gjysmë, por ne po mundohemi ta përforcojmë dhe ta zgjerojmë.

Top Channel: Pra është fokusuar në Kukës, për momentin.

AMB: Për momentin është në bashkitë e Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Aktualisht po përcaktohen cilat janë mundësitë atje. Ne e dimë se kjo zonë ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik, por cilat janë mundësitë reale që mund të krijojnë punësim edhe për të rinjtë? Cilat janë mundësitë teknologjike? Ne i njohim të gjitha këto punë në sektorin e teknologjisë të cilat nuk k apse të kryhen detyrimisht nga një vend I caktuar. Mund të bëhen nga kudo në botë. Pse të mos i bëjnë nga Kukësi, apo nga Dibra?

TOP CHANNEL: Pra të trajnohen njerëzit atje që të mund të kenë akses në tregun e teknologjisë, IT, e të tjerë.

AMB: Pikërisht. Por e dimë se kjo do të marrë kohë. Pra, ne duhet të gjejmë mënyra për të ndihmuar njerëzit tani. Pra, nëse po mendoni të lini shkollën këtë verë, ne duam që ju ta dini se do të keni mundësi këtu në Shqipëri ose zgjedhje për të shkuar në mënyrë ligjore në Mbretërinë e Bashkuar ose diku tjetër. Por mos shkoni ilegalisht. Pasi, edhe pse shihet si një rrugë e lehtë, ka histori vërtet të vështira nga njerëz që e kanë bërë këtë rrugë dhe e kanë kuptuar se kanë gabuar dhe tashmë janë kthyer në Shqipëri.

TOP CHANNEL: Ky projekt menaxhohet nga Qeveria e Shqipërisë? Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar: Sigurisht, projektet e mëdha që ne i hartojmë me qeveritë, por jo. Ky project i është kontraktuar disa organizatave. Kontraktori ynë kryesor është Sëiss Contact dhe ata punojnë edhe me partnerë të tjerë shqiptarë. Ne duam që kjo të jetë një nxitje e mirëfilltë ekonomike.

TOP CHANNEL: Pra kryesisht menaxhohet nga organizata ndërkombëtare? Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar: Pikërisht. Por kuptohet që projektet diskutohen edhe me bashkitë, me qeverinë dhe me partnerët që mund të japin një kontribut. Kështu për shembull, ne mund të inkurajojmë që të ketë më shumë aftësim dnë bujqësi apo turizëm, por grantet për agroturizmin i jep Ministria e Bujqësisë. Kjo është dicka që mund të shtrihet për rajonin e Kukesit. Pra, kjo është qasja që ne duam ta kemi, të punojnë në partneritet.

TOP CHANNEL: Sepse po mendoja se krijimi i disa krizave artificiale vogla mund të jetë pozitive për për qeverinë, e cila mund të jetë përfituese e fondeve nga kanë fonde nga jashtë Shqipërisë për të menaxhuar krizën tone. Pra ky është një lajm i mirë. le të themi, një lajm i
mirë në aspekti i transparencës.

Tragjedia përsëritet! Ndihmëspilotja vdiq në Nepal, dikur i shoqi pati të njëjtin fat

Anju Khatiwada, ndihmes pilotja e fluturimit të Yeti Airlines që u rrëzua të dielën , ishte e martuar me një pilot me të njëjtën linjë ajrore, i cili u vra në një aksident avioni 16 vjet më parë, raportoi Reuters.

Përplasja e së dielës ishte më vdekjeprurese e vendit në tre dekada, duke lënë të paktën 68 të vdekur . Aeroplani u rrëzua pranë aeroportit Pokhara, sipas Reuters , dhe në të ndodheshin 72 persona.

Dyshohet se Khatiwada ka vdekur, por eshtrat e saj nuk janë identifikuar, tha zëdhënësi i Yeti Airlines, Sudarshan Bartaula për Reuters .

Trupi i kapitenit të fluturimit, Kamal KC, është gjetur dhe identifikuar, sipas agjencisë së lajmeve.

Përfaqësuesit e Yeti Airlines nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së Insajderit për koment. Familja e Khatiwada nuk mund të kontaktohej menjëherë.

Zëdhënësi konfirmoi për Reuters se burri i Khatiwada, Dipak Pokhrel, vdiq në vitin 2006 kur një aeroplan pasagjerësh Yeti Airlines u rrëzua në Jumla.

“Ajo mori trajnimin e saj për pilot me paratë që mori nga sigurimi pas vdekjes së burrit të saj,” tha Bartaula për Reuters.

Khatiwada iu bashkua linjës ajrore në vitin 2010, katër vjet pasi burri i saj vdiq kur avioni me të cilin po fluturonte u rrëzua pak para uljes, sipas Reuters.

Pamje tmerri! Video LIVE e përplasjes së avionit në Nepal, së paku 68 persona humbën jetën

“Të paktën 68 persona ndëruan jetë ditën e djeshme kur një avion u rrëzua pranë qytetit Pokhara në Nepalin qendror”, tha një zyrtar qeveritar, rrëzimi më vdekjeprurës i avionit në vend në më shumë se 30 vjet.

Video: Nepal Crash Captured By Passenger During Facebook Live From Plane https://t.co/xi4bBS1csW pic.twitter.com/9Z0YK0EZMl

— NDTV (@ndtv) January 16, 2023

Shtatëdhjetë e dy persona – katër anëtarë të ekuipazhit dhe 68 pasagjerë – ishin në bordin e aeroplanit ATR 72 të operuar nga Yeti Airlines të Nepalit kur u rrëzua. Tridhjetë e shtatë ishin burra, 25 ishin gra, tre ishin fëmijë dhe tre ishin foshnje, njoftoi autoriteti i aviacionit civil të Nepalit.

Përpjekjet e kërkimit u ndërprenë pas errësirës dhe do të rifillojnë të hënën në mëngjes. Qindra reaguesit e parë kishin punuar ende për të gjetur katër individët e mbetur përpara asaj kohe.

Incidenti i së dielës ishte përplasja e tretë më vdekjeprurëse në historinë e kombit Himalayan, sipas të dhënave nga Rrjeti i Sigurisë së Aviacionit. Incidentet e vetme në të cilat u vranë më shumë njerëz ndodhën në korrik dhe shtator 1992. Këto përplasje përfshinin avionë të drejtuar nga Thai Airways dhe Pakistan International dhe lanë 113 dhe 167 të vdekur, respektivisht.

Shqipëria nuk gjen qetësi nga tërmetet, flet sizmiologu: Lëkundjet mund të vazhdojnë për…

Prej 24 orëve Shqipëria ndodhet nën goditjen e vazhdueshme të tërmeteve, ku lëkundjet më të forta janë ndierë mbrëmjne e së dielës.

Forca e tërmetit të një nate më parë ka qenë 4.7 Rihter, ndërkohë që është shoqëruar edhe me disa pasgoditje që janë të forcës 3.9, 3.7 dhe 3.4. Sizmiologu Rrapo Ormeni ka shpjeguar këtë fenomen që po ndodh aktualisht në vendin tonë.

Ormeni tha se të gjitha pasgoditjet janë më të ulta se tërmeti i një nate më parë.

Ai qetësoi qytetarët duke theksuar se lëkundjet do të vazhdojnë të ndihen por pa ndonjë rrezik.

Sipas tij ky fenomen mund të zgjasë disa ditë deri sa pllakat tektonike të qetësohen.

“Magnituda e tërmeteve që kanë rënë mbrëmjen ekaluar edhe sot, janë më të ulta se goditja kryesore. Lëkundjet mund të vazhdojnë për disa ditë, por nuk duhet të kemi asnjë shqetësim”, tha Ormeni.

Kiara Tito “shpërthen” në lot dhe shkaku kryesor është…

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E sigurisht që një nga protagonistët e këtij sezoni të BBV është këngëtari Luiz Ejlli. Veçse një banor i shumëpërfolur për energjinë e tij dhe dinamikat që shkakton, Luizi është komentuar gjithashtu pafund në rrjet për situatën që ka krijuar me sëmundjen e tij të supozuar.

Që pas ‘Prime’-t ku ndodhi e gjithë kjo situatë shumica e banorëve i janë vënë kundër. ku njëra prej tyre është edhe Kejvina. Gjatë gjithë këtyre ditëve ironitë dhe debatet kanë vazhduar, por së fundmi në lidhje me këtë situatë është prekur edhe Kiara ku pak minuta duke qarë është shprehur për Kejvinën se:

Po prekem se nëse ka një person që ka të drejtë në gjithçka domethënë që i thotë gjërat e drejta ashtu si i mendon jam unë. Të betohem as nuk kam mbrojtur as Luizin në këtë rast, gjithmonë kam qenë ‘pro’ gocave sepse po japin mesazhe të gabuara për mua nuk ka lidhje kjo. Nëse unë shoh një njeri që çohet dhe gjuan me shpullë, mund të ma bëjë edhe mua nesër, pasnesër prandaj nuk dua të kem të bëj fare me Kejvinën. Pavarësisht se kam pasur shumë gjëra për t’i thënë nuk dua fare sepse me ndotet imazhi dhe nuk dua të bie në atë nivel. Kjo është e gjitha. 

 

Çohet Amosi dhe thotë se ajo reagoi në mënyrë të mirë, po si mund ta pranosh dhunën? Si mund t’i pranosh shpullat? Kjo është më e tmerrshmja, të gjithë kemi emocione, edhe unë kështu siç jam mund të bëj diçka por a është e drejtë që unë të reagoj dhe të shpërthej? Jo, jemi në emision televiziv. Më sheh vëllai, mami, babi. Kam frikë moj seriozisht, nuk dua të lë skena të tilla në televizion. Nuk dua. 

 

Shqiptari i bërë “tapë” terrorizon pronarin dhe klientët në një lokal në Itali

Një ngjarje e aspak e zakonshme është regjistruar në Itali natën e shtunë, brenda ambienteve të një lokali.

Një 50-vjeçar shqiptar i cili ishte bërë “tapë” sulmoi pronarin e lokalit dhe ofendoi klientët e pranishëm të cilët u tmerruan.

Sipas mediave italiane në përpjekje për t’u largua ai rrëshqiti dhe mori disa dëmtime në fytyrë, por kjo nuk e ndaloi që të dilte në rrugë dhe të bërtiste.

Në një moment oficerët e policisë kanë ndërhyrë, por shqiptari është nervozuar, duke marrë një qëndrim agresiv dhe të egër.

Më pak vështirësi efektivët kanë arritur t’i vendosin prangat dhe e kanë futur në makinë, por edhe gjatë rrugës 50-vjeçari ka goditur me shkelma xhamin e makinës.

Në fillim ai nuk pranoi të jepte emrin dhe ishte pa letra, po ashtu nuk kishte një banesë fikse.