Aplikacion
Kejvina Kthjella ka bërë atë që di të bëjë më mirë. Ajo u ka treguar banoreve të BBV dhe jo vetëm pjesën e saj më të bukur, “fundshpinën”.
Pamje u shfaq edhe në një klip në Prime Time në Top Channel kur emisioni po ndiqej nga qindra mijëra shikues.
Edhe vetë banorët e BBV, u shtangen nga pamja, aq sa kërkuan të jepej edhe një herë pjesa e Kejvinës.
Sigurisht emisioni nuk ua plotësoi deshirën, por banoret me gjasë do kenë sërish rastin ta shohin pjesën më të mirë të Kejvinës edhe live, pasi edhe ajo vete duket mjaft e interesuar për ta luajtur në këtë formë lojën në BBV. /Zoom.al
Në një rrëfim si kurrë më parë, aktori Herion Mustafaraj ka treguar për “S’e Luan Topi”, historinë e ndarjes së prindërve të tij, kur ai ishte ende shumë i vogël.
I përlotur, Mustafaraj tregon se si të gjithë tregonin për prindërit e tij si një çift i shkëlqyer.
“Gjynah, i kanë marrë më sysh thoshin njerëzit,”- i rrëfeu artisti moderatores Erjona Rusi.
“Ky ishte fati i jetës, pastaj babai u martua dhe nëna disa vite më pas po ashtu. Kështu pas pak kohësh kisha 2 nëna dhe 2 baballarë. Zonja Farushe që u martua me babin tim është një zonjë e përkryer, më donte më shumë se fëmijët e tjerë që bëri me babain tim. Edhe burrin e mamasë nga ana tjetër e kisha si shok, ishte nga një familje shumë e mirë. Njerëz shumë të mirë, shumë të kulturuar. Ata ma bënë atë vështirësinë e ndarjes së familjes më të lehtë,”- tha ai.
Qyteti i Prizrenit do të tronditej më 3 janar, ku pronari i lokalit “Kobra City” qëlloi me armë ndaj tre të rinjve nga Kukësi, njëri prej të cilëve mbeti i vrarë.
Në median e Kosovës, “KTV” janë publikuar disa detaje të reja për vrasjen që kishte të bënte me një faturë prej 350 euro, që tre të rinjtë duhet të paguanin.
Debati kishte kaluar në përplasje fizike fillimisht mes tyre dhe kamerierit e më pas edhe punëtorëve të tjerë. Dyshohet se debati u pasua me të shtëna, e si pasojë e të cilave humbi jetën 31-vjeçari Visart Cengu, nga Kukësi. I dyshuar është Dibran Hoxhaj, i njohur për disa veprave penale.
Burime të emisionit “Betimit për Drejtësi” në KTV brenda autoriteteve të drejtësisë në Republikën e Shqipërisë kanë treguar se bazuar në dëshminë e dy të mbijetuarve të rastit, rezulton se ndërsa tre shtetasit shqiptarë po largoheshin pa e paguar faturën në drejtim të veturës së tipit Mercedes, ata ishin ndjekur.
Ata kanë deklaruar se “Dibran Hoxhaj-Kobra, kishte shtënë në drejtim të automjetit ende pa u nisur vetura”.
Të njëjtat burime theksojnë se fillimisht ishte plagosur personi R.Sh në këmbë, i cili kishte qenë i ulur në pjesën e pasme.
Ndërsa në lëvizje e sipër nga të shtënat ka mbetur i vdekur Visar Cengu, po ashtu i ulur në pjesën e pasme, ndërsa pa lëndime ka shpëtuar personi A.B që në momentin kritik ishte duke drejtuar automjetin.
Gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në parkingun e lokalit “Kobra-City” më 3 janar 2023.
Me të arritur policia, Hoxhaj kishte deklaruar se nuk kishte qenë prezent në momentin kritik, si dhe ishte palë e dëmtuar pasi konsumatorët kishin shtënë në drejtim të tyre.
Drejtori i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Faton Alija, në një intervistë për “Betimi për Drejtësi” ka folur për provat që janë gjetur në rastin “Kobra”, të cilat pritet të verifikohen.
Ne mesin e tyre, ai ka thënë se nga bastisjet në lokalet përcjellëse, është gjetur një DVR, pajisje që ruan pamjet e kamerave dhe e njëjta është dërguar për ekzaminim.
Pjesë e provave thotë të jetë dhe një fotografi që dyshohet të jetë publikuar nga Hoxhaj natën kritike.
“Në media, mediat janë një burim i informatave që policia i shfrytëzon dhe rrjete të ndryshme sociale ka qarkulluar një foto që dëshmon filmime apo pamje në parkingun e atij lokali atë natë, ku vërehet edhe vetura në të cilën viktimat më vonë kanë marrë plagë dhe për njërin që ka qenë vdekjeprurëse. Ajo është një dëshmi e jona deri tash që deri në një moment të caktuar kamerat kanë funksionuar”, ka thënë Alija.
Ai ka thënë se i dyshuari për vrasje është duke u hetuar edhe për manipulim me prova.
“Një prej akuzave që i vihet në barrë të dyshuarit kryesor të këtij rasti është edhe manipulimi me prova, është i dyshuar për vrasje, armë pa leje dhe manipulim me prova, pasi në dyshojmë se ky i dyshuar apo të tjerët i kanë ndihmuar që DVR-in ta largojnë prej vendit aty, ta fshehin bashkë me armën dhe gjëra të tjera personale të këtij të dyshuari. DVR nuk është gjetur, është një DVR tjetër në bastisje në vazhdim, nuk është vërtetu a ka të bëjë me lokalin apo ka të bëjë me ndonjë objekt tjetër, është gjet nga bastisjet në vazhdim të cilin e ka marrë Prishtina dhe është në fazën e ekzaminimit. Në një lokal përcjellës sepse ky ka disa lokale si lokalin këtu apo garazhe përcjellëse”, ka deklaruar Faton Alija, drejtor i Policisë për Rajonin e Prizrenit.
Si rrjedhojë, është arrestuar edhe një person i 7-të, po ashtu me dyshimet për manipulim me prova.
Sipas Prokurorisë Themelore në Prizren, ai ka qenë punëtor i lokalit, prezent në natën kritike.
Kamerat e vendosura nga grupet kriminale në Shkodër, Berisha: Në sundimin e krimit…Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar për aksionin e Policisë së Shkodrës, ku u çmontuan sot kamerat e sigurisë që ishin vendosur nga grupe kriminale për të monitoruar ndër të tjera dhe lëvizjet e Policisë së Shtetit.
Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se bandat kontrollojnë jo vetëm territorin, por dhe vendimarrjen: në rruge, në zyra, në polici, gjykata, prokurori, qeveri, parlament dhe çdo gjë.
Postimi i plotë i Berishës:
Krimi kontroll të rreptë të territorit.
Bandat kanë vendosur krahas policisë kamera speciale në shtyllat elektrike në rrugët dhe sheshet e qytetit të Shkodrës për kontrollin e qytetit. Si Shkodra, në sundimin e krimit është e mbarë Shqipëria. Bandat kontrollojnë jo vetëm territorin, por dhe vendimarrjen: në rruge, në zyra, në polici, gjykata, prokurori, qeveri, parlament dhe çdo gjë!
Ky është narkoshtet!
EMRAT/ Bënin “namin” me vjedhje në dyqanet e Athinës, arrestohen 4 shqiptar, një tjetër në kërkimKatër shqiptarë janë arrestuar në Athinë pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë Indrit Arifai 20 vjeç, Mario Hoxha 19 vjeç, Adi Kala 33 vjeç, Altin Mustafah 24 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim Armando Roko 20 vjeç.
Banda në fjalë kryente vjedhje në dyqane dhe zona të ndryshme të Attikës. Deri më tani janë zbuluar 36 raste të vjedhje të kryera nga personat në fjalë në zonën e Atikës.
E bujshme, Vllaznia afron sulmuesin e kombëtares, Bekim Balaj firmos për tre viteBekim Balaj është futbollisti më i ri i Vllaznisë. Klubi shkodran godet në merkato duke u përforcuar me një lojtar si Balaj, që e njeh shumë mirë kampionatin tonë.
Ai vjen te kuqeblutë me objektivin për t’i shpallur kampion të Shqipërisë.
“Klubi i Futbollit Vllaznia në përmbushje të objektivave sportiv, njofton se ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit për 3 sezone sportive, me lojtarin e Kombëtares shqiptare Bekim Balaj. MIRË SE VJEN BEKIM BALAJ!”, thuhet në njoftimin Vllaznisë. /zoom.al/
Djali i biznesmenit të njohur, Kiara Tito e lidhur jashtë me ish-zyrtarin e Kryeministrisë?Teksa shumë njerëz janë lidhur me historinë e saj dhe Luizit, në mediat sociale prej ditësh qarkullon lajmi se Kiara Tito ka një lidhje jashtë “Big Brother VIP”.
Vetë moderatorja ka deklaruar se është beqare dhe nuk e ka përjashtuar se mund të nis një lidhje në reality-show. Por, ishte gazetarja Desara Karaiskaj ajo që para disa ditësh deklaroi se “Kiara e ka mendjen tek ai që ka përjashtë”, duke ngritur dyshime se është në lidhje.
Por kush është i dashuri i Kiara Titos? ‘TiranaWeb’ raporton se bëhet fjalë për Roni Kokën (Renald Koka), djalin e biznesmenit Leonard (Nari) Koka. Roni më parë ka punuar në Kabinetin e Kryeministrit Edi Rama.
Po, e njëjta media shkruan se çifti ka një lidhje në harmoni të plotë dhe serioze, edhe pse i kanë shmangur postimet publike së bashku.
Ritheksojmë se asgjë nuk dihet me siguri dhe e gjitha mbetet në kuadrin e spekulimeve.
Akuzohen për grabitje, 3 shqiptarë përplasin policin, ndiqen me helikopterDy shqiptarë janë arrestuar nga policia belge në Steenokkerzeel, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim. Sipas mediave vendase, personat akuzohen se kanë kryer disa grabitje në zonë, ndërsa e fundit ishte të premten kur edhe tre personat u pikasën nga policia.
Por në ndjekje e sipër, autorët përplasën me mjetin e tyre makinën e forcave të policisë.
Ndërkohë operacionit për arrestimin e tyre iu bashkua menjëherë edhe një helikopter i policisë federale dhe në fund arritën të arrestoni dy prej tyre, ndërsa personi i tretë u arratis.
“Të dyshuarit vinin nga Shqipëria dhe makinën e tyre e kishin me targa holandeze”, kanë sqaruar autoritetet vendase.
Të shtëna me armë në Londër! Plagosen 4 persona, mes tyre një vajzë 7 vjeçareKatër persona, përfshirë një vajzë shtatëvjeçare, janë plagosur nga të shtënat jashtë një funerali në veri të Londrës, ka thënë policia Metropolitane.
Sipas The Guardian, tre gra të moshës 48, 54 dhe 41, u dërguan në spital pas incidentit të së shtunës pasdite në Phoenix Road, afër stacionit Euston. Detektivët thanë se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një kishe, ku po zhvillohej një varrim. Policia tha se të shtënat kanë ardhur nga disa persona brenda një automjeti që ka qenë në lëvizje.
Mësohet se gjendja e të plagosurve është e qëndrueshme. Në zonën ku ndodhi ngjarja, ka prani të shumtë policore ndërkohë që ende nuk dihen shkqet e një sulmi të tillë. Asnjë person nuk është arrestuar deri më tani.
Andi dhe Gresa zyrtarisht çift, dyshja skena të nxehta e puthje në krevat!Krahas Getinjos dhe Vivien, një tjetër çift është krijuar brenda “Big Brother VIP Kosova”. Andi dhe Gresa prej kohësh janë afruar me njëri-tjetrin.
Vetëm pak ditë më parë, çifti ka shkëmbyer edhe puthjen e tyre të parë, duke konfirmuar kështu këtë marrëdhënie. Dyshja prej shumë kohësh kanë qenë flirtuar e duke na dhuruar skena të nxehta, por lidhja e tyre duket se nis zyrtarisht nga kjo puthje.
Gresa ishte e para ajo që foli për atë çfarë po ndodhte me ish-konkurrentin e “Për’puthen”. Gjatë një bashkëbisedimi me Juliana brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, Gresa Hoti ka folur për marrëdhënien e saj me Andi Artanin.
Derisa po flisnin është përmendur emri i Andit dhe ajo ka nisur të flasë në lidhje me një ngjarje për të.
“Më kënaq, sa më kënaq edhe më shkon nerva”, ka thënë Gresa. Ndërkaq, Juliana e ka etiketuar Andin si argëtues gjatë bisedës me modelen.
Gresa në këtë edicion ka folur për herë të parë për jetën private të saj, duke bërë me dije se ka pasur vetëm një lidhje në jetën e saj. Por duket se gjatë një debate me Stresin, reperi nuk i ka kursyer akuzat për jetën e saj private.
Shkak u bënë disa biseda të modeles ku shpreh me banorët e tjerë pakënaqësitë që kishte rreth Stresit dhe theksoi se nuk i vjen mirë që babai i saj ta shikojë mes dy djemve.
Gjatë debatit, Stresi ka reaguar i revoltuar ku është shprehur se Gresa e ka akuzuar për një 14- vjeçare por ai e ka parë banoren me një 45-vjeçar në orën 5 të mëngjesit.
Menjëherë erdhi dhe ndërhyrja e moderatorit Alaudin Hamitit, i cili i kërkoi reperit të tregojë respekt për femrat.
“Unë nuk luaj me zemra të njerëzve. Për mua është shumë falsë, nuk i besoj këtij njeriu. Për mu është vetëm negativitet. Nuk ka besim në vete. Ka probleme me veten. Unë e di çfarë personi jam, dhe nuk e di për çfarë skenash po e bën këtë. Falsë, falsë, falë”, u shpreh Gresa.