Aplikacion
Fansat e banorit të “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli, kanë paralajmëruar protestë ditën e nesërme në mbështetje të tij, pas polemikave të shumta për sëmundjen e këtij të fundit.
Ata kanë njoftuar se ditën e nesërme, në orën 13:00 do të mblidhen para shtëpisë së famshme të Big Brother, duke brohoritur: “Luiz, Luiz”, në mënyrë që të tregojnë mbështetjen e tyre për këngëtarin shkodran, ku nuk do të mungojnë as personazhet publik.
Ndonëse ai u sulmua nga banorët e tjerë të shtëpisë pas deklaratës së sëmundjes, fansat kanë treguar mbështetje të madhe për Luizin, i cili gjatë këtyre ditëve është bërë kryefjalë e medieve.
E trishtë në Lushnjë/ Infermierja ndahet nga jeta në moshën 29 vjeçare@biggbrotheralbania #albania #bigbrothervipalbania #luizi #tirana #durrsi #topchannel #shkoder #prishtina #shkupi #kosova #shqip #kiaratito #viral #fyp #podujeva #llapi #gjilan #gjakova #ferizaj #peja #prizren #mitrovica #shkupi #tirana #tetova #shkodran #luizejlli #kumanova ♬ Zjarr E Ftohte – Luis Ejlli
Një infermiere nga Lushnja ka humbur jetën ditën e sotme. Xhuliana Seferi ka ndërruar jetë në moshën 29 vjeçare.
Nëpërmjet një njoftimi, Urdhri i Infermierit të Shqipërisë ka bërë me dije lajmin e trishtë për ndarjen e parakohshme nga jeta të infermieres e cila ushtronte profesionin e saj pranë Poliklinikës së Specialiteteve në Lushnjë.
Arrestimi i Gjokutajt dhe grabitja në shtëpinë e Alda Klosit/ VOA: Ekspertët ngrenë dyshime për…“Me hidhërim të thellë njoftojmë se është ndarë nga jeta në moshë shumë te re kolegia jonë Xhuliana Seferi. Znj. Seferi lindi në 30 Tetor 1993 në qytetin e Lushnjes. Studimet e larta i kreu pranë Universitetit Ismail Qemali, në degën Infermieri-Mami. Ka ushtruar profesionin e infermieres pranë Poliklinikës së Specialiteteve në Lushnje. Kolegët, miqtë dhe familjarët do të ruajnë kujtimet më të mira për Xhulianën e cila do të kujtohet për virtytet e larta njerëzore dhe intelektuale.
Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve,miqëve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme”-thuhet në njoftimin e publikuar.
Në Tiranë, gjykata dha masën e “arrestit me burg” për sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, një tjetër zyrtar të kësaj ministrie, si dhe një përmbarues privat, të tre të dyshuar për shpërdorim detyre me pasoja 1.2 milionë euro në arkën e shtetit.
Ekspertë të pavarur të ekonomisë, pohuan se ky rast, si dhe gjetja e një sasie të konsiderueshme eurosh cash në banesën e ish-shefes së kabinetit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, nxitin dyshimet për korrupsion në nivele të larta.
Ata shpresojnë që sistemi i reformuar i drejtësisë do të kryejë hetime të thelluara për të dy rastet, duke dhënë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve.
Gjykata konfirmoi në Tiranë arrestin me burg për sekretarin e përgjithshëm të ministrisë së financave, Arlind Gjokutaj, drejtorin e çështjeve ligjore në po atë ministri si dhe një përmbarues privat, të akuzuar nga prokuroria për shpërdorim detyre me pasoja deri 1.3 milionë dollarë.
Prokuroria dyshon se ata rikompensuan për një pronë në shkelje të ligjit një ish pronar, i cili nuk ka qenë asnjëherë i tillë.
Kjo ngjarje si dhe vjedhja e një sasie të konsiderueshme eurosh në cash nga banesa e një ish shefe të rëndësishme të ministrisë së financave dhe të kabinetit të ish-zv-kryeministrit Arben Ahmetaj, kthyen sërish vëmendjen e opinionit publik dhe ekspertëve të ekonomisë tek korrupsioni i lartë qeveritar.
Studiuesit shprehën shqetësim dhe kërkuan hetime të thelluara për këto dy ngjarje, të cilat megjithë prezumimin e pafajësisë së zyrtarëve, dëshmojnë për gjendjen kritike ku ka zbritur, sipas tyre, administrata e kësaj fushe sa u takon profesionalizmit dhe përgjegjshmërisë në detyrë.
Profesori i njohur i ekonomisë, Arben Malaj, më herët ministër financash e ekonomie, protagonist në administrimin e sistemit ekonomik dhe bankar të vendit, thotë se ndjen keqardhje për ministrinë e financave, që përmendet në të dy ngjarjet, të cilat janë nën hetim e sipër, dhe që meritojnë një hetim të thelluar.
“Dobësimi i besueshmërisë tek administrata publike për shkak të ndryshimeve të shpeshta, apo pasigurisë se çfarë ndodh, një lloj presioni i vazhdueshëm mbi ta për të kryer veprime, të cilat në vetëdijen e nëpunësve të shtetit nuk janë të ligjshme na kanë çuar në këtë situatë, e cila është zhgënjyese. Në këto 30 vjet ne duhet të kishim konsoliduar administratën publike në çdo nivel”, thotë zoti Malaj.
Ndërsa eksperti Gjergj Buxhuku, përfaqësues i organizatës Albkonfindustria, thotë se Shqipëria po përballet me dy lloj korrupsioni: korrupsioni i njohur si shkelja e ligjit, dhe nga kapja e shtetit, korrupsioni me ligj nga politika. Ato janë probleme të përsëritura në shumë raporte vendase dhe ndëkombëtare, por bëhet ende pak për shmangien e tyre, ndaj duke prezumuar pafajësinë e personave konkretë, ai thekson, se këto dy lloj korrupsioni kanë dëmtuar rëndë tregn dhe demokracinë.
“Është fakt dhe duhet ta pranojmë hapur që Shqipëria nuk ka ekonomi tregu të mirëfilltë, dhe një nga arsyet kryesore është korrupsioni. Shqipëria sot nuk ka demokraci dhe as standarte demokratike, përveçse formale, dhe një nga arsyet kryesore është korrupsioni. Korrupsion në biznes, korrupsion në ekonomi, financa dhe korrupsion në procese demokratike, zgjedhje etj”, thotë zoti Buxhuku.
Problemi kyç i administratës publike, sipas studimeve të ndryshme, është presioni i titullarëve për të shkelur ligjin.
Zoti Malaj thotë se ministria e financave duhet të garantojë kredibilitetin e qeverisë në çdo veprim me investimet, shpenzimet, mbledhjes së të ardhurave, nepotismit, korruspionit.
Ai shton se asnjë ministër nuk mund të ketë sukses pa një administratë me integritet të plotë, që nga ana e saj nuk duhet t’u nënshtrohet presionit të titullarëve apo instinkteve përfituese përmes shkeljes së ligjeve. Ka shumë persona që kanë lënë punën për të mos shkelur ligjin dhe janë vënë në vështirësi mbijetese, sipas tij, ndërsa një pjesë tjetër u nënshtrohen presioneve dhe instinkteve për t’u pasuruar sa më shpejt me para të lehta korruptive, por herët ose vonë janë dënuar ose pritet të dënohen për shkak të firmave të tyre, duke lënë të paprekur nivelet e larta të qeverisjes.
“Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë e përhershme, por ne duhet të sigurohemi që ka nisur të japë produkte ai investim i madh, që është bërë me reformën në drejtësi, që të marrë fund ajo kulturë e mosndëshkueshmërisë. Së dyti ne duhet të sigurohemi që punonjësi të ketë në një krah integritetin dhe në krahun tjetër respektin për ligjin. Puna ecën nëse mbahen këto të dyja. Sapo shkel njërën prej tyre patjetër që do të biesh vitkimë e korrupsionit dhe e shpërdorimit të detyrës”, thotë zoti Malaj.
Ekspertët shpresojnë tek sistemi i drejtësisë dhe tek presioni i rritur i faktorit ndërkombëtar për luftën kundër korrupsionit, i cili sipas tyre është vendimtar në këto përpjekje.
“Mendoj që Shqipëria është në një fazë delikate për sa i përket korrupsionit, i cili po rrënon ekonominë, konkurrencën dhe tregun e lirë, po detyron shqiptarët të ikin jashtë vendit, po varfëron vendin, si dhe po rrënon demokracinë, duke penguar bërjen e zgjedhjeve me parime demokratike. Shpresoj që kjo punë të vazhdojë, por jam i bindur që nuk mund të vazhdojë pa mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtare. Brenda vendit unë e quaj thuajse të pamundur në afat të shkurtër, që ne ta luftojmë vet këtë plagë kaq të madhe të korrupsionit”, thotë zoti Buxhuku.
Pushteti abuziv i nivele të larta që ka arritur të nënshtrojë një pjesë të administratës, duke e përhapur korrupsioin më gjerë, si dhe siguria maksimale e jetëgjatësisë në pushtet janë ndër arsyet kryesore të korrupsionit, ndërsa pasoja më e rëndë sipas tyre, është humbja e besimit të qytetarëve tek shteti dhe tek qeverisja e fondeve publike, mbledhja dhe përdorimi i taksave, sepse njerëzit shohin rastet sporadike korruptive që dalin, por ende nuk dinë se deri shtrihen fijet e tyre, dhe zbardhja e këtyre mbetet detyrë e drejtësisë./VOA
Napoli keqtrajton “Zonjën”, dopietë nga Osimhen, “Azzurri” në arrati për Scudetto-nNapoli mposhti Juven 5-1 dhe jep një sinjal shumë të fortë për garën për Scudetto, duke ndalur rikthimin bardhezi me një paraqitje fantastike dhe duke kaluar në +10 nga djemtë e Allegrit.
Në Maradona zhvillohet një ndeshje spektakolare e luajtur me ritme të larta dhe me shumë mundësi.
Në pjesën e parë Osimhen zhbllokon ndeshjen me një goditje me kokë në minutën e 14’, ndërsa Kvaratskhelia dyfishon shifrat në të 39′.
Di Maria shkurton distancënnë minutën e 42’ duke shënuar pas një aksioni interesant.
Në pjesën e dytë, azzurët shpërthyen dhe Rrahmani (55′), Osimhen (65′) dhe Elmas (72′) u kujdesën për mbylljen e ndeshjes dhe ndëshkimin e Juventusit. /zoom.al/
Olta Gixhari gjen “viktimën” e radhës: Vetëm unë mundem të të përzë nga Big BrotherAktorja Olta Gixha ka debatuar brenda shtëpisë së Big Brother me Ronaldo Sharkën. Në mes të debatit, Olta i tha Ronaldos se ajo ka “pushtetin” për ta nxjerrë nga shtëpia. Madje e paralajmëroi Ronaldon që mos ta detyrojë t’iu vendosë vetes qëllim për ta përzënë Ronaldon nga shtëpia.
“Nëse ka një njeri që mund të të përzëri nga këtu jam unë. Vetëm unë mund të të përzë nga kjo shtëpi. Mos më nevrikos deri në pikën që ti vë vetes detyrë që të të përzë”- i tha Olta-Ronaldos.
Duket se Olta ka gjetur ‘viktimën’ e radhës për të larguar nga shtëpia. Kujtojmë që moderatorja Zhaklian doli nga shtëpia për shkak të debateve të shumta që ka pasur me Oltën, ndërsa edhe Erioni ka pasur shumë konflikte.
Kujtojmë që Olta vetëm një ditë më parë tha se ajo do të fitojë finalen e Big Brother.
Bandat shqiptare sundojnë kokainëb në Britani, por janë paralajmëruar që të mos hyjnë në këtë qytetGangsterët shqiptarë të cilët shpërndajnë kokainë në Britaninë e Madhe janë ‘paralajmëruar’ nga kumbarët e krimit se e kanë rreptësisht të ndaluar njërin prej qyteteve, shkruan The Sun. Gjatë 20 viteve të fundit, bandat shqiptare kanë kapur kontrollin e tregut të kokainës në Britani pasi kanë krijuar një aleancë me kartelet e rrezikshme të drogës në Amerikën Latine.
Mënyra sesi shqiptarët operojnë, kanë bërë që të dominojnë tregtinë e drogës, duke ofruar çmime më të lira dhe duke bashkëpunuar me bandat lokale për të shmangur gjakderdhjen. Mediat britanike, shkruajnë se pas dy dekadave të suksesit, bossët shqiptarë të drogës ngasin makina nga më të shtrenjtat, ferrari, Bugati etj.
Një nga bandat më famëkeqe shqiptare është ‘The Hellbanianz’. Ndryshe nga grupet e tjera, bandës i pëlqen qendra e vëmendjes dhe janë bërë të njohur për videot e tyre muzikore në mediat sociale që i shfaqin të rrethuar nga tufa me para, bizhuteri dhe makina luksoze.
Hellbanianz raportohet të transportojnë drogë me vlerë deri në miliona euro. Mijëra shqiptarë mbërritën në Britaninë e Madhe në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000 gjatë një krize refugjatësh. Ata fillimisht treguan mënyrën e tyre të dhunshme të të shkeljeve të bëra në fushën e prostitucionit.
Burimet policore kanë treguar se si në fillim të viteve 2000 ata luftuan kundër bandave xhamajkane dhe kineze të drogës për kontrollin e Londrës, për të depërtuar më pas në të gjitha nivelet e tregtisë së kokainës prej 5 miliardë paundësh në Mbretërinë e Bashkuar.
Por ka një qytet ku kumbarët vendas u kanë thënë të qëndrojnë larg, Liverpooli. Burri, i cili kërkoi të mos përmendet emri, tha për The Sun: “Bandat shqiptare të drogës janë kudo në Mbretërinë e Bashkuar, por jo në Liverpool.
“Bandat lokale mbrojnë Liverpoolin dhe nuk do t’i lejojnë të hyjnë. Ata janë paralajmëruar. Gjeografikisht shqiptarët janë ndoshta më të fortët në Londrën veriore dhe lindore. Pas kësaj ata janë të mëdhenj në Mançester”-u shpreh një person për median britanike.
Po një tjetër anëtar i bandave vendase, u shpreh se ishte thjesht çështje kohe që shqiptarët të mund të kontrollonin tregtinë e drogës në Liverpool duke shfrytëzuar goditjen që policia u ka dhënë rrjeteve vendase të këtij qyteti.
Ulje temperaturash dhe reshje shiu, parashikimi i motit për fundjavënDita e shtunë pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira hera -herës deri të dendura.
Përgjatë vijës bregdetare reshje shiut të herëpashershme me intensitet të ulët, në orë e pasdites reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën jugore të vendit me intensitet të ulët të karakterit lokal.
Dita e diel do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme të cilat do të sjellin mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira.
Era pritet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek.
Kosova s’ia del dot! Rrëzohet aplikimi i saj për anëtarësim në KiERrëzohet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KiE.
Italia, Franca, Gjermania dhe Britania janë shprehur kundër. Votimi është bërë nga ambasadorët e vendeve të Këshillit të Europës në Strasburg.
Gjithashtu Hungaria ka thënë hapur mbështetjen e saj për Serbinë dukë bërë të qartë edhe strategjinë e saj që të pengonte Kosovës, edhe për anëtarësim në BE dhe OKB.
Më herët ministri i jashtëm i Hungarisë kishte shprehur se pranimi sipas tij i parakohshëm i Kosovës në entitete të ndryshme europiane mund të jetë një rrezik. Nëse do të pranohet Kosova si anëtarë e Këshillit të Europës, qeveria do të votojë kundër”, kishte deklaruar më herët Péter Szijjártó.
Dea Mishel me thikë në dorë drejtuar Luizit? Video-ja që po bën xhiron e rrjetitQë mes Dea Mishel dhe Luizit nuk ka raporte të mira dihet. Që Dea mendon se mund të penalizohet të shtunën sepse në Primen e së martës u duk sikur mbrojti Luizin,na bëri të gjithëve për të qeshur dhe na kujtoi edhe njëherë sa të izoluar janë banorët brenda dhe nuk e kanë idenë më të vogël çfarë thuhet jashtë.
Por nuk është kjo çështja. Në TikTok po qarkullon një video e Dea Mishel, e cila mban në dorë një thikë të madhe dhe kur Luizi kalon pranë saj ajo bën gjestin e nguljes duke ia drejtuar në bark.
Duket sikur ai nuk e ka parë këtë veprim që për njerëzit jashtë është skandaloz dhe i rrezikshëm.
Ndiqni videon:
Shihni ëndrra (të çuditshme) seksuale? Ja ç’kuptim mund të kenëËndrrat e seksit janë shumë nga ëndrrat e zakonshme dhe të gjithë e dimë atë dilemën e të nesërmes. Çfarë ishte ajo ëndërr që pe? Pse nuk ishte partneri/ja? A ka ndonjë kuptim?
1. Seks me dikë shumë të pasur
Sipas ekspertëve, kjo është fare e thjeshtë dhe e qartë. Ju dëshironi pasuri. Ëndrrat e seksit jo vetëm që tregojnë për çfarë keni nevojë, por gjithashtu çfarë dëshironi për veten. Seksi me një njeri të pasur mund të jetë një shenjë e qartë e dëshirës për t’u pasuruar.
2. Seks me dikë që punon për ty
Ti bën seks me dikë që është “nën urdhrat” e tua. Filloni të bëni një analizë të shkurtër: Çfarë pune bëjnë fiks ata? Janë krahu juaj i djathtë që di gjithçka për axhendën?
3. Seks me dikë thuajse të panjohur
A nuk është e çuditshme që të ëndërrosh për një njeri që e ke parë vetëm pese minuta gjashtë muaj më parë? Nuk je vetëm! Kjo lloj ëndrre nuk do të thotë se domosdoshmërisht jeni të tërhequr pas tyre, por mund të keni patur një shkëndijë që nuk e keni kuptuar në kohë.
4. Seks me shokun tënd platonik
Nëse sheh në ëndërr sikur po bën seks me shokun/shoqen tënde të ngushtë edhe nëse nuk je i tërhequr fizikisht prej tyre, kujto 3 gjërat e para që ti lidh me atë njeri. Më pas, kujto që kjo lloj ëndrre lidhet më shumë me atë që ky person përfaqëson në jetën tënde, sesa vetë njeriun.
5. Seks me dikë të famshëm
Ose mendoni se është shumë seksi dhe ke gjithë të drejtën e botës për të fantazuar seksualisht me të ose ka diçka nga arti i tij/saj që bën subkoshiencën tuaj ta mendojë.
6. Dikush totalisht i huaj për ju
Kjo ëndërr lidhet më shumë me ju. Njeriu i huaj përfaqëson një anë tuajën të cilën po përpiqeni ta njihni dhe ta përdorni në dobi të gjërave në jetë. Njeriu i panjohur përfaqëson dëshirën për t’u bërë më autoritarë në jetën e përditshme.
7. Dikë të cilin e urreni
Eshtë subkoshienca që po të kërkon të gjesh një urë komunikimi me të. Nuk është mirë të mbushesh me urrejtje rreth vetes.
8. Seks në vend publik
Ndonjëherë pjesa më interesante e ëndrrave të seksit nuk është personi tjetër, por vendi ku e bëni. Nëpër ëndrra, vendodhjet simbolizojnë aspekte të ndryshme të jetës si: jetën familjare, vendin e punës, atë personale apo shoqërore. Seksi në një vend publik simbolizon atë pjesë të jetës që ta njohin mirë të gjithë.