zoom

Day ArchiveDhëndër i Artan Shkrelit, Belind Këlliçi reagon për bashkëshorten e tij: Paskam bërë një krim …

Belind Këlliçi i cili do të garojë përballë kryebashkiakut Erion Veliaj në zgjedhjet vendore të 14 majit i është përgjigjur kritikës së njërit prej qytetarëve, i cili i vë në dukje faktin se partnerja e Këlliçit është pjesë e PS-së.

Këlliçi thotë se nuk është i pari që ka partneren nga një familje me bindje të ndryshme politike.

Ai përmend faktin që është njohur para 10 vitesh me Anën, dhe atëherë nuk e dinte që do kandidonte për kryetar bashkie.

“Mos vallë unë jam personi i parë në Shqipëri që kam partneren që vjen nga një familje me bindje të ndryshme politike? Nëse unë jam i pari, atëherë paskam bërë krim të madh. Kur jam lidhur para 10 vitesh, me thënë të drejtën nuk e dija që mund të kandidoja për kryetar bashkie një ditë. Tani që jam kandidat si t’ia bëj? Ta ndaj gruan? Ta bëj si në komunizëm me luftën e klasave? Si mendon ti?” thuhet në përgjigjen e Këlliçit.

Belind Këlliçi është dhëndri i Ledi Shamkut dhe Artan Shkrelit. Ledi Shamku ka qenë deputete e Partisë Socialiste, ndërsa vjehrri i Këlliçit, Artan Shkreli, ka qene këshilltar i kryeministrit Edi Rama.

Operacion blic i FNSH-së dhe Operacionales në Tiranë, rrethohet Xhamlliku

Aktualisht po zhvillohet një operacion i befasishëm i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe efektivë të Forcave Operacionale në Tiranë.

Burime për mediat informojnë se operacioni është përqëndruar në zonën e Xhamllikut.

Mësohet se e gjithë kjo zonë është rrethuar nga automjete dhe efektivë të policisë, ndërsa ende nuk ka njoftim nga uniformat blu për operacionin.

Nuk dihet nëse është një operacion rutinë apo policia ka pikasur ndonjë të kërkuar.

VIDEO/ Manchester City bën detyrën në Londër, një gol mjafton ndaj Chelsea

Manchester City ka fituar 0-1 në fushën e Chelsea, në ndeshjen e vlefshme për Premier League. Chukwuemeka i afrohet golit për Blutë e Londrës në fundin e pjesës së parë, por goditja e tij gjen vetëm shtyllën. Në fillimin e pjesës së dytë, edhe “qytetarët” rrezikojnë shumë, madje Ake-n e ndal vetëm shtylla.

Ekipi i Guardiolës do merrte avantazhin në minutën e 63-të me Riad Mahrez. Chelsea do provonte të reagonte, por do e kishte gati të pamundur.
Kështu, ekipi nga Manchesteri është në vendin e dytë me 39 pikë, sakaq të besuarit e Potter renditen në mesin e tabelës.

Flet xhaxhai i Visar Cengut: “Kobra”, një njeri gjysmë oriental, i qelloi nga pas

Besim Cengu, xhaxhai i Visart Cengut, 31-vjeçarit të vrarë në Prizren, ka thënë se nipi i tij dhe dy shokët e tij, po iknin pas zënkës në lokalin “Cobra City”, kur sipas tij, janë qëlluar nga pronari i lokalit. Pas tragjedisë, tre djemtë që ishin qëlluar, kanë ikur drejt Shqipërisë dhe nuk ishin ndalur as në kufi. Visart Cengu ishte i vdekur kur ata kishin mbërritur në Shqipëri, ka thënë ai.

Ai ka thënë se që të tre djemtë shqiptarë nga Kukësi ishin mërgimtarë, që kishin shkuar për ta vizituar për qejf Prizrenin. Ai ka thënë se darkën, që të tre, nuk e kishin ngrënë në lokalin ku ndodhi gjithçka.

“Ata tre djem kanë shkuar në Prizren për të konsumuar një darkë për qejf. Kanë qenë paqësor, edhe në kontrollin e veturës, nuk është gjetur as edhe gjysmë fisheku. Djemtë tanë nuk kanë konsumuar bukë aty, kanë ngrënë diku tjetër”, ka thënë ai në Pressing të T7.

“Aty janë kthy me pi nga një pije, dhe aty ka nis konflikti. Kanë djemtë kanë hipur në makinë, pas ngatërresës brenda, dhe sapo janë nisur janë qëlluar. Këta kanë qenë jo në ofensivë, por në defansivë, kanë qenë duke ikur”, ka thënë më tej Cengu, duke e quajtur të dyshuarin Dibran Hoxhaj “një kapadai gjysmë-oriental. Është qëllu nga personi që e menaxhon gjithë atë lokal, pra është pronari”, ka thënë ai.

Cengu ka thënë se kur të tre djemtë e kishin kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri, nuk ishin ndalur nga askush dhe se Visarti tashmë kishte vdekur në makinë, si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit.

“E dyta punës si kanë ardhur… ata nuk janë ndaluar, nuk e kanë ditur se aty e kanë pasur njeriun e vrarë. Nuk ka pasur as lëvizjes, as zhurmë. Ju mund të thoni se si janë futur në doganë, por nuk e di unë, nuk jam prokuror”, ka vazhduar Cengu.

“Ata kanë pasur frikë se do të jenë të vdekur. Kjo është skandaloze, ata pasi kanë ikur janë qëlluar. Nuk kanë pasur asnjë lloj faji”, ka thënë ai.

“Luftë për pushtet është”, biseda e papublikuar mes Ramës, Berishës dhe Hajdarit

Është publikuar në emisionin “Opinion”  një regjistrimi të veçantë, që i përket dhjetorit të vitit 1990. Në këtë regjistrim dëgjohet një dialog mes Sali Berishës, Edi Ramës dhe Azem Hajdarit.

Të tre së bashku më piktorin Sali Shijaku janë gjendur në rrethana ende të paqarta në studion e një tjetër piktori të njohur të kohës, Ramadan Karanxha. Ky i fundit ka patur asokohe një magnetofon me të cilin ka regjistruar dialogun që është zhvilluar në studion e tij.

Biseda Berisha-Azem Hajdari- Edi Rama

Sali Berisha: Skandal …Shiko ne po përpiqemi me qef, të moderuar që të mos kemi përgjegjesi per kete .. po të jetë për përgjegjësinë le ta mbajnë keta..

Edi Rama: Ta mbajë le ta mbajnë, një gjë po ju them kjo që po bëhet nuk bëhet për frikë, po bëhet për tolerancë, nuk po bëhet për frikë, nëse keta tolerancën e marrin për frikë, bjeruni.

Berisha:ouu .bravo … Shumë të drejte ke.

Azem Hajdari. Në rast se gazeta neser në ora 8 nuk del, e gjithë Tiranae di , do dalim rrimë aty…

Edi Rama: Pse merr elementin më asocial …pse thua se prek njeri Enver Hoxhën , pse ka frike e, unë se bej se jam tolerant karshi njerëzve, nuk dua të plasi, jam tolerant karshi teje, se dua të të shpetoj ty. (: i referohen Ramiz Alisë)

Berisha: Jo se ska ai ( serish i referohen Ramizit ) mbi shpatulla , se dime ne se ca ka ai mbi shpatulla , për mua gafa më e madhe në histori ka qënë kjo, ky që në fillim ti thoshte popullit shikoni, Enver Hoxha , ka dy momentet ,  një moment histori ju them 1, 2 sa ka për historinë  ato do i bëjnë historianët, por kulti i tij, përtokë , trashegimia e tij njihet apo jo, ta kishte bërë me kohë do kishte qenë më mirë ,por e the bukur (i referohet fjalisë së Ramës ), jo se si njohin, edhe femija i njeh ato , por kjo po bëhet për tolerancë

Edi Rama : kjo po behet për diplomaci, ti ma merr për frikë.

Sali Berisha: Po bëhet diplomaci për çështjë kombëtare.

Edi Rama: bile per kundrazi, e parë gje që ai duhet tju dijë për nder është kjo kete duhet tju di per nder, per kete duhet tua japi e tju thotë faleminderit. Jo fare fare atje, e në fund farë të vijë edhe atje, e ti shkojne keshtu…

Sali Berisha: tani, nësë pengonjë gazeten….Ja tani në gazetë të bëjmë proklamatë, ftoj popullin në rruge e në miting

Azem Hajdari: Që sonte ta shpërndajmë gazetën. Nga fundi i tiranës deri në fillim

Sali Berisha : Në rast se na pengojnë…

Edi Rama: Kur duhet të dalë gazeta?

Berisha dhe Hajdari: Neser duhet të dalë.

Berisha : Ja sa më erdhi njeri, se dini ju, nga shtypshkronja dhe thotë që punëtoret thonë që ne se bejmë. Kanë fut informator. Thonë qe kanë berë 20 mije informatore kanë shperndarë pas ngjarjeve të ambasadave

Edi Rama : O prefesor shiko tani ( i drejtohet Berishës) ata kanë një armë që ne se kemi, ata kanë paciperine, ata jane te pacipe

Sali Berisha: Shumë e vertetë

Edi Rama: Ti do të bësh kulturë, ata janë te pacipe

Sali Berisha : Absolutisht

Edi Rama: Ai thotë shyqyr, e bën budallain, deri në fund ska turp

Azem Hajdari : Unë ….

Edi Rama: Po sikur ta marrim fjalimin e atij ta zberthejme, si qenka kjo pa lidhje, si na ndodhi kjo punë kshu?

Sali Berisha: jo shiko ketu, e po na nxorren pengesa, do të jemi ultimatik

Azem Hajdari : Unë ….do dal te sheshi te Skendërbeu, dhe me pushkë le të na vrasin. Me ca të dun, ne kena dal me vdek, ne në çdo miting që shkoj, shkoj mos me u kthy ma. Shqiperine ta marri kush te doje ai qe jep… Por ama një gjë ta dini, ata sna ndalojnë dot, e po luftojmë per per tevendos kulture demokratike ne Shqiperi, po luftojmë për çështjen e Shqiptarisë e jo sic thote Enver hoxha per 40 vjetorin e konferences te Pezës ….”para nesh shtrohet çështja e pushtetit , do e marrim ne apo ata,  e morem ne, na lumt” Ne jo, ne s’kena punë pushteti

Edi Rama ; Jo me jo, luftë për pushtet është.

Azem Hajdari : Bie fjala , jo prit , pushtet në interes të Shqiptarisë ..

Edi Rama : lufte per pushtet eshte. Cfar eshte ajo? Pushteti, s’diskutohet ajo pune! Nuk meriton ai njeri. Ta thashë që fillim, nuk meriton ai njeri, mos ja permendni emrin me.

Sali Berisha : kush ja permend emrin atij, ne asnje miting , jo, vetem ne mitingun themelues, ne asnje miting tjeter si eshte permend me emri

Azem Hajdari : Me degju në mitingun e shkodrës…

Edi Rama: Del thotë aty pa pikë turpi, Thotë që janë disa njerëz që kanë programe…

Azem Hajdari: në Shkoder i thashe une…

Edi Rama: Ska kuptim

Berisha: në asnjë menyrë ska kuptim, e di kur kishte kuptim, do kishte po të thoshte popull, është ba ca është ba ( bërë).këto janë gabimet e bame, si politikan me eksperioence që jam , shkëputem nga funksioni që kam, a po më pranoni të konstribuoj, për të dhënë një mundësi…..

Edi Rama: Kush mor..kush me e bo

Azem Hajdari: ai ftoi gjithë komunistat shqiptar në konferencë, dhe ia thashë në shkodër e ka ba për udhëheqjen

Sali Berisha: Të gjithë te thote, jemi fajtorë

Edi Rama: nje gje tjeter, ti thu kanë bo gabim , ai sthotë asnjëherë që ka bo një gabim, une sdi te kete permend ndonje gabim ai.

Azem Hajdari : por prapë e ruajti në kushtetutë…Burokratizmin nuk e lufton dot, burokratizmin e mesem nuk e lufton dot, me brigadiera , ne luftojme funksionarët e lartë me ato qe kanë spekullu… do ti ruajë këto gjana, nese e lufton shume burokratizmin shoqeria shkaterrohet

Edi Rama; Unë imagjinoj vetem një gjë , si behen ata kur shohin ato mitingje në televizor , vetëm këtë imagjinoj. Si bëhën ata kur shohin ato turma që ngrejnë duart, këtë më thuaj.

Sali Berisha: Shiko ca bëjnë ata . Për shkak të një sëmundje, nuk dilja dot, nuk muj,e në Kavajë mu desh me dal në miting,nga dashuria dola, mezi dola, kur dola me te vertete me merreshim këmbet,te them te drejten, ca banë kta , keto kane hap llafin  në  gjitha deget e brëndshme se kam qënë i dehur në Kavajë dhe i jane marr kembet

————————————————————————————-

Azem Hajdari:E di e vertete mezi dalim nga mitingu . A di si dalim nga mitingu të them une si dalim ,duhet me zbrit poshte e me lujt lojen e mitingut, të merr turma te hyp lart, ngre duart lart e të përcjell dy mijë meter në shpine, mua dje në Shkoder me moren e më percollen, ne Elbasan te njejten gje…..

Edi Rama :keta e duan vetem me forcë duan keta asgjë tjeter.

Sali Shijaku : …….duhet të futen në parlament 25 -30% ne parlament

Azem Hajdari: me 10 shkurt thua ti?nuk shkojmë fare.

Sali Shijaku : edhe 4 vjet e dominon ai, me kete perberje , me kete fshatarsi se gjithë propogandën e kanë në dorë partia punës, pra 25deri 30 % po mundet me fut

Sali Berisha : Shikoni tani ky 10 ditësh është deciziv, ti futemi pervec fshatit keto 10 dite sa të mundemi me ba

Edi Rama: Po ketej sdo shkoni, Tepelena, Gjirokastra

Sali Berisha: Tepelenen e kemi mire..

Edi Rama : po Gjirokastren

Azem Hajdari: O sali po do shkojmë na kerkon dhe baza ….

Sali Berisha : Tepelene dhe Sarandë, një here pastaj Gjirokaster…….. Shiko Pogradeci është shumë i revoltuar se pse shkuem në Korcë e nuk shkuem ne Pogradec. Shiko sieshte puna ata kerkojne kete atyre,se provinca eshte province gjithmone, ato e dine qe u legalizue por se besojne qe e legalizuam…

Sali Shijaku:…ata kane jetu ne bajga te lopes e thone “rrofte Ramiz Alia’ nuk dine gje ata fare.

Sali Berisha: Shkodren e terrorrizuan ata

Edi Rama : Nuk pyet Shkodra jo, shkodranët spyesin.

Sali Shijaku: …te organizohet…merr cuna te rinj, te paguajne te gjithe antaret, te mblidhni fonde, a i keni kerku, i registroni, a i jepni ato letrat?

Sali Berisha: te gjitha llogarite e kush don me ndihmu, aty

Sali Shijaku: keto te hidhen ne fonde per agjetacion dhe propagande

Edi Rama : O profesor ( i drejtohet Berishës) po partinë e punës sdo e sulmoni direkt me emer, burokratët, burokratët, po partinë e punës direkt me emer

Azem Hajdari: në miting ..

Edi Rama : në miting ee.. Direkt me emer partia e punës, edhe partia në pushtet ska rendesi

Azem Hajdari : Me emer me emer direkt

Sali Berisha : edhe dje .. me emer ,bile thashë“sic ishte parimi i Enver Hoxhës  me hanger bar “ e thashe direkt me emen

Edi RAMA : ueee

Azem Hajdari: po edhe dje thashe ai ka pas kult individi dhe kane tere jeten vetem…

Sali Berisha : dhe na pengojne, cfar te besh vetem me nje makine, ku te shkosh me pare tani ne na duhen 5 makina 10 makina minimuni a kupto per tu shpernda

Azem Hajdari: Që të shpërndahen parullat.. ca mendimi keni?Mendimi është…që është i prerë të mblidhemi të rrijmë aty , meqe është dhe deshira popullit aty te rrijmë derisa të mblidhet kuvendi popullor, mblidhemi te shpia jeme, ska njeri me ardh aty

Sali Berisha: Shiko , dakord jam me ty por është presidiumi apo kuvendi e ka kete në dorë?

Azem Hajdari : po presidiumi e ka

Sali Berisha: presidiumi është një organ  aq konservator  e regresiv sa që se imagjinoni dot

Azem Hajdari: Do presim aty deri kur të vijmë organizatat e partise, ushtri aty të vijnë të jepet urdhni, të vijë perfaqësuesit

Edi Rama : Po ta bësh në…. mund të jetë e rrezikshme, por nësë behet mitingu plot , kush do vijë të ndërhyjë po të jene 80 mijë vete , kush do vijë , me 80 mije vete ketu nuk levizim, kush do vijë të prishi punë , Ketu nuk levizim, po ta marrin vesh është frikë pastaj.nderhyjnë po ta marrin vesh para aty eshte frike

Azem Hajdari: aty do jemi

Edi RAMA: pas mitingut pastaj …..

Azem Hajdari: Shefi policisë tiranë ka deklarue që jam dorëheqjen nga partia punës, shefi policisë

Sali Berisha: Po Po ka dhanë intervistë, popo

Edi Rama : Pash Zotin.

“2023 do ta bëjmë tërmet”/Rama nxjerr videon: Maratona e diskutimit mbaroi pas 16 orë e 25 minutash

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në përfundim të mbledhjes ‘maratonë’ të qeverisë që ka zgjatur mbi 16 orë.

Rama shkruan se ‘kaluam në skaner çdo sektor dhe miratuam objektivat konkretë të këtij Viti të Ri’, teksa iu thotë ministrave se ‘mbi bazat e 2022 kemi arsye të besojmë se 2023 do ta bëjmë tërmet’.

“📚Maratona e diskutimit të fillimvitit në qeveri sapo mbaroi pas 16 orë e 25 minutash, ku kaluam në skaner çdo sektor për vitin që sapo iku dhe debatuam e miratuam objektivat konkretë të këtij Viti të Ri, i cili do të jetë një vit më pranë njerëzve, duke u nisur gjithnjë nga ata më në nevojë🫶
#QEVERIeSHUMICËS🇦🇱#JOeDisave”, shkruan Rama.

 

 

Preç Zogaj: Rama spekulon mbi historine, e tregon ndryshimin e pluralizmit sipas mendjes se vet

Ish-deputeti demokrat Preç Zogaj është bërë pjesë e palnelit të sotëm të emisionit opinion ku po diskutohet mbi takimin misterioz mes Ramës, Berishës dhe Hajdarit gati 32 vite më parë.

Duke iu referuar deklaratave të kreut actual të qeverisë për zhvillimet e para demokratike, Zogaj ka thënë se Rama spekulon lidhur me historinë e pluralizmit në Shqipëri.

Sipas Zogajt, i cili ka qenë një dëshmitar okular i atyre zhvillimeve, Rama e tregon historinë sipas mendjes së tij.

“Edi Rama spekulon mbi historine, e tregon ndryshimin e pluralizmit sipas mendjes se vet”, tha Zogaj.

“O lekët, ose të thera”/ E moshuara rrëfen tmerrin: Autori me maskë, më lidhi duart e këmbët

Një rrëfim tronditës për një natë tmerri që i ka ndodhur vetëm dy ditë para Vitit të Ri një të moshuare në Maliq, teksa policia është mjaftuar me një njoftim ditën e ngjarjes, sipas saj të pasqyruar në faqen zyrtare.

Luljeta Hoxha, 67 vjeçe ka përjetuar torturë për disa orë, teksa një person ende i paidentifikuar i ka grabitur 10 mijë euro pasi e ka dhunuar dhe lidhur duar e këmbë.

Ajo ka folur në një intervistë nga spitali, ku ndodhet prej 29 dhjetorit, pas grabitjes në shtëpinë e saj ku jetonte e vetme prej dy vitesh.

“Në 21:40 unë shkova në banjë dhe rashë të flija. Sa rashë në këtë pozicion (tregon kur shtrihet) pa më zënë gjumi erdhi një djalë i gjatë i veshur, i maskuar, me kapuç e maskë, vetëm një pashë.

Ai telefonin në dorë, unë telefonin më dorë, ma mori telefonin dhe ma hodhi. Lekët tha se të vrava dhe nxori një thikë. I thashë nuk kam lek. Lekët e pensionit dhe kartat e bankës, kam ca lekë në bankë.
Lekët tha se të vrava dhe e vuri edhe njëherë kapuçin të mos i shihja hundën. Më hipi sipër dhe më lidhi duart me litar. Ja ku i kam shenjat akoma, po bëj 8 ditë. Më mori 10 mijë euro.
Bam këtu, bam këtu (tregon vendet ku e ka goditur), më lidhi duart, më lidhi edhe këmbët, lekët se të vrava, nuk kam lekë mor bir, prapë unë u mundova të rezistoja pastaj më mori zvarrë si ata hajvanët e ngordhur dhe më shpuri nga dhoma tjetër, i themi dhomë pritje.
Lekët, nuk kam, lekët, nuk kam, pastaj po shkumëzoja, m’u pre takati, humba ndjenjat fare”, rrëfeu gruaja.

Vrasja e të riut në Prizren, policia bastis shtëpitë e të dyshuarve. Ja çfarë u sekuestrua

Drejtoria e Krimeve të Rënda e Policisë së Kosovës dhe Policia e Prizrenit gjatë ditës së sotme kanë bastisur edhe tre lokacione të tjera lidhur me rastin e vrasjes së 31-vjeçarit nga Kukësi në një lokal në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, toger Shaqir Bytyqi ka deklaruar se gjatë bastisjes janë gjetur një granatë dore dhe disa fishekë.

“Kanë vazhduar bastisjet në tri lokacione, derisa është bastis edhe lokali “Kobra City”. Gjatë këtyre bastisjeve janë sekuestruar disa sende dhe aparatura, që mund të përdoren si prova. Në njërën shtëpi të njërit nga të dyshuarit janë gjetur disa fishekë dhe një granatë dore. Rasti është iniciuar si “Mbajtje apo posedim i paautorizuar i armëve”, tha Bytyqi.

Kujtojmë se mëngjesin e së martës në Prizren, pas një përleshjeje të nisur në lokalin e natës “Kobra City”, nga të shtënat me armë zjarri një person mbeti i vrarë, kurse një tjetër është plagosur, të dy shtetas të Shqipërisë.

Sipas prokurorisë konflikti, nisi lidhur me pagesën e faturës së shpenzimeve.

Lidhur me rastin është arrestuar Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra” dhe pesë të tjerë.

Ndërkaq, ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

 

Nga Arsenali te filozofia si trajner, rrëfimi ndryshe i teknikut të ri të Kombëtares së Shqipërisë

Sylvio Mendez Campos Junior, ose shkurt Silvinjo u zyrtarizua pak ditë më parë si trajner i Shqipërisë. Silvinjo ka një detyrë mjaft të vështirë përpara, ku do punojë shumë që të arrijë objektivat madhor me kuqezinjtë. Tekniku brazilian ka dhënë një intervistë për The Coaches Voice”, (Zëri i trajnerëve), ku i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme.

“Një paralajmërim më përsëritet me muzikalitet, gati si koret e tifozëve anglezë në ndeshj:

Silvio. Ritmi në Premier Ligës është shumë i lartë”.

Në ditët e mia të para te Arsenali, kjo ishte e vetmja gjë që kuptoja në anglisht. Por unë nuk shqetësohesha për gjuhën – shkova në Londër pa ditur asnjë fjalë, ushqimin apo mënyrën e jetesës angleze. E dija që gjithçka do të vinte natyrshëm. Ishte thjesht çështje kohe.

Shqetësimi im i vetëm ishte përshtatja me ritmin e lojës angleze. Nëse do të doja të luaja për Arsenalin, duhej ta bëja sa më shpejt që të ishte e mundur.

Te Korinthians, unë isha mbrojtësi i krahut klasik brazilian. Do të thotë, një lojtar që sulmon shumë në krahun tim – që ishte i majti. Në fakt, pothuajse të gjitha veprimet e mia në një lojë do të përfshinin vrapimin përpara. Nuk kisha shumë kërkesa për punën time në fazën mbrojtëse. E gjithë kjo kushtëzohej edhe nga stili i vetë lojës së futbollit brazilian – pak më i ngadalshëm se futbolli anglez.

Kisha qenë te Korinthians për katër vjet e gjysmë dhe kisha fituar disa ndeshje me Brazilin. Në atë kohë, nëse do të largohesha nga vendi im, qëllimi im ishte të shkoja në Itali. Shumica e lojtarëve të rinj brazilianë ndiqnin shumë ndeshje të Serisë A, sepse kishte shumë lojtarë nga loja jonë që bënin mirë për skuadrat më të rëndësishme në futbollin italian. Në rastin tim, ekzistonte mundësia për të nënshkruar me Interin.

Por ja ku hyri në skenë Arsen Venger. Para një ndeshjeje në mesjavë me Korinthians, dikush nga klubi më tha se trajneri i Arsenalit ishte në Sao Paulo – ai po planifikonte të shikonte disa ndeshje – dhe se donte të darkonte me mua.

Pas asaj ndeshje, shkova për darkë me Arsenin. Ia kemi kaluar shumë mirë që në momentin e parë. Me ndihmën e një përkthyesi biseduam gjatë dhe ishte shumë komode. Në atë bisedën e parë me të, e kuptova se ai ishte një person i ndryshëm, me nivel të lartë edukimi dhe në menaxhim njerëzor.

“Më pëlqen mënyra se si luan futboll” tha ai. Dhe ai shpjegoi pse donte të më merrte te Arsenali. Deri në atë pikë, mbrojtja e Arsenalit ishte e përbërë tërësisht nga futbollistë anglezë. Devid Siman në portë, Li Dikson si mbrojtës i djathtë, Martin Kion dhe Toni Adams në qendër dhe Najxhell Uinterbërn në të majtë.

Ata ishin lojtarë me cilësi të jashtëzakonshme, por Arsen ndjente se shumë ekipe në Premier Ligë, në formacionin klasik 4-4-2, kishin mësuar të ndalonin lojën sulmuese të Arsenalit. Ai po kërkonte të shtonte opsione të reja, me më shumë mbrojtës të krahut sulmues që do t’i jepnin më shumë gjerësi skuadrës – siç ishte rasti me mua.

Arsen gjithashtu më foli në darkë për aftësitë e mia fizike dhe më bëri të ditur se ai dinte disa fakte për mua – për shembull, rekordet e mia të shpejtësisë dhe përshpejtimit. Ishte e pabesueshme.

Në fund, unë firmosa për Arsenalin pak kohë pas asaj darke, në parasezonin e 1999. Unë isha lojtari i parë brazilian në historinë e Arsenalit.

Arsen më ndihmoi të integrohesha në ekip dhe të përshtatesha me atë ritëm të veçantë të lojës në Premier Ligë. Ai nuk donte që unë të humbisja shpirtin tim sulmues, por duhej të mësoja të mbroja.

Në stërvitje, Pet Rajs, numri dy i Arsenit, nuk më linte kurrë të pushoja rreth kësaj çështje. Ai më bëri të vrapoja mbrapa për t’u mbrojtur, dhe vinte këmbën me forcë për të bërë ndërhyrje. Isha një lojtar më i lehtë, jo mbrojtësi tipik i fortë, por mësova shumë nga Pati në aspektin mbrojtës të lojës.

Pas disa muajsh u bëra titullar i rregullt në skuadër. E kisha përballuar sfidën me sukses. Ndjeva se isha bërë një lojtar shumë më i kompletuar për shkak të punës që trajnerët kishin bërë me mua.

Që atëherë, sapo ndjehesha rehat me ritmin e lojës, munda të shijoja shumë më tepër të luajturin futboll në Angli. Dhe më pëlqente dyfish kur luanim në shtëpi.

Ndeshjet në “Highbury” ishin veçanërisht të pabesueshme. Kishte një ndikim të madh tek unë që turma ishte aty, aq afër vijës anësore, pikërisht pranë teje. Kur topi dilte jashtë loje në vijën anësore, vetë tifozët të jepnin topin për ta hedhur përsëri brenda shpejt. Ishte e mrekullueshme.

Pastaj ishin të gjithë lojtarët që përbënin Arsenalin. Lojtarë të një standardi të lartë në Eeropë, të cilët kishin fituar shumë dhe nga të cilët pata fatin të mësoja. Unë gjithmonë them se të jesh pranë lojtarëve të mëdhenj – si të gjithë ata lojtarë të Arsenalit në atë kohë – të bën të përmirësohesh.

Edhe nëse nuk jeni duke luajtur, siç ishte rasti im gjatë muajve të parë, përmirësohesh sepse çdo seancë stërvitore e shikon si provë. Duhet të rritësh nivelin e lojës tënde për të arritur në të njëjtin nivel me ata lojtarë.

Unë gjithashtu ndjeva se shokët e mi të skuadrës më dhanë shumë mbështetje. Megjithëse isha braziliani i parë që mbërrita në klub, nuk u ndjeva kurrë vetëm. Kjo gjithashtu më ndihmoi të përshtatesha shumë më shpejt.

Dhe, mbi të gjitha, çfarëdo që të ndodhte në ekip, Arsen ishte aty. Ai nuk ka lënë pas dore asnjë detaj. Ai kishte gjithçka nën kontroll. Ishte hera e parë që pashë një trajner që merrte vendim për diçka si një terren i ri stërvitor, që Arsenali po ndërtonte në atë kohë.

Ai ishte i përfshirë në gjithçka. Si mbërrinin lojtarët për stërvitje, ku vendosnim këpucët, ushqimin që do të hanim – gjithçka ishte planifikuar shumë mirë nga ai. Ai ishte një person me shumë përvojë që kishte punuar në të gjithë botën, duke përfshirë vende si Japonia.

Arsen dinte gjithashtu të kontrollonte gjithçka rreth lojtarit, por pa e mbingarkuar. Sot kjo është më e lehtë për t’u parë, por në vitet që isha në Arsenal – nga 1999 deri në 2001 – shumë pak trajnerë e bënin këtë.

Megjithatë, gjëja më befasuese për mua ishte rutina që kishim para ndeshjeve. Nuk kisha bërë kurrë diçka të tillë në Brazil.

Në ato ditë, në Premier Ligë, ndeshjet ishin zakonisht herët, nga ora 15:00 deri në 17:00. Në mbrëmje nuk luheshin shumë ndeshje.

Do të mbërrinim në hotelin ku po qëndronim dhe e gjithë skuadra dilte për shëtitje. Pas kësaj, shkonim në një dhomë të madhe në hotel dhe shtriheshim në dysheme për streçing dhe për të bërë pak meditim, me ushtrime të frymëmarrjes. E gjithë kjo udhëhiqej nga Arsen.

Pas kësaj rutine, mentaliteti për ndeshjen kishte ndryshuar. Ishe shumë më i fokusuar në atë që do të ndodhte disa orë më vonë.

Arsen kishte shumë virtyte, por për mua më e rëndësishmja nga të gjitha është se ai ishte përpara shumë trajnerëve në punën me grupin. Ai dinte të zgjidhte lojtarët që do të ishin pjesë e tij. Dhe ata ishin gjithmonë lojtarë teknikisht shumë të mirë.

Gjithçka që më ndodhi në Arsenali, në një farë mënyre Arsen më bëri ta shihja në darkën e parë që pata me të në Brazil. Siç ju thashë, ne folëm atëherë për aspektet e mia fizike – por kjo nuk ishte gjëja më e rëndësishme për të.

Gjëja më e rëndësishme ishte futbolli im. Mënyra se si luaja. Kjo është arsyeja pse ai nënshkroi me mua.

Tani, si trajner vetë, kjo është filozofia që unë ndjek. Gjëja më e rëndësishme për një futbollist është loja e tyre. Nëse ata punojnë shumë dhe kanë vazhdimësi, ata mund të përshtaten me çdo gjë.