zoom

Day ArchiveDo të habiteni! Këto janë qytetet më të sigurta në botë

Kur zgjedhim një qytet për të jetuar, kemi parasysh punën që do të bëjmë atje, koston e jetesës e shumë faktorë të tjerë.

Por, një faktor i rëndësishëm është edhe shkalla e kriminalitetit në atë qytet. Ky element analizohet nga Numbeo, një portal që krahason statistika të ndryshme nga vende dhe qytete të botës, si kostoja e jetesës, çmimi i ushqimit dhe banesave, ndotja, cilësia e jetës, trafiku dhe shërbimet shëndetësore, ndër të tjera.

Por, ky portal gjithashtu përditëson periodikisht një indeks krimi për qytetet botërore dhe bën një renditje. Ndërkaq, njihuni me 5 qytetet më të sigurta në botë.

 

1.Abu Dhabi (Emiratet e Bashkuara Arabe)

2.Doha (Katar)

3.Taipei (Tajvan)

4.Ajman (Emiratet e Bashkuara Arabe)

5.Sharjah (Emiratet e Bashkuara Arabe)

Një herë në 50 mijë vjet, ylli i ndritshëm do të përshkojë sipërfaqen tokësore përreth një muaj

Një kometë e gjelbër e ndezur do të lëkundet nga hapësira e jashtme e Tokës për herë të parë në 50,000 vjet dhe mund të qëndrojë përreth një muaj.

Zyrtarët e NASA-s thanë se kjo kometë u pa për herë të parë në mars 2022 ndërsa ishte brenda orbitës së Jupiterit.

Ajo mund të shihet përmes dylbive si një shkëlqim i vogël jeshil për në hemisferën veriore duke filluar nga e enjtja.

Ndërsa më afër Tokës do të shihet më 2 shkurt, thanë shkencëtarët.

“Kometat janë jashtëzakonisht të paparashikueshme, por nëse kjo vazhdon trendin e saj aktual në shkëlqim, do të jetë e lehtë të dallohet,” tha NASA në blogun e saj në fillim të këtij muaji.

Trupi qiellor i akullt i quajtur C/2022 E3 (ZTF),  sipas NASA  po bën afrimin e tij më të afërt me diellin më 12 janar përpara se të bëjë afrimin më të afërt me Tokën më 2 shkurt.

Një shkëlqim i gjelbër i ndezur do të jetë i dukshëm për vëzhguesit në hemisferën veriore në qiellin e mëngjesit ndërsa kometa lëviz në veriperëndim gjatë muajit janar. Ata në hemisferën jugore do të jenë në gjendje ta dallojnë atë në shkurt, tha NASA.

Kometa nuk pritet të jetë aq shumë “spektakël” sa kometa NEOWISE e vitit 2020 kometa më e shndritshme e dukshme nga hemisfera veriore që nga viti 1997, tha NASA.

Fjalët e fundit të 5 vjeçarit që u rrëmbye nga uji: Mami, çdo gjë do të shkojë mirë

Lindsy Doan nuk mendoi se përroi përgjatë rrugës San Marcos kishte më shumë ujë se zakonisht kur tentoi të kalonte me makinë për të çuar djalin e saj 5-vjeçar në shkollë.

Por, përroi, i fryrë nga reshjet e forta të stuhisë që goditi Kaliforninë ishte shumë me i thellë nga sa e kishte imagjinuar ajo.

Ajo mallkoi kur humbi kontrollin e automjetit së saj, Chevrolet Traverse që peshonte 1,950 kilogramë, që doli nga rruga dhe ngeci në një pemë të madhe fiku.

“Mami çdo gjë në rregull”, i tha i biri nga sedilja e pasme e makinës. “Ruaj qetësinë”.

Këto ishin fjalët e fundit që djali i vogël i tha nënës së tij përpara se t’i rrëshqiste asaj nga duart dhe të rrëmbehej nga uji, të hënën, në bregun qendror të Kalifornisë, afër Paso Robles.

“Dje kuptova se më kanë shteruar lotët”, i tha ajo Associated Press.

“Nuk di çfarë të bëj, çfarë të pres. Kam kërkuar në internet, sa gjatë mund të rrijë një fëmijë pa ngrenë, sa mund të durojë me veshje të lagura? Jam e shqetësuar sepse nuk e di nëse do jemi në gjendje ta gjejmë”.

Më shumë se 100 vetë, përfshirë trupat e Gardës Kombëtare, ekipet e zhytjes dhe ekipet e shpëtimit që kanë përdorur qen dhe dronë vijuan kërkimet për Kailin, të mërkurën, për të tretën ditë me radhë. Deri më tani, ata kanë gjetur vetëm një nga atletet e tij.

Stuhitë që kanë goditur pa mëshirë Kaliforninë që prej fundvitit të shkaktuar u kanë marrë jetën të paktën 17 personave. Shumica e vdekjeve janë shkaktuar nga rrëzimi i pemëve dhe lëvizjes së njerëzve në rrugët e përmbytura.

Kail është regjistruar si i humbur. Motra dhe vëllai i tij shkojnë në kolegj. Si më i vogli, atij i pëlqen të jetë ne qendër të vëmendjes.

“Atij i pëlqen të na bëjë të qeshim. Ai do që çdokush të qeshë. Atij i pëlqen t’i kënaqë njerëzit”.

E ëma tregon se Kaili ishte shumë i emocionuar që do të rikthehej në shkollë të hënën pas mbarimit të pushimeve. Ishte dita e parë që do të lejohej të luante lirisht pasi ishte shëruar nga një dëmtim në këmbë, për të cilën iu nënshtrua tri ndërhyrjeve kirurgjikale. Ai mezi priste të takonte shokët.

Në pjesën më të madhe të vitit, përroi që shtrihet përgjatë rrugës San Marcos, është si shumë lumenj dhe përrenj të tjerë të Kalifornisë, një rrjedhë rëre gjarpëruese që fryhet vetëm në shirat e dimrit dhe pranverës. Kur rrjedh, është e lehtë të ngasësh makinën mbi pellgjet e cekëta që krijon përgjatë rrugës.

Familja e zonjës Doan kishte bërë të njëjtën rrugë të dielën, pa asnjë problem. Kur zonja Doan iu afrua përroit të hënën, nuk kishte patur bllokim të rrugëve dhe nuk ia mori mendja se situata do të ishte ndryshe nga një ditë më parë.

“Por sapo iu afrova, makina filloi të lëvizte dhe e kuptova që nuk ishte e njëjta gje. Ishte komplet ndryshe “, tha ajo.

Scotty Jalbert, kreu i emergjencës civile në San Luis Obispo County, thotë se njerëzit mund të gënjehen pasi kanë kaluar disa herë lumin dhe mund të vihen në rrezik. Do të mjaftonin 15 centimetra ujë që një njeri të rrëzohej apo që një automjet që lëviz me shpejtësi të dilte nga rruga.

“Ne përdorim termin ‘Kthehu, mos u mbyt’”, tha zoti Jalbert. “Në këtë tragjedi, kur ekipet tona erdhën në vendngjarje uji kishte mbuluar të gjithë automjetin”.

Pasi makina e zonjës Doan ngeci te pema, filloi të mbushej me ujë kështu që ajo vendosi ta braktiste mjetin. Dritaret nuk uleshin, por ajo qe në gjendje të hapte derën dhe të kapej te pema. Rryma e ujit bllokoi derën e pasme dhe ajo i tha të birit të linte gjerat e tij dhe të kalonte tek sedilja e përparme.

“Nuk më intereson çanta e shpinës. Dua të vish tek unë”, i kishte thënë ajo.

Ajo arriti ta kapte nga duart, por nuk e shtrëngoi dot fort dhe rryma e rrëmbeu Kylen nga ana tjetër e pemës.

“E ndjeva të më ikte nga duart,” tha ajo.

Pasi i ndau uji, nëna u shkëput nga pema dhe u përpoq të shkonte pranë të birit, i cili nuk dinte të notonte.

“E pashë që mbante kokën lart që mos mbytej, më shikonte sepse e dinte se po shkoja pas tij. Unë po përpiqesha të mbaja kokën mbi ujë, por rryma më tërhiqte poshte. Pas pak çastesh nuk pashë më as Kailin dhe as nuk po kuptoja çfarë po ndodhte”.

Nëna dhe i biri u pikasën nga kalimtarë të rastit, Neil Collins dhe bashkëshortja e tij Danielle.

Pasi pa Lindsy Doanin që po përpiqej të shpëtonte, Neil Collins vuri re edhe një trup tjeter që lundronte në mes të përroit dhe mendoi se ishte i pajetë. Ndaj vajti dhe ndihmoi zonjën Doan.

Brian Doan, i ati i Kailit është mirënjohës që bashkëshortja e tij shpëtoi. Ai nuk e fajëson që eci me makinë në atë rrugë dhe ai mendon se ajo bëri veprimet e duhura për të shpëtuar të birin.

Por zonja Lindsy Doan ka dyshimet, pikëpyetjet dhe pendesat e saj.

“Mendoj, por sikur të isha kthyer dhe të shkoja nga rruga tjeter. Sikur të kisha thënë, le të mos i biem kësaj rrugë sot”.

Kur u pyet se çfarë do i kishte thënë i biri këtë herë, zonja Doan mori frymë thellë, u mendua gjatë, para se të thoshte se Kaili dëshironte gjithmonë që familja të ishte e lumtur dhe mirë.

“Ndoshta do të kishtë thënë, mami nuk mund të bësh asgjë. Çdo gjë është mirë. Çdo gjë do rregullohet”.

Mbledhja e firmave për shkarkimin e Alibeajt, flet Salianji: Jemi bërë një grup deputetësh dhe…

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka folur lidhur me mbledhjen e firmave të deputetëve për të shkarkuar zyrtarisht Enkelejd Alibeajn nga funksioni si kryetar i Grupit Parlamentar të PD.

Salianji tha se është mbledhur me një grup deputetësh për të firmosur një shkresë që kërkohet shkarkimi i Alibeajt, ndërsa thotë se fokusi kryesor i tij është bashkimi i PD.

“Duke qenë se jemi në këto kushte që jemi pak kohë larg nga zgjedhjet, ku kanë dalë kandidatë e primareve, dhe ana tjetër thotë do kemi kandidatët tonë. Jemi bërë një grup me deputetët nuk është çështje firmash, por të gjejmë zgjidhje. Këto zgjedhje janë për shqiptarët, nuk janë për Sali Berishën. Ka njeri në këtë vend që beson se do mund kandidatët e Ramës, jo. Ka kandidatë aty që kanë vlerë dhe peshë, kemi mundësi të gjejmë zgjidhje. Të ulemi, të diskutojmë. Ne jemi ulur në një tavolinë me kundërshtarët politikë në komisionet parlamentaret, ndërsa brenda PD kemi një vit, të ulemi pastaj merremi apo jo vesh është diçka tjetër. Të ulemi e të bëjmë një përpjekje se cila është zgjidhja. Jemi në kushte që bëhet fjalë për karrierë personale, kanë rënë çështja e parimeve. Në kushtet kur në ishim afër propozimeve për zgjidhje, mund të jenë firmat ose jo firmat. Në këtë punë nuk është përfshirë Sali Berisha se është jashtë grupit parlamentar”, tha Salianji i ftuar në emisionin “Opinion”.

Jo më Bord Transparence?! Paralajmëron ministrja e Financave: Çmimi i naftës…

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj është shprehur këtë të enjte se Bordi i Karburanteve i ngritur gati një vit më parë, kur nisi lufta në Ukrainë, do të pezullohet. Ajo nuk dha një datë, por u shpreh se në qeveri po diskutohet edhe pezullimi i Bordit për produktet ushqimore.

Megjithatë, ministrja tregoi se edhe pse Bordi do të pezullohet, çmimi në treg do të mbikëqyret nga shteti për të mos lejuar abuzimet apo spekulimet. Prej 21 ditësh çmimet në vendin tonë janë të pandryshuara, sepse Bordi nuk është mbledhur.

“Kemi diskutuar për shfuqizimin e Bordit dhe tashmë jemi në një situatë ku çmimet e karburanteve kanë krijuar një stabilitet dhe nuk kanë luhatje të mëdha në bursat ndërkombëtare. Jemi në një proces për pezullimin e aktivitetit të bordeve. Arsyeja pse bordet u ngritën, analizat 12 mujore do e tregojnë, ishte vetëm një që të limitoheshin fitimet me qëllim pasjen e një çmimi sa më të ulët për konsumatorët.

Ne do të vijojmë mbikëqyrjen e çmimeve me qëllim eliminimin e të gjithë spekulimeve që mund të bëhen me çmimet. Nuk kemi ende një datë, por kemi filluar diskutimet për pezullimin e aktivitetit të bordeve”, u shpreh Ibrahimaj ajo për “ABC”.

E rëndë/ 27-vjeçari gjendet i vdekur me qese plastike në kokë, dyshohet se…

Një brazilian 27-vjeçar u gjet i vdekur në një shtrat në një shtëpi në via Marinetti në Milano, me një qese plastike në kokë.

Alarmin për karabinierët e ka dhënë një 71-vjeçar që e priste prej disa ditësh në shtëpi dhe me të cilin mësohej se kishte konsumuar drogë.

I riu i gjetur i vdekur, prej disa ditësh ishte mysafir i të moshuarit dhe mes të dyve do të kishte pasur marrëdhënie seksuale.

71-vjeçari italian, me rekorde të pastra, u tha karabinierëve se djali brazilian ishte tashmë i vdekur kur erdhi në shtëpi.

Fluturimet e Ramës me avionë çarter, BIRN: Mazhoranca po planifikonte ndryshime urgjente në…

Socialistët rrëzuan të enjten në Konferencën e Kryetarëve një kërkesë të deputetëve të opozitës për hetim parlamentar lidhur me shpenzimet e udhëtimeve me avion çarter të kryeministrit Edi Rama, si dhe paralajmëruan ndryshime ligjore për ngritjen e komisioneve  hetimore.

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i cilësoi kërkesat e opozitës “të pakufijshme”, por shtoi se mazhoranca po planifikonte të bënte ndryshime urgjente në ligjin për komisionet hetimore parlamentare si pasojë e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese

“E vërteta është që kërkesat e opozitës janë të pakufijshme në të drejtën e tyre për të propozuar, por kjo nuk do të thotë që edhe ne nuk kemi të drejtë t’i shqyrtojmë,” tha Balla.

Sipas Ballës, në Konferencën e Kryetarëve pati dakordësi që Kuvendi të adresojë “në mënyrë urgjente dhe të menjëhershme” vendimet e Gjykatës Kushtetuese, që kanë lidhje me ligjin për organizimin e komisioneve hetimore.

Por përfaqësuesit e opozitës duket se kanë pritshmëri të ndryshme nga mazhoranca për ndryshimet e pritshme ligjore. Deputetja Jorida Tabaku  e cilësoi mohim të një drejtë ligjore të deputetëve për hetim parlamentar, vendimin e Konferencës së Kryetarëve.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i jep të drejtë opozitës që të ngrejë një komision dhe gjendet dakordësia vetëm për objektin e punës së komisionit hetimor,” tha Tabaku.

Tabaku gjithashtu pranoi se ligji ka nevojë për ndryshime dhe shtoi se PD ka depozituar propozimet e saj më herët ne Kuvend.

Kërkesa e firmosur nga 35 deputetët e PD-së kishte si objekt hetimor “verifikimin e ligjshmërisë së shpenzimeve të udhëtimeve jashtë shtetit të kryeministrit Edi Rama nga data 10 shtator 2013 deri në 31 tetor 2022”.

Duke marrë shkas nga publikimi i të dhënave për 137 udhëtime me çarter të kryeministrit në këtë hark kohor, PD hedh dyshime për keqpërdorim të parave publike dhe mungesë transparence nga ana e qeverisë për shpenzimet e kryera.

Në kërkesë ishin ngritur disa pyetje mbi përdorimin e avionit “Ismaili” të kompanisë Air Albania për udhëtimet e kryeministrit, duke kërkuar transparencë të faturave dhe akteve zyrtare që lidhen me këtë çështje.

Gjatë sesionit të shkuar, socialistët refuzuan disa herë kërkesën për hetimin e ligjit për investimet strategjike dhe një tjetër kërkesë për çështjen e arbitrazhit të qeverisë me biznesmenin italian, Francesco Becchetti. Të dyja vendimet u ankimuan në Gjykatën Kushtetuese, ku edhe u rrëzuan.

Në rastin “Beccheti”, gjykata vlerësoi se kërkesa nuk  plotësonte standardet kushtetuese për ngritjen e një komisioni hetimor, ndërsa kërkesën tjetër nuk e futi në shqyrtim në seancë pasi nuk ishte formalisht në rregull./BIRN

Luizi i bë “sytë katër” për Kiarën: “Bjordi, e rëndësishme është që nuk ke ardhur për …

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E sigurisht që një nga protagonistët e këtij sezoni të BBV është këngëtari Luiz Ejlli. Veçse një banor i shumëpërfolur nga situatat që ka krijuar, Luizi është komentuar gjithashtu për raportin që ka me Kiara Tito. Duket se ky raport po has shumë pengesa, herë si pasojë e gënjeshtrave të Luizit ndaj Kiarës, lidhur me një problem shëndetësor të supozuar të tij, e herë  me ata që hyjnë mes tyre.

Gjatë Prime, teksa edhe hyrja e disa banorëve të rinj në shtëpinë e BBV ‘ka trazuar ujërat’, ishte pikërisht Eni, modeli që ngjalli polemika me deklaratën e tij, teksa në klipin e hyrjes shprehu një pëlqim me Kiarën. Dhe ndërsa duket se Luizi u sqarua me Enin, ai ende ‘i mban sytë hapur’ për djemtë e tjerë të shtëpisë. Në një bisedë me Bjordin banorin më të ri të BBV, ai iu drejtua si më poshtë.

E rëndësishme është që nuk ke ardhur edhe ti për Kiarën.

Kejvina flet për jetën e saj romantike: “Kam qejf meshkujt e rinj…”

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E teksa debatet për punët e shtëpisë apo strategjitë e ndryshme mbizotërojnë në shtëpinë e BBV, shpeshherë banorët flasin edhe për të kaluarën e tyre, duke përmendur njerëz e ngjarje dhe duke përshkruar emocionet e tyre, duke na bërë kështu t’i njohim më mirë ata. Ata ndajnë me njëri-tjetrin, por edhe me publikun historitë e tyre personale duke na bërë kështu të dimë më tepër për personazhet publike më të komentuar të momentit.

Ishte pikërisht Kejvina ajo që ditën e sotme, në një bisedë me Kristin, ka folur për ish-të dashurin e saj, teksa gjithashtu ka pranuar se pëlqen meshkujt më të rinj se ajo.

Mirë, i lezetshëm, i qeshur. Ishte 28 vjeç, kishim dy vite diferencë. Kam qejf meshkujt e rinj unë. Nuk i kam shumë qejf më të mëdhenjtë se unë.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut: Ka kaluar koha kur Shqipëria shihej si armike e maqedonasve

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i ka quajtur të “panevojshme” dhe të “vjetërsuara” reagimet lidhur me takimin në Tiranë të kryeministrit Edi Rama me liderët e partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

Lidhur me këtë takim, në të cilin sipas pjesmarrësve është diskutuar kryesisht për çështjet që kanë të bëjnë me përshpejtimin e integrimit evropian të të dyja vendeve, ka pasur reagime të shumta në Shkup, në veçanti nga opozita maqedonase, e cila e ftesën e kryeministrit shqiptar e ka vleressuar si “përpjekje për shpëtimin e qeverisë së kryeministrit Dimitar Kovaçevski”, por edhe si të “dëmshme për interesat shtetërore e kombëtare maqedonase”.

VMRO DPMNE-ja ka reaguar edhe për debatin në këtë takim për ndryshimin e kushtetutës maqedonase, si kusht që del nga marrëveshja me Sofjen për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë.

Por, presidenti Pendarovski në një prononcim për mediat ka thënë se “ka ikur koha kur proceset politike, ngjarjet apo takimet që ndodhin në Tiranë duhet t’i shikojmë si kërcënim për sigurinë tonë.

“Dekada më parë, Republika e atëhershme Socialiste e Shqipërisë ishte një kërcënim sigurie për ne. Ka kohë që ka kaluar koha kur proceset politike apo ngjarjet apo takimet që ndodhin në Tiranë duhet t’i shohim si një kërcënim sigurie për ne. Të mos harrojmë, Republika e Shqipërisë është anëtare e NATO-s dhe ka nisur negociatat me BE-në bashkë me ne. Shqipëria është miku ynë dhe nuk kam fare dyshim për ndonjë qëllim të fshehtë të kryeministrit shqiptar Edi Rama. Unë e di shumë mirë, po ashtu edhe ju. Nuk mendoj se aty po krijohet ndonjë skenar antimaqedonas”, ka deklaruar Pendarovski.

Lidhur me komentet se liderët shqiptarë janë thirrur në Tiranë për t’u marrë vesh për ndryshimet kushtetuese, Pendarovski tha se për këtë çështje nuk ka pasur nevojë të shkojnë në takim, pasi siç tha ai, të gjithë liderë politikë që kanë qenë në Tiranë edhe më parë kanë thënë se do të mbështesnin ndryshimin e Kushtetutës për përfshirjen e bullgarëve në Preambulë, si kusht i domosdoshëm për të mos u përsëritur vetoja bullgare ndaj procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Takimi që liderët e partive nga blloku shqiptar e patën me kryeministrin e Shqipërisë është vlerësuar pozitivisht nga kryeministri Dimitar Kovaçevski i cili të mërkurën tha se “çdo takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama është i mirëseardhur” sepse sipas kryeministrit Kovaçevski , “Edi Rama është një mik i dëshmuar i Maqedonisë së Veriut dhe një euroatlantist i dëshmuar”.

Takimi i zhvilluar të martën në Tiranë u iniciua nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ku morën pjesë liderët e të gjitha partive shqiptare nga Maqedonia e Veriut, përveç kreut të lëvizjes Besa, Bilal Kasami, i cili edhe pse i ftuar, refuzoi të merrte pjesë me arsyetimin se nuk dëshironte të ulej në një tavolinë me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Kasami takimin e kishte vlerësuar si “përpjekje për shpëtimin e Ahmetit pas përçarjeve në partinë e tij”.

Por, pas takimit, liderët e partive të shqiptare vlerësuan se takimi ishte relaksues dhe në “frymë vëllazërore” dhe se në fokus ishte e ardhmja e përbashkët evropiane e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut./REL