Aplikacion
Inflacioni vjetor në të gjithë eurozonën ra përsëri në përqindjen njëshifrore dhe qëndroi në 9.2% në fund të dhjetorit, sipas një vlerësimi të publikuar nga Eurostat të premten në mëngjes.
Inflacioni filloi të lehtësohej në nëntor, por gjithsesi qëndroi në nivelin 10.1%.
Ky zhvillim vjen pasi çmimet e gazit, një nga shtytësit kryesorë pas inflacionit rekord të vitit të kaluar, u kthyen në nivelet e paraluftës mes motit jashtëzakonisht të ngrohtë.
Edhe pse lajmi mund të shihet si një zhvillim pozitiv, norma e inflacionit të eurozonës përfaqëson pothuajse pesëfishin e objektivit prej 2% të vendosur nga Banka Qendrore Evropiane (BQE).
Banka muajt e fundit ka rritur normat e interesit me një ritëm agresiv. Kjo, për t’i bërë shpenzimet më të shtrenjta dhe për të zbutur çmimet në rritje.
“Ne jemi të gatshëm të rregullojmë të gjitha instrumentet tona brenda mandatit tonë. Kjo për të siguruar që inflacioni të kthehet në objektivin tonë afatmesëm të inflacionit”. Kështu tha muajin e kaluar presidentja e BQE Christine Lagarde. Megjithatë, shumica e shteteve anëtare që përdorin euron si monedhë, panë një rënie të inflacionit gjatë muajit të kaluar. Një rënie e dukshme ndodhi në Gjermani, nga 11.3% në nëntor në 9.6% në dhjetor.
Iu sekuestruan mbi 400 mijë euro, reagon bashkëshorti i pastrueses që vodhi në shtëpitë në TiranëSpartak Dobi bashkëshorti i pastrueses Rezarta Dobi ka folur ekskluzivisht për emisionin “Review”, pasi gruas së tij iu sekuestruan mbi 400 mijë euro të cilat i kishte vjedhur në shtëpi të ndryshme të Tiranës.
Me lot në sy ai shprehet se nuk ishte në dijeni për veprimet që bënte gruaja, ndërsa shton se gjendja e tyre ekonomike ishte shumë e mirë.
Ai tha se nuk di asgjë në lidhje me vjedhjet që ka bërë gruaja së bashku me djalin e tij.
“Nuk kam pasur dijeni për ngjarjen e as nuk dua të kem. Kam 25 vite me të. Kam dy kalamaj me të. Gocën e kam shtatzënë po qan. Djali nuk kishte pse të futej në këtë ngjarje. Nuk e di të saktë mirë, i vrasë të gjithë. Policia ka ardhur pardje. Policia i gjeti dje paratë, unë nuk kam ditur gjë. Unë marr pension të mirë. Kam punuar vetë polic.”- thotë Spartak Dobi.
Sherri me Oltën në BBV, reagon gruaja e Gent Hazizit: Ofendimet e saj janë të patolerueshmeEltona, gruaja e aktorit Gent Hazizi që është bërë pjesë e Big Brother VIP ka komentuar debatet e zhvilluara në shtëpi mes bashkëshortit të saj dhe Olta Gixharit. E ftuar në “Big Brother Fan Club”, Eltona Hazizaj tha se Genti është i drejtpërdrejtë, por asnjëherë nuk ofendon. Ajo është shprehur se sipas saj, është e patolerueshme që Ilta ta ofendojë Gertin në mënyrë të njëpasnjëshme. Eltona tha gjithashtu se e bija është mërzitur dhe ka nisur të qajë në momentin që ka parë që Genti është zënë me Oltën.
“E prisja këtë debatin, por ai është shumë i sinqertë. E dija që do të reagonte ndaj të tilla ofendimeve të tepruara. Unë nuk kam parë që Genti ka fyer Oltën, kam dëgjuar ofendime të pafundme nga ana e Oltës, të cilat as te fëmijët e vegjël që zihen për gjëra banale nuk i kam parë. T’i thuash dikujt aty brenda të gjitha fjalët ofenduese të fjalorit, pa pasur pasur asnjë konflikt bazik, mua më duket e tepërt. Ndërkohë, nga ana e Gentit nuk kam parë asnjë lloj ofendimi. Genti reagon, përgjigjet, dhe kjo është mënyra e tij për të vënë barrierat e veta, por nuk ofendon. Jam e bindur për këtë, që nuk do ta bëjë me asnjë nga banorët aty brenda. Ai është shumë i drejtpërdrejtë, i thotë gjërat që mendon. Nuk lejon dikë që ta shkelë në personalitet dhe jam e bindur se deri në fund të karrierës, nuk do të devijojë nga karakteri dhe personaliteti. Nuk do të ndryshojë karakterin e tij për hir të lojës. Kjo është e sigurt. Genti është një person që bën shumë debat, ulet dhe flet gjatë. Flet dhe argumenton tërë kohës. Unë nuk e kam parë Gentin në situata të tilla që të sulmohet në atë formë. Unë mendoj që Genti u sulmua që në momentin që hyri në kuzhinë. U duk sikur strategjia e Gentit ishte të zaptonte kuzhinën. E vetmja gjë që kam pasur siklet ka qenë goca, sepse ajo është prekur gjatë dy episodeve që ka parë dhe është prekur. Unë jam detyruar ta heq, se tha po më mërzisin babin dhe filloi të qajë. Dhe mendoj se meraku më i madh i Gentit ai është, se si mund të ndihen fëmijët nëse shohin të tilla gjëra,”- u përgjigj ajo.
E pyetur nëse ishte dakord që partneri i saj të ishte banor në shtëpinë e “Big Brother VIP 2” dhe cila ishte porosia e fundit që i dha, Eltona thotë: Në momentin e parë që Genti na tha se po e konsideronte këtë projekt, ne e hodhëm me votë në familje. Dolëm tre me dy. Ajo që nuk donte isha unë dhe djali i madh. Në fillim nuk doja. Genti ka ikur nga shtëpia ditën e enjte, pas tre ditësh që kishte xhirime të një seriale. Nuk qethi as flokët. Iku, na takoi dhe tha zere se po iki në punë. Toni (djali) tha kam dëgjuar ca emra kush do hyjë, por ai i tha jo mos m’i thuaj se nuk dua të hyj me paragjykime. Mori çantat që unë i kisha bërë gati dhe iku”.
Cilin kërkojnë? Policia dhe FNSH zbarkojnë në zonën e Krujës, kontrolle me autoblindëPolicia e Krujës, ajo e Durrësit dheefektivë të FNSH-së me ndihmën edhe të një autoblindi kanë blinduar mbrëmjen e sotme pikat më të nxehta të Fushë-Krujës, Laçit e Krujës.
Mësohet se uniformat blu po ushtrojnë kontrolle në zonat që njihen për kontingjentin e tyre kriminal dhe po patrullojnë me autoblind në disa prej fshatrave të njohur për botën e krimit, ku besohet se fshihen të fortët që i shmangen drejtësisë.
Kontrolli në këtë nyje të nxehtë për krimin, nga ku besohet se janë porositur ose kanë dalë ekzekutorët që kanë kryer një sërë atentatesh, vjen pasi një ditë më parë Policia zbarkoi në vilën e shumëkërkuarit të drejtësisë Ervis Martinaj, në Surrel.
Zona mes Fushë Krujës dhe Laçit është rikthyer kështu në fokusin e Policisë së Shtetit, e cila me shumë gjasë është në kërkim të gjurmëve dhe indicieve që mund të hedhin dritë mbi zhdukjen e mistershme të “mbretit” të lojërave të fatit.
Pas kontrolleve në Fushë Kuqe dhe Surrel ku Martinaj kishte ngritur vilat e tij, këtë herë, Forcat Operacionale kanë rrethuar zonën që lidh rrugën e vjetër etëFushë Krujës me Laçin.
Nga ana e Policisë së Shtetit nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me këtë operacion, ndërkohë që raportohet se kontrollet po vijojnë.
Rrëfeu se vrau 25 talebanë/ Princ Harry dhe familja e tij në rrezik, ja kush e kërcënonPrinci Harry ka vënë në rrezik fëmijët e tij pas komenteve të tij për vrasjen e 25 anëtarëve të Talibanëve në kujtimet e tij, sipas disa ekspertëve të sigurisë.
Duka i Sussex ka ndezur zemërim pasi zbuloi se sa njerëz vrau gjatë detyrës së tij në Afganistan, me ekspertë ushtarakë dhe veteranët që kritikuan vendimin e tij për të folur.
Në një ekstrakt të zbuluar nga kujtimet e tij në librin “Spare” , që do të publikohet të martën, Duka i Sussex thotë: “Kur e gjeta veten të zhytur në vapën dhe konfuzionin e luftimeve, nuk i mendoja ata 25 si njerëz.
Chris Phillips, një ish-kryeinspektor i Policisë Metropolitane i ngarkuar me organizimin e sigurisë për ngjarje të profilit të lartë, tha se komentet e Harry-t do të kenë një ndikim të përjetshëm në sigurinë e familjes së tij.
Ai tha: “Komentet e Harry-t kanë siguruar që familja e tij do të kërkojë siguri 24/7 për pjesën tjetër të jetës së tij dhe më gjerë, sepse ai gjithashtu ka kthyer fëmijët e tij në një objektiv.
Eksperti i lartë i sigurisë amerikane Kent Moyer u pajtua, duke thënë se Harry i ka dënuar gruan dhe fëmijët e tij me “një jetë të tërë duke jetuar me frikë”.
“Kurti do të dorëhiqet”/ Analisti bën deklaratën e fortë dhe zbardh detajet e rejaAnalisti Drizan Shala ka dhënë detaje nga plani për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.
Në një intervistë për mediat, ai tha se nëse nuk zgjidhet çështja e Asociacioni kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të dorëhiqet.
Më tej ai theksoi se pritet që pas 17 shkurtit do jemi në një situatë që Kosova të jetë pa qeveri në detyrë.
“Asociacioni është gur themeli i vazhdimit të dialogut. Sipas informacioneve qeveria e Kosovës e ka të draftuar statusin e acosacionit të Komunës me shumicë serbe. Kosova nuk mund të i ikë përgjegjësisë sa i përket çështjes së themelimit të këtij asociacioni. Në rast se qeveria e Kosovës do të tentojë të gjejë kohë alternative atëherë partnerët tanë strategjikë kanë sugjeruar të gjejnë partnerë alternativë për ta jetësuar këtë gjë.
I bie që kryeministri Kurti të dorëhiqet. SHBA ka thënë se do të qëndrojë mbrapa këtij asocacioni dhe do të udhëheqin këtë asociacion. Pritet që pas 17 shkurtit do të jemi në një situatë që do jemi pa qeveri në detyrë. Kurti e ka mision që asociacioni të jetësohet sa më parë përndryshe ne do të jemi në zgjedhje me 23 prill të këtij viti, ku planifikohet të bëhen dhe zgjedhjet në pjesën veriore”- tha ai.
Vijojnë radhët kilometrike në Kapshticë, emigrantët të irrituar në të ftohtë: Turp!Radhë të gjatë e temperatura të ulëta, shqiptarët ende të bllokuar në Kapshticë, qytetari: Turp. Këtu s’ka ligje, vetëm kriminelë
Pika e kalimit kufitar të Kapshticës vijon të mbetet problematike në një kohë që fluksi i emigrantëve shqiptarë që kthehen në Greqi për të vijuar jetën e tyre pasi kaluan festat e fundvitit në vendlindje mbetet ende i lartë.
Prej orës 12:00 të mesditës së sotme shqiptarët janë bllokuar në kufi për shkak të problemeve teknike që pala greke pretendon se ka hasur.
Qindra qytetarë kanë mbetur në radhë kilometrike, me trafikun që shkon deri në 3 kilometra. Kjo ka bërë që në prononcimet e tyre për mediat ata të shprehen të revoltuar duke thënë se me këtë situatë që përballen në doganë do ta rimendojnë rikthimin në ardhe.
Sakaq, aktualisht edhe pse pala shqiptare po punon me sportele maksimale, radha vijon të mbetet e lartë në kufi, ndërsa temperaturat janë të ulëta.
“Turp në 2023 të ndodhë kjo gjendje. Për çfarë arsye mund të ndodhë kjo. Ne nesër jemi në punë. Ditët kur vijmë në Shqipëri i kemi të numëruara. Vijmë të çmallemi me njerëzit tanë. Kështu ndodh çdo vit”, ka thënë një nga qytetarët, ndërsa ishte në radhë duke pritur.
Ndërkohë një tjetër emigrant shprehet kështu për situatën e krijuar: “Se çfarë do bëhet një zot e di, kur vijmë për festa, këtë mendojmë, doganën, si do ta bëjmë, si do kalojmë. Për këto ditë festash vijmë për të gëzuar, jo për të ngecur në doganë. Temperaturat janë të ulëta, do harxhojmë karburantin duke u ngrohur, do ngelemi pa karburant këtu”.
“Isha në Elbasan, kamë gati katër orë që po pres këtu. Jam me familje”- shprehet një qytetare.
“Ku është policia, ku është Edi Rama, ku janë të tjerët, ku janë ata që duan votën. Kemi 5 orë që jemi që presim”, thekson një tjetër.
Ndërkohë që pala shqiptare punon me të gjitha sportelet, pala greke punon me një sportel dhe kjo pritet ta vështirësojë më shumë situatën gjatë natës.
“Tani do t’i shkatërroj të dy”! Shpërthen Luizi në BBV, bën deklaratën e fortë për këta banorë‘Lufta’ bëhet më interesante mes banorëve. Pas sherreve dhe incidenteve që kanë ndodhur gjatë kësaj jave, Luizi ka deklaruar një strategji të re loje në Big Brother.
Luizi thotë se i gjetur pikat e dobëta Oltës dhe Gentit dhe tani ai do t’i nxjerrë nga shtëpia!
Luizi: Tani do i shkatërroj të dy!
Dea: Pastaj do i flasësh prapë?
Luizi: Ai që do rri do vazhdoj derisa ta nxjerr dhe atë! Ja ke për ta parë se si ikin, me një fjalë goje, ata ja kanë bërë vetes, se futën një shtëpi të tërë në sherr!
Sizmiologu bën parashikimin e frikshëm: Në 2023 mund të godasë një tërmet shumë i fortë“Në Greqi, mesatarisht, çdo vit kemi një tërmet me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter ose edhe më të madh. 2022 kaloi pa asnjë tërmet mbi pesë e gjysmë. Kështu që gjasat për të pasur një tërmet të fortë në Greqi me magnitudë 6 dhe pak më të madh në vitin 2023 janë rritur”, tha profesori i sizmologjisë, Gerasimos Papadopoulos.
Duke folur për ERT-në për tërmetin që tronditi Mytilinin në orët e para të së shtunës, 7 janar, ai theksoi se shanset për të pasur tërmete me magnitudë 6 do të rriten.
Për banorët që kanë dëmtime të vogla në shtëpitë apo vendet e tyre të punës, ai tha se duhet të marrin mendimin dhe këshillën e një inxhinieri.
Si shpërndahet tërmeti me magnitudë 6 Rihter?
Një tërmet me magnitudë 6R kërkon rreth një mijë e katër pasgoditje për t’u shpërndarë.
Nga ana tjetër, megjithatë, ai tha se “shumë tërmete ndodhin në det dhe nuk kanë efekte negative.”
“Pra , duhet të peshojmë gjithçka dhe të shohim që aktiviteti sizmik në Greqi është shumë i lartë, por në të njëjtën kohë i moderuar, sepse shumë tërmete të forta ndodhin në një mjedis nënujor. Edhe të tjerat zhvillohen në tokë, por larg qendrave të populluara”, shtoi Papadopoulos, shkruan Protothema.
Në fund ai rekomandoi “gatishmëri, informacion, trajnim, stërvitje shkollore, plane emergjente nga autoritetet qendrore të mbrojtjes civile. Këto institucione duhet të përmirësohen vazhdimisht duke i ofruar shoqërisë.”
Pasi bëri gafën me Luis Vuitton, Rama nxjerr me vonesë orën me SkënderbeunKryeministri Rama ka shpërndarë së fundmi një postim, ku shfaq prodhimin e një prej orëbërësive më të famshëm në botë, që ka nxjerrë në treg një orë luksoze me heroin tonë kombëtar, Skënderbeun.
Postimi i Ramës vjen disa ditë me vonesë, ndërsa lajmi është bërë i ditur tashmë pothuajse nga të gjitha mediat. Megjithatë, kryeministri e servir si një informacion të fundit.
“Një nga orëbërësit më të famshëm në botë, Franck Muller, ka nxjerrë modelin e veçantë të orës luksoze me heroin kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeun,”- shkruan ai në postim.
Kjo është gafa e dytë e kryeministrit Rama në një kohë të shkurtër. Para pak ditësh, ai postoi një çantë me motive shqiptare që sipas tij ishte dizenjuar nga shtëpia e modës Louis Vuitton. Por pas disa hulumtimeve të Zoom.al rezultoi e pavërtetë, duke faktuar se Louis Vuitton, nuk ka dizenjuar ndonjëherë vetë një çantë me flamurin shqiptar.