Aplikacion
Këngëtari Luiz Ejlli dhe aktori Amos Zaharia kanë pasur disa debate së fundmi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”. Gjatë prime të mbrëmjes së sotme, ata u shprehën se nuk janë armiq dhe që u pëlqen marrëdhënia që kanë krijuar aty.
“Jemi miq. Më pëlqen raporti që kam krijuar me bjondin. Nuk e di se si do shkojë me të”, tha Amos.
Nga ana tjetër Luizi tha: Amos është djalë gjigant, inteligjent, pa ironi. Në fillim e shikoja që rrinte në botën e vet. E pashë që pastaj ishte duke blerë, ça bën ky. Mori Oltën, Dean e kishte në xhep.
E vetmja gjë që më pëlqen te ky, është se vjen e më thotë drejt ‘je i marrë, bën kjo, nuk bën kjo’, ndryshe nga të tjerët. Në krahasim me të tjerët. Amos e respektoj”.
Kontrolli në shtëpinë e Vis Martinaj në Surrel, gazetarja: Nisi në mesditë, janë sekuestruar…Me urdhër të SPAK Policia ka kryer kontrolle në shtëpinë e Ervis Martinaj në Surrel.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se gjatë momentit të kontrollin në banesë nuk ka qenë i pranishëm asnjë familjar i Martinajt.
Sakaq mësohet se policia nuk ka gjetur asgjë të paligjshme, ndërsa ka sekuestruar vetëm disa dokumente.
Pritet që në orët në vijim të vlerësohet nëse dokumentet do t’i vlejnë hetimit për të shumëkërkuarin e drejtësisë.
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja në lidhje me kontrollin e në shtëpinë e Ervis Martinaj në Surrel.
“SPAK ka urdhëruar kontrollin në shtëpinë e tij në Surrel, Martinaj nuk ka asnjë kontakt me familjarët që nga gushti. Prokuroria e Posaçme e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit Plumbi i Artë pas dëshmisë së Nuredin Dumanit. Kontrolli ka nisur në orët e mesditës dhe ka përfunduar vetëm pak më parë. Burime kanë thënë për Neës24 se të pranishëm në kontroll nuk ka qenë asnjë familjar dhe se nuk është gjetur asgjë e paligjshme
Kontrolli i sotëm dhe ai i Fushë Kuqes është kryer në kudër të hetimit për Plumbi i Artë. nëse Prokuroria e Posaçme arrin ta gjejë e ta dërgojë para drejtësisë ndikon automatikisht edhe në hetimin e Prokurorisë së Kurbinit, e cila po heton për rrëmbim dhe zhdukje të Martinaj.
Fati i tij mbetet ende mister”, ka bërë me dije gazetarja Lala.
“Më kanë kërcënuar me jetë, më shpëtoi shoferi”/ Aida Shtino: Asnjë televizion s’ma hapi derënGazetarja Aida Shtino ka qenë e ftuar ditën e sotme ne “S’e luan topi”, ku ka treguar detaje nga jeta e saj profesionale.
Ajo ka treguar se ka pasur shumë momente të vështira gjatë karrierës së saj, madje edhe nga ato ku i është rrezikuar e kërcënuar jetën.
Gazetarja tregon se i është bërë një sulm me thikë në ambjentet e televizionit ku punonte, por fatmirësisht është shpëtuar nga shoferi i saj, si dhe një rast tjetër kërcënimi.
“Kam pasur shumë momente të vështira, i kam përballuar se kam qenë më e re. Kam marrë kërcënime të ndryshme edhe me jetë. Madje edhe incidente në një televizion tjetër ku për pak më ka shpëtuar jetën shoferi që kam pasur, i cili nuk jeton më. Unë do të kisha emisionin, ai më coi në ambientet e pasme të televizionit dhe më tha “të shoqëroj të hysh”, I thashë jo s’ka problem. Ai kishte thënë me vete po e shoqëroj dhe fat i madh se sipër meje po hynte një person me thikë, i cili kishte kërkuar të hynte në emision, u kap nga forcat e policisë më pas. Nuk e kuptova farë se ndodhi aq shpejt, ai ulëriti, nuk më futën brenda dhe nuk mbaj mënd më shumë. Ka pas raste të tjera kur me ka ardhur një vajzë për një gocë që kërkonim dhe i kishim hyrë thellë historisë, të nesërmen më erdhi një zarf ku thuhej se ajo ishte në një adresë, ku adresa ishte shtëpia ime dhe unë nga ai moment kërkova mbrojtje.
As vetë nuk e di as sot e kësaj dite pse u mbyll ai emision. I fundit është transmetuar në RTSH dhe atë ditë kemi gjetur tre persona, menjëherë të nesërmen më ka ardhur drejtori i RTSH-së dhe ma ka thënë se do të mbyllet, të nesërmen nisi të prishej studioja. Kërkova arsyen me ngulm dhe më thanë se nuk kemi buxhet”- tha Aida Shtino.
Vis Martinaj po lëviz? Nga kontrollet në Kurbin, tek vila në Surrel, pse u ngrit në këmbë policinëErvis Martinaj rezulton i zhdukur prej 6 muajsh, teksa në javët e fundit policia është hedhur në aksion për gjetjen e tij.
Në datë 26 dhjetor 2022, policia blindoi Fushë-Kuqen për rreth katër orë. Në një njoftim zyrtar policia sqaroi se mbi bazën e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit penal të vitit 2022, regjistruar në SPAK, për vepra të rënda penale të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal, ushtruan kontroll në banesat e Ervis Martinajt dhe xhaxhallarève të tij, Faik Martinaj dhe Ragip Martinaj.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në koshere bletësh dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 2 armë zjarri automatike, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda, 85 predha eksplozive, 1 thikë bajonetë, 9 uniforma policie, 7 jelekë multifunksionalë, 11 kapele policie, 2 radio policie, fenelina policie, maskë gome për fytyrën dhe dokumente të ndryshme.
Nga ana tjetër, sot Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë bastisur vilat e tij në zonën e Surrelit, në Tiranë. Ende nuk dihet çfarë është gjetur, teksa pritet njoftimi zyrar i policisë.
Sipas burimeve nga uniformat blu, këto aksione janë ndërmarrë në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pas të cilit u arrestua dhe Nuredin Dumani, tashmë i penduari i drejtësisë, ai që nxori dhe emrin e Martinajt, si porositësi i vrasjes së Endrit Dokles.
Nuk dihet nëse policia ka pasur informacione për lëvizje të mundshme të “Mbretit të lojërave të fatit”, i cili nuk dihet nëse është i gjallë.
Thelbësor për zgjidhjen e misterit Martinaj mbetet dhe Jeton Lami, ish-agjenti i Operacionales, i cili ishte i fundit që e ka takuar atë, para zhdukjes.
“Deti është i rrezikshëm”, ambasada britanike mesazh shqiptarëve: Mos rrezikoni!
“Deti është i rrezikshëm dhe i paparashikueshëm, mos e kalo në mënyrë të paligjshme”, është ky mesazhi i ambasadës së Britanisë së Madhe në vendin tonë, drejtuar të rinjve që zgjedhin të largohen në mënyrë ilegale drejt MB.
Përmes një një postimi në Facebook, ambasada shkruan se “mund të humbasësh jetën si pasojë e motit të keq, prandaj mos rreziko”.
“Duke u përpjekur për t’u larguar nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar mund të humbësh edhe jetën nga kushtet e rrezikshme të motit. Mos rreziko!”, thuhet në njoftim.
“Nëndetësja” fundos Real Madridin, formacioni i Ancelotti-t hyn në historiReal Madridi pësoi një humbje shokuese nga Villarreali, duke bërë një hap pas në luftën për titull.
“Nëndetësja e Verdhë” e mposhti Real Madridin me rezultat 2-1, në kuadër të javës së 16-të në La Liga.
Pavarësisht rasteve të shumta, pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0.
Në fillim të pjesës së dytë Yeremy Pino kaloi vendasit në epërsi në minutën e 47-të.
Në të 60-tën, Karim Benzema e konvertoi në gol një penallti duke vendosur ekulibrin 1-1.
Tre minuta më vonë, një penallti tjetër akordohet, por tani në portën tjetër.
Gerard Moreno e shndërron në gol atë, duke e rikthyer epërsinë e Villarrealit.
Me këtë fitore, Villarreali tani shkon në kuotën e 27 pikëve në vendin e pestë, sa Atletico Madrid që mban pozitën e katërt.
Ndërkohë Real Madridi mbetet i dyti me 38 pikë, aq sa Barcelona në vendin e parë, por katalanasit tani kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
“Opta” raportoi se kjo ndeshje do të hyjë në histori për shkak të formacionit të madrilenëve, ku nuk ka asnjë spanjoll. /zoom.al/
VIDEO/ Juventus thyen Udinesen falë një mbrojtësi, bardhezinjtë në “korsinë” e titullitJuventus është mjaftuar me një rezultat minimal 1-0 për të marrë 3 pikë në kampionat, ndaj një rivali si Udinese.
Tjetër triumf në Serie A, që fut bardhezinjtë e Maximilliano Allegrit në vallen e titullit, pasi renditen në vendin e dytë me 37 pikë.
Në pjesën e parë, skuadrat gjuajtën nga dy herë në portë, por pa mundur dot të konkretizojnë. Minutat e para të fraksionit të dytë do kishin protagonist Moise Kean, që do kishte 2 raste për të shënuar, por nuk shfrytëzonte asnjëren prej tyre.
Edhe pse jo një sulmues, Danilo bën mirë këtë rol në minutën e 86-të, duke realizuar golin e fitores.
RENEA bastis shtëpinë e Vis Martinajt në Surrel, Artan Hoxha: Dy orë kontrolle të imtësishmeGazetari Artan Hoxha ka njoftuar ditën e sotme se Prokuroria ka vendosur të bastisë vilën e Ervis Martinaj, i shpallur tashmë i zhdukur prej muajsh.
Në një postim në Facebook, Hoxha tha se prej më shumë se dy orësh forcat speciale kanë rrethuar vilën ndërsa policia gjyqësore po kontrollon në mënyrë të imtësishme çdo ambjent të saj.
Ai shton se burime nga drejtuesit e aksionit në Surrel, konfirmuan se veprimet po kryhen në kuadër të hetimit të SPAK në lidhje me operacionin “Plumbi i artë”.
Postimi i plotë:
Me ne fund prokuroria, e ndau mendjen per te bastisur vilen e Vis Martinajt, qe ndodhet vetem disa metra larg baneses se kryeministrit Edi Rama ne Surrel.
Prej me shume se dy oresh, nje numer i madh i forcave speciale kane rrethuar vilen e Martinajt ne periferi te kryeqytetit, ndersa policia gjyqesore po kontrollon ne menyre te imtesishme cdo ambjent te saj.
Vila e Martinajt, eshte e mbikqyrur nga nje sistem kamerash sigurie me rezolucion te larte, nderkohe ka dhe nje roje, i cili kujdeset per sigurine e saj.
Prokuroria dhe policia nuk kane dhene ende detaje ne lidhje me urdherin e bastisjes se viles dhe motivacionit te tij.
Burime nga drejtuesit e aksionit ne Surrel, konfirmuan se, veprimet po kryhen ne kuader te hetimit te SPAK, ne lidhje me operacionin “Plumbi i arte”, i nisur pas deshmive te bashkepunetorit te drejtesise Nuredin Dumani.
Nuk dihet pse prokuroria eshte kujtuar kaq vone per te ushtruar kontroll, ne nje nga ambjentet ku Martinaj, ka jetuar gjate viteve te fundit.
Pas kontrollit te ushtruar 10 dite me pare ne rezidencen e familjes Martinaj ne Fushe Kuqe, ky eshte kontrolli i dyte qe ushtrohet 5 muaj nga mbremja e 9 gushtit 2022, kur Ervis Martinaj u zhduk pa lene gjurme ne nje zone ne periferi te Durresit.
Si ndryshojnë kushtet për pension, rritet me dy muaj të tjerë dalja për gratë
Që prej reformimit të skemës në 2015-n, mosha e daljes në pension për gratë është rritur me 2 muaj të tjerë, ndërsa portofolit të sigurimeve i shtohen edhe 4 muaj të tjerë.
Kështu, prej fillimit të muajit të gjithë ata që mbushin moshën e daljes në pension këtë vit e që duan të përfitojnë pension të plotë pleqërie, do të duhet të kenë 38 vite periudhë kontributive nga 37 vite e 8 muaj që ishte një vit më parë.
Ndërsa për gratë, mosha e daljes në pension është 61 vjeç e 8 muaj. Rritja do të vijojë deri në vitin 2052, ku si për gratë edhe për burrat mosha e daljes në pension do të jetë 67 vjeç
NDRYSHIMET
Për ta qartësuar, nëse një vit më parë mosha e daljes në pension për gratë ishte 61 e 4 muaj vjeç, këtë vit bëhet 61 vjeç e 8 muaj. Efektet e skemës së ndryshuar të pensioneve do të ndihen edhe në vitet kontributeve, që duhen plotësuar për të përfituar pension të plotë.
Skema parashikon që “portofoli” i sigurimeve të rritet me 4 muaj, përkatësisht nga 37 vite e 8 muaj që ishte një vit më parë të bëhet 38 vite. Kjo nuk vlen vetëm për gratë, por edhe për burrat, të cilët për të marrë pension të plotë duhet të plotësojnë dy kushte, së pari, moshën 65 vjeç, e cila nuk ndryshon deri në vitin 2032 dhe së dyti, vitet e punës, ku për këtë vit pragu është 37 vite e 8 muaj.
Janë më shumë se 14 mijë persona që çdo vit mbushin moshën e daljes në pension. Formula e re përcakton një pension bazë dhe shtesën. Pensioni bazë është rreth 8800 lekë, ndërsa shtesa bazuar në formulën e llogaritjes së pensionit, është 1 për qind për çdo vit sigurimi, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësueshme, që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve të paguara.
Baza e vlerësueshme është paga e përfituar pas indeksimit me koeficientet korrespondues të çdo viti.
BUXHETI
Për këtë vit janë 4.7 miliardë lekë ose rreth 45 milionë dollarë që do të ndahen, por pjesa më e madhe prej tyre, rreth 3.5 miliardë lekë, do të ndahen si shpërblim me rastin e festave të dhjetorit dhe vetëm 1.2 miliardë lekë ose rreth 10 milionë dollarë janë planifikuar për politika të reja pensionesh.
Qeveria, ndryshe nga çfarë pritej, ka vendosur të tkurrë mbështetjen financiare në adresë të kësaj kategorie, të paktën kjo është ajo çka mund të lexohet nga ndarja që i është bërë buxhetit. Rritja e aplikuar në muajin tetor të 2022, pra, indeksimi me 6 për qind që ka nisur të ndahet, ka privuar pensionistët nga rritja që aplikohet në muajin prill.
Por me gjasë, edhe duke iu referuar raportit të një ditë më parë të Bankës Botërore, norma e inflacionit do të vijojë të rritet, çka do të thotë se kriza nuk mund të konsiderohet e tejkaluar në kushtet aktuale, ku projeksionet çojnë në përfundimin se më e keqja ende s’ka trokitur. Konkretisht, për vitin që vjen fondi i indeksimit për pensionet është vetën 1.2 miliardë lekë ose rreth 10 milionë dollarë duke sjellë një rritje modeste, mesatarisht 200 lekë mbi masën e përfitimit për pensionistët.
“Trima kokëboshë”/Këngëtari i revoltuar me këmbësorët: Mos doni edhe një kafe te vijat e bardha?Elton Deda është shprehur i revoltuar me këmbësorët.
Këngëtari shkruan se vijat e bardha janë bërë për të ecur dhe jo për të shëtitur.
“Ore trima kokeboshe! Vizat e bardha jane bere per te ECUR jo per te SHETITUR! Doni dhe nje kafe ta pini aty?”, shkruan Deda.