Aplikacion
Del foto e 36-vjeçarit Antonio Leka pak minuta para arrestimit. Ai është parë me automatik në dorë dhe me qeleshe në kokë brenda një servisi makinash në Ishull-Lezhë.
36-vjeçari kishte një arsenal armësh me vete dhe gjatë momentit të arrestimit nuk ka bërë rezistencë. Ai ka deklaruar se ishte nisur për të vrarë politikanët.
Plumba e gjak, çfarë solli arrestimi i djalit të El Chapo-s, përplasja e policisë me kriminelëtUshtria Meksikane arrestoi Ovidio Guzmán, djalin e zotit famëkeq të drogës Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán, të enjten e kaluar në një operacion vdekjeprurës që pa 10 ushtarë dhe 19 persona të armatosur të kartelit të vrarë.
Ovidio, i njohur gjithashtu si El Ratón (Miu), u transportua nga Jesús María, një fshat afër Culiacan në veri-perëndim të vendit, në kryeqytetin Mexico City, ku u burgos në një burg të sigurisë maksimale.
Ai ishte udhëheqësi i Los Chapitos, një fraksion i kartelit Sinaloa që u shfaq pas një ndarjeje në organizatë kur babai i tij u arrestua në 2016.
Kaosi pasoi në Culiacan pas kapjes së Ovidios, me persona të armatosur të kartelit që ngritën blloqe rrugësh, u vunë zjarrin automjeteve dhe qëlluan në aeroplanë në një përpjekje për të detyruar lirimin e shefit të tyre.
Sipas Riodoce, luftimet midis personelit ushtarak dhe personave të armatosur të kartelit vazhduan për 12 orë në Jesús María, pasi Ovidio ishte kapur.
Vendasve iu tha të qëndronin në shtëpitë e tyre dhe ushtarët e mbajtën fshatin të mbyllur nga komunitetet përreth, derisa u detyruan të linin familjen dhe mediat nga Komisioni Sinaloa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.
Zbulohen bisedat e Sandër Lleshaj për tenderin e uniformave të policisë: A e mbyllët…?Ish-deputetët Halit Valteri dhe Myslym Murrizi denoncuan në muajin gusht 2020 dosjen e tenderit për uniformat e policisë. Pas 11 muajsh hetimesh, Prokuroria e Posacme Antikorrupsion caktoi masën e sigurisë për 9 zyrtarë të ministrisë së brendshme .
”Vërehen ofertime të çmimit më të lartë kur sasia e prodhimit është më e madhe, gjë që në industrinë e prodhimit për volume më të mëdha ofrohen çmime më të ulëta dhe anasjelltas, duke i bashkëlidhur kësaj shkrese tabelën e çmimeve të ofruara në mënyrë jo korrekte nga Njësia e Prokurimit. Prania e këtyre çmimeve, përveç se është risk për cilësinë e produktit, do të ndikojë edhe në llogaritjen e fondit limit në të ardhmen, kjo sepse përvojat e mëparshme ndikojnë në vlerën e kontratës”– arsyeton në vendimin e saj, trupa gjykuese.
Kontrata e prodhuar nga tenderi për uniformat e policisë së Shtetit që do vishte uniformat blu nga viti 2019 deri në 2023 u gjet abuziv dhe në dëm të buxhetit edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili me anë të një e-mali për Drejtorinë e Blerjeve të Përqendruara paralamëronte për kostot e saj.
“Ekziston një mospërputhje midis logjikës së prodhimit dhe çmimit të ofruar, si në rastin ku një këmishë me mëngë të gjata kushton më pak se ajo me mëngë të shkurtra, këmisha për meshkuj kushton më shumë se ajo për femra, kostumi i motoçiklistit (me 9 pllakëza mbrojtëse) kushton me pak se kostumi i patrrullës, xhupi treçerekësh kushton më pak se xhupi i shkurtër, këpuca gjysmë dimërore, kushton më shumë se këpuca taktike .”
Edhe Aurora Mullaj, zyrtare në Policinë e Shtetit, i tha Prokurorisë së Posaçme se kishte kundërshtuar pjesë të kontratës që lidhej me uljen e artikujve të porositur.
“Ndryshimi i sasive të artikujve është bërë tek kompjuteri i Drejtoreshës së ABP-së, Edlira Naqellari, në praninë time dhe përgjegjëses së njësisë së prokurimit, Flutura Çekrezi dhe unë kam thënë që të mos prekeshin sasitë, por mendimi im nuk u mor në konsideratë“, ka thënë Mullaj para SPAK, e zbardhur nëpërmjet dosjeve nga Qendra ‘Fol’.
Edhe kryetari i Komisonit të Vlerësimit të Ofertave, Ylli Pjetërnikaj ka konstatuar shkelje në shpalljen e kompanisë fituese për tenderin e blerjes së uniformave të policisë së shtetit. ”Unë si anëtar i komisionit kam konstatuar disa mangësi në lidhje me dokumentacionin e paraqitur nga ofruesit për këtë procedurë. Konkretisht, për operatorin “Genc TAAHHUT GIYIM TEKSTIL”, nuk ka plotësuar kriterin e përcaktuar në pikën 11 të ofertës teknike, pasi dokumentet e paraqitura për certifikatën EN ISO, për çdo model këpuce, nuk ishin lëshuar nga një organ i vlerësimit të konformitetit, i akredituar nga organizmi kombëtar i akreditimit ose organizma ndërkombëtar akreditues të njohur nga Republika e Shqipërisë. Gjithashtu nuk ka plotësuar kriterin e përcaktuar në germën “b” të pikës 12 pasi ofertuesi nuk ka paraqitur deklaratë nga prodhuesit e aksesoreve për përbërjen e materialeve të përdorura. Mospërmbushja e këtyre pikave të mësipërme ka qenë kusht për skualifikim”-shprehet Pjetërnikaj.
Nëpërmjet dëshmive të zyrtarëve të tjerë, Spak mori indiciet për ndikime, nga zyrtarët e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara dhe pavarësisht se hetoi edhe në drejtimin e korrupsionit, nuk arriti ta provonte atë.
Në përfundim, gjykata dënoi 10 zyrtarë të nivelit të mesëm të Ministrisë së Brendëshme me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera të kryer në bashkëpunim, mes të cilave edhe ish-drejtoreshën e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Edlira Naqellari me 1 vit burgim.
Avokati Andi Duraj, i cili mbrojti ish zyrtarin Gentian Nezaj, të akuzuar nga SPAK në dosjen e uniformave të Policisë, është i mendimit se pavarësisht dënimit të zyrtarëve, cështjes nuk iu dha drejtësi.
“Që në nisje të procesit ka shumë probleme. Për mënyrën si është hetuar çështja, të thuash shkelje e barazisë në tendera, do të thotë që ti ta fokusosh në një aspekt të vecantë të shpërdorimit të detyrës. Që në akuzë nuk qëndron sepse i akuzon për shkelje të barazisë së tendera duke marrë të pandehur dhe komisionin e vlerësimit të ofertave që kanë për detyrë të shqyrtojnë kriteret dhe ata që kanë vendosur kriteret që janë njësia bazë e prokurimit.”.
Sipas Durajt, anëtarët e komisioneve dhe zyrtarët e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, në të kundërt të asaj që pretendon prokuroria, nuk i kanë vështirësuar punën operatorëve që kanë garuar për të fituar tenderin, por i kanë lehtësuar procedurat.
”Në gjykimin tim nuk duhet të kishte asnjë fajtor, madje ka qënë e kundërta jo vetëm që nuk i kanë mohuar të drejtën pjesmarrësve në tendera por i kanë toleruar duke i shtyrë afatet kohore për shkak të situatës të jashtëzakonshme që ishte krijuar”, shprehet juristi Andi Duraj.
MONITORIMI I QËNDRËS FOL
Në një vëzhgim të ekspertëve të Qëndrës FOL, në harkun kohor të një viti ka rezultuar se Gjykata e Posaçme ka gjetur fajtorë 60 zyrtarë, kryesisht për veprat penale të shkeljes së barazisë në tendera, shpërdorimit të detyrës apo korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Numri më i madh i zyrtarëve të dënuar rezulton për veprën penale ”Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike” që në shumicën e rasteve SPAK është mjaftuar vetëm me parregullsitë e procedurave të ndjekura nga kompanitë që janë shpallur fituese. Hetuesit e kanë patur të pamundur të provojnë se personat e përfshirë të kenë ndikuar nëpërmjet korrupsionit apo ndërhyrjes së zyrtarëve të nivelit të lartë. Edhe pse ish-ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, ka patur komunikime me ish-drejtoreshën e Blerjeve të Përqëndruara, Edlira Naqellari, për dhënien e tenderit për uniformat e policisë, SPAK nuk e ngriti asnjëherë dyshimin për ish-zyrtarin.
“Gjithashtu, nga ekspertimi teknik – telefonik i telefonit që i është sekuestruar të pandehurës Edlira Naqellari ndër të tjera, kanë rezultuar edhe komunikime me sms në aplikacionin whatsapp mes të pandehurës Edlira Naqellari dhe shtetasit Sandër Lleshaj (Ministër i Brëndshëm i Republikës së Shqipërisë në kohën e zhvillimit të procedurës së prokurimit publik), gjatë kohës së shqyrtimit dhe vlerësimit të ofertave, përpara shpalljes fitues të operatorit ekonomik në lidhje me këtë procedurë tenderimi. Konkretisht me datë 06.04.2020, në orën 18:49:51, që përkon me disa ditë para shpalljes fitues të operatorit ekonomik për këtë procedurë prokurimi, shtetasi Sandër Lleshi i ka dërguar sms të pandehurës Edlira Naqellari.
Sandër Lleshaj -“Më dërgo një kopje të ekstraktit !”
E pandehura Edlira Naqellari, po në këtë datë, ora 18:51:58 i kthen përgjigje shtetasit Sandër Lleshaj duke i dërguar në formatin PDF një kopje të ekstraktit të Qëndrës Kombëtare të Biznesit që i përket pikërisht operatorit ekonomik, i cili më pas në dt. 17.06.2020 do të shpallej dhe fitues i tenderit (Subjekti D&E sh.p.k).
Gjithashtu, nga ekspertimi teknik – telefonik i telefonit që i është sekuestruar të pandehurës Edlira Naqellari, evidentohen edhe komunikime të tjera me sms në aplikacionin whatsapp mes shtetasit Sandër Lleshaj dhe të pandehurës Edlira Naqellari ku kjo e fundit i jep informacion në lidhje me procedurat e tenderit. Më konkretisht komunikimet rezultojnë të jenë zhvilluar në datat 11.05.2020 dhe 01.08.2020 dhe kanë këtë përmbajtje.
Edlira Naqellari– “Përshëndetje z.Ministër. Paraprakisht më lejoni tju informoj se vlerat e ofertuara (shumatore e çmimeve për njësi, në lekë pa TVSH) janë : 1. Genç Taahuut Giyim Tekstil – Turke – 133.480 lekë, 2.BOE – «D&E + Sumer Conf. + Lovers + Yakupoglu Tekstil» – Shqiptare + Italiane + Turke – 319.966, 3. BOE – Kap-Ko + Odjeca + Galko + Jelen + Galeb + Opentech Consulting» – Kroate + Shqiptare – 446.667. Shumatorja limit e çmimeve për njësi është 621.011 lekë pa TVSH”.
Sandër Lleshaj – “A e mbyllët me PSH?”
Edlira Naqellari –” Më datë 27 u nënshkrua marrëveshja, më datë 29 mori policia njoftimin dhe gjithë dokumentat që ju duhen për lidhje kontrate. Nga komunikimi sot me z. Gravani ata kanë filluar me draftimin dhe deri të hënën thotë që do të ketë një draft të parë për ta dërguar. Bashkë me mua do ta ndjekë edhe një punonjëse e ABP e cila është marrë nga fillimi vitin e kaluar me procesin e prokurimit. Hartimi i kontratës nga grup pune i përbashkët me punonjës nga PSH, ABP dhe MB u kundështua nga një bisedë me z. Veliu. Ai insiston që është ndërhyrje në kompetencat e tij që nënshkrimi dhe zbatimi i kontratës janë përgjegjësi e tij dhe ABP mund të monitorojë zbatimin. Në këtë rast sugjeroj që nëpërmjet koordinimit tuaj, draftimi i kontratës të kryhet nga PSH nën asistencën dhe sugjerimet e ABP-së. Paraprakisht kam komunikuar dhe me z. Gravani në mënyrë që të reflektohen çështjet e diskutuara në drejtim të verifikimit të cilësisë, penalitetet etj. Pas vlerësimit dhe rakordimit të draftit të parë do i jepet operatorit për negocim.”
Sandër Lleshaj – “Ok.” , bisedë e cila është zbardhur në vendimin e gjykatës, e siguruar exclusivisht nga Qendra FOL.
Tre muskutierët
Niveli më i lartë i zyrtarëve të dënuar nga Gjykata e Posacme është ish-drejtori i RTSH Thoma Gëllçi, ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe dhe ish-zëvëndësministrja e brendshme Rovena Voda.
Gjykata e Posaçme e gjeti të pafajshëm Fatos Tushen, për shkelje të barazisë së tenderave, edhe pse në pretencën e tij, SPAK pretendoi se Tushe dhe zëvendësi i tij kishin orientuar vartësit e tyre për tenderat. Thoma Gëllçi, një tjetër zyrtar i lartë, u gjet fajtor për “Shpërdorim detyre” në tenderin për televizonin RTSH Agro. SPAK pretendoi se Gëllçi kishte shpërdoruar detyrën me disa lehtësira të përcaktuara në garë për fituesin, por sërish ai nuk u gjet përgjegjës për shkelje të barazisë, kjo pasi, sipas SPAK kanë qenë anëtarët e komisionit të vlerësimit që duhet të përgjigjen para drejtësisë.
Një tjetër zyrtare në rangun e të ashtuquajturve të lartë, Rovena Voda, u kap në një sërë përgjimesh dhe vëzhgimesh ambientale që e implikonin në një aferë të mundshme korruptive për sigurimin e një vendi pune./Qendra FOL
Artan Hoxha bën deklaratën e fortë: Janë vjedhur dhe banesat e 3 ministrave, s’kanë bërë denoncimDetaje të reja janë bërë me dije rreth vjedhjes spektakolare të ish-zyrtares Alda Klosi nga sanitarja Rozeta Dobi në bashkëpunim me djalin e saj.
Gazetari Artan Hoxha ka bërë sot deklaratën e fortë se vjedhje të ngjashme ka ndodhur edhe disa vite më parë, ku janë marrë shuma më të mëdha parash.
Sipas gazetarit, tre persona që kanë rënë pre e vjedhjeve kanë qenë ministra.
“Grabitje të tilla kanë ndodhur në vlera më të mëdha. Në vitin 2016 kanë qenë të paktën 8 cope. Tre nga ata ishin ministra të asaj kohe. Por asnjëri nga ata nuk pranoi që ishin grabitje. Ky rast e detyroi kryeministrin sot, që tha, u hap llumi”, u shpreh Hoxha.
“Ti je krejt si unë”/ Luizi e ngacmon me batuta, Kiara: Unë nuk mbahem fare!Luizi po i tregonte Kiarës, për një situatë me Dean dhe Amosin, dhe Kiara i tha se ata të dy shkojnë.
Por sigurisht që Luizi nuk mund të mos e ngacmonte me batuta Kiarën edhe në këtë rast.
Kiara: Shkojnë ata, nga mënyra se si janë, si flasin, në qetësi.
Luizi: Po dhe ne shkojmë!
Kiara: Unë jam e shkathët fare njëherë, nuk mbahem!
Luizi: Dy gurë bashkë nuk i lë!
“E mori kasafortën me batanije”/ Në pallatin e Alda Klosit jeton edhe prokurorja Ina Rama
Të tjera detaje mësohen rreth super vjedhjes së sanitares Rozeta Dobi. Gazetari Elton Qyno u shpreh se pastruesja e ka marrë kasafortën me një batanije dhe poshtë pallatit e ka pritur djali i saj.
Ai shtoi se në pallat banon edhe Ina Rama, që është sot anëtare e KPA-së. Pra ka edhe zyrtarë të tjerë të administratës.
Gazetari Elton Qyno për RTV Ora:
Pastruesja e ka marrë kasafortën me një batanije dhe poshtë pallatit e ka pritur djali i saj. Silueta e tyre është kapur nga kamerat e sigurisë. Në atë pallat banon edhe Ina Rama që është sot anëtare e KPA-së. Pra ka edhe zyrtarë të tjerë të administratës. Ai pallat deri vonë është ruajtur edhe nga Garda e Republikës. Pastruesja në atë pallat ka hyrë gati për 5 vite pasi punonte në shtëpinë e zonjës Klosi. Dyshimet janë ngritur kur është pikasur edhe silueta e djalit të saj dhe më pas është ndjekur çështje në mënyrë dinamike nga specialistët. Unë kam bindjen se pastruesja çfarë ka parë aty e ka çuar në shtëpinë e saj.
“Do e hedhësh në mbledhjet e partisë”/ Fallxhorja të bën kryetare bashkie: 2 orë nuk do të puthëshNë mes të Tiranës Lola është një zonjë rreth të 60 -tave e cila nëpërmjet leximit të filxhanit të gjen hallin që ke, por nuk mjafton me kaq edhe ta zgjidh. Me se? Me krip e piper dhe i thua lamtumirë hallit apo problemit që ke.
Fiksi vizitoi fallxhore Lolën për të lexuar filxhanin. Bashkëpunëtorja e Fiksit shprehet se është pjesë e në një partie politike dhe se ka hedhur kandidaturën për kryetare bashkie. Kjo është edhe arsyeja se pse ka shkuar të lexojë filxhan tek Lola, do e marri apo jo postin? Fallxhorja i thotë që të heshti mos të flasë më pasi gjithçka e sheh vetë në filxhan.
Ajo sheh në filxhan shkronjën “I” dhe i kërkon info mbi të, bashkëpunëtorja i pohon se me atë germë fillon emri kryetarit të partisë. Lola nëpërmjet filxhanit të kafes kupton mbështetjen që ky i fundit i jep të interesuarës dhe se në dt. 14 Maj kur do mbahen edhe zgjedhjet ajo do dali fituese. Por kjo do arrihet me diçka që do e përgatisja fallxhorja e do ia japë me vete.
Lola i përgatit kandidates një përbërje me kripë dhe një kokërr piper.
Ajo i thotë kandidates se tek Lola shkojnë shumë të PD-së, por të LSI nuk kishin shkuar deri më tani.
Pasi fallxhorja përgatit kripën me piper të zi i tregon bashkëpunëtores së Fiksit sesi duhet ta përdori për të pasur sukses.
“Nesër kur të dalësh pak kripë dhe kokrrën e piperit duhet ta vendosësh në xhepin e portofolit ku mbahen dokumentet dhe çdo 3-4 ditë duhet të hedhësh nga përbërja në sutjena”, thotë fallxhorja. Më pas ajo e udhëzon se në çdo mbledhje që do jetë e pranishme e interesuara duhet të hedhë kripën tek dera që ta shkelin, ose në kolltuk apo karrige të ulen sipër. “Me këtë i bën të gjithë për vete. Edhe Sali Berishës mund t’ia hedhësh edhe Floriana Garos” shprehet fallxhorja.
Ajo i sugjeron kandidates që çdo mëngjes të hajë 2 thelpinj hudhra dhe çdo gjë do shkojë vaj dhe do jetë në rregull.
Fallxhore Lola – Ke qenë shumë më mirë se ç’je. Ke kaluar ndonjë siklet nga ana e qeverisë?
Fiksi – Po.
Fallxhore Lola – I ke mbyllur të gjitha?
Fiksi – Jo. Shif tani si është puna.
Fallxhore Lola – Mos më flit fare. Do të dëgjosh çfarë të thotë filxhani. Me S. ose Sh.?
Fiksi – Me S. jam vetë.
Fallxhore Lola – Ti je mos u mendo fare, mos fol me vete. Duke folur me vete do hapësh ndonjë sëmundje që vetëm ti e di. Një femër të ka shumë zili. Për çfarë arsye?
Fiksi – Po e di.
Fallxhore Lola – Çfarë ka me ty?
Fiksi – Konkurrenca, konkurrenca për post.
Fallxhore Lola – Nuk e arrin dot atë që ti e mendon.
Fiksi – Eee e kam pak të vështirë prandaj.
Fallxhore Lola – Me I ose J?
Fiksi – Po me I është shefi im. Çfarë shikon?
Fallxhore Lola – Dikush kërkon diçka.
Fiksi – Më duhet një post pra.
Fallxhore Lola – Ke dy plane tani. A mund të realizohen?
Fiksi – Unë kam kandiduar për kryetare bashkie dhe dua të kap atë postin. E dua me çdo kusht.
Fallxhore Lola – 3 Veta i ke në favor.Ke ndonjë mashkull në favor?
Fiksi – Po kam kryetarin. Të paktën tek zona ku kam kandiduar unë.
Fallxhore Lola – Ke favore
Fiksi – Kam favore.
Fallxhore Lola – Lekë, sa mendon të hedhësh?
Fiksi – Kështu është bërë. Kështu e kanë marrë të gjithë.
Fallxhore Lola – Ti nuk je e para që ke ardhur tek unë. Unë të them që ke favor, por jo aq sa e mendon.
Fiksi – Do ta shikosh pak çfarë mendimi ka shefi im për mua?
Fallxhore Lola – Ky ka folur dhe ka folur shumë mirë atje ku i takonte për të folur dhe ti duhet të jesh tepër e kënaqur.Ky ka më leverdi të bëhesh ti sepse ka shumë favore sesa të kesh ti vetë.Në një provë çfarë të kanë vënë ty këta?
Fiksi – Provë besimi.
Fallxhore Lola – Ti fiton para këtyre sepse i ke gjërat shumë më lart sesa këta.Çfarë do vesh tjetër përveç kësaj? Se për këtë do të jap diçka unë. Me ngadalë çdo gjë shkon në vendin e vet.
Fiksi – Se unë nuk ta thashë që në fillim, bëhet fjalë për Ilir Metën.
Fallxhore Lola – E di. E pashë nuk është nevoja të ma thuash.Ora është 3
Fiksi – Po
Fallxhore Lola – Nesër, jo sot unë kam vënë një kokërr këtu edhe një çikë, kjo është kripë të jesh në dijeni.
Fiksi – Po
Fallxhore Lola – Do marrësh njëçikë sa ta kapi dora dhe do ta hedhësh në portofol.Këtë e ke të yshtur gati.Jo te lekët por aty ku mban dokumentet.
Fiksi – Po po
Fallxhore Lola – Kurse tjetrën do kapësh pak gjithmonë do ta hedhësh në një mbledhje që do diskutoni, atje ku vete, që ta shkelin të gjithë.
Fiksi – Ok
Fallxhore Lola – Edhe do rrish e qetë. Dole nga shtëpia, ke një diçka një mbledhje do të bëj një yshtje unë ty tani dhe do ta bësh siç ta bëj unë tani.Do ta bësh vetë, por jo çdo ditë një herë në 3 – 4 ditë. O në mometin që ti do shkosh në një mbledhje ose diku. Do hedhësh këtë direkt në gji çik. Kaq
Fiksi – Po
Fallxhore Lola – Edhe atij kryetarit do t’ja hedhësh se s’bën.
Fiksi – Po ku t’ja hedh atij?
Fallxhore Lola – Ta shkeli, në kolltuk ku ulet.. Kanë ardhur këtu tek unë, por janë të Partisë Demokratike
“Më mungon o jetë”! Surprizë me dron për Kiara Titon, kush ishte personi që ia dërgoi?Një surprizë e bukur me dron në shtëpinë e Big Brother Vip 2 është bërë për Kiara Titon. Ajo ka marrë një mesazh nga qielli nga një mik i saj, mesazh, të cilin e ka pëlqyer shumë dhe është përlotur.
Mendohet se ka qenë stilisti Niko Komani, pasi ai ka publikuar një video së fundmi në rrjetin e tij social Instagram.
VIDEO/ Do vriste politikanë, ja momenti i arrestimit të “Rambos” së Lezhës!” Kiara më mungon o jet”, shkruhej në surprizën për Kiarën.
Ky është momenti i arrestimit të 35 vjeçarit nga Lezha që u kap me arsenal armësh në makinë ndërsa qarkullonte nëpër qytet. Policia ka bërë me dije se ka sekuestruar arsenal armësh, municion luftarak, dylbi, antiplumb, helmetë, thikë, lëndë narkotike, rroba kamuflazhi ushtarake dhe sende të tjera.
Kanë qenë familjarët e të 35 vjeçarit që kanë lajmëruar policinë pasi e kanë parë duke futur armë dhe municione në furgon. Në makinë ka hyrë dhe e ëma, e cila në momentin e ndalimit është munduar ta mbrojë duke deklaruar se armët janë të sajat dhe se i dispononin pasi punonin me forcat e ushtrisë.
View this post on Instagram
REAGIMI I POLICISË SË SHTETIT:
Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Lavazhi”. Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale. Sekuestrohen arsenal armësh, municion luftarak, dylbi, antiplumb, helmetë, thikë, lëndë narkotike, rroba kamuflazhi ushtarake dhe sende të tjera. Arrestohet në flagrancë 36-vjeçari që i mbante në automjet ndërkohë që qarkullonte në qytetin e Lezhës.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe nga familjarët e një 36-vjeçari që po qarkullonte në qytetin e Lezhës, me një automjet në të cilin mbante armë zjarri të llojeve të ndryshme, me të cilat kishte paralajmëruar se do kryente një krim të rëndë, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Lavazhi” duke angazhuar shërbime të shumta policie.
Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: – A. L. 36 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Përgatitja e kushteve për vrasje”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi.
Për shkak të sekretit hetimor, duke qenë se ngjarja është në hetim, nuk jepen detaje të tjera në lidhje me motivet dhe objektivin e synuar nga i arrestuari. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ky është Antonio Leka, që u kap me arsenal armësh dhe donte të vriste politikanët e LezhësKy është Antonio Leka nga qyteti i Lezhës, i cili është arrestuar nga policia e Lezhës pasi u kap me një arsenal të tërë armësh me vete.
Ai ishte i njohur për blutë e Lezhës pasi është i dënuar me parë nga gjykata, për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Ndërkohë, në makinën e tij ku po udhëtonte nga zona e Milotit në drejtim të Lezhës janë gjetur snajper, automatikë, plumba blindshpues, pistoleta dhe jelekë antiplumb.
Ka qenë vëllai i Antonios, Nik Leka që ka njoftuar policinë e Lezhës, për prezencën e tij të armatosur, i cili kishte parë të vëllain të veshur ushtarak dhe me anti-plumb.
Policia lokale e vlerësoi me shpejtësi këtë informacion, duke rrethuar Antonio Lekën dhe ndaluar në aksin rrugor Milot-Lezhë.
Ai ishte i veshur i gjithë me uniformë ushtarake dhe anti-plumb, duke krijuar përshtypjen e personazhit artistik “Rambo”.
Gjatë momentit të arrestimit Antonio Leka, nuk ka shfaqur rezistencë ndaj punonjësve të policisë, por u ka thënë këtyre të fundit se ishte nisur në drejtim të Lezhës, për të vrarë politikanët.
“…do vras politikanët e Lezhës, dhe të zhduk farën e keqe të tyre…” – ka pohuar Leka.
Aktualisht ndaj tij është marrë masa e arrestimit ndërsa në ditët në vijim pritet që të dalë para gjykatës së Lezhës, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg” që do kërkojë prokuroria.