zoom

Day ArchiveShenjat astrologjike më të papërputhshme në dashuri!

Në botën që jetojmë, jo të gjithë mund të merremi vesh mirë me njëri-tjetrin. Kur flitet për dashurinë kemi të bëjmë me papërputhshmëri. E dini se yjet kushtëzojnë edhe lidhjet sentimentale? Zbuloni me personat e cilës shenjë nuk duhet të shoqëroheni sepse nuk do keni një të ardhme të ndritur me ta.

Dashi

Nëse ka një shenje që dashët nuk e durojnë dot dhe nuk mund të bien kurrë ne një mendje ajo është Gaforrja. Shumë te avashtë dhe ëndërrimtarë, ata janë pole të kundërta. Një dash i zjarrtë dhe një gaforre e qetë nuk mund të krijojnë dot kurrë një lidhje të qetë.

Demi

Personat e shenjës së demit janë totalisht të papërputhshëm me një Ujor. Ky i fundit është shumë i paqëndrueshëm për ta, por nga ana tjetër demat urrejnë mjaft vizionin e jetës së lehtë që kanë ujorët.

Binjakët

Me shpirt të hapur dhe kureshtare, binjakët nuk e kuptojnë dot ndjeshmërinë e ekstreme të Peshqve, prandaj nuk mund të krijojnë dot kurrë një marrëdhënie të qetë me ta.

Gaforrja

Shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri, personat e shenjës së Gaforres ëndërrojnë marrëdhënie pasionante ndërkohë që dashët adhurojnë lirinë dhe pavarësinë. Të dy bashkë nuk mund të përputhen aspak në dashuri.

Luani

Luanët që duan gjithmonë të adhurohen nga të tjerët, i kanë tmerr personat qe i bëjnë të ndihen keq dhe që nuk ua plotësojnë kapricot. Akrepat janë shembulli tipik dhe gjithashtu ana e tyre provokuese dhe manipuluese luanët i frikëson dhe i destabilizon.

Virgjëresha

Për t’u ndier mirë në një lidhje, virgjëreshat kanë nevojë të ndihen të sigurta. Me një Shigjetar ata nuk do gjejnë dot ekuilibrin pasi ata janë shumë aventurierë.

Peshorja

Në një lidhje, peshoret kërkojnë gjithmonë përkujdes dhe përkëdheli. Ata kërkojnë një partner mbrojtës dhe që të dijë t’iu shkojë pas qejfit. Gaforret nuk do ju dhurojnë kurrë atë qe dëshirojnë prandaj më mirë t’i mbajnë larg.

Akrepi

Misterioze dhe sensuale, akrepat kanë frikë nga personat që krenohen shumë. Me Luanët ata nuk mund të shkojnë mirë pasi duan që autoritetin ta kenë vetë në një marrëdhënie.

Shigjetari

Aventurierët e zodiakut nuk e durojnë dot maniakerinë e tepërt dhe karakterin meskin të Virgjëreshave. Mes tyre nuk mund të ketë një marrëdhënie dashurie të qëndrueshme.

Bricjapi

Me një karakter të qetë, serioz dhe të qëndrueshëm, bricjapët nuk e imagjinojnë dot një lidhje me një person të shenjës së Dashit. Ata nuk mund të kuptohen dot së bashku dhe sjellja shumë aktive i lodh së tepërmi.

Ujori

Të lirë si ajri, ujorët e marrin jetën si t’iu vijë. Ata i qëndrojnë përherë larg rutinës dhe ndërlikimeve dhe duan të provojnë gjëra të reja. Me një Dem nuk do mund të krijojnë dot kurrë një lidhje të qëndrueshme.

Peshqit

Peshqit janë më romantikët e zodiakut. Ata e kanë të pamundur të imagjinojnë një lidhje dashurie me një Shigjetar, pasi këta të fundit sipas tyre janë shume të pavarur dhe pragmatike. Për të mos folur për anën e “të dhënit të leksioneve” që i acaron tej mase peshqit.

VIDEO/ Rebelohen të burgosurit në burgjet e Larisës, refuzojnë të kthehen në qeli

Kanë shpërthyer trazirat në burgjet e Larisës , pasi më shumë se 100 të burgosur në pavijonin e 3 -të refuzojnë të hyjnë në qelitë e tyre.

Sipas informacioneve, pas ajrosjes të pasdites ata nuk kanë pranuar të kthehen në qelitë e tyre, duke protestuar përnjë kolegun e tyre të burgosur.

Tashmë në vendngjarje kanë shkuar forca të forta policie, ndërkohë që ka tension.

Skema e 1.2 mln eurove në Ministrinë e Financave, Artan Hoxha: U zbulua nga denoncimi i bankës

Gazetari Artan Hoxha ka shpjeguar skemën se si është zbuluar abuzimi me 1.4 milionë euro nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, një përmbaruesi dhe një tjetër zyrtari.

Hoxha shpjegoi se kjo skemë është zbuluar në mënyrë rastësore, pas një denoncimi të çuar në prokurori nga një bankë e nivelit të dytë në vend. Jo vetëm kaq, por Hoxha tha se Ilir Thano, përfituesi i pronës kishte kërkuar për të vetëm 300 mijë euro, ndërkohë që i janë dhënë 1.2 milionë euro.

“Ministria e Financave ka disbursuar në bankë këstin e parë, 480 mijë euro. Thano nuk mund të shkonte në bankë sepse ishte kreditor dhe kishte 20 mijë euro pa paguar. Dhe shkon tek banka dhe çon të motrën. E motra hyn në sportel dhe tërheq 260 mijë euro. Ky priste atje, sepse kanë qenë kamerat që e kanë filmuar.

Banka në atë kohë shikon që në llogarinë e përmbbaruesit ishin 220 milionë lekë. Banka e shikon dhe i thotë që ti nuk mund të çosh lekë tek llogaria e të afërmit të Thanos, sepse ai është debitor tek unë dhe më parë duhet të më paguash mua. Banka e ka çuar çështjen në prokurori dhe nis hetimi mbi kallëzimin e bankës. Dhe nga hetimi se nga vijnë këto para është parë gjithë kjo praktikë korruptive”, u shpreh Hoxha.

Pranga sekretarit të Financave, avokati: S’ka korrupsion, Prokurori s’meriton diplomë

Genc Gjokutaj, avokati i sekretarit të Përgjithshëm të Arlind Gjokutaj është shprehur se arrestimi i zyrtarit të lartë është bërë në shkelje të ligjit duke hedhur në akuza në drejtim të Prokurorisë. Sipas tij, Gjokutaj nuk ka bërë asgjë tjetër veç se ka ekzekutuar vendimin pa asnjë lloj favori, pra sipas tij nuk është një rast korruptiv. Avokati thotë se Gjokutaj nuk është informuar për hapat e hetimit dhe se Prokuroria ka bërë shkelje proceduriale.

“Ne lidhje me njoftimin e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane sa i perket kerkeses se saj per caktimin e mases se sigurimit “arrest ne burg” per shtetasin Arlind Gjokutaj me detyre Sekretar i Pergjithshem ne Ministrine e Financave, ne cilesine e mbrojtesve te tij ligjore bejme me dije si me poshte: Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ne shkelje flagrante te dispozitave ligjore Kushtetuese dhe te Kodit te Procedures Penale qe kane te bejne me sigurine juridike, garantimin e nje procesi te rregullt ligjor dhe te drejtat e shtetasve per moscenimin e lirise personale pa nje garanci te tille ka kerkuar prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane caktimin e mases se sigurimit “arrest ne burg”. Kjo kerkese e Prokurorit te çeshtjes eshte bere pa e pyetur dhe pa e ballafaquar qofte edhe nje here te vetme me shtetasin ne fjale me provat qe Prokuroria mendon se perbejne akuze.

Njoftimi i Prokurorise pas caktimit te mases se sigurimit “arrest ne burg” brenda dites eshte nje praktike e paprecedente, tejet shqetesuese per standartet elementare te nje shteti te se drejtes dhe behet per protagonizem jo per drejtesi nga nje prokurori e lodhur dhe me nje reputacion skandaloz per zvarritje ceshtjesh! Kete e provon fakti se njoftimi i Prokurorise permban elemente penale te pavertete qe nuk i perkasin procedures administrative si objekt i ketij hetimi me qellim krijimin e nje opinioni te rreme dhe trysnimin e gjykates!

Çeshtja ne fjale eshte nje proces administrativ civil qe nuk ka te beje fare me dispozitat e Kodit Penal dhe nuk behet fjale per asnje lloj korrupsioni apo abuzimi me detyren nga nje individ i respektuar si nje zyrtar i pakompromentueshem i shtetit. Ajo ne vetvete perben ekzekutimin e nje titulli ekzekutiv pa asnje lloj perfitimi material apo çdo lloj favori tjeter.

Duke qene te vetedijshem mbi proceduren e rastit konkret e cila eshte ne perputhje te plote me ligjin i bejme thirrje Medias qe ne funksion te informimit objektiv te publikut te investigoje rastin konkret dhe te mos bjere pre e njoftimeve te paverteta dhe keqperdorimit te detyres nga Prokurori i çeshtjes! Ky rast eshte kembane alarmi jo per te korruptuarit po per kedo qe ushtron detyren me korrektese dhe prokurori ne fjale nuk meriton as diplomen, jo me funksionin qe i eshte besuar. Duke qene te gatshem per te bere gjithshka per sqarimin ne menyre objektive te çeshtjes ne fjale Ju falenderojme!

Avokatet Genci Gjokutaj dhe Sokol Hazizaj”, tha Gjokutaj.

“Rama takim me drejtuesit e policisë”, reagon Berisha: Shkeli kodin elektoral

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me një denoncim nga “oficeri dixhital”.

Në denoncim sqarohet se kryeministri Edi Rama po organizon një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakun dhe drejtorët e Policisë në qarqe.

Në një status në Facebook, Berisha shkroi se me organizimin e kësaj drke, kreu u qeveruisë ka shkelur statusin e Policisë së Shtetit dhe kodit elektoral.

Postimi i plotë:
Rama darkë elektorale me drejtuesit e policisë!
Shkelje flagrante e statusit të Policisë së Shtetit, kodit elektoral.
Lexoni denoncimin e oficerit dixhital.
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ne nje darke Drejtorin e Pergjithshme te Policise se Shtetit, Muhamet Rrumbullakun dhe te gjithe Drejtoret e Policise ne te gjitha qarqet e vendit. Takimi po zhvillohet aktualisht ne zonen e Bllokut ne vilen nr. 30. Nderkohe i pranishem eshte edhe ministri i brenshem, Bledi Çuçi.

Eliminimet mafioze në Shqipëri-Romë e Bruksel/ Jeta e dyfishtë e ish-drejtorit të OST për Veriun

Kush ishte i interesuar të vriste Saimir Jakun? Dhe a kishte lidhje ekzekutimi i tij me përplasjen mes grupeve kriminale në Rrëshen për prishjen e pazareve të drogës? Pas arrestimit të Dorian Keqit, në kuadër të operacionit të koduar “Gjurma”, policia deklaroi se ekzekutimin e zyrtarit e kishte urdhëruar një grup i fuqishëm kriminal.

“Ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë e ka kryer vrasjen e Saimir Jakut kundrejt pagesës. Porositësit e vrasjes dyshohet të jenë një grup i strukturuar kriminal që vepron në qarkun Lezhë, tashmë i identifikuar dhe nën hetim”.

Por policia nuk tregoi asgjë më shumë rreth grupit kriminal. Po ashtu nuk bëri të ditura motivet e vrasjes së zyrtarit të lartë. Por emisioni “Në Shënjestër” referuar dosjes hetimore do bëjë publike pistat ku po hetohet për të shpjeguar edhe motivet e ekzekutimit të Saimir Jakut. Këtij të fundit, siç del nga dosja hetimore në momentin e vrasjes iu gjetën 7 aparate celulari që kishte në përdorim. Gjë që dëshmohet edhe nga dosja hetimore e siguruar nga emisioni “Në shënjestër”.

Aparatet e celularit pas ekspertimit, treguan në një fare mënyre aspektin e errët që fshihej pas profilit të nderuar të një zyrtari publik. Ku nga komunikimet u konstatua se në disa prej aparateve celulare, Saimir Jaku, fliste për kultivimin e lëndëve narkotike në zonë. Por ndërsa disa prej aparateve celularë u mundën të dekriptoheshin, të tjerë në pronësi të tij, vazhdojnë të jenë ende të kyçur, pa na treguar të gjithë të vërtetën e këtij personazhi, që pagoi me plumba, jetën e tij kontroverse.

“Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes të ekzekutimit të Saimir Jakut, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale ndër të tjera një çantë e viktimës, në të cilën ndodheshin 5 telefona celularë. Pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një veturë ‘Volksvagen’ me targa AA199HV, në pronësi të viktimës, në të cilën janë gjetur edhe dy telefona celularë. Pas ekzekutimit të Saimir Jakut, është bërë këqyrja e 5 telefonave celularë të viktimës.

Nga këqyrja e telefonit celular ‘Samsung’ me numër 0693506994, ka rezultuar se nga komunikimet me sms me numrat e shënuar si ‘Thalb’ dhe ‘Krokodili’, viktima ka biseda dhe mund të ketë qenë i përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike.

Në automjetin e viktimës Saimir Jaku janë gjetur dy telefona celularë si me poshtë:

Telefon celular ‘Nokia’- Nga këqyrja rezulton se ka komunikime me dy persona të regjistruar me emrat ‘Alb’ dhe ‘Kaci’.

Nga komunikimi me sms vihet re se ka biseda për kultivimin e lëndëve narkotike”.

Por ndërsa aparatet celulare, që janë këqyrur nga hetuesit na kanë rrëfyer vetëm një pjesë të së vërtetës që e shoqëronte, Saimir Jakun, të tjera pista lidhen mbi ekzekutimin e tij. Dyshime të arsyeshme për grupin hetues që bëjnë të mendojnë, se vrasja e tij, u krye nga vëllezërit Gaspër dhe Kastriot Reçi. Edhe këta të fundit, tashmë viktima të përplasjes së madhe në aksin Rrëshen-Romë-Bruksel. Pistë e cila u ngrit nga grupi hetues pas një kallëzimi të bërë nga vëllai i Saimir Jakut i cili tha përpara hetuesve, se kishte marrë mesazhe telefonike në rrjetin e tij social, nga një person i panjohur për të, ku ky i fundit i shkruante se vrasjen e Saimirit e organizuan vëllezërit Reçi, ku sipas mesazhshkruesit, vëllezërit Reçi e vranë Saimir Jakun, pasi dyshonin se ky i fundit kishte lidhje jashtëmartesore me mbesën e tyre. Mesazhe të cilat emisioni ‘Në shënjestër’ ka vendosur t’i sjellë të redaktuara.

“Më datë 19 dhjetor 2019, në Drejtorinë vendore të Policisë Lezhë u paraqit shtetasi Florind Jaku, vëllai i viktimës Saimir Jaku.  Ndër të tjera ai shpjegoi se;  Më datë 12 dhjetor 2018, rreth orës 12:04, në aplikacionin messenger, i janë dërguar disa mesazhe nga një person i quajtur P. P., të cilin tha se nuk e njihte dhe se nuk kishte dijeni se kush mund të ishte. Ku ndër të tjera P. P., i kishte shkruar se vëllai i tij Saimiri kishte pasur një debat me Gaspër Reçin.  Pasi, sipas tij, ai e kishte parë Saimirin me mbesën e tij. Sipas Florind Jakut, ky ka qenë edhe shkaku që më pas familja Reçi ka paguar njerëz për të vrarë vëllain e tij, Saimirin”.

Në rrëfimin e tij të mëtejshëm për grupin hetues, Florind Jaku foli edhe me emra të përveçëm se kush mund të ishte ekzekutori.

“Personi që më çoi mesazhin, ndër të tjera më shkruante se familja Reçi ka paguar një shtetas të quajtur D.V., i cili sipas tij është ekzekutori i vëllait tim së bashku me një person tjetër nga Laçi, pa emër.  Ky person më ka dërguar mesazhe të gjata edhe ditët në vijim, ku flet edhe për aktivitetin kriminal të vëllezërve Reçi”.

Sipas grupit hetues, Florind Jaku, shtoi në dëshminë e tij se fill pas vrasjes së vëllait, ai ka vënë re lëvizje të dyshimta rreth tij. Një nga këta persona që ai denoncoi ishte edhe V. Lleshi, i cili siç theksuam edhe më herët ishte një nga dëshmitarët e vrasjes së Saimir Jakut, por që rrëfimin e tij në polici, mohoi të kishte probleme me viktimën.

“Pas vrasjes së vëllait tim, vura re se më ndiqte një person që quhet V.Lleshi. Gjë të cilën e kam vënë re edhe gjatë lëvizjeve që kam bërë jashtë Rrëshenit dhe konkretisht në Tiranë, me automjetin tim”.

Menjëherë pas dëshmisë së vëllait të Saimir Jakut, Prokuroria e Lezhës, riaktivizoi edhe njëherë në vitin 2019, hetimet e pezulluara prej 2 vitesh për ekzekutimin e drejtorit të OST-së për veriun, ku gjatë këqyrjes së telefonit celular të Florind Jakut, në aplikacionin ‘Mesenger’, u konstatuan disa mesazhe të dërguara nga një person, që për arsye redaksionale emisioni ‘Në shënjestër’ ka vendosur t’i ruajë identitetin e plotë.

Mesazhe telefonike- Datë 12 Tetor 2018, ora 12:04

“Florind jam një dashamirës i yti. Dhe desha të të sqaroja për diçka që të konkludosh mendimet.

Saimiri, mbesën e Reçve, e ka pasur të dashur për disa vite. Por duke e ditur se çfarë familje mafioze janë ata, e ka pasur gabim”.

Në një moment tjetër, mesazhshkruesi, i rrëfen Florindit, edhe për një përplasje fizike që vëllai i tij Saimiri kishte pasur me Kastriot Reçin, në Tiranë.

Mesazhe telefonike- Datë 20 Tetor 2018, ora 13:44

“Florind ja u ke futur frikën në palcë. Pasi u vra Gaspri, Kastrioti pati punësuar disa truproja të armatosur. Njerëzit thoshin që edhe kur ulej në lokal, zinte vende me shpinë nga muri. Gasperi dhe Saimiri thuhet se janë përplasur edhe në Tiranë, ku thuhet se Saimiri e ka mbytur në grushta.

Po kështu flitet se Reçët ishin ata që e qëlluan Saimirin, natën duke shkuar në shtëpi. Dhe e ka qëlluar me pagesë e njëjta dorë”.

Më tej në mesazhet e zbuluara në telefonin e Florind Jakut, miku dashamirës, e falënderon atë për hakun që mori për vrasjen e vëllait e tij, Saimirit, duke eliminuar në Itali Gaspër Reçin, vëllain e Kastriot Reçit, Gaspër Reçi, i cili u ekzekutua me katër plumba, në kryeqytetin italian, Romë, më 27 prill 2017 në banesën e tij në Via Simeri Crichi, në Tor Vergata, por që duhet thënë se për këtë vrasje, nuk ka ende një autor. Këto nuk do të ishin mesazhet e vetme që tashmë miku që i donte të mirën familjes Jaku, po i dërgonte në vazhdimësi Florindit, vëllait të Saimirit të vrarë.

Në një tjetër mesazh, ai fillon përmend edhe emra konkretë, që sipas tij lidheshin me vrasjen. Madje miku shkon edhe më tej teksa i tregon Florindit edhe se kush ka vrarë Kreshnik Gjinin, nipin e familjes Jaku, vrasje kjo e ndodhur më 6 shtator 2017, në komunën Forest në Belgjikë, ku dy persona të maskuar dhe të armatosur e qëlluan 31-vjeçarin me dy plumba, duke e lënë të vdekur në vend. Vrasje e cila u krye në lokalin ku Kreshnik Gjini punonte, në sy të koleges së tij, ku sipas informacioneve të policisë, porositës dilte të ishte Kastriot Reçi, të cilit vetëm disa muaj më parë i ishte vrarë në Itali, vëllai i tij, Gaspër Reçi.

Mesazhe telefonike- Datë 19 Tetor 2018, ora 09;40

“Florind desha të të thoja disa gjëra në lidhje me ngjarjen tënde. Megjithëse kam dëgjuar se edhe ti i ke marrë vesh. Gjithsesi unë po t’i them, që t’i kesh shtesë.  Futu te facebook-u i D.V., tek një me kapuç që do të çoj dhe shiko të gjitha fotografitë dhe nxirr analiza.  D.V., ditën e ngjarjes së Saimirit, është parë me automatik në dorë në pyll, pasi kanë djegur makinën. Kurse tjetri me shishe birre në dorë, laçjani, flitet se të ka ashtu Kreshnikun”. Po kështu edhe Drejtoria e Policisë së Lezhës e ka marrë në pyetje D.V, si të dyshuar. Po t’i çoj këto sepse e di që je i interesuar dhe futi në burg, se janë armë shumë e rrezikshme në dorë të Kastriot Reçit.  D.V., e ka vrarë me dorën e vet Saimirin. Lezha e ka lëshuar prapë për mungesë provash”.

Nuk dihet se si miku mesazhshkrues kish mundur të siguronte informacione të tilla dhe cili ishte interesi i tij në këtë mes, por e vërteta është se D.V., ishte një prej katër personave të cilëve u ishin marrë shenjat e gishtërinjve për vrasjen e Saimir Jakut. Por që pas verifikimit rezultoi se gjurmët e gjetura në bidonin e benzinës që u përdor për djegien e makinës së autorëve në fshatin Vinjoll të Kurbinit, nuk i përkisnin atij. Në fund të postës së tij me vëllain e zyrtarit të lartë, mesazhshkruesi, nuk harron ta këshillojë të ruhet. Duke i treguar Florind Jakut, forcën e armës së Reçëve dhe lidhjet që ata kishin anembanë me të fortë të tjerë që qarkullojnë në Shqipëri.

“Me provat që të dha hasmi dhe fakti që tani je djalë i vetëm, tani duhet të shikosh jetën tënde. Se po thua ti, ja fus Kastriotit dhe nuk del kush në derë. Grupi ka lidhje dhe me Martinin. Janë racë plehrash dhe marrin hak prapë. Ti të jesh i sigurt që të kanë lokalizuar ku banon për ndonjë rast hakmarrje nga ana jote. Unë që të shkruaj të flas me kompetencë se i njoh mirë nga brenda”.

Implikimi në trafikun e drogës ose një vrasje për motive të dobëta, janë dy pistat që po hetohen nga prokuroria. Pista se Saimir Jaku, u vra për shkak të lidhjes jashtëmartesore, ngjan të jetë larg të vërtetës së ekzekutimit të tij ose një pretekst nga palët kundërshtare, për orientuar pistën e vrasjes së tij, larg pazareve të prishura të drogës. Kjo, pasi ekzekutimet që pasuan vrasjen e Saimir Jakut, dhe bisedat që u gjetën në disa prej aparateve të tij celularë, vështirë se mund të bëjnë të besosh se ekzekutimi i tij u krye për shkak të raporteve të tij intime,

Ky aludim përforcohet edhe më shumë, ndërsa fill pas vrasjes së Saimir Jakut në Rrëshen, më 9 shtator 2016, një valë terrori përshkoi familjet Reçi dhe Gjini. Ku pas vrasjes së drejtuesit të linjës së Tensionit të Lartë për Veriun të OST-së në Rrëshen, disa muaj më pas më 28 prill 2017, në Itali, u qëllua për vdekje Gaspër Reçi, vrasje të cilat thjesht sa kishin ngritur amperin e hakmarrjeve midis fiseve në Mirditë, ku viktima e radhës do të ishte, Kreshnik Gjini. Nipi i Saimir Jakut do të ekzekutohej më 6 shtator 2018, në komunën Forest, në Belgjikë. Hakmarrje, që nuk do të ndalej këtu, por që do të pasohej me të tjerë viktima në radhët e familjes Gjini. Shënjestra e radhës do të ishte Armando Gjini, i cili u ekzekutua më 12 gusht 2019, në sy të fëmijëve të tij, pranë Katedrales së Rrëshenit, ndërkohë që më herët i kishte shpëtuar një atentati me tritol të vendosur në makinën e tij; sasi eksplozivi të cilën e pikasi në kohë, por që nuk do t’i shpëtonte jetën disa muaj më pas Armando Gjini që ishte vëllai i Preng Gjinit.

Personazhi ku mendohet se fillon e gjithë përplasja e parë e madhe midis familjeve Gjini dhe Reçi, ku shkak thuhet se u bë prishja e pazareve të drogës në Itali, vrasje të cilat kulmuan më 7 janar 2020, në atë, që njihet si ekzekutimi më i sofistikuar, i ndodhur ndonjëherë. Mëngjesin, kur nga lartësia e një pallati në Rrëshen, u qëllua për vdekje me snajper Kastriot Reçi. Njeriu që ruhej me masa të forta sigurie, por që nuk do ta mendonte se do të humbiste jetën, pikërisht aty ku ndihej më i sigurt, në qendër të Rrëshenit, pranë bizneseve të tij.

Por vrasja e Kastriot Reçit, nuk do të ishte kapaku i vrasjeve të ndërsjellta, midis dy fiseve. Pas viktimave të shumta dhe pusive të përgjakta, radhën do ta kishte vetë Preng Gjini. I cili, më 15 shtator 2020, u bë pre e një atentati të rëndë me eksploviz, të vendosur në makinën me të cilën lëvizte, në një nga urat më të populluara të Tiranës, mbi Lanë.

Ku edhe pse ditën e ngjarjes, Preng Gjini, kish ndërruar makinën me kushëririn e tij, masat e forta, nuk mundën ta shpëtonin plotësisht nga kundërshtarët të cilët mesa duket i ishin vënë në ndjekje nga pas, për ta eliminuar në çdo formë. E kur të gjithë heshtin, ai që mund të hapë sadopak kutinë e Pandorës së ekzekutimeve mund të jetë Dorian Keqi. Por Keqi, të cilit gjatë arrestimit iu gjetën 21 celularë, ka vendosur për momentin të mos flasë për vrasjen e Saimir Jakut. Pavarësisht se mbi të peshon një akuzë e rëndë mbi supe. Ajo e vrasjes në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim, të cilat mund ta rëndojnë edhe më shumë pozitën e tij përballë drejtësisë. Ndërkohë që ai e ka cilësuar punën e tij si vrasës me pagesë, si punë në të zezë. Duke lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të hapë kapakun e një pusete, që mund të rrezikojë seriozisht të përpijë shumë të tjerë, midis tyre edhe familjarë të tij, që tanimë mund të jenë të rrezikuar nga një rrëfim i mundshëm i tij.

Por tanimë për të ndalur gjakderdhjen e mëtejshme i takon drejtësisë të bindë Dorian Keqin të flasë, para se të numërojmë viktimat e radhës. Në atë që meriton të quhet lufta më e egër e prishjes së pazareve të drogës, midis grupeve kriminale që kanë vepruar në qytetin në mesin e veriut të Shqipërisë.

Marrë nga BW

Rama mbledh për darkë drejtorët e Policisë së Shtetit

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur për darkë drejtorët e Policisë së Shtetit në 12 qarqet e vendit. Lapsi.al shkruan se darka po mbahet te vila qeveritare Nr.31 në zonën e ish- Bllokut në Tiranë.

Të pranishëm në këtë darkë informale janë edhe Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Nuk dihet ende se çfarë do të diskutohet në këtë darkë apo se sa do të zgjasë ky takim.

Kreu i qeverisë e ka nisur këtë vit me pritjet në vilën 31. Fillimisht ai mblodhi kabinetin në një mbledhje që zgjati 16 orë. Më pas drejtorët e institucioneve dhe ata politikë të 12 qarqeve. Ndërsa një natë më parë darkoi me drejtuesit e partive shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

SKANDALI/ “Ta prek içik kështu”, zyrtari i Tatimeve i fut duart koleges: Si shokë…

Rasti i përndjekjes dhe ngacmimit seksual të një nëpunëseje në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve është denoncuar sonte nga emisioni Stop në Tv Klan.

Një zonjë tregon se prej 18 vitesh ka punuar tek Tatimet dhe 5 vitet e fundit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Ajo thotë se është ngacmuar seksualisht, përndjekur, shantazhuar, madje dhe dhunuar fizikisht nga kolegu i saj i auditimit Mexhit Allushi.

“Prej 18 vitesh jam punonjëse e administratës tatimore. Prej 5 vitesh në administratën qendrore të Tatimeve, domethënë në Drejtorinë e Përgjithshme Tatimore, në një nga sektorët të ndjeshëm siç është auditi i brendshëm. Më vjen shumë keq që përveç historisë time, të ‘diskretitohet’ dhe emri i këtij institucioni. Para 3 vitesh më ka rastisur të punoj me një nga kolegët e mi që është pak në moshë dhe quhet Mexhit Allushi. Pashë që përveç kësaj, zotëria filloi të kishte dëshira jashtë punës. Shihja që në mëngjes merrte lulet dhe i vendoste te makina, gjë që më bënte non sens. Bënte muhabete pak të turpshme që nuk mund t’i përmend në këtë intervistë. Gjatë udhëtimeve që bënim, sepse ai ishte shofer, filloi të vinte dorën mbi këmbë. Në atë moment i thashë të lutem. Më fal, tha, se rrëshkiti. Pastaj një herë tjetër filloi përsëri. I thashë, të lutem…Filloi të ngacmojë dhe me duar. Një herë tjetër filloi të kapte nga fytyra, nga faqet. Ore ç’a bën? Shiko, unë doja pak të të prekja kështu. Gjatë orarit të punës më përndiqte qoftë me sy qoftë nga dritarja, ku shkoja, me kë pija kafe. Vinte tek hoteli ku qëndronim, pyeste a ka ardhur? Kur ka ardhur? Kur vjen? Me kë vjen? Kur dilja në mëngjes, recepsionistja që dorëzoja çelësin thoshte shiko se më ka pyetur kolegu jot për këto gjëra. Shtangesha. Telefonin e merrja e lija në një cep të shtëpisë aty, shikoja mesazhet që pse nuk e çon telefonin. Si duket ai ushqente iluzione… unë nuk e di, nuk e kuptoj. Unë nuk i kam lënë asnjë lloj shkaku”, thotë denoncuesja.

 

 

Zonja tregon edhe mesazhet që i dërgonte 60-vjeçari Mexhit Allushi pas orarit të punës.

Mexhit Allushi: Të pata shkruar diçka në WhatsApp. Shof që më ke bërë bllok. Bravo të qoftë, e ke gjetur fiks kujt t’i bësh bllok.

Denoncuesja: Mexhit Allushi hiq dorë nga këto metoda shiksi e provokuese. Telefonit tim mos i bjer e mos shkruaj me numër të huaj dhe jashtë orarit të punës. Me mua matu mirë kur flet e sillesh, e ke tepruar shumë. Kontrollo veten dhe sjelljen patetike që ke. Kaq.

Mexhit Allushi: Numri është i imi. Kaq. Më mirë vonë se kurrë. Mendoj se nuk kemi asnjë arsye që të shpërfillim apo të injorojmë njëri-tjetrin. Klm.

Denoncuesja: Më ke marrë të premten telefon me kamera. Të lutem, telefonin e kam privat e nuk dua asnjë shqetësim mbas orarit të punës, e aq më tepër me kamera. Faleminderit në qoftë se do më kuptoni.

Mexhit Allushi: Të kërkoj shumë të falur meqë të ka ardhur sinjali. Doja të merrja dikë tjetër dhe e kam fikur menjëherë. Pandeha se nuk të ka ardhur sinjali prandaj nuk të mora për të të kërkuar të falur në moment. Edhe njëherë të kërkoj shumë ndjesë. Sinqerisht.

Allushi

Denoncuesja: Katër herë gabim?! Nejse.

Mexhit Allushi: Nuk ka mundësi, vetëm një herë. Nëse flet që kam parë statusin është tjetër gjë. Unë i shoh të gjitha statuset, përfshirë edhe statuset e tua që më vijnë. Dhe të them të drejtën ndonjë status i joti më ka pëlqyer, prandaj i shoh.

Vetë Mexhiti, në një video-regjistrim, pranon se ka prekur kolegen në pjesë të ndryshme të trupit.

Mexhit Allushi: Si shokë edhe mund të përqafohemi, jo përqafim kështu, po përqafohemi, puthemi kështu..

Denoncuesja: Ore një sekondë, prit të të kap çikë faqen..! Ç’ishte kjo?

Mexhit Allushi: Faqen ta prek içik kështu..

Denoncuesja: Po mirë mo, ç’do të thotë ta prek çikë faqen? Mexhit të kam thënë shumë herë, po e tepron, po e trash avazin, po e trash zullumin, tashi unë nuk do rri përditë.

Mexhit Allushi: Çfarë do bësh tani?

Denoncuesja: Ore, unë çfarë kam ardhur që në fillim, atë punë do bëj.

Mexhit Allushi: Çfarë do bësh në lidhje me mua?

Denoncuesja: Mexhit, jo, jo, jo, unë kam kërkuar korrektësi dhe ti kontrollo veten! Ky është problemi jot.

Mexhit Allushi: Si do sillesh me mua?

Denoncuesja: Jo më jo, me ty do sillem siç jam sjellë. Nuk ka lidhje si do sillesh, unë siç jam sjellë në fillim do sillem e tani. Ti kujdes me veprimet, që bën!

Fillimisht viktima e ngacmimit seksual e ka referuar problemin tek drejtuesi i saj, Shpëtim Projku, i cili nuk mori asnjë masë.

Jo vetëm kaq, por në kthimin e përgjigjes së zonjës i drejtohej kësaj të fundit duke i thënë se po bëhet pengesë për vazhdimin e punës?!

“I kërkoj drejtorit tim direkt dhe i them, ju lutem sepse unë isha bashkë me një koleg tjetër që do auditonim këtë drejtori, dhe ndër të tjerash drejtori sjell edhe këtë person. I them, të lutem o ço ata të dy ose ço grupin siç ishte sepse unë nuk mundem. Drejtori menjëherë, shiko se ka kaluar, është harruar, në qoftë se do ketë debate të lutem më njofto, domethënë drejtorit tim nuk i ka interesuar kurrë cenimi i dinjitetit të punonjësve të vetë. I kam nisur email në datën 21.4.2022 ora 10:00 dhe i kam thënë të gjitha arsyet ligjore përse unë nuk dua të jem pjesë e grupit me zotërinë. Ai e dinte shumë mirë arsyen. Më kthen një përgjigje në datën 22.4.2022 dhe më thotë që kërkesa ime nuk pranohet. Dhe absurditeti vazhdon me fjalinë që po bëhesh pengesë për vazhdimin e programit. Kërkesa juaj nuk pranohet. Ju po bëheni pengesë për vazhdimin e mëtejshëm të programit”, deklaron denoncuesja.

Mexhiti Ngacmon Kolegen Tek Tatimet

Kolegia e refuzoi, zyrtari i tatimeve e dhunon fizikisht. E dhunuara shkarkohet nga puna (Video)

Pas publikimit të videos ku kolegu i kërkonte ta prekte nga faqet dhe pas shfaqjes së mesazheve që i dërgonte, zonja i dërgoi email Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Ceno Klosit, për t’i shprehur ankesën për kolegun e saj të quajtur Mexhit Allushi që e përndiqte dhe ngacmonte.

Sërish nuk gjeti zgjidhje dhe drejtori nuk ndërmrri asnjë veprim.
“Në datën 21.4.2022 rreth orës 14:00, i kam nisur një email z.Ceno Klosi, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, ku kam kërkuar një takim pasi në varësi direkte drejtoria ime varej nga ai. Të më krijonte 5 minuta mundësi për ta takuar. Reagimi ishte akoma më i tmerrshëm. Më lajmëruan që për shkak të e-mailit që unë dërgova do më lëviznin nga pozicioni i punës sepse kisha shqetësuar Drejtorin e Përgjithshëm. Nuk ndodhi sepse i bëra një kërkesë zv/drejtorit të asaj kohe dhe i thashë pse duhet, dhe në ato momente u qetësuan gjërat edhe ndenja. Mesa kuptova, vendi i punës është sipas humorit të drejtuesit”, shprehet denoncuesja.

Problemi kulmoi kur gjatë një auditimi pune në qytetin e Fierit, Mexhit Allushi ushtron dhunë fizike ndaj zonjës në fjalë. Edhe pse çdo është e filmuar nga kamerat e sigurisë së institucionit, sërish nuk u mor asnjë masë.

“Ishte dita e fundit kur mbaruam kontrollin dhe në ato momente futemi në zyrë dhe kolegu i drejtohet koleges së Fierit dhe i kërkon numrin e telefonit. Në këto momente ajo ka pasur një problematikë shëndetësore me një nga familjarët, të më fali që po e përmend, dhe do largohej nga Shqipëria. I them zonjës, të lutem, thuaji z.Mexhit ditët kur nuk do jesh në Shqipëri se telefoni mund të dali i mbyllur. Sepse ai aludonte që mbase ngaqë ishte femër mund t’i kenë dërguar problematikat dhe i rrinte ftohtë dhe nuk doja që ta konfliktoja për çështje pune sepse gjithë kohës ai i mendonte për keq gjërat, jo për mirë. Në atë moment u bë agresiv dhe tha shiko tha se unë jam një burrë i martuar me dy fëmijë dhe nuk ngacmoj gra jashtë punës. Është irrituar dhe shan me veprime me gjestikulacione të tmerrshme. Në atë moment ai axhitohet, mbyll derën dhe vjen ma fut me këmbë poshtë këmbëve te tavolina dhe në ato momente çohem me shpejtësi, hap derën. Në ato momente, kushdo të ishte, zotëria kishte një çantë tip portofoli, e kam marrë dhe e kam lëshuar drejt murit për t’i thënë boll se e teprove. Zgjodha çantë se ishte një çantë portofol dhe ishte një çantë shumë e lehtë”, vijon denoncimin zonja.

Zonja bëri denoncim në polici dhe materiali iu përcoll prokurorit Andi Pogaçe, por ky i fundit nuk nisi procedim penal, edhe pse zonjën nuk e thirri asnjëherë për ta pyetur për rrethanat.

Dhuna fizike e ushtruar ndaj nëpunëses ishte dhe objekt diskutimi nga sektori i Anti Korrupsionit tek Tatimet. Drejtoresha e komisionit në këtë institucion dhe anëtarët e tjerë, pasi shqyrtuan rastin, morën masën më absurde, duke hequr nga puna viktimën së ngacmimit seksual në zyrat e shtetit dhe të dhunës fizike të ushtruar ndaj saj.

“Dy inspektorët të cilët u morën me çështjen time, të cilët në mënyrë jo profesionale, në mënyrë jo etike dhe njëra prej inspektoreve është dhe femër dhe më vjen përsëri shumë keq sepse ajo është grua, është nënë, bashkëshorte, është tjetërsuar komplet ngjarja. Emailet e mia të cilat i kam vënë në dispozicion gjatë intervistës që më kanë thirrur dhe kam dhënë nuk është asnjëri nga emailet, asnjëri nga provat e mia që ia kam dhënë zonjës në dorë, është tjetërsuar komplet. Janë emaile të cilat vërtetohen shumë lehtësisht nëpërmjet platformës së AKSHI-t. Lëshimi i kësaj çante degradoi deri në heqjen time nga puna. Ditën e parë kur tregova provat, komisioni u shtang. Unë nuk di, nuk ka fjalë, nuk ka shprehje të cilën mund të shprehësh domethënë në qoftë se edhe unë mund të isha gabim, vetëm dhuna psikologjike që më është dhënë gjatë 3 viteve, vetëm dhuna fizike që u ushtrua ndaj meje atë ditë ishte…dhe komisioni më quajti mua fajtore sepse kam shkelur rregullat e etikës, kam shkelur etikën sepse hodha një çantë në mur për t’i tërhequr vëmendjen agresorit tim”, shprehet zonja.

Emisioni Stop i bën thirrje institucioneve dhe instancave përkatëse që të rikthejnë në punë nëpunësen dhe të nxjerrin përpara drejtësisë Mexhit Allushin për përndjekjen ndaj koleges, ngacmimet seksuale ndaj saj dhe dhunën fizike që ushtroi brenda zyrave të shtetit. /tvklan.al/

Luizi i përlotur, Kiara i flet ashpër: Na hape barkun, mu hiq sysh

Në një bisedë që kanë pasur pak më parë Luizi dhe Kiara, nuk munguan tonet e ashpra nga ana e moderatores.

I përlotur, Luizi kërkoi sqarim me Kiarën dhe i kërkoi falje, por moderatorja iu kthyer keq duke e quajtur “gënjeshtar”, “mashtrues” dhe “mashkull të dobët”, madje në fund i tha “mu hiq sysh.”

“Më gjete mua kështu po jo çdokush është si unë. Kujdes me kë merresh. Më vjen mirë që nuk ke asnjë lloj gjëje nga ato që the, nuk ia uroj asnjë njeriu të jetë keq me shëndet. Ama gjithë goditjen e more më mbrapa. Mendoja sa budallqe kam qenë që të besova. Në jetë më kanë ndodhur shumë gjëra të tilla dhe ishte gjëjs e fundit që shpresoja të ndodhte. Thashë “unë me këtë djalin edhe sikur të mos kem asgjë, në çdo moment që do ketë nevojë do më ketë aty”. Ishte e tepërt, nuk ka kthim pas. Jam dorëzuar, nuk dua të kem asnjë lloj mendimi në kokë. Jam shumë keq. Një njeri që e dua nuk ia bëj kurrë atë gjë. Do të thotë që ti ke mashtruar edhe për ndjenjat e tua, për çfarëdolloj gjëje. Preferoj të të mbaj larg. Dua një mashkull “mashkull”, jo një mashkull gënjeshtar. Sa kam punuar unë për të arritur këtu dhe të vijë një imazh si ty dhe të më rrëzojë mua? Kurrë ore, varrosem vetë. Me ty nuk dua të kem të bëj më asnjë lloj gjëje. Ti nuk ke lidhje fare me mashkullin që dua në krah, në asnjë aspekt. Të kam afruar se ke ndarë me mua edhe histori të tjera, të gjitha tani i zeroj. Nuk të shoh në sy, nuk të shoh dot në këtë shtëpi. Nuk dua të dëgjoj më ta përmendësh emrin tim, pikë! Avash ore Luiz se për 20 ditë u marrose ti, mos na hap barkun. Vazhdo nise nga e para çdo gjë, ishalla dal të shtunën e të shpëtoj. Nuk të shoh dot. Nuk të dua më në shtëpi, mu hiq sysh”- tha Kiara.

Belind Këlliçi: Nuk e dija që kisha një vit kohë për autokritikë ndaj shokut Alibeaj

Belind Këlliçi, deputet i Partisë Demokratike dhe kandidat për kryetar bashkie i Tiranës, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, komentoi me ironi përjashtimin e tij nga grupi parlamentar nga ana e Enkelejd Alibeajt.

“Nuk e dija që paskam patur një vit kohë për të bërë autokritikë ndaj shokut Enkelejd Alibeaj, i cili në komisionin e dëbim-internimeve që ka ngritur në partinë imagjinare që drejton, vendosi që të më largojë nga grupi parlamentar, çuditërisht në pikën kulminante të kapjes në flagrancë të kryebashkiakut Erion Veliaj në një aferë korruptive. Nuk e di se çfarë duhet të bëj unë më shumë sesa të jem krah qytetarëve, të jem duke denoncuar afera, të jem në takime me strukturat e partisë dhe të jem në mbrojtje të interesit publik. Nuk e di se kush janë kriteret që paskam shkelur”, tha Këlliçi.

“Në emër të bashkimit, ne votuam për Salianjin. Të gjithë po punojmë për hir të bashkimit”, shtoi kandidati i PD-së për kreun e Bashkisë së Tiranës.

Sipas Këlliçit, “do apo nuk do Alibeaj, unë jam deputet i Partisë Demokratike dhe përfaqësoj këtë parti”.

“Nuk është për t’u trajtuar seriozisht kjo çështje. Një individ i vetëm nuk më përjashton dot mua dhe as tre të tjerët. Realiteti është ky. Mua më vjen keq që shpenzojmë minuta të tëra për këtë, kur mund të flisnim për qytetin. Ndoshta kjo është intervista ime e fundit që flas për problematika jashtë qytetit të Tiranës”, theksoi Këlliçi.