Aplikacion
Një ekip rus hakerash i njohur si Cold River shënjestroi tre laboratorë kërkimore bërthamore në Shtetet e Bashkuara verën e kaluar. Reuters shkruan se gjithashtu janë shënjestruar dhe pesë ekspertë të sigurisë kibernetike.
Bëhet me dije se kjo ka ndodhur mes gushtit dhe shtatorit, ndërsa Presidenti Vladimir Putin tregoi se Rusia do të ishte e rëndësishme për armë zjarri për territorin e saj, Cold River shenjëstroi Laboratorët Kombëtarë Brookhaven (BNL), Argonne (ANL) dhe Lawrence Livermore (LLNL).
Të dhënat treguan se hakerët krijojnë hyrjen për çdo institucion dhe u dërgojnë email shkencëtarëve bërthamorë në një punë për t’u bërë zbulimit e faqeve të tyre.
Një zëdhënës i BNL nuk pranoi të komentojë rreth kësaj situate. Një zëdhënës i ANL i referohem pyetjeve të Departamentit të Energjisë së SHBA, i cili gjithashtu nuk pranoi të komentojë.
Cold River ka përshkallëzuar fushatën e saj të hakerëve kundër aleatëve të Kievit që nga pushtimi i tyre.
Aksident në Durrës, mjeti përfundon sipër ‘Benzit’Një aksident është raportuar pak minuta më parë në Durrës ku një automjet tip “Benz A Class” ka përfunduar sipër një “Benz”-i tjetër në bulevardin kryesor të qytetit.
Nga incidenti nuk raportohen të lënduar.
Shkak i aksidentit kanë qenë manovrat e shpejtësisë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton ngjarjen dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur.
VIDEO/ Çfarë gafe nga De Gea! Portieri si amator, topi i kalon… mes këmbëve
Portierët janë shpesh në qendër të vëmendjes për pritjet që bëjnë gjatë lojës, por edhe për gafat.
Këtë herë, personazhi kryesor është Davide De Gea, portieri i Manchester United, i cili i ka kushtuar shumë skuadrës së tij sot.
Djajtë e Kuq hapën shpejt rezultatin në ndeshjen e FA Cup me Everton, por ishte pikërisht De Gea ai që i u bë shkak për t’i çuar shifrat sërish në barazim pasi i kaloi topi mes këmbëve.
Topi goditi fillimisht në njërën këmbë të portierit, pastaj në tjetrën doli te porta, dhe Conor Coady dhe barazoi shifrat.
“Ligji i dekriminalizimit dështoi”, BIRN: Mekanizmat krijojnë vonesa dhe nuk janë efikaseKomisioni Qendror i Zgjedhjeve e nisi vitin 2023 me verifikimin e figurës së dy kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e prillit 2021; Agron Kapllanaj nga Partia Demokratike dhe Kleo Murataj nga Partia Social Demokrate.
Sipas ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, u ndalohet e drejta për t’u zgjedhur në funksionet publike të deputetit, kryetarit të bashkisë ose anëtarit të këshillit bashkiak personave me precedentë të mëparshëm penalë.
Verifikimi i thelluar i kryer nga Prokuroria ka nxjerrë në dritë dënime të hershme për të dy kandidatët.
Ish-kryetari i bashkisë së Mallakastrës dhe një figurë qendrore e PD-së në këtë qytet, Kapllanaj është favorit për të qenë sërish kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e 14 majit. Sipas Prokurorisë, Kapllanaj është dënuar në vitin 2004 në Firence të Italisë me 2 vjet burg dhe 300 euro gjobë për veprën penale të vjedhjes.
Ndërsa Murataj që vjen nga radhët e partisë së Tom Doshit, një tjetër figurë e verifikuar në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, rezulton i dënuar nga gjykata e Tiranës në vitin 1991 me 2 muaj riedukim për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.
Kapllanaj dhe Murataj nuk arritën të zgjidheshin deputetë, por vendimi i pritshëm i KQZ-së për verifikimin e figurës së tyre mund të ndikojë në karrierën e mëtejshme politike për ta.
Në raportimin në Kuvend për vitin 2021, KQZ deklaroi se ka kryer verifikime për 1841 kandidatë për deputetë dhe nga verifikimet rezultoi se 64 kandidatë kishin deklaruar dënime/masa/dëbime dhe 1 kandidat rezultoi me masë në fuqi. Gjithashtu, 42 kandidatë nuk i kishin deklaruar precedentët e tyre të mëparshëm, por sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve rezultojnë të dënuar.
KQZ theksoi gjithashtu problematikën me listat e këshilltarëve bashkiake, ku dhjetra kandidatë kanë dalë me rekorde kriminale, kanë refuzuar të plotësojnë formularin e dekriminalizimit ose janë dorëhequr, gjë që ka bërë që procesi i zëvendësimit të tyre të çojë në shterim të listave shumëemërore në disa bashki.
I miratuar në vitin 2015, ligji i njohur gjerësisht si ligji i dekriminalizimit erdhi si nevojë e pastrimit të politikës shqiptare nga personat me rekorde kriminale, por shtatë vjet më pas, ekspertët e shohin me dyshim suksesin e tij në vetëpastrimin e partive politike – çka synohej të ishte edhe qëllimi kryesor afatgjatë i këtij ligji.
Edhe pse qindra kandidatë apo zyrtarë të niveleve të ndryshme janë penalizuar për shkak të ligjit, Instituti i Studimeve Politike, ISP, – një think tank që monitoronin në vazhdimësi zbatimin e procesit të dekriminalizimit – vëren se partitë politike nuk i kanë përjashtuar këta zyrtarë nga radhët e tyre, duke ecur në kah të kundërt me frymën e ligjit.
“Fakti se edhe pas 7 vitesh vijojmë të kemi individë me rekorde kriminale në politikë, në ekzekutiv dhe në administratë, është tregues i mungesës së qartë të vullnetit politik nga parti që janë përgjegjëse në promovimin e tyre, tregues i nivelit të lartë të inkriminimit të jetës publike dhe politike, si dhe i dobësisë në mekanizmat e meritokracisë, promovimit dhe konkurrimit për postet publike,” tha drejtori ekzekutiv i ISP, Afrim Krasniqi.
Sipas Krasniqit, individët me rekorde kriminale të penalizuar për shkak të dekriminalizimit, u përfshinë në çdo fushatë në stafet elektorale të partive dhe sipas tij, e njëjta gjë rrezikon të ndodhë edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Vendimmarrje të vonuara
Mekanizmat që ofron ligji i dekriminalizimit për parandalimin e futjes së elementëve të tillë në politikë krijojnë vonesa dhe nuk kanë efikasitetin e pritshëm.
Parandalimi u është besuar partive politike, të cilat mund të funksionojnë si filtër i parë në kryerjen e verifikimeve, gjë që sipas Krasniqit nuk është bërë zyrtarisht nga “PS, PD, LSI apo PSD”.
Dy institucionet përgjegjëse për të kaluar në sitë listat e partive, sa herë ka zgjedhje, janë KQZ dhe Prokuroria, të cilat vonojnë në vendimmarrje ose nuk janë efektive në procesin e verifikimit.
Kreu i ISP, Afrim Krasniqi thotë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka mekanizmat e duhur, burimet njerëzore dhe as një metodikë efikase verifikimi të thelluar, të shpejtë dhe të besueshëm.
“Vendimmarrjet e KQZ janë të vonuara dhe proceduriale,” tha Krasniqi, duke sjellë në vëmendje faktin se verifikimet nuk kanë përfunduar ende për kandidatët e zgjedhjeve të vitit 2021.
Rol në këto vonesa ka edhe institucioni i Prokurorisë.
“Prokuroria nuk ka përgjegjësi vetëm të përgjigjet ndaj faktit publik, p.sh. kur një dokument dënimi del në publik, por të kryejë hetime kryesisht dhe mbi çdo raportim të medias ose aktorëve të tjerë publikë, gjë që nuk e ka bërë,” shtoi Krasniqi.
Si ilustrim, ai prezantoi një kërkese për verifikim që Instituti i Studimeve Politike i kishte dërguar Prokurorisë, por mori si përgjigje refuzimin me argumentin se verifikimi mund të kryhej vetëm me kërkesë të institucionit përgjegjës, ku zyrtari është vetë drejtues.
I pyetur se pse partitë politike nuk heqin dorë nga promovomi i elementëve kriminalë, Krasniqi, u përgjigj se: “kjo është metoda më me pak kosto për të siguruar vota dhe pushtet”. Për këtë, ai sjell disa shembuj se si futja e elementë të tillë në garë ndryshuan sjelljen elektorale dhe raportin elektoral në disa qytete të vendit.
Krasniqi iu referua Kavajës, e cila nga 60% vota për partitë e djathta, me një prurje nga kategoria e individëve të inkriminuar, ndryshoi raportet dhe fitoi dy mandate.
“E njëjta situatë në Vlorë, në Lezhë, në Elbasan, në Kukës, në Fier, dhe qartësisht edhe në Dibër, ku përmes së njëjtës praktikë abuzive u siguria fitorja e një partie inekzistente në mazhorancë,” shtoi ai.
Krasniqi beson se partitë mund të dekriminalizohen vetëm nëse parashihet penalizim ligjor për promovimin e kandidatëve të inkriminuar dhe penalizim për titullarin që bën emërime të këtyre personave.
Një sfidë tjetër mbetet transparenca me ligj e partive dhe strukturave të tyre, që të bëjnë publike CV-të e stafeve drejtuese në qendër dhe degët lokale si dhe të kryejnë verifikimet paraprake sipas ligjit./Reporter.al
29 të vdekur pas arrestimit të djalit të “El Chapo-s”, Meksika ndalon ektradimin e tij në SHBAArrestimi i djalit të bosit të narkotikëve “El Chapo”, Ovidio Guzmán ka krijuar frikë në Meksikë.
Një gjykatës federal i Meksikos ndaloi ekstradimin Guzmán-it, i cili dyshohet se është lideri i kartelës së drogës në Sinaloa, pas vdekjeve të 29 personave gjatë arrestimit.
SHBA është duke kërkuar ekstradimin e Guzmanit për trafik droge dhe kanë ofruar 5 milionë dollarë për informacionin që mundësoi informata për kapjen e djalit të El Chapo.
Ditën e djeshme, Ministri i Jashtëm i Meksikës Marcelo Ebrard ka deklaruar se ekstradimi i mundshme i Guzmanit nuk do të jetë i menjëhershëm për shkak të formaliteteve, teksa është shprehur se i arrestuari ka procedura ligjore në vazhdim.
Guzman-it i është rikthyer e drejta për të komunikuar me të afërmit dhe ekipin e tij ligjor.
Sipas rezolutës ligjore, ekipi ligjor i Guzman ka tre ditë për të vendosur nëse do të ratifikojë masat që ata kanë paraqitur në favor të klientit të tyre.
Vuçiç kërkoi kthimin e ushtarëve në Kosovë, KFOR i kthen përgjigje BeograditPërfaqësuesit e Forcave të Armatosura të Serbisë, në vendkalimin kufitar në Merdar, kanë marrë përgjigje nga përfaqësues të KFOR-it në kërkesën e tyre për kthimin e një numri të pjesëtarëve të Ushtrisë dhe Policisë serbe në territorin e Kosovës.
Sipas mediave serbe përgjigja nga KFOR-i është marrë në orën 19:00 në vendkalimin kufitar në Merdar.
‘Ministria e Mbrojtjes dokumentin e lartpërmendur e ka dorëzuar në Kabinetin e Presidentit të Republikës dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me qëllim që ta njoftojë Presidentin me përmbajtjen e përgjigjes së KFOR-it’, thuhet në njoftimin e Ministrisë serbe të Mbrojtjes.
Qeveria e Serbisë i ka dorëzuar më 16.12.2022 një letër KFOR-it, në të cilën i ka kërkuar që të bëhet kthimi i një numri të trupave serbe në Kosovë.
“Je xheloz ti?”, Luizi për Kiarën: Më duket se i vardiset Kristit
Luizi i ka shprehur Teas pak xhelozi për Kiarën, duke menduar se ajo mund të ketë pëlqim për Kristin.
Teas dhe Gentit nuk i ka rënë në sy kjo gjë, teksa mendojnë se Luizi është xheloz.
Tea: Kemi hallin e Kiarës.
Luiz: Më duket se i vardiset Kristit.
Tea: Jo.
Luizi: Kjo atij, jo ai.
Genti: Je xheloz ti?
Tea: Po, ky?!
Genti: Kristi është i lidhur përjashta.
Tea: Edhe Amos i lidhur është jashtë.
Genti: Amos han nga gjitha krahët.
“Akuzat janë konkrete”! Aktivisti i njohur kërkon hetime nga prokuroria për rrugën e ArbritAktivisti i shoqërisë civile, Pano Soko i kërkon Prokurorisë që të nisë sa më parë verifikimin e disa akuzave të bëra nga një specialist, lidhur me cilësinë e punimeve që po bëhen nga kompania “Gjoka” në rrugën e Arbrit.
Soko ka publikuar në rrjetin social Facebook, mesazhet e specialistit që ka punuar më parë për kompaninë në fjalë, në ndërtimin e kësaj rruge, ku ndër të tjera zbulon edhe fakte tronditëse që mund të vënë në rrezik jetën e qytetarëve.
Ai thotë se shembja e tunelit të Murrizit ka ardhur për shkak të cilësisë së dobët dhe materialeve që ka përdorur kompania dhe jo për shkaqe natyrore, siç është përpjekur ta shesë qeveria.
“Një thirrje për organet ligjzbatuese. Akuzat janë konkrete dhe minimalisht duhen verifikuar qoftë nga KLSH apo Prokuroria. Një gjë eshtë fakt, kostoja financiare e deritanishme e këtij konçesioni është e jashtëzakonshme. Shteti duhet të përgjigjet!”- shkruan Pano Soko duke iu referuar pikërisht mesazhit të këtij specialist.
Ylli amerikan, Jen Shah dënohet për mashtrim, dyshohet se biznesin e operonte edhe në Kosovë
Ylli i “The Real Housewives of Solt Lake City” Jen Shah është dënuar me gjashtë vjet e gjysmë ose 78 muaj burg për mashtrim.
Shahu do të vuaj gjithashtu edhe 5 vjet lirim të mbikëqyrur. Sipas Prokurorisë, ajo dyshohet se ka qenë një prej faktorëve kryesorë të një skeme të gjerë mashtrimi, që ka përfshirë edhe Kosovën, transmeton Deadline.
Gjatë dhënies së dënimit, Shah përmendi se menaxheri i saj ishte aty për të cilin gjyqtari Stein u shpreh i “shqetësuar” duke shtuar: “Nëse keni ndërmend të përfitoni nga kjo procedurë. Nuk duhet të ketë asnjë qëllim për të përfituar nga ky krim. Unë supozoj se qeveria do të marrë hapa për ta realizuar këtë. Asetet në Kosovë apo Qipro”.
Shah pranoi të paguante dëmshpërblim për të gjitha viktimat dhe tha se fitimet nga mallrat me etiketën “Free Jen Shah” që ajo po shiste “nëpërmjet një shitësi të palës së tretë” do t’u paguheshin viktimave të dëmtuara nga gabimet e saj”.
Shah, 49 vjeç, u deklarua fajtore në korrik në lidhje me një skemë telemarketing, në të cilën ajo dyshohet se mashtroi mijëra njerëz, duke synuar kryesisht të moshuarit. Dënimi i Jen fillimisht ishte menduar të bëhej më 18 nëntor 2022, por ai u zhvendos në 15 dhjetor 2022, për shkak të një “konflikti planifikimi nga ana e disa anëtarëve të ekipit qeveritar”.
Megjithatë, ylli i “RHOSLC” më pas ishte në gjendje të blinte edhe më shumë kohë duke e shtyrë dënimin deri pas pushimeve falë një kërkese të miratuar nga avokati i saj. Jen është planifikuar të dorëzohet në burg më 17 shkurt.
Shqiptarët nuk i duan më! Kush është më negativi mes Ramës, Berishës, Veliajt e MetësBarometri në Euronews Albania ka matur vlerësimin e shqiptarëve për liderët e opozitës dhe mazhorancës.
56.3% e shqiptarëve kanë mendim negativ për kryeministrin Edi Rama. Ndërsa 36.8% kanë mendim pozitiv dhe 6.8% nuk përgjigjen.
Për kryetarin e Partisë Demokratike mendimi negativ është më i lartë se për kryeministrin me 71.8%. Ata që kanë mendim pozitiv për Berishën janë 21% dhe 7.3% nuk janë përgjigjur.
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është më pak i pëlqyeri pasi 88.1% e shqiptarëve kanë mendim negativ. Ndërkohë mendim pozitiv kanë 4.6% e tyre dhe 7.3% nuk përgjigjen.
Për kryetarin e bashkisë Tiranë Erion Veliajn 53.4% e kanë mendim negativ, 33.3% kanë mendim pozitiv dhe 13.3% kanë zgjedhur të mos përgjigjen.
Për kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i cili ka krijuar grupimin e tij në selinë blu, 69.7% e shqiptarëve kanë mendim negativ. Ndërkohë 13.7% kanë mendim pozitiv dhe 16.7% nuk janë përgjigjur.
84.1% e shqiptarëve kanë mendim negativ për ish-kreun e PD-së Lulzim Basha. Vetëm 7.6% e shqiptarëve kanë mendim pozitiv dhe 8.3% nuk janë përgjigjur.