zoom

Day ArchiveVIDEO/Puthje të nxehta, Elhada dhe Lediani shpallin lidhjen e tyre të dashurisë në skenën e Dancing

Elhada Dani dhe Lediani nuk janë më vetëm partner në skenën e Dancing Ëith The Stars, por edhe në jetë.

Ata kanë  shpallur sot publikisht se tashmë janë një ccift i dashuruar edhe në jetë.

Produksioni i programit publikoi një video nga provat e tyre teksa Elhaida dhe Lediani shkëmbenin puthje në buzë mes tyre, duke habitur gjithë publikun dhe jurinë.

Kjo u pranua më pas edhe vet Elhaida dhe Lediani, të cilët konfirmuan se janë shumë të dashuaruar me njeri-tjetrin.

10 vendet me pagat më të larta në botë

Pas të 30-ave, shumica e bisedave në grup janë për punë, kushtet e punës, cilësinë e jetës dhe paratë. Për mirë a për keq, këto të fundit janë një kriter kyç për zgjedhjen e një profesioni apo vendbanimi.

Gjysmëfinalja e Dancing With The Stars nis plot emocione nën atmosferën e festave të fundvitit (Video)

Vende të cilat, sipas autoritetit të Ceo World, ofrojnë pagat më të larta në mbarë botën janë:

  1. Holanda

Ka një sistem arsimor, infrastrukturë shumë të mirë dhe në përgjithësi ofron një cilësi të shkëlqyer jetese. Të ardhurat mesatare mujore: 3028 euro

  1. Islanda

Është një nga vendet më të bukura në botë, por edhe me paga të shkëlqyera. Të ardhurat mesatare mujore: 3048 euro

  1. Danimarka

Pagat janë mjaft të mira, por duhet të kemi parasysh edhe koston e shtrenjtë të jetesës në Danimarkë. Të ardhurat mesatare mujore: 3102 euro

  1. Kanada

Jo pak kanë vendosur të shpërngulen në Kanada për të pasur rrogën që kanë ëndërruar gjithmonë. Të ardhurat mesatare mujore: 3143 euro

  1. Norvegjia

Norvegjia renditet vazhdimisht lart në Raportin Botëror të Lumturisë, ndërkohë që ka një nga nivelet më të ulëta të krimit. Të ardhurat mesatare mujore: 3255 euro

  1. Emiratet e Bashkuara Arabe

Kushdo që vendos të transferohet në Emiratet e Bashkuara Arabe të paktën e di se do të bëjë mjaftueshëm para. Të ardhurat mesatare mujore: 3450 euro

  1. SHBA

Në SHBA, pagat ndryshojnë gjithashtu. Ato janë mjaft të larta, por në përgjithësi gjithçka është gjithashtu më e shtrenjtë. Të ardhurat mesatare mujore: 3504 euro

  1. Australi

Australia është një nivel tjetër. Si në cilësinë e jetës ashtu edhe në aspektin financiar. Të ardhurat mesatare mujore: 3972 euro

  1. Singapor

Të ardhurat mesatare mujore: 4097 euro

  1. Zvicër

Nuk është rastësi që dhjetëra kompani të mëdha kanë selitë e tyre në Zvicër. Një vend i qetë, me të ardhura mesatare mujore të tmerrshme. Të ardhurat mesatare mujore: 5784 euro

Vrasja e dy personave në Greqi, policia “mësyn” në qelitë e shqiptarëve, dyshohet se urdhri erdhi …

Policia greke ka ushtruar kontrolle në 6 qeli të burgut të Hanias.

Sipas mediave greke kontroll është ushtruar ndaj 13 të burgosurve shqiptarë të dënuar për krime të rënda.

Kontrolli është kryer nga sektori i krimeve kundër jetës të policisë. Mes 13 të kontrolluarve është edhe Klodian Lekocaj, i akuzuar shpesh për pjesëmarrje në vrasje me pagesë dhe trafik droge. Policia ushtroi kontrollet pasi ka dyshime se një i dënuar shqiptar ka dhënë urdhër për vrasjen e Kreshnik Cercizajt.

Në qelinë e një shqiptari që ka të deklaruara 12 mbiemra dhe vitlindje që varion nga 1969 deri 1989, u gjeten dhe sekuestruan 6 ilaçe zanax. Në një qeli ku ndodheshin dy shqiptarë u gjeten dhe sekuestruan 2 thika që ju gjeten njërit prej të burgosurve dhe lima metalike, brisqe metalike, dhe një celular.

Zbulohet e dashura bukuroshe e Mbappe

Mbappe ishte një nga emrat më të komentuar këtë Botëror, por futbollisti francez është shumë i komentuar edhe për jetën private.

Së fundmi, po përflitet se ai është lidhur me modelen Rose Bertram ndërkohë që nuk kanë munguar thashethemet edhe për një lidhje me modelen transgjinore Ines Rau.

Është ende e paqartë se me kë është në të vërtetë Mbappe megjithatë le të ndalemi tek Rose.

Rose Bertram, 28 vjeç ka lindur në Kortrijk, Belgjikë. Ajo është 4 vite më e madhe se futbollisti.

Gjatësia e saj prej 1.70 cm u konsiderua si shumë e shkurtër për një karrierë modelimi në Belgjikë. Kështu kur mbushi 18 vjeç, ajo udhëtoi për në SHBA.

Atje ajo nënshkroi me agjenci modelingu dhe karriera i shkoi për mirë. Mbappe thuhet se u takua me modelen gjatë një eventi mode që u mbajt në Paris.

 

 

“E ka vjehrrin me PS”, Meta i del në mbrojte Këlliçit, bën deklaratën e fortë në Kuçovë

Aleati kryesor i Partisë Demokratike, Ilir Meta, ka dalë në mbrojtje të Belind Këlliçit, kandidatit të opozitës për Tiranën, i cili së fundmi është përballur me sulme të forta për shkak të lidhjes familjare me socialistin Artan Shkreli.

Gjithçka filloi me një padi që Këlliçi ka depozituar për prishjen e pallateve tek rruga ‘Myslym Keta’, për të cilën akuzohet se nuk ka përfshirë emrin e vjehrrit të tij, i cili në cilësinë e kryetarit të institutit të ndërtimeve ka firmosur për t’i nxjerrë këto godina të pabanueshme pas tërmetit të 2019-ës.

“Ftoj qytetarët e Kuçovës të kontribuojnë në ndryshimin, ftoj demokratët e Kuçovës të mbështesin Maliqin siç mbështesim ne Këlliçin në Tiranë që është aq i shkëlqyer sa të PS e i thonë e ke vjehrrin socialist. Ç’faj ka njëri se kë ka vjehërr e kë dhëndër”, tha Meta.

Këto deklarata, kreu i Partisë së Lirisë i bëri nga Kuçova, teksa prezantoi kandidatin e parë të partisë të tij për zgjedhjet e 14 majit, Lefter Maliqin.

Sekretari amerikan i kërkon Kinës të bëjë publike informacionet për shpërthimin e ri të Covid

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri thirrje Kinës që të ndajë informacione për shpërthimin e ri me COVID-19 që po përjeton ky shtet, duke shtuar se rritja e numrit të rasteve ka ndikuar në botë.

Blinken sërish tha se SHBA-ja është e gatshme që t’i japë vaksina amerikane Kinës.

“Është e rëndësishme për të gjitha shtetet, përfshirë Kinën, të përqendrohen në vaksinimin e qytetarëve, që testimet dhe trajtimet të jenë të qasshme dhe më e rëndësishmja, të ndajnë informacionet me botën lidhur me problemet me të cilat po përballen”, tha Blinken gjatë një konference për media më 22 dhjetor.

“Ka ndikime jo vetëm për Kinën, por për gjithë botën”, tha Blinken.

Ai tha se Kina nuk ka kërkuar për ndihmë. Pekini është varur nga vaksinat e prodhuar në vend, që shumë ekspertë ndërkombëtarë kanë argumentuar se kanë efekt më të vogël sesa vaksinat e prodhuara në SHBA.

“Ne jemi të përgatitur që të ndihmojmë këdo që kërkon ndihmë”, tha Blinken.

Blinken, që planifikon ta vizitojë Pekinin në fillim të vitit 2023 teksa tensionet mes dy shteteve kanë filluar të bien, tha se SHBA-ja ka interes humanitar dhe interes të vetin që të kufizojë shpërthimin e COVID-it në Kinë.

“Çdoherë kur virusi shpërndahet apo lëvizë nëpër botë, ka mundësi që të zhvillohet një variant i ri, një variant që përhapet më tej dhe vjen na godet ne dhe shtetet tjera”, tha ai.

“E keni parë se ka ndikime të qarta në ekonominë globale”, tha Blinken, duke iu referuar politikave për COVID-19 të Kinës, që është ekonomia e dytë më e madhe në botë.

Kina, ku COVID-19 u zbulua për herë të parë tre vjet më parë, ka ndjekur një politikë të ashpër kundër virusit. Por, pas disa protestave gjatë këtij muaji, Pekini ndryshoi politikën e saj për koronavirus./REL/

I buzëqeshur, Cristiano Ronaldo publikon fotografinë e parë pas dështimit në Kupën e Botës

Cristiano Ronaldo dukej në një humor teksa ndau një foto në llogarinë e tij në Instagram, e para pas zhgënjimit në Kupën e Botës.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka qenë lojtar i lirë që nga nëntori, pasi u largua nga Manchester United pas intervistës së tij shpërthyese me Piers Morgan. Ronaldo goditi veçanërisht Erik ten Hag dhe Glazers, me sulmuesin veteran që deklaroi se nuk kishte respekt për menaxherin e United.

United konfirmoi në një deklaratë më 22 nëntor se Ronaldo ishte divorcuar nga Djajtë e Kuq me pëlqim reciprok, duke i dhënë fund periudhës së tij të dytë në klub, pasi u ribashkua nga Juventus në vitin 2021. Pas bëmave të tij zhgënjyese në Kupën e Botës me Portugalinë, Ronaldo është lidhur me një lëvizje mega-monetare te skuadra e Arabisë Saudite Al-Nassr.

VIDEO/Shembet restoranti në Stamboll tek “rruga e Shqiptarëve”, klientët përfundojnë në det

Panik në Stamboll, në zonën e Bebekut, për shkak të shembjes së një pjese të një lokali.

Siç raporton rrjeti turk Haberler, është shembur parvazi i një restoranti pranë detit, e se 4 persona kanë mbetur të plagosur.

Në të njëjtën kohë, përpjekjet e ekipeve të shpëtimit për të shpëtuar të rënët në det janë të ethshme.

Ata që ranë në det u shpëtuan, ndërsa në vendngjarje shkuan ekipet e policisë, zjarrfikëses dhe mjekësore. Katër të plagosurit janë dërguar në spital, por gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

“Sot rreth orës 21.00, 4 qytetarë kanë mbetur të lënduar nga shembja e një ballkoni në një restorant në rrugën Bebek Arnavutköy. Të lënduarit janë dërguar në spital nga ekipet e urgjencës mjekësore dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Në zonë janë marrë masat e nevojshme të sigurisë dhe ka nisur hetimi,”- tha Administrata Rajonale e Beshiktashit.

 

 

VIDEO/ Propozimi në “Air Albania” jehonë në mediat e huaja, tifozi u shtir si i vrarë në fushë
Një tifoz i Tiranës, kishte menduar një gjetje speciale, për të propozuar të dashurën e tij.
Ministria e Arsimit publikon datat për provimet e Maturës, ja kur do të zhvillohen

Ministria e Arsimit ka publikuar sot datat për provimet e Maturës Shtetërore.

Bëhet me dije se provimi i Gjuhës së Huaj do të organizohet më 1 Qershor, provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë më 7 qershor, ai i Matematikë më 13 qershor, ndërsa Lëndë me zgjedhje në datën 19 qershor.

Në datën 31 dhjetor do të publikohet fondi i pyetjeve për provimin e informatizuar për të gjithë ata që duan të studiojnë në programin “Mjekësi e Përgjithshme”, provim i cili do të zhvillohet në muajin gusht.

Njoftimi i Ministrisë së Arsimit:

Në mbyllje të këtij 3-mujori zhvilluam në Korçë një takim me maturantë dhe mësues për të diskutuar mbi rregulloren e sapomiratuar të Maturës Shtetërore, si dhe prezantuam datat e provimeve:

– 1 Qershor, Gjuhë e Huaj

– 7 qershor, Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

– 13 qershor, Matematikë

– 19 qershor, Lëndë me zgjedhje

Në datën 31 dhjetor do të publikohet fondi i pyetjeve për provimin e informatizuar për të gjithë ata që duan të studiojnë në programin “Mjekësi e Përgjithshme”, provim i cili do të zhvillohet në muajin gusht.