zoom

Day ArchiveGjermani: Paralelisht me çmimet, rritet edhe vjedhja e karburantit

Gjermania ka regjistruar rritje të rasteve të mbushjes së makinave dhe largimit pa paguar.

Paralelisht me rritjen e çmimit të benzinës, ikja nga pikat e furnizimit pa paguar dhe vjedhjet e karburanteve janë rritur ndjeshëm në Gjermaninë verilindore këtë vit.

Në shtetin e Mecklenburg-Pomerania Perëndimore, ka pasur 1.811 raste të ikjes nga stacionet e benzinës pa paguar deri në dhjetor, një rritje prej 43 për qind nga viti 2021, sipas shifrave të policisë të cituara në një lajm nga agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Rastet kanë shkaktuar dëme në vlerë prej 137.700 eurosh, dyfishi i humbjeve të regjistruara vitin e kaluar, thuhet në lajm.

Ndërkaq, incidentet e vjedhjes së karburantit kanë shënuar një rritje prej 120 për qind nga viti 2021, duke çuar në dëme prej rreth 485.000 eurosh.

Rastet e ikjes pa paguar janë rritur “jashtëzakonisht” gjithashtu në kryeqytetin Berlin, ka thënë shefja e policisë Barbara Slowik për DPA, pa dhënë shifra specifike.

“Kjo mund të shpjegohet lehtësisht me rritjen e lartë të çmimeve”, ka shtuar ajo.

Po ashtu janë regjistruar më shumë vjedhje të targave dhe pjesëve të makinave në Berlin, veçanërisht pasi targat e vjedhura janë një komponent kyç në ikjen pas mbushjes në stacionet e benzinës.

Xhensila Myrtezaj bën reagimin për herë të parë pas ‘bujës’ së madhe të Bes Kallakut

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, po komentohen shumë në mediat rozë.

Po përflitet për ndarje mes tyre, dhe mesa duket apo kalojnë një krizë martesore. Kjo ngjalli dyshime edhe më shumë, kur Besi largoj nga Instagrami, fotografitë me Xhensilën.

Ndërkaq, për këtë ka reaguar edhe Xhensila.

Ajo në një postim në Instagram, ka shkruar “Gënjeshtra më e madhe në botë është “ata thonë”.

Ndryshimet klimaterike, parashikimi i sinoptikanëve është i frikshëm për vitin 2023

Viti i ardhshëm parashikohet të jetë një nga vitet më të nxehta të regjistruara dhe madje pritet t’ia kalojë dhe vitit 2022.

Shkencëtarët e Met Office janë shprehur se viti 2023 do të jetë i nxehtë dhe do pësojë rritje temperature më 1 gradë Celsius.

Deri më tani, viti më i nxehtë i regjistruar është 2016, por mendohet se 2023-shi mund t’ia kalojë në lidhje me temperaturat maksimale.

Met Office parashikon se temperaturat mesatare globale në vitin 2023 do të jenë rreth 1.2 Celsius.

Vitin e kaluar, ekspertët parashikuan se temperatura globale e vitit 2022 do të ishte midis 0.97 Celsius dhe 1.21C mbi nivelet para-industriale, me një vlerësim qendror prej 1.09 Celsius. Të dhënat për vitin deri në tetor sugjerojnë se temperatura është rreth 1.16 Celsius mbi epokën para-industriale.

Në samitin e klimës COP27, të mbajtur në Sharm el-Sheikh, Egjipt, në nëntor, vendet anëtare ranë dakord për një fond historik të dedikuar për të ndihmuar vendet e cenueshme të goditura nga fatkeqësitë klimatike..

Profesor Adam Scaife, kreu i parashikimeve me rreze të gjatë të Met Office, tha se ndërsa viti 2023 mund të mos thyejë rekordin e vitit 2016, ka të ngjarë të ketë temperatura të tjera të larta.

“Kam sinjale që nga jashtë”/ Amos dhe Dea çift? Olta e ngacmon dhe i nxjerr fjalët

Olta dhe Amos çift? Tani për tani jo, por Amos i ka pohuar Oltës se nuk është se nuk e ka menduar si mundësi.

Në bisedë e sipër me vajzat, Amosi zbuloi se ai ka marrë sinjale që para se të futej në Big Brother lidhur me këtë temë.

Debati:

Olta: Po ti Amos e ke qejf Dean?

Amos: Qejf është fjalë e madhe..

Olta: Po unë pyeta, a ka probalitet domethenë që kjo të ndodhë…

Amos: Ekziston mundësia… janë një 2-3 sinjale që kam marrë edhe para se të futesha këtu

Olta: Që janë sinjale për po, apo jo?

Amos: Janë për jo, pra që nuk do kemi komunikim. Sot kemi folur pak me Dean. Tani unë jam pak skeptik .

“Martinaj marrëveshje me Dakon”, Gazetarja rrëfen bisedën me xhaxhain

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer një pjesë nga biseda me Faik Martinajn, xhaxhain e Ervis Martinajt, i cili i ka thënë se fajëson kryeministrin Rama për atë që i ka ndodhur nipit të tij.

Lala tha gjithashtu se Martinaj kishte bërë marrëveshje edhe me Vangjush Dakon. Ajo theksoi se grupi kriminal që po hetohet, për rastin e Martinajt janë Avdylajt e Shijakut.

“Në momentin që ndodhi masakra te mbikalimi i Fushë Krujës, kemi patur eksponentë të njohur të politikës shqiptare që kanë vajtur në familjen Martinaj.

Janë të filmuar me kamera sigurie, ka qenë një ceremoni mortore e vëzhguar më shumë se asnjë tjetër, pavarësisht se nuk kam video, kam informacion të detajuar.

Po ashtu, ka edhe një moment të rëndësishëm. Kam biseduar shumë gjatë me Faik Martinaj, me xhaxhain e Ervis Martinajt.

Kam patur një debat pas ngjarjes, ai kishte humbur nipin, Ervisi ishte nipi i dytë. Por, gishtin e akuzës e ngrinte ndaj kryeministrit të vendit. Ai tha që nipin e kërkoj vetëm te kryeministri dhe kryeministri është përgjegjës për zhdukjen e tij.

Martinaj, po të shohësh, bëri marrëveshje me Vangjush Dakon. E dini kush është grupi kriminal që është hetuar dhe po hetohet, për rastin e Martinajt? Janë Avdylajt e Shijakut, të cilët në dosjen 339 dilnin në përgjime me Vangjush Dakon për shitblerjen e votës.

Martinaj në thelb, kishte miq dhe armiq në politikë por kishte futur tentakulat gjithandej”, deklaroi ndër të tjera Lala në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Sulmet në veri të Kosovës, Haradinaj: Sulmuesit të dalin para drejtësisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dënuar sulmet në veri të Kosovës ndaj gazetarëve dhe policisë.

Sipas tij, janë të patolerueshme dhe duhet të ndalen menjëherë.

“Dënojmë ashpër sulmet e vazhdueshme në veri të vendit ndaj gazetarëve dhe forcave të rendit, Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe Eulexit. Këto sulme, sikur ky i sotëm ndaj gazetarëve të Klan Kosova, janë të patolerueshme dhe duhet që të ndalen menjëherë!:, shkruan Haradinaj.

Ai vazhdon më tej teksa shprehet: Njëherësh, kërkoj nga organet përgjegjëse të jenë më vigjilentë për të garantuar sigurinë fizike të gazetarëve, në menyrë që t’iu mundësohet të punojnë të lirë nga kërcënimet. Sulmuesit të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë.

Arian Çani zbulon çfarë fshihet pas kontrollit në shtëpinë e Ervis Martinaj: Policia u nxit nga…

Analisti Arjan Çani teksa komenton kontrollin e policisë në shtëpinë e Ervis Martinajt thotë se ka qenë përgjimi i një telefonate që i dha indicie policisë.

“Është përgjuar një telefonatë e një të burgosuri me një tjetër, që ka lidhje me shtëpinë e Ervis Martinaj. Është përmendur Martinaj dhe gjërat që mbante në shtëpi”, është shprehur Çani në “Top Story”.

Pyetjes nëse kemi të bëjmë me një shoë të radhës nga policia, Çani i përgjigjet se nuk mund të jetë vetëm shfaqje.

“Duhet të ketë një element të ri që ka nxitur policinë të veprojë”, thekson ai.

Kontrollet e policisë

Në një njoftim zyrtar policia sqaroi se mbi bazën e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit penal të vitit 2022, regjistruar në SPAK, për vepra të rënda penale të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal, ushtruan kontroll në banesat e Ervis Martinajt dhe xhaxhallarève të tij, Faik Martinaj dhe Ragip Martinaj.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në koshere bletësh dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 2 armë zjarri automatike, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda, 85 predha eksplozive, 1 thikë bajonetë, 9 uniforma policie, 7 jelekë multifunksionalë, 11 kapele policie, 2 radio policie, fenelina policie, maskë gome për fytyrën dhe dokumente të ndryshme.

Aksident në Vlorë, Benzi me shpejtësi humb kontrollin

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Një makinë tip ‘Benz’ teksa po ecte me shpejtësi, ka humbur kontrollin në rrugën Transballkanike.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

A do të dobësohet euro në 2023? Eksperti i ekonomisë zbulon çfarë pritet të ndodhë

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli tha se në rënien e euros kohët e fundit ka ndikuar ardhja e emigrantëve dhe festat e fund vitit.

Në një intervistë televizive, ai tha se nuk do të ketë ulje të tjera nga fillimi i vitit 2023, ndërsa shtoi se tregu jonë i këmbimit është i mbrojtur mjaftueshëm nga institucionet përkatëse.

“Kemi sërish një rënie të këmbimit të euros në tregun tonë. Mendoj se shkak ka qenë ardhja e emigrantëve dhe festat e fund-vitit.

Gjykoj se në fillim të janarit do të kemi një përmirësim të vogël, jo shumë të madh. Por ama gjithnjë tendenca nuk do të jetë në ulje të mëtejshme.

Qytetarët duhet të jenë të qetë. Mendoj se është i mbrojtur mjaftueshëm ky tregu jonë i këmbimit që euro të mos shkojë më poshtë se kaq”- tha ai.

Conor McGregor fiton betejën ligjore me Artem Lobov!

Conor McGregor është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes dhe ka shijuar një fitore të re, pavarësisht se nuk ka hyrë në ring të UFC që nga korriku 2021 për shkak të një dëmtimi të rëndë. Këtë herë, boksieri irlandez ka bërë bujë pasi këshilltari i tij i supozuar i biznesit Artem Lobov e akuzoi atë për shpifje.

Gjykata e Lartë irlandeze hodhi poshtë ankesën dhe vendosi në favor të McGregor, i cili e quajti Lobov një “miush” në Twitter, me gjyqtarin që vuri në dukje se ishte abuzim vulgar, por jo shpifës. Në fillim të këtij viti, McGregor nënshkroi një marrëveshje prej 600 milionë dollarësh për të shitur markën e tij të uiskit “Proper 12”.

Sipas Artem, ishte ai që e nxiti irlandezin të hynte në atë marrëveshje dhe burimet tregojnë se McGregor madje negocioi për të ofruar pesë për qind të fitimeve për Artem. Megjithatë, McGregor nuk i përmbushi kushtet e supozuara dhe Artem vendosi të ndërmarrë veprime ligjore. Përpjekja e parë erdhi përmes Gjykatës Tregtare Irlandeze, një peticion që u refuzua.

Për këtë arsye çështja është dërguar në Gjykatën e Lartë, e cila kërkon më shumë kohë për të dhënë vendimin. Në disa raste, McGregor e kishte quajtur vazhdimisht Artemin “miush” në postimet në Twitter.

Për këtë arsye, Artem akuzoi edhe boksierin irlandez për shpifje, por gjyqtari Garrett Simons nuk i konsideroi të rënda fjalët e irlandezit. Gjykatësi tha se:

Asnjë anëtar i arsyeshëm i shoqërisë nuk do t’u jepte ndonjë rëndësi këtyre postimeve në Twitter.